Sot është dita që mund të ringrihet Partia Demokratike

19 Maj 2021, 18:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mund dhe të mos shkruaja sot. Pas 14 vitesh betejë të përditshme me një nga figurat dhe familjet më të korruptuara të kombit shqiptar, me dikë që ka vrarë për të vjedhur dhe ka vjedhur për t’u rikthyer në pushtet, me dikë që ka terrorizuar çdo kundërshtar, çdo gazetar dhe çdo rival brenda partisë së tij, me dikë që ka mbajtur peng Partinë Demokratike si një tutor prostitutash, duke i kërcënuar dhe shantazhuar për të ardhmen e tyre, sot, është ajo dita që kam pritur.

Atë që nuk e bëri drejtësia shqiptare, atë që nuk e bëri fuqia e shoqërisë shqiptare, atë që nuk e bëri dot Partia Demokratike, atë që nuk e bënë dot kundërshtarët e tij, e bëri SHBA.

Sot Sali Berisha dhe familja e tij, kanë marrë dënimin e përjetshëm si një familje kriminale, e pasuruar mbi kurriz të shqiptarëve dhe si pengues të reformës në drejtësi, për të garantuar mos ndëshkueshmërinë e tyre.

Kurrë nuk kam pritur një ndëshkim më të madh se kaq. Dhe tani kam nevojë vetëm ta shijoj dhe jo ta komentoj këtë gjë.

Ajo që sot dua të shkruaj, ka të bëjë me Partinë Demokratike, një parti për të cilën kam bredhur maleve të Martaneshit për ta themeluar në dhjetor të vitit 1990, me shpresën që do përmbysej komunizmi, dhe që sot për shkak të këtij padrinoje në krye të saj, është kthyer në një simbol të regresit dhe anti-amerikanizmit në Shqipëri.

Sot nuk është ditë e madhe pse u ndëshkua Sali Berisha. Sot është ditë e madhe, se mund të shpëtojë dhe rithemelohet Partia Demokratike.

Për të gjithë ata që e marrin lehtë dhe përpiqen ta injorojnë, sot është dita që përmbyll tranzicionin shqiptar dhe fillon epokën pas Sali Berishës. Kjo gjë mund të kishte ndodhur në qershor 2013, kur ai u zbua me 1 milionë vota, por ai nuk iku, por rezistoi si familje mafioze që kishte marrë peng PD.

Partia Demokratike dhe figurinat brenda saj, sot kanë shansin të ndajnë historinë e asaj partie. Ata që duan të jenë me Sali Berishën nën moton “duam babën”, mund të rrijnë me të. Të gjithë mund ta marrim me mend se sa pak dhe sa të urryer do të jenë nga shoqëria disa vite më pas.

Sot është dita e guximtarëve dhe atyre që do t’iu përkasë Partia Demokratike në të ardhmen.

Sot në atë parti ka rënë zija, ndërkohë që duhet të shpërthente gëzimi.

Sot heshtja e tyre në atë parti, është akuza më e rëndë për Sali Berishën, dhe fuqinë e terrorit të tij mbi ata.

Kam shkruar dhjetra herë se ajo parti do të ketë të ardhme, kur të udhëhiqet nga dikush që ka fuqi të përballet me Sali Berishën. Deri më sot, askush nuk ja doli, edhe pse shumë e provuan.

Sot është dita të nderojmë ata që e refuzuan në atë parti dhe nuk u rikthyen kurrë pas.

Sot është dita të nderojmë me respekt Gramoz Pashkon, Petrit Kalakulën, Eduard Selamin, Bashkim Koplikun, Alfred Serreqin, Maks Konomin, e shumë figura themeluese të PD, që e ndjenë të parët rrezikun e Sali Berishës për të ardhmen e PD dhe demokracisë në Shqipëri.

Po kaq të nderuar janë dhjetra e qindra djem e vajza që punuan me të, por nuk e pranuan kurrë shkollën e tij politike. Ata nuk ja dolën dot, por bënë gjithçka që kishin në dorë t’ia dilnin.

Sot, kur SHBA hyn në lojë duke ndëshkuar përjetësisht Berishët si familje kriminale, është dita kur ndahet historia e asaj partie.

Ata që duan të rrijnë me Sali Berishën kundër SHBA dhe popullit shqiptar, le të rrijnë me të.

Dikush duhet të dalë dhe të bëjë historinë e tij. Këtë shans e kanë të gjithë.

I pari e ka Lulzim Basha. Ai sot duhet të dëshmojë nëse ka qenë ndonjë ditë udhëheqës i asaj partie, apo jo. Sot ka ditën të dalë e t’i thotë Sali Berishës “dorëzo mandatin” e deputetit dhe shko në shtëpi.

Është dita t’i thotë djalit dhe vajzës së tij të mos fusin më hundët në punët e  Partisë Demokratike, dhe të fillojë një histori të re të PD.

Nëse nuk e bën ai, do ta bëjë dikush tjetër. Nëse jo, brenda atyre mureve ku ka njerëz të terrorizuar, jashtë saj.

Kritikët e Luzlim Bashës, që në mënyrë qesharake e sulmojnë Bashën duke mburrur Sali Berishën, duhet të ndërrojnë fjalor së paku për etikë.

Nëse deri më sot në PD ka qenë kriter për karrierë raporti personal me Sali Berishën, prej sot e tutje ai do të jetë problem. Dhe këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë.

Ajo aleanca Rama-Doshi që thotë Lulzim Basha në mënyrë qesharake, prej nesër është aleanca Berisha-Doshi në Parlament, pasi do jetë qoshja e zezë e Parlamentit.

Kjo është një ditë e madhe për demokratët shqiptarë, pasi ata SHBA i ka çliruar nga një e keqe para së cilës ishin dorëzuar.

I ndëshkuar për korrupsion dhe për pengim të reformës në drejtësi, Sali Berisha është sot “Peshku i Madh” i paralajmëruar nga ambasadori Donald Lu, që aq shumë janë tallur këto vit mbështetësit e tij.

I pari në radhë që po merr ndëshkimin e merituar, por që siç e paralajmëron dhe deklarata e SHBA, ka dhe aleatët e tij në radhë.

Partia Demokratike duhet ta përjetojë këtë si festë dhe jo si humbje. Të humbur janë vetëm ata që nuk janë të lirë të ndahen prej tij.

Liria për t’u ndarë nga Sali Berisha, ka qenë gjithë jetën, kriter për të qenë i zoti i vetes dhe i patrembur nga shantazhet e tij.

Frika për t’u ndarë prej tij, është apriori akuzë për përfshirje në krimet e tij, duke qenë, qënie e shantazhueshme.

Sot normalisht askush nuk ka dëshirë të jetë në pozicionin e tij. Përpjekja e tij banale, për ta konsideruar Departamentin e Shtetit si një qeveri e Sorosit, është dhe më e rëndë se çka bërë gjithë jetën.

Përpjekja e tij për ta quajtur Shqipërinë narkoshtet që mbështetet nga SHBA, është anti-amerikanizmi më i madh i shfaqur në ndonjë nivel politik në botë.

Ata që do mbeten me të, janë të implikuarit e tij, të korruptuarit e tij dhe pse jo, vrasësit e tij. Njerëzit e lirë nuk kanë më punë me atë fundërinë të historisë.

Ndaj sot ne nuk duhet të jemi të gëzuar për ndëshkimin e Sali Berishës, por për çlirimin e Partisë Demokratike nga padrinoja i saj.

Pas 30 vjetësh, SHBA e cila na ndihmoi të rrëzonim komunizmin, na ndihmoi të çliroheshim dhe prej përdhunuesit të demokracisë dhe tranzicionit shqiptar. Ky është nderi më i madh që SHBA i ka bërë Shqipërisë në shekullin e 21.

Sot nuk ka më kuptim të flasim për zgjedhje në PD më 13 qershor. Sot është dita të shikojmë nëse do ketë një PD të re, apo një grup të gatshëm “ajatollahësh” për të mbrojtur padrinon e tyre. Shqipëria u çlirua prej Sali Berishës dhe nuk kthehet më tek ai.

Është koha të çlirohet Partia Demokratike, nëse kërkon të kthehet ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Nëse jo, do kujtohet si një një tridhjetë vjeçare e përdhunuar nga babai i saj, i cili e mbyt nga xhelozia dhe nuk e lë të martohet me dikë tjetër. Do të jetë inçesti i fundit i Sali Berishës.

76 komente në “Sot është dita që mund të ringrihet Partia Demokratike”

  1. VFLP says:

    Shpresoj qe burrat dhe grate e institucioneve te drejtesise se re te kene guximin te bejne drejtesi. Amerika nuk na shpeton dot nga vetvetja. SPAK,BKH, Gjykates,Prokurore jeni betuar per te bere drejtesi. Betimi juaj eshte edhe me i rendesishem se ai i mjekeve per te kuruar pacientet e tyre.Ju do kuroni nje komb te tere.

    1. Mato Bato says:

      Sot, është “NENTORI I KATERT “ për Shqipërinë.
      Mbas 29 nentorit, të çlirimit të Shqipërisë, SOT, është dita më e rendesishme, për këtë vend.
      U shoftë e u mallkoftë, rraca e politikanëve made in SALI BERISHA.
      O zot, O AMERIKË, shpëtoji SHQIPTARET DHE SHQIPËRINË, na merr edhe neve nën suazën tënde.
      Shtoji flamurit tënd edhe një Yll, duke na pranuar në gjirin tënd.
      Amin.
      ??????

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Zbriti vrik
        në kryqytet
        me shajake
        e pa brek
        me shpirt t’zi
        valixhe druni
        mallku qoft
        ai qi e pruni.
        .
        Mallku qoft
        kush i dha dorën
        kush e ngriti
        i vu kurorën
        kush i dha
        punë e arsim
        skizoidit
        pa shërim.
        .
        Mallku qoft
        dhe Karaxhiçi
        na la n’der
        kyt far dobiçi
        mallku qoft
        e njaj Ramizi
        që besoi
        te ky pis pisi.
        .
        Si dhiar
        e sigurims
        si Hoxhist
        e si Stalins
        si puçist
        e si hafije
        edhe Djallin
        ka la n’hije.
        .
        Ky shurrtar
        i shokut Dullë
        ky bastard
        i ngjiz në Kullë
        për jastik
        ka pas kërcunin
        e djal axhet
        ka majmunin.
        .
        Për me ba
        tan at karrierë
        beth lëpiu
        i muerr erë
        Sllobodanka
        e Sllobodani
        ndihm kërkuen
        te Ajlushani.
        .
        Ajlushani
        s’ka përtue
        ia ka tund
        at deli grue
        komunisti
        i ri, Sali
        asht gëzue
        me nji fmi.
        .
        Ç’a s’bjen moti
        bjen dekika
        lajm i zi
        nga Amerika
        tan familja
        asht ndalue
        n’Amerik
        për me udhtue.
        .
        Ka ma zi
        ky asht fillimi
        për syrgjyn
        vazhdojke filmi
        tash për tash
        sa i shenjuen
        Giten, Zenin
        Salen, gruen.
        .
        Durim bani
        asht fillimi
        pas i vijke
        ilir Trimi
        ilir mona
        Kukaleshi
        don me kap
        USAt për veshi.
        .
        Ky “Garanti”
        i Kushtetutës
        ky bashkshorti
        i Sharmutës
        po nuk hini
        në çmendinë
        s’ra në burg
        merr arratinë.

        P.S.
        Amerikë
        t’u rrit nera
        kena prit
        kët lajm kahera
        t’bajsh drejtsi
        siç e din vetë
        zgjate listën
        dhe do fletë.

        1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

          ?????. Po ti mire dialektin tone qe e ke tendin, por ti e qake dhe gegnishten mor burre. Ehhh ta lumsha gopin o gopist se je i madh. Thone se i thone gop se as e ngop e as te ngop, keshtu edhe ti na kenaq e nuk na ngop me keto bejte, me pese strofa i thua te tera. Hallall e pac e te kendofte zemra gjithmone.

        2. ILYRIA says:

          T `lumt Pena o Njeri
          askun s`kam lexu si tek ti,
          bukur fort gjanat po i rendit
          s`po kurse Sal, Xen, gru e Argit
          Ata i nje tan Shqipnia
          tash ka me i vet edh Prokuroria
          gjith Taborin qe i vjen mas
          do ish kan mire me i shpartallue
          kurre mos pafte ajo Toke
          shqipetar ma, me e tradhtue.

        3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

          Gopist burazeri, më le pa brinjë!?
          Të më rruaçë e ta gëzojmë fitoren.
          Poshtë fashizmi!
          Rroftë liria!
          Jo ajo e “Atij” !!!?

        4. Populli i thjeshtë says:

          E ke qarë!

        5. LILOLABJA says:

          Je i maddddddddhhhhhhhhhhhhhhh
          Vjershat tuaja ashtu si editorialet e Zotit Baze kane qene ushqim per shpirtin per gjithe njerezit e ndershem qe duan ate vend dhe qe besojne tek puna e ndershme ,qe besojne tek vlerat.Pritja ishte shume e gjate ,por ja dita erdhi !
          Me mire vone se kurre!

      2. Qosja says:

        Te lumte goja.

    2. Viktor says:

      Me ke do ngrihet PD me GD superkurven e skandaleve?????

    3. Prind says:

      Mero Baze respekte pa fund per penen tende.
      Shijoje ti dhe ne , eshte dita e te vertetave qe i mesuam se pari nga Tema.

    4. Fuck it says:

      Eshte thjesht nje sinjal qe jepet se askush nuk eshte I pa prekshem . KY sinjal jepet per te gjithe. Po PSE Basha nuk ka bere korupsion, po PSE qeveria aktuale nuk ka bere korupsion. Te gjithe Jane te lyer ne korupsion masiv. Objektivi do jeté méta dhe Jo Berisha. Méta I Ka dale kunder USA s dhe ai do digjet. Berisha nuk preket kure. Do shikoni dhe do bindeni.

    5. Vranakonti says:

      VFLP,une mendoi se Sali Berishes nuk ka per t’i ndodhur asnje gje. Deklarata e SHBA qe ndeshkon keq Sali Berishen do te kthehet nje hiç,nje flluske sapuni.Berisha do mbreteroi perseri se eshte koka e mafies qe mbeshtetet edhe nga Amerika.Berisha eshte i pandeshkueshem.Pandeshkushmeria ne shqiperi nuk ka per t’u eleminuar,se mafia ka rrenje te thela ne shqiperi.Ne si popull nuk kemi besim te SPAK, apo organet e tjera te drejtesise, se ato jane akoma nen trysnin e Sali Berishes akoma.

    6. K says:

      Një parti që drejtohet nga një klan kriminal, i korruptuar dhe bandë mafjoze, duhet të nxirret jashtë ligji dhe të zhduket. Të hapet sistemi dhe të dalin parti të reja me program kryesor etikën dhe moralitetin publik.

    7. Ilirjan says:

      Madheshtor Mero ?????!

  2. Zeqir says:

    I MADH PO I MADH FARE AMA
    BRAVO MERO BAZE ZERI I VERTETE I SHTYPIT TE LIRE
    JA ARRITET KESAJ DITE TE BARDHE NE SAJ EDHE TE PUNES TE DE TITANIKE ME NJE NGA KLANET ME TE RREZIKSHME KRIMINELE.

  3. Bashko says:

    kjo fjalia fundit ishte perle per situaten e Pd… sa gjynah….

  4. Bashkim says:

    kjo fjalia fundit ishte perle per situaten e Pd… sa gjynah….

  5. Life is game says:

    Sot m shume se kur Partia Demokratik mund te behet me e fuqishem se kurre! Me kushte qe Luli ti legalizphet babai politike! Luli “cun i mire”!
    Demokrate kjo eshte dita e lirise se PD PAS 22 MARIST 1992 !
    Mos keni frike! Mbani larg Lir hajdutin! Deri sa ti vij edhe atij izolimi!
    QYTETAR shqiptar eshte koha te mbrojme PD! Shqiperise i duhet! Pa Berishen dhe Lulin! Eshte e duhura!

  6. Neutralizim metastazave berishjane says:

    I nderuar bashkudhetari Mero, po sikur koalicioni I qelbesirave te fitonte me 25 prill. Eh sa popull sylesh kishim qene. Ne vend qe PS me ramen ne krye te merrte te packten 60 %. Per pak desh shkoi shqiperia ne te semes nga halabaket qe u besonin cekut te bardh dhe piramidave. Nje dit do vij atje ne peshtan ta ngrejm nje dolli

  7. Pato says:

    Edhe familjaret e te vrareve ne Gerdec dhe te 21 Janarit po e shijojne kete dite pasi te gjithe e dinin se kush eshte vrasesi i vertet i familjareve te tyre..Eshte familja kriminale Berisha e perbere nga Saliu, Liria, Shkelzeni dhe Argita. Shpresoj te ndihen pak me te lehtesuar tani pasi drejtesia dhe Edi Rama deshtuan dhe jane rraskapitur duke pritur nje dite te tille.
    PD nuk ka shpetim, eshte e vdekur se bashku me Saliun i cili si nje njeri i lig qe eshte ben sikur e ka lajm “suprize” dhe kerkon “prova” megjithese ka 2 vjet qe i eshte komunikuar nga nje administrate tjeter. Sot thjesht u be njoftimi publik.

  8. Shefqet Cela says:

    SA I SAKTË JE O MERO LAMÇE!
    Me rrjeshtin e fundit dhe ide sa për disa shkrime të sakta.
    Megjithatë, unë, do të preferoja të theksoja se ai ka i përlau të tjerëve që e themeluan PD-në.
    VJEDHJA E PD , KA QËNË VJEDHJA E PARË E SALI BERISHËS; PASTAJ VARG.

    1. Alfred says:

      Partia Demokratike apo cdo parti politike nuk ngrihet apo ringrihet ne nje dite! Eshte proces,I gjate dhe goxha I mundimshem! Kerkon kontribut te gjere. Edhe ju zoti Baze mund te jepni kontribut. Duke dale nga frengjia dhe duke e pare tablone e plote 360 grade! P.sh antenen,nga ambienti brenda,ta ekspozosh jashte,edhe specialistet e telekomunikacionit kete sugjerojne. Antena brenda ka sinjalin marres te dobet,figura del me “miza”.
      Ua ke kaq detyrim demokrateve Mero,per hirvte koheve te shkuara,sepse ke kullotur jo pak ne grazhdin e pushtetit te djeshem….

  9. Drini says:

    Mero Baze bravo per zbulimin dhe denoncimin e korrupsionit te familjes Berisha.Ju Carlo Bolino, Artan Hoxha Ilir Yzeiri etj. keni merite te padiskutueshme. Gazetare si ju i duhen medias shqiptare Ju keni arsye te festoni sot.Meritoni nje falenderim special nga shumiva dermuese e shqiptareve.

  10. raul says:

    Si gjithmone perfekt dhe exelent Mero. Analize me brilante nuk mund te behet. Fjalet e tua jane tezat e rithemelimit te pd se nese kjo parti ka akoma burra te mencur. Tani e ka radhen dhe Agush Habib Burgiba me hanxhar ne dore qe ka marre rrugen drejt shkretetirave te Tunizise per te kapur kandidatin e leshelise Stoja qe u kap ne prag te 25 prillit duke blere vota me nga 100 mije leke copa neper Tirane per te sjelle ne pushtet gruan me te urryer te planetit Nafije dybekun turikalin e leshitlikes.

  11. Arvanitasi says:

    “Nëse jo, do kujtohet si një një tridhjetë vjeçare e përdhunuar nga babai i saj, i cili e mbyt nga xhelozia dhe nuk e lë të martohet me dikë tjetër. Do të jetë inçesti i fundit i Sali Berishës.”
    Tre rreshta, për 30 vitet e një bastardi… mbetesh unikal Mero.

    1. ce says:

      Keto tre rreshta te fundit te te madhit Mero Baze — Nese jo , do kujtohet si nje tridhjete vjecare e perdhunuar nga babai i saj, i cili e mbyt nga xhelozia vajzen e tij dhe nuk e le te martohet me dike tjeter– jane postulat qe do ti kishte zili dhe Hegeli , Karl Marksi , Napoleon Bonaparti

  12. dhembeli says:

    Mero djali!
    Nje keshille prej asaj ane po te jap;
    Merr shoket e t’u te zgjedhur dhe shko nen Golik (ne Peshtan) e kam fjalen dhe shijo kete dite te bekuar qe na fali ZEUSI( USA).
    E ke merituar! Sinqerisht mburrem me T’y !
    Te vleresoj edhe keshillat per ngritjen e moralit te anetareve te vertete te PD-se.
    Sa per Lulin… ai eshte qen i rrahur ,nuk merret per gjah….

  13. Ladi says:

    Gjigand je Mero Baze
    Fjala jote me e rende se plumbi
    E verteta jote shkelqen si kristali
    Nuk je vetem – te gjithe njerzit e ndershem jane me ty

  14. PD says:

    Ndeshkimi modern i tribalizmit dhe Haxhi Qamilit.

  15. katarakti says:

    Jo. PD-ja nuk ndahet dot nga Sali Berisha. Ajo êshtë pronë e tij personale. As Luli nuk e vret dot babain e tij politik. Se nga ai i ka të gjitha. Sot më shumë se kurrë duhet të krijohet një parti e vërtetë e djathtë. Dhe shqiptarët duhet të braktisin PD-në dhe të rreshtohen me të. Po a është kjo gjë e mundur?! Edi Rama ështê treguar shumë i zgjuar. Ai ka luajtur në qëndër. Dmth nuk i ka lënë vend PD-së qê tê tregohet “e djathtë”! Nga ana ideologjike janë të dyja njëlloj. Në politikën ekonomike po ashtu. Edhe dallimi krahinor është zbehur pak nga pak. Në Dibër PS-ja dhe PD-ja për pak se dolën në barazim. Edhe në jug pati shumë vota për PD-në. Ndofta tani PS-ja dhe PD-ja formojnë një qeveri të përbashkët. Kështu besnikët e Berishës dalin jashtê loje. Thirrja e Ramës drejtur Lulit nuk paska qënë thjesht demagogji. Ai i paska parashikuar ngjarjet.Ilir Meta kthehet në kryetar i opozitës së rrugës dhe mollotovit. Me frikën se njê ditë do i trokasin policët te dera.
    Prandaj sot fillon një epokë e re për Shqipërinë. Fund i tranzicionit. Fillimi i frikës i peshqëve të mëdhenj. Qoftë të politikës, të drejtësisë, oligarkëve dhe krimit të organizuar. Zoti pa nga Shqipëria. Jo. Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç bënë në vitet 1920 me Uillsonin, më 1990 me Xhorxh Bushin, më 1999 me Klintonin Dhe sot me Biden.

  16. Ari says:

    Nuk besoj se ke te dyte, ne kete Shqiperi, Mero the Great! Y

  17. The One says:

    Ky vendim i USA duhet te pasohet nga Europe qe kanceri i shoqerise Shqipetare te zhduket. Lutem qe te ndodh se shpejti.

  18. Draper dhe Çekan says:

    Me duket se u talle me demokratet e vertete kur thuaj te zgjohet luli nga gjumi dhe ti heqi mandatin e deputetit sali prostitutes
    Dhe kete e them sepse mbas saliut luli eshte nr 2 per ta nxjerre me shkelma na PD nga parliamenti dhe nga shqiperia
    I pabese sa ske per te gjet me ne 30 vitet e ardhshme
    Te lutem mos i fyej demokratet

  19. Arber says:

    Demokratë, lexojeni edhe një herë paragrafin e fundit të këtij shkrimi se është perlë e vërtetë.
    Ç’do të bëni me incestin e “baba-qenit”?

  20. eli-tiv says:

    …sot dite e madhe pe vendin….luli eshte pjese integrale e krimeve te saliut….nuk do beje asgje…edhe sikur te doje nuk ka kapacitet..

  21. Aleko says:

    plotesisht dakorte me ju z, Mero. Por une Mendoj se jo vec PD Mund te shpetoje nga ky gjarper po do shpetoje gjithe Shqiperia qe per 30 Viet me radhe ka pat litarin ne gryk nga my moster duke e cuar disa here deri ne asfiksion.Demet qe i beri shqiperise Jane te shumta ,por ness duam ti shprehim me pak fjale e Brendi te Shumte where se ky kriminel nuk Ishte vec nje i korruptuar , por arkitekti i shkaterrimit te Ekonomise , ushtrise dhe shtetit shqipetare qe e vulosi me 1997 ten duke kthyer shqiperise decade pas dhe duke i diene perfundimisht jete ideimit te shpifur te Kasta’s se tij te nivelit 0000000000000.

  22. ILYRIA says:

    Respekt Mero Baze………ju shkruani – ► mbas 14-Vjet beteje te perditeshme◄ – ……….sa e veshtire eshte per Njeriun e thjeshte demokrat te te besoje i dashur Mero……..sepse Berisha hyn tek Pjesa me e felliqur e Diktatures Komuniste……….manipulimi fillon me ideollogjine e kamufluar….vazhdon me analfabetizmin e masave (Pika me e forte e shkaterrimit te nje Shoqerie)….vazhdon me Kontraten e lidhur me Sistemin e Drejtesise…….vazhdon me shperndarjen e “Ofiqeve Bajraktariste”…..vazhdon me friken dhe Terrorin, deri ne Eleminimin fizik ndaj Kundershtarit Politik e Ekonomik…….vazhdon me marrjen nen Tutele te Mediave dhe Televizioneve te cilat perhapin Panikun , Friken, Pasigurine, Forcen e Pashait nga Vicidoli dhe Familjes se tij……..vazhdon me krijimin e Armiqve Fantazem ( Komunisteve, qe kane 30-Vjet qe jane asgjesuar dhe kane Vlere 0 per Shoqerine shqipetare)….etj, etj, etj……….Vleresim pa Limit per AMERIKANET……..ky ishte Fati i Popullit tim se perndryshe do te kishte qene shume e veshtire, mbase e pamundur per shqipetaret ………..qofsh me shendet Mero Baze e Zoti i ndihmofte ne vazhdim shqipetaret…….

  23. Sara says:

    hahaha “incesti i fundit”……..

  24. ermiri says:

    Mero, ke goditur ne shenje. Bravo!

  25. Arber Iliri says:

    Dita me e madhe e Shqiperise pas renies se regjimit komunist.Me kujtohen fjalet e Nolin:QENDRO NENE MOS KI FRIKE SE KE DJEMTE NE AMERIKE.
    GOD BLESS USA.

  26. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, n.q.s. ka një njeri në botën shqiptare që e meriton kënaqësinë e këtij momenti, ai e ka emrin Mero Baze.
    Përmasat e misionit historik për demaskimin e “Atij”
    do kuptohen nga shqiptarët, kur historianët ta kenë futur emrin e Mero Bazes në librat e historisë.
    Shqiptarët akoma nuk e kanë realizuar atë që ka ndodhur sotë!!!!
    “Ai” dhe familja e “Tijë” janë të vdekur klinik!?
    Mero djali, mendoj se flas në emër të gjithë lexuesve të Temës, duke të faleminderuar sinqerisht, bravo!
    Të kthehemi në temë:
    Mero djali unë nuk jam dakort me mendimin tënd:
    Kjo e ashtuquajtur parti, nuk mund dhe nuk duhet të reformohet, ajo duhet të shkrihet, biles edhe nga kujtesa!!!?
    Janë shumë krime dhe poshtërsi, janë përzier aq
    persona ngjarje dhe vënde,janë bërë aq shumë krime, sa as që mund të mendohet për një rehabilitim, apo ringritje!
    Shqipëria meriton një të djathtë që ta meritoj emrin plotësisht!?
    E vetmja zgjkdhje është ngritja e një partie të re, por e përsëris, jo me xhaketa të vjetra!!
    “Ai” dhe familja e tijë vdiq,por metastazat jetojnë akoma!!?
    E gjej me vënd të citoj nga Berthold Brecht:
    Barku nga ata dolën , ende nuk është shterpëzuar!?

  27. Muli says:

    Shkrimi me domethenes ne karrieren publicistike te Bazes.

  28. Haka Tekizoti says:

    Të lumtë pena! Basha, edhe nëse e kupton, nuk e lënë zinxhirët të shkëputet nga Berisha sepse janë të dy të lidhur me të njëjtët zihxirë të huaj.

  29. Skorpions says:

    Paragrafi i fundit, perle! Me ate perkufizim ke sintetizuar gjithcka ke dashur te thuash me lart.

  30. LILOLABJA says:

    Zoti Baze me ne fund erdhi momenti me i lumtur per Ju dhe gjithe shqiptaret qe nuk u rreshtuan ne anen e antivlerave qe ishin te perfaqesuara nga armiku zyrtar i Shqiperise. Kemi 23 vjet qe e presim kete ditedhe Ju 14 vjet qe nuk u lodhet duke denoncuar kete familje mafioze qe i beri Shqiperise ate qe sja ka bere as hasmi.
    Ju dhe vetem Ju keni gjithe te drejten e zotit te gezoni pasi jeni nder te vetmit por i vetmi qe e keni denoncuar kete plehre te Historise se Shqiperise.Keni gjithe legjitimitetin te jeni i gezuar ,sepse nuk Ju perkulet per asnje moment kesaj mostre edhe kur ishte ne ditet e tij me te mira.Na e mori te keqen,vonoi poe Amerika nuk harroi.

  31. Taulant says:

    Nje dite e zeze per Ramen sepse i erdhi radha si njeriu me i korruptuar ne Shqiperi.

    1. VFLP says:

      O rrot k.ri. Amerika shpalli person non grata dhe te korruptuar Berishen dhe familjen e tij.

      1. Ana says:

        Urime Mero dhe gjithe shqiptaret e ndershem qe nuk i kane ndyer duart ne korrupsion e qe jetojne me djersen e tyre. Ja nje dite kur njeriu ndihet mire per vendimet qe ka marre para 20 vjeteve, per vitet e kaluara ne pune e per buken qe e ha me dinjitet pa ia patur borxh kujt. Lajme te mira po vijne nga Shqiperia; e keqja po ndeshkohet e Shqiperia do behet.

      2. Taulant says:

        O koqe mos u nxeh e kam fjalen qe mbas Berishes e ka rdhen Rama ,Meta etj.

  32. REZI says:

    Sa u kënaqa me paragrafin e fundit. Por nuk besoj tek Basha, ata duhet të demokratizojnë partinë por nuk e bëjnë me Grida Dumën e Salianjin, ku janë sonte, në asnjë studio s’i ke, nuk e mbrojnë dot se kanë frikë se ju dalin të palarat e tyre. Shqipëria do shpëtojë, jo vetëm PD-ja, të gjithë shqiptarët janë liruar nga llam llam-et e Sali Berishës dhe berishizmit dhe të gjithë ndjekësve të tij. Faleminderit për shkrimin, si gjithnjë na bën shpresëplotë se Shqipëria do bëhet kur ka dhe gazetari profesionale dhe të guximshme.

  33. Faleminderit US says:

    USA USA USA!!!

  34. Gjakpires te ndyre says:

    Gjithmone populli ka fole sakt!!! Me mire von se sa kurre!!!

  35. Ethem says:

    Sa shum e don pd more mero

  36. Trimi says:

    Nuk ka dit me te bukur, sorra e mbluar me petkun demokrat hajduti S.Berisha ,sot mori damken e historise si felliqesira qe mbolli korrupsionin,dhe urrejtjen ndaj njeri tjetrit,shyqyr qe monstra mori damken qe meriton. Mos ja pafshim e mos ja degjofshim emrin.

  37. Tomori USA says:

    Faleminderit Nena Amerik. Faleminderit Presidentit Biden, sekretarit te shtetit Blinken, qe sot , shpallen publikisht dhe zyrtarisht ate akuze qe kane bere korifejt e gazetaris Zoti Mero Baze, analisti Frok CUPI,* Avokat NJgjela, i ndjeri Andrea Stefani, ndaj klanit mafjoz te Sali Berishes, gati dy dekada me kete mafjoz qe, per interesat e tij dhe familjareve te vet, ska len gje , pa bere , ne dem/ te ekonomis shqiptare.
    .Paste kembene e mbare edhe per Ilir Meten dhe familjen e tij, jo vetem per ti shpallur Non grata, per te mos shkelur ne Amerik, por per te filluar ngapuna njeore e me pare SPAKU dhe BKH, ndaj Berishes dhe Metes./

  38. Kukuleci says:

    Sot eshte nje dite e madhe per shqipetaret,sot do filloje te marre fryme me lirshem e djathta shqipetare,pa deninin e ketij katrani dhe te pisqollave ne duarte e tij, nuk ka PD dhe nuk ka drejtesi ne Shqiperi,Rrofte AMERIKA,Te faleminderit Mero Baze ,mendimet e tua te kristalta si vete Vjosa jote.

  39. Muli says:

    Gjithe veremi i shqiperise eshte derdhur faqeve te gazetes dhe festojne si kanibale mbi prene e rradhes.O zot ku jemi katandisur si popull.

  40. redaktori says:

    Ja ku eshte pra, familja me e korruptuar qe ka vrare e ka vjedhur, familja Berisha!
    Ke 14 vjet ti Mero qe i ben “ham-ham” ne gazeten tende pasi shume vite i ndenje ne preher! Te tjere kane me teper!
    Tani ka ardhur momenti qe boll me lloqe gazetash, keni dy rruge
    e para – Paditeni ne gjykate ate familjen Berisha per sa e akuzoni, ose
    e dyta – Mbylleni kamaren e kafshoni gjuhen perjete po nuk e paditet
    Nese keni nder mend te vazhdoni “ham-ham”-et pa e paditur, jeni vecse rrospi mediatike.

  41. trendafili Permetit says:

    Sa shume pritem: 30 vjet dhe ne fund na degjoi Amerika!! Po une atehere isha 40 e tani jam 70, por ai qe ishte 70 , ka vdekur. E ç’me duhet me tani! Megjithate, kur shikon nje kriminel te shpirtit tend qe perpelitet bashke me ata qe i fshin bythen , njeriu lehtesohet nga burgu shpirteror qe e kishte futur dhe po e mban drejtesia shqiptare akoma. A ka burra dhe gra tani Shqiperia ne kete drejtesi apo vetem meshkuj dhe femra?!

  42. Trotski says:

    A thue do vrase vedin Sali Kerma????

  43. Ramalluku i Surrelit says:

    Ja ku eshte pra Saliu,
    ne opozite plot 8 vjet,
    fiks aq sa ka Edi Rama,
    si kryeminister Pushtet,

    paditeni ne gjykate Saliun,
    atje behen gjygjet e vertet,
    nuk jepen denimet kurre,
    nga Mero Bazet ne gazete,

    nese me te Saliut neper goje,
    do rrijne Rama dhe Bazja prap,
    Rames do ti thone kudo Rrospi
    kurse Meron do ta quajne Trap!

  44. vilson naci says:

    Ky eshte mallkimi i te vdekurve qe e zuri Saliun, nuk i linte te qete edhe na ate bote.

  45. ta says:

    keta jane shqiptaret, hajdute,kriminele dhe te pa shkolluar,pd nuk behet me njerez genjeshtare,ata para syve te levdojne sa kthen kurizin te shajne,prandaj mos kerkoni midis te vdekurve a mos eshte ndonje i gjalle, jane mbledhur ne pd gjarperinj qe vetem helmin kane,,,,,,,,,,,,,,,

  46. ta says:

    keta jane shqiptaret, hajdute,kriminele dhe te pa shkolluar,pd nuk behet me njerez genjeshtare,ata para syve te levdojne sa kthen kurizin te shajne,prandaj mos kerkoni midis te vdekurve a mos eshte ndonje i gjalle, jane mbledhur ne pd gjarperinj qe vetem helmin kane,,,,,,,,,,,,,,,…………..

  47. ta says:

    e cte shkruaj ne hapesire nuk e di pse si boton shkimet e mia si duket merua do me beje non grata.,

  48. dasma e minjeve says:

    Prolog:
    Nese do behej nje kampionat boteror se kush do ishte antiberishisti me I fandaksur garantoj se do zija vendi e pare…POR
    .
    Per kete mase te vonuar te administrates Biden kunder dinastise kriminale biberishiste eshte e dyshimte se kjo do sjelle nej 1997 te sigurte…sepse sa here nderrohet Gomari me Elefandin ne WDC ndodhin termete ne Shqiperi
    .

    Sa me shume kalon koha
    Aq me shume duket efekti berthamor
    Neuro-paralizues qe amerikanet hodhen bomben
    Biberishe ne 1991-1992.
    .
    E hodhen dhe ne Japoni n e1945 por pas 20 viteve
    Nuk kishte asnje gjurme se e reabilituan japonezet
    Kurse ne Shqiperi vazhdon akoma rrezatimi biberishor.
    .
    Ka ardhur koha qe administrate amerikane te
    Pastroje merimangat makartiste biberishiste ne Amerike qe
    Kane nga 2 prilli 1991 qe po I nxjerrin uje te zi atij vendi
    .
    Nese besohet se ne Kohen e Bushit Madh ne 1991-1992
    Biberaj Berishaj Bardhaj Hajdaraj
    dhe hordhite e tyre hodhem nje komunizem te vdekur
    ishte kanibalizem atehere kurse hipokrizia e Kim-eve
    me Usaliun e tyre cojne uje ne mullirin e Enverit
    duke e bere profet vetem nga shkaku qe euro-amerikanet
    kane 30 vjet qe perdorin bulldogun e dyre te Viqidolit per DIRTY JOB
    .
    Kemi drejte te pyesim…
    A ja ka bere 8 me 2 Berisha Amerikes apo eshte
    loja e kesaj te fundit per qellime qe merren vesh pas nje shekulli ?
    .
    Ne vend te mbylljes:
    .
    Problemi kryesor eshte Berishizmi dhe Lulbfashizmi qe per fat te keq dhe miqte tane kryesisht amerikane si mbajten nje qendrim te dyshimte me Xhaferr Kriminelin pas L2B ashtu po veprojne me
    Lul Bashicin qe edhe pse ja ka kaluar Xhaferrit ne krimet & tradhetive ai akoma quhet “yll ne ngjitje” nga Kimja e Rradhes
    ..
    Amerikanet nuk duhet te merren me tropojanin Salih Berishaj por me derivation e tyre Usali Biberishaj
    Nderime !

  49. saliu burre i forte says:

    saliu se rruan fare nga asnje. derisa te kete shqiptare shqiperia, nuk i bejne dot gje atij.

    1. TT says:

      Sa te kete Salehu n’Amerike
      Njat Elez Serbiberin
      Ju shqiptart e ‘forte’
      Keni me ja pa sherrin

  50. fteri says:

    Strukturat kriminale të PD-së të ken turp që përgjakën edhe zgjedhjet e fundit në Elbasan ,kur vranë Dr.Xhuvanin.Kurr nuk ringrihen pa pastruar naziskinët si Gazmend Ziun me shokë.
    Përshëndes vendimin e sekretarit të shtetit amerikan që futi në listën e ZEZË “Zhaviz” -in shqiptar Sali Berishën,dhëndërr serb komunistin fanatik ,makinë vrasëse bashkë me ndihmat e karburanteve që dha Milosheviçit ,miku i ngushtë i Fazlliçit ,nipi direkt i shërbimit fshehtë serb,që dërgoi këtë Fazlliçin në mbledhjen e kshillit sigurimit të shtetit shqiptar siç bëri Berisha duke u shfaqur hapur kundër luftës çlirimtare të kosovës ,ai po bie në greminë me futjen në listën e zezë të amerikës familjerisht ,sot kemi festë me kapjen e ,peshkaqenit më të madhë 8 metra të gjatë si në një film anglez i cili gjatë dy orve sa vazhdoi filmi ka mirësin të përtypte me qindra notar .

    Edhe sadisti Sali Berisha vrau gra e fëmijë të gërdecit dhe 21 janrit ,pa si digjen fëmijt e shkretë në zjarr e barut ,këto jan viktima të peshkaqenit Sali që tmerroi shqiptarët 30 vjet …!, edhe sot në bulevardin dëshmorët e kombit dëgjohen të thirrurat e shpirtit të katër viktimave që derdhën gjakun e pa fajshëm ,dhe tmerri i turmës që rrëzoheshin nga breshria e përdhave nga plumbat me kositje të gardës kriminale që komandoheshin nga peshkaqeni Berisha.dhe sadisti Lulë palla duke thyer çdo rrekord kriminal në fshehjen e provave ,dhe sot jan të pa dënuar nga drejtësia duke tmerruar shqiptarët ,nga hapja e vjedhja e depove të ushtrisë ,nga trafiku i armëve ,nga kondrabanda e karburanteve më Milosheviçin nga kriza ekonomike sipasojë dhe qeverisaja e keqe e tij ,nga vëllavrasjea nga papunësia ,inflacioni dhe mosndëshkimi kurr i tij për krimet që ka kryer ,sipa sparimit këmbët e lehta faqja e bardhë.Por tani ndalu beg se ka hendek O PËRBINDËSH I KRIMIT ,TANI TË SHIKOJMË EDHE Ilir Metën !…..Bravo ,Bravo -AMERIKA .TANI FILLOI TË FUNKSIONOI DREJTËSIA !

  51. american says:

    Personalisht jam distancuar nga berisha qe ne fillimet e 1991 kur Ai u vu ne ballance me Rexhep Qosen per te cilin me apo pa te drejte (nuk jam ne gjendje ta them edhe sot) une isha ne anen e Qoses dhe konstatova se fryrjet e Berishes nga disa gazetaruce ishin nje domethenie mjaft negative per perspektiven shqipetare. Koha e tregoi nje gje te tille dhe gjithnje kam thene me vehte “Sa mire qe nuk u bera pis “…….
    Gjithesesi kam nje pyetje per Meron i cili deklaron se “ka 14 vjet qe lufton me berishen….” _ Po perpara 14 viteve ku ke qene z. Mero Baze ???!!!
    Tregoju i sincerte dhe vertet do jem vleresues i asj cfare ke shkruar Ndryshe me ben te mendoj se shkon pas atij qe te hedh ndonje kocke dhe kjo i dashur Mero ben qe te mbetesh gjithnje i vockel……

  52. "gazetarucet"e americanit says:

    KA AMERIKANE DHE AMERIKARE
    te luftoje berishen ishte si ti shpallej lufte amerikes ( lexo elezit voa-s
    ato nuk ishin gaezetaruce qe e fryne Saliun por keto ketu poshte …Mero ka gjunahe mjaft por eshte i vetmi qe i rezistoi juntes berishiste balle per balle

    here you go !

    .
    E quaj kriminale veprimtarine e mergat-qyqareve te Amerikes apo Europes qe kur sistemi apo regjimi I kohes kishte rene nga te gjitha anet dhe banda e tropojes Biber-berish-Hajdar me keto bardhat prapa
    Bene rolin e fitimtarit me nje komunizem leshi qe kishte vdekur qe ne 1981 pra ky eshte kanibalizem..
    .
    E quaj ditet me te zeze qe pas pamvarsise kete tragjedi me poshte

    . WASHINGTON D.C.: Më 22 Maj 1991, Dëshmija e Dr. Sali Berishës, Kryekar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, liderit të Dhjeretorit, Azem Hajdari, dhe shkrimtarit të madh Ismail Kadavra, në Kongresin Amerikan, më 22 Maj 1991, …..( menaxheret e ketij takimi te turpshem me keto 3 ish turbo-komuniste ishin Bardhaj dhe Biberaj)
    .
    Me thoni ju lutem a ka ndonje fjale per Pajtim Kombetar apo kerkese per ndonje plan mini Marshall ne kete takim me rendesi…..aty u fol vetem per nje gje….ngrenia e kockave te Enverit nga ata qe I kishin mbajtur shurren nen zgredhimjete e 2 B-ve Bardhajt dhe Biberajt..

  53. Populli says:

    Sot se qenka pra dita, kur mund te ringrihet Partia,
    por…a ka ndonje date se kur do ringrihet Ekonomia?

    per ta thjeshtuar pyetjen fare,
    per ta thene cope edhe ashiqare,

    ka ndermend ndonjehere kjo qeveri,
    te shohe me sy kete varferine lemeri?

  54. Warren says:

    Kam pershtypjen se do ti hash keto fjale qe po shkruan sot o Mero Baze ! Le ta leme drejtesine te thote fjalen e saj (perfshi ketu ate nderkombetare) se prokuroret e PPSH-se kemi plot 80 vjet qe i degjojme dhe ti po behesh pikerisht nje nga ata !!! Mos harro se nje nga lepiresit e doktorit ke qene edhe ti deri ne 2005 apo jo ???

  55. Veshi says:

    Partia Demokratike, sich e vileresoi Gramoz Pashkua, kur pas ikjes u kthye, “eshte eSali Berishes” , nuk mund te ribehet. Duhet te dale nga skena politike bashke me Krijuesin e emruar.
    Shqiptaret, tash qe i linduri kur Berisha u emrua themelues eshte bere 31 vjech, jane 10-15 here me te fuqishem ne menndim e veprim qe te nxjerrin nga gjiri i tyre Paritine e Shqitarise EuroAtlantike, parti e re e diturise dhe mendimit kolegjial te mbedhtetur ne Kushtetute.

  56. Veshi says:

    Partia Demokratike, sich e vileresoi Gramoz Pashkua, kur pas ikjes u kthye, “eshte eSali Berishes” , ndaj, i takon te shkoje pas Tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje