Nga Mero Baze
Lulzim Basha po udhëton qytet në qytet pas humbjes. Nuk di saktësisht çfarë u shpjegon, por di që po u premton një luftë të re për fitore. Është një torturë e panevojshme e demokratëve, një mërzi e panevojshme e votuesve që nuk ja kanë dalë të fitojnë, dhe mbi të gjitha, një hipokrizi e panevojshme nga vet ai.
Është e qartë që Lulzim Basha nuk po del të qetësojë demokratët, por të sigurojë veten dhe postin e ri në krye të PD, në muajin korrik.
Duke mos hapur garën me mos dhënien e dorëheqjes dhe duke u përpjekur të sulmojë çdo zë kundër tij, ai në të vërtetë ka nisur një fushatë ilegale për mandatin e tretë në krye të PD-së.
Kritikët e tij janë të pa organizuar, por të vendosur ta sulmojnë. Dikush si Kadilli ka vendosur të kandidojë, dikush si Nishani ka vendosur vetëm të sulmojë, dikush si Imami të kërcënojë, por dhe ata të gjithë janë të përfshirë në një fushatë elektorale për të mos u rizgjedhur Lulzim Basha.
Në betejë janë dhe gardianët e vjetër të Bashës. Jemin Gjana ka akuzuar Nishanin si “kapteri 91”, ndërsa Imamin si gjeneral i 97. Në fakt kjo është gjuha më hipokrite në PD, pasi është ligjërimi politik që dëshmon se PD është parti pa karakter.
Një parti që ka kritere morale, nuk ka nevojë të bëjë sulme të tilla, pasi nuk pranon në parti as “kapterë enveristë” të 91 dhe as “gjeneralë” të 97. PD i pranon, bile vetë sulmuesi i stërvitur për këtë çështje i ka pranuar dhe i ka votuar, njërin si president e tjetrin si ministër, pas 91 dhe 97. Kështu që kur përdoret kjo logjikë, e vetmja që poshtërohet është PD, dhe jo personazhet.
Dhe ky lloj sulmi nuk është se krijon puritanizëm në PD. Përkundrazi krijon më shumë ngasje se PD-së mund t’i bësh ç’të duash, por po qe se i duhesh Berishës, mund të rikthehesh kur të duash..
Në këtë aspect, çdokush që ka qenë në PD dhe ka pas një konflikt me lidershipin duke ikur prej andej, nga ky “vlerësimi” i Gjanës më shumë trimërohet, se frikësohet. Pasi gjithkush e kupton se Nishani apo Imami nuk kanë hyrë ilegalisht në PD, por me bujë të madhe, duke i nderuar me postet më të larta. Kështu që Gjana në vend t’i vërë vetulla Lulit, i nxjerr më shumë sytë, se inkurajon dhe ”tradhtarë” të tjerë.
Akoma më të shpifur janë këta që në përpjekje për të zhurmuar fushatën ilegale për mandatin e tretë të Lulit, baltosin mandatin e tretë të Edi Ramës. Ata i kërkojnë KQZ-së t’i gjejë fakte si ua ka vjedhur Edi Rama votat, duke e bërë dhe qesharake fushatën ilegale të Bashës.
Është njësoj sikur rivalët e mëparshëm të Bashës në PD, t’i kërkonin Jemin Gjanës si kryetar KQZ-jë në PD, si votohet 20 herë, apo si dekonspirohet votimi, një tradite kjo e konsoliduar sa herë që Basha merr mandatin për kreun e PD-së.
Në vend të gjithë kësaj turbullire që krijohet vetëm që Basha të rizgjidhet kryetar përsëri në korrik, do ishte më e ndershme që të shpallej një fushatë legale për kryetar të PD.
E dimë që dhe ashtu Basha do jetë përsëri kryetar, po të paktën nuk baltosin njëri- tjetrin për karrigen e tij. Me atë fitojnë të gjithë.
Haha ha ha ha !Me ate fitojne te gjithe!E bukur Mero dhe uroj qe ta kuptojne edhe elektorati i djathte ndonese kam rezerva.
E nderuara Ada,
Problemi kryesor eshte elektorati i djathtë dhe anëtarësia e PD, kane 30 vjet që shkojnë si ai kali qorr, andej nga e drejton Berisha.
E shikoj këtu edhe nga disa komentues PD-istë më poshtë, që nuk është nxjerrë asnje mësim. Këta PD-iste harrojnë që PD nuk është prone e askujt. PD eshte forcë politike qe i përket tere popullit, tere Shqipërisë. Eshte nje forcë politike qe neser mind te marre pushtetin dhe te formoje qeverine.
Deri tani, ne kemi patur qeveri per socialistët ose qeveri per PD-istet. Nuk kemi patur qeveri per te gjithe shqipetarët.
Kam bindjen se pavaresisht se çfare mendojne disa njerez per Edi Ramën, te verbuar nga propaganda komunisto-fashiste e Berishës dhe Metës, që Rama per here te pare formoi qeveri per te gjithe shqipetarët.
Por gjithashtu kam bindjen se me kete mandat we mori, mbaron edhe misioni politik i Ramës. Keshtu që ky është kater-vjeçari i fundit i Ramës.
Problemi ketu qendron tek PD-ja. Katunarët qe kane uzurpuar PD-ne, e kane zënë per fyti dhe po e mbytin per interesat e tyre personale. Në fakt, PD na përket te gjithëve, edhe anetaresise se PD, edhe elektoratit gri qe do ta sjellë, ne pushtet, edhe elektoratit socialist qe do qeveriset nga nje qeveri e formuar nga PD. Prandaj nje PD vertet demokratike, dhe Jo fashisto-komunisto-berishiste, na intereson te gjithëve.
Prandaj kembanat bien sot per ata qe kane veshë, per ata qe e duan PD si parti e gjithe shqipëtarëve, dhe Jo e Berishës dhe Pupacit Lul, qe na hapi zorret sa here hap gojën the flasë.
Kur baza e PD ta kuptojë kete gjë dhe te ngrihet ne mbrojtje te PD-se nga katunarët qe e kane uzurpuar, atehere vertet PD-ja do te kete te ardhme te ndritur.
Keta komentuesit me poshte qe duket sikur po mbrojnë PD-ne, ne fakt mbrojnë Berishizmin, si filozofi anarkisto-katunaro-fashiste, qe nuk ka te ardhme ne politikë.
Rama do kishte humbur me nje PD te reformuar. Keta e mbajten ne pushtet.
Lul Basha shpresonte te merrte pushtetin Jo se e meritonte. Ai e di qe nuk meriton asgje. Ai priste te merrte pushtetin i bindur qe populli ka inat Ramën, dhe automatikisht ai do gdhihej kryeminister, pa u munduar shume. Si ai dembeli qe nuk ka bythe te ngjitet ne pemë per te keputur dardhen, ai priti poshte pemes, me goje hapur, i bindur se dardha e pjekur do binte me ne fund ne gojën e tij. Por dikush me i gjatë se Lul Pupaci vuri shporten e tij me siper dhe mblodhi dardhat. Kur mbylli gojën dhe hapi syte Lul Pupaci, dardhat kishin mbaruar.
Tani, a do presin anetaret e PD edhe kater vjet sa te piqen prape dardhat qe t’i bien Lulit ne gojë, ky nuk eshte vetem problem i tyre, por i gjithe Shqipërisë.
Na duhet nje opozite qe t’ja fuse kembet Ramës ne tre kepucë. Nje opozite qe mos ta bëjë Erion Veliajn automatikisht kryeminister ne 2025.
Na duhet nje opozite qe une kur te shoh kryetarin e PD, te them me vete, ja njeriu qe do ta çoje Shqiperine edhe më perpara. Ja njeriu qe mund t’i besojme fatet e Shqipërisë.
Në qoftë se anëtarësia e PD mendon per Lul Pupacin si “ja njeriu e do me gjëje mua nje pune ne shtet kunte marr ryshfet dhe te pasurohem per kater vjet”, natyrisht Lul Basha eshte njeriu i duhur. Por keto vota nuk mjaftojne. Duhet elektorati gri per te fituar, dhe ata nuk presin pune nga Luli. Ata presin te ardhmen nga qeveria.
Prandaj ne pushtet nuk vjen duke share Ramën. As duke e patur Ramen inat si person. Apo edhe si socialist.
Kryetari i PD qe do marre pushtetin neser dhe do behet kryeministër, do jete kryeministri i gjithe shqipëtarëve. A mendohet Lul Basha si kryeminister i gjithe Shqipëtarëve? Natyrisht qe Jo.
Pra,
– zgjedhje demokratike brenda PD-se
– shporrja e Saliut si mbeturine e komunizmit
– pastrimi i kryesise se PD nga Himlerat, Gebelsat, dhe hallvaxhinjte e Berishës
– braktisja e Dy gishtave idiote te Saliut
– ndertimi i nje platformë politike si alternative qeverisese me e mire nga PS
– braktisja e politikes ndarese ne muq dhe armiq
– braktisja e praktikes se sharjeve Berishiane pa kriter
Keshtu vjen PD ne pushtet ne 2025.
Permiresohet dhe perparon ai qe i merr kritikat konstruktive ne mënyrë pozitive, dhe Jo si sulm armik.
Kembanat bien per ata qe kane veshë. Prandaj ata qe e duan PD, nuk kane pune me Ramën. Rama eshte kryeministër edhe per kater vjet. Kthehu nga PD. Shikojë me veshtrim kritik si ta besh me te mire nga PS. Zgjidh kryetar nje njeri me të zotin dhe me te mire nga Rama dhe Erion Veliaj. Keni kater vjet kohe, por nuk ka kohe per te humbur.
Me Lulëzim Bashën fitojne te gjithe socialistët, perfshire edhe Rama me Veliajn.
Mero djali, pêr hir të së vërtetës kjo që po ndodh në PD,nuk duhet marë seriozisht.
Është si thotë gjermani “Affen Theater” e shqipëruar :
Teatër majmunësh!?
Shumë e lehtë për tu interpretuar, pa qenë nevoja të kesh studiuar psikologji në Oksford:
Duhet krijuar ideja se do bëhen zgjedhje për “krye-..arin” , për ta bërë sa më të besueshme këtë
dalin disa të besuar të oborrit kundër, gjasme është një garë e ndershme d.m.th.te ne funksionon demokracia, pastaj në fund “Ai” numëron votat dhe del në konkluzionin se Lulen do ta kemi në krye për jetë.
“Ai ” ka nevojë për Lulen, si njeriu për oksigjen!!!
Lulja është bunkeri ideal, Lulja (nënkupto PD) është bunkeri idealai i siguron “Atij” dhe familjes së ” Tijë” “bio-loqike” imunitet.
Në këtë rast ka vetëm një konstante:
“Ai” dhe PD- ja do vdesin bashkë!!?
Gjithçka tjetër është hipokrizi në katror!!!?
Vetëm për një gjë më vjen keq:
“Industria” e byrekëve do pësojë rënie drastike, po iku PD nga skena!???
Hall i madh ju ka rene demokrateve ne kurriz por edhe neve ckusur kemi te degjojme e te lexojme perdite kete tallava te shemtuar dhe kete tollovi idiote…??!!
Basha,po bene Fushate per “Fitore te re”..por…..qe te FITOJ ai,edhe 4-ter Vite te tjera ne Krye te PD-s…qe te kete Privilegjet,Rroga,si dhe te Beje “Protesta” sa here tja <Kerkoj Berisha……
edhe me2025—-en Basha persweri do te HUMBAS,dhe perseri do te kerkoj te jete Kreu i PD-se per te Filluar nje "Lufte te re"…dhe perseri per Bythen e tije…dhe leri Lolot..qe therrasin per "Demokraci-Berishjane"..te shullehen ne Diell……lol
N.Q.S sot diskutojme ku ka perfunduar PD-ja eshte vetem per nje arsye:Njerzit qe e votuan, nuk i pane keto dy vjetet e fundit se si silleshin me istitucionet , qofte pjestaret e kesaj partie ,qofte ato qe hidhnin molotov neper demonstrata……………?Pra le ti gezojme keto momente.
I dashur Mero! E di si eshte puna, kishim vetem nje per te hequr, tani na u bene tre! Mjere ne!
Te gjithe ju Koke ties it e mesiperm jeni pak a shume me mentalitet socialokomunste,une nuk jame e nuk behem anetare i asnje partie pse do pyes i ju,kur kujtoje mbledhjet e partise qe pergojonin gjithke qe i dilte kunder me krijone nje neveri,te tulle jeni Edhe juve si ata te organizatave baze te patise komuniste?????
Ti moderues Po se botove trasmetoje me goje
Kush mendo se demokratet jene ne hall gabohen! Halli i madh mbahet nga analistet rrogetare te Rames qe gdhihen e ngrysen me veshet pipez nga Basha. Kuptohet, ata bartin hallin qe ka vete Rama i cili e ka treguar kete me ate Fleten e bardhe “Kerko c’te duash” drejtuar Bashes, te cilen analistet e paguar prej tij nuk kane goje ta perkthejne.
Ne fakt hipokrizia nuk qendron as tek PD dhe as tek kryetari i saj.
Hipokrizia me e madhe qendron tek ju gazetarë dhe analistë politik qe ne te vertetë nuk u betë kurrë te tillë por mbetet gjithe jeten duke iu lepirë pushtetit te radhes.
Detyra juaj eshte te merreni me opoziten per te larguar vemendjen e publikut nga masakra zgjedhore.
Sepse per kete paguheni nga pushtet- shteti i kapur nga mafja.
Ju jeni thjeshte shpifes ordinerë dhe ne rastin me te mirë gjobevenes.
Ato zgjedhje nuk u fituan kurre nga partia kriminale socialiste.
Ato zgjedhje u blenë , u vodhën , u grabiten apo u tjetersuan nga mafja ne pushtet.
Partia kriminale socialiste nuk pati kurrë nje program per popullin.
Ne 2013-en programi i trumbetuar me te madhe dhe gjoja i prezantuar nga ish presidenti Mejdani rezultoj thjeshte nje farsë dhe nje liber I stermadh bosh.
Ne 2017-en kryeministri kerkoj timon e tpsi dhe i mori te gjitha duke e mbushur parlamentin me kriminelë dhe hajdutë
Dhe ne te vertetë kjo ishte katastrofa me e madhe per shqiptarët qe nga koha e skenderbeut.
Ne 2021-in makineria e shtetit dhe mafja- shtet perdori çdo mjet te jashteligjshem per te siguruar qendrimin ne pushtet.
Por une personalisht nuk mendoj se do te kaloje kaq lehte.
Populli po zgjohet dhe po ndergjegjësohet sepse nuk mund te kalohet gjithe jeta me vjedhje dhe abuzime .
Proooova, faaaakte!!!! Ku i ke o shqupist trushplarë?!!!!
Ah po, i keni thënë KAS-it tua gjejë ???.
Mjerë ju sa keq që jeni! Dhe mos u habisni, se me këto tru që keni, do jeni duke bërë të njejtat idiotësira edhe në 2033.
#shqupisti # tru shperlare nuk duhet germuar shume per te gjet prova.
Te gjithe e dimë qe votat jane blerë janë vjedh e jane masakru. Vetem ti nuk e ditke.
Megjithate ne “drejtesinë” shqiptare gjithçka pritet.
Edhe kur ka filmime dhe pergjime ato jane te jashteligjshme dhe nuk mund te perdoren si prova.
Doli burri me za dhe figure qe kishte marrë lek per voten por nuk mund te parqitet si prove sepse ai qe ka ba videon nuk ishte i autorizuar.
Vetem votat e blera nga Viktor Tusha ne Lezhë mund te jenë prova per drejtesine ramiste.
Ato te Tom Doshit nuk quhen prova.
Shko tash e merre sufllaqen se e bane detyren per sot se asht edhe kohë dreke e mund te te ketë marr urija.
#shqupisti # tru shperlare nuk duhet germuar shume per te gjet prova.
Te gjithe e dimë qe votat jane blerë janë vjedh e jane masakru. Vetem ti nuk e ditke.
Megjithate ne “drejtesinë” shqiptare gjithçka pritet.
Edhe kur ka filmime dhe pergjime ato jane te jashteligjshme dhe nuk mund te perdoren si prova.
Doli burri me za dhe figure qe kishte marrë lek per voten por nuk mund te parqitet si prove sepse ai qe ka ba videon nuk ishte i autorizuar.
Vetem votat e blera nga Viktor Tusha ne Lezhë mund te jenë prova per drejtesine ramiste.
Ato te Tom Doshit nuk quhen prova.
Shko tash e merre sufllaqen se e bane detyren per sot se asht edhe kohë dreke e mund te te ketë marr urija.
Dhe diçka tjeter.
Kam mbi 25 vjet qe jetoj i lumtur bashke me familjen time larg shqiperise dhe nuk jam i varur mas partive.
Por kjo nuk do te thote qe nuk kam bindjet e mija por nuk jam shqupist
O Petrit,
Bindje politike mund te kesh por aresyet dhe argumentet nuk i ke. blerja e votes nuk ndalet, MUND TE NDALET VETEM SHITJA E VOTES por nuk besoj se ti e kupton kete ndryshim.
PSE humbi PD-ja?
Aresyeja kryesore eshte: Mungesa e MISIONIT.
Kur kishte MISION kunder sistemit socialist PD-ja u perkrah nga shumica dermuese, perfshire edhe une.
Po sot?! PD vazhdon me “Misionin” POSHTE KOMUNIZMI!!!!!…!!!!!
A KUPTON? kam frike se nuk kupton, do kthehesh te thuash perseri qe votat u BLENE. Gjithmone do kete dikush qe i ble votat por duhet te minimizohet numri i SHITESVE. Kjo gje arrihet me MISION.
PS-ja morri nje MISION “Modernizimin e shtetit dhe ekonomise”. Thote PUNE PUNE PUNE PUNE PUNE PUNE… dergon nje Mesazh qe njerzit presin t’a degjojne qe tu jape shprese. Sa e sinqerte dhe serioze eshte PS kjo eshte dicka tjeter.
PD-ja vazhdon “Poshte Komunizmi” a KUPTON?
Nqs PD kishte si mision te vetem poshte komunizmi do te ishte vertetë gjaja ma e bukur ne bote.
Do te mjaftonte vetem kjo qe shqiptarët e ndershem dhe pro europian te mos iu jepnin asnje vote kelyshëve te komunistëve.
Por per fatin e keq shqiptarët nuk e dinë se ç”eshte programi i nje partie.
Sepse shumica e tyre jane me kuptimin e plote te fjales copa mishi me dy sy qe marrin frymë.
Kush te ndjehet i ofenduar me kete konstatim te me provoje te kunderten.
Ju mjafon nje thes miell dhe per kater vjet jane ne rregull.
Dhe mos me thuaj jo sepse edhe pse jetoj jashte shqiperise i njoh shume mire bashke atdhetaret e mijë.
Nje pjesë e mire dhe ajo me e fuqishme asht e perfshire ne krime dhe per pasoje me pushtet-shtetin dhe ju intereson qe ne pushtet te jetë kjo parti kriminale.
A mund te na thote dikush se cili ishte programi i partise kriminale socialiste ??????.
Sigurisht qe jo.
Sepse partia kriminale socialiste ne programin e saj vetem projekte ne 3D.
Asnje program social.
Asnje program ekonomik.
Asnje program punesimi.
Asnje program per thithjen e investimeve serioze të huaja.
Shqiptarët e paguajne naften me shtrenjte se gjithe qytetarët europiane.
Shqiptarët e paguajne energjine elektrike me shtrenjte se gjithe qytetaret europiane.
Shqiptarët e paguajne ujin me shtrenjte se gjithe qytetarët europiane.
Shqiptarët paguajne ushqimet e shportes me shtrenjte se gjithe qytetarët europiane.
E vetmja gja qe ecën me hapa galopant ne shqiperi asht industria e ndertimit.
Menyra e vetme e pastrimit të parave.
Dikush mund te me provojë te kunderten ????
E pranoj me kenaqesi.
Ta gezoni qeverinë qe keni zgjedhur.
Un per vete jam ne rregull por me vjen keq per ata qe e duan vertetë ndryshimin por falë jush janë te detyruar te jetojne te poshteruar nga njerëz te korrupuar, hajdute dhe kriminelë.
E drejta vonon por nje dite do te kthehet edhe ne shqiperi dhe ju funderrinat e kombit do perfundoni ne rastin me te mirë pas hekurave.
Petrit,
Komunistet i ke ne PD, por te Jane errur syte. E ke te mbushur me sigurimsa.
Komunist nuk ishte babai i Ditmir Bushatit, Suleiman Bushati.
Perpara Saliut, Suleiman Bushati ishte si amerikan i lindur.
Per komunistët ti e ke shumë mire, por me drejtimin gabim. Komunistet e thjeshte nuk kane faj per diktaturën. Ata Jane akoma te varfer si atehere. Por agjentet e Sigurimit me Saliun ne krye kane vjedhur PD-ne. Ke ndonje rruge per te dale nga kjo? Sepse te tera muhabetet e tjera Jane kot. Vetem duke ikur Saliu shpeton PD.
Perndryshe edhe ne 2025 do jesh akoma ketu duke share komunistët, kur Enver Hoxha ka 36 vjet qe ka vdekur, ndersa ti I falesh Komunistit Sali.
Sa i zgjuar Petrit !
Perpiqesh me dy gure te vrasesh dy zogj.
Por pupulli nuk eshte ai i vitete 1997.
Prova e fakte per blerje votash? Pse, nuk keni sy ne balle te shikoni djalken 27 vjec krejt anonim te Qifes me mandat deputeti ne xhep? Ne mos u mjaftofte, ka nje mandat deputeti edhe dhenderrushi i Qifes qe ti shoqeroje djalken kur te shkoje te votoje ligjet…
Shqiptaret jane shume te kenaqur sepse edhe 4 vjet Rama do drejtoj vendin.
Do pare cfare ka mbetur nga prona publike pa ju dhen oligarkeve.
4 vjetet e ardhshme edhe 300-400 mije Shqiptar do emigrojn.
Ne 2025 Shqiperia do jete nje vend me pleq e ca budallenj qe kane mbetur edhe pse Rama thote qe do sjell nga Bangladeshi.
Do pritur si do vejn keto gjyqet ne arbitrazh jane edhe 600 miljon euro gjyqe.
Logjikisht qe Shqiperia do ti humbas.
Mbas Beketit Shqiperia duhet te pagoj edhe keto gjyqe.
Rreziku eshte qe vendi do perfundoj ne falimentim e sekuestro.
Por perseri populli injorant qe ka 75 vjet qe zgjedh te keqen do votoj per me te keqen .
Pa ik Saliu , idiote si Gjana do bejne opinionin e PD dhe lidere do jene zara si Luli.