Partia që udhëheq kryetarin

7 Maj 2021, 18:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edi Rama nuk po argëtohet vetëm me kërkesën për bashkëpunim, por dhe me zërat e çakorduar që i kthejnë përgjigje nga Partia Demokratike. Një kërkesë e tillë ka nevojë për një përgjigje nga Lulzim Basha, por ai nuk flet dot, se ka deri në korrik problemin e rizgjedhjes.

Në mungesë të tij, por akoma më keq, në mungesë të seriozitetit të partisë së tij, japin përgjigje njerëz të rëndomtë, që nuk kanë asnjë përfaqësim politik në PD .

Përshembull, Agron Gjekmarkaj kishte një ide se si mund të bashkëpunonin. Të bëhen zgjedhjet e parakohshme lokale tha në një intervistë. Pastaj ditën tjetër u pendua dhe tha të anulohen këto zgjedhje.

Dy ditë më parë kishte si kusht vetëm mërzitjen e Edi Ramës. Pra një sërë dëshirash të tij, tani artikulohen si mesazhe nga opozita.

Jam shumë i qartë personalisht që janë dëshira të tij, por ai nuk është më analist banakësh, por deputet i PD dhe tani çdo gjë që thotë, merret si mesazh nga opozita, përveç atyre që e dinë që ja fut kot.

Por këtu problemi nuk është i tij, por i Lulzim Bashës. Një parti duhet të dije së paku se çfarë mendon kryetari në këto raste.

Në PD as Lulzim Basha nuk e di më çfarë mendon Lulzim Basha për këtë çështje. Dhe pastaj gjërat lihen në mëshire të fatit, dhe kthehet si ato koncertet me kërkesë nga dëgjuesi dikur në Radio Tirana, ku secili ka nevojë për një këngë të vetën.

Po kaq qesharake është situata me Komisionin Hetimor ndaj Ilir Metës. Shumica është e vendosur ta shkarkojë Ilir Metën. Nuk është se i duhet presidenti, por nuk mund t’i krijojë vendit precedentin e shkeljes së Kushtetutës nga një president dhe mos reagim të shumicës. Do të ishte e rëndë për Shqipërinë dhe historinë e saj.

Socialistët duan të lënë gjurmë që e kanë ndëshkuar shkeljen  e statusit të presidentit nga Ilir Meta, i cili ka dhunuar Kushtetutën dhe institucionin e Presidentit.

Deputetët që mbështesin PD në Parlamentin e vjetër votuan kundër, pra nuk janë dakord që të shkarkohet Ilir Meta. Por a janë dhe këta si Gjekmarkaj, që ashtu e kanë gjykuar, apo është porosi e Lulzim Bashës? Për këtë kryetari i partisë duhet të flas vetë.

Janë tema të mëdha të debatit politik në vend, që duan përgjigjen e tij. Nuk duan parrulla dhe as gjuhen  drunjtë që këput broçkulla. Duan së paku një gjuhë që ta kuptojnë dhe demokratët se ç’duhet  të bëjnë në këtë rast.

Kjo është diferenca mes atij që e udhëheq partinë dhe atë që e udhëheq partia. Lulzim Basha e ka lënë partinë në rënie të lirë dhe qëndrimet e saj, mund të identifikohen me këdo që flet në emër të saj.

Dhe këmbëngul të rri kryetar! Të vetmen punë që nuk po bën.

20 komente në “Partia që udhëheq kryetarin”

  1. Katunar Hesapi says:

    Lul-Hollandezi nuk ka se c´fare Flet se eshte Papagall i Berishes…
    Sa per LIke Floririn,perseri ASKUSH nga Opozita nuk Flete,sepse nuk dine se si Funksjonon “Demokracia”,dine se si Funksjonon MIqesia Berisha-Meta..lol

    1. Ervini Babale dashnori Sudumës depileshe says:

      U ngritën këmbët
      I bien kokës,
      Që nga Durrësi
      Në Bulqizë
      Rrugë e gjatë,
      Gjarpëron,
      O shofer
      Shofer kamjoni,
      Nga shkon rrota,
      Shkon timoni…
      Nashti, hani mut,
      pirdhni e kënaquni,
      Sa të doni…….

    2. Berati says:

      Per te gjithe kokpalaret e Meros. Ju keshilloj te lexoni librin e Meros te botuar ne 2001 me duket,Mediet antiopozitare. Perle.

    3. Fuck it says:

      Berishen nuk e prek njeri. Flijeni mendjen. Mbase do ja fusin Metes po . Berisha kür te vdesi vete po ashtu dhe familja en tij nuk preket se prishen ballancat. Por Rames I duhen Berisha dhe meta si gogol se po qene keta ne politique Rama fiton gjithmone. Ramadani thote hajde bashkepunojme me PD dhe berishen dhe lulon. As mos e mendoni QE do kapet Berisha apo lulua.

  2. Pato says:

    Nuk flet dot Luli pa i ardh goja Berishes nga trauma qe pesoi pas 25 prillit. Te gjithe po presin te flas Saliu… edhe Fevziu ne Opinion ka ngel konfuz.
    Nuk ka nevoj per ndonje analize te thelle te marresh vesh PDn sot.. Plani i tyre eshte shume i thjeshte – “nuk kemi plan” kshu dhe Rama merzitet dhe Merua lodhet duke u marre me ne.

  3. Çun QYTETI says:

    Hidhe vallen,
    Rrotullo,
    Tope madhi,
    Nënës o…
    Këndonte e kërcente, nën’ja, kur martonte çunin ;
    Mo u ngut,
    Mo u nxito,
    Sonte prëma,
    To ja sho…
    Ja priste nusja në qejf e sipër….
    Të shomë.
    Nuku dihet.
    Deri më sot, u bënë 30 vjet dhimokraci.
    E ku jeshëm, hiç gjëçkundi, e çbëmë, hiçgjë.
    Pollmë kalamaj nga ‘91 e këtej, i rritëm me shumë halle, bëmë si bëmë, i shkolluam, i martuam e po bënemi gjyshër e gjyshe, dhe akoma jemi me “rrobat e Enverit”, akoma me spiunin e kriminelin Sali Berisjë, me hajdutin e vrasësin Ilir Metë, me kriçin Luli Bashë dhe me brekët e Moniçkës nëpër këmbë………
    Po nashti ?
    Sytë e mëndjen vetëm nga Perëndia dhe Ameriqia.
    Në vend të hazreti Muhametit dhe të Krishtit, shikojmë e degjojmë dhe besojmë ?? vetëm tek Juri Kim. ??

  4. Çun QYTETI says:

    Hidhe vallen,
    Rrotullo,
    Tope madhi,
    Nënës o…
    Këndonte e kërcente, nën’ja, kur martonte çunin ;
    Mo u ngut,
    Mo u nxito,
    Sonte prëma,
    To ja sho…
    Ja priste nusja në qejf e sipër….
    Të shomë.
    Nuku dihet.
    Deri më sot, u bënë 30 vjet dhimokraci.
    E ku jeshëm, hiç gjëçkundi, e çbëmë, hiçgjë.
    Pollmë kalamaj nga ‘91 e këtej, i rritëm me shumë halle, bëmë si bëmë, i shkolluam, i martuam e po bënemi gjyshër e gjyshe, dhe akoma jemi me “rrobat e Enverit”, akoma me spiunin e kriminelin Sali Berishë, me hajdutin e vrasësin Ilir Metë, me kriçin Luli Bashë dhe me brekët e Moniçkës nëpër këmbë………
    Po nashti ?
    Sytë e mëndjen vetëm nga Perëndia dhe Ameriqia.
    Në vend të hazreti Muhametit dhe të Krishtit, shikojmë e degjojmë dhe besojmë ?? vetëm tek Juri Kim. ??

  5. bekimi says:

    Bombardimi non stop I Metes per shkelje protokollare dhe per ndonje thirrje luftenxitese 1 miljard here me te vogel se Kucedra Viqidolit bie era kerme
    .
    Nese duhet te kryqzohet kush sot ai eshte Berisha me Lulin e tij dhe eshte pikerisht ‘HAJTLAJTIZIMI’ I Metes qe eshte I trei ne rradhe behet te humbin gjurmet e Krimberishes dhe Devilulit
    .
    E gjykoj te gabuar deri antishqiptare qe Misioni amerikan I OSBE I mbushur me Berishista dhe Lulbsshista I sterrosi votimet e 25 prillit 2021 si 30 vjet me pare me votimet e 31 marsit 1991 ku jane po ata aktore dhe regjizore..me derivatet e tyre
    .
    Nuk eshte cudi qe po vazhduan keshtu OSBE-istat e Amerikes dhe te Europes ..qe dhe Rama te pesoje fatin e Hashim Thacit…se do perseriten votimet dhe vendosin Albinin e Shqipnise me ner me thone Lul Berishen…
    .
    Lere karagjozin Mete zoti Mero por merru me OSBE-istat e Amerikes qe po leshojne bomba atomike per gabimet e Rames dhe kane heshtur per super-krimet e Berishes edhe ne votime
    .
    .
    Lere karagjozin Mete zoti Mero por merru me OSBE-istat e Amerikes se me ato qe ndodhen ne votimet e fundit ne duelin Tramp-Biden nuk kane moral te bejne shenjtorin..

  6. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ne habitemi pse analfabetizmi dhe injoranca ka mare perpjestime kaq te medha…
    Shikoni se cthote deputeti jeniceri i sulltan saliut se une kam antarsuar Shqiperine ne OKB…
    Luli 7×7 na del se ka kexuar qe 4 vjec tolstoin,rekord gines.
    Shikona profat qe edukojne brezin e ri
    Antishqiptari gjekleshi si lafshe gjeli ndermjet shume sharlatanizmat e tij,thote se do shkoj ne parlament te merzis Ramen.
    Nuk thote se do shkoj te mare privilegjet dhe si antishqiptar do shkatrroj Shqiperine me molotov .
    Mark prof pleh marku do revolucion per te mbrojtur pasurite e vjedhura ne keto 30 vjet.
    Nje far profesori kristo del ne tv dhe thote se kur voton dhe ve kryqin te luli eshte sikur ben sex,ku arrin idiotsia.
    Nje tjeter turkoshak boiken ka fakte se eshte gjet nje vote diku nga nje student
    Del lefter maliqi se ka zbuluar gjith ato 50 mishe te reja ne Berat sa nuk kishin te holla per resto
    E te fillish me griden skixofrene
    Apo president koktuli agush meta qe do ta cojne ne malin me gropa para se ta vrasin me raketa.ky idiot kujton se usa do harxhoj nje rakete.
    Apo e shoqa e ketij hajduti qe do i haj veshin edi rames
    Keta dhe shume plehra po na vjedhin e shpelajne trurin ne keto 30 vjet

  7. Coli says:

    Nje parti qe i jep votat maksimale nje tipi te deformuar si Taulant Balla te ardhme te ndritur ka.Fut ketu dhe Utiah Hipin e Tiranes dhe:Moj kasolle ku i mblodhe.

  8. ABC KORCA says:

    Mendoja se sot do kishe editorial per Peshtanin… Nuk ndodhi… Duhet! Neser mund te jet vone!
    Nuk kam dyshim se po ben telefonatat qe duhen, por edhe emancipimi publik do ndihmoje.
    -Per idiotat qe thone se do kete zhvillim ekonomik po u gjet nafte ne ate zone.
    Aq zhvillim sa ka Ballshi do kete… Kini pare qe ne Ballesh jetojne ne mes te pasurise, ne parajsen e ajrit, ne nje zhvillim ekonomik sa e kane zili dhe ata ne dubai, e kini pare nga afer ore kokrrat e idotve???
    Qe te mos flasim per ata te Beratit, se aty zhvillimi dhe bereqeti tejkalon cdo shtet qe ka nafte… O te mjeruar koke e kembe!
    Park kombetare tha rama… Ta harrojne se do preket… Kujtaja njecik o Mero.

  9. Draper dhe Çekan says:

    Ne qofte se luli konfirmohet kryekari PD per 4 vitet e ardhshme ate here asnje zgjedhje bashkiake apo parliamentare nuk ka vlere per kete popull
    Cdo gje ecen me te poshtme
    Vritet shpresa per opozitaret
    vritet shpresa per te ardhmen per nje shqiperi pa opozite
    Vetem luli do fitoje na nje vile cdo vit!
    Eshte demokrati me fallco qe mund te gjesh ne gjithe shqiperine
    Ai flet “nga fitorja ne fitore” pas cdo humbje
    Dhe “lufta vazhdon” pa bere asnje “lufte”!
    Neqofte se keto fjale nuk te ofendojne atehere duhet te jesh me koqe se luli

  10. Trafili says:

    Këta janë llumi i shoqëris Shqiptare. Krijesa legen, asgjë më shumë!!

  11. te luash me zjarrin says:

    Taulant Balla tha cope – Rama i ka derguar fleten e bardhe Bashes ku i thote “Kerko c’te duash”
    Perpjekje qesharake te Mjeros pushtetit per ta perkthyer kete si argetimetim te Rames.
    Po sikur Basha, larg qofte, ti kerkoje Rames dicka te Mero Bazes?

  12. Taulant says:

    Po si mund te fitosh zgjedhjet ndaj pushtetit qe ka pushtuar gjithcka.
    Gjithe administrata e kontrolluar.
    Gjithe buxheti i shteti per votat.
    Media po e po.
    Oligarket miljona euro per votat.
    Pushteti nuk merret me me zgjedhje se ato jane vjedhje.
    Duhet revolucion.
    Por kush do ngrihet .
    Ne Shqiperi kane mbetur vetem pleqte.
    Edhe 10 vjet do katandiset jo me shume se 500 mije vete.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ahh ai recolucjoni yt qe u meruat lart e poshte.. Harxhuat shume energji duke prishur bunkerin tek Ministria e Brendshme dhe tani ju kane rene breket.. Tek revolucjoni dhe molotovi shpresoni se ashtu vihet ne pushtet.. Vini Saliun para turmes dhe revolucjoni do fitoj.. Gomar me zile..

    2. ta says:

      juve doni nje shtet pa shtet si ne kohen e berishes qe parate e korentit te ministrit i paguanin te papunet,fukarenjte……………

  13. nord.al says:

    Taulant , n.. rr.. b…

  14. Jugu says:

    U kepute edhe ti o Mero. Mund te jesh gazaetari i vetem ne bote qe sulmon me shume opoziten. Keshtu beje kur i sherbeje Berishes, dhe po keshtu tani qe is sherben Rames.
    Ketu nuk diskutohet me pozita ose opozita, ketu diskutohet e ardhmja e ketij cope vendi, se e tashmja duket tash 8 vite.
    Por edhe nje te drejte e ke, se qe te pasurohesh pa mase duhet te behesh gazetar cub dhe gjobaxhi, ne nje fare menyre mafioz si edhe pushteti.
    Dhe ti ke kurajon ta besh, ke deshiren, dhe mungesen e etikes po ashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje