Dilemat e PD për “bashkëpunimin me bandat”

4 Maj 2021, 19:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Grida Duma mund të na shpëtojë nga historia e “bandave” në zgjedhje. Në shumicën e rasteve “bandat” e zgjedhjeve janë diçka për të cilat flasin të gjithë, por nuk i “njeh” askush. Tani kemi një njeri që i ka takuar. Dhe jo një, po tre prej tyre, në një qytet si Kavaja.

Mund ta përfytyroni Grida Dumën duke takuar bandën e parë. Ata i prezantohen, kjo ua njeh statusin e bandës dhe pastaj kalojnë tek oferta. Kjo u lë takim të dytë për kthim përgjigje, pasi të flasë me Bashën.

Pastaj vjen banda e dytë. Kjo i takon përsëri, e qartë që po takon një bandë, dhe njësoj u lë takim të dytë, pas bisedës me Lulin.

Pastaj ka ardhur banda e tretë dhe skena është përsëritur.

Nuk njoh ndonjë deputet, politikan apo kryetar partie në Shqipëri, që të ketë kontakt kaq të rastësishëm me bandat, sikundër ka pasur fatin të ketë Grida. Kanë plot prej tyre takime me njerëz problematikq, por jo rastësisht. I njohin, u kanë nevojën, ose kanë detyrime dhe takohen.

Kurse kështu si e tregon Grida, e gjitha ngjan si një “one-night stand” në një klub të harruar larg, ku të ndodh të takosh dikë dhe do ta harrosh aty ku e takove.

Kjo që i paska ndodhur Gridës është e rrallë, që tre banda të një qyteti, të treja i kanë bërë ofertë për bashkëpunim dhe ajo ka pasur dielmat e saj, të cilat ja ka hequr për fat Lulzim Basha.

Ko do të thotë se Grida ka pasur dilemat e saj, dhe nuk ka qenë e vendosur nëse nuk duhet bashkëpunuar me ta. Ose akoma më keq, ka menduar se dhe nëse ajo është kundër, ndoshta i duheshin Lulit.

Nga ana tjetër, kjo tregon se “bandat” paskan qenë të lira, nuk kanë qenë të prenotuara, sidomos nga pushteti, dhe kanë përfunduar duke bërë oferta si dyqan celularësh me ofertë për Gridën.

Akoma më qesharake është kur pasi thua gjithë këtë gjë të tmerrshme, pasi të krijon idenë se je takuar qosheve të errëta me banda që të bëjnë oferta, pasi ke pasur plot dilema, cila nga tre bandat ishte më e mira, dhe me kë ja vlente të bashkëpunoje, quan fat që Lulzim Basha nuk ka pranuar ofertën e bandave përmes sekseres së tyre.

Tani e kemi së paku një krim zgjedhor. Grida Duma duhet të thirret të dëshmojë kontaktin me bandat, emrat e tyre, vendin e takimit, dhe Lulzim Basha të konfirmojë bisedën me të. Kjo do na e bënte dhe më të qartë panoramën e këtyre bandave të mbetura pa punë, që kanë trokitur në derën e Gridës.

Nga ana tjetër, vet Lulzim Basha sot foli për banditë që kanë fituar në Parlament. Përmendi Saimir Hasallën, deputeti tashmë socialist i Peqinit.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Saimir Hasalla ka qenë kryetar i Bashkisë së Peqinit nga PDIU, pra nga komuniteti çam në periudhën 2015 2019.

Më 2019, si mbështetës i PD dhe i Lulzim Bashës, ai ka marrë pjesë rregullisht në bulevard në protestat e molotovëve të Lulzim Bashës, është përlotur me të, ka kënduar himnin,  dhe ka bërë betejë që Shqipëria të mos bëjë zgjedhje locale, duke djegur mandatin e tij. Ai vet e ka pasur mandatin e sigurtë në Peqin, por mori mendtë e Lulzim Bashës dhe doli me molotov në rrugë.

Në atë kohë nuk quhej bandit, por “democrat që këpuste zinxhirët” e regjimit.

Pasi e pa që Lulzim Basha e la rrugëve, në vitin 2021, komuniteti çam që ai përfaqëson, bëri aleancë me Edi Ramën. Tani ky Saimiri, quhet bandit, edhe pse vazhdon të përfaqësojë të njëjtin komunitet të popullsisë çame në Peqin  dhe Elbasan.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha dhe PD janë ekzaltuar sa shumë vota ka marrë në Durrës një vajzë 22- vjeçare e quajtur Andia Ulliri. Ja ka kaluar në vota edhe Edi Palokës, që ka gjithë jetën që gdhihet e erret me banditë. Arsyeja është se vajza është mbesë e të ndjerit Abaz Ulliri nga Nikla, një zonë nën kontrollin e bandave.

Askush nuk i ka thënë nga kundërshtarët politikë, Andias, që është bandite, por me kriterin e Lulzim Bashës, ajo duhet të ishte tani kryekriminele.

E gjitha kjo minimumi na tregon dilemat e mëdha që ka Grida dhe Lulzim Basha për “bandat” dhe “banditët”. Kur janë me ta, nuk janë banditë, por janë demokratë të fortë, kur vrasin për ta, siç vranë në Elbasan, nuk quhen banditë, por atenatorë të lirisë, kur i ofrojnë Gridës bashkëpunim skutave, i ndezin fantazinë dhe i duhet të këshillohet me psikologun Basha për t’i sprapsur.

Por kur humbasin si më 25 prill, si më 2019, si më 2017, si më 2016, si më 2015, si më 2013, fajin e kanë bandat. Ato banda, që deri më tani kemi vetëm një dëshmi për dikë që i ka takuar dhe i kanë bërë ofertë. Quhet Grida Duma. Le ta fillojmë betejën nga kjo dëshmi.

25 komente në “Dilemat e PD për “bashkëpunimin me bandat””

  1. Mona says:

    Do thote mu faniten ne enderr….

    1. kashi says:

      thua e lexon grida kete artikull
      si ndihet pasi thot budalleqe

    2. Po edhe une mendoje se SPAk duhet të hetone says:

      Keta Jane banditit per vet dhe pastaj aguzone gjith dynjane… Grida Duma Mark Marku Agrone Gjekmarkaj Xhela Mziuni Flamure Noken Edi Paloken me shoke na tregone më se mire se kë Ka mbdhellur Sali Berisha dhe Lulzim Basha disa rrugaçe dhe njerze pa as nje vlere veq servila dhe presin nje kocke nga krytari

  2. Ze qir says:

    I KANE KERKUAR SUMEN se vec ate ka ne rregull.
    TA ii u pe DUA qe nuk ja dha

    1. Miri says:

      Analize brilante,bravo z. Baze

  3. ?? says:

    MERO , MOS HUMB KOHË ME KËTË
    KKKKK…ARAGJOZEN E BASHËD .
    KA HUMOR ME DRITA TË KUQE KJO .

  4. Grida ne open vetem sa nuk kaloi ne orgazem per shkak te njohje se bandave

  5. Demokrati qe Pallon Griden says:

    NJe Pyetje per te “Zgjuaren” Grida Duuummmaaaa:Si e kuptoni ju Fjalen “Bande” sepse une “Budallai” dhe Fshatare e Kuptoj:Njerez te Armatosur,te ma-rruar me Mjekra te gjata,me Mustaqe…me Duar te palara…dhe me Koken e palare te Mbushur me Morra…ky eshte Varjanti Nr.1.
    2-Kemi “Banda” si te Al-Capones, Zoterinje me Floke te Ndritur nga Brilantina si te Lulezim Bashes,me KOstume te Shtrenjta,me Badygard,me Makina te Shtrenjta,dhe Kobure te Fshehura nen Xhaket, si dhe Automatike dhe Bomba ne Port-Bagaxhe…
    dhe Varjanti 3-Kemi Bandit,qe jane te Rangut te Larte,si Ilir Meta…Berisha..qe jane te Mbrojtur me Imunitet Shteteror…si Depeutet..por keta LLoje nuk quhen Bandite..por MAFJOZE te Klasit te Pare..sepse keta jane ne Politike dhe me Status Politikani…Ndryshimi eshte se keta VRASIN por me Doren e Tjetrit..si p.sh 11-Janari..ku Vrane 4-ter NJerez dhe jua Hodhen “Fajin” Zogjeve qe Fluturonin ate dite siper Bulevardit…
    sa per “Banditet” e Grides…nuk e kame te Qarte,se cili Lloj i Perkasin….prandaj me mire eshte te na Sqarohet…perderi sa ajo ka Biseduar me Lul-Hollandezin..duket se kemi Vetem nje Bandit te njohur per mua..dhe ai eshte Lulezim Basha..lol

  6. Ladi says:

    Po po po po po sa i modh qe je ooo Mero Baze.
    Qe ket coftinen si shishe peniciline nuk e pelqe kerkush – hiq qeflijt – e ke diskretitu ne at far feje qe kushdo tjeter vetem edhe me i cik cipe do ishte zhduk nga qarkullimi…

  7. Kajmakeria e Rilindjes says:

    Sa flet per dilema imagjinare per PD me Bandat, fol per realitetin e Bandave me Partine e Rames.
    I pa Elbasani, i pa dhe kush ka syte ne balle, se gjithe llumi me precedent penal me 14 mars Diten e Veres ne Elbasan ishte eskorte e kryeministrit Rama.
    Jane te filmuara nga elbasanasit dhe nga mediat ato qe i njeh gjithe qyteti per cuba e qe policia i ka ne kerkim (formalisht), qe u rrjeshtuan rrotull Rames dhe Taulant Balla u vuri Doren e ngrohte te Pushtetit mbi barqe me rradhe, si per ti treguar atyre dhe gjithe tjereve se ato “Cunat problematike” jane eskorta shtese e ketij Pushteti.

    1. No problem says:

      O rrot k.ri ju serbo-shpellaret vrate e plagoset ne Elbasan e ti thua shiko eskorten e Rames. Ec e na thuaj emrat e atyre qe ishin ne eskorten e Rames meqe jane te filmuar dhe i njeh gjithe Elbasani e pastaj na thuaj edhe emrat e atyre qe jane ne eskorten e Bashe,Berishes,Metes.

      1. Kajmakeria e Rilindjes says:

        Shpellkari i gopit sat’eme, une jam qytetar elbasanas e sa kam shkruar i kam pare me sy. I ka pare edhe mbare qyteti.
        Emra do ti? Shko kerkoja Ardi Veliut se i ka ne kerkim, i kishte edhe ne 21 prill me arme ne dore perkrah Xhuvanit qe ja hoqen armen me pas duke prishur ato shiritat e policise “skene krimi” e fshire provat. Ne ngjarje kane qene 3 arme tha edhe VOA, nje me leje e Paplekes dy pa leje te shtabit elektoral te Taulant Balles, po ju i keni syte ne bythe.

        1. No problem says:

          Mos e dridh bythen kurve muti. Nuk kam pse ja kerkoj emrat Ardi Veliut.Ti kerkoj ty qe bere akuzen. Ofro fakte per akuzen qe bere meqe i paske pare vete me sy. Shpellari juaj nga Tropoja vrau e plagosi dhe ti me derdellis per arme me leje e arme pa leje. Ju anti-shqiptare te qelbet ngritet nje organizate paramilitare terroriste qe vrau njerez e ti me thua shiko VOA. Shpresoj qe familja e viktimes te marre hak tek Gazmend Bardhi se ai person u vra per karrigen e Bardhit.

    2. Oketo says:

      O Kajmok , na ço içik emrat e ketyne bandave tina se i dike mire ! S’dum llafe ne po fakte përndryshe bashke me Griden ne prokurori !

  8. Draper dhe Çekan says:

    Sa e ka cmimin one-night-stand kjo grida suma se pa ngrene do rri dhe borxh do futem

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali.Më e madhja fjalë, që goja e ndonjë shqiptari ndonjëherë nxjerrë ka, është thënia e Dritëroit në vargje:
    Në vendin tim, në vendin tënd,
    një i ç’mëndur, të gjithë i ç’mënd!!!
    Është fjala për “Atë”?
    Dhe ky i ç’ mëndur vazhdon akoma axhendën e tijë antishqiptare.
    Për të arritur k’të konkluzion nuk është nevoja të jeshë as filozof dhe as jurist, por vetëm shqiptar i ndershëm!!!
    “Ai”,emri i të cilit kur përmendet shkakton dhimbje,nuk largohet nga kjo botë pa e shkatërruar Shqipërinë.
    Është “Ai”që dirigjon gjithçka deri në detajin më të vogël.
    Pa kthyer ai patkonjtë nga dielli,s’gjen derman ai vend!!!?

  10. PO , PO says:

    Te admiroj per mjeshterine e larte si gazetar , thellesine e mendimit , forcen e fjales , humorin e holle dhe sarkazmen ‘therese” zoti Baze .

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me erdhi me kujtes protesta e te ndjerit Pjeter Arbenori,kur PD humbi zgjedhjet,ne nje autoveture !
    Sot kemi autokollonen e Bashes .
    Do protestojne si Arbenori ?!

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Budallaqe femer !!

    1. Dorian says:

      Zoti pseudonim: Nje QytetarOptimist. Te lutem mos e harxho kohen te shkruash budallalleqe per njerez qe nuk i njeh.
      Grida Duma ka dhene prova per te kunderten e opinionit tend te shkruar ne tym:
      -eshte nje femer me perqindjen me te larte te feminicitetit qe kam njohur;
      – eshte nje intelektuale qe te rreshqet ne bisede si te jete zhive;
      -eshte nje bushter qe nuk ngopet me lepirje dhe pallim;
      -eshte nje poete qe te mahnit duke recituar Eseninin dhe Sali Berishen.

  13. S- New York says:

    Kjo eshte “BABALJA ” e rradhes e PD-se.
    SPAKU duhet ti thrrase te dy,GRIDEN dhe Bashen.
    Te deshmojn ne Prokurori.

  14. roritota says:

    Drejtësia duhet të thërrasë Dumën e ti kërkojë llogari pse nuk bën denoncim për bandat, që u munduan ta joshin, por Luli i tha jo. Dhe të mendosh që kjo është pedagoge, tani na u bë dhe deputete, nëse e pranon mandatin, Unë isha në shqipëri, edhe votova…nuk më erdhi njeri të më thoshte do para e më jep votën? Po Gridës pse i kanë vajtur? Në fakt, bandat janë ato karvanët e makinave që shoqëronin Lulin, gjoja djalin e mirë, në fushatë, na hapi barkun kur hypte mbi makinë e mbante fjalim. Hahaha…kush ja dha ato mënd derdimenit?
    Rrofsh o Mero për analizën brilante dhe kontributin e shkëlqyer që jep në gazetarinë e vërtetë shqiptare.

  15. UNE says:

    Z.Baze do ja mbyllesh golden atij lapistit Andi Bushati Kapo , sepse vetem vrer vjell qe te mbroje KOUNISTIN Sali Enver Berisha. Sepse sic e dine gjithe Tironsat e vjeter ky maloku te vetmtit qe mbrojti nga ai regjimi I vjeter ishte Familja Kapo . Dhe tani per shperblim Andi Hysni Kapo Bushati, Agim Gaqo Nesho ( Kapo ) nga e ema Jane kthyer ne Demokratlesha. Hengren nja 30 vet me komunizmin the tani I lepihen kriminelit Berisha. Haruat ju o popull 1997 kur futi ne lufte Veriun me Jugun . Haruat Gerdecin, haruat 21 Janarin. Pra me pak fjale sa te jete Sali KRIMINELI ne Tirane ( duhet ta coni ne shpelle atje nga erdhi ) nuk vendoset kurre DEMOKRACIA ne Shqiperi.

  16. zer ca mend o Mero zer says:

    Dilemat e PD per bashkepunim me bandat ?
    Taulant Balla simboli Rilindjes rurale deklaron – Rama i ka dergu leter te bardhe Bashes e i thote kerko c’te duash !
    Ti Meraq Baziku nuk e ke marre kete lajm akoma apo nuk ke mandat si ta shpjegosh?

  17. nino says:

    Grida eshte e kompletuar nga te gjitha anet, prostitute ne jete dhe lrostitute ne politike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje