Nga Mero Baze
Shtetet e Bashkuara të Amerikës , OSBE dhe fqinjët tanë perëndimorë, Italia dhe Greqia, e pastaj Gjermania, Franca e më tej, kanë reaguar sot, njëra pas tjetrës, duke përgëzuar Shqipërinë për zgjedhjet e 25 prillit, duke vënë theksin në legjitimitetin e zgjedhjeve dhe nevojën që palët të respektojnë verdiktin e popullit.
Thirrjet u shtuan sot në mesditë, pasi në ekrane u shfaq Ilir Meta me gjendjen e tij të rënduar psiqike, që paralajmëroi një “dekret presidencial” që do të përmbyste zgjedhjet, dhe më pas Sali Berisha, që pasi festoi dy ditë radhazi fitoren, ishte kujtuar se votat ishin vjedhur para datës 25 prill.
Reagimit ndërkombëtar i priu ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, postimin e së cilës e pasoi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, e më pas OSBE , qeveria italiane, gjermane, franceze etj, dolën me të njëjtin qëndrim.
E gjithë kjo, natyrisht që ka rëndësi për integritetin dhe legjitimitetin e procesit në Shqipëri, por për atë shqiptarët janë vetë të qartë.
Kjo ka më tepër rëndësi për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, pasi është një mesazh për atë.
Ato mesazhe i drejtohen atij. Nuk ishin mesazhe për të mbështetur Edi Ramën, por më shumë mesazhe për t’i kujtuar Lulzim Bashës, se duhet t’i jepte fund një historie, ku ai tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, për të tentuar sërisht trazira në Shqipëri.
Për ta bërë më të qartë këtë, ambasadorja Yuri Kim e përgëzonte atë për fushatën që kishte bërë, duke e diferencuar nga Ilir Meta, të cilit i atribuohet paralajmërimi se ligji do të ndëshkojë ata që pengojnë “të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”. Dhe ne e pamë se çfarë bëri Ilir Meta për t’ia arritur kësaj.
Sali Berisha dhe Ilir Meta në të vërtetë ishin dy minuesit e mëdhenj të fushatës elektorale të Lulzim Bashës, njerëzit që krijuan imazhin tek populli shqiptar, se opozita që po kërkon pushtet, është një opozitë anti-perëndimore, anti-amerikane, dhe mbi të gjitha një opozitë që po tenton të vijë në pushtet duke frikësuar njerëzit me vrasje, bazuar në dyshime.
Tani Lulzim Basha është para dy vendimeve të mëdha. Vendimi i parë dhe më i lehti, është të tërhiqet pas humbjes e të shkojë në shtëpi. Këtë duket qartë që nuk ka ndërmend ta bëjë, dhe kjo është zgjedhje e tij.
Por nëse nuk e bën këtë, dikë duhet të çojë në shtëpi. Dhe dy humbësit e mëdhenj janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Nëse Lulzim Basha ka ndërmend të rikandidojë si kryetar i PD, duhet ta nisë nga distancimi me ta. Është e vërtetë se pasi ka dështuar 8 vite, ai sa herë dështon kthehet në prehërin e Sali Berishës, i cili bën sikur i fut nja dy shpulla dhe pastaj e lë të lirë.
Tani është momenti që nëse Basha do të vazhdojë më tej, duhet t’i fusë nja dy shpulla Sali Berishës dhe të thotë që ky është një fillimi ri i imi, pa Sali Berishën. Dhe është në momentin e duhur për ta bërë.
Sali Berisha nuk është më idhulli i demokratëve, por është fatkeqësia e tyre. Një vajzë plot sharm si Ori Nebiaj, apo një djalë energjik si Belind Këlliçi, e kanë mundur atë në çdo kuti të Tiranës. Kjo tregon që demokratët janë të etur për fytyra të reja, dhe jo për një plak që nuk i del shpirti pa e djegur këtë vend.
Fakti që Ilir Meta e Sali Berisha kanë gjithë ditën që “kërcënojnë” se do nisin luftën dhe nuk do të njohin zgjedhjet dhe Parlamentin, si dhe broçkulla të tjera, dhe Lulzim Basha nuk flet, tregon se ai është ende tani nën tutelën e tyre.
Ai ende merr urdhëra prej tyre dhe nuk merr dot vendime të mëdha për veten dhe PD. Nëse është kështu, ai do ta fundosë PD-në bashkë me ta, duke i lënë fushë të lirë Edi Ramës.
Sot ai është vënë në provë për këtë çështje. Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë folur dhe i kanë lënë radhën për të folur Lulzim Bashës, nëse është dakord me ata, apo ka ndërmend t’ia nis nga e para, pa ata.
Reagimi ndërkombëtar për të mbështetur kaq fort zgjedhjet, nuk do kishte ndodhur, sikur të mos kishin folur Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ata ngritën në këmbë Perëndimin pro zgjedhjeve, dhe pro fushatës së Luzim Bashës.
Ky është një apel që Lulzim Basha duhet të zgjedhë nëse ka ndërmend të rinisë karrierën si lider i PD. Është ora e fundit, që atë mund ta pranojë dikush si kukull e Berishës dhe Metës. As shqiptarët dhe as Perëndimi nuk e pranojnë si të tillë! E provoi më 25 prill.
Kryetar i PD duhet te jete gjigandi Mark K Marku.
Tamam! Me Markun ne krye te PDse, Rama e merr edhe nje 10-vjecar tjeter. Shqiperia fiton akoma me teper!
Pse jo dhe Gjekmarku ?!
Gjekmarku per Nen-Krietar
Nuk mundet se esht I kapur, parat qe Ruset e paguan e Kan lidhur per koqesh. E URREJ KONSPIRACIONIN, por faktet jan kokforta. se kuptoj pse gjykatat pushuan procesin e BINIATTA Trade 650 000$ nga ruset
Nuk besoj që Luli Basha, të divorcohet nga Sali Berisha. Është e pa imagjinueshme kjo gjë.
Luli Basha, edhe kur fle me gruan e tijë, i merr leje Sali Berishës, e jo më, të distancohet e të kundërshtojë atë.
Në tentativën e parë që ai mund ta mendojë (e jo të veprojë), atijë i mbyllet dera e oborrit të SHQUP-it, dhe nuk e lënë të hyjë as në oborr, e jo më në zyrë, që nuk bëhet më fjalë.
Keni për të parë, orët e ditët në vijim.
Basha nuk ka ku shkon. Askush nuk mund te largohet nga Mafia me deshiren e vet.
Mero, Ti kerkon diqka qe Basha nuk e ka pasur kurre. Pra, siq me te drejt thote dhe zoti Rama, lider lindesh dhe nuk behesh. Basha eshte nje kokerr hajduti dhe nje vrases qe fshihet pas tlinave te Sali banditit. Shpresoj te gjykohet per krimet pasi populli e ka gjykuar disa here kete hajdut -spiun.
Mire qe nderkombetarisht nuk merr vesh, po as SHQIP nuk merr vesh ky idiot?
Deklaratat dualen edhe te perkthyera bukur; qarte e thjeshte…
Mero djali,për hir të së vërtetës,unë e di që vetëm shalqiu shitet me provë dhe jo kungulli!!!?
Dhe Lulja e Bashajve është kungull, jo shalqi,pamvarsisht shalëve të ngjitme!!!?
Të bëhemi pak serioz!!!!
Pse i bini Lules kotë më qafë ?!
Kaq të vështirë e ka Perëndimi të identifikoi faktorin dhe fajtorin e vërtetë ?!
Nuk e di Perëndimi që Basha është marjonetë e Saliut ?!?
Pse nuk vihet pika mbi i ?!
Ku çalon gomari ?!
Për tu zgjidhur problemi duhet identifikuar një herë çfarë nuk shkonë ?!
Thjesht fare, ekuacion me një të panjohur, e di çdo nxënës i klasës 6.
Është Aiiiii, që ka zënë burimin e ujit,
është Aiiii që i ka zënë frymën të ardhmes evropiane të Shqipërisë !!!
Është Aiiii që instaloi frikën si institucion !?
Kuds është zgjidhja ?!
Shumë thjeshtë,dajo Samiu të flasi me emër si në rastin Doshi edhe për atë!
Vetëm atëhere mer drejtim puna!
E lagu, se lagu dhe hajde anës e pirth në mes, nuk është zgjidhje!!!!!?
PS: Çfar mendimi ka zëri i Elezit, më falni i Ha-mer-ik-ës për k’të muhabet ?
Jo për gjë pooor për Atë nuk kemi dëgjuar ndonjë zë kritik nga ata!?
A nuk po kerkon pak si shume nga Basha, Mero djali? Megjithate, une kam bindjen e patundur, se Basha eshte 1000 here me i lig se Berisha dhe Meta te marre se bashku. Tani duket qarte, se moslargimi i ketij bastardi nga pozicioni ku eshte, ka per te qene nje fatkeqesi e paimagjinueshme. Te mos harrojme faktin, se langot qe i vijne pas, ne daljen e tij per te festuar “fitoren” pas perfundimit te procesit zgjedhor, filluan te kendonin “Ej lin. kamalin, kamalin..”, . Energjite duhen shpenzuar ne qerimin e tij Mero, jo ne perpjekjet per perdorimin e tij per te qeruar Berishen dhe Meten sic beni ju ne kete shkrim. Keta te dy nuk eshte e nevojshme te qerohen politikisht pasi jane objekt me te cilet duhet te merret drejtesia. Nuk e ve re se ulerimat e Berishes dhe Metes jane si ato te dy ujqerve te mbetur ne rrethim nga gjahetaret? Eshte frika, se tani jane pa mbrojtjen e nevojshme….
Si te iki basha nga saliu o Merooo?!?!?!
A do kishte marre i vetem basha pa mbeshtetjen e saliut 10 vota ne pd?!
Po e marr si efuri kete editorial.
Basha eshte aty per te mbrojtur shkelzenin, jo per pd, jo per shqiperine, jo per negociatat.
Pastaj po ti futemi me thell, gjerat tregojne se eshte aty ne bashkpunim te plote me ramen i cili sic duket ka bere dakortesi me berishen.(do shofim se mbase e kemi gabim)
Basha europiani… i cili thoshte se ne 26 prill edin(kryeministrin) do e nxirrte zvarre nga kryeministria.
Tjetra…….
Edhe po te iki basha, te jeni te sigurt se i riu do kaloje nga zyra e berishes me pare dhe ‘pa iu perulur atij, ne cdo aspekt, nuk ke per te pare nje bashe te ri.
Dje foli rama qe duam te bashkepunojme me lulin
Sot foli merua qe luli te rrij por te ndahet nga saliu
Mua me duket si nje kurth i organizuar nga ps per ta fituar mandatin e 4 dy dite pas zgjedhjeve 2021
Basha sben as per roje dite se e ze gjumi ne kembe
Me shume pune ben dash rakia se sa kellefi i saliut
Edhe merua eshte zbutur me lulin
Lepuri fle te kryeministria!
Kjo alternativë që paraqet ti Mero për Bashën nuk egziston!
Sepse Basha është produkt i shërbimeve të fshehta ruso-sërbe.Po azhtu është dhe Berisha!
Kështu që,Bashën nuk e mban Berisha,por shërbimet e fshehta ruso-sërbe që mbajtën dhe mbajnë edhe Sali Berishën.
Ajo parti,pra PD është një strukturë në shërbim të rusisë dhe sërbisë dhe mos ki asnjë shpresë që do dalë ndonjëherë nga kthetrat e tyre.Këdo që do nxjerë në krye.Qoftë dhe me një proces gjoja demokratik.
Me kote eshte munduar Meroja gjithe keto shkrime, opinoine, per ke, per bashen ??
Nuk eshte aq budalla ai Jo, po eshte zhytur keq.
Ka vjedh, min i trasportit, shitur detin, min i jashtem, vrare, min i brendshem.
Nuk ka nga t’ja mbaj, keshtu do te vazhdoj deri ne fund si kryetar i PD. Nuk i plas PD per Ameriken,
Luli nuk e shet baben, kshu na tha. Perendimi do bej mire te publikoje arsyhen e heqjes se vizes per Saliun dhe femijet e vet dhe me pas me te tjeret perfshi dhe Lulin.
Keta ende nuk e kane kuptuar sa thelle jua futi gjigandi..
@@ eshte e Keqe Karrjera Politike….jo per GJe..por Privilegjet…Ideja e te qenit “NJeshe”??Pastaj edhe vete Lulezim Basha NUk mendon te Terhiqet..me mire eshte te Tallet me “Idjotet dhe BUdallenjete” ne Shqiperi…merre Rrogen Qyle..lere pastaj Favoret??
Ne Hollande nuk e qi NJeri Lulezim Bashen,edhe Flutura Acken e solli ne Shqiperi..atje i ka Mbetur vetem “Nusja” Aurela..po ja qe edhe ajo e “Kruan Pjeshken” me dike tjeter…thjeshte Basha eshte Kollovar ne Vilen e Gruas??Vertet e ka Grua??se paku me Dokumenta…dhe deri tani…
Lulezim Basha nuk Largohet..dhe prape do tu beje “Pordhe” per Demokracine Demokrateve….le ta Gezojne..lol
Po si nuk u lodhet me keta dinamitar anti-shqiptar e anti-shtet te PD? Akoma flisni per keta?? Po merreni me dru o plako sepse vetem ate kuptojne, jane kafshe te pacivilizuara.
Basha ka tani ne tavolinen e tij kopjen e dosjes qe i kane kopsitur nderkombetaret per,Krimet, vrasjet dhe vjedhjen qe kane bere Plaku Mere dhe Like Floririt , Origjinali i ketyr dosjeve dhe prangat jane ne tavolinen e SPAKU-t gati per ekzekutim.Basha duhet te zgjedhi SHBA, BE apo Plakun Mere dhe Like Floririn. Nese zgjedh te paret Ai do te rinovoje PD ne te ardhmen nese zgjedh te dytet qe perfaqesojne krimin dhe sigurine kombetare te vendit , karriera e tij poltike fundoset perfundimisht.Ndersa PD ne te ardhmen do te purfundoje si LSI-ja sot dhe nje parti e re e vertete e djathte do te lindi me Lidere nga emigrantet te cilet jane tranjuar ne BE dhe me SHBA
Eshte i pafuqishem per t’u larguar nga Berisha. Do hiqet zvare. Opozita do te behet nga grupet alternative. Do presim e do shikojme se do kemi me siguri surpriza. Uroj per mire.
Saliu ka aq prova kunder Lulit sa Luli as mund te shkoje ne shtepi dhe as ti fuse shpulla Saliut. E vetmja zgjidhje eshte ose do te rrine bashke ose do fundosen bashke.
E permende ne nje rrjesht te dy kandidatet e rinj te PD-se qe mblodhen goxha vota qe as Duka, as Bumcja, as Nard Ndoka, as Mul Noka, as Idrizi, as Mediu, as Dule, as Shehu i faqores nuk mbledhin dot aq vota sa kane mbledhur ata. Eshte nje domethenie qe ajo parti do fytyra te reja. Eshte thare si lulja ne shkretetire sepse po ti hedhesh uje, behet me e bukur se kopshtari. Kopshtari e ka kthyer ate ish oaz, ne nje vend me ferra e gjemba. Gomari Noka, Bumce dhe krrici Paloqe vegjeton aty duke ngrene ato gjemba.. Pamela ka mbledhur ujin e sezonit ne trupin e saj dhe i ben hije ketyre nga poshte.. Te njejtit emra, fytyra dhe retorike. Pa shprese, pa inteligjence vetem prerje gishtash dhe do te bejme gropen ku mos te kesh vrim miu qe te futesh.. Pa ide, pa program (do i rrisni pagat dyfish e dime kete ne cdo 4-ter vjet), me gangstere ne backround qe pellasin “Rama ik” pa lidhje (kafsheri). C’fare te fitosh ti ?!?! Dhe shif ata 2 filizat e reja qe fituan zonen.. Basha ka marr fund Mero sepse nuk do heqi dore nga Sali Germadha dhe e kam thene 8 vjet me pare: Sa te jete ai njeri aty, njerzit me background gri s’kane per ta votuar per fitore c’dokush qe merr ate parti ne dore. Sali Gellbaqja eshte si Trumpi qe ka ngel si hije ne ate parti dhe askush nuk guxon ti thote: BOLL, SEPSE KA NDRYSHUAR GJENERATA DHE MENTALITETI.. Te gjithe keta analista flasin se fajin e ka Lulka (qe per mua duhet hequr se eshte qesharak) por “harrojne” qe kane elefantin ulur ne mes te guzhines.. Shpresoj qe Sali Kerrma te jete tek ajo parti edhe nja 12 vjet te tjera. Sali, kerrysu por mos vdis xhan rri aty qe njerzit te jene me te qete dhe jeta vazhdon (ndonjehere me pellitjet e tua dixhitale me te vdekurit por lejohesh)..
Shqiptaret votuan se pari kunder Berishes e Mets,Lulit i treguan se e shohin si cirak jo usta.Nderkombetaret po ja sqarojne njesoj edhe Mero po ja ben lopka lopka. Berisha nese e she te favorshme situaten per te do e shesi Lulin .
Me pelqejne analizat e Meros, prandaj edhe e ndjek, por ky eshte shkrimi me i dobet i ti.
Basha duhet te largohet. Jo vetem qe ai komandohet nga Saliu, por ai edhe vete nuk dorehiqet. Te dy i kane lyer duart me gjak.
Disa komentues ketu thone se nderkombetaret duhet te ndalin Saliun se ka ne dore Lulin. Jo zoteri. De juro Luli eshte kryetar i PD dhe eshte antaresia e kesa partie qy duhet te vere piken mbi i. Nqs ajo nuk e ben, atehere ta gezojne Lulin dhe Saliun. Edi kete do.
PD duhet reformuar i duhen njerez te rinj me ide e vizione bashkohore njerez ku ne rradhe te pare te jete interessi i shqiperise e shqiptareve e jo ai personal.
Ceshtja e kryetarit te PD eshte ekskluzive e anetareve te PD. Kushdo i jashtem i asaj partie, perfshi Socialistet , e ca me teper akoma Mero Baze, mos luajne hipokritin ti japin “keshilla” se behen qesharake.
Marku & Gjenmarku janë fatkeqësia e Partisë Demokratike.
Mero dhe gupi i inatosur qe nuk lene njeri pa share.Ju fituat lopa juve je mbeti prape,ju do ta milni cfare ju mundon perseri.Apo nuk e doni gjysmen e Shqiperise dhe gjysmen e shqiptareve qe nuk votoi per Skederbeun, liderin e Blallkanit e me gjere.Nuk pu lini rehat te gjalle dhe te vdekur.Relaks tani,relaks…..
Ore ti Mero Baze ne ke Perendi,
ndonje rritje rroge di te thuash ti?
ndonje gje konkrete per ne shtresat ne nevoj,
…sepse ato leket per votat shtepia na i mbaroi !
Z.Mero, ate qe kerkon Ti dhe mendon se e kerkon perendimi ,nuk mund te ndodh me lulezim Bashen.P.D ka nje pronar qe ka ditur ti kete nen hyqm keta persona qe kane neneshkruar me te.Puna e Sali Berishes per tu regjistruar krimet e grabitjet e bera ja kalon edhe atyre qe kish bere Enver Hoxha per bashkepunetoret e tij.Te gjithe ne brezi qe e jetuam ate kohe e dime se sa here donte te eleminonte ndonje i kujtonte bemat (vrasje,e masakra) dhe i rregullonte vete.E njejta gje eshte ajo qe ka bere Sali Berisha me bashkepunetoret e tij.Te gjithe te rebeluarit kunder tij ne keto 30-vjet jane perulur para sulltanit.Mund te permendim me dhjetra qe nga Neritan Ceka nga te paret e deri tek Besnik Mustafaj nga te fundit.AI ju di cdo gje dhe ua ka dosjet gati.Qysh mund te rebelohet Luli kunder Berishes qe ka ne sirtar dosjen per rrugen e kombit,shitjen e detit,vrasjet ne bulevard(mund t’ia faturoj atij,apo vrasje te tjera).Ne momentin qe Luli do te tentoj te dale kundra Ai menjehere do ti tregoj bemat dhe fundi dihet.Prandaj Z.Mero mos shpreso qe Luli te bej kundra DOKTORIT.Ai as doreheqien nuk e bene dot po nuk i tha AI.Perendimi duhet te gjeje rruge tjeter per te per te liruar Lulin nga Berisha e Meta.Edhe Meta nuk guxon te jape doreheqien se i duhet institucioni per prapesit e tij.Meta si Luli eshte ne daren e doktorit dhe te dy do te bejne c’fare tu thote AI.