Si Basha, i bën reklamë me zor avionit të Ramës në Kukës

18 Prill 2021, 18:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Aeroporti i ri i Kukësit, nuk i shërben Edi Ramës për asgjë. Për vota në Kukës jo e jo.

Rezultati i qarkut të Kukësit është i fiksuar 2 me 1 dhe sikur të bësh nga një aeroport për çdo qytet në Qark, edhe sikur të mos lësh të kalojë asnjë veturë për në Kukës.

Nuk i vlen as për të shtuar votat në Durrës, apo Vlorë, pasi ata kanë hallet dhe prioritetet e tyre dhe jo ato të Kukësit.

Ai aeroport i shërben vetëm Kukësit, dhe Kosovës, për aq sa mund t’i shërbejë.

E vetmja gjë për të cilën i shërbeu sot ceremonia e përurimit Edi Ramës ishte diferenca me  PD-në në mënyrën se si e shikonin të dy palët këtë ngjarje.

Rama i kishte vënë vetes detyrë ta bënte humor, dhe t’i trajtonte pasagjerët e parë si kundërshtarë të tij që ai po i ndihmonte ta votonin kundër.

Është një mënyrë klasike për të thyer akujt e politikës, për ta bërë atë më civile, më bashkuese dhe më urbane.

Dhe bisedat e tij në avion, gallatat me “çunat e Londrës”, fotot me ta, ishin në një farë mënyre ajo që donte Rama nga e gjithë kjo ngjarje.

Në një farë mënyre u thoshte kundërshtarëve të vet që “nuk u kam armiq, dhe po bëj sa mundem për ju”.

Kaq nuk është pak për një politikan.

Nga ana tjetër reagimi i PD ishte nervoz dhe dukej sikur qeveria kishte bërë një komplot ndaj Kukësit, dhe Rama kishte sjellë votues nga Tepelena në Kukës.

PD e quante mashtrim  uljen e avionit pasi ai kishte bërë një ndalesë në Tiranë dhe kjo i kishte prishur “virgjërinë” përfytyrimit të PD, për udhëtimin direkt Londër- Kukës.

Nervozizmi që po bëhej gati aeroporti i Kukësit në fakt u pa dhjetë ditë më parë, kur u tentua bllokimi i Kullës së Rinasit deri më 25 Prill nga Ilir Meta, që ky avion të mos ulej në Kukës.

Të gjithë e dimë që është fluturim prove dhe do të ketë disa të tillë deri në kolaudimin e aeroportit. S’di pse ky duhet të jetë shqetësim i opozitës.

Por i gjithë ky budallallëk i PD për avionin në Kukës, mu duk më i vogël, kur pashë çfarë kishte deklaruar Lulzim Basha tek qëndrimi prej 5 minutësh në sheshin e bukur para Kalasë në Tepelenë.

Fjalë për fjalë u kishte thënë se “qeveria nuk ka bërë asgjë 8 vite për Tepelenën, dhe se do vinte ai ta zgjidhte këtë punë”. E thoshte këtë në një qytet, ku realisht qeveria e ka tepruar me investime, përmes një lloj diskriminimi pozitiv, që shkojnë rreth 70 milionë ero për katër vjet, dhe që i bie më i larti për frymë në Shqipëri për një qytet.

Unë mendova se ky do hidhte ndonjë lugë helm, e do thoshte që qeveria investon në bastionet e saj, dhe harron pjesën tjetër, por ai as e vrau mendjen fare, por tha që “këtu nuk është investuar asnjë lek për 8 vite”.

Tani merreni me mend çfarë sikleti kanë demokratët e Kukësit që Rama i bën me aeroport dhe i shoqëron në avion duke bërë gallatë me ta, kur dëgjojnë Lulin t’u thotë nuk po vini nga Londra.

Mendo dhe ata pak demokratë të Tepelenës, që duhet të brohorasin kur kryetari i tyre u thotë në sy që këtu nuk është investuar asnjë lek nga qeveria, mu në sheshin para Kalasë ku janë hedhur miliona.

Promovues më të mirë se Basha për investimet e Ramës nuk besoj se gjen. Sidomos një javë para zgjedhjeve.

 

 

 

 

21 komente në “Si Basha, i bën reklamë me zor avionit të Ramës në Kukës”

  1. Timi says:

    Aeroporti i Kukesit do bëhej i rëndësishem po të lidhej me rrugë. Mund të shërbejë nga Shkodra deri në Dibër, malësinë e madhe dhe gjysma e Kosovës dhe nji pjesë e Maqedonisë. Shpresoj në të ardhmen të bëhet. I shërben turizmit por edhe zonave malore ku shqiptarët janë të izoluar.

  2. Aq ja ka dhënë. says:

    Po nuk e bën me qëllim o Mero!
    Aq di!

  3. Tirona says:

    BASHA ESHTE NJE SKANDAL I VERTETE, NE FUSHATE D TIJ FLET VETEM BUDALLALLIQE, GENJESHTRA BOMBASTIKE.
    RAMA MERITON TE GJITHA MERITAT, KA INVESTUAR NE CDO QYTET KU PD E LA NE GJENDJE SKANDALOZE SHQIPERINE.
    RAMA FITON MANDATIN E TRETE ME 75 MANDATE.

  4. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Hahahahaha….fiks, absurde se si mund te mendosh te votosh Bashen (berrishbishen)..po keshtu e ka politika, ka dhe shume budallenj

  5. Aq says:

    o merro o kelysh i ramsit

    1. Sallam per Monen says:

      O Aq o kurve serbo-shpellare.

    2. xheJ. eN. Bi. says:

      Aq…
      Aq di aq thua…. O ti Aq-i, më mirë të jesh këlydhi i Ramës se sa muti Saliut që je ti….

    3. Klarida says:

      po ti ca je kelysh i sales,plehre

  6. arifi says:

    Lereni gjynaf i shkreti aq ka, aq di, aq thote…

  7. VETËVENDOSJE! says:

    Ja rrufshi bolet Albin Skenderbe Kurtit.

    1. Mondi says:

      Ku te le ti.Jo vetem ja rruan po ja mban ne goje tere diten .

  8. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Rezultati i Kukesit qenka fiksuar 2 me 1 thote Mero (!)
    Dhe Meros i kam besuar gjithmone qysh ahere kur deklaronte pareshtur se ;
    “Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin, atesine e Grigorit ja faturoi baba Kristaqit”

  9. Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu says:

    Nderkohe sot Rames pas Zaevit, i vjen nje ndihme nga vete Sander Vucic –
    Sandri nga Beogradi deklaron se Serbia me ne fund ka gjetur partnerin ne Tirane, Edi Ramen
    Sandri deklaron edhe se – PD e drejton Sali Berisha.
    Ja pra, Sander Vucicka thote ato qe thote Rama e aq sa do Rama.
    Dilni tani Rilindjote e therrisni – Rrofte Sander Vucic – se ashtu keni thirrur edhe Rrofte Edi Rama
    Ti Mero Bazja i pari.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Ja ta besh nje krahasim me Tepelenen, Gjirokastren, Saranden, Permetin, Beratin, Fierin, Lushnjen etj etj qytete. Nje shtepi 2 dhoma 1 guzhine 50mk mesatarja kushtonte 15-20 miljon leke ketu e 6-7 vite te shkuara ne Tepelene. I njejti cmim ne Gjirokaster dhe keto qyteteve qe lart permenda pervec Sarandades tek 25-30 miljon.. Shko tani e bli shtepi ne Tepelene dhe bli per 15-20 miljon leke dhe do blesh nje kolibe. Jo sepse ka kaluar kohe dhe cmimet rriten, por sepse ndryshimi urban i qyteteve brenda i ka bere apartamentet 3-fish me te shtrenjta. Shtepite e fshatrave verdalle Tepelenes dhe Gjirokastres ishin te abandonuara dhe i blije per 1-2 miljon leke. Shko bliji tani edhe gjysem te rrenuara po te jene sti jep kush dhe po ti dhane jane siper 30 miljon lekeve. Edi Rama i ka dhene nje boost shume te madh infrastruktures se qyteteve. Me shume nga cmendova qe do i jipte.. Shpresoj qe ai te fitoj dhe nje mandat qe te mbaroj disa gjera shume te rendesishme per infrastrukturen kombetare shqiptare.. Sepse po ja dhe ketij qesharaku, ai s’di ku fillojn e ku mbarojn projektet. Ai ngre dy gishtat lart, buzeqesh dhe dhender duke ecur..

    1. Ini says:

      Je mire o njeri a jo? Po ku ka njerez ne Tepelene o njeri! Qytet fantazem.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Juve te dy gishtave, vetem fantazma ju ka ngelur ne tru.. Kush iken, zevendesohet.. Mos i qaj hallin popullates se leviz me shifra Demokraci hesapi !!

  11. vëzhguesi says:

    E ke qarë z.Mero, si gjithmon me 5 yje⭐⭐⭐⭐⭐

  12. Vranakonti says:

    Si Luli ne Tepelene e beri dhe Fallxhorja Monika ne Fier,ku ne nje mbledhje me sipmatizantet e saj tha: Armando Subashi nuk ka bere asgje per Fierin.Kete e tha ne ate shesh te bukur te Fierit,qe kishte bere kaq investime Zoti Subashi.Pra,qoft Luli apo Baxhella Monik,jane fare budallenj dhe ata qe i rtethojn e i besojn, jane te dal nga fiqiri.Aerroporti Kukesit eshte nje vepre shume e rendesishme dhe nje dhurate e madhe nga Edi Rama per Kuksin dhe gjith krahinat e asaj zone deri te Kosova.

  13. Toni Montana says:

    O te dhjefdha Albin Kurtin une ty more shkerdhate.
    Basha eshte dordolec per te ruajtur aren me misra.
    Ilir floriri eshte kanceri i cdo gjeje.
    Rama eshte kryeministri qe i duhet Shqiperise edhe per nje mandat te 3 sepse e meriton.
    Hajde suksese te metejshme……

  14. fteri says:

    More Lazgush krahë shkruar ,
    ke lerë për të fluturuar ,
    rend e rend në hapësirë ,
    veri – jug .je ilirë,
    kalon male kalon fusha ,
    zbret në Kukësin e martijerizuar,
    fluturon në gjithë europën ,
    pa harruar dhe Vlorën ,
    je i shkathët ,nuk di përtim ,
    nga Ankaraja në Izmir ,
    mbledhë vaksina për covid ,
    të shpëtoi populli nga ky rrezik .

    Rend e rend në haspësirë ,
    krahët e tu shkëlqejnë si Dritë !
    kur dikush të shanë me nënë ,
    ti zemrimin e kthen në hënë !.

  15. redaktori says:

    Pasagjeret qe zbriten ne aeroportin e Kukesit…te hipur ne aeroportin e Rinasit!
    Plas gallata ne Kukes me rrenat e nje pushteti rrenacak Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje