Pse Ilir Meta i la rrugëve kontrollorët e Rinasit?

8 Prill 2021, 19:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Qeveria shqiptare arriti të vendosë kontrollin mbi Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit, pasi një ekip teknik prej 65 kontrollorësh, deklaruan brenda një dite “paaftësinë” e tyre për punë, për “shak të stresit”, një spekulim i nxitur politikisht, bazuar në praktikat formale të punës në atë institucion.

Lënia e punës prej tyre shkaktoi mbylljen e Aeroportit ndërkombëtar dhe vonesa që shkaktuan drama të mëdha tek qytetarët e vendit, biznesi dhe deri tek shëndeti publik, me vonesën e 100 mijë vaksinave, që priteshin të vinin dje.

Ilir Meta dhe Sali Berisha i dolën zot grevës së “kontrollorëve”, të cilët nga mbiemrat duket që janë një rrjet nepotik në shumicë e LSI dhe pjesa tjetër e PD, emëruar prej tyre në kohën që kanë qenë në pushtet.

Por strategjia për ta bllokuar duket se ka qenë e hershme. Prej disa muajsh kontrollorët kishin vendosur një komunikim formal me presidentin, për të justifikuar sulmin dy javë para zgjedhjeve.

Ata kishin takuar presidentin në fillim të marsit dhe ishin përgatitur që goditjen finale aeroportit t’ia jepnin për nevoja politike, në fushatë elektorale.

Vet presidenti, dy ditët e fundit ka qenë tërësisht i angazhuar me këtë problem, dhe dje, ndërsa Aeroporti i Rinasit u bllokua, ai shkoi në Vlorë të niste prej andej revolucionin, duke mbështetur kontrollorët dhe duke sulmuar Qeverinë.

Por përse sot, ai i la rrugëve dhe në burg kontrollorët, dhe bashkë me Sali Berishën, nuk po i dalin më zot revolucionit të nisur?

Arsyeja  e parë ishte reaksioni që ngjalli tek faktori ndërkombëtar ajo që po kurdiste Ilir Meta. Diplomatët perëndimorë në Tiranë identifikuan qartë Ilir Metën si organizator të kësaj historie.

Ambasada amerikane, e cila është e përfshirë në ethet e organizimit të stërvitjes së NATO-s dhe trupave amerikane më 26 prill në Shqipëri, nuk ka luksin të shikojë në Shqipëri, që Aeroporti i vetëm ndërkombëtar të jetë në duar të Ilir Metës, dhe nga ai të varet fati i një prej ngajrjeve më të madha në raportet Shqipëri- NATO.

Shfaqja  e ushtrisë shqiptare pranë kullës së vrojtimit në Rinas dhe identifikimi politik i problemit, nxorrën tërësisht jashtë loje bazën mbështetëse të këtij akti terrorist të presidentit Ilir Meta.

Të përdorur keq nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, kontrollorët tani janë braktisur të vetëm përballë prokurorëve, që kanë bërë tre ndalime dhe të tjerëve që janë nën hetim të lirë, për të zbardhur skemën politike të bllokimit të Rinasit.

Falë vetem pesë kontrollorëve që nuk ju bashkuan çmendurisë së Ilir Metës dhe ndihmës që Qeveria turke dha me kontrollorë të përkohshëm, për të mos bllokuar Aeroportin, sot Ilir Meta ka dalë zbuluar, pasi nuk ja doli të bllokonte Shqipërinë nga ajri, përmes celulës së LSI-së në Rinas dhe nga toka përmes Kosovës me Albin Kurtin.

Të parët që ai ka braktisur janë ushtarët që përdori, duke u përpjekur të rifaktorizohet tashmë si negociator mes tyre dhe Qeverisë, ndërkohë që është palë dhe një gjeneral i një ushtrie të kapitulluar, prej 65 vetësh.

“Stresimi” i 65 kontrollorëve brenda ditës, dhe çmendja e tyre në në të njëjtën kohë me Ilir Metën, është fakt i mjaftueshëm, që ata e kanë të përbashkët stresin dhe çmendurinë me Ilir Metën.

Por nuk e kanë nga avionët që ulen e ngrihen, por nga zgjedhjet që vijnë e shkojnë, e ata i humbasin.

38 komente në “Pse Ilir Meta i la rrugëve kontrollorët e Rinasit?”

  1. fatal division says:

    Ky eshte leximi dhe pershkrimi me i vertete i situates.
    Tema gazeta më e besueshme korreltje dhe e vertete në Boten mbare shqiptare.

    1. ÇUN VËRTETË NGA QYTETI........ says:

      Më shëron shpirtin o Mero Baze.
      Në këto ditë të turbullta, fjalët dhe artikujt që boton TEMA, janë ilaç, për zemrat dhe nervat tona të tendosura, nga hijenat e egërsuara, Sali Berishë e Ilir Metë, të cilët, konkurojnë midis vedit, se kush e kush, të jetë i parë, në luftën kunder qeverisë Rama e popullit Shqiptar, ndihmuar këta, nga agjenti filoSerb, Albin KURTI. (Rekrutuar nga sherbimi i fshehtë serb, kur ishte ne burg. E gjitha pastaj, është kombinacion agjenturor dhe vijë sjellje e këtijë sherbimi, me agjentin e tyre tepër aktiv, Albin KURTI).
      Mero Baze, ju falenderoj.

      1. Byrek byrek o usta Murat, Meta te vjedh e Sala te vret, o usta Murat says:

        Si thoshin kopuket? Jemi te pazevendesueshem! E une thashe qe ne nje glob ku jetojne 7 miliarde njerez, asnje smund te kete luksin te ndjehet i pazevendesueshem. Ceshtje propabiliteti e stadistikash, jo gje tjeter. Si thoshte Sotiraqi?
        – Jeta eshte arithmetike Olimbi!
        Cfare bene keta kopuket tashi? Shkuan pas te mbyturit. Arithmetike e thjeshte: I mbyturi te mbyt!!!
        Por arithmetika shkon edhe me tej. Shum me tej se ajo 7×7=42 e lulkes. Para 7 marsit ekonomia shtepiake e ketyre kopukeve kishte nje hyrje prej te pakten 2490$ ne muaj. Duke filluar qe sot, nje mut te madh. Pa llogaritur ndjekjen penale e ndonje gjobe qe mund te fluturoje. Paci fat o kopuker, se pas kesaj arithmetike qe perdoret, gjysma do ktheheni ne beqare, se ne fund te fundit, ca po i duheni me shtepise. Ju falet politikes BABALE!!!

        1. Byrek byrek o usta Murat, Meta te vjedh e Sala te vret, o usta Murat says:

          Nuk i la rrugeve o Mero vellai. I kishte mish per top qe ne fillim. Tjeter gje qe kontrolladoret se dinin. Tashi Meta e gjuajti topin po nuk i ndezi fitili se ja kishte lagur Edi Rama. Ca te beje Meta tashi?! Cobani Cepanit e ka fajin? Fajin e ka Edi Rama. Prandaj nuk pati as krisma!!!

      2. Vranakonti says:

        Cun,edhe une jam me mendimin tend.

      3. Tirona says:

        Z.Baze! Duhet ti kerkoni ministres Balluku te beje transparent para publikut me emer dhe mbiemer se kush nga kontrolloret e trafikut ajrore jane rikthyer per te vazhduar punen, nese jane rikthyer Ata qe para 24 oresh deklaruan me bindjen e tyre se nuk jane ne gjendje te punojne se jane te stresuar ka bere nje gabim shume te madh, sikur vetem nje incident i vogel verbal te ndodhi ne kullen e vrojtimit midis kontrollereve, sepse priten te kete perplasje midis tyre per situaten qe u krijua, Ministerja Balluku duhet te perballet me drejtesine se ka kryer nje veper penale.

    2. ?????? says:

      Shume mire qe u arrite qe Kesaj Qmendur te Ilir Metes dhe Sali Berishes ti vihet fre faminderit Amerikes i jemi borgjli gjith jeten

  2. Trotski says:

    Ma bukur nuk ka..Po duhet qe Shteti te veproje kunder ketyre talebaneve te Like Hajdutit dhe te Sali Kermes.Respekte Z.Baze.

    1. gjyshi says:

      Në Kosovë ka një fjalë të urtë: “ Më i keq shtisi, se basi” ( për sqarim: më përgjegjës nxitësi se kryrësi i veprës).
      Duhet hetuar me ngulm dhe të denohen me drejtësi maximale përgjgjegjësit…

    2. I drejti says:

      TE LUMTE PENA MERO. BASHKE ME BOLLINON DHE YZEIRIN JENI GAZETARET ME TE MIRE NE SHQIPERI.
      TUNG

  3. xhoxhi says:

    Sali Bersha dhe Ilir Meta e kanë ditët e numëruara.Gjithë opozitarët janë ngritur e bërtasin për ta hequr zvarë Ramën.Ata gabohen rëndë sepse Saliut ia vunë shkelmin amerikanët dhe europa dhe Ramën e ulën në atë karike po këta dhe që ta heqin Ramën nuk mund ta bëjnë po nuk vendosi Amerika dhe Europa.Po të ishte kriminel Rama si mendoni ju do e linin amerikanët dhe europa?Unë them jo.Pra çdo përpjekje që bëjnë plerat e opozitës nuk mund të heqin Ramën.Mmeta pothuajse është njeri kukëll se nuk e pjerth askush as në Shqipëri as jashtë.Më 26 prill Rama do jetë përsëri në atë karike.Unë çuditem si nuk reagon populli xhanëm.Rëmujën e bënë Meta dhe Berisha dhe njerzit rinë bëjnë sehir nuk i marin me dru.Si nuk kemi parë asnjë sulme me vezë apo domate për këta bashibozukë?Prandaj një faj të madh kemi edhe ne që flemë gjumë dhe këta bëjnë çtë duan.Pprokuroria po zbuloi se nxitës kanë qënë Meta e Berisha duhet të kërkojë arestimin e tyre dhe mos ketë frikë bile në këtë situtë cili prokuror të paktën do kërkojë arestimin e tyre do jetë hero o Shqipërisë..

  4. Cuku says:

    Mero fantastiku
    Ske çfare te shtosh me shume
    Te lumte dora dhe mendja

  5. Kinom says:

    Si qytetar si shqipetare syte dhe veshet I kam cdo dite tek drejtesia jone e re, per ngjarje me te fresket te bllokimit te aeroportit te Rinas it, cpo bene kur do vihen para pergjegjesite krimineli Sali dhe Mafiozi Ilir qe te shpetpj shqiperia dhe te qetesohet drejtesia nga keto terrorizma te dy vemjeve e qe po shkaterojne prej 30 vjetesh kete popull te shume vuajtur. Drejtesia nxito vepro

  6. Ilirjan says:

    Albin Kurti, larg duart nga Shqiperia!

    1. gjyshi says:

      Ilirjan,
      Albini nuk i largon duart po s’ia preve. Zoti ju ruajtë Ju të Shqipërisë se ne në Kosovë na mori lumi.
      Albini është i zoti të shpërlajë trurin e njerëzve të rendomtë( të paktën në Kosovë pati sukses)
      Mos e paçi fatin tonë…!

  7. Atdheu says:

    A me te lumte Mero.

  8. Aljen says:

    Mero kam nje pyetje qe po ta bej me respekt per njohjen e thelle qe ke. A ka sherbime informative shteti shqipetar dhe kujt i raportojne ata? Si ka mundesi qe gjenden gjithmone te pa pregatitura institucionet shqipetare? Ne vigjilje te stervitjes me te madhe te trupave amerikane ne shqiperi nuk ka kontroll ne te vetmin aeroport te vendit? Sherbimet ruse jane kembekryq ne Tirane. Presidenti eshte nje prej tyre. Ai do qe te faktorizohet kaq e thjeshte eshte……

  9. Filip Ndoci says:

    Pas 72 diteve te Komunes se Parisit, te vetmen gje qe ndryshoj Karl Marksi i madh ishte: Pas fitores se revolucionit duhej Thyer Aparati i vjeter shteteror, gabimi qe shkaktoi renjen e Komunes. Edi Rama qeveris me militantet e LSI dhe PD qe vec gomeret nuk e dine cfare objektivash kane. Mesimet qe u nxuaren pas rezimit te Komunes, jane universale.

  10. Me mire qe populli e mori vesht se kush jane keta plehra dhe ke perfaqesojne says:

    Usa do bej mire qe ata ushtaret qe do vijne,te mos i mare mbrapshte por ti ler ketu te pakten per 10 vjet derisa ky milet me ne krye shpellaret sali dhe kok tul meta,te behen njerez.
    Duhet edhe sistemi i drejtesis duhet te meret nga te huajt.
    Nje tufe rrugacesh bij te neobllokmeneve stresohen nga rroga 2500$ ,cfare duhet te presesh nga puntoret me 300$apo pensionistet me 150$.
    Keta plehra ish komunist si saliu e sigurimsat na cane trapin ne keto 30 vjet duke share nepotizmin dhe ish bllokmenet dhe vete jane bere sheik dhe gjithe fisi neper vendet kyce.
    Gjithe populli u stresua kur mori vesht se sa shume paguhen keta plehra te stresuar.

  11. Dora says:

    5 kontrolloret qe vazhduan punen nxirrni emrat se jan shembull i shqiptarit te mire.

  12. Pato says:

    Meros i rreshqet pena, jua njeh mire ADN. Mendoj se mund te thote me shume por i meshiron.

    Gjenerali i ushtrise… me 65 vete…! ?

  13. Realpolitika says:

    BRAVO E MADHE PER JU MERO!
    ANALIZE PERFEKTE.
    QENDRIMI JUAJ SHERBIM I MADH NDAJ KOMBIT …PER TI NXJERR LAKURIQ PARA POPULLIT HIENAT POLITIKE E KRIMINALE SI SALI BERISHA ETJ WE I PERGEDHEL SEDREN LIKE FLORIRIT ..QE PO I THERRET BURGUT.
    EDI RAMA E SHQIPERIA DO TRIUMFOJ.

  14. S- New York says:

    Berisha dhe Meta bene autogol.Nuk e pa ndehnin.
    Pa dashje I ngrejten prestigjin RAMES.
    STERVITJA E NATOS nuk eshte pa qelliim me dt.26 prill.!!!!!!!!!!!!!!!!!
    RECI I pret me pa durim.

    1. Tetovari2 says:

      Dashtë Zoti bëhet ashtu si thua ti ,nëse ndodh do të organizoj banket!

    2. Niko Shpiragu says:

      PO, ajo nuk eshte pa qellim. Por cili eshte qellimi i kesaj stervitjeje nuk e dim me siguri. Mund te jete ashtu si e ndjen dhe e deshironi ju dhe une ate deshiroj se jam me shumicen e njerezve si ju, por nuk jam i sigurte per kete. Mund te jete edhe per te ndihmuar ardhjen prap ne fujqi te Berishoviceve sepse perendimi e urren te majten dhe kudo atje eshte e djathta ne pushtet. Mos te jemi qorra dhe te gezojme para kohe se nuk i dihet se cfare mund te bejne bandat kriminele te Berishes dhe Metes te ndihmuara nga naziskinet e Albinit e Vjosa Osmanit diten e zgjedhjeve. Populli duhet te jete me mendje e sy te hapur se edhe stervitja e Perendimit ne kete kohe mund te jete per te ndihmuar keta hajdute dhe kriminele. Perendimi ka qene dhe eshte pro atyre gjithmone se me ata mund ta perdorin vendin tone si te doje. Mos harroni Fucikun: ” Njerez ju kam dashur: jini vigjilente.”

  15. I drejti says:

    TE LUMTE PENA MERO. BASHKE ME BOLLINON DHE YZEIRIN JENI GAZETARET ME TE MIRE NE SHQIPERI.
    TUNG

  16. Zani says:

    Mero me kujdes se po te del halla mashkull.Kontrolloret qenkan te terre tanet.Shikoi mire mbiemrat Ruci,Gjiknuri,Fino,Braho,mbesa e Xhafes e shume te tjere.Prandaj lere kete muhabet se ka mare ere.Haje me fitore.

  17. Dashnor Kozaj nr. tel 0039 333956 0490 . says:

    Mero , perse e fshin komentin tim ???? . Te njoh shume mire ne ……….. sferike …………… Mero fajin e kam vete qe lexoj shkrimet e tua ………

  18. Beni says:

    Arsyetim me llogjike dhe pa tifozllek

  19. Einstein says:

    O Mero. Po dilni hapur dreqi e mori! Hierarkia e
    puçit: Nr-1 Sali Berisha Regji dhe skenari
    Nr-2 Ilir Meta. Komandant grupi
    Nr-3 Bujar Leskaj. Ushtar I bindur
    Nr-4 Eldi Dervishi. Informator/ negociator
    Nr-5 SPAK & SHISH qe flejne gjum.

  20. Beli says:

    Deri më 25 janë edhe 16 ditë. Edi Rama duhet të përgatitet për lëvizjen e radhës nga dyshja BM.

  21. Amarda says:

    Je bere si Eduard Halimi me komisionin e veshit o Mero. Late nam.
    Si berisha ne 2011 me grushtin e shtetit. Cuditerisht kur e keni humbjen te dera filloni shperfytyroheni fiks si Saliu.
    Po pse mo kush do ta bente grushtin e shtetit kontrolloret qe jane te tere femije dhe niper e mbesa te pushtetareve te sotem? Keni 8 vjet qe keni albcontrol nen sundim ju te Ps. Kush do ta bente grushtin e shtetit per ilir meten? Çuni i gramozit me çunin e bashkim finos, cuni i paulin sterkajt, nipi i vali leskajt kontrollore dhe keta do benin grusht shteti per ilirin dhe berishen.
    Po sa keq e inskenuat kete mashtrim per te fituat kapital politik ne prag te zgjedhjeve. Po shyqyr qe s ju beson njeri se ishte gje e trashe shume.

  22. $ & € says:

    Te rrijme drejte e te flasim shtrembet, turp e faqja e zeze eshte, me falni, POR EDHE UNE I LASHE RRUGEVE KONTROLLORET E RINASIT. Por mendoi Ballukja per to e i strehoi perseri tek KULLA JO E BARIT. MOS TE LENTE ZOTI PA MIQ E DASHAMIRE.

  23. Qeveria e Halldup-Bashipozuk-Ballukeve says:

    Kontrolloret e Rinasit i detyroi te dilnin ne rruge qeveria Rama qe i pergjysmoi rrogat.
    Kontrolloreve (specialiste) Rama u pergjysmoi rrogat
    Administrates (socialiste) nuk u preku fare pagat.
    Dhe ne Administrate atje jane nga i biri Rucit Gramoz deri tek i biri i Finos ndjese paste, pra 100% Socialiste.
    Ja, ky ishte shkaku pse dolen ne greve Kontrolloret, donin rrogat aq sa thonin Kontratat e tyre, jo sa ka deshire Rama me Dallkauket dhe Balluket pas.
    Por Rama e qeveria tij Bashipozuk-Balluk e kuptuan mire forcen e greves qofte edhe 2 ditore te Kontrolloreve qe gjunjezuan nje qeveri Bashipozuk-Ballukesh me krahet e kryqezuar dhe e detyruan ti kthente ne pune me rrogat qe ka kontrata e punes tyre.

  24. Erjon says:

    tani eshte detyre e SPAK te futet ne loje dhe ti coje mbrapa hekurave organizatoret e ketij puci

  25. Populli says:

    Pensioniste more te shkrete te Shqiperise,

    ta gezoni shtesen e pensionit te Qeverise,

    qe pas 8 vitesh te nje Agjerimi te gjate,

    jua rriti pensionet ne kete muaj fushate,

    8 vite keni pritur dhe erdhi rritja ashiqare

    plot 300 leke te reja, sa nje pakete cigare!

  26. rexha 10 says:

    AMAN OOOO MERE ,PO NA THUA ,SE RREZIKE QE AIROPORTI I RINASIT E KA BLERE ILIRI ME BANDEN E TIJE PRESIDENCIALE.PO TI HYSHE ME THELLE , DUHET TE KETE EDHE FEMIJE TE TIPIT STERKAJ ,APO CA MBIEMRA TE TJERE NGA JUGU QE BEJNE PJESE NE KRAHUN TJETER TE KUALICIONIT.
    ILIRI E PATE ZAPTUAR AIROPORTIN QYSHE NE KOHEN E GEZIM RUCIT .NUKE E DI SE KA TE BEJE ME RUCIN E PARLAMENTIT GRAMOZIN ,TE SOTEM.PRANDAJE BJERI MAFIES SE PUSHTEVE NGA TE DYJA ANET E QEVERISE.APO KESHTU I DONE MUSHKA DRUTE ,DHE PO E GELLTISIM EDHE KESAJE HERE. PSE NUKE THUA HENGESHIN KOKEN E NJERI TJETERIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje