Ilir Meta sulmon SHBA-në, të dëgjojë Lulzim Basha!

3 Prill 2021, 18:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më shumë se një muaj më pare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësuan gjyqtarin Ardian Dvorani, ish- kreun e Emërimeve në Drejtësi, si një nga 12 personalitetet më të shquara në botë, në betejë kundër korrupsionit, në fund të një lufte të hapur politike që presidenti Ilir Meta i kishte shpallur atij, pas një fushatë fyerjesh e kërcënimesh për ta frikësuar.

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ishte një përgjigje pikërisht ndaj betejës së Ilir Metës kundër reformës në drejtësi, që SHBA e ka konsideruar ndërkohë dhe si një interes strategjik të SHBA.

Pas një heshtje një mujore, Ilir Meta në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, e ka përcaktuar betejën politike kundër Ardian Dvoranit, si objektiv elektoral. Bashkë me të, ai ka përfshirë nën akuzë “disa diplomatë të korruptuar” që mbështesin atë.

“Ardian Dvorani është dhunues i Kushtetutës dhe që në bashkëpunim me disa diplomate të korruptuar bëri atë që beri. Ardian Dvorani do shkojë në burg, nuk ka shpëtim”.

Kjo është deklarata që Ilir Meta bëri në ABC News dhe që shpjegon qartë se objektivi politik i opozitës dhe i atij personalisht, është beteja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këndvështrimin e tyre për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Në kulmin e betejës së tij me Ardian Dvoranin, ai në të vërtetë është paralajmëruar nga diplomatët amerikanë në Tiranë të ndërpresë betejën, se ndryshe do ‘të përballesh  me një përgjigje të hidhur’.

Por tani, siç duket qartë, ai e ka shpallur betejën me diplomatët që mbështesin Dvoranin dhe reformën në drejtësi, si jetike për opozitën, duke e marre parasysh edhe këtë rrezik.

Pra Ilir Meta është i vetmi që po kërkon hapur një votë kundër SHBA dhe reformës në drejtësi, duke premtuar se do të arrestojë atë që SHBA e ka shpallur si një nga 12 personalitetet më të shquara në botë, në betejën kundër korrupsionit në drejtësi.

Ky është një objektiv i guximshëm dhe i sinqertë. Ai në të vërtetë nuk ka asnjë perspective, nëse në këtë vend nuk anulohet reforma në drejtësi, nuk zhduket influenca amerikane mbi drejtësinë dhe nëse nuk arrestohen “agjentët e SHBA” në drejtësi, siç e percepton ai zotin Dvorani.

Nga ana tjetër, Ilir Meta është i sigurtë se shqiptarët në shumicë, përfshi dhe plot opozitarë, janë qartazi kundër këtij qëndrimi. Edhe vetë lideri formal i opozitës Lulzim Basha, ka premtuar se do t’i mbajë larg duart nga reforma në drejtësi.

Dalja hapur e Ilir Metës me këtë objektiv, nuk është një kërcënim për SHBA, se ato nuk para mërziten nga kërcënime të tilla. Ata janë të qartë sa e do Ilir Meta Dvoranin, sa e do reformën në drejtësi, dhe sa e do SHBA.

Ilir Meta është duke kërcënuar Lulzim Bashën, për t’i treguar atij, se taksa e aleancës me të, është pikërisht kjo betejë. Dhe Lulzim Basha bën sikur nuk e dëgjon. E vetmja gjë qe e shpëton deri me 25 prill.

15 komente në “Ilir Meta sulmon SHBA-në, të dëgjojë Lulzim Basha!”

  1. k says:

    Përballja me SHBA e fshatarit meta,është xhesti i dëshpëruar i një të pashpresi.
    Shpesh sorkadhet kur janë të rrethuara i turren një luani me shpresën e kotë që ai të zbrapset.
    Shba nuk zbrapset.Meta do hajë mut dhe do dorëzojë gjënë e vjedhur.

    1. xheJ. eB. Bi. says:

      κ….
      Po me sorkadhen vajta ma krahasove Ilir Metën, nuk gjete kafshë tjetër që t’i ngjajë I. Metës???
      Po ka kafshë sa të duash, që i ngjajnë I. Metës, psh. gomari, dhelpra, miu, shushunja etj.

  2. Kapeshi says:

    Tani dihet qarte qe n.q.s fiton opozita vendi do kaloje shume shpejt ne xhungel.Forcat reaksinore dhe mafioze me me ne krye Liken dhe Salehun do kthejne krimin, pasigurine dhe njerezit do qajne perseri “cna gjeti ne”.Votoni PD dhe LSI dhe bota do quaje shqiptaret ” me bisht”. Bishti tregon qe ne nuk dallojme dot te miren dhe te keqen.

  3. Skenderbegasi says:

    Andej nga jugu kane nje
    shprehje per kete “trimin” tone.
    Qeni lih e ujku pirth.

  4. qytetar says:

    Hajdutet nuk dorezohen !

  5. miu says:

    Akoma nuk e ka kuptuar qe Sali Berisha eshte kthyer si Arjan Qani dhe e ka futur ne loje “ujkun e Skraparit” qe ti paguaj te gjitha!Saliu eshte i regjur ne kete zanat ndaj me kete rast ai po i risherben ambasades “mike” qe me nje gure te vrase dy zogj!E para “ujku i Skraparit “ti paguaj te gjitha nen siglen “peshku i madh” dhe e dyta te rikthej vizen per ne SHBA per familjen.Elez Biberaj per kete punon dite e nate(anglezi qe takohej naten me Ramizin dhe Berishen ) ne presidence para se te shpartallohej shteti Shqipetar !

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,kjo që po bën Ilir “Muta”është një film i vjetër !!!
    Sadami,Kadafi,Bin Laden und co. janë munduar në të njëjtën mënyrë të mobilizojnë militantët e tyre,jo për të kërcënuar Amerikën,(do të ishte njëllojë sikur sardelja ti thoshte balenës,do të ha), por për t’ju dhënë zemër sejmenëve të tyre dhe vetes njëkohësisht.?

  7. ilir says:

    Ilir Meta do qe te kete shoqeri te nivelit te larte kur te shkoj ne burg!
    Nuk do qe ta pesoj si fatos Nano qe u lidh me njerez ordiner e dosido kur shkoi ne burg.
    Prandaj do ti coj keto figura ne burg qe te krijoj ambient te gatshem kur te shkoj.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Shpk-ja e Ilir Floririt … Do ngelet i vetem i shkreti mbas 25 Prillit duke kercenuar si dordolec “uraganin” e rradhes..

  9. C’i thote mendja ketij me keto kercemime , mos i duken Amerika me Europen , si roja i bashkise ne zyrat e komunales ?!!!
    Dhe atje u be trim , kur e pa qe ishte nje roje vetem me uniforme , dhe me vete kishte ca bashibozuke , dhe kryetar Saliun .

  10. Zeni says:

    Kete “president” qe kemi ne, mund ta quash fare mire Trumpi shqiptar, madje Trumpi i vertete as i afrohet ketij tonit! Trapi yne kerkon te imitoje Trumpin e madh, por edhe ky vajti ne te s’emes! Trapi yne ka nder mend, bashke me Salehin qe diten e numrimit te votave te sulmoje Komisionin Qendror te Votimeve, me pretekstin se po vidhen votat, njelloj sikurse beri Trumpi me mbeshtetesit e tij me 6 Janar, 2021! Dhe Like Floriri me Doktor mortjen i bejne keto gjera!
    Ky pyesin keta per Ameriken, Evropen, shqiptaret!Te shikojme!

  11. Zef nikolli says:

    Urojmë që shqiptarët të kenë sy e veshë dhe të kuptojnë se ka ardhur koha të distancohen më në fund nga këta pseudopolitikanë të inkriminuar që të shpëtojmë njëherë e mirë.

  12. Laku says:

    DHE SALIU SKA LENE AMBASADOR AMERIKAN PA SHARE DHE TRAPIN I KANE RRUAJTUR MERO DJALI,DHE RAMIU YT SHAU PRESIDENTIN E AMERIKES DHE AKOMA BEN SI GJEL LEGENI.APO JO,TE TJERAT QE THUA JANE DENGELA TEPELENE QE AS TERMET PECI NUK TI BESON ME.

    1. Popull says:

      Drejtësia vonon por nuk harron, populli jonë me besimin te Zoti dhe me aleat SHBA & BE do ja dalin të bëjn drejtësi PËR TË ARDHMEN E FËMIJEVE DHE TË NJË SHQIPËRIE TË VLERAVE DHE TË PUNËS SË NDERSHME E TË BEGATË!

  13. Lulzim says:

    Ilir Meta , ti nuk je presidenti im ! Ti , je i çmendur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje