Nga Mero Baze
Komisioneri shtetëror për zgjedhjet prezantoi sot një fletë votimi të pazakontë për nga përmasat dhe komplikimi për të votuar, si një vendim të tij, pasi Komisioni Rregullator ja la atij si kompetencë.
Mbi gjysëm metri e gjatë dhe me një dizajn të ngatërruar, fleta e votimit është tërësisht në kundërshtim me frymën e Kodit Elektoral, i cili shprehet që fleta e votimit duhet të jetë e thjeshtë dhe e qartë për t’u kuptuar nga votuesi.
Mbrojtëse e këtij varianti të fletës së votimit, që të përfshijë emrat e kandidatëve në fletë, është Partia Demokratike, por për ironi të fatit, ajo e ka ankimuar vendimin se “nuk e do për së gjeri, por për së gjati”.
Partia Socialiste e ka ankimuar po ashtu vendimin, por për një çështje thelbësore, duke kërkuar një fletë votimi të thjeshtë dhe të qartë për votuesin, duke përdorur numrat e kandidatëve në fletë dhe emrat e tyre ndërkohë mund të afishohen në dhomën e fshehtë të qendrës së votimit.
Por problemi është më i gjerë se kaq.
Ankimimet dhe vendimet në kufirin kritik të rrezikimit të zgjedhjeve, kanë nevojë për shpjegime, nëse janë strategji apo paaftësi.
Fjala vjen, tipi i fletës së votimit mund të ishte konsumuar si debat edhe tre javë më parë, qyshkurse u rregjistruan partitë, pasi nuk prishte asgjë.
Numri i kandidatëve nuk ka të bëjë me tipin e fletës së votimit, nëse do të jenë me numra, ose me emra. Nëse kjo çështje do ishte zgjidhur, tani nuk do hynim në një faze kritike, për të kapur datën e zgjedhjeve.
Po aq tinzar është ankimi i Partisë Demokratike për logon e “Bindjes Demokratike”, se ka ngjashmëri në logo me PD-në.
“Bindja Demokratike” ka dy vjet që është krijuar, e ka atë logo të deklaruar në gjykatë, e ka pasur në vende publike, ka marrë pjesë me të në zgjedhje dhe aq më tepër, është rregjistruar në zgjedhje prej një muaji.
Ankimimi në minutat e fundit nga PD, përveçse është i padrejtë, është dhe tinzar, pasi kërkon, ose të shkelë me këmbë një parti të vogël përmes kryekomisionerit, duke i hequr logon e rregjistruar në Gjykatë, ose të zgjasë procesin e ankimimit të saj, me qëllim që të sabotojë ditën e zgjedhjeve.
Ankimet e sotme janë çështje që mund të ishin konsumuar qysh ditën e pare të nisjes së fushatës zyrtare, si nga Komisioneri i Zgjedhjeve, ashtu dhe nga PD në rastin e logos së “Bindjes Demokratike”.
Për këtë shkak, nëse kjo nuk është paaftësi e KQZ, ngjan më shumë si një plan për të bërë lëmsh ditën e zgjedhjeve, se sa si një proces, ku palët kërkojnë të drejtat e tyre.
Mero dihet qe po perdoren te gjitha format per te krijuar konfuzion,se e dine qe nuk i fitojne dot zgjedhjet.Deri ne diten e votimit do te shohim lloj lloj marifetesh.Kjo humbje i shkaterron jo vetem politikisht por edhe ekonomiksht,ndaj thone eshte lufte per ekzistence(kuptohet me shume per udheheqjen,per zullumet qe kane bere)Militantet me te zjarrte jane ata qe kane humbur nga pushteti privilegjet.Ndaj ne mitingje shikoni ata dhe familjaret e tyre.
Ne ore miqe na ka zene halli
Flete votomit si defter bakalli
Keta nuk kane mend ne koke
Te shikojne si veprohet ne bote
*
Sjemi te paret ne kete dynja
Le te shikojme si votojne ata
Ne cdo gje ketu e bejme pazar
Kush pjesen me te mire te mare
*
Gjerat behen dhe me thjesht
Por ata duhet te kene vullnet
Te gjithe lufte qorce per partin
E duan rezultatin ne tavoline
*
Ne komisjon te kishim dy coban
Me mire ata do tja kishin dale
Se keta qe na hiqen me shkolle
Me shume gjerat po i ngatrojne
*
Se duke u sjell si besnik partie
Po i bejne dem ksaj demokracie
Beni nje ligje per tridhjet vjet
Dhe jo ndryshime per pushtet
*
Edhe se kemi mbi tridhjet vjet
Ne akoma nuk bejme dote shtet
Dhe kjo vjen dhe nga marezia
Qe perfshihet gjithe shoqeria
*
Shikoni ne kohe pandemie
Cfare po i behet ksaj shoqerie
Nga qe atyre spo ju del hesapi
Po i cojne njerzit tek kasapi
*
Ne te gjithe duhet ta dime mire
Qe na duan vetem per nje dite
Dhe votimet te kene mbaruar
Gjumashet kane per te na haruar
Po clodheni kot duke u munduar te mbushni mendjen vetes qe fitin rama. Me kete kod zgjedhor nqs del 48 %sa doli ne 2017 PS merr 65 deputete.
Por nuk merr dot as 48 sepse eshte konsumi i kater vite te tmerrshme qeverisjeje me timon ne dore shto dhe pandemine dhe termetin dhe hajt se folim.
Rest in peace
Mero djali,sa mirë do ishte,po të ishin gjêrat bardh e zi.
Fakt është,që jo e vetëm opozita,por e gjithë klasa politike shqiptare,e përsërisë e gjithë klasa politike shqiptare ka frikë.
Kanë frikë nga e vërteta, kanë frikë nga zullumet që kanë bërë dhe nga funksionimi i ligjit.
Kjo është arësyeja e vërtetë,që nuk bëhet asgjë ashtu siç duhet.
Fakt është gjithashtu që nuk ka alternativë tjetër, përveç maxhorancës në fuqi,me gjithë të metat e sajë.
Gjithçka tjetër do të ishte fatkeqësi kombëtare, me përmasa biblike !!!
Kthimi i fashizmit berishist në pushtet do ta katapultonte shoqërinë shqiptare në mesjetë !!!
PS:Jemi të dënuar të zgjedhim të keqen më të vogël.
Të rrimë shtrembër,po të flassim drejtë,maxhorsnca ka bërë punë.?
E pam te gjithe kete lloje flete votimi dhe nuk eshte as e thjeshte,as e kuptuesjme por shume e ngaterruar dhe vertete kjo do t’a beje lemsh diten e votimit.Njerzit do ngaterrohen dhe nuk do votojn dot ate subjekt apo kandidat qe duan.Eshte shume e ngaterruar.Prandaj KQZ ka pergjegjesi per kete gje.
Turp me te madh nuka ka per keta perfaqesus te PD qe gjithnje krijojne insituata, pe perfitime politike, pamvaresisht demit qe i sjellin shoqeris shqiptare.
Lini cdo teori revolucjonare qe propozon PD, sepse keshtu ja do interesi i saj, pamvaresisht nga demi qe i shkaktohet shoqers ne teresi.
Zbatoni listen e thjesht dhe te qarte te vellezerve tane Kosovare. Mbasi listat i kan bere te thjeshta dhe te kuptushme per cdo qytetar , pamvaresisht nga niveli kulturor, pranaj dhe rezultatin e kane nxjere per 24 0re.
PO cfare pret nga bish burri i gruas qe ishte ne makine me Kol Olldashin naten me shi qe uaksidentua ne krrabe1
Te votosh PD me gjithe horrat e tyre perreth eshte ta kthesh perseri Shqiperine permbys e ta mbash kokeposhte. Te mos e kuptosh kete eshte fatalitet per te gjithe, te majte e te djathte. Keta te fundit kane perfituar nga qeverisja Rama shume me shume se nga qeverisjet e tjera. Ecja perpara eshte shpetimi i te gjitheve.
Cili do qofte varianti qe do zgjidhet, carcaf do dali fleta e votimit nga permasat, ndaj KQZ – ja te marre masat per 3 fishimin e sasise te kutive te votimit.
Te drejte keni zoti Mero Baze,por nga banda e UDB-ashit Berisha cfare nuk presim? Kjo eshte nje hollesire ne planet e tyre strategjike per te permbysur gjithcka pozitive behet ne kete vend;per te sabotuar zgjedhjet e nxjerrjen e rezultateve e per te krijuar incidente para e pas zgjedhore.Mos te harrojme se kemi dhe me nderin president qe “do i kape per veshi “nderkombetaret dhe cdo dite e ne cdo emision kercenon e shantazhon jo vetem Edi Ramen por dhe amerikanet,Gjermanet e te gjithe vendet europiane se me demek po tentojne te sabotojne shqiperine dhe shkelin kushtetuten e vendit,duke ja hequr nga te ndenjurat ku e ka vene ky gangster rruge=president prej kaq kohesh dhe sa here vete ne banjo i heq dhe nga nje flete se helbete!Te fala SPAKUT TE KRAJES E PP TE OLSIANIT ZOTI MERO!Dergoju ndonje mesazh se ja kane futur gjumit per shtate pale qejfe dhe dosja e Izet Haxhise i eshte lene ne dore kamikazit Lazer Sallaku te SHQUPIT!
Rama te dale e te njohe humbjen e ti ngjaje Saliut te 2013? Kurren e kurres, do preferojme te kopjoje Donald Trump ne 2020!
Ohu, Partia Punes mbajti pushtet 45 vjet me Tallona dhe premtimin e vajtjes ne Socializmin fitimtar, mos tentoje edhe Timonieri yne te mbaje 45 vite pushtet me qyfyre dhe imazhin e Rilindjes gjithmone ne horizont.
Mero ne e dime qe je nje skuth dhe komplet i paafte si nje gazetar i vetequajtur. Ti as qe nuk di te shkruash nje shrim ashtu siç duhet duke iu permbajtur rregullave te drejteshkrimit dhe te struktures se tekstit. I ndan fjatite duke krijuar paragrafe te pakuptimte dhe ne kundershtim me rregullin e te shkruajturit. Pa folur per rremujen e mendoimeve te tua qe duken shume lehte ne shkrimet e tua. Kjo eshte tipike per provoncialel por duan te duken sikur jane te qyteterua vetem se jetojne ne qytet. Ajo qe eshte akoma me e keqe, ti si provincial qe je dhe nuk u qyteterove ndonjehere ke shume pika te perbashketa me katundarin tjeter Patozin. Ti nuk le mundesi pa i krijuar atij hapesire per shkrimet e tij paçavure dhe te tipikt katundar, si puna jote. Me keq akoma ti i ke dhene edhe nje vend ne kete faqe qe te besh mbeshtetje per publikimin e organizates se tipik katundar qe e quajne Partia “Bindja Demokratike” qe eshte bindje katundaresh sepse ata as e kuptojne se çfare eshte demokracia. Ti dhe tipa si Patozi jeni ata qe e keni mbeshtetur Berishen edhe ne ditet me te erreta te Shqiperise dhe tani da dilni si te moderuar dhe na jepni mesime per demokracine. “Lufta” ne mes PD-se dhe “Bindjes Demokratike” eshte nje lufte ne mes rrugaçeve dhe bandave te tyre dhe nuk ka te beje me njerezit normale. Ti je i merzitur se po behet kjo lufte?!
Mero shko e merr mesime nga Carlo Bollino se si shkruhet gjuha shqipe edhe si mund te shkruhet nje tekst me rregullat e duhura!
Mero, behu nje here i paanshem e shkruaj pa tendence: Populli nuk duk duhet te votoje numrat rendore te percaktuar mga kryekaret e partive, por emrin e deputetit qe do, dhe ky emer duhet te jete ne fleten e votimit., kaq e thjeshte eshte !!
Dy gra te moshuara njera ne Berat e tjetra ne Tirane kane vdekur perkatesisht 1 dhe 2 dite pasi kane marre vaksinen kineze Sinovac!
VAKSINODROMI ne shesh eshte zbrazur !