Është lutje, të mos e vrasë babai

23 Mars 2021, 20:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha është përpjekur t’i kujtojë Sali Berishës, se ka refuzuar këshillat të “vrasë babain” e tij politik Sali Berisha, edhe pse sipas tij, ka pas plot të tilla, publike apo private.

Në të vërtetë, ka pas plot këshilla publike, jo se dikush ka inat Berishën, apo ka qejf Bashën, por se një politikan pas tetë vitesh në krye të një partie të madhe, duhet ta udhëheqë vetë atë, dhe jo me babën në krye të qoshes.

Nuk po flasim për trashëgiminë e babës, që në këtë rast është e keqe. Ka pas “baballarë” partish që kanë shkëlqyer dhe kanë bërë histori, si Helmut Koli, Zhak Shiraku, Margaret Theçer e të tjerë, por Merkeli, Makron apo Xhon Mejxher, që i pasuan, bënë historinë e tyre.

Por Lulzim Basha nuk ka paraysh këto modele suksesi. Në koshiencën e tij, ai e shikon ftesën për të “vrarë babin”, si një ftesë për të vrarë një trashëgimi të keqe, si një dënim për Sali Berishën, si një njollosje të tij, dhe po e përdor këtë si një rast për t’i dëshmuar Berishës, se nuk ka dashur ta “vrasë” atë në ditët e tij të këqija, ndaj dhe ai nuk duhet ta “vrasë” pas 25 prillit, në ditët e këqija të Lulzim Bashës.

Pra debati që ky hap për “kompleksin e Edipit”, që ka të bëjë me vrasjen e babait të keq, në fakt nënkupton të kundërtën, mëshirë për të mos u vrarë nga babai i keq më 26 prill.

Dhe kjo kuptohet lehtë nga argumentet që përdor, për të cilat ka bërë kujdes të jenë të gjitha të pavërteta.

E para, kur ai merr si shembull partitë e djathta europiane, që nuk e  “vrasin babain” politik, bëhet qesharak. Mjafton të shikosh për këtë historinë e Helmut Kol, Zhak Shirak, Margaret Theçer, biles dhe në Greqi, ku trashëgimia e Micotaqis u hodh në erë nga pasuesi i tij Antonis Samaras, dhe e kupton sa pak është lodhur të gjejë ndonjë argument, ai që ja ka shkruar librin.

Por ti e kupton që Lulzim Basha nuk po kërkon shembuj se si të bëhet politikan i pavarur, por po kërkon mëshirë prej “babës”, kur  tenton të krahasojë fatin e Fatos Nanos me atë Sali Berishës.

D.m.th ai e konsideron fyerje për Fatos Nanon, që Edi Rama ka bërë partinë e tij dhe i ka dhënë partisë identitetin e tij, dhe e quan meritë të PD-së, që ky nuk e ka prekur trashëgiminë e Sali Berishës dhe e ka atë në krye të qoshes.

Fatos Nano është i pari lider politik në Shqipëri që e ka “vrarë babain”, nëse mund të quhet kështu.

Dhe çfarë babai se!

Ai është themeluesi i Partisë Socialiste shqiptare, që i duhej të vriste trashëgiminë më të rëndë politike të Shqipërisë, atë të Partisë së Punës, dhe duhet të nxirrte jashtë Byronë Politike dhe Ramiz Alinë.

E bëri pa ju trembur syri, duke paguar një çmim të shtrenjtë si lider opozite, një burgosje politike dhe poshtërim personal nga Sali Berisha, si përndjekës i tij.

Nga ana tjetër, ai e vrau përfundimisht Partinë e Punës në vitin 1999, kur e rifitoi partinë në thuajse të vetmen garë të vërtetë politike në Shqipëri, pas vitit 1990. Për të mos thënë e para dhe e fundit.

Dhe si i tillë, ai e la realisht karrierën tek Partia Socialiste më 2005 kur humbi, dhe nuk kërkoi e as i shkonte në mendje të diktonte Edi Ramën.

Por Basha, duke qenë se ka qenë emigrant deri më 2005, ndoshta nuk e di këtë histori. Ajo që ai kërkon t’i thotë tani Sali Berishës, është se i ka qëndruar besnik dhe ai duhet të ketë mëshirë të mos e heqë më 26 prill, kur të humbasë. Sidomos pas deklaratave të Ilir Metës, se do jetë lider i ri I opozitës.

Pra nuk bëhet fjalë për “kompleksin e Edipit”, vrasjen e babait të keq nga i biri, por por frikën që ka i biri se mund të vritet nga “babai” i zemëruar me të.

20 komente në “Është lutje, të mos e vrasë babai”

  1. Ladi says:

    Si gjithmone i kthjellet, i perpikte, dhe shume i sakte.

  2. Loku says:

    Baballaret politik qe permend Helmut Kol, Zhak Shirak, Margaret Theçer nuk kan pasur dosje per “bijt e tyre politik “ siç i ka Berisha per Lulin , ata nuk kane pasur as Kuliçaj apo Dollap qe te fusin plumbin ne vesh prandaj i kan vrare por ky k..ri Lul nuk vret dot nje pule e jo me Saliun politikisht !!!!

  3. Tani - Fier says:

    Z.Baze nuk vritet ai qe te jep dhurata.
    Z.Basha e mori dhurat PD dhe nuk mund ta refuzoj kshillat e Plakut dhe te qenurit e tije ne kry te PD

  4. #Thetruth says:

    ….sa keq me.vjen Mero qe duhet te lexoni nje ‘liber’
    Te tille…ja u qaj hallin …vetem ta mendosh e te perzihet e le me ta ….. fjale me reale ska per kete …
    ….ky personazh grotesk eshte nje njeri I neveritshem …mjere so vend cfare ka per alternative…

    Please shqipetare VOTONI me mendje e zemer…#PS12 ..#osotokurr

  5. Edhe une e pyse veten kush eshte Lulzim Basha?? Nje here behet me agresive se vete Berisha dhe Meta nje here tjeret behet ose te pakte na shitet me Evropjane se Merkel kush eshte Lulzim Basha??? Mua me duket njeri pa shtylle korrizore says:

    Lulzim Basha eshte njeri pa shtylle korrizore pa as lloje parimi a po ide KY e di veten te zgjume se eshte mashtruse dhe shkone nga te fryne era ky i her i lutet Berishes nje Metes dhe Nje Rames . Por ne funde as vet nuk e Ka iden se Qfare Ben a po Qfare done ky done veq qe te vije ne pushtet por si se Ka iden Nje here behet me agresive se vete Berisha dhe Meta duke djegur mandatet duke mos marre pjese ne zgjedhjet a po duke gjujtur kryministrine me molotove… Dhe nje here Ben si Evropjane dhe perdimore dhe une shume here e pyse veten kush eshte Basha??? Evropjane a po djali i Berishes dhe Metes???

  6. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte babane e Hajro Cinit says:

    Akoma me Salen ne …

    1. Imigranti says:

      Z. Mero: kompleksi i Edipit nuk ka te beje me cilesimin babai i “keq”. Si koncept filozofik ai ka te beje me incestin djale – nene.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha nuk eshte kryetar i PD-se,por Administrator i saj !

  8. Tepelensi says:

    Ky ate akoma se ka kuptuar
    Prandaj partin e ka renuar
    Lulzim su bere njehere i pare
    Prandaj tatepjeten e ke mare
    *
    Babaj politik eshte fajtor si ti
    Qe kure te dha dhurat ate parti
    Se ai llogarit i kishte bere mire
    Nga te paktit qe do i rije servile
    *
    Ti babane nuk e mbrone dote
    Ai eshte i zhytur kamb e koke
    Ska nevoje qe ta vrasesh ti
    E ka mare persiper ligji i ri
    *
    E vetmja ndihme qe mund te mare
    Te therasi ne gjyqe deshmimtare
    Dhe atje mund te mereni vesh
    Gjithesecili per bythen e vete
    *
    Me vizionin tend dhe shume histori
    E kini bere hane pa porta ate parti
    Si lypsare ju pa gjithe dhe bota
    Mblodhet te gjithe pemet pa kokra
    *
    Lulzim mos na fli shume gjume
    Vere nje cik ate radake ne pune
    Po u vjene shume verdall Iliri
    Nuk i ka mbaruar akomi floriri
    *
    Hapi syte te bjesh me ndere
    Nga dritarja kane per te nxjer
    Mos na fole per baban politik
    Blidhi plackat ngrehu dhe ik
    *
    Dhe po thane per te bere remuj
    Tregoje veten se je bere bure
    Per ckane ber dhe ske vepruar
    Ke qene i vogel dhe si ke kuptuar

  9. Opozita e djallit,,, says:

    Mut babaj dhe me mut i biri por mut me mut/muti eshte iliri,,,
    Riciklimi i ketyre palacove eshte nje varr qe e pret Shqiperine e 2021,,,
    Shqipetaret duhet te pine te gjithe ujin e detit qe ta marrin vesh qe eshte i kripur,,,

  10. Basha eshte i EMERUAR ne krye te PD ,nuk eshte i ZGJEDHUR , dhe kjo qe thote i shkreti as qe ka ndodhur e as qe mendohet te ndodhe , se nuk ka as nje shpjegim llogjik qe i EMERUARI te shkarkoje EMERTESEN !

  11. nje qytetar says:

    Lulzim Basha ne listen per deputet ka vetem Sali Berishen pa dishepuj pas. As Topall as Patoz as Bode. Ne ate liste Saliu nuk ka asnje dishepull. Dhe Saliun nuk e ka degju njeri te thote nje fjale kunder Jozefina Topallit qe nga mengjezi ne darke mallkon Lulzim Bashen. As kunder Patozit, perkundrazi!
    Sali Berisha ka thene se ato nuk duheshin hequr nga PD (nga ku i hoqi Basha, jo Saliu)
    Lulzim Basha e ka vrare pra politikisht Sali Berishen, packa se nga Edi Rama e deri tek Mero Baze nuk duan kurrsesi ta pranojne, sepse pa ate te Saliut ne goje bohen memece.

  12. Realpolitika says:

    MERO, JE I MADH.
    TE LUMTE MENDJA DHE PENA.

  13. pordhi kali ne dere ... says:

    Eh mor Mero djali,nuk na the nje llaf,per kete hata,qe vijon:
    Shoqja Kim vazhdon ti qepet ´´kryekriminelit´´Tom Doshi,dhe vazhdon te mos nxjerre nje cicerime per kryeengjejt Sali,luli,medi etj,qe permbysen me bina vlerat ne kete vend.
    Kesaj i thone Dhit-mokraci,ne forme mullari!

  14. Ramalluku i Surrelit says:

    Edi Rama si gjeli maje plehut na u mburr –
    “Vaksinat ruse nuk do ti marrim neve kurr”
    por pastaj si shpesh e shpesh here ky djal,
    e lepiu ate qe tha, e futi bishtin nder shal,

    nuk eshte hera pare qe Rama mburret kot,
    e pastaj mbetet me bajge ne goj porsi idiot,
    u mburr pra me pare kjo mendje e ndritur,
    se gazetarin e BILD per shpifje e kish paditur,
    vetem se rrena ato kembet te shkurtera i ka,
    shpejt u zbulu se fare padi nuk kish e nuk ka,
    eshte mesuar Rama te peshtyje e te lepij plot,
    eshte ne ADN e tij te lepije traplliqet qe thot !

  15. aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,për hir të së vërtetës, Basha është pasqyra e shoqërisë shqiptare sotë.
    Për nga lloji ai është ekzemplar,biles duhet ruajtur,në mos i duhet ngritur një model në muzeun
    e Madam Tysso,(natyrisht prej dylli)
    Lulja e Bashajve mishëron të gjitha ato virtyte që shoqëria shqiptare sotë manifeston:
    Hipokrizinë,shtirjen,inorancën,fodullëkun e shartuar me injorancë,analfabetizmin dhe në fund fare
    sharlatanizmin.
    Sharlatan(marë nga Google)njeri që nuk di asgjë,por bën sikur i di të gjitha.
    Këtu është katandisur shoqëria shqiptare sot,fal kësajë elite të “kristal-izuar” me bekimin
    e Brek’skisha-as, dhe materializuar ,në shumë aspekte.
    Kur dëgjon atë shprehjen,ta dija se ishte shkolla e lartë kaqë e lehtë,
    do kisha bërë dhe të mesmen, e para që të bie ndër mend është fytyra petullaqe e Lules.
    PS: Po presim akoma që Lulja të na paraqesi fakte që e ka marë diplomën në Utrecht,
    se deri tani kemi parë vetëm vërtetimin që është rregjistruar !!!!
    Për-para,derra-PD.
    Ah,se për pakë harrova,kur të bëhet Lulja kryeministër,byreku do shpallet aset kombëtar!!!!!
    Ka edhe diçka tjetër interesante, Lulja po mundohet të na bindi edhe me ambjentalizmin e tijë,
    ka ndër mend të fusi fluturat në Parlament !!!!

  16. nishanlliu qe nuk ka nishan says:

    Z MERO te gjithe shqiptaret e dine se lulushi eshte kukulla e pinokut dhe pa mare pelqimin e tij ai nuk vete as ne hale dhe e bene ne breke po nuk mori miratimin e tij dhe jo me taas ne ender nuk ta imagjinoi kete sepe pinoku e ka partin e tij te dhuruar nga babai mejeher mbledhe partin dhe lulushin e shkarkon me ceremoni.

  17. Kozmo says:

    Sa do te pergjerohet LULI BASHA, Berisha po e ka vendosur qe ta largoj, LULI do te dali jashte LOJE.

  18. Jorgo says:

    :babie” i tij politik ka vrare per t’i lene karrigen ketij.. Si mendon ti: ka kellqe ky te beje vrasje politike ndaj dikujt qe ka deshmuar me dhjetra here qe per interes vret kedo qe i prish planet e veta? Me vjen keq po ne kete rast, me duket argument naiv ky Mero

  19. qytetar says:

    …fatkeqesi kombetare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje