Një libër që forcon portretin fallco të Lulzim Bashës

22 Mars 2021, 20:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Botimi i një libri autobiografik nga një politikan është një lajm i mirë. Akoma më i mirë është kur këtë e bën një politikan që pretendon të jetë kryeministër, siç është rasti i Lulzim Bashës.

Edhe pse për publikun ai nuk është një i panjohur, që presin t’i lexojmë biografinë për ta njohur, libri vlen për të kuptuar sa i vërtetë dhe sa fallco është autori i librit. Dhe në rastin e Lulzim Bashës, kjo është një çështje identitare.

Problemi më i madh që ai ka deri tani si politikan, është konsiderimi si politikan fallco dhe një libër i tij mund të ishte një sfidë për t’u përballur me këtë defekt të madh të tij.

Por gjërat duket se kanë nisur keq qysh në fillim, kur Lulzim Basha ka vënë veten si autor të librit në një kopertinë që duket si e bërë te foto Skënderbeu. Shumica  e politikanëve në botë, nuk e kanë për turp që biografitë t’ua shkruajnë gazetarë apo shkrimtarë. E rëndësishme është që të jenë të vërtetë.

Bob Woodward, gazetari legjendar amerikan ka shkruar thuajse shumicën e biografive të presidentëve dhe sekretarëve të Shtetit këto 20 vitet e fundit. Askush prej tyre nuk e ka kompleks ta deklarojë këtë dhe ta shkruajë në kopertinë.

Në rastin e Bashës problemi është dyfish, se ai është përpjekur të gjejë një shkrimtare të patalentuar që t’i ngjajë atij.

Lulzim Basha nuk ka faj që nuk është i talentuar si publicist, apo shkrimtar. Nuk është kusht kjo gjë që të bëhesh politikan.

Por i kompleksuar nga Edi Rama, që e ka zanat të parë të shkruarin, ai shkon e bëhet dhe më artificial se sa duket kur lexon deklaratat e shtypit me letër para.

Edi Rama vjen nga publicistika dhe shkrimet në politikë. Ai është një publicist i talentuar dhe ka një raport kulturor të provueshëm me fjalën e shkruar dhe gazetarinë politike.

Për të konkurruar me kryeministrin Edi Rama, nuk është e thënë të fillosh të konkurrosh me publicistin Edi Rama, se atij nuk ja dalim dot as ne që e kemi zanat. Më mirë është ta sulmosh tek ndonjë pikë e dobët.

Lulzim Basha ka 16 vjet në politikë dhe ligjërimi i tij publik, përjashto gafat pa fund, është mediokër, pa ngjyrë, pa emocion, dhe nuk të lë asgjë në mendje.

Pas 16 vjetësh ne presim që ai të ketë ndonjë ide se si do bëhet kryeministër, jo si do bëhet gazetar. Se me atë libër që ka bërë, se merr njeri në punë as tek gazeta “55”.

Problemi i dytë i madh që i hap vetes Basha me këtë libër, është të qenit i pasinqertë në pikat më kyçe të jetës së tij private dhe politike.

Fjala vjen, ky ka nisur librin me një skenë shabllon për vitet tetëdhjetë në Shqipëri, kur thotë që dëgjova për herë të parë Zërin e Amerikës me dajën dhe nga e gjithë ajo gjë mbante mend vetëm zërin e Elez Biberajt.

Elez Biberaj e dimë të gjithë që punon tek “Zëri i Amerikës”, dhe kjo nuk provon që e ke dëgjuar më 1984. Ajo që provon që e ke dëgjuar më 1984, është ajo çfarë ke dëgjuar. Po Luli këtë nuk e mban mend.

Nuk mban mend as më 1989 kur ra Muri i Berlinit, se çfarë ka thënë në klasë për këtë gjë, por mban mend që ishte shqetësuese. Problemi është se shokët e klasës janë gallë dhe e dinë që s’ka thënë asgjë. Ndaj, nëse nuk i mban mend, edhe mund të mos i shkruash.

Se fakti që Elez Biberaj punonte tek “Zëri i Amerikës” dhe që ka rënë Muri i Berlinit më 1989, e dinë të gjithë, por jo të gjithë këta që e dinë kanë qenë disidentë.

Më tej ai ka shmangur rastin të na tregojë kush e futi kamerier në kafenenë më të sigurtë të Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, kafen e Aeroportit në Rinasit, pra në kafenenë ku kishte më shumë oficerë sigurimi, se sa klientë, dhe ku duhet të rekrutoheshe, para se të punësoheshe.

Kjo do ishte vërtet sfiduese për të na mbushur mendjen se dhe njerëz që Sigurimi i punësonte qysh 16 vjeç, mund të ishin antikomunistë.

Po ashtu, do të ishte intriguese të na tregonte pse qau Aurela më 1992 kur fitoi PD. E vërteta është se familja e saj nga Rexhini i Kurveleshit, është familje enveriste dhe ata kishin mbërritur në Tiranë falë lidhjeve të forta me regjimin komunist. Është normale që ajo ka qarë humbjen e pushtetit.

Kompleksi i Bashës për të vizatuar një familje enveriste, si familje demokratësh, vetëm se ai është martuar aty, e bën atë edhe më të pavërtetë. Është shumë më simpatike ta vizatosh vjehrrin ashtu siç e ke pasur, enverist, pasi ky nuk është problemi yt, se sa ta vizatosh demokrat, meqënëse të duhet i tillë tani.

Xhaxhain e vjehrrit e ka arrestuar Sali Berisha me Bashkim Gazideden më 1996, si kryetar të Partisë Komuniste në ilegalitet. Edhe këtë dramë të familjes së vjehrrit mund ta përshkruante, apo punën e vjehrrës si krye arkëtare e VEFA-s, meqë e kishte dajë Vehbi Alimuçën.

Do të ishte po ashtu dinjitoze të tregonte se si i ka siguruar paratë e shkollimit, si ka qenë garant Sali Berisha për rekomandimet për sponsorizime, si është financuar nga Sorosi dhe bamirësi Bernard Cohen, si është shkatërruar raporti me të, dhe çfarë ka bërë me shkollën që e ka nisur më 1993 dhe e ka mbaruar më 2005. Edhe Flamur Noka e ka mbaruar më shpejt.

Nuk dua të zgjatem më tej tek pasiguritë e tij për të na treguar Lulzim Bashën fallco, por tek stërmundimi për të na treguar një Lulzim që nuk e mban mend as vetë.

Por mbi të gjitha, ajo që të bën përshtypje është lehtësia me të cilën ai ka vizatuar opozitën e tij tetë vjeçare, ku e nis me “shqetësimin” për ligjin e shërbimit civil, e vazhdon me rrahjen e  Strazimirit dhe e mbaron me ligjin e dekriminalizimit.

Në fakt, momenti për të kuptuar demokratët, nëse ky është lider i vërtetë i PD-së, apo është Sali Berisha, janë vendimet e mëdha që shkatërruan opozitën.

Demokratët duan të dinë nëse marrëveshja e tij me Edi Ramën më 2017 kundër LSI, ishte vendim personal apo i konsultuar me Berishën.

Demokratët duan të dinë nëse vendimi për të përjashtuar enturazhin politik të PD-së në 2017, nga i cili humbi 240 mijë vota, ishte i tij apo i Berishës.

Demokratët duan të dinë nëse vendimi për të djegur mandatet, që po i garanton Edi Ramës mandatin e tretë, ishte i tij, apo i Berishës.

Demokratët duan të dinë nëse vendimi për të bojkotuar zgjedhjet lokale më 2019, ishte i tij apo i Berishës.

Nëse kanë qenë të Berishës, ky mund të bëjë një heroizëm e të tregojë që ishte i pafuqishëm dhe të betohet që tani e tutje do ndryshojë.

Edhe Luan Rama i LSI-së, pati guxim të kërkojë ndjesë për djegien e mandateve dhe tha “ishte vendim i Monikës, jo i Metës”. Ky bën një libër dhe hesht.

Nëse kanë qenë vendime të tij, atëhere ky duhet të pranojë gabimet e jetës që ka bërë në politikë dhe libri është në kohën e duhur, për të treguar kujtime si pensionist, por jo për të vazhduar më tej.

Pra ky libër ishte një shans që Lulzim Basha të luftonte armikun më të madh të jetës së tij politike, që është fallciteti.

Ai në fakt e ka thelluar atë dhe më tej, me gënjeshtra, improvizime dhe shpikje faktesh, që bëhen dhe më të lehta kur t’i shkruajnë të tjerët.

Është pak a shumë si në ato spotet që prodhon grupi i tij i PR-së, herë duke gatuar, herë duke bërë pazar me teta Verën e here duke i lexuar vajzës librin e gabuar për moshën.

Me sa duket ky njeri ka vendosur të konkurrojë si politikani më fallco në skenën politike. Problemi është se nuk ka me kë konkurron, se të tjerët, Rama, Berisha, Meta etj, mund të jenë të mirë apo të këqinj, të çmendur apo normalë, por janë të vërtetë.

Ky duhet të presë të shfaqet dhe një tjetër kaq fallco si ai, e pastaj të hyjë në garë. Këta të vërtetë e fshijnë, me gjithë kusuret që kanë.

40 komente në “Një libër që forcon portretin fallco të Lulzim Bashës”

  1. Trebeshina says:

    Nuk ja vlen te shkrush per Bashen, eshte bere boze,e vetmja merit e tij eshte qe ka ate grua qe ka, e beri me pushtet dhe para, me paret e poullit te grabitur nga Vehbi Alimuca, daja i vjerres se Lulit.

    1. Ky njeri ne ket liber duket tamane si kalame ne te vertet siq eshte says:

      Jami i sigurte se edhe nje krye Plak lagje do ta kishte shkrue me mire dhe nuk do kishte Qen kaq fallco dhe mashtruse ky duket tamane si kalame.

    2. Asllani says:

      Basha Ky shkret femij Mbeti
      Legen

  2. Tnt says:

    Shume bukur, edhe pse pa e lexuar keto gjera pritesh te lexosh nga shkrimtari Lulzim Basha qe doli nga Kuvendi per te shkruar Liber

    1. arqile says:

      Me mirenjeriut te dalesh nga parlamenti se sa ti lepihesh njeriut qe ska shtylle kurizore si mero baze .

  3. Tepelensi says:

    Mero po i ha hakun lulezimit.Sa here ai e ka ngateruar tabelen e shumezimit,kur eshte ne berat flete per lushnjen,per studentet qe kane te ardhura 640 milion do pergjysmoj tarifen,diten e zgjedhjeve espostoje ne 25qershor,
    Basha i është referuar vargut në poezinë “Fjalët e qiririt” të rilindasit Naim Frashëri “… që t’u ap pakëzë dritë, natënë t’ua bënj ditë”, por duket ngatërruar konceptin. Zakonisht gafat më epike të Bashës kanë të bëjnë me shifra, por nuk mungojnë lapsuset dhe gafat e rënda edhe në fusha të tjera, duke konfirmuar mungesë të theksuar njohurish, por në disa raste edhe përpjekje për të manipuluar opinionin publik. Po cilat janë gafat më epike të Lulzim Bashës? 7 x 7 = 42, humbëm 8 vite në këto 4 vite, 6 në 4 biznese dalin me humbje, flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1944, ulja e çmimit të dritave me 300 lekë për litër, janë vetëm disa nga ‘perlat’ e Lulzim Bashës.

    -Do ngremë bursën e energjisë (ajo u themelua në tetor të 2020)
    3 shkurt 2021
    -Angazhohem të siguroj tekste shkollore të reja falas për 350 mijë nxënës. (Librat janë falas prej 5 vitesh).
    1 janar 2021
    -Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin (Maqedonia e Veriut e nisi vaksinimin në 17 shkurt)
    8 dhjetor 2020
    -Shqipëria ka shënuar 8 vite të humbura gjatë këtyre 4 viteve.
    28 nëntor 2020
    -Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944. (Data e saktë 28 nëntor 1443).
    19 nëntor 2020
    -Nga akuzat ndaj meje dëmtohen 3 milionë shqiptarë në Shqipëri, plus 5 milionë në Kosovë, dhe 7 milionë shqiptarë të tjerë në gjithë botën.
    2 nëntor 2020
    -25 qershori data e çlirimit plagëve (zgjedhjet janë në 25 prill).
    2 nëntor 2020
    -Për ata (studentë) që vijnë me të ardhura mbi 640 milionë lekë do tu përgjysmohet tarifa.
    12 tetor 2020
    -6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim.
    8 gusht 2019
    1 hektar x 5 = 950 hektarë.
    6 shkurt 2019
    -Do ulim çmimin e dritave me 300 lekë për litër.
    25 nëntor 2018
    -1 cm rrugë do kushtojë 2000 euro. (Me këtë çmim, 2 km bëjnë 400 milionë euro, shumëzuar me 30 m gjerësinë e unazës, i bie 12 miliardë euro, gati sa 10 herë rruga e kombit).
    30 nëntor 2017
    -Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 bëjnë 42. 49 + 36 bëjnë 95.
    -Ndaj le të angazhohemi bashkarisht, kudo që të ndodheni, ta bëjmë ditën natë. Dhe mbasi e provoje dhe sja doli pardje vendosi qe tq beje diten erresire .
    Lulzim Basha eshte me origjinali ne budallallekun e vete

  4. Z. Mero. mos ja prej inicistiven lilushkes se ka marre revansh se shpejti do shkruajme ndonje Roman fantastikoshkencor, shqupi dhe babalet. sot dhe e ardhmja e tyre.

  5. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Kryeministri D’Rama eshte nje idjot i lindur,i shkojn pas vetem idjotet,ata qe kan interesa dhe disa socialiste naive brezi i vjeter.Lexojeni!
    Edvin D’Rama:”Pa llogaritur pastaj,që bashkë me këta është dhe,është dhe njëëë..(kërkon emrin e saj por nuk e verifikon dot se kush është ) ambasadore ktuuu eeeee..Monës dheeee.. eee Lilos.Një ambasadore që vjenëëë drejtpërdrejt nuk e di se ku dhe kërkon votat këtu në Durrës.(Në gjendje haluçinante dhe konfuzion te plotë bën pauzë sepse nuk gjen dot fjalët për te vazhduar monologun).Si mundet të të të diskutohet kjo?Si mundet të diskutohet që kjo është një fyerje,kjo është një tallje,kjo është nje marje për për për për për për….. pëër budallenj ee dursakëve duke i afruar ktë milet,ktë milet që ështëëë,që do mbaj poshtë tavolinës së….. ”
    https://www.youtube.com/watch?v=Un7d9S8Z0Ss
    Takimi elektoral i Ramës ne Durrës.Monologu më i famshëm në historinë botrore,monologu i “Ciceronit të rilindjes” Edvin D’Rama,që intimidon nje person qe nuk e njeh fare,kandidate Nr 1 në listën LSI-s në Durrës, Elona Guri. 19.03.2021

    1. Zigur Qarri says:

      E ku ka me idoit se ti mor adash koktrashi, vazhdo ne perroin tend psiqik por vec dem i sjell partickes se shqupisave qe ti e ke per zemer.

      1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

        Hahaha..doli zagari qe me ndjek pas prej tre Vitesh,bastardi qe ka turp nga indetiteti i vet,dobiçi i ferres,muti poshte kepuces time,qënia e depersonilizuar qe ve ne dyshim Atesinë e tij duke vjedhur indetietin tim!
        Ik ore jashqitje!

        1. xheJ eN Bi says:

          Zigur Qarri….
          Haahaaa o Zigur , mirë që të ka marë emrin dhe nuk të ka marë dhe karaktetin, se ajo do ishte fatkeqësi.

          1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

            Mu ngjit nje mut poshte kepuces.Vazhdon zanatin e zagarit xhej eN Bi,mut poshte kepuces time!
            Ik ore jashqitje.

            1. xheJ eN Bi says:

              O Zike….
              Kishte të drejtë turkofago, po ne nuk e besonim. Ke një cule vetëm me një vrimë dhe një avaz. Po mëso o derrëzi dhe dy fjalë më shumë se nuk të kushton gjë. 0

  6. Shqipe-Etnike says:

    Respekt Mero..por ajo qe do te Shtoja eshte:”Vepra Madhore” e Lulezim Bashes a na shkruan dhe shtjellon dicka nga Jeta Studentore??Dhe nga Jeta, dhe Bemat ne Kosoven e Djegur nga Serbet???????Eshte Rastesi qe Grupi i Studenteve te Bashes qe Studjonin ne Hollande te GJendeshin dhe Punesohen ne UNMIK-KOsove???Apo u “Rekomandua” nga Dikush…dhe Lulezim Basha si Arriti te Behej edhe i Besuari i Prokurori Amerikane apo i Besuar i Serbeve me nnje Zyre “Private” ne Mitrovicen e Veriut….ku kjo ishte edhe nje Zone e Rrezikshme..dhe Lulezim Basha “Heroi” duhet te na Shtjelloj apo Tregoj ndonje Aksident me Serbet e Mitrovices Veriore…apo duket se Basha-Lulezim KIshte nje “Status Specjlae” per ne Veriun e Kosoves dhe Gezonte Mbrojtjen e paanshme te Serbeve..KJo duket e Pranushme, per “Patriotin” Basha….qe na u be Miljoner ne KOsove…dhe si??

    1. Dajaku says:

      Po për fazllicin që e pagëzoi në martës a e ka zënë në gojë?

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Konfucio ka thënë,kopja nderon orgjinalin,Mero djali.
    E parë në ktë këndvështrim,ai që fiton është Edi Rama.
    Kjo që po mundohen të bëjnë këta demo-karët , është njëlloj sikur të mundohesh ti mbushësh mendjen një eskimezi,që ai ka nevojë për një frigorifer.(Pa marë parasysh – 60 gradë atje ku ata jetojnë)
    Me fjalë të tjera mundohen të pompojmë një
    figurë qesharake si fenomen.
    Lulja e Bashajve mund të përkufizohet me pak fjalë:
    Tredimensionale kompjuter animacion,
    shkurt, hologram.?

  8. Draper dhe Cekan says:

    Ky Borati i PD e Ben boratin e anglise te duket amator ne show mashtrime matematike biologji histori gjeografi etc
    Nuk e kam lexuar librin por per shitjen e detit cfare thote?
    Kush dha urdher sali berisha apo edi Rama
    Likja apo tit vasili?
    Dikush duhet te mbaje pergjegjesi por jo keta mbrojne njeri tjetrin
    Mezi pres 25 prillin te mesojme sa Borata ka gjithe shqiperia
    Djali saliut do te mare ekonomine ne dore
    Larg qofte ajo dite

  9. Me pelqejne komentet e Zigur Qarrit dhe Tepelensit ne vecanti, por edhe te te tjereve, pro e kunder, pasi jane shprehje te fjales se lire.
    Analiza e Z.Baze e mrekullueshme, nje leksion akademik qe duhet ta lexpje Z.Basha i pari. Ju flm!

  10. Tami says:

    Shkrim brilant, pene e forte, mendje e kthjellet.
    Analize perfekte per te ashtuquajturin shkrimtar Basha. Ky me te vertet eshte s’keni pare gje akoma, c’do na shohin syte dhe degjojne veshet per kandidatin per KM.
    Respekt z.Mero

  11. Stravaj says:

    Bravo Mero ke bere nje shkrim te shkelqyer. E ke zberthyer deri ne detaje karakterin prej kllouni te L Bashes. Te lumte pena.

  12. mergim tari says:

    E vetmja gje e keqe qe ka sjell me kete liber eshte harxhimi kot i letres.
    I ben dem mjedisit, I ben dem shpenzimit te letres, por edhe mund te harxhoje kohen e budallenjve qe do te guxonin te lexonin genjeshtrat e nje torollaku.

  13. Udbashi i vogel says:

    Po pse lodheni me te.se nuk ja vlen.ky nga qe flen gjume shume.shef dhe endrra shume.kur zgjohet.per nje kohe te gjate e ka te veshtire te orientohet.ama po u orientu.ky te ben namin.te gjitha jane te tijat.po mos u merzitni per te.tani qe nesoi kete zanat.ky do konkuroi dhe Pim Ceken

  14. Genti says:

    I ke qi robte Mero mos shkruaj me per nje muaj.Je brilant

  15. DIAMANTI says:

    Një trajtim i shkëlqyer z.Baze.
    Ky është realiteti për “yllin në ngjitje” të me nder politikanit Lulzim Basha, ose personazhi “zotëria 3 G”.
    Gjumë, Gënjeshtra, Gafa.

  16. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Mero Baze:”..Edi Rama ..e ka zanat të parë të shkruarin…”!Rama paska zanat të parë të shkruarin;po pikturën e ka zanat të dytë?!!!
    Maj 2017 Edvin D’Rama ekspozon ne Bienalen e Venecias (pasi pagoi më parë 500 mije euro),”pikturat”e tij qe u vleresuan nga kritiket e artit Alexxa Gotthardt dhe Scott Indrisek,si eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.Piktura eshte zanati i Edvin D’Rames,dhe ne zanatin e tij,ne pikture,ai eshte nje hiç,ne politike mafioz,ne publicistikë nje idjot pevers.Ah po,se per pak desh harrova kryevepren e letersise shqiptare te shkruar nga zanatçiu Edvin D’Rama ,“Ina, Ina, hiqi brekët”, qe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro propozoi që futej ne perdorim ne Shkollat 9 vjeçare. https://www.youtube.com/watch?v=Un7d9S8Z0Ss

  17. Sul Korriku says:

    Basha po vdes nga marrazi te konkuroje Ramen, per fatin e tij te keq, ne “fushat” qe Rama i ka per zemer. Por fati i tij i keq eshte qe Rama ka shume “fusha”.
    Tashti une po vdes nga marazi ta shof Bashen ta konkuroje Ramen dhe ne vizatime apo pikture. Mos u habisni; do te dale se shpejti.
    Nderkohe perlat e ketij shkrimi jane prekjet tangente qe ju behen pesonasheve te tjere (sepse karikatura e Bashes ka filluar te behet me e lehte)

  18. shqip says:

    Thënia më brilante e artikullit ;”Edhe Flamur Noka e ka mbaruar më shpejt”. I referohet shkollës. Ka një fakt rrëqethës në lidhje me këtë në Shqup. Duket sikur përparësi kanë teveqelet,më pak të diturit . Të ketë një lidhje për analogji të rastit ? Kujtoni këtu emërimet nga kllasa, nga baza. Deri në biro, e deri në dikastere. Saliut nuk I interesojnë njerëzit e ditur. I ka sulmuar gjithmonë, madje i ka përzënë nga partia. Fakti që mban një idiot në krye të partisë, bëhet me qëllimin e vetëm, që njerëzit të kujtojnë vetëm Saliun si udhëheqës legen*ar.

  19. dhembeli says:

    Po c’ben keshtu o Mero!?
    Po lere tjetrin te shesi ca kopje libri, te pakten te nxjerri shpenzimet, pa lere fitimin!
    Na preve hovin per t’a lexuar, me kete kritiken tende!
    Megjithate, te falenderojme ,…se na kurseve kohen , …mundet te lexojme ndo nje gje tjeter .

  20. Meri says:

    Shkrim i bukur shume. Kam qesh me lot.

  21. no censure please ! says:

    Ky koment eshte ne forme proteste kunder botuesit Mero Baze dikur flamurtar epik i 21 janarit 2011 dhe sot e shohim me kolovarsen e shtypit famekeq shqiptar qe per kete kriminel perpiqen te gjejne anekdotat e Devilulit
    .
    Troc muhabeti:
    .
    Lulzim Xhelal Basha eshte ministri brendeshem vrases ne 21 janar 2011 dhe i mbrojtur hapur nga berishistet e Washingtonit ku kryesori eshte Elez Serbiberaj sic njihet ndryshe Berisha Amerikes..
    .
    Biles per faj te Elezeve dhe Kendezeve, Deviluli ne vend te ishte ne burg sot tall dhe poshtron viktimat e tij me hallatet e Rames , rrocken e Kimit pse jo dhe me karavlen e Meros
    .

    Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
    Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 29 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL

    Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
    “Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
    Duke e lidhur me zhvillimet e sotme nuk e di ai qendroni akoma atyre akuzave apo keni ndryshuar.
    Ne qofte se keni ndryshuar mendim duhet ti kerkoni falje shqiptareve se i keni mashtruar per 8 vjet me rradhe dhe Prokuroria shqiptare por dhe ajo amerikane duhet t’ju marrin te pandehur se keni akuzuar jo vetem qitetarin Basha por dhe “amerikanin” me origjine serbo-boshnjake Damir Fazllic
    Ne qofte se NUK keni ndryshuar mendim duhet te demaskoni mazhorancen dhe ambasaden amarikane qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare
    ……………………
    Ne vend te mbylljes;
    .Duke qene se njoh shume mire “horoskopin parazgjedhor” te miqve tane euroamerikane qe bejne ligjin ( populli voton -ambasadori mengperveshur numeron) ka shume gjasa qe ne bashkpunim me Rame Kurbanin 2 dhe Kimin me menge te perveshura apo poture te ulura kete prill do fitoje Rama me 1 vote por nga rinumerimi me Kimezerira do fitoje humbesi Lul
    .
    Dhe largqofte nese ndodh nje gje e tille kjo jo vetem do jete dhurata mr r mitr qe po i ben Amerika Putinit dhe Vucicit por dhe ngadhenjim i Enver Hoxhes qe vete amerikanet po i shkruajne FREE pjesen e dyte te librit “Rreziku serbiberishian per Shqiperine”
    .
    Titulli i sakte sipas Meros se 21 janarit 2011 duhej te ishte:
    “”Nje liber fallco qe nuk mbulon Krimet e ketij Xhaferr Deve Junior”” qe per fat te keq eshte yll ne qitje i Arvizuse apo”Friend” i donald Lu-lit apo Kimes
    .
    Duke qene zoti Mero nje antienverist i vijes pare dhe nje nga akuzat tuaja per ate kohe ishte censurimi fjales lire….nese nuk e boton te garantoj se je me i keq se “diktatori”

    Keqardhje !

  22. Nadir says:

    Si perfundim Basha nje politikan qe nuk eshte i suksesshem si shkrimtar dhe Rama nje piktor e shkrimtar qe deshtoi si politikan.Shume e sakte.Ne sot na duhet Basha si politikan dhe ta kethejme ne studion e piktorit Ramen.

  23. TNT says:

    Lulzim Basha eshte i semure, nuk rri dot pa genjyer, e ke pershkruar 100% ashtu sic eshte. Ky ka nje problem te madh, ketij i duken njerezit si Zef Deda qe mund te tallet gjithe diten, ky eshte i mbaruar …

  24. qytetar says:

    Lulit bravo i qofte derisa ka Shqiptare budallenj !
    Urime Lulke !

  25. Tani - Fier says:

    Bravo z.Baze
    Kur ra muri i Berlinit na erdhen ne klase dhe na dhane nje deklarate per ta firmosur “Nese jemi darkor me bashkimin e dy gjermanive”
    Kjo te jepte iden sikurse e gjithe politika botrore varej nga nxensit e shkollave 8 vjecare ne Shqiperi. Nuk besoj se Z.Basha ka shkruar jam pro bashkimit te dy gjermanive, sepse do e thoshte kete ne librin e tij.
    Kjo eshte mese e verte kur Z.Basha mabron fjalimin nuk te mbetet asgje ne mendje. Dhe nuk kam degjuar ndonjehet te thone “E DEGJOVE CA THA Z.BASHA”

  26. Futja says:

    Faktet qëndrojnë të gjitha.
    Gjuha mund të ishte pak më e kuruar, por gjithsesi faktet janë kokëforta.
    Bravo wë na i kujtove.

  27. Badera says:

    O Mero, po Ramen na e bere edhe shkrimtar dhe publicist tani?

    Mos ja qr tani o burr?

    Edhe lepirja ka nje kufi o vlla.

    Rama eshte shkrimtat dhe publicist as sa gjysma e psedo talentit te tij ne pikture.

    Rames ka 12 vite qe fjalimet dhe facebookun ja pergatit dhe kontrollon Fuga.

  28. Turi says:

    Po sikur, sikur thjesht boton nje liber dhe ben sikur, sikur e shet, e shet (ndoshta pas kesaj zhurme edhe i shet disa) dhe pastaj deklaron (Justifikon) disa te ardhura shume thjesht pa sforco ndersa ju i qani hallin dhe kerkoni ti gjeni gabimet e dobesite….. dhe ai me vete thote “prisni se do botoj dhe tjetrin”

  29. 007 says:

    Rama,Berisha , Meta jane te vertet; shkruan ; Bazja he ! e+ Bashen ; keta te 4 jane hajdut . me perjashtu Raman , jane kriminel ; keto kane zane rranje demek me drejtu shtetin ;keta me i shkul me fadrom e me i zhduke pas malit te dajtit; aty ku Like floriri flitet se ka zhduk njerez; hajdut qe bani marrveshj ; dhe ruani aleancen , REVOLTE MBARE POPULLORE.

  30. Mero djali, shërbeji të vërtetës po ta mbajti... says:

    Mero!
    Lëri këto, janë fjalë boshe. Asnjë vlerë nuk mund të ketë libri “i Bashës”, aq më pak pastaj shkrimi yt këtu për këtë libër. Me këto që thua mund të kontribuosh me disa vota për PS, por për atë që është më e rëndësishme, për të vërtetën, nuk kontribuon aspak. Dua të them, ta mban pjesa e mbrapëme e trupit të investigosh dhe shkruash, se kush është ai që në hije kujdeset për ecurinë politike të Bashës dhe që ja ka lënë amanet këtë përkujdesje Berishës? Sepse, Berisha, i cili nuk ka as kohë dhe nge të njihet me baxhanakun, çuditërisht gjen kohë për të njohur shoqen e Bashës, në atë kohë të dy në moshë fëminore!
    Janë interesante për publikun të mësojë arsyet pse Berisha dekoron Metën dhe Majkon dhe këta kur e desh puna, rezultuan të dy kryeministra. Po ashtu, porosi e kujt mund të jetë Lulëzim Basha, që e bënë kaq të detyruar Sali Berishën për ta ruajtur dhe justifikuar në çdo hap këtë vogëlush të përjetshëm politik, i cili në çdo gjë që bënë, vetëm gabon? Ke nisur disa rreshta për fillimin e punës së Bashës në një vënd ku më shumë kish spiunë të sigurimit se punonjës. Ja pra, këtu është fillimi, këto janë hapat e tij të parë të vërtetë. Dhe nëse ti në çdo shkrim nuk harron të vësh në dukje mungesën e vërtetësisë së Bashës për çdo gjë, kurrë nuk vë në dukje se ky njeri është produkt i botës së fshehtë i cili e ka detyrim të mos jetë i vërtetë. Duket se këtu fshihet lepuri, ndaj jepi po ta mbajti….

    1. Badera says:

      Po ta bej une pyetjen: Kush eshte kjo bote e fshehte dhe kush ja ka lene amanet Bashen , Berishes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje