Ruhuni nga Vuçiq, kur të sillet si perëndimor!

20 Mars 2021, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në Kosovë, por dhe në Shqipëri, ka shpërthyer një garë patriotizmi se kush duhet të dënojë më parë gjestin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili për hallet e veta të brendshme, duhet të shfaqet si patriot para serbëve këtë muaj.

Me simbolin e shtetit serb mbi hartën e Kosovës, ai do të tregojë atë që serbët e thonë me zë të lartë dhe në çdo vend pa hezitim, që sipas tyre “Kosova është Serbi”. Ka që prej shekullit të shtatë që e thonë. Është aq i vjetër ky mit dhe aq e konsumuar kjo histori, sa ja dimë të gjithë fundin më 1999.

Tani na ngelet të shqetësohemi për profilin e presidentit të Serbisë, pse i është kthyer huqeve të vjetra.

I pari që reagoi ndaj Vuçiqit në Shqipëri ishte Ditmir Bushati, i cili me këtë rast ri-nxorri për të disatën herë mllefin që ai ka, pse e hoqën nga ministër të Jashtëm dhe e zëvendësuan me një djalë nga Kosova. A thua se ky e do Kosovën më shumë se një djalë i saj.

Këtë gjest vazhdon e quan vepër të Serbisë, dhe për këtë ka shpikur fabulën se ky mbrojti kufijtë që do të shkëmbeheshin mes Serbisë dhe Kosovës. Po të mos ishte ky, d.m.th, SHBA, Vuçiq, Thaçi¸ por dhe Edi Rama me heshtjen e tij dhe Baton Haxhiu me protagonizmin e tij, do na kishin bërë gjëmën.

Kështu ndodh rëndom kur inati bëhet më i rëndë se pesha e trupit që ke, dhe pastaj lundron në detin e inatit tënd.

Por nga ana tjetër, të gjithë e dimë që ja kemi besuar Kosovën dhe kufijtë e saj SHBA-së, dhe jo Ditmirit, për të mbrojtur Kosovën nga SHBA. Sidoqftë ai nuk do të kishte shumë rëndësi në spërkatjen me helm të kësaj histerie, sikur nga pas tij, të mos reagonte Pandeli Majko dhe Edi Rama, edhe këta për t’i “treguar” vendin Vuçiqit, i cili kushedi sa do jetë çuditur me këtë valë protestash që ka zgjuar në Shqipëri dhe Kosovë, që aq shumë i nevojitet.

Është fiks ajo që ai kërkon të korrë në Serbi, një fushatë “patriotike”, për t’u thënë kundërshtarëve të vet me të cilët është në telashe, se ai është lideri i serbëve që po tërbon shqiptarët.

Në Kosovë po ashtu kanë zënë me të madhe të çjerrin faqet, a thua se nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë këtë gjë, ndërkohë që kryeministri i zgjedhur Albin Kurti dhe një pretendent për president, Ramush Haradinaj, po bërtasin për ditë që Kosova duhet bashkuar me Shqipërinë, paralelisht me Vuçiqin, që e do me Serbinë.

Këta po shkëmbejnë plane të përbashkëta, jo territore, duke ja mohuar perspektivën shtetërore Kosovës, dhe duke bërë simetrinë e parrullës serbe, “Kosova është Serbi”, me parrulën “Kosova është Shqipëri’.

Pamvarësisht se nuk i merr kush seriozisht, kjo është po kaq e dëmshme për Kosovën për momentin, bile shumë më e dëmshme se gjesti populist i Vuçiq.

Udhëheqësit e Kosovës, janë po ashtu të parët që nuk besojnë se Kosova mund të bëhet shtet, por për konsum patriotik thonë se do t’i bashkohet një shteti tjetër. Se si e qysh, e dinë ata.

Kosova ka arritur këtu nën mbështetjen e SHBA dhe Perëndimit, me perspektivën të bëhet shtet i pavaur dhe i njohur ndërkombëtarisht, dhe jo për të qenë Serbi apo Shqipëri.

Siç e tha së fundmi ambasadori i SHBA në Kosovë, djemtë e SHBA nuk janë vrarë në Kosovë, as për Serbinë e Madhe, dhe as për Shqipërinë e Madhe. Një gjellë e prishur, që “patriotët” tanë dhe “patriotët” serbë ushqejnë njëri- tjetrin.

Askush nuk mund t’ia ndalë gojën Vuçiq të thotë marrëzira të tilla, por nëse duhet të jemi cinik deri në fund me serbët, është mirë që ai thotë gjëra të tilla.

Ruhuni prej tij kur të bëjë si dashnor i Perëndimit dhe jo si mik i Putinit. Atëhere ka për t’i bërë gjëmën Kosovës.

Me atë që ka bërë dy ditë më parë, thjesht do t’i bëjë nder vetes, të shpëtojë nga hallet e tij në Serbi.

28 komente në “Ruhuni nga Vuçiq, kur të sillet si perëndimor!”

  1. Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu says:

    Ku do gjendet kryeminister me te mire per Beogradin sa Edi Rama qe vetem disa dite pas ndeshjes futbollit Serbi-Shqiperi ku lojtaret shqiptare u shkelmuan nga fusha, erdhi e ndenji pas deres Presidentit Serb plot 70 vite nga vajtja ne Beograd e nje kryeministri shqiptar.
    Pastaj nuk gjen dot kryeminister me te mire shqiptar Serbia se Ramen qe e ka poshte tavolines Minishengenit Ballkanik (ose New Yugoslavia).

    1. nacionalisti says:

      a ti qenke rende fare, po komplet rende
      verifiko ilacet daku se i paske leshu harabelat komplet
      une se simpatizoj ramen, por ne ka nje gje qe me ka bere te them me plot gojen BRAVOOOOOOOOOOO
      eshte fakti qe mu ne mes te beogradit, ia tha ne sy serbit vuvuvuvuvuvuvcicicicicicici KOSOVA ESHTE SHTET DHE HARROJENI
      Kete ska pas burre nene ta thote nga shqiptaret, fillo nga kurva Enver, pederasti i miladin popovicit e dushan mugoshes e deri te sali gerdeci

      1. eDRAMA says:

        Sakte fare pra, vajti Rama ne mes te Beogradit dhe fiks poshte tavolines Presidentit serb e nga aty i thote “shendet” c’do pordhe te tij per ate…Minishengenin Ballkanik (s’te vjen zeri per kete) ku Vuco e ve tok me Zaevin ne dy krahet e tij si dy bolet e bindura qe i ka.

        1. Saliu i Monalikes says:

          Edi mer tyc Vicidoli eshte i vetmi Kryeminister Shqiptar qe ja tha cope Vucicit ne Beograd qe kosova nuk eshte serbi.
          Saliu yt dridhej si kurve perpara Vucuicit. Kosoven po e marin ne qafe pseudonacionalistet si Haradushi apo Albin Kurtet qe sillen si clirimtaret e kosoves. Kosoven e cliroj Nato. Keta karafile e bene 20 vjet qe perfitojne ne kurriz te saj.
          Nuk thone kot qe demin me te madh shqiperise ja bejne vete shqiptaret si puna jote dhe ustallareve te tu.

    2. Antiracist says:

      Ty mor berishist të paskan dalë nga të gjitha vrimat e trupit fekalet e racizmit dhe pseudopatriotizmit. Rëndësi ka për trurin tënd që është më i vogël se breshkat e Ramës, që vetëm Rama të denigrohet. Dhe ky është patriotizmi i qelbur që duhet ta kesh gjenetik

    3. Problemi Ku jemi ne dhe Ku po shkojme says:

      Apsulitisht jam plotsishet dakorte me ty Mero .. Kure Vuqiqi eshte i urte dhe diplomatic dhe shoke me Evropjane dhe Ameriken ather uji po shkone ne mullit Serbise se Kure Vuqiqi eshte me Putin se Putin dhe me nashonaliste se Milloshoviq punet nuk Jane mire per Serbine.. Por e njejta gje ndodhe edhe me ne Shqiptaret Kure Amerika dhe Evropa ju thote politikanve tone qe duhet te luftoni krimin dhe korrupsjoni dhe te ndertoni shteti Qfare Ben keta hajdutet tane.. Keta ju thone se ne jemi Turqe edhe ne Jemi gati te shkojme nga lindja dhe te bashkohim me Erdogani dhe te bejme lufte ne ballkane Nje lloje si Vuqiqi Kure ju thote se do bashkohet me Putin por Vuqiqi te pakten merr lekun e pa fare nga te gjitha anet per Serbine nga Turqija Rusija dhe Arabija dhe e Ka ndertu Serbine dhe e Ka ber lule… Po ne??? kemi ndertue Xhamija vende e pa vende prapambetje dhe Kemi nje shteti dhe territore kaotike si ne kabule.. Ky eshte problem i jone si ne Shqiprie ashtu ne Kosove e Jo se Qfare prrallise Vuqiqi ne Serbi

    4. k says:

      Gara idiote për tu dukur nacionalist,është simptoma e degradimit kombëtar.
      Kush don kombin,krikon shtet serioz dhe ligjor mbarë-kombëtar.
      Këta hajdutë e duan kombin me dashurinë e tutorit ndaj prostitutës.
      Vetëm për ta shfrytëzuar dhe hedhur në plehra kur nuk “prodhon”.
      Nacionalizmi ,është streha e fundit e degjenerimit moral dhe shoqëror.

  2. Heqim Doktori says:

    I ke vënë tamam pikën mbi i o Mero, (duhej ta shkruaja me i të madhe, por kështu kjo kodosh I del pa pikë lart, hahaha….)
    Ju përshëndes.

  3. taksapaguesi says:

    Nuk e kuptoj pse acarohen kot keta ne Kosove ne Shqiperi. Lere qe nuk i pjerdh njeri njer ca thone e ca mendojne sidomos Pandin qe eshte i pari me lugen e nacionalizmit ne brez… Nese Vucici do te pikturoj harten e botes me flamurin Serb e te shkruaj “bota eshte serbi” perse duhet te shqetesohemi ne ? Merruni me punet tuaja o politikane ne Kosove e Shqiperi. Shembull i mire sot ish vaksinimi i mjekeve te Kosoves ne Kukes. Me shume pune si sot dhe me pak llafe boshe se jemi ngop si ne Shqiperi e ne Kosove.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Jo Mero, mos i bëj aq te emancipuar. Nuk kane qe prej shekullit te shtate, se ne shekullin e 7 ishin akoma fise barbare, por pas shekujve te 14-15.

  4. Fatossi says:

    Po ik ore karagjoz i Ramës mos na beni patriotin ketu, sa here çe Alvania ka zgjedhje ndodhin keso patriotizma koti, na leni te qetë neve Kosovarëve

    1. Moisi Golemi says:

      Po ti mor bythqirë, çne që hiqesh si kosovar???

  5. Lala i Lushjnes says:

    Kur pronari grek më mban turi dhe var turinjt them me vete në rrgull jam.
    Po erdhi duke qeshur dhe më hedh dorën në qaf, më shkon mëndja ku do ma fus në se nuk ma ka futur akoma.

  6. Tafut DERIRRËZA says:

    O Vuço Pasha……..
    Qënke më keq se sa e mendoja byrektoren e shqupit me Hasën, Gridën dhe Salianjin me Co.
    Një prerje gërshëre paskeni të gjithë ju shqupistat me Lulin dhe beqirin e çertifikuar Gazzzzzz ….
    Kak makina, e mut shoferi, thuhej dikur në kohën e ……. xhaxhit….
    Kështu edhe puna juaj.
    PD & LSI = MUT & SHURRË.

  7. Haka Tekizoti says:

    Të lumtë! Thelbi i të keqes së Vuçiçit ky është: kur shtiret si perëndimor. Këtë rol e luan edhe kur hiqet si demokrat i madh. Nuk ka më të rrezikshëm se tipa të tillë.

  8. Draper dhe Cekan says:

    Serbet jan nivel me te ulet se 99 perqind e vendeve afrikane (u kerkoj falje afrikaneve )
    Afrikanet dine cfare eshte dashuria urretja lumturia dhe cdo substance qe te hedh jeta
    Serbet jan si ato pykat qe perdorin fshataret per te care lisat per tu ngrohur ne dimer
    Bjeri pykes me vare se gjen gje ,sa me shume goditje aq me shume trashej dhe zgjerohej koka
    Vuajne nga sindroma ” Kosova eshte serbI ” nje sindrome qe e kan trasheguar brez pas brezi
    E dine qe e kan humbur kosoven por nuk e kuptojne se skan kapacitet dhe tru ta kuptojne
    Jan si ai evgjiti ortodoks tek komentet tek TemA qe per cdo lajm shan hasanin dhe hanemen
    Po doni te ofendoni Serbet kthej pergjigje me kulture dhe humor
    Se durojne dot fare kur i tall me humor

  9. beso says:

    Bashkimi i Shqiperise me Kosoven nuk eshte ne doren tone si komb megjithate me politikane idjot si Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Ramish Hajdari se ” hajdar” eshte kurre nuk do te bashkohet ky komb.

  10. ... says:

    hiqe presjen nga titulli se le naaaaaaaaaaaammmmmmmmmmmmmm!!!
    je turpi i universitetit qe ke bere!

  11. Qazim Shkembi says:

    Me fal z. Mero, por thelbi i muhabetit eshte pak me i komplikuar.
    Vuciqin e urrejme apo e duam te varur ne litar ne, nuk ka te beje me nivelin e tij dipllomatik. Ai perfaqeson nje shtet me experience te madhe kunder nesh, qe ben levizje te rrezikshme per te na ngulur thiken ne zemer. Vetem me kete vision, ne mund te gjykoje drejt cfare thote dhe cfare nuk thote Vuciqi. Vetem me kete prespektive duhet gjykuar cfare ben dhe cfare nuk ben Vuciqi. Veprimet dhe mosveprimet e tij vec kontekstit te bashkepunimit me Rusin, jane te lidhura edhe me veprimet apo deklaratat e “udheheqesve” tane ketej dhe matane kufirit. Ne kete zollomahi eshte veshtire te dallosh se kush eshte naiv dhe kush eshte spiun i Serbit. Eshte shume e veshtire te dallosh patriotin e vertete apo bashkepuntorin e Vuciqit. Pa pretenduar shume, po permend disa momente “pikante” te rruges Kosovare drejt mevetesise.
    Ishte Thaci dhe Vuciqi qe gati po e arrinin marreveshjen. Veriu i Mitrovices do i jepej Serbise dhe Presheva dhe Bujanovci do i jepeshin Kosoves. Pasurite e Trepces dhe ujrat e Unjamit do jepeshin kompanive amerikane me koncesion. Une sot e kuptoj qe nuk eshte ne mode te mbrohet ky varjant, por per mendimin tim ky do ishte skenari me i mire per ne. Kjo do shoqerohej me shkembimin e popullsise dhe do hapej rruga e Bashkimit Kombetar.
    Dy momente kyce e sabotuan kete varjant:
    -Gjermania ishte e para qe nuk donte “shkembimin e territoreve” sepse do hapej “Kutia e Pandores”. Ajo kish te drejte, sepse Evropa ka shume problem te tilla te ngjashme.
    -Momenti i dyte ishte Vuciqi. Ai beri hulumtime ne opinionin e popullit serb dhe pa se populli serb ne masen 80-90 perqin nuk ishte me “shkembimin e territoreve” sepse konsideronte qe Kosova eshte “zemra e Serbise”. Pra Vuciqi pa qe marreveshja e mundeshme do rrezohej ne referendum dhe Serbia do mbante pergjegjesine e prishjes se marreveshjes. Vuciqit i kujtohej Rrambujeja se si Serbia hengri bombat se nuk nenshkroi…Ai si djall qe eshte kuptoi qe bisedimet duhej te prisheshin. Qellimi i tij i dyte ishte qe pergjegjesia ti mbetej shqiptareve…
    Historia dihet:
    Merkel i sugjeroi Haradinit qe ai duhej te mbronte Kosoven sepse Thaci nuk po e pyeste Haradinin…
    Haradini pyeti Saliun…
    Saliu e shpalli Haradinin Mic Sokolin modern te shqiptareve dhe i tha atij qe te vere taksen 100 perqint perqint. Kjo menyre e sabotimit te arritjes se marreveshjes se mundeshme midis Hashimit dhe Vuciqit, ishte hapur nje ndihmese qe i behej Vuciqit, sepse i dha atij mundesine te dilte nga bisedimet, por edhe te na e hudhte ne fajin. Ishte aq zgjidhje idjote sa dhe vet Merkel beri thirrje qe taksa te hiqej, megjithese ishte vet Merkel qe nuk donte “shkembim territori”, midis Kosoves dhe Serbise. Ne menyre misterioze (qe ka te beje me menyrat e spiunazhit) ,”shkembimi i territreve” u shtremberua ne “ndarje te Kosoves”. Ky shteremberim dhe vet deshtimi i bisedimeve, me protoganist palen shqiptare, tregon se si punon Vuciqi. Ai vertet duhet te merret seriozisht…
    Edhe incidenti i fundit eshte pikerisht pjese e skenarit per te prishur bisedimet.
    Haradini dhe Kurti me qellim apo pa qellim te keq, flasin per Bashkimin Kombetar, qe eshte aspirate, por jo e mundshme sot per sot…A jane keto thirrje pjese e planeve te Vuciqit apo jo, nuk eshte vendi te diskutohet, por eshte vendi te theksojme se keto thirrje i sherbejne planit te perhershem te Serbise qe nuk do nje marreveshje te mundeshme. Duke provokuar me flamurin, Vuciqi vetem sa shton pak “kripe” shijes se hidhur qe lene ne gojen e Perendimit thirjet pa vend per Bashkimin Kombetar nga pala jone.
    Ne kete kontekst duhen pare edhe idjotesite e deklaratave te Kurtit qe bisedimet jane “vrima e fundit e kavallit” per te. Kjo eshte pikerisht strategjia e Serbise qe te sabotoje bisedimet ne pritje te koheve te volitshme….hapat e para jane hedhur…Kundershtimi i planeve amerkane dhe Evropiane nga ana e Kurtit flasin shume per nivelin e politikes sone, por edhe per nivelin “artistik” te veprimtarise destruktive te Vuciqit kunder nesh…

  12. Shqipetari qe nuk eshte POlitikane??? says:

    Mero:Replikoj ate qe citoni per Ambasadorin Amerikane ne Kosove,sepse Amerikanet jane Vrare edhe Kote Fare,si ne Vietnam,Kambozhia dikur dhe po Vriten akoma ne Afganistan..Irak..ect…Pra “Filozofia” e Ambasadorit Amerikane nuk ka pse na Step neve Shqipetareve qe te Aspirojme per nje Shtet-Kombe….sepse Nsere ose nje te Afert te Ardhme ne Kosove apo Shqiperi na vjen nje Tjeter Ambasadore Amerikane dhe deklaron:Po kosova eshte Shqipetare sikur se ka qene me Shekuj..pse te mos i Bashkohet Shqiperise???
    Europjanet e dine se i kane Hake Kombit Shqipetare..por nuk kane Interes qe te Bashkojne Shqipetaret ne nje Shtet,duke Prishur Malin e Zi…Maqedonin,si dhe nuk duan te Hapin probleme me Serbine…..kur e dine se kjo e fundit ka Bazat Ruse ne Territorin e saj…pra kane Frike..
    Bashkimi i Shqipetareve eshte shume i “THjeshte” per vete Gjografin e Shperndarjes se POpullates Shqipetare…thjeshte duhen POlitikane te Duhur dhe me tope(Qe nuk kemi)…qe te KOnturojne Shqiperine Etrnike mbi baza Gjuhe dhe Topografie…para Aplikohet KUfiri i Hapur ,kudo ku flitet Shqipe dhe vetem per Shqipetaret..si dhe Planifikohet nje MBrojtje KOmbetare Shqipetare..duke Stervitur dhe pasur nje Ushtri-Rezerve me Shqipetare nga te gjitha Trojet Shqipetare..dhe kjo behet ne menyre Vullnetare dhe nuk ke pse ti kerkohet dora askujt as edhe NATO-s apo Serbise..
    @@Aktualisht nese dikush nuk ka Endrra, si munde te kete Ambicje????????dhe te dyja se bashku sjellin Rrugen drejt Suksesit….lol

  13. Lazy says:

    Djemte amarikane nuk jane vrare per shqiperine e madhe… Pune e tyre. Djemte e kosoves dhe shqiperise jane vrare per shqiperine e madhe prej mese nje shekulli o mero fshatari qe te duket vetja si amerikan.

  14. Kritiku says:

    O Mero, e di qe ke punesuar shume kosovare dhe duket qe iu je pershtatur menyres injorante te te shkruajturit, te tyre. Kryeministri i Serbise e ka emrin Vučić dhe jo Vuçiq siç e ke shkruajtur. Do apo nuk do ti emri i nje personi nuk mund te ndryshohet ne te shkruajtur.

    Sa per menyren tende te te shkruajturit dhe te redaktimit te tekstit, me mire shko e merr mesime tek Edi Rama ose Carlo Bollino(si i huaj e shkruan shume here me mire gjuhen standarde shqipe sa te te gjithe ju te vetequajtur gazetare) ose nga Frrok Çupi. Ti Mero ke shume mangesi ne te shkruajturit drejte te gjuhes standarde shqipe dhe per kete ti dukesh si nje nxenes i shkolles fillore. Ti perdor shpesh perseritjen e mendimeve brenda teksit duke bere teksin me te gjate se sa duhet. Kjo nuk te ben qe te dukesh sikur ke shkruajtur shume, por si nje njeri qe nuk e ka te qarte se çfare shkruan.

    Ne kushtet e mosfunksionimit te organeve te kontrollit te gazetave dhe televizioneve per anen cilesore te tyre ti Mero se bashku me tere ata qe kane hapur gazeta dhe televizione ne Shqiperi vazhdoni qe te beni nje pune shume te dobet ne perhapjen e infomacionit ashtu siç duhet dhe njekohesisht ndihme ndaj shtimit te analfabetizmit funksional te njerezve. Ju me anen e juaj katastrofike te te shkruajturit te gjuhes shqipe keni bere te mundur qe gjuha jone kaq e bukur ne te folur dhe te shkruajtur te duket si nje gjuhe e prapambetur. Njerezit nuk dine me as te shkruajne drejte dhe as te artikulojne ashtu siç duhet gjuhen standarde shqipe. Po ashtu edhe formimi i fjalive nga shumica e njerezve le shume per te deshiruar, qe tregon per nivelin shume te ulet intelektual te tyre. Kjo eshte rrjedhoje e shkaterrimit te plote te edukimit duke filluar qe nga kopeshti dhe shkolla fillore dhe vazhduar deri ne Universitet, ku formimi i njeriut nuk ze aspak ndonje vend te rendesishem ne mesimdhenie. Per kete jane fajtore te gjithe ata qe moren pjese ne politiken e fillimit te viteve 90 dhe vazhduan me dashje apo pa dashje ne shkaterrimit total te mesimdhenies cilesore ne shkollat tona.

    Eshte per te vajtuar kur shikon kete nivel te gazetarise!

  15. Ramalluku i Surrelit says:

    Ky Edi Rama vete ky katran me boj,
    4 rrocka njeheresh ka marre ne goj,
    te paren Krajlit te Serbise,
    te dyten Sulltanit te Turqise
    te treten grek Micos gagarel,
    te katrin njonit aty ne Surrel,
    Edi Rama pra or tungjatjeta,
    me huqet qe ke porsi Ciljeta!

    1. qytetar says:

      ….pastaj te gjitha ti …..

  16. Lu says:

    Artikull analitik i problemi,me konkluzione,me vlere,per te tre shtetet.Reshtat e fundit ” Ruhuni prej tij kur te behet dashnor i prendimit………….. ” Athere do ti bej gjemen Kosoves.__ Konkluzion-i sakte,politikanet e Kosoves duhet ta varin si vathin ne vesh.

  17. T'oma says:

    Mero, nese e ke me te vertete e besoj se ke mbaruar fakultetin e “uritheve”. Nese jo, bej punen per te cilen paguhesh por mos u ngaterro me patriote e tradhetore se kuptohesh nga cili krah je. Gallate eshte edhe kur shkruan “ja kemi besuar Kosoven dhe kufinjte e saj SHBA-se”. Te tjerat i kupton vete sapo te iki covidi

  18. Zoti Baze edhe Amerika,edhe Europa,edhe Serbia edhe të gjithë,e dijnë që ne jemi popull i ndarë dhe se një ditë do të bashkohemi,edhe sikur çdo mëngjes të i falemi se nuk e duam bashkimin ata nuk na besojn,kjo është kështu sepse ata e dijnë që si popull i ndarë që jemi nuk do të rrijmë përbotshëm të ndarë.Ata nuk e sforcojn bashkimin tonë (këtu e kamë fjalën për amerikanët) ngase konjuktura dhe konteksti realpolitik i momentit është që i bind për qasjen që të jenë të fokusuar në mirëmbajtjen e dy shteteve shqiptare.Shkaktarët e kësaj qasje amerikane të momentit jemi ne,sepse në këto 30 vite në Shqipëri dhë 20 vite në Kosovë nuk kemi qenë në gjendje të krijojm shtete funksionale, dhe se edhe po të donin amerikanët të na përkrahnin në këtë opsion, nuk janë të bindur që e kemi pjekurin për tu marr vesh mes veti,thjesht nuk kanë besim në pjekurinë tonë politike.Nëse në vitet që vijnë arrijmë të përmirësojm parametrat administrativo-ekonomik, së paku tek amerikanët nuk shoh se nuk do të kishin mirëkuptim,kurse nëse vazhdon ky stagnim në të dy vendet tona jo bashkimin por edhe kështu siq jemi nuk kanë për ta ditur se çfarë të bëjnë me ne.Sa për Serbinë ajo nuk paraqet kurrfarë faktori në këtë ekuacion,zhurma e Serbisë dëgjohet pêr deri sa ne jemi të dobët kështu si jemi,në momentin që do të fillojm të forcohemi si shtete Serbisë më as zhurmën nuk ja konsidderon askush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje