Përballja Luca - Boçi është linçim politik, jo fizik 

19 Mars 2021, 17:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjergj Luca nuk është një ëngjëll dhe as i lehtë për ta pasur mik, apo armik. Është një nga biznesmenët më të vjetër të këtyre tridhjetë viteve dhe më i madhi i industrisë së peshkut në vend. Nuk merret as me tendera nga fondet publike, as me ndërtime, as me trafiqe, por me prodhim ushqimi.

Është themelues i “Rozafës” dhe ka flotën më të madhe të peshkimit në vend. Tashmë është duke ndërtuar fabrikën e tretë të përpunimit të peshkut në Gramsh, pas asaj të Labinotit dhe Librazhdit.

Ai ka huqet e veta, ka stilin e vet të të bërit biznes, shpesh të rrëmujshëm, por plot ide dhe energji.

Historia e linçimit disa vjeçar politik të tij, në biznesin më të rëndësishëm të këtyre viteve të fundit në Labinot, ku mori një grumbull gërmadhash dhe krijoi mbi një mijë vende pune, është një nga shëmtitë e mëdha të Partisë Demokratike, një përpjekje për ta gjobitur dhe për ta poshtëruar, duke përdorur metoda nga më të ulëtat, vetëm pse ka hapur 2 mijë vende pune, dhe ata e konsiderojnë këtë si një vepër kundër opozitës në Qarkun e Elbasanit.

Ajo parti që i la ato gërmadha atje mes ferrave e gjarpërinjëve, sapo një biznesmen investon mbi 5 milionë euro dhe krijon një qytet peshku mes maleve, i nxjerr çdo ditë 20 protestues tek dera, duke i kërkuar pronat, a thua se investitori është hipoteka e qytetit.

Ajo parti që ka bërë ligjin për mbrojtjen e investimeve të mëdha dhe stimulimin e tyre duke ofruar pasuri publike të falimentuara, është e njëjta që ka tre vjet që ja nxin jetën duke përdorur Luçiano Boçin, duke dëshmuar se ç’mund të të bëjë kjo parti në pushtet, nëse nuk të ka klient të saj.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, dje ka ndodhur një ngjarje edhe më e shëmtuar. Deputeti Luçiano Boçi me katër badigardë, ka shkuar ta provokojë në lokalin ku biznesmeni drekonte. Dje u përpoq të hiqej si viktimë, por sot, kur pamjet filmike tregojnë skenën e shëmtuar, që badigardët mbanin Gjergj Lucën dhe ky e qëllonte, e kupton qartë që kemi të bëjmë me një skenar të pastër provokimi për të prodhuar një ngjarje të rëndë, e cila për fat nuk ndodhi.

Qershi mbi tortë është në fund marrja e telefonit të biznesmenit, me shpresë se aty do zbulonin “Kutinë e Pandorës”, të cilin, me sa di, nuk e ka kthyer akoma tek i zoti. Sa më shumë e vonon, aq më shumë e bën të rëndë fajin e tij.

Një parti që pretendon të vijë në pushtet dhe sidomos një deputet lokal që kërkon të bëhet deputet, nuk mund të demonstrojë një sjellje banditi mbi një biznesmen që ka të punësuar rreth 2 mijë vetë në zonën e tij, si askush tjetër.

Dymijë vetë janë dy mijë familje, dhe mesazhi që atyre u jep Partia Demokratike dhe Luçiano Boçi, është që “nëse vijmë në pushtet ju do jeni të papunë” dhe këtë biznesmen do ta shkatërrojmë.

Por mesazhi nuk shkon vetëm tek ato 2 mijë familje. Shkon dhe tek biznesmenë të tjerë, jo të afërt me PD, që e shikojnë këtë fushatë linçuese të këtij deputeti mbi këtë biznes, si një strategji për të poshtëruar dhe nënshtruar biznesin përmes pushtetit politik.

Përfytyro t’ia bënte Partia Socialiste këtë gjë kumbarit të Lulit nga Elbasani që i ka fal veturën, se çfarë mesazhi do jepte. Përkundrazi, atij i ka dhënë disa kontrata publike. Të fundit tek Unaza e Re, dhe jo për të blerë Lulin, por për t’u treguar që nuk ka preferenca politike me biznesin.

Në një qytet të varfër dhe plot halle siç është Elbasani, partia që është ortake me një bandë vrasësish në qytet dhe shkon e bën objekt sulmi, të vetmin biznesmen prodhues të Qarkut dhe të gjithë Shqipërisë, jep mesazhin më të gabuar për çdo biznes, për çdo të punësuar dhe për çdo qytetar.

Gjergj Luca nuk ka ndonjë rrezik fizik nga Luçiano Boçi, edhe pse u ndesh me paburrërinë e tij. As Luçiano Boçin nuk e gjen gjë fizikisht prej Gjergj Lucës, pavarësisht kacafytjeve të tilla.

Politika dhe biznesi nuk rrezikojnë njëri- tjetrin kur rrihen me grushta, por kur përdorin secili pushtetin e vet, për të linçuar tjetrin. Dhe në këtë rast, Partia Demokratike po përdor një deputet për të linçuar biznesin.

Për deputetin Luçiano Boçi, ky është një akt vetëvrasës, ndërsa për biznesmenin Gjergj Luca ky është një linçim politik, i mbështetur dhe nga kryelinçuesi i Shqipërisë, Sali Berisha.

Nuk është hera e parë që i ndodh. Në kohën kur PD ishte në pushtet pas 2005-s, këtij biznesmeni ja mbylli gjithë biznesin dhe e detyroi ta zhvendoste në Selanik në Greqi. Dhe bëhet fjalë për djalin e Ndrek Lucës dhe Mimika Lucës, dhe një stërnipi të Sami Frashërit prej gjakut të nënës.

Është rasti që Partia Demokratike të kërkojë ndjesë të thellë dhe të distancohet nga ky akt linçues ndaj biznesmenit. Por akoma më urgjente është që Prokuroria të nisë çështje penale ndaj këtij kandidati për deputet dhe ai të pezullohet nga gara, sipas ligjit të dekriminalizimit.

Shqipëria nuk ka nevojë për një deputet që të rrahë biznesmenët rrugëve, biznesmenë nga ata që prodhojnë dhe mbajnë mijëra familje me bukë. Politika duhet t’u përulet biznesmenëve të tillë, dhe jo t’i linçojë.

Ajo që ndodhi dje me Lucën ka vite që ka nisur. Me aq sa ka hequr, i ka të forta nervat dhe falë zotit nuk e kanë  lëshuar këtu e tre vjet, duke u marrë përditë me problemet që një parti në opozitë, i hap atij vetëm pse ai ka punësuar njerëz dhe ata i janë mirënjohës.

Dje thjesht ka dalë në sipërfaqe mllefi që ka grumbulluar kjo fushatë linçuese ndaj tij. Sa më shpejt që PD të reagojë dhe të kërkojë ndjesë për këtë fushatë linçuese, aq më pak pasoja politike do të ketë deri më 25 prill. Se për pasojat fizike, u pa që Don Luçiano është i fortë.

50 komente në “Përballja Luca – Boçi është linçim politik, jo fizik ”

  1. Shoku Sal says:

    Don Luciano asht i forte.
    Mirepo nji kakamidhe e vogel dhe gjendet pas dy ditesh ne ndonje kanal.
    Je i ri don Luciano. Mos e braktis vedin.

    1. k says:

      Të gjithë pamë pamjet në video.Provokatorët e degjeneruar neonazistë të PD,
      goditën këtë zotërinë duhe e prezantuar si agresion nga ana e këtij të fundit.
      Kjo metodë e vietar e hordhive shpellare,tani është e demaskuar me fakte të qarta.
      Nëse në Elbasan do votojë ndokush PD në,dmth se ky popull meriton att shtet mafjoz që ka.
      Vetëm vota është arma e vetme dhe reforma në drejtësi në duart e popullit.
      Presim dhe shpresojmë te pastrohen plehrat dhe armiqtë e betuar të kombit.

      1. Ardi says:

        Po edhe ne pysim Ku eshte prokorija dhe Policija por ja qe nuk kemi pergjisie keta banditet te Lulzim Bashes Jane leshuare si qen te terbume neper rruget e Shqipries ne duhet ti ndeshkone me vote keta bandita

    2. kashi says:

      ketu ka tradheti burra dhe spiuni eshte pd-ist.

    3. Durim says:

      Mero, nuk e me kaq te shkurter kujtesen, por nuk deshiron t i permendesh disa gjera per djalin e aktoreve te medhenj. Ky taksist i shkathet, filloi peshkimin per te transportuar droge nga Mali i Zi dhe Italia brenda arkave te peshkut. Pastaj hapi kazinone ku pastrohej paraja gjate qeverisjes Nano.
      Perpara ardhjes se qeverise Berisha ishte ne rrethin e kuq te policive te Italise dhe Malit te Zi per shkak te trafikut qe bente. E gjithe banda u kap dhe beri burg, operacioni Kompas, vetem Luca jo. Sa ishte Berisha ne qeveri mbijetoi duke shkaterruar detin me gjuetine e peshkimit agresiv me rrjeta thellesie ne breg te detit. Ne 2013, rregulloi muhabetin me Ramen dhe aktualisht ka perfituar 4 kontrata nga objekte publike me 1 euro/metri. Ende nuk i ka dale tymi nese po merret vetem me pastrim peshku apo dhe produkte te tjera. Eshte djale aktoresh ama.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Mirese erdhet ne 2005-2009–2013. Strategjia e vjeter. Pamjet e vjetra te shemtuara.. Regres. Jane te pandreqshem.. Fute banden prap mbrapa ne pushtet..

    1. Karemi says:

      Gjergj Luca eshte nje biznesmen i sukseshem qe mori disa prona rastesisht dhe behet fjale oer siperfaqe te medha dhe ka bere nje qytet ku rastesiaht drekin e darkin pa leke nga tao balla e tere rilindja! Madje edhe figura dhe citimet e Liderit te madh edi rama jane ne muralet e bera neper kapanonet e ish usbtriae qe ky i mori po nje cope buke dhe ka nderuar nje perandori peshku dhe nuk e di sesa te lehte e ka ky dhe sa te rende punen peshkataret e thjeshte anemban bregdetit shqiptar qe peshkojne me varka te vogla ndryshe nga ky miku i edi rames! Dhe kushdi we i ri oas bythea esi rames perfitin aic po perfiton mero gelbaza nr investimin 100 milione euro ne peshtan me helikopter ulese etj etj bashke me Hako e sallamit qe ua fut shqiptareve ate ne sume bashke me ju komnetuea militant idjoter qe nuk e kuptoni se keta jane perfituesit me te medhenje te Rilindjes qe bejen TV si ky qafrjeouti i peshtanit, Bolino me Report Tv apo burri i xhungrs dritan hilla qe po ben tv kur deri dje iahte tek cadra e pd! Mos e botoni e di we u dhemb e verteta! Keni byth hidhin poshte keto qe them! Te fla dhe ne te semes me 25!

      1. Zani Burimi says:

        O Karem, me vjen keq se qenke analfabet, o i shkrehur! Merr nje zanat tjeter sepse nuk e ke zanat te shkruaren.

  3. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Rrealiteti eshte krejt ndryshe:
    Perballja mes dy botesh,asaj kristiane paqesore nga njera ane dhe ate dhunuese arabe ne anen tjeter.
    Kush nuk ka sy te shoh rrealitetin , ndoshta nuk e le hunda……

  4. Alarm says:

    Mero, dakord me ç’ka je shkruar, d.m.th., më pëlqeu analiza e kësaj ngjarjeje që s’është gjë e re për shqiptarët. PD është kthyer në një parti rrugësh dhe vepron me akte rrugaçërie. Ashtu e coptuar, siç është,
    do të përfondojë si LSI-ja.
    Por, i nderuar Mero, shkrimi yt ka një mal me gabime drejtshkrimore!

  5. Xoni says:

    Nje biznesmen prodhues qe gjithe suksesin e ka tek shpatullat e veta kundrejt nje rrugaç politikani qe jo qe nuk I jep gje shoqerise,por eshte I paduruar sa ti jepet mundesia ta zhvase ate.

    1. PEPJA says:

      DON LUCIANO “TE HA MUNE DHE TE LE PA BYTHE. “

  6. Ilirjan says:

    Ky Luciano trapi… I beri gropen vetes, demtoi dhe PD. Por si trapa qe jane, driteshkurter, marrin flake e djegin veteveten…

  7. Loni pe Kolkondasi says:

    Pse, zoti Baze, nuk te pelqen “ndjsa” qe ka deklaruar zoti Berisha? Per cfare lloj tjeter ndjese nga ana e PD e ka fjalen zoteria juaj?

  8. Astrit says:

    Pd nuk mund te kerkoje ndjes per dy fakte
    1. Foli Sali Berisha simboli i krimit ne shqiperi dhe e mori ne mbrojtje kete akte te shemtuar
    2.Historikisht pd eshte partia e dhunes dhe sa here e ka vezen ne byth kthehet tek dhuna
    Se nepermjet te saj mendon se mund te mobilizoje shpellaret duke krijuar panik dhe justifikim
    Per humbje qe po vjen

  9. Gradishta says:

    Kjo është motua politike e pd-se e injektuar nga baca Sali tek gjithë shqupistat,o me në ,o rrugë tjetër ska ndryshe në të rrahim,të vjedhim,të shkatërrojmë biznesin ,të gjakosim,të vrasim,dhe shembujt janë të shumtë,pyesni Nikoll Lesin si e dogjën,prandaj tani nuk e nxjerr këmbën nga rrethi që i ka caktuar baca,se ka frikë mos i ike koka si të ndjerit Trebicka etë tjera e të tjera.
    Prandaj këtyre ske ç’u merr e ske ç’u le, këta janë të gjithë Luciano,nokë,Strazimire ,vrasës zjarvenes,hajdutë,shkurt e keqja e kombit.

  10. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    E keqja nuk këputet,as krasitet,ajo shkulet me rrënjë.
    Në rastin konkret,ajo ka vetëm një emër:
    Doktor mortja,më e ndyra pjellë që barku i një nëne shqiptare pjellë ka !!!!!!!
    Pa marë kjo pjellë e keqe dënimin e merituar,Shqipëria nuk kthehet në normalitet.
    Problemi është shumëdimensional,pasi e gjithë ajo turmë tribale kriminelësh që i venë atijë nga mbrapa, nuk duan shtet të së drejtës,atyre u pëlqen vetëm,e përsëris vetëm fashizmi.
    Ky fenomen dhe kjo farë që Brek’skisha mbolli,do ta shoqëroi shoqërinë shqiptare për shumë breza.
    Fashizëm,quhet kjo si formë qeverisje !!!!!
    Mos harroni fjalët e Bertold Brecht :
    Barku nga ata dolën,ende nuk është shterpëzuar.
    PS:I ngelet barra dajo Samiut nga Ha-mer-ika t’i tregoi vëndin, duke hapur letrat dhe duke hedhur poshtë mitin e atij që mundi komunizmin !!!!?
    Kurrë më fashizëm !!!!

  11. Skenderbegasi says:

    Shikoheni kete sirjanin e Elbasanit,
    qe s’mundi ti hante dhe veshin Luces.
    Ua c’fare virusi fsheh nen lekur ky
    lakuriq covidi, tamam me ate
    pamje agresive te nje gomari ne
    nderzim, I sulej viktimes, I ndihmuar nga disa mender burra,
    dhe nuk pushonte.
    Per c’munde tu jap studenteve ky
    I c’fytyruar mendor, kjo race
    petagogesh debilash tranzicjoni per
    vec dhunes se partise te tija ku
    vegjeton.
    Ky njeri pa dinjitet me kullaron
    maskuse eshte turpi I universitetit
    te Elbasanit.
    Ky qeka fare I pa ndjeshem perpara opinjonit publik, dhe nuk
    njokerka rregull pendimi.
    Dy gjera duhet te bente ky I shkare.
    Ti kerkonte falje publikut dhe te
    terhiqej nga gara.
    Rektorati I universitetit te Elbasanit
    mos te rije indiferen por ta ndeshkoj kete “petagog” te pa cip.
    Ndeshkojni me vote kete rrace tutkalli.

  12. Niku says:

    Luca ka kthyer Fushë Labinotin në një qendër të njohur në Shqipëri. Kushdo që bente atë rrugë as sytë nuk I hidhte në Labinot. Tani ka gjallëri jetë ekonomi jo vetem për banoret por edhe bizneset e tjera. Janë 400 -500 mijë euro rroga që paguhen cdo muaj nga ky biznesmen për atë zonë. Para që më parë nuk ishin. Janë taksa sigurime shoqërore që paguhen pa fund dhe kjo është ekonomi. Dhe cdo gjë është bërë me leket e veta. As një tender as një lek publik por vetem nga puna e tij. Rozafa është bërë një emër ndërkombëtar I respektuar dhe këta legena duan ti vendosin shkopinj në rrota. Bëni krahasimin me një që krijon ekonomi dhe një tjeter që nuk I ka thënë kush puna mbarë I vodhi celularin se atë pati mundësi. Po të bëhet deputet cfarë vjedh ky legen? Ctë mundet. Kjo është diferenca midis tyre.
    TURP.

  13. Bravo says:

    Te krahasosh profesor Lucianon me Lucen, është si te krahasosh Fan Nolin me Nard Ndoken.

    1. teli says:

      Te kunderta : profesor Leshi me nji Super Puntor dhe Super Prinder.

      Eshte turp i madh ti thuash Profesor ktij Papagallit ordiner !

    2. cuni says:

      Eh mor figure, krahasim i bukur. Fan Noli eshte ai qe perpiqet te gjuaje me grushte?

  14. miri says:

    Per Bravon
    Mos e perdhos z.Luciano pra mos e tall
    Kush e di si ka ndodhur te kete vepruar ne ate menyre ndoshta e kane shtyre bodigardet?

  15. Jugu says:

    Nuk eshte problemi se qelloj apo rrahu ky Bocja kete LLucen.
    Problemi eshte se rrahu njeriun e gabuar.
    Ato dacka duhen dhene Rames, qe e shperberi kete popullsi, e shpernguli nga trojet e veta, dhe e varferoj si mos me keq.
    Sa per Berishen qe permend, aty e keni patur o Mero per 8 vite, dhe kur nuk morret guximin te benit sikur dhe nje denoncim me dosje ne prokurori, tani i rruani topet. Dhe ai jua ben mire, ju rreh dhe pastaj ju akuzon.
    Dhe keshtu duke ju rrahur do ju marr dhe pushtetin, se nuk vritet me njeri per Ramen, kurse per Berishen dhe Meten vriten, se ata i mbajne ata qe sakrifikojne jeten per ta.
    Kurse Rama te mbajti vetem ty dhe rilindidjotet, kurse socialistet e ndershem dhe popullit ju futi te gjatin.
    Tani te gjatin do pres dhe Rama dhe gjithe ata qe i shkojn pas.
    Dhe Ramen e rrezon vetem Meta me Berishen, se po qe per Bashukun, ka ymer sa te jet dynjaja.

  16. studentja says:

    Eshte lufta e qytetareve si Gjergj Luca kunder shpellareve qe mbeten shpellare edhe kur veshin kostum apo futen pedagoge me merita partie. Te partise se turpit. Gjithnje kam menduar qe ky fare pedagogu eshte futur me mik sepse leksionet e tij kane qene perhere nje flluske sapuni bosh

  17. Liuli says:

    Mero jeni shum rreal, po ky pisi boçi krijon sherre me trima tjere. Do qir nana e motra atij qi mbante lucen, ai i pari pastaj ky trimi qe godet me grushta. Nuk e di po nuk ta fal kush qe njani te mbaj duret e tjetri te gjuj me grushta. Nan e zez, ku ngop te sames do futet ai qelbesina bodigardit te bythes. Ata nuk jan bodigard, ata jan ca laskar te biçit qi i ka dhan noj lek, ose i premton noj gja po erdhi ne pushtet, se bodigard un kam punu dhe jam shkollu per ate pun, ku ne ne rrolin e bodigardit kemi detyre te mbrohemi ose te neutralizojme agresorin, ne kete rast nuk ka pidh same ku te shkoj ai byth muti qi i mbante duret luces, dhe ky maskarai qi e gjunte, asht e pafalshme te gjush nji njeri me dur te lidhuna. Te dy ata edhe boçi edhe bodigardi kurves, se vetem bidigard nuk asht ai, do ti lepijne bythen luces, se dy dur per nji kok jane. Me lucen si qytetar bashkohemi dhe i themi tu qij nan, moter e fis sidomos atij qelbesines bodigard, ta çoj çeshtjen ne gjykate per ate qi shofim me za e me figure. Si elbasanas tma qij nanen bodigardi, me ate e kam se jam vete bodigard, kam njimbdhjet vjet qi e baj at pun, po kurr nuk kemi rrah njeri edhe kur na kan sulmu. Te nartin masa policia e prokuroria sa gjanat mos shkojne ne vet gjyqsi, nuk ban vaki ne bot qe nji rrugaç per deputet, vet i dyt e vet i tret me i majt duret njanit e tjetri ne e gjujt grushta. Ba me pas pushtet nji ai boçi, ai qin nanen e motren e vet dhe ta tij bodigardit te bythes.

  18. Niku says:

    Eshte hapur nje gare per grande ne peshkim, per te ndihmuar rinovimin e anijeve te peshkimit, nepermjet fondeve te BE ne masen 50% falas.
    Luca i kishte te gjithe letrat ne rregull per te marre pjese dhe fituar, por nuk aplikoji dhe kur iu kerkua aresyeja e mosaplikimit u pergjigj: O vllai po i hap rrugen kolegeve qe jane me ne nevoje.
    Eshte fakt qe nuk ka marre nje lek nga paraja publike.
    por luciano eshte nje idiot qe nuk e ka shokun, komplet vllai i carit dhe bente pjese ke grupi i deputeteve te arsimit!!!!!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Bukur.. Ai te jete si te doje dhe sa nuk ka shkelur ligjin dhe puneson shqiptaret e mi dhe keta ti bien ne qaft, une s’kam pare degradim te nje partie qe merret ne pune te vet.. E pashpjegushme.. Ata po spaten fakte qe ky person u paska bere keq dhe rene ne qaft, kjo nuk eshte me nje parti, por nje strofull…

  19. Zana says:

    Qytetaria Elbasanase duhet të dalë në mbrojtje të biznesmenëve që me punën e tyre i bëjnë nder qytetit dhe i shërbejnë nevojtareve me vende pune.

  20. Burri i shtetit i Arvizise says:

    Koment kunder analistit Mero Baze
    .
    I nderuar: leri blegerimat me me Luciano qe behet garip me Gjergj Lucen ku ky i fundit paska hapur 2000 vend pune ( e pabesueshme per kete hero) qa me shume qe qenka djali i Ikones Ndrec Luca
    .
    Jam pambarimisht ZEMER-THYER me politiken amerikane ne Shqiperi sidomos per tolerimin e Terrorstit Berishe..
    .Pse Kimja po tallet me ne me Tom Doshin dhe hesht per Sali Palloshin e saj qe do bombardonte ambasaden amerikane ne 13 mars 1997 ???
    .
    Eshte kriminale nga Spaku qe nuk filloi “sefte” me akuzat e Izet Haxhise ndaj Salih Brishes qe me dokumente autentike …PERSERIS DOKUMENTE AUTENTIKE provon qe familja e Berishajve jane me shume se kriminele dhe terrriste
    .
    Pikerisht mbrojtja qe po i bejne segmente te fuqishme ne Amerike dhe Europe Drakules Viqidolit jane gjenerator i kesaj dhune qe po e shohim perdite
    Turp per kIMEN DHE sPAK-EREAT por dhe Meron qe ulerijne per Lucianon dhe blegerijne per mbrojtjen e hapur qe i ben Kimeshja ktyre terroristave
    .
    Jam 1001 % qe Rama e ka dhi muhabetin dhe jam dakort te shporret por dhe kJo Kimja eshte qerruar qe nuk shikon me Spakat e saj
    Berisha ( me bashat e tij) eshte nje krimenl qe mbrohet me kartabjanke nga Donlute apo Kimet e rradhes qe kur e vuri ne pushtet filoserbi Rajerson.E ndegjove intervisten ti jte fundit qe tha se une nderhyra qe prisha fitoren e kamunistave ne 31 mars 1991 dhe nderhyra ne punet e brendeshme te shqiperise..pra eshte “babai” i kopilit berishe qe u kllonua ne 2 prill 1991 me udb jugosllave te asaj kohe

    Edhe Edi rama me “komunistat & socjalistet& leshistat” ie tij po ben nje tradheti kriminale..biles po tallen me te popull me keto reformat ne DREQESI.

    Komentshkruesi mendo se qofte komunizmi qofte ky antikomunizmi ( elezbiberizmi)shqiptar jane ngarkesa negative dhe i ndryshon vetem ngjyra.

    Nuk e nderon shtetin amerikan apo bashkimin europjan qe ne nje vend te natos te tolerojne nje kriminel si drakula berishe..biles po i bejne dhe filma Holliwoodi:

    Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet.

    Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon ” si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën ne presidence.prokurori shik e gjetke per te zbatuar nje 2 prill apo 14 shtator.

    AMORAL & TINZAR
    1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

    2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

    3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

    4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.

    5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

    6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

    7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

    8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

    9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

    10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

    MASHTRUES

    1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

    2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.

    3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

    4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

    5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

    6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.

    7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.

    8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

    9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

    10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

    KRIMINEL

    1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

    2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.

    3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

    4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

    5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

    6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

    7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

    8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

    9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

    10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

    SUPERHAJDUT

    1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

    2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

    3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.

    4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

    5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

    6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.

    7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

    8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.

    9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.

    10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.

    11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.

    12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.

    13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.

    14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

    15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.

    16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!

    17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.

    18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

    19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

    20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

    21….nderpritet rromani I krimeve te makbethit viqidolit cdo limit njerzor..turpi i ngelet USA-BE-NATO…se saliu eshte kriminel por jo fajtor eshte viktime e tyre..

  21. Jam kunder dhunes- says:

    Gjest harbuti dukej ne video …d

  22. arifi says:

    Mero ke nje gabim kur thua qe kete LUCIN nuk e gjen gje nga kjo qe beri , tani eshte ne gjak me Mirditoret .Do rrojme e do shohim…

  23. Sotiri says:

    Te gjitha analizat dhe komeentet ketu, ne te gjitha gazetat shqiptare dhe te botes, analizat dhe debatet ne tv te ndryshme ne Shqiperi dhe ne te gjithe boten jane te kota nese nuk zgjidhet ceshtja e nje njeriu qe e ka emrin Sali Berisha. Persa kohe ai do te jete gjalle, shqiptari dhe Shqiperia nuk do te marre fryme lirisht dhe perfundimisht: Pergatituni per nje lufte civile, si ajo e 1997!
    Kjo eshte vene ne rendin e dites nga Sali Berisha dhe Ilir Meta!

  24. Shkodrani zotni says:

    Luçianon ishte ne krye te detyres, per te mbledhur sa me shume vota, dhe per mendimin tim ka qene nje dite e sukseshme, sepse ka marre votat e te gjithe atyre qe biznesmeni Luca i ka larguar nga puna plus te gjithe ata qe nuk jane te kenaqur nga rroga qe marrin.
    Plus ka siguruar telefonin e biznesmenit ne menyre te kamufluar si selfie pa mendje.
    Ai telefon do te jete nje arme e fuqishme kunder pushtetit, me informacione konspirative ashtu siç i ka qejf pd.
    Me kete telefon do te beje çudira, qe ato te babales nuk jane asgje.
    Problemi eshte se si do t’a mbroje pd luçianon?, sepse biznesmeni Luca nuk do t’a lere kollaj kete perplasje dy persona kunder nje personi. UPSSSS.
    Bravo luçiano per sakrificen qe bere per partine.
    Jete te lumtur ✌

  25. Dardan says:

    Pse po vonon policia dhe prokuroria?
    Mire policine e ka ne dore baxhanaku i Sali Gerdecit,
    po Prokuroria pse nuk vepron per te treguar qe eshte pushtet me vete?!
    Une i bej apel Prokurorise te pezulloje nga fushata gangsterin Boci dhe t’i hedhe hekurat!

  26. lori says:

    Pyetja eshte e thjeshte z.Baze:A po pergatit PD-ja, nje 2 Prill te dyte ,ku pasketaj sipas skenareve Ilir Meta do te tentoje te marri rolin e shpetimtarit te vendit??????????????????????????????????????????????????????????????????????????? Kush po e pergatit nje skenar te tille dhe ç’fare bejne organet ligjzbatuese ne kete vend!
    Ky eshte nje nga skenaret qe ideatori i ketyre skenareve ka mese nje jave qe eshte futur ne aktivitet dhe po bene organizimin si organizator dhe udherrefyes i ketyre vrasjeve!Nese nuk i dini emrin ,nofken e tij e ka “Burre shteti”.

  27. nje qytetar says:

    MerLuca kurre asnje muaj te vetem nuk i ka lene punonjesit e tij tek FISH City pa ja vonuar rrogat. Perfiton nga varferia qe ka shpalosur pronari i vertete i FISH City Edi Rama e i paguan me 150 mije leke te vjetra ne muaj.

  28. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Te dhjefsha “Jugun”, ti sje jugu ore budalla, po flet kodra pas bregut,,, ne se do saliun dhe muten merri ne shtepine tende,,, sa per denimin e bandes Berrisha, lexo komentin e “Burri i shtetit i Arvizise” te marresh vesh si jane gjerat,, jo Rama po ska perendi te arestoje Sali Berishen qe banda e tij fillon nga lobet amerikane (me shume mundesi serbo – greke)…… Prandaj mos fol mbrockulla o shpellar i jugut po komento thjesht ate qe ndodhi

  29. Graziano Matei says:

    Mero,
    Arturo Ui po ven ne zbatim planin e trustit te lule lakres,
    te krijoje terror dhe mbjell panik para zgjedhjeve, qe me siguri i ka te humbura,
    i intereson kaosi per te krijuar situata qe ta destabilizoje vendin,
    qe ai dhe bashkepuntoret e bandes se tij,
    te fitoje kohen qe i duhet per te shpetuar nga drejtesia.

  30. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Pse nje bisnesmen i ndershem qe ka punu pa kurrfare lidhje politike do konfliktohej me nje kandidat politik ne zgjedhje, aq me teper kur vete eshte jabanxhi pa asnje lidhje me Elbasanin?
    Pse nje kandidat per deputet vendali do konfliktohej me nje bisnesmen jabanxhi kur nuk ka kurrfare konflikti pronesie me te?
    Hajde tani, se i di mire ky popull se pa e pas mire punen me pushtetin nuk merr dot asnje tender, nuk ze dot nje vend pune ne arsim a ne administrate pa pas viston nga pushteti e jo me te kapesh sukses me biznes!
    Per ta pas mire me pushtetin biznesmenit i duhet edhe te perleshet per hir te tij, e ka si harac qe e paguan ne vend te taksave.
    Dilni nga qymezi i Meros e shikoni realitetin, se Mero per realitet ka pas e ka vetem ate qe sheh pushteti rradhes, dje i Saliut, sot i Ramiut!

  31. Po po po.. says:

    Ti “patrioti…” leshit i kupton te gjitha, te tjeret jane budallenj,,, provo te krahasosh, me zgjuaresine tende, vlerat e te dy personave ne fjale,, por duke njohur me te vertete te kaluaren e secilit, e jo duke folur nga tastiera e kompiuterit dhe ajo e urrejtjes militante tipike shqip(k) are….. (qe kur perdor frazen “cam i Meros” merresh vesh ca lloj shqiptari)

  32. arqile says:

    Turp luciano ti nuk je njeri profesor ti jo e jo duhet te largohesh vete me doreheqje .Kqz duhet urghentisht te ishte mbledhur dhe te merrte
    masa.Ceshte kjo injorance bodigardet mbaj dhe ky gjoha deputet bjer burre i madh ky rrugac. I mesoi doktor moetja kwta plehra me kercenime pa ligje e pa rregulla u duket.vetja sikur cfare jane .Turp turp turp.

  33. Po po po pordhe me rigon says:

    Me mire nuk po bej ate qe thua zotrote, te krahasoj me fjale personat ne fjale. se krahasimi duket qe ne pamjen e tyre. Por ti do besh mire ta heqesh ate “k” ndonese ne kllapa nga kombesia qe i perket se e ndyen mor Po po po gagaci qe ke memorie sa te pules e nuk e mba mend Meron kur i thurte hymne Sali Ram Berishes jo nje e dy por vite e vite rrjesht.

  34. never forget says:

    Ne Elbasanin e viteve te Rilindjes –
    Drejtore policie e shefa te shkarkuar, te tjere ne kerkim.
    Perplasje bandite-polici tek tregu i fruta perimeve dhe banditet gezojne liri te plote
    Vrasje mafioze me shume se kudo rreth tjeter, te gjitha pa autor,
    Grupi kryesor i zullumeve ne Elbasan kryesohet nga Sokol Sanxhaktari, dhenderri i “Lal” Qazo Sejdinit
    Ky ka hyre me dhjetra here e ka dale nga policia se nuk ka shtet mbi “Lalen”, ka vetem Edi Rame
    Aktualisht mbahet ne spitalin Psikiatrik gjoja “i semure” per ti pregatitur lirimin nga vrasja fundit qe ka kryer vitin qe shkoi.
    Ne Elbasan ato bandite u filmuan nga qytetaret me telefonat e tyre e u hodhen ne rrjetet sociale Diten e Veres 14 Mars kur rrethonin Kryeministrin dhe Taulant Balla i vendoste me rradhe doren mbi bark, si “Dora e ngrohte” e pushtetit qe ja ka nevojen.
    Fotot e plehrave me precedent penal qe shoqeronin Ramen e Ballen ne Elbasan dolen neper gazeta, perfshi gazeten me te madhe ne vend, PANORAMA. Ato foto munguan vetem tek gazeta TemA, por nuk ka rendesi. Ato i treguan mbare Shqiperise (Elbasani e di me kohe) se llumi me precedent penal eshte eskorta e ketij pushteti dhe ne simbioze me te.

    1. shut up M/F says:

      nuk ke faj ti Never Forgeti qe vjen ere Sali Gazepi

      por e kane fajin keta te ambasades amerikane
      .
      qe marrin shenime per Lul Kimin
      .
      dhe lene Salen te fshije bythen me NYT-in dhe FBI-n
      .
      Kape kete timin ketu poshte dhe “shut up”

      .
      Në valën e botimeve të kabllogrameve të Ambasadës Amerikane të Tiranës, bëri përshtypje të thellë në publik një nga kabllogramet, ku renditeshin 7 politikanë të lartë nga partitë kryesore në vend, të cilët Ambasada i rendiste si të lidhur me botën e krimit.

      Për tre nga këta politikanë të kësaj liste të Ambasadës, thuhej se janë përfshirë në lirimin e të burgosurve në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2009 në formë shpërblimesh për ndihmën që këta të dënuar apo familjet e tyre dhanë në fushatën elektorale të PD-së.

      Tre politikanët në fjalë, me të cilët lidhej kjo akuzë, janë Lulzim Basha, Olldashi dhe ish-ministri, Alibeaj. Ne ate kohe gazeta media ka mundur të sigurojë një raport, nga i cili është furnizuar me informacion Ambasada për të hartuar kabllogramin në fjalë.

      Në këtë raport hetues që është dorëzuar asokohe në disa ambasada të rëndësishme të Tiranës, bie në sy që të gjithë të burgosurit e listës janë të dënuar për krime shumë të rënda (8 për vrasje) dhe ata të gjithë janë liruar në kundërshtim me ligjin në të njëjtën datë: 19 qershor 2009, 9 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit. Më poshtë pjesë nga ky raport.
      .
      Për Lulzim Bashën, Olldashin dhe Alibeajn, kabllogrami thotë:

      “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”

      1. never forget says:

        shut up- Une gjithmone kap vetem kete timin, nuk e kam zakonin tend t’ja kap te tjereve!
        Per Elbasanin kam shkruar at qe i di gjithe qyteti e jo ti, por nuk del dot as Edi Rama me Ballen pas kepuce ti mohoje.
        Sa per perralla me kabllograme imagjinare, eshte realiteti i deklarates Ambasadores Amerikane qe nominalisht kerkoi mos regjistrim te TOM Doshit ne zgjedhje dhe Rama e postoi TOM Doshin Nr- 1 ne listen e Partive dhe tek stoli rezerve si Kryetar brenda nates i PSD.
        Vetem se amerikanet kane zakon qe nuk i harrojne lehte ato qe duan ti bejne karshillek. Kete mbaje fort si veth tek veshet.

  35. E shtune says:

    Ky Luciano rrahu Lucen vet’ i katert. I paska ngjare Kelit, qe dikur 5-6 veta rihnin Ramen. Fiks si Keli dhe fiks si Ilir Meta: i zgjidhin gjonat me boks e me muskuj.

  36. Durim says:

    Mero, nuk e me kaq te shkurter kujtesen, por nuk deshiron t i permendesh disa gjera per djalin e aktoreve te medhenj. Ky taksist i shkathet, filloi peshkimin per te transportuar droge nga Mali i Zi dhe Italia brenda arkave te peshkut. Pastaj hapi kazinone ku pastrohej paraja gjate qeverisjes Nano.
    Perpara ardhjes se qeverise Berisha ishte ne rrethin e kuq te policive te Italise dhe Malit te Zi per shkak te trafikut qe bente. E gjithe banda u kap dhe beri burg, operacioni Kompas, vetem Luca jo. Sa ishte Berisha ne qeveri mbijetoi duke shkaterruar detin me gjuetine e peshkimit agresiv me rrjeta thellesie ne breg te detit. Ne 2013, rregulloi muhabetin me Ramen dhe aktualisht ka perfituar 4 kontrata nga objekte publike me 1 euro/metri. Ende nuk i ka dale tymi nese po merret vetem me pastrim peshku apo dhe produkte te tjera. Eshte djale aktoresh ama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje