Ndyshimet që tani mund të lënë gjurmë

8 Mars 2021, 20:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lehtësia e Edi Ramës për të bërë ndryshime drastike në listën e deputetëve, vjen nga fakti se ka pak politikanë në listë. Të vetmit që prodhojnë zhurmë dhe që mund t’ia prodhojnë, edhe pse janë pak, janë figurat politike, që mund të mbeten të mërzitur nga mospërfshirja, apo renditja e pafavorshme.

Ndaj në këtë pike, Edi Rama e ka më të lehtë “reformimin” e listës së Partisë Socialiste, pasi ka shumë pak figura të kësaj partie që kanë gjeografi elektorale dhe vota për arsye personale.

Ajo që i intereson në mandatin e tretë Edi Ramës, është të ketë një listë të kompletuar me figura të paqortueshme, larg historive të dekriminalizimit dhe polikisht korrekte, pasi betejën politike e tërheq vetë ai.

Biles dhe e vetmja rezistencë që i është bërë listës së Edi Ramës në Vlorë, nga kryetari i Bashkisë, vjen nga arsye e kundërt, pra jo nga fakti që ka mbështetje politike dhe nuk do t’ia dijë për Edi Ramën, por nga fakti që mes të qenit politikan apo zyrtar bashkie, zgjedh këtë të dytën, pasi nuk është politikan.

Kjo është taksa që Edi Rama do të paguajë për tendencën e tij për të mos pasur figura politike në përzgjedhjet e tij.

Prezantimi që ai i bëri kritereve me të cilat ka ndërtuar listën, tregon qartë se figurat politike ai i ka futur në vijën e frontit, ndërsa prurjet e reja dhe të ngjashmit e tyre në Partinë Socialiste janë në pjesën e sigurt të listës.

Kur dëgjoje për cilësitë e kandidatëve që ishin në krye të listave, ti kishe idenë që ai po ndërtonte një kabinet teknicienësh, dhe jo një listë deputetësh.

Por kjo histori tani mund të korrigjohet nga sistemi.

Duke llogaritur avantazhet e reja që jep sistemi me lista pjesërisht të hapura, ngelet për t’u parë pas 25 prillit, se kush janë të vlerësuarit realë të listës, ata që quhen drejtues politikë, apo elemente të tjerë nga lista.

Vendosja e drejtuesve politik në vijën e zjarrit është një mekanizëm për të fuqizuar fushatën dhe për të arritur objektivin politik. Por po kaq e rëndësishme është dhe gara brenda partisë.

Për këtë, është e nevojshme që gara brenda listës të jetë e hapur dhe pa kushtëzime. Nëse ka tendenca që lista e votimit të orientohet drejt disa personave, atëhere do të humbasë kuptimi i garës dhe do të humbasë efiçenca e listës pjesërisht të hapur.

Natyrisht që është e kuptushme se socialistët do të votojnë Edi Ramën, që kërkon të kandidojë i teti në Durrës, por në qarqet e tjera ku nuk është Edi Rama, gara duhet të jetë e hapur dhe drejtë, pasi manipulimet kryesore në këto zgjedhje rrezikojnë të bëhen brenda partive, dhe jo mes partive.

Kosovën, që ne nxitojmë ta lavdërojmë sa here bën zgjedhje, e kupton që vidhen vota, kur numërohen votat brenda një subjekti.

Edhe më 2012, kur ambasadori amerikan në Kosovë, e cilësoi “vjedhje industriale të votave”, e kishte fjalën për votat brenda partive, që destablizojnë procesin.

Ky fenomen rrezikon të ndodhë dhe tek ne, ndaj që të shkohet tek një rezultat real, duhet që të ketë dhe një fushatë reale, të ndershme mes kandidatëve të një subjekti, pa shumë sulme personale dhe kurthe ndaj njëri- tjetrit.

Për herë të parë ne do të kemi një renditje popullore për deputetët, edhe pse ata mund të mos e spostojnë dot listën me aq vota sa kanë marrë personalisht.

Renditja do të jetë një klasifikim politik për kandidatët, i cili do të jetë dhe testi real i prurjeve të reja të Edi Ramës, apo profilit politik që ka secili brenda partisë.

Lehtësia e ndryshimeve drastike të Edi Ramës deri më sot, ka qenë e paverifikueshme. Për herë të parë ndryshimet e tij kanë shans të lënë gjurmë. Pas 25 prillit do të kemi mundësi t’i rendisim.

23 komente në “Ndyshimet që tani mund të lënë gjurmë”

  1. Lumi says:

    Je gazetar i madh Mero por me drejtshkrimin len per te deshirur!

  2. Jo zoti Baze, nuk eshte aspak keshtu. Edi Rama me listen qe ka bere, duke vene perfund cdo institucion legal brenda partise se tij, ka dashur vetem te tregoj forcen qe ai ka, ne komande te Partise. Lista eshte nje test per matje force me kundershtaret, eshte njekohesisht nje qerim hesapesh me ta. Po ashtu, vetem per te grumbulluar votat e komunisteve fanatike, ai gerrmon neper muzeume dhe gjen per vendosur ne krye te listes ne Tirane nje komuniste te shekullit te kaluar, grua e mire, vetem e vetem se nuk eshte e lige. Por me kryesorja aspak e rrezikshme per ecurine e tij politike ne krye te PS. Si cdo politikan qe sundon me dore te hekurt Partine, Edi Rama kujdeset vetem qe te rrethohet nga skllever pa personalitet, interesaxhinj, qe kurre nuk mungojne per tu shfaqur dhe kurdohere jane te pranishem ne rrugen per pushtet absolut.

    1. Tr says:

      Hahaha, na trego se kush eshte PD dhe LSI more buzequmesht. ME cfare palle DREJTOJNE ata. Se ndoshta ky Popull nuk ka qene ketu.

    2. Shqiptar says:

      Si dy pika uji, ngjajnè kèto dy “partitè” e dala nga gjiri i nènès, nè arbitraritetin dhe rrumpallèn degraduese qè i karakterizon.
      Asnjè shenjè reflektimi nè drejtim tè demokracisè sè brendshme, asnjè pèrzgjedhje kandidatèsh nga baza, gjithkund dhe pèrjetè KRYETARI.
      Ai, èshtè vetè ZOT dhe vetè SHKOP.
      Ai, dhe vetèm ai, vendos pèr ne tè gjithè. Herè pèr Doshin e Fufin, e herè pèr Ver Llapèn apo Haxhi Plasèn.
      Tè paçim o kryetar, tè na rruaç sa malet.
      Do bèjmè luftè,,,de more de,,,,si lum ti popull,,qè na ke.

  3. Laku says:

    BRAVO MERO,E MERITON TITULLIN”BESNIKU”I PARTISE.

  4. Cane says:

    O Qerim Edi Rama po ju ben zborin te gjithe politikane gazetare e zagare.Edi pse?Se eshte qytetar i kenduar.Nuk eshte fshatar dallkauk.Kijani inatin po hakun jepjani.Nuk nxin e jargoset me mllef si Saliu juaj.Uuuu c’è cura ne goje Salen se me shkon rete Java ters.

    1. Qerim Vidohova says:

      Ti Cane, aq servil i peshtire duhet te jesh, sa pyet duke shkruar: ” Edi pse?” kur dhe vet fare mire duhet ta dish se shkruhet e ndare ” E di pse?” Te eshte bere mendja Edi or i uruar. Sa per Sali Berishen, une jo vetem nuk dua t’ja di, por e kam konsideruar dhe e konsideroje nje antidemokrat te peshtire, varrmihes te demokracise aq shume te deshiruar nga njerzit e qyteteruar te ketij vendi. Por une, mjerisht, nga nje individ qe kisha besim tek qytetaria dhe tradita familjare e Edi Rames, shoh se ai nuk e ka per gje ti vere shkelmin gjithe arritjeve qe ka patur, duke rene ne dashuri te parrefyer me deshiren per pushtet te pakufizuar. Mendoj se eshte turp dhe shkuar turpit qe Edi Rama te operoj si revolucionar bolshevik per ruajtjen e pushtetit, dhe ta kthej ate ne qellimin e tij suprem, kur duhet t’u mesoj te tjereve sjelljen si qytetar i vertete. Ti, besoj, duhet ta kesh te qarte sa shume zgenjehet njeriu kur nga dikush pret tjeter gje dhe sheh te ndodh e kundert te saj.

      1. antipatrea says:

        Qerim : Ai Canja ka të drejtë . Një pjesë e madhe nga ju ” të zhgënjyerit ” ( se tani na vjen edhe turp të themi që jemi të P.D.-së kështu si është katandisur … ) , nga zhgënjimi i madh pasnesër do votoni prapë Salën , siç edhe 30 vjet më parë . E keqja është se jeni një çikë si pakë , dhe s’ju dalin numrat … Hani jorganin natën me dhëmbë sa të doni – Ai i gjati prapë do fitojë , dhe hallall – deri të dalë dikush me gjoks nga ana tjetër të shkuli saliliket përgjithmonë , siç bëri ai me Nanon , Metën … Kafsho thonjtë tani nga inati …

      2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

        O Qerem,nuk po e marë mundimin të kundërshtojë për opinionin tënd “vidohovit” për Ramën.
        Poooooor n.q.s. ti si alternativë na sugjeron fashizmin berishjan,atëhere faleminderit.
        PS, jemi të dënuar të zgjedhim atë që nuk bën dëm.
        Riciklimi i Brek’skisha-s, do të ishte vetvrasje?

  5. ERTV says:

    Fjala “LISTË” i thotë të gjitha !!
    Dmth thjeshtë një listë e Edit…
    Malli që nuk vuri në listë dhe ndonjë nga kafshët apo shpendët e tij tek vila ose akoma me keq ndonjë send si psh BMW e Gregut…
    Për të kamufluar qellimin real Edi po perdor “Tutti frutit” si mbulesë…
    Por gjithë ky “operacion” politik bëhet vetëm për çimentimin e pushterit personal…
    Me këto lloj skemash Shqipëria ngelet ende peng i Salih-ut, Edit, Lulit dhe Likes…
    Asgje re nga Ballkani Jug-perëndimor.
    Welcome in Albania!

  6. ABC KORCA says:

    Partia Socialiste e katandisur “light reality show”
    Light per nga emrat qe perfaqeson
    Reality show per programin qe perfaqeson
    Ky eshte realiteti Mero.
    Mjerimi vazhdon…
    Ne aspektin politik, pres dhe shpresoj qe do kete zhvillime ne ps pas 25 prillit, ndersa ne aspektin qeverrises, mjer populli.

  7. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Ndryshimi qe le gjurme –
    Ditmir Dushati personi me inteligjent e me me teper kulture qytetare, lihet jashte listes Rilindjes!
    Dhe ishte ministri i saj me perfaqesuas!
    Por Rilindja nuk do qytetari, nuk do as te zgjuar kurrsesi!
    Rilindja do ministra karagjoze si Gent KAKA qe eshte turp ta prezantosh edhe sekretar amdasade diku
    Kryetari do Spiropale qe ti thone Kryetarit “Skenderbeu i shekullit tone”
    Kryetarit nuk i duhen simbole qytetarie si Ditmiri, Kryetari do simbole katunarie si Taulanti.

  8. N.VJOSA says:

    O Qerim, more Qerim,
    S’ke te drejt o more trim
    Ben hesape kafeneje
    Edi s’pjerdh aspak prej teje…
    ***
    Edi yne eshte vizionar
    Per puntor eshte i parë
    Eshte i paster si Flori
    Si Puntor , si Ai…
    ***
    Edi yne eshte nje aset
    Edhe di te beje shtet
    Se mburrin llafet e mija
    Por flet vet Shqiperia!…
    ***
    Flet vet Shqiperia
    Flet vet pune e tija
    Kohe noprane,more xhan,
    Kapedan mbi kapedan!…
    ***
    Edi nuk eshte bolshevik
    Ti Qerim je ca i lig
    Edi yne liberator
    Per P u n t o r, MADHESHTOR…

  9. N.VJOSA says:

    O Qerim, more Qerim,
    S’ke te drejt o more trim
    Ben hesape kafeneje
    Edi s’pjerdh aspak prej teje…
    ***
    Edi yne eshte vizionar
    Per puntor eshte i parë
    Eshte i paster si Flori
    Si Puntor , si Ai…
    ***
    Edi yne eshte nje aset
    Edhe di te beje shtet
    Se mburrin llafet e mija
    Por flet vet Shqiperia!…
    ***
    Flet vet Shqiperia
    Flet vet pune e tija
    Kohe noprane,more xhan,
    Kapedan mbi kapedan!…
    ***
    Edi nuk eshte bolshevik
    Ti Qerim je ca i lig
    Edi yne liberator
    Per P u n t o r, MADHESHTOR…
    ***
    Dhe kur flet ndonje mut
    Per pushtet absolut
    Eshtë lëvdat te quaj servil
    Nje Qero, nje debil…!

  10. Shqiptar says:

    Si dy pika uji, ngjajnè kèto dy “partitè” e dala nga gjiri i nènès, nè arbitraritetin dhe rrumpallèn degraduese qè i karakterizon.
    Asnjè shenjè reflektimi nè drejtim tè demokracisè sè brendshme, asnjè pèrzgjedhje kandidatèsh nga baza, gjithkund dhe pèrjetè KRYETARI.
    Ai, èshtè vetè ZOT dhe vetè SHKOP.
    Ai, dhe vetèm ai, vendos pèr ne tè gjithè. Herè pèr Doshin e Fufin, e herè pèr Ver Llapèn apo Haxhi Plasèn.
    Tè paçim o kryetar, tè na rruaç sa malet.
    Do bèjmè luftè,,,de more de,,,,si lum ti popull,,qè na ke.

  11. Taulant says:

    Partia Socialiste e Edi Rames nuk krahasohet me asnje Parti Socialiste Evropjane.
    Eshte nje parti biznesmenesh,sekseresh,hajdutesh asgje me teper.
    Nje vendi te varfer si Shqiperia i mungon nje parti socialiste evropjane qe te mendoj per shtresat e varfera.
    Ne Shqiperi ndodhi e kunderta Partia “Socialiste” i dhuroj per 2 leke gjithe pasurite e vendit tek oligarket.
    Largpamesi Rama para 4 vjetesh i mburrej ish-kryeministrit Italian Mateo Renzi:
    Ejani te investoni ne Shqiperi sepse ketu ne nuk kemi sindikata….
    Renzi u habit prej nje thenie te tille …ju duk vetja sikur te ishte ne shekullin e 19-te.
    Jo ishte ne Shqiperin e Edi Rames … super hajdutit.

  12. qazim mulleti says:

    O Qerim, o Qerim. Puna jote aferim. Para se te flasesh per Edi Ramen, shih me pare stallen e derrave te PD. Lul frikacaku i vetevendos ne krye te listes se Tiranes. Sali kriminelin e vuri te pestin, etj. Ne Lezhe ke Mark Markun dhe Gjekrmarkun. Ne Dibet Xhelalin e zi, ne Gjirokastet Tritan preshin, ne Durres Edi thuthuqin, ne Fier hiresine e tij hoxhe efendi Ali beun dhe qershia mbi torte, dashnoret e Venedikut Grida Suma suma dhe Salianj babalja. Tung or taj.

    1. E èma e Zeqos says:

      U katandis kaposhi njè thelè.
      Kush nuk duartroket vendimet e kryekarit, ai qènkèsh i Saliut. Kush dèshiron tè dijè, pse arbitrariteti dhe shkelja e çdo rregulloreje tè brèndshme tè funksionimit normal tè njè partie politike, janè duke treguar surratin e tyre nè çdo vendim qè merret, èshtè i Saliut.
      Tè Saliut jemi, natyrisht.
      Ndaj i dhamè 2 herè votèn, kur premtoi se NUK KISHTE MANDAT PÈR TÈ FALUR KRIMIN, por na doli “trim pas lufte”. U ul nè prehrin e Metès dhe na e bèri president,,me Lulin e Saliut, bènte pazare çadrash, ndèrsa Saliut,,,,,,i uronte dhe uron, tè bèhet 100 vjeç. I duhet pèr lugat.
      Qerrata ky kryekari ynè.
      Patjetèr qè meriton votèn tonè edhe njèherè.
      Kush mendon ndryshe, èshtè me Saliun.
      Pika qè su bie.

    2. Qerim Vidohova says:

      Po mire o shoku i lavdishem Qazim, kur shkruan, ke parasysh ato qe thote Mero ne kete shkrim, apo flet kodra pas bregut. Une ze ne goje Edi Ramen dhe PS se per te flitet ne artikull, kurse ti as e lexon fare artikullin dhe flet se cfare shkruaj une. Ti sulmon PD dhe ke plotesisht te drejte ne ato qe thua, por nuk jep mendimin me te vogel per shkrimin.

  13. E èma e Zeqos says:

    U katandis kaposhi njè thelè.
    Kush nuk duartroket vendimet e kryekarit, ai qènkèsh i Saliut. Kush dèshiron tè dijè, pse arbitrariteti dhe shkelja e çdo rregulloreje tè brèndshme tè funksionimit normal tè njè partie politike, janè duke treguar surratin e tyre nè çdo vendim qè merret, èshtè i Saliut.
    Tè Saliut jemi, natyrisht.
    Ndaj i dhamè 2 herè votèn, kur premtoi se NUK KISHTE MANDAT PÈR TÈ FALUR KRIMIN, por na doli “trim pas lufte”. U ul nè prehrin e Metès dhe na e bèri president,,me Lulin e Saliut, bènte pazare çadrash, ndèrsa Saliut,,,,,,i uronte dhe uron, tè bèhet 100 vjeç. I duhet pèr lugat.
    Qerrata ky kryekari ynè.
    Patjetèr qè meriton votèn tonè edhe njèherè.
    Kush mendon ndryshe, èshtè me Saliun.
    Pika qè su bie.

  14. tung says:

    Je fantastik zoti Mjero.
    Po si s tu tha goja te kritikosh nje here koqen Rama?

  15. George says:

    Zoti Mero, nese pretendojme per zgjedhje demokratike, emrat e kandidateve per deputete ne listat e partive
    duhej te renditeshin sipas alfabetit. Pas votimit, KQZ do te shpallte 140 fituesit qe kane marre me shume vota
    per t’u ulur ne sallen e Kuvendit te ardhshem te Shqiperise, pavaresisht se cila parti i ka propozuar.

  16. Leli says:

    Ne kazanin e Edi Rames mund te hane carbe veten servilet dhe lolot si Taulanti dhe Spiropali.Te tjeret Jashte nga Partia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje