Nga Mero Baze
Së paku pesë kompani sondazhesh të angazhuara nga televizionet shqiptare, që në shumicë jane pro opozitës, po publikojnë rregullisht sondazhet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.
Historia e sondazheve në Shqipëri është shoqëruar vazhdimisht me mosbesim, sidomos nga pala humbëse, pasi në fakt dhe shpesh kanë pasur tendenca të ndikimit mbi rezultatin, ngaqë kanë qenë, një ose dy sondazhe, me tendencë të qartë politike. Për të mos thënë që një e komandonte Ilir Meta me telefon.
Është hera e parë që ka pesë sondazhe të rregullta, që angazhohen dy muaj para zgjedhjeve, me një periodicitet i cili nuk mund të injorohet.
Sondazhet nuk janë të televizioneve, edhe pse prezantohen atje. Kompanitë kanë emrin e tyre dhe përgjegjësinë e tyre për rezultatin pas 25 prillit, pasi u mbetet në historinë e tyre profesionale.
Sondazhet deri tani nxjerrin fitues në distancë Partinë Socialiste nga Partia Demokratike dhe përafrohen kur i shton aty dhe LSI-në, në disa raste.
Për këtë arsye është kthyer në sport kombëtar sulmi ndaj tyre, nga ana e opozitës.
E njëjta histori ndodhi në Kosovë. Edhe pse dihej qartë se Vetëvendosja do fitonte, dhe debati ishte a kalon 50 për qindshin vetëm a jo, kompanitë e sondazheve u sulmuan egërsisht nga partitë që dolën në opozitë, por dhe nga vetë Vetëvendosja, pse nuk i jepnin direkt mbi 50 për qind.
Në fund, asnjë kompani sondazhi nuk gaboi përej marzhit të gabimit që kanë sondazhet, deri në 2 për qind. Rezultati doli afërsisht sa thanë ato. Vetëvendosja mbeti tek 48 për qindëshi dhe partitë e vjetra u rrënuan.
Kjo tregon se kompanitë e sondazheve, më shumë se sa partitë, ruajtën faqen e tyre në këtë betejë profesionale, me ndonjë përjashtim të vogël, që nuk besoj se është bërë politikisht, por për shkak të përvojës profesionale.
Tani e njëjta histori po përsëritet në Shqipëri. Pesë kompani sondazhi të huaja, nxjerrin distancë të madhe mes dy partive kryesore. Kjo është një kambanë alarmi për opozitën, por jo një kushtrim për të sulmuar sondazhet, por për të reflektuar dhe për t’u korrigjuar.
Shumë prej pyetjeve të sondazheve publiku i percepton ndryshe nga Lulzim Basha, i cili publikun e konsideron idiot kur flet broçkulla.
Opozita çuditet kur publiku thotë që qeveria ka përballuar mirë tërmetin dhe ka menaxhuar me aq sa ka mundur pandeminë.
Opozita çuditet që populli shqiptar nuk mendon si Sali Berisha, që numëron vetëm të vdekurit, apo si Tritan Shehu që kërkon ato masa që ndihmojnë biznesin e tij në mjekësi.
Opozita çuditet kur shikon se populli shqiptar nuk mendon si Lulzim Basha për ekonominë, apo nuk mendon si Ilir Meta për reformën në drejtësi.
Dhe ky është problemi real i tyre, pasi ata kanë krijuar një realitet virtual të tyre, dhe jetojnë me gënjeshtart e tyre, duke e marrë popullin për budalla.
Një opozitë që shpreson të fitojë vetëm se në Shqipëri ka rënë tërmet dhe pandemia, është një opozitë që e konsideron shoqërinë si një masë injorante, që mund të besojë se tërmetin dhe pandeminë i solli Edi Rama.
Sondazhet tregojnë mbi të gjitha sa larg është opozita me frymën e shoqërisë, më shumë se sa larg është PD me PS.
Ndaj është mirë që opozita t’i përdorë sondazhet për të ndryshuar kursin e saj qesharak dhe qasjen idiote ndaj problemeve të shoqërisë.
Gjyqi ndaj sondazheve ka kohë për t’u bërë. Ai bëhet më 26 prill, një ditë pas rezulatit. Atëhere disa kompani sondazhi që mund t’ia kenë futur kot, mund të falimentojnë dhe të tjerat të ngrihen, por ky zhvillim nuk duhet të jetë beteja e opozitës. Ajo është betejë e tregut të sondazheve.
Opozita bën mirë t’i injorojë sondazhet kur i ka kundër dhe t’i përdorë ato për të identifikuar problemet. Por nëse deri më 25 prill bën luftë me sondazhet dhe jo me Edi Ramën, do mundet dhe nga sondazhet, dhe nga Edi Rama, duke i nxjerr të dy të nderuar.
Kur do mbarojne keto zgjedhjet se na keni care trapin
Po edhe po mbaruan se mos do shkruaj merua per hallet e popullit? Jo
Vuani nga sindroma e saliut
Ka lene pasoja te medha tek ky popull
Gjithe keto pare qe i jepen propogandes per te shplar trurin ,do ishte mire te shkonin ne arsim,mjeksi apo kudo tjeter.
Ku del gjithe kjo pasuri milioneshe,per lobime per mitingje per tv e gazeta qe nuk ja var askush…
Nga njera ane premtojne se do luftojne varferine e nga ana tjeter e hedhin paren per nje foto,vijne milioneret nga usa e kudo dhe rjepin fukarenjte e na tregojne se per ke te votojme e kush do fitoj
Opozıten tone e ka zene lemerıa dhe luten gjıthemone sıq lutej gomarı nen dhembet e ujkur,Ky ı fundıt ja kıshte ngulur dhembet ne fyt dhe po embyste,Gomarı nga ana tjeter thonte me vete BEJE ZOT ENDERR, Keshtu opozıta ekapur ne kete anketh,
Pse more Draper e Çekan, ti, demek, nuk vuan nga asgjë?
Vete emrin që ke zgjedhur per vete tregon se ti vuan ose për Enverin, ose nga Enveri. E ç’rendesi Ka se nga?
Saliu nuk eshte sindromë. Eshte Gogoli mbrapa Lolo Bashës, qe ka nxjerre nje bedel ne fushen e lojes, sepse nuk e luan dot vetë.
PD-istet nuk.kane bythe t’i thone Saliut ik mbushu se na çave trapin, keshtu që qe si ka mbetur si sëmundje e keqe qe nuk I hiqet qafe PD-se dhe popullit shqipetar.
Mik kokfik, ai qe vuan nga Enveri dhe nga makthi prej tij, je ti o katunar i vogel. Sa pe “draper e cekan” te vajti koka ne kazan. Sa degjon dicka qe ka lidhje me Enverin dhe komunistet, tak te bien te fiket o qurrash ?
Fajin e ka Saliu,sondazhi i Carlos është i drejtë,ai vetë nuk e beson,as Mero, por është i drejtë se e do partia. Sondazh ku nga 2000 vete,1900 te telefonuar ishin administratë. Njerëzit flen në çadra ky thotë e ka menaxhuar mirë se cuni im mirë është.
O Mero,kjo Opozite idiote ka bere ate qe ne Shqiperi…Edi Rama dhe Taulant Balla te duken si Anshtajni me Rezerfordin….
Sondazh interesant, do tè ishte, nèse beson dikush se votat pèr PS, do bènin Bashèn kryeministèr?
Ja dhe miku ra nga fiku
Une vuaj nga sindroma e bythlepirseve si puna jote qe sa here behen editoriale kan per baze vetem qellimet e partise
Harrojne qe jan 3 milione banore ne shqiperi qe kan nga 10 halle per familje
Jo vetem kaq po me thuaj kur ishte editoriali i fundit qe flitej per hallet e shqiptareve?
Sigurisht nuk e mban mend se e kishe koken te bytha e partise
Te kuptoj qe saliut do q…. liria
Te kuptoj qe likes do q…. mona
Gjithashtu dhe bashes , aman cfaj ka populli qe degjon koqe si puna juaj per cfare ka nevoje partia ?
Partite ne shqiperi kan nevoje per gopistin e NSHRAKUT tu palloje grate liderave se ngelen fushatave “per te miren e popullit”
Sa per emrin tim dhe enver hoxhen na rruafsh bolet o pedagog i bythlepirjes
Ne fund te marsit,opozita do dale me slloganin ” Do na vjedhin votat” dhe me 26 prill “Na vodhen votat ”
Si gjithmon do proteztojne,per ti zgjatur vetes pushtetin,me krye te partive.
Qytetari dixhital ka shtate vjet qe lyen me boje te zeze .do kete marre bojen e kepuceve te ushtarve,me 97-en !
Eshte konsumuar,nuk ka asnje kauze,termeti dhe pandemia,nuk Jane aleate per permbysjen e Rames.
Ka bere nje corbe derri me kualicionet ,mjafton qe flasin kunder Rames .
Partite fantazma po thyeje rekordin ne keto zgjedhje ,por kryeyaret e tyre si votojne as grate! Kjo do jet dhe arsyeja per te protestuar per vjedhje votash.
Ah mo zoti Mero po le te vetkenaqen te gjithe te pakenaqurit, se ka kohe.der me 25 prill se me 26 flet me mbi nje milon Vota perseri Sovrani e pastaj.fillojn jargaviten si perhere,populli nuk blihet te shikon e te vlerson.po prape P.S.FITON.
O zoti mero po pate deshire mund te ma maresh roten e karit ne goje mbase atehere do vesh mend se tani na ke care karin o i lodhur .
Ka me sondazh o Mero se zgjedhjet bashkiake te 30 Qershorit qe me gjithe manipulimet mezi e cuan pjesmarrjen te 15% dhe plot vota dolen te pa vlera se kishin vetem sharje per Timonierin e Tepsise (sic e kupton pergjegjesine e pushtetit Gallofi Surrelit)