Nga Mero Baze
Ka një shembull konkret, pse jo vetëm opozita, por shumica e shtypit, që praktikisht mbështet opozitën, ka rënë në nivelin e besueshmërisë së opozitës dhe në vend të ndihmojnë njëri- tjetrin, zhysin njëri- tjetrin më poshtë.
Rasti është historia më e dokumentuar korruptive e familjes Berisha tek “Klubi Partizani”. Nuk ka nevojë të jesh as ekspert, as prokuror, apo gjykatës, të kuptosh se si dhëndri i Sali Berishës përdor firmën e vjehrrit, merr prona që nuk i takojnë, dhe brenda pronarëve, edhe një të tretën e gjithë pjesës, për shkak të meritave që përdor pushtetin e vjehrrit.
Se çfarë do bëjë SPAK me dosjen ngelet të shikohet, pasi tani e ka në dorë, por çfarë po bën shumica e shtypit shqiptar, po shikohet.
Asnjë fjalë!
Asnjë TV, asnjë portal, asnjë gazetar personalisht, që është në influencën e opozitës, nuk e ka zënë në gojë. Dhe kjo hartë është goxha e zgjeruar, në raport me pak gazeta dhe TV që po e përmendin.
Kjo është një shenjë se shtypi që mbështet opozitën, është bërë një, me stilin e opozitës, që të mos flasë për korrupsionin e familjes Berisha, me shpresë se fitorja e pushtetit do t’ua heqë këtë telash dhe ai nuk do ndëshkohet.
Duke gënjyer veten dhe njëri- tjetrin me këtë stil, ata mendojnë se gënjejnë dhe shoqërinë, dhe meqë ata nuk guxojnë të përmendin që familja Berisha këtu është kapur në një krim, mendojnë se dhe shoqëria nuk ka për t’ia marrë për keq familjes Berisha.
Kjo bën pastaj që ata të jenë të pabesueshëm kur flasin për aferat korruptive të Qeverisë, kur bëjnë qimen tra, apo kur shpikin histori të ‘qytetarit digital’. Njeriu që po inspiron opozitën të vijë në pushtet, është i kapur familjarisht në vjedhje dhe i duhet pushteti për t’u mbrojtur, dhe kjo e minon çdo kauzë të opozitës dhe çdo motiv që qytetarët ta mbështesin atë.
Kjo e bën opozitën qesharake, dhe në vend të gjejë motive tek vetja për të qenë e besueshme, e bën pastaj të hidhet degë më degë, duke kërkuar të gjejë armiq të “supozuar” të Edi Ramës dhe të frymëzojë popullin, me shembullin e tyre.
Të gjithë e mbajmë mend se më 2017, çadra u ngrit si frymëzim se kishte fituar presidenti Trump, i cili supozohej një armik i Edi Ramës, pasi ky i fundi, pa u menduar dy herë, e kishte cilësuar rrezik për njerëzimin. Dhe vrapuan ta mundnin si anti-trampist, ndërkohë që Edi Rama takohej me Trump-in dhe shkonte mirë me të.
Tani janë gdhirë të gjithë me ekstremin e majtë të Albin Kurtit dhe shpresojnë ta mundin Edi Ramën si “albinistë”. Dhe nuk është problemi se kanë humbur kohë një herë si Trumpi, e një herë si Albini.
Problemi është se ata nuk janë vetëvetja dhe fshihen gjitmonë pas dikujt, që mendojnë se e mund Ramën. Por që nuk janë kurrë këta që janë para syve tanë, por janë disa qejfli fitimtarësh.
Madje dhe për Dritan Abazoviçin u gëzuan po kaq shumë, se dhe ai ju duk sikur mundi Ramën në vend të Gjukanoviçit.
Tani beteja është konkrete. Këta që duan të mundin Edi Ramën, duhet të tregojnë kush janë. Nuk mund të fshihen pas familjes kriminale Berisha, as pas Trumpit, as pas Albinit, e s’di pas kujt pas katër vitesh.
Nuk mund të mundësh dikë që është në betejë, me shembuj nga fitimtarët, apo në emër të mëkatarëve që nuk dalin dot në betejë.
Edi Rama do një emër që ta dijë me kë e ka betejën. Se me Berishën, Trumpin dhe Albinin i ka mbaruar punët e veta.
MOSSSS AKOMA BESONI TEK SPK,??!! ?
Po Andi i Hysnyut Ku eshte?? Se ai thote se jame i pa varur dhe thote se po luftone korrupsjoni se new 24 e Rrekip Llari e te tjer e dime qe Jane roje te saliu e ilir hajduti.. njerze koti
Mendoj se PD i ka dhene nje “leksion” gjithe botes me gezimin e papermbajtur dhe urimin qe i beri VV per fitoren ne Kosove. Nuk ka asnje rast te ngjashem ne bote mendoj (ne evrope jo e jo) qe nje parti e djathte pjesetare e PPE gezohet dhe kerkon te ndjek shembullin e nje partie te majte si VV pjestare e PSE Evropiane se bashku me Partine Socialiste Shqiptare. Eshte me ironike kur sheh braktisjen qe i kane bere LDK ( parti simoter e djathte).
Dakord Mero me Shkrimin tuaj….por.???O Mero:A nuk ishte Rama ai qe me Bashen,bene “Marreveshje per POpullin” me 2017-ten??Dhe si doli Rezultati i kesaj Allishverie??Basha mori 13-Miljon Euro,per Pallatin e Shembur ne Uje te FTohte, dhe Rames ju Dhane Celsat e Qeverisjes…kurse MIletit Budalla Celsat e Kashtes…..ke te besoj?? nga Politikanet tane..qe Mbasi bie Erresira…e Mbremjes jane te gjithe “MIqe per koke”..dhe te nesermen sapo del Dielli jane Gati ti Shkerdhejne Nenen njeri-Tjetrit…kete a njuk po Bejne??Por kush Paguan???????????????????
E verteta eshte se nuk ka nevoje qe te jesh as “trampist “ e as “albinist “ per te mundur ramen.
Shqiptarët tashme e kanë te lehte te shohin se kesh eshte rilindja e kush eshte partia demokratike.
Ne keto 8 vite rilindja dhe rama i trguan shqiptarëve se nuk ishte ne gjendje te bejne asgje per shqiptarët.
Edi Rama me kelyshet e tij vetem e vodhen kete vend.
E kriminalizua vendin ne menyren me katastrofike.
E rritën nuvelin e korrupsionit si kurrë me parë
E futen shqiperine shtatë herë ne BE edhe pse ne e futën kurre.
E mbushi administraten publike me njerëzit me te paafte , me te korruptuar e më te kriminalizuar se kurre me parë.
E rriti borxhin publik ne shifrat me te larta se kurre me parë.
Ne tetë vjet ndertoj porte e aeroporte 3D e ne te vertetë nuk u bë asnje investim serioz qe te sherbente sadopak per zbutjen e papunesisê ne vend.
Dhe sot pa iu skuqur fytyra del e kerkon mandatin e tretë.
Dhe me e turpshmja: e don per shqiptarët se per vete do te donte te rrinte me familjen.
Me cilen familje. ?????
P. s Po me çfare do jetoje do te jetojë ky. Apo nuk i ka mbaruar akoma lekët e fituara ne emigracion????
Petrit
Rama ka te drejten e zotit ti kerkoj popullit mandate sa te doje ,ku eshte problemi ketu .Populli do shprehet me vote neka bere pune apo jo? Jo te gjithe kane mendjen tende qe ma merr mendja qe gjithe ato arsye qe ke ngritur me le te dyshoj per HQ tende.
Ti mund ti thuash kembes dore dhe mos te duash te shohesh por ka mbi 1000000 shqiptare qe skane vizionin tend.
Keto perrallat e tua kane vite qe jane vjeteruar ,kane pire uj ne vitet 91 ,ke mbetur shume prapa.
Sforcoe pak trurin ,merr information puro dhe mos bej çarcafe qe as vete nuk di se çthua.
Sfidae vetme qe ka Edi dhe shoqeria jane njerezit si ju duhet filluar lufta kunder analfabetizmit!!!!
Po alternativa kush eshte PD – ja? Me mire pa qeveri fare sesa drejtimin ta marin PD dheLSI, dhe a e di pse? Do te jete me keq sesa pa qeveri fare. Kete gje e ka kuptuar me kohe perendimi, ndaj perkrahin Ramen si e keqja me e vogel .
O Titi te fala Mones ????
S’ka më shkoqur, dhe vërtetë shumë e habitshme që shtypi dhe TV-të as nuk i zënë në gojë këto mënxyra të Sali rrumpallës. Ku janë shoqata e gazetarëve? Ku është ai Aleksandri që nuk ndihet se si gazetërët janë bërë një me opozitën e thashethemexhinjtë? Nuk keni pak moral o njerëz? të lumtë o Mero, dhe mos u tërhiq! Koha do të japë të drejtë.
Rama me nje levizje strategjike ne 2017 e peshkoi Bashen.
Ka disa njerez te mprehte qe i kuptojne situatat para se te ndodhin,disa qe arrijne ta konceptojne kur eshte duke ndodhur dhe shumica qe edhe pasi ngjarjet jane zhvilluar nuk munden te dallojne se çfare ka ndodhur.
E akuzoni Ramen per marrveshjen e 1 prillit;
Me ate levizje garantoi fitimin e zhjedhjeve.
E akuzoni pse beri Ilirin president //e nxori nga loja.
E akuzoni per marrveshjen me Bashen,e futi ne zgjedhje me levizje spektakolare,eshte si me i thone,po lidh nje dore une dhe eja ndeshemi,Basha e hongri karremin, u degjeneru me rezultatin.
Rama eshte te pakten dy shkalle larte nga te gjithe ata qe e konsiderojne veten politikane.
Kurse Lulin e ka per zbavitje kur eshte i lodhur, sheh Lulin dhe ve buzen ne gaz,thote me vete,prape ky,kte e rrafa i her me nji dore lidh,tani kam per ta rraf pa dur fare.?
Duhet deberishizem ashtu si u be Denazistifikimi ne Gjermani.
BRAVO MERO SHUME SAKTE
O PETRIT SHKO ANDEJ NGA MOCALISHTJA TENDE QE QUHET GAZETA RILINDJA DEMONOKRATIKE