Ambasadorja e SHBA, nuk e ka me Tom Doshin

8 Shkurt 2021, 17:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ambasadorja e SHBA në Tiranë u ka kujtuar udhëheqësve politikë në Shqipëri, se SHBA pret të mbahen larg kandidimit persona të futur në listën e zezë të SHBA dhe të tjerë të prekur nga ligji i dekriminalizimit në Shqipëri. Zonja Kim përmendi me emër deputetin Tom Doshi, si për ta ilustruar idenë e saj.

Legjislacioni aktual i Shqipërisë nuk e pengon Tom Doshin të kandidojë, pasi në ligjin e dekriminalizimit nuk është përfshirë si kriter qenia në listën e zezë të SHBA. Duke qenë se ai është kryetar i një partie të vogël, ai i merr vetë vendimet për kandidim.

Por deklarata e SHBA duket se synon diçka më shumë se kaq. Ajo synon të sanitarizojë rrethin e njerëzve që mund të kthehen në faktor elektoral për aleanca pas zgjedhore, duke paralajmëruar që të mos mbështeten nga elektorati.

Ky presion mund të zgjerohet dhe me elementë të tjerë elektoral, ligjërisht të papengueshëm për kandidim, por që mund të ndikojnë në domenet e tyre elektorale.

Për këtë arsye deklarata ndaj Doshit, është në të vërtetë një deklaratë ndaj Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, për të mos u mbështetur në një rreth njerëzish që mund të kenë në dorë shumicën e tyre në të ardhmen.

Debati i ambasadores së SHBA ka nisur disa javë më parë, kur ajo ka bërë paralajmërimet e para për Doshin në një takim në KQZ, e më pas debatet në distancë me Edi Ramën rreth hetimit paraprak mbi kandidatët që do të hyjnë në lista.

Deklarata e sotme është një sinjal se ajo mund të përmendë dhe emra të tjerë, në rast mungesë reflektimi, duke i bërë sfidë vullnetit politik që mund të tolerojë përfshirje të personave të përfolur në lista.

Ndaj nuk është shumë e rëndësishme se çfarë do të bëjë Doshi, do kandidoj apo jo. E rëndësishme është se çfarë do bëjnë kryetarët e partive të mëdha dhe koalicioneve, në raport me këtë fenomen.

Askush nuk pret që Doshi t’i thotë faleminderit ambasadores dhe të tërhiqet. As ambasadorja vetë nuk e pret këtë. Pret nga të tjerët, të zgjedhin mes saj dhe Doshit.

28 komente në “Ambasadorja e SHBA, nuk e ka me Tom Doshin”

  1. Shqiptar says:

    Sanitarizojè? Pastrim, i themi ne shqiptarèt, Ymer.
    Tom Doshi apo Dako, Gjiknuri apo Ahmetaj, Tan Lepri apo Mhill Fufi,,ky kryeministèr, ka njè problem tè madh. Ai, nuk ka kèllqe dhe format, ti rrijè larg elementit kriminal. Ai, èshtè njè prej tyre.
    Tè dezuluzionon si votues i Ramès, kur e sheh zotèrinè, nè shoqèrinè e Doshit, pasi i plasi bomba nè dorè me Valdrin Pjetrin.
    Do kuftojmè Voltanèn, me Doshin?
    Njè politikè e tillè, mund ti shèrbejè Ramès e Doshit ndoshta, pèr tè qènè edhe mè tè pacarur nga ana financiare,,,,,pèr Shqipèrinè dhe shqiptarèt, kjo èshtè njè katastrofè.
    Perèndimi, nuk èshtè mè i gatshèm, tè mbyllè gojèn dhe sytè, para lojès me 3 porta tè Ramès.
    Legjislacioni shqiptar, nè mènyrèn se si èshtè deklasuar dhe zhgarravitur nè realitetin kriminal shqiptar, nuk èshtè vlerè, as letrèn ku èshtè shkruar.
    Unè nuk shkoj tè votoj nè prill sepse nuk dua qè duke i dhènè votès Ramès, “tè zgjedh Tom Doshin apo Tan Leprin”.
    Rama, le tè ulet nè prehrin e tyre, po tè dojè por jo me votèn time.

    1. Harti says:

      Kujt i plasi se nuk voton ti , bje provincial me pak ne liste .na cate trapin vetem tu na dhon mend me delirin katunaresk qe keni

      1. Ray says:

        Tani ne Shqiperi , quhesh i paster moralisht
        vetem nqs merr Vize tek Ambasada Amerikane –loooooooooooooooool hahahahaha

      2. Loku says:

        Ta sqaron daja ty: Vota e Zoterise me lart, e imja dhe e shume te tjereve qe e neverisin kete qeverisje nuk ka shkuar kurre djathtas dhe nuk do shkoje kurre per sa kohe kemi kete PD qe kemi. Arsyeja pse PS nuk duhet votuar eshte sepse eshte bere si PD-ja.

        Ka ardhur nje pike ne Shqiperi qe pa sjelle nje produkt prej verteti nuk vjen ne qeveri.

        Te mbash ne pushtet PS-ne edhe nje mandat eshte per ta bere PD-ne te reflektoje. Pa zhdukur berishen e sojin e tij nga PD, shqiptaret nuk e votojne.

        Largimi nga pushteti do ta beje PS-ne te reflektoje nese do te rikthehet ne pushtet.

        Prandaj keto zgjedhje pavarisht kush do te jete ne pushtet, une vetem te mira pres.

        Kjo do te thote qe nuk ka rendesi vota e askujt kesaj here, prandaj as zoteria, as une as ata qe mendojne njelloj nuk do te votojne.

        Nje pyetje, cfare formati duhet te kete sipas teje nje koment ne forum qe te mos provokohesh zotrote?

        1. xheJ eN Bi says:

          Loku…
          Të vërteta janë atë që shkruan, po nga ana tjetër populli thotë : prit gomar të mbijë bar…

    2. Kopetenti says:

      O ti kopetenti me nick shqiptar . Aman te lutemi shume voto . Aman se sdime si do ja bejme po nuk votove ti . Te pergjerohet i gjithe kombi shqiptar BE USA NATO .. Vere doren ne zemer per ne te tjeret .ke ne dore fatin tone . Ju pergjerohemi ne perulesi

    3. Zeni says:

      Te mendosh qe sikur te mos ishim tall ne ket fare feje me Profarmen ndofta mund te prodhonim vaksinat e huaja ne vend sot
      Perkundrazi lejm dhjetera e qindra miliona dollare çdo vit edhe per aspirina
      Se kur i fut doren ne xhep vetes tate ste dalin brire po pa qen ne rast termeti e pa ilaçe e sigurt qe metesh

  2. Berti says:

    Kriminelet me te medhej te shqiperise qe nuk duhet te kandidojne jane :
    Kryekrimineli Sali Ram Sheqere Berisha per 3000 viktimat e vitit 97, per vrasjen e 4 protestuesve, per vrasjet e Remzi Hoxhes, Trebickes etj.
    Hajduti dhe vrasesi Lulzim Basha per vjedhjen e 230 milion eurove te rruges kombit e vrasjen e 4 protestuesve.
    Ervin Salianji i denuar me vendim gjykate.

  3. antiharresa says:

    Kujt I plasi palla nese do shkosh ti apo jo ne votime or shqups me nickname ” shqiptar” .Partia socialiste ja ka futur prasin shqupit qe ne zgjedhjet lokale te 1992 dhe qe atehere 1 milion shuplakat e majta jane shumice ne cdo pale zgjedhje .A kupto qitash pse Rama I ka t fitueme kto zgjedhje edhe ato t 2025 or “qen pleh”.

    1. Shqiptar says:

      Me SHQUP ua rregullo muhabetet kryerilindasi, o antifèrgesa. E keni shok tè ngushtè tè atij dordolecit hollandez. Edhe me Liken, mirè i ka punèt. E zgjedh prap president mbas zgjedhjeve. I duhet vetèm tu marri votèn njerèzve. Mbas zgjedhjeve pastaj,,,,,,ky qènka miell more zullap.
      Saliu, Saliu, Saliu,,,Tan Lepri dhe Gjiknuri bojnè kèrdinè.

  4. Din says:

    Ngadale ti shqiptari i shpellave te vicidolit shko e voto per lijken e monen e shpellakun qe jane hajdut e kriminela e lylka qe vodhi 230 miljon dollare,per Tomen jane marre nga 2vjet me hetusi e prokurori e gjykata dhe nuk i kane gjetur gja se po ti gjenin do ta shqynin prokuroret e gjyqetare e klant kriminal te like hajdutit e Sali sheqeres shpellakut e Toma asht qelibare para tyre tyng shqiptare i madh

  5. 001 says:

    E ka me ramen qe beri ilir meten president

  6. ??? says:

    Ne vend te Tom Doshit..do te vene Ervin Bushin nga Radostina?..e meriton…

  7. votuesi says:

    Ambasada “Mike” gjithe shembull ka marre te majten!Nuk e kuptoj se perse nuk permend majen e krimit Shqipetar!Kete pune beri kur kryekrimi Berishe vrau ne mes te dites 4 te pafajshem dhe nuk nguroi qe ambasadori i radhes te akuzoje per dhune te vraret(protestuesit) e per te qetesuar Vrastaret i etiketoi Bure shteti dhe Yje ne ngjitje!Te njejten gje beri edhe me politikanin Saimir Tahiri deri sa e hoqoen nga politika si mosbindes naj urdherave te perandorise!Heshtje per kryekrimin Sali Berisha,hshtje per hajduti me çizme grashe Ilir Meta,heshtje dhe mos guxim hajditit te 240 milion dollareve ne Rrugen e Kombit !Raste te papara keto kur nje Abasade eshte e njeaneshme e posaçerisht e ngeshme vetem per te majten Shqipetare!
    Nuk e dime kush e ka radhen pas ketij ku me siguri pritet qe per fushaten e PD te vije edhe “miku vartes i Berishes” nje pseudodiplomat qe futi duart ne zgjedhjet e 2012 ,rask unikal ky per nje vend normal e demokratik!Mos valle Luli shpreson qe perseri te kontestoje zgjedhjet e 25 Prillit dhe pasardhesit e Arvizut te bejne te njeten gje duke futur duart ne kutite e votimeve per ti dhene atij fitoren ne tavoline!Ndryshe nuk ka asnje propabilitet qe Ai te vetshpallet “kryeminister “siç vtpretendon!
    Ne Bangladesh gjithça ndodh!
    E nderuar znja.Ambasadore permend vetem nje hee te inkriminuarit ne opozite dhe do te ta mbeshtesim iniciativen tuaj,nese s’ka bishta prapa!
    Nuk mund te shkohet gjithnje qysh prej 1990 po me te njejtin skenar!

  8. ABC KORCA says:

    Z. Mero, nuk me pelqen arsyetimi qe i ben ceshtjes “Doshi”.
    Perse Doshi e jo Saliu?!
    Perse Doshi e jo Meta?!
    Perse Doshi e jo Nanua?!
    Etj etj etj…
    Del ambasadoria e SH. B. A e na thote se Doshi na qenka problemi qe jemi te korruptuar?!
    Apo der aty munden e der aty e hapin krahun?
    E meqenese na synon kjo “politika” e shba-se pastrimin e kualicioneve te vogla, perse nuk e nis nga koka?!
    Nga berisha e me radhe. Apo ci qi nene me shqiperine po merren e me nja 3 miljon banor?!
    Po ne itali ben thirje ambasada amerika qe te mos katidojne 80% e deputetve te cilet jane te lidhur koke e kembe me klane mafjoze ?!
    Kesaj i thone, si bie dot gomarit e i bie samarit.
    Ku eshte katandisur politika amerikane… ben deklarate per nje te korruptuar e jo per nje qe ka vrare me ze e figure Kater veta.
    Mjerimi vazhdon…

  9. Shpellari nga lezha qe ka 25 vjet qe jeton ne perendim dhe qe viziton vendlindjen e tij te dashur 2 herë ne vit says:

    Personalisht shume i zhgenjyer nga zonja Ambasadore.
    Shqiptarët meritojne më shume dinjitet.
    Nuk mund te privohet politika dhe parlamenti shqiptarë nga nje intelektual si Tom Doshi.
    Edhe amasadori paraardhes tentoj ne 2017-en te fusë hundet ne politiken shqiptare duke thene me emra qe te mos i fusnin ne liste.
    Por udheheqësi yne i rilindjes i tregoj vendin duke kandiduar te gjithe ata qe kishin probleme me ligjin.
    Dhe si per inat te ketij amasadori na dolen shtatë krietarë bashkishë me probleme me ligjin.
    Se ç’pune kanë keta ambasadorë me politikanët tone veç nje zot e din.

    1. ABC KORCA says:

      O shpellari
      Nuk eshte se ke ndonje mendim ndryshe… je ne vazhdimesi te realitetit kohor shqiptar… shitesh e blihesh per njecik tangerdhek. Kuptohet, kush shitesh, shitesh per dy fraga, se kaq e ke diturine.
      Neser qe ne mengjes, dihet,… E dua ameriken me shume se shqiperine dhe flamurin amerikan tek catia.

      1. Shpellari nga lezha qe ka 25 vjet qe jeton ne perendim dhe qe viziton vendlindjen e tij te dashur 2 herë ne vit says:

        Lexo ndonje liber e meso pak shqip perpara se të komentosh neper portale.
        Ke ngel vetem te abc-ja.
        Sa per mua mos u shqetëso.
        Edhe pse kam mbi 25 vjet qe jetoj ne perndim jam dhe me dy shtetësi jam aq shqiptar se ti as qe mund ta mendosh.
        P.s. ne vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit te krijimit te shtetit shqiptarë flamuri kuq e zi ka qendru nje javë siper çatise se shtepise sime

  10. Myslimani. says:

    Shune e sakte.???

  11. saimir says:

    Po kapeni more konfiskojani gjithshka ketij surratqenit tom berdom doshja. Vjen injoranti nga malesia e madhe ku ha pula gur e merr gjith farmaceutiken e shqiperise, per te cilen kane derdhur djerse te gjithe shqiptaret, prinderit tane. E ky loqja i merr te gjitha e ben pare me thase.
    O njerez jo vetem mos e votoni kete felliqesire, po bastardojeni nese u vjen perpara sysh ne takime elektorale.
    A kane gjak njerezit neper vena apo vetem shurre u qarkullon tashme!
    Toma perrdoma, nje i pashkolle e kafshe, qe ka nje jete ne parlament dhe ska fol nji fjale. E gjitha ajo qe kemi pa prej tij eshte vetem zenie me grushta d fjalor prej rruge, me keq akoma.

  12. Shkreli-ZvMin i mbjelljes së qimeve says:

    Tom Doshi do kandidojë në dy zona. Gjatë fushatës ambasadorja, me perkujdesin mëmësor te Edvinës do ndrojë mëndje. Kështu Toma bëhet dopio deputet.
    Pe -Leshi pronari legjitim i Prespës dhe Pazarit te Korçës, bën transplant dhe behet I pari deputet “bletë” me të dy organet. Kimetja ngelet me barrë.
    Big times

  13. Taulant says:

    Me shume sesa gjysma e kandidateve te Partise Socialiste jane te lidhur me trafiqe droge,prostitucion e vrasje.
    Si thote Fatos Lubonja :
    Berisha bashkepunonte me kriminelet ndersa Rama shkoj akoma me tej ‘ha dhe buke me ata’.

  14. Texas says:

    Amerika bje ushtare , kush ka prere e kush ka vrare , kush eshte tallur me shqiptare , kush shpirtin u ka mare , nje nga nje do tu bej varre , svjen per lojra Ballkanike , po per Salinje e Like , do shkoje haka tek i zot , te Rusi mos shpresojne kot , ktu te ini e shikoni , populli sheh nga Washingtoni .?‍✈️?‍♀️?‍♀️?‍♀️?‍♀️USA

  15. Beni says:

    Ne fakt eshte Dashnor Sula, kandidati i PD, ish kryemafiozi i kryeprokurorise qe eshte i lidhur me Tan Leprin e te tjere si soji i tij ne Elbasan. Pyesni ne Elbasan se ju tregojne gjithcka per korrupsionin e ketij mafiozi ne Elbasan. Urime PD. Suksese ne 2040 ndoshta…

  16. Tualet Palla says:

    Zoti armadillo prej “Texas-i” . Eshte e qarte qe sapo ke ngrene nje Chipotle Burrito Bowl dhe pjerdh fasule te zeza. Shqiptaret priten 50 vjet qe USA te kapte per bythe Dullen, por ja qe sndodhi asgje. Dulla iku kur deshte zoti. Edhe ky Edvin Dulla kete mendje ka. Te ike kur te beje check out per ne shesh Tufine. Edhe e di pse? Se loqe si puna jote, trushpelare, jane shtuar shume, keto kohe bashke me covidin. Prit o ding dong i Texasit Ameriken, se koqet e Rames me leshte e Pe Leshit ke dreke darke.

  17. Z says:

    Habitesh me komentuesit shqiptare! E para nuk dine te shkruajne shqip! E dyta perseri thua vertet ne jemi kaq te pa edukuar qe nuk e kuptojme ndryshimin e Rames dhe vrasesve si Sali dhe Likja? Eshte nje gje te jesh i korruptuar ,por duhet te shpallesh fajtor per korrupsion nga nje gjykate,ndryshe je i pafajshem! Saliu i ka bere nje mije te keqija edhe tradhetar dhe vazhdon te beje politken e madhe ne Shqiperi! Amerika dhe vetem ajo,po te doje ,vendos drejtesi ne SHqiperi! Ne vend qe te perkrahim kete ne mundohem te mbrojme politikanet tane te korruptuar! Po me pare duhet te dalin perpara drejtesise ata qe kane duart me gjak!

  18. damam dimashi says:

    Kete radhe ke shkruar sakte Mero. Te gjithe duhet te luftojme qe te krijojme nje mjedis mbytes qe asnje kriminel,asnje bisnesmen injorant,te mos futet ne parlament. Cdo intelektual dhe njeri i ndershme e kupton se ku e ka cuar Shqiperine parlamneti injorant qe kemi aktualisht. Nje parlament i forte,i paster, me njerez dinjitoze,patjeter do te nxjerre nje qeveri dinjitoze qe ta shpetoje Shqiperine nga gremina qe po e kercenon.

  19. specialisti says:

    Askush nuk e ndalon Tomen te kandidoje.
    Po pati ambasada amerikane informacione qe Toma eshte perfshire ne korrupsion, t’ja jape organeve kompetente ligjore.
    Llafe pazari jane pa bereqet.
    Toma eshte kryetar partie, deputet prej vitesh, bismesmen i fuqishem, pagues taksash .
    Edhe dicka, edhe po nukkandidoj Toma, nuk e ndalon njeri njeriun e Tomes te kandidoje ne Shkoder e te fitoje si Toma, me mbeshtetjen e Tomes.
    Ambasada mos te beje diversion zgjedhor po te dorezoje fakte korrupsioni.
    Pse vetem Tomes nuk i eshte dhene vize amerikane ?
    PRRALLA.
    Ne Amerike kandidoi per president, njeriu qe nuk kishte paguar me miliarda dollare taksa. Korrupsionin e nxorren vete shtetasit e mediat amerikane.
    TURP
    FAKTE ZONJA AMBASADORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje