Programi, fiks si partia

29 Janar 2021, 19:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gati një vit më parë, Lulzim Basha po rrekej të na mbushte mendjen të gjithëve se kishte thirrur ekspertë të ekonomisë nga CDU gjermane, të bënin programin ekonomik të PD-së. Nuk ishte ide e keqe, sidomos në kushtet e një partie që nuk ka më asnjë emër financieri të njohur dhe as të aftë për të kuptuar çfarë është një program ekonomik.

Programi që prezantoi Lulzim Basha si program ekonomik, nuk është as i CDU, as i PD, as i PS, por është fiks identiteti i Partisë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Në shtatë vite që ai drejton PD-në, Basha nuk ka pasur kurrë një identitet dhe të ketë luftuar për ta mbrojtur atë.

Ai nuk e ka udhëhequr PD-në, por e ka lënë PD-në ta udhëheqin kauzat e rrugës, që fillojnë nga ekstremi i majtë në ekstremin e djathtë.

Ai e ka vënë PD-në në dispozicion te lëvizjeve të majta të rrugës, e ka vënë në dispozicion të zaptuesve të trojeve në Tiranë, edhe pse mburret si parti që mbron pronarët, e ka vënë PD-në në dispozicion të delirantëve dhe konspiracionistëve trumpistë, e ka vënë PD-në në dispozicion të çdo pakënaqësie popullore që nuk ka lidhje me identitetin e saj.

Motoja  e tij është motoja e një kryetari dembel, që pret ta udhëheqin problemet dhe jo të udhëheqë zgjidhjen e problemeve.

I tillë është dhe programi ekonomik që ai prezantoi. Ai ka mbledhur gjithë marrëzitë që ka dëgjuar rrugëve dhe i ka “zgjidhur” duke i financuar.

Ka dëgjuar ankesa për taksën e sigurimeve, e ka ulur, ka dëgjuar ankesa për rrogën minimale, e ka ngritur, ka dëgjuar që ankohen për çmimin e naftës, ka premtuar që do heqë taksat shtesë që i janë futur asaj në çmim, dhe që kanë nisur me Berishën, ka dëgjuar që njerëzit ankohen për energjinë elektrike, ka premtuar se do ta ulë çmimin (se si do ta ulë një mall që shitet në treg, një Zot e di), për të vazhduar pastaj më tej me gjithë bamirësitë e tjera.

E vetmja gjë e provuar si e dështuar në këtë program, është taksa e sheshtë 9 për qind. Të tjerat shyqyr nuk ka guxuar njeri t’i provojë.

Miti i taksës së sheshtë 9 për qind, në të vërtetë nuk funksionoi në qeverinë “Berisha”, edhe pse Bode ishte një financier i përgjegjshëm. Deri në vitin buxhetor 2007, Bode vazhdoi me sistemin e taksave të Fatos Nanos dhe pati sukses, duke rialokuar dy herë buxhetin e investimeve gjatë vitit, për shkak të shtimit të të ardhurave nga disiplina fiskale.

Viti 2008 që hyri taksa e sheshtë, është viti që fillon e rialokohet çdo vit buxheti me humbje. Kurrë nuk e mori veten buxheti deri më 2013, prej taksës së sheshtë.

Miti se ajo funksionoi, është një gënjeshtër. Gjithë suksesi i Ridvan Bodes si ministër Financash është koha kur ai operoi me sistemin progresiv te taksave, dhe jo me taksën e sheshtë.

Prandaj mos u lodhni të analizoni programin ekonomik të Lulzim Bashës, se ai nuk është ulur të bëjë ndonjë të tillë. Programi është një amalgamë e ideve të një partie të ekstremit të majtë, me një taksë të sheshtë që është ide e partive të djathta.

Deri më sot programi më qesharak ekonomik ka qenë ai i Albin Kurtit, për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Ai premtonte Bankë për zhvillimin e ekonomisë dhe bujqësisë, kredi si në kohë të Titos, subvencione që fshatarët të punojnë tokat dhe të hapin fabrika, uzina, kantiere…. Këtë të riun s’ja kam lexuar akoma, se ndoshta e ka përmiresuar kjo Vjosa me ide të djathta.

Ky i Lulit është i njëjtë, por ndryshe nga Albini që mendon se dikush do t’i japë para, që ai t’ua japë punëtorëve e fshatarëve të punojnë, Luli mendon se dikush do t’i japë para që ky t’ua japë atyre që ankohen, qoftë dhe pa punuar.

Por një gjë të mirë e ka bërë, se e ka prezantuar vetë programin. Kjo e bën më pak dramatike situatën, se nuk e merr njeri seriozisht.

18 komente në “Programi, fiks si partia”

  1. Olimpia says:

    O Mero ,programi nuk eshte i ekstremit te majte.Ky lloj programi mund te realizohet vetem nga shtete totalitare .Edhe Venezuela nuk e ka te tille.As Stalini deri ne 1927,deri sa doli nga kriza me politike e re ekonomike .As Kina e pas vitit te famshem 1978 kur doli nga ekstremizmi i majte.P rogramii PD eshte nje perzjerje pa principe ekonomike ,eshte thjeshte nje anarki prudoniste qe nuk mban parasysh as ligjet e tregut te lire ,as ato te tregut te planifikuar me prone shteterore..Ne se dikush do te guxonte ta provonte ne praktike ,do te sillte katastrofe ekonomike te menjehereshme..Dhe kur shikoj nje fare Teliti qe shpallte pikat e programit si nje gardist i kuq apo i Zi ,te vinte per te ardhur dhe qare .Bile edhe Gjekmarkaj dhe Abilekaj,te shquar si besnike te Bashes deri ne peshtirosje, buzeqeshnin me ironi pas ligjerimit idiot te Telitit.Megjithate ndodh qe karamelet e helmuara te kene treg ,sidomos nga lumpeni i periferive dhe fanatike ,te cilet ne Shqiperi nuk jane pak.Jam kurioz se cmendon borgjezia shqiptare ,e cila dei me sot eshte pa ze ,pa ide ,pa kocke.

    1. ben says:

      Me kete popull qe qarkullon ne shqiperi, ne fakt e meritojne ramen te rije edhe 20 vjet.
      Dje ky tipi qe do bente aeroport ne vlore, ne kukes, ne rrogozhine etj etj, zgjati koncesionin e rinasit dhe nja 15 vjet te tjera.
      Nisur nga kjo arin ne 2 perfundime
      1. Ose rama eshte i bindur se ky popull eshte kaq bageti sa mund ta vjedhesh por mbi te gjitha duhet tallur.
      2. Ose lideri global eshte i sigurt se i ka te humbura zgjedhjet dhe te kapi ca te kapi.

      1. Ray says:

        Meros i duket programi i PD-se si ekstrem i Majte,
        sepse Mero ka 8 vjet ka rene rehat me programin e hajdutit Rama,
        qe eshte program Mesjetar i ekstremit te djathte ,
        ku ju sherbehet vetem Milionereve dhe miqve te EDVIN hajdutit, si Mero & Co, ndersa njerezit e thjeshte i rrjep ne taksa mete larta edhe se Taksat e Amerikaneve
        ..
        Ndaj dhe Meros i duket cudi se si ka mundesi qe nje Parti e Djathte te bej nje program por ndihmon njerezit e thjeshte,
        qe nuk ndihmon Milioneret , —
        Kjo eshte cudia e ketyre 8 vjet Vjedhje e mashtrime te Kryehajdutit Kryeminister i cili ka krijuar nje menyre te menduari qe Qeveria duhet te punoje vetem per Milioneret

      2. Realpolitika says:

        BRAVO MERO.
        LULI E PD SOT , NJE HIÇ.

  2. raul says:

    Nuk ka ndodhur kurre qe opozita nga rruga te vije ne pushtet, ne asnje vend te planetit. Opozita nga rruga vjen ne parlament. Dhe ben 4 vjet opozite dhe pastaj hyn perseri ne zgjedhje duke patur synim pushtetin. Prandaj me 25 prill opozita pd lesheli do hyjne ne parlament duke bere 4 vjet opozite dhe ne 2025 do synojne per pushtet nese fitojne 71 mandate. Kjo eshte e verteta mos u lodhni me perrallen me 5 pika te Nafije fallxhores se leshelise.

  3. Sam says:

    Me vite Lulzim Basha ka genjyer se programin politik ja kane ba expertet ekonomik te CDU. Nuk mundet dhe nuk lejon CDU por edhe Angela Merkel qe anetaret e kabinetit te saje ose dhe exponente te larte te CDU te bejne programe politike per vende te tjera. Vetem po çuditem se si qytetaret e shqiperis e besojne kete genjeshtare profesionist.

  4. Hysni Dajaku says:

    Lulezim Basha behet kryeminister vetem po te jete kryetar i PS-se.
    E thene ndryshe sikur Edi Rama te behet kryetar i PD-se merr aq sa do marri Luli .
    PD-ja kurr nuk ka qene shumice pa futur duart ne kuti kete e di edhe Luli,edhe Sali ,edhe cdo faqezi qe genjen e shikon endrra me sy hapur.

  5. Trebeshina says:

    Ketu nuk eshte pune takse,po pune lidershipi, sa I besueshem eshte ai, e para, Luli i mer urdherat nga Saliu,e dyta, partia demokratike ka qene dhe eshte detashment kriminal i Saliut,kaq mjafton per te mos u votuar.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Po s’pate staf te qualifikuar dhe vizjonar kot humbet rradhen e liderit te opozites. Ky i sotmi, eshte nje fatkeqesi.. Sali Bajga me gjithe Vojo Baftjarin te behen gati mbas 25 Prillit. Pres pucin dhe pastaj do ndeshkohen sic u takon..

  7. Jugu says:

    Edhe me Ramen nuk mund te vazhdohet me. Deshtoj teresisht ne ekonomi. Ashtu sic ka deshtuar ne gjithe drejtimet. Ka suksese vetem ne PPP, tendera pa konkurrence, dhe leje ndertimi vend e pa vend duke rrezikuar the sahatin. Te pakten ky Basha e ka nje plan ndryshimi apo rimekembje. Me mire dicka qe mund te permiresohet rruges se me kete sketterre te Rames.

    1. Ari says:

      Jugu, nese je bindur se ndryshimi qe kerkojme argumentohet me programin Basha, sh mire, ai duhet votuar. Per mua, qe ndoshta nuk.marr vesh shume nga ekonomi- financa, nuk me bind, aq me pak te me frymezoi. Me dhumbje, po me mire te vazhdoje Rama..

  8. Shenjestra says:

    Programi ekonomik i PD, apo me mire i Lul Bashes, eshte nje turp i madh,nje mashtrim qe i behet popullit dhe nje tallje per shqipetaret.Eshte e vertete se Basha ne partine e tij nuk ka ekspert te zot si ekonomist ,por ka rreth vete se tij disa unuk qe nuk dine asgje dhe nuk bejen dot asgje.Komplet te paafte.Nje program per ne koshin e spacaturave. Basha,shkon me mendimin se do t’jua hedh budallenjeve te PD-ke me kete program dhe do t’a bejne kryeminister.Por gabon.Populli eshte i mençem dhe nuk i mashtron dot.

  9. TNT says:

    Keni harruar koalicionin mbase e beni me qellim, por programi LSI-se me autore Dr Monika Kryemadhin eshte shume me interesant. Ajo ka vendosur qe 1 mije dollare ti fusi me 7% interes dhe ne 20 vjet te beje ciftet shqiptare te lumtur me 56 mije cifti. Doktoresh Monika apo Doktor Petrit Vasili mendojne se cdo gje behet duke perdor 7%….

  10. Fetiu says:

    Mos fut hundet te energjia el. Eshte jashte cdo Arsyeje. Ne Europe pagesa korentit shkon te 3-4 % e struktures se te ardhurave familjare. Ne Shqiperi ze mbi 25 %te te ardhurave. Mjafton ta beje kete ulje vertet dhe shih cdo ndodhe?

  11. Populli says:

    Rama eshte pall k…..I

  12. vlonjati says:

    O Mero,ti e din mire se Luli programin nuk e ka bere per ty dhe njerez si ty. Programi eshte per popullin dhe kush e gjen veten ne ate program e voton kush nuk e gjen (dmth njerez si ty) voton Ramen edhe pa program fare.Sikur Luli te kete programin me te mire ne bote dhe me te realizueshem ti prap se prap jo vetem qe nuk do e votosh por prap do flasesh si gjithmone keq.

  13. Pragmatisti says:

    Keta politikane e degjeneruan Shqiperine 30 vjet me radhe keta hajdute me brekushe qe shkateruan nje popull te tere duhet te thyejne qafen dhe te qerohen nga kurizi i shqipetareve populli nuk mundet te mbaje ne kuriz Saliun lulin moniken liken edin nje jete te tere keta te mallkuar nuk ariten ta bejne Shqiperine shtet normal por ja nxine jeten.
    Une do votoj per Edi Ramen se eshte burr I mire eshte shok me neo fashistin ERION VELIAJ krye banditin e tiranes per kete do votoj une.

  14. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,fjalët program dhe parti i japin një farë serioziteti kësaj bande tribalo-mesjetare kusarësh.
    Të lutem mundohu të gjeshë dy fjalë më të përshtatëshme!
    P.sh:Qitapi i Bajrakut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje