Një listë për 26 prillin

24 Janar 2021, 21:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që ka kapur në befasi shumë mbështetës të opozitës, por sidomos shtypin e angazhuar për fitoren e opozitës, është lista e drejtuesve të qarqeve prej Lulzim Bashës.

Emrat që Lulzim Basha ka bërë publikë në shtyp, janë dy kategori.

E para janë njerëz pa ndonjë vlerë politike veç moshës së gjatë që kanë duke ndenjur në koridoret e PD, dhe kategoria e dytë një listë njerëzish besnikë të tij

Simboli i listës së parë është Edi Paloka, Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Enkelejd Alibeaj apo pëshpëritja që në qarkun e Gjirokastrës, mund të jetë sërisht ose Tritan Shehu ose Bujar Nishani.

Në kategroinë e dytë hyjnë besnikët e tij të rinj që ka afruar në PD si Gazmend Bardhi, Mark Marku,  Helidon Bushati, etj.

Lista nuk rrezaton asnjë frymë të re, asnjë entuziasëm dhe asnjë mendësi të re të Partisë Demokratike, në përpjekje për të qenë parti e shpresës që mund të fitojë zgjedhjet.

E hartuar ashtu, ngjan qartazi një listë që nuk ka lidhje me 25 prillin, por me 26 prillin, ditën pas humbjes.

Ajo që i ndodhi Bashës më 2017-tën pas humbjes, ishte sulmi që ju bë për mënyrën si bëri listën në minutën e fundit, dhe rezultati i keq që mori prej saj.

Këtë herë bëri të njëjtën gjë, por me një mënyrë tjetër. Bëri sikur ngriti një Komision për kandidaturat, që të shmangte presionin mbi veten, i vuri të bënin propozime, pastaj theu çdo rregull, përdori të drejtën që i dha vetes për të propozuar 20 për qind të listës dhe vuri në krye të saj, njerëz që nuk e sulmojnë më 26 prill kur të humbasë.

Kategoria e parë nuk e sulmon, pasi është një kategori pensionistësh që i janë mirënjohës që u dha dhe një herë dorën të jenë deputetë, pasi mund t’i kapë pensioni i plotë.

Në kategorinë e dytë, ka futur njerëzit e tij të afërt, të cilët shpreson se do të jenë ‘skifterët’ që do ndalin sulmet mbi të, pas humbjes.

Madje, dhe të vetmin kritik të pritshëm të tij, Tomor Alizotin, e ka çuar pa paralajmërim në Berat, (ndoshta ka menduar prej emrit Tomorr, që është nga Berati) në një terren të panjohur për të, me qëllim që më 26 prill, ai të jetë përgjegjës po aq sa Basha për humbjen dhe të mos e ngrejë zërin.

Si të tillë, prijësat e kësaj liste nuk janë për të mbledhur vota më 25 prill, por për të mbrojtur Bashën më 26 prill.

Nuk i ka shkuar mendja keq si masë mbrojtëse, por puna është, që demokratëve u duhet një listë që të fitojnë më 25 prill, se për 26 prillin ata kthejnë sytë nga Berisha, jo nga lista e Lulit.

27 komente në “Një listë për 26 prillin”

  1. Pato says:

    Pse tall bythen o Mero ? Jane fiks 3 muaj para zgjedhjeve dhe ende nuk dine cfare plani kane dhe djali i Fahriut ende nuk e di nese do kanditoj per deputet. 3 muaj para zgjedhjeve nje parti qe ka 8 vjet ne opozite duhet te jete gati ( me plan ne leter dhe ne terren) pasi me te drejte njerezit duan te dine cfare kane bere 8 vjet? Rama dhe PS erdhen me Rilindjen ne pushtet dhe bene nje fushate qe zgjati te pakten 6 muaj pa pushim. Kishin jo vetem nje plan te qarte ne koke por edhe nje plan ne terren. E dine qe nuk kane shprese, kesaj rradhe fushata do te behet ne studiot televizive dhe do votojme per Ramen kunder analisteve nese ngelet ndonje sepse po terheqin bythen njeri pas tjetrit. Ka ngelur vetem Fevzo lumemadhi i cili do ta vuaj shume dhe me daten 26 do ti mbledh dhe njeher e do pyes “si ka mundesi ky i gjati fitoi prape” me shkop ne dore e nje hap para e dy pas neper studio.

  2. Tahipi Nga KARBUNARA says:

    Po listën e Lipe SHTOGUT, a e ka bërë gati PiDHija ?

  3. Berti says:

    Mero e ke gabim. Basha mezi e pret 26 prillin dhe humbjen e PD pasi kjo eshte fitorja e tij. Ai gjoja me keqardhje per humbjen do jape doreheqjen do mbylle te gjitha llogarite me oligarket qe nuk ja permendi emrin kurre dhe do largohet pergjithmone ne Hollande duke u betuar se me zemer eshte ketu. Kjo duket qarte…nje buzeqeshje e fshehte gezimi sa vjen e me shume po duket ne fytyren e tij.

  4. Ladi says:

    Ç’të të thom o Mero djali! – ti i thua të tëra…hahaha

  5. I Deshtuari Lulic Bashovici says:

    C´fare Gallate do te kemi me “Kryeministrin” Lulezim Basha……
    1-Varjanti i pare, qe do te JUstifikoj HUmbjen :Jane se Zgjedhjet u “Manipuluan” nga PS-ja….dhe u Vodhen…si dhe ka shume Vota te Blera me Para “Droge”…
    2-Varjanti 2-zgjedhjet nuk do te ” Njihen” nga PD-ja..si rezultat i “Parregullsives” dhe Manipulimeve…
    @@Dhe se treti Lulezim Basha Mbetet “Kryeministri” ne Stol Rezerve, per nje Tjeter Mandat, si dhe do te Mbetet Kryekollovare-i PD-se Berishjane..akoma edhe nese dikush do te kerkoj Doreheqjen e tije..eshte e kote….
    gjithe se si Ne Shqipetaret duhet te gjejme nje “Kandidat” qe Basha ta Munde ne c´do kohe….pse jo??Me doni apo jo “Kryeminsiter”????????

  6. Altin says:

    Mero ketu rri mos leviz. E ke qa. Mos dil kot nga Kosova dhe VV, jane para nesh. Ka opozite ka gjykate kushtetuse e keshtu me radhe.

    1. Andi says:

      Ka mo ka por po mundohen ta bejne nul.Media per ate pune eshte.Te ngreje zerin.Dhe mero eshte me I Miri sot per sot te vere pikat mbi I.

  7. Shenjestra says:

    Shume bukur dhe shume interesante.Nuk na kishte vajtur mendja se Basha po pergatitet per te justifikuar humbjen ne 26 Prill.Ne fakt eshte e vertete.Eshte thene e sterthen qe Basha t’a shikoi vendin e kryeministrit me dylbi sa te jete Saliu gjalle.Nuk ja jep voten njeri Saliut dhe Bashes se jane njerez me nam te keq,pasi kane bere krime dhe kriminelet nuk o do populli.

  8. Xha Mezini says:

    Mero harrov Zhelalin e Dibres mo ?

  9. Malsori says:

    PD-es dhe Lulit vec per pa aftesin e tij i prish shume pune Sali Kerma.Saliu i eshte ngjitur PD-es si plak matuf qe eshte si muti kepuces.Imazhi qe ka krijuar krimineli Sali nuk bene kurr hajer PD-ja.PD-istet do te mbeten prap rrugeve si zagar.Te fala thuthuq PALOQES dhe plakut te rrjedhur MARK qe do ta “cojne” PD-en nga “fitorja ne fitore”.Malsori Boston

  10. mender Demokraci says:

    Rroftë Berisha për Ramën ,se pa Viçidolin vështirë se fiton !
    Berisha shkatëërim i PD ,Luli e pret të vdesë ,
    Po vdiq doktori Luli Bashen e hanë me gjithë lecka të vetët ! S’di çtë them vëlla Mero.

  11. Olimpia says:

    Me e forta eshte nje zonje simpatike qe e konsideroje vehten analiste.Dje ,natyrisht tek tv e ,,pavarur,,Oranews deklaronte …..shqetesuese jane disa sondazhe,jo ato te paguar nga PS por p.sh Noto qe e nxirrte prape PS force te pare….Akoma PDnuk po ben dicka qe ne sondazhe te jete force e pare ,sepse po te fitoje PS ,do te jete fatkeqesia,pasi vendi eshte ne gjendje te rende,perfundon Edlira Gjoni.Besoni ,kjo vjen nga studime amerikane dhe pervoje pune ne institutin Republikan.Kjo la te nenkuptonte qe fajtor jane shqiptaret,pra populli .Sipas saj duhen votuar akoma Sali Krimineli,shkaterruese i te gjithe struktures ekonomike kombetare,shkaterruesi i shtetit,arsimit ,mbrojtjes,,shendetesise,shkences,kultures,moralit ,mbjellesit te anarkise dhe tribalizmit.D uhet votuar Don Meta krye hajduti i Europes,Basha ish ministri i vjedhjes se 240 milioneve ,faljes se detit,vrasjes se kater demonstruesve etj.Pra kjo analiste nuk ka sy te shikoj se Rama dhe qeverisja e PS ,megjithe difektet,ndertoi nje shtet minimal,pastroi aresimin,urbanizoi qytetet,vuri rregull ne furnizimet me energji dhe uje,modernizoi administraten ,po perfundon gjysmarruget ,i dha hov turizmit ,bujqesise,uli krimin,mospagimin e taksave,etj.Por prova me è madhe ishte perballimi i termetit ,rindertimi qe eshte i pakrahasueshem edhe me vende te pasura dhe te fuqishme si dhe perballimi i pandemie nga sistemi shendetesor i permiresuar .Natyrisht Gjoni ka synimet e saj politike,asaj nuk i interon realitet,faktet,ajo deshiron Lul Adoleshentin kryeminister.

  12. xheJ eN Bi says:

    Për shqiptarët që banojnë në Shqipëri.
    Bëheni gati që në 26 Prill të përballoni “revolucionin ” e pëopozitës se ju vodhën votat.
    Opozita nuk i fiton dot me votë dhe do pushtetin me dhunë.
    Prandaj bëhuni gati dhe të jeni të përgatitur dhe mos thoni se nuk ju paralajmërova…

  13. agron says:

    Futja kot Mero, sikur PS ka nxjerre listen per deputete??!

    1. Pato says:

      Por PS eshte ne pushtet or mik e kupton dallimin ti ? Mero nuk ja fut kot, thjesht tallet duke tentuar ti marre seriozisht. PS do marre mandatin e trete dhe nuk i duhet me as shumice e madhe mjaftojn e teprojne 74 deputet. Sipas matematikes 74 mandate jane baza e PS, te tjerat bonus. Por kujt tja thuash? Djalit Fahriut apo Grides? Cuces se Azemit apo faqeve ne facebook dhe instagram? 3 mandate krimi – krimi, droga – droga dhe mafia-mafia e nuk zune qe nuk zune mende.

  14. Kajo says:

    Doja te komentoja dhe un po kur pash komentin e OLIMPIA u dorzova sikur i shkrova une…..faleminderit zonj zoteri kushdo qofsh qe nuk me mundove i ke then te gjitha shkoqur ashtu sic ishte dhe esht e verteta…kush ka sy vesh tru ….shikon degjon gjykon e voton per EDI RAMEN dhe ps ne qe ndertojne zbukurojne modernizojne vendin sa as ne ender se kishim pare apo opziten rugore me ne krye SALI kriminelin hajdutin mafjozin trafikantin tradhtarin vrasesin shkaterimtarin bashk me like floriri mafjozi tradhetari vrasesi me lulin hajdutin mafjozin vrasesin Medi gerdecin Mona llapaqenja hajdutja me cizme ….e ter com. .e tyre emer shuar…jo kurrrrrrrrrrr populli nuk genjehet per her te tret ….se pastaj lumi qe na mori……nuk mundet kurrrrrr te riciklohen te pa riciklushmit….vendin ata qyqare e kan ne parlamentin e burgjeve. Pershendetje OLIMPIA

  15. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Shënomëni dhe mua!
    Oj Lule,n.q.s. ka njeri apo shoqatë që e meriton plotësishtë futjen në listë,jam unë,Aleanca!
    Mos harro edhe Budina brothers!?
    Për -para PD-ja.
    Sigurisht duhet menduar edhe për tortën e fitores,që pa dyshim duhet më e madhe se e para!
    PS:Si fillim duhen shpërndarë legenat plastikë.
    Dashin mos e therë vetë,lërja Sali Lushës,ose Agron Kulishit,se ata ja kanë marë dorën gjakut?

    1. Zjarri 6 says:

      O xha Mero thuaj që përballë listës së tyre janë lista e hajdutëve dhe fashisteve të Ed Romes

  16. malo bisha says:

    Heren tjeter na pershkruaj figurat e reja e te ndritura te PS o Mero,qe e kane bere vendin lule per 8 vjet.

  17. Zgjohuni nga gjumi qe ti shikoni gjerat me mire says:

    Ajo qe eshte e sigurte ne 26 prill si do qe te dalin rezultatet populli do te jete humbesi populli do vazhdoje te presi semos keta politikane bejne ndo nje gje per popullin por sic kane pritur kaq vite dhe skane pare gje ashtu do vazhdojne te presin edhe ne vitet e ardhshme derisa te vine zgjedhjet e tjera qe te genjehen dhe mashtrohen perseri nga politikanet antishqiptare. O njerez zgjohuni dhe mos perserisni gabimet qe keni bere per kaq shume vite me radhe goditja me e forte per keta eshte qe mos votoje as nje qe pjesmarja ne zgjedhje duhet te mos e kaloje 5 perqindeshin le te votoje vetem qent e partive dhe spiunet e partive populli duhet ti ndeshkoje jo ti japi pushtet antishqipetareve. Na premtuan drejtesi na premetuan shendetesi na premtuan punesim na premtuan se shqiptaret qe jane larguar nga Shqiperia do te kthehen dhe te investojne ne atdhe por po ndodh e kunderta Shqiptaret qe jetojne ne shqiperi po ja mbathin nga syte kembet per shkak te politikes mizerabel dhe shtrenguse qe po i merr frymen cdo shqiptari. Nje pjese e rinise eshte shkateruar nga droga cfare beren qeverite per kete problem shum te madh ja u them une asgje .Premtimet mbeten premetime dhe nuk u realizuan tashti cfare vote kerkoni o te pa cipe. …… .

    1. Optimisti says:

      Une do votoj per Edi Ramen sepse drejtesine e ka lene per faqe te zeze shkon per te mare drejtesi dhe merr padrejtesi gjykatesit i shkelin ligjet me te dyja kembet .Une do votoj per per Edi Ramen sepse ne krye te bashkise se Tiranes ka vene nje njeri qe si njeh ligjet e shtetit sepse ka ligjet e mafjes.Do ta votoj sepse po te semuresh do paguash qimet e kokes po paten lek po spate lek do mbytesh ne borxhe per te hequr hallin .Do ta votoj sepse njerezit po ikin nga shqiperia per punesim ne mergim. Do ta votoj sepse nje pjese e rinise eshte shkateruar nga droga dhe nga mos kujdesi i shtetit per te mbrojtur qytetaret. Do ta votoj sepse punesimin e ka regulluar shkon ne pune dhe leket qe do maresh nuk mbulon dot shpenzimet e dites. Prandaj votijeni dhe ju sepse eshte me i miri. Te gjithe politikanet shqiptare jane me te miret ne dynja prandaj diten e votimeve mos mungoje asnje.

  18. Optimisti says:

    Une do votoj per Edi Ramen sepse drejtesine e ka lene per faqe te zeze shkon per te mare drejtesi dhe merr padrejtesi gjykatesit i shkelin ligjet me te dyja kembet .Une do votoj per per Edi Ramen sepse ne krye te bashkise se Tiranes ka vene nje njeri qe si njeh ligjet e shtetit sepse ka ligjet e mafjes.Do ta votoj sepse po te semuresh do paguash qimet e kokes po paten lek po spate lek do mbytesh ne borxhe per te hequr hallin .Do ta votoj sepse njerezit po ikin nga shqiperia per punesim ne mergim. Do ta votoj sepse nje pjese e rinise eshte shkateruar nga droga dhe nga mos kujdesi i shtetit per te mbrojtur qytetaret. Do ta votoj sepse punesimin e ka regulluar shkon ne pune dhe leket qe do maresh nuk mbulon dot shpenzimet e dites. Prandaj votijeni dhe ju sepse eshte me i miri. Te gjithe politikanet shqiptare jane me te miret ne dynja prandaj diten e votimeve mos mungoje asnje.

  19. ERION VELIAJ kryetari i mafjes shteterore says:

    Erion VELIAJ eshte njeriu me i ndyre qe ka Tirana ky nazisti eshte kthyer ne tmer per qytetaret e ndershem dhe qe respektojne ligjet e shtetit ky nazisti po punon ne menyre te fshehte per tu pasuruar ne menyre te pa ligjshme eshte njeri me dy fytyra mbrapa duzeqeshjes fsheh te keqijat qe ben ne kuriz te popullit te Tiranes. Erion VELIAJ te uroj nga zemra mos e gezofsh jeten qe te shpetojme nga nje nazist te flliqur.

  20. xhoxhi says:

    Unë po të jem si Rama këtë radhë për mandatin e tretë nuk dal në fushatë fare që të diskreditohen vetë Bashistët.Rama do jetë edhe në të katërtin me këta karagjozë.Nuk e di e kuptojnë shqiptarët çdo të thotë Basha e Mona të qeverisin?Shkatërim,largime nga puna,shkatëtim të policisë etj etj.Po nuk dolën fytyra të reja jo për të sharë po për të punuar them se edhe Rama do largohet vetë…

  21. Luli says:

    Nje gje eshte e sigurte.Me 26 prill keta te PD do jene hipur te rinj apo te vjeter qofshinRilindja do te beje skopjo do t’i shkoje bytha shtrember.

  22. Tomori USA. says:

    Erjon Velia esht kryebashkiaku me i mire gjat ketyre 30 viteve. Esht i vetmi kryebashkiak qe e beri Tiranen Kryeqytetin me te mire ne Ballkan dhe me gjere.
    Esht kjo aresyja qe nga mijra turist qe vinin me pare ne SHqiperi e Vizitonin Tiranen, tani jane me miliona.
    Vetem injorantet, anadollaket dhe kritizeret e semure , te eturit per pushtet e korupsjon e kritikojne, se u vriten syt kur dalin e shetisin nga liqeni, apo parku i Farkes.
    Suksese zoti Velia : Qent, le te lehin, ju, vazhdoni te zbukuroni e permiresoni jeten e qytereve.

  23. ERION VELIAJ neohitleri i Tiranes dita do vije qe te paguash dhunen kunder qytetareve . says:

    Ne na vriten syte dhe veshet kur shohim me syte tane terorin qe po ben ky kurve me qytetaret e tiranes ERION nazisti ka dy fytyra fytyren e mire e ka per ata qe shkojne nga liqeni kurse fytyren e keqe e ka per ata qe i terorizon per ti detyruar per te perfituar personalisht ne menyre te pa ligjshme. Sa per qytetit me te bukur te ballkanit genjen ose beson propaganden e partise tende . Tirana ne ballkan eshte o e fundit o e parafundit per bukuri do desha shume qe Tirana te ishte me e bukura kete ta them me sigurine me te madhe sepse kam qene gjith andej ne ballkan. Te ishe djegur nga ERION nazisti do shkruaje ndryshe ketu ti si kujton se une apo te tjeret qe e kritikojme jemi cmendur apo na ka vene luli kurva ketu jo vlla ne jemi nga ata qe na ka rene ne qafe ne menyre te pa ligjshme ne nuk jemi qen partije. Une nuk jam me asnje parti sepse sjane per popullin tone une jam me iteresat e popullit Tim dhe vendit tim qe quhet SHQIPERI. Erion nazistit i duket vetja si pronar i Tiranes dhe i qytetareve te Tiranes. Ta dish se njeriut te ndershem po ti besh nje padrejtesi nuk do te gjesh rehate ne pjesen tjeter te jetes qe te ka ngelur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje