Si i ka kompleksuar opozitarët Erion Veliaj me “vilën e pestë”?

17 Janar 2021, 19:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Erion Veliaj përsëriti sot se nuk do të firmosë leje për “vilën e pestë” të Kunatit të Lulzim Bashës.

Siç është e qartë, kjo është një deklaratë politikisht shumë  e rëndë, që në çdo rast do të shërbente për të kryqëzuar nga opozita një kryetar bashkie kaq të rëndësishëm.

Dhe nuk është deklaratë e thënë pa mendje, por e përsëritur. Pra tregon që Veliaj është gati të marrë kosto për të.

Por për çudi, opozita që proteston ndaj Veliajt dhe kur bën kënde lojërash dhe kur jep leje pallatesh, dhe kur bën koncerte, dhe kur zbukuron Tiranën, nuk ka reaguar.

Po të shikosh komentet që shoqërojnë një shkrim timin të djeshëm e shikon se më shumë ka dhe të majte të revoltuar me deklaratën e Veliajt se sa nga selia e opozitës.

Arsyeja duket se është më e rëndë se deklarata e Veliajt. Opozita është aq e kompleksuar nga ideja që kunati i Lulëzim Bashës po kërkon një leje për vilën e pestë sa është gati të heshtë për deklaratën e Veliajt dhe t’i japë atij mundësinë ta përsërisë si sfidë sa herë të ketë takim me organizatat e partisë.

Pra rëndësia që ka për opozitën vila e Kunatit të Lulëzim Bashës është më e rëndësishme se parimet e një opozite, e cila duhet të bëhet e besueshme duke mbrojtur shtetin ligjor dhe të drejtat bazike të qytetarëve.

Vetëm që vilat e Lulzim Bashës të mos jenë objekt debati, opozita bën sikur nuk e dëgjon Erion Veliajn që e kërcënon përmes një qëndrimi, i cili nëse shtrihet pastaj dhe tek qytetarët e tjerë, është një problem serioz. Por me sa duket jo aq serioz, sa të shqetësojë opozitën.

Për t’u dukur sikur nuk ka lidhje me vilat, Basha ka bërë një deklaratë se e ka çuar çështjen në SPAK, a thua se Erion Veliaj i ka vjedhur vilat.

SPAK heton për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, jo për gënjeshtrat e zyrtarëve të lartë. Për rastin në fjalë, Veliaj në rastin më të keq nuk i ka vjedhur ndonjë vilë, por i ka shtuar.

Kështu që çuarja në SPAK është një mënyrë që kjo çështje të mos sqarohet dhe të mos ketë një pastrim të kësaj historie.

Është njësoj siç po ndodh me kompleksimin që kanë nga deklaratat e Veliajt, të cilat në vend që t’i sulmonin dhe ta kthenin në betejë të drejtën e një qytetari për të aplikuar dhe zhvilluar pronën e vet, ulin kokën dhe bëjnë sikur nuk i tremben kërcënimit.

E dimë që Lulzim Basha i ka gjithë mundësitë ta marrë atë leje në rrugë ligjore dhe nëse e pengon Veliaj, por ai është në politikë për të dhënë siguri dhe shpresë tek qytetarët, jo për të dhënë siguri se nuk e pengon dot njeri për leje. Atë e dimë të gjithë. Madje dyshimet janë që jo vetëm lejet, por dhe paratë për lejet, ja jep pushteti.

 

19 komente në “Si i ka kompleksuar opozitarët Erion Veliaj me “vilën e pestë”?”

  1. Qerim Vidohova says:

    Ju i kini bere llogarite gabim Mero, kujtonit se do e fusnit opoziten ne vorbullen e diskreditimit politik, por nuk ja arritet dot qellimit. Ata heshten dhe vazhdojne te heshtin se e dine qe Veliaj e bene per arsye politike dhe jo se i dhimbsen te pasterhuarit e termetit. Edhe sikur ta fali nje vile Basha, ashtu sic kerkon Veliaj, edhe femijte e kopshtit e dine se kjo nuk zgjidh gje. Por ju ngeli dobici ne dere, nuk e terhoqet dote opoziten ne vorbullen e telendisjes politike. Ju ngeli, pra dopio gjashta ne dore, pasi deklarata e Veliajt eshte aq e rende, sa me te drejte i shqeteson njerzit duke ju kujtuar atyre shpronesimet e vitit 1945 e me pas. Pra, shkurt, ashtu sic thote populli,”shkuat per lesh dhe dualet te qethur”.
    Ndonse ti bere nje editorial dinak dhe hipokrit, vetem te terhiqje opoziten ne vallen politike, nuk te ndezi. Sot ky shkrim ngjan si fleterrufe, e cila kerkon pa tjeter qe “peshku ti bjere grepit”. Ta kemi vene ne dukje Mero, do te ishte me mire ti sherbeje Shqiperise dhe te vertetes, sesa te mbetesh perjetesisht sherbetor i partive.

    1. Ilir says:

      Ja keni vene ne dukje? Kush bashke me ty? Ti me kunatin apo me Lylin? Apo te tre bashke?

      1. Qerim Vidohova says:

        Jo Ilir, jo! Une, shyqyr zotit, as qe e njoh dha as dua ta njoh Lulezim Bashen dhe Kunatin e tij, nuk me ka lidhur kurre gje me njerez si ai. Une jam nje qytetar i thjeshte qe e ka per nder te doje Atdheun dhe te verteten, dy ndjenja qe politikanet te cilet kane drejtuar Shqiperine gjate kesaj periudhe, jo vetem nuk i kane manifestuar, por tallen nga mengjesi ne mbremje me ata njerez qe i zene ne goje.

  2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Me sa duket opozita eshte e kenaqur me vendimin e lali erit sepse ata jane xheloz qe lul gjumashi ka me shume se vet ata dhe me shume se familja berishovic e hajduteve meta mona.
    Por luli me kunatin vetem me paret qe i dha rama nga pushtimi i detit,ai mund te ndertoj 15 vila…
    Te mos flasim per thesin qe ka mare nga VEFA holding…
    Lali era nuk ka te drejte te ndaloj ndertimin,por perkundrazi duhet stimuluar per zhvillimin e zones sipas ligjeve ne fuqi…
    Per ti dhuruar te varfereve nuk ka ligj,pervec premtimeve dhe rrenave te lulit e lapanjozeve politikane qe pergjerohen per te varferit ne cdo fushate zgjedhjesh

  3. Ladi says:

    Hahahahaha
    Keta edhe kur i kap me presh ne dore thone: ky eshte komplot! – nuk i ha njeri keto! – e plot gjepura si keto qe vetem po te kesh trute e A. Cakos mund ti besosh.. hahahaha

  4. 001 says:

    Vilat e bashes dhe erion isufit nxorri zbuluar qe PS e ka ne bordero lulin dhe kunatin me tendera
    Kan kompani qe edhe per shkak te pandemise nuk njohin humbje
    Jan bashke
    Flene bashke
    Per interesa personale
    Luli eshte basti me i sigurte i PS ne zgjedhjet e 25 prillit
    Aman superkurva, erion veliaj ka vertetuar qe nuk e meriton asnje post ne PS
    Eshte mashkull fallco, i pabese dhe axhenden e tij ne bashkine e tiranes e ka 100% politike
    Dy raste dua ti kujtoj dobicit,
    Kur ngrinte evgjitin ne krahe e conte ne spital per politike dhe Kur dergonte gjithe policine bashkiake te ofendonte nje nene 75 vjece se shiste qepe dhe sallate e rrethonin sikur kishte vrare njerez
    Apo jo erion pussy?
    Je ne nje nivel me sali prostituten as me shume as me pak

  5. Arb says:

    Dhe hajde voto Lali plehun, sebashku me letyren Bashe. Imagjino cfare i bejne nje qytetari te thjesht keta me mendsine qe kane.
    Pune plehrash,

  6. Mero bej dicka! says:

    kurvat analopion bejne moral !!! !!

  7. Mero bej dicka! !!!! says:

    kurvat anal-opionion bejne moral !!! !!
    ajo shpellarja nga lushnja nuk puthet dhe ata i hidhen
    ledianes pse ka problem puthjen para kameres!!

  8. ragami says:

    Po vilat edhe cdo ndertim sikur e miraton ligji urbanistik,pavaresisht se kush e nderton,leja te jepet nqs te takon nga ligji ose jo.Aplikon online gjasme.Apo e nxori koken padashje Veliaj qe i jepet leja kujt do ai edhe si do ai e jo ligji.Hehe albanistan hesapi

  9. Tepelensi says:

    Edhe une jame i zemruar
    Per cka Velija ka deklaruar
    Dhe me bashen kame inate
    Pse nuk flete per ate kunate

    Te flase per pasurune e tije
    Mos te kete frike Erjone Veline
    Fole o basha se je i djathte
    Mos e hiq veten si te majte

    Ti me djerse munde te kesh pasuri
    Dhe askush ste kerkon dote llogari
    Kure per pasurine shane te tjere
    Do kthehet nga ty,ne koke do te bjere

    Per Bashen Erjoni e di shume mire
    Qe ai ska problem me pasurin
    Po te flase Basha njehere e mire
    Zdokete ushqim per Erjon Veline

  10. Socialisti i deshperuar says:

    ERION nazisti nuk e beri kete deklarate per te nxitur dhe per te futur opoziten ne nje vale kundeshtimesh sepse nuk Ka arsyje ta beje sepse opozita eshte enekszistente dhe nuk ndihet fare opozita nuk ekziston. ERION nazisti ashtu sic foli qe nuk do zbatoj ligjin ashtu vepron sepse nuk eshte rasti i pare qe naziskini nuk i njeh ligjet e shtetit.Ka shume raste ne Tirane si ky qe nazisti Ka penguar njerezit ne menyre te pa ligjshme te zhvillojne pronen dhe te hapin vende te reja pune .ketij thjesht i doli pa dashje kjo e vertete nga qe eshte kalama bythe .Nazistit i duket vetja sikur eshte pronari i Tiranes ky i ka nxire jeten njerezve qe duan te zhvillojne pronen eshte kthyer ne tmer per qytetaret . EDI RAMA duhet sa me shpejt ta perzere nga bashki dhe ta zevendesoje me njeri qe do veproje simbas ligjeve te shtetit dhe te respektoje njerezit e ndershem se per ndryshe ky Nazist do vazhdoje te pengoje njerezit. Une qe po shkruaj e kam votuar kete skuth kete tmer.

  11. Njeriu qe kerkon te zbatoen ligjet nga politikanet says:

    Pershendetje zoti Mero krye mafiozi i bashkise se Tiranes ERION VELIAj i ka mare frymen qytetareve .ky mafioz nuk ishte nevola qe te deklaronte qe nuk respekton ligjet kete gje e dine shumica e qytetareve te Tiranes qe i eshte mohuar nga mafiozi zhvillimi i prones se tyre te ligjshme. KA shume qytetare qe njoh une qe kane mare rrugen e kurbetit per shkak te bllokimit qe u eshte bere ne menyre te pa ligjshme nga krye mafiozi. Kurse per opoziten besoj se nuk mund te perfaqesojne te drejten sepse ata kur ishin ne pushtet benin me keq se keta te sotmit .Zoti mero populli smund te presi nje opozite plot me hajdut kriminele dallaveraxhinje mashtruse qe te mbroje ligjet e shtetit. Populli duhet tI ndeshkoje politikanet qe nuk respektojne ligjet e shtetit dhe qe duan qe Shqiperia te mos behet shtet normal dhe demokratik.

  12. Hapni syte o llum says:

    Ej kta te Meros jane te forte
    Meqe e tha merua ashtu duhet te jete dhe pasi e perforcoi lali dhjeri ska dyshim qe eshte ashtu ,por me e forta eshte se meqe nuk reagon Basha kjo i ve vulen vilave.
    Nuk e di nese ju kujtohet o milet para ca kohesh me tam tam te madh Merua zbuloi se Kryeprokurori i shqiperise nuk kishte kryer shkollen e mesme.Edhe aty si fakti me bindes perdorej thenia” Eeee e shikoni ,perse nuk reagon Llalla ” Per disa kavie ketu kjo ben Argument por per pjesen tjeter vlen thenia ” nese qeni te kafshon ,nuk do kthehem ta kafshoj edhe une qenin”

  13. ERION VELIAJ eshte kthyer ne nje problem shume te madh per qytetaret e ndershem says:

    Politikanet shqiptare te 30 viteve te fundit kane ushtruar dhune te pa pare mbi popullin e vojtur dhe te raskapitur. Keta te pa shpirte nuk e bene shqiperine nje shtet normal dhe demokratik per arsyjen qe te benin cfare te donin me popullin dhe me pasurite e shqiperise e lane Shqiperine ton te dashur pa gjykata qe njerezit te turturohen ne per gjykata te shpenzojne leke dhe kohe dhe ne fund mos marin drejtesi. Desha te shkruaja pak per kryetarin e bashkise se Tiranes dhe ne qofte se e lexon komentin desha ti benja nje pyetje kush je ti qe nuk vepron simbas ligjit por ben si te duash me qytetaret e Tiranes simbas oreksit dhe mendjes tende. Ne thame shyqyr qe erdhi lira dhe demakracia qe te marim fryme lirisht. Ne thame shyqyr qe iku Saliu qe nuk beri shtet dhe na degjeneroji fare dhe na la ne mes te kater rugeve. Ti per cfare erdhe ne bashkine e Tiranes per tI mare frymen qytetareve e ke mbushur Tiranen plot me pallate shume kace vend e pa vend kurse per njerezit qe kane nje prone te ligjshme i bllokon nuk i le te vene nje tulle. E kupton qe ti personalisht ne menyre te pa ligjshme ke shkateruar endrat e njerzeve qe deshin te ivestonin ne pronen e tyre dhe kane marre ruget e botes per shkak se ti personalisht shkel ligjet dhe i bllokon. Ne Tirane nuk jetojne vetem ndertues pallatesh qe kujdesesh kaqe shume ti por ka dhe njerez qe duan te investojne ne pronat e tyre qe ti i bllokon dhe i nxjer probleme. Kush je ti. …… .

  14. uskania says:

    Duhet leje për një ndërtim. Pse, kush kërkon do marrë leje? Kështu i bie që çdokush ta ketë lejën në xhep. Kunati ka kërkuar një leje, të presë.

  15. Opinion says:

    Lot, komentuan vetëm të majtët thotë, po këtu vjen era sufllaqe 1 ore larg.

  16. Pyetje: si i ka miratuar Velua 4 vilat dhe nuk miratoka te pesten?! Eh, ku jetojme!

  17. Q..I p...i says:

    ERIONIT duhen q….e te gjithe ropt e shpise eshte bythqiri me i madh ne Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje