Buzëqeshjet e ngrira të Tiranës për ngjarjet në Uashington

7 Janar 2021, 18:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse doje të kuptoje se si po e përjetonte Tirana, atë që dje ndodhte në Uashington, mund të shikoje përpjekjet e sforcuara për të bërë humor, duke hequr paralele me situata të ngjashme në Shqipëri. Përpjekja kaps për humor, në shumicë vinte nga media të opozitës, të cilat tentonin t’i kujtonin “Ambasadës shqiptare në SHBA të bënte thirrje për qetësi” apo “të dënonte protestat” e fanatikëve të Trump-it.

Duket se gjithë bateritë e tyre ishin të përqëndruara tek pesha e madhe që ka Ambasada e SHBA në vende si Shqipëria dhe tani t’i kujtonin asaj se nuk ka më të drejtë morale të diktojë zhvillimet politike në Shqipëri, qofshin dhe sulmet me dhunë ndaj institucioneve. Duket se pafuqinë e tyre të vitit 2019 dhe reformën në drejtësi, vazhdojnë ta shpjegojnë me ndërhyrjen amerikane.

Kjo tendencë u zgjerua orë pas ore, sipas ritmit me të cilin njerëzit e rrugës në SHBA përparonin apo tërhiqeshin nga “Capitol Hill”.

Në të vërtetë, dje ishte dita më e keqe për të ngjashmit në Tiranë, të atyre që tentuan të dhunojnë institucionet në SHBA, për të bërë shaka me atë që ndodhte. Ishte ditë e keqe, se pas leksionit që ata morën më 2019 në Tiranë, dje ishte një leksion edhe më i madh, edhe më i ashpër, edhe më legjitim.

Fuqia e SHBA nuk është teksa ajo sulmohet, por tek momenti kur ajo mbrohet nga fuqia e institucioneve të saj dhe forca e ligjit.

Dje ligjvënësit amerikanë, përfshi dhe shumë republikanë, u bashkuan për t’i treguar vendin njerëzve të rrugës, të frymëzuar nga një mënyrë të menduari katër vjeçare, e cila është një aksident për SHBA.

Ata nuk dolën dje në rrugë. Ata kanë katër vjet që janë rrugëve duke demonstruar racizëm, paligjshmëri, “të vërteta alternative”, mos njohje institucionesh, vrasje të seriozitetit të shtetit dhe përpjekje për të relativizuar vlerat e demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe pranimit të humbjes.

Ky sistem antivlerash në fakt ka qenë frymëzimi i vetëm i opozitës shqiptare prej vitesh, ka qenë sistem të menduari dhe të vepruari. Në vetëvete “Çadra e opozitës” më 2017 dhe bojkoti i 2019, janë akte dhunuese të institucionit të zgjedhjeve, dhe mos pranimit i tyre, si mënyrë e ndryshimit të pushtetit

Dje kjo mënyrë të menduari dhe të vepruari ka marrë një ndëshkim të fortë në SHBA.

Heronjtë e këtij ndëshkimi janë republikanët që bënë thirrje të largojnë Donald Trump-in nga president përmes një “impeachment”-i dhe bazuar në amendamentin 25 të Kushtetutës, t’i ndalojnë atij qasjen tek arsenali automik i SHBA, pasi ai është sot president që nuk ka qasje në Facebook dhe Twitter, por ka qasje tek bomba bërthamore.

Ajo SHBA që i dha përgjigje “çadrës” dhe bojkotit të 2019, është ajo SHBA që i dha dje përgjigje dhe marrëzive të Donald Trump-it dhe partizanëve të tij, duke qëndruar të bashkuar republikanë dhe demokratë.

E gjithë ajo që ndodhi në SHBA, është një kujtesë për këdo që gjuhën e dhunës e ka të vetmen shpresë për fitore, është një kujtesë për Sali Berishën, që thotë se nëse nuk fitojmë më 25 prill do djegim Shqipërinë, është një kujtesë për Ilir Metën, që mendon se më 25 prill, si humbës mund të provojë të përdorë forcën për të marrë pushtetin duke shpikur manipulimet dhe të vërtetat alternative.

Të gjithë këta që përmenda, të cilët  kanë 24 orë që thonë se “SHBA nuk ka të drejtë të na kërkojë rregulla”, kanë më pak se kurrë sot të drejtë, pasi SHBA provoi pikërisht se ka të drejtë legjitime të kërkojë rregulla, derisa ato i zbaton në shtëpi të saj dhe me konsenues dhe më palën kundërshtare. Në SHBA, Trumpi sot është një pakicë e përbuzur dhe nga partia e tij.

Tek ne opozita është një pakicë e përbuzur nga shoqëria, por ende e adhuruar nga partia e tyre. Ndoshta pas 25 prillit do të ndodhë dhe kjo që ndodhi dje me republikanët, që nga Mike Pence e poshtë, që shpëtuan partinë e tyre nga dikush që tentoi të marrë zvarrë historinë e saj të madhe.

Ata nuk u impresionuan nga sllogani “Make America great again”, por zbatuan slloganin “Make America normal again”.

32 komente në “Buzëqeshjet e ngrira të Tiranës për ngjarjet në Uashington”

  1. ?? says:

    U KANË NGRIRË PORDHËT, O MERO .
    JANË FTOF N’TAJAREEEE!!!

    1. Qortimet e dimrit says:

      Po ne shyqyr qe na erdhi dita t’i tregojme vendin politikaneve dhe popullit amerikan. Kjo eshte dite e shenuar ne histori! Pispiruqja ministre shqiptare i ben thirrje opozites amerikane te sillet urte. Me vjen keq Mero qe nuk arrin ta perceptosh madheshtine e ketyre çasteve. Ministrja jone do mbahet mend si Krushovi ne Okb, si Enveri ne Paris … si Sala ne Vatikan
      Eh o popull, lumsi ti qe ia arrite kesaj dite! Qeveria shqiptare qorton dhe keshillon ameriken. As parajsa s na ben kaq te lumtur

      1. Mondi says:

        Ku e degjove ministren o pallosh portalesh.

        1. Revizori says:

          Lere Mondi, se keta kane marre fund me kohë.
          Por te vjen per të qeshur kur shikon disa mender analistë dhe gazetare, apo edhe kafenexhinj komentesh qe i qajne hallin Amerikës se ç’i paska bere Trump-i.
          Harrojmë debilat, se kur funksionon sistemi, i nxjerr jashtë plehrat.
          Edhe sikur Ardi Daullxhiu te zgjidhet President i SHBA, nuk do kete mundesi te beje gje, dhe per kater vjet, ose me pak, do hiqet. Sistemi demokratik amerikan korigjon veteveten.
          Jane turrur debilat edhe kunder Yuri Kim, se gjoja nuk paska fytyre tani te na thote gjë.
          Çfare idiotesh! Dhe kush flet, debilat qe kane mbajtur Enver Hoxhën 40 vjet, dhe Sali Berishen 31 vjet në krye te partive te tyre.
          Aresyetimet me idiote qe mund te beheshin.
          Ata mund edhe te thonin, skandali Wotergejt i Niksonit do te thote qe SHBA Jane vendi me i korruptuar dhe nuk kane goje te na thone gje per korrupsionin tone. Idiotesia e ketyre njerezve nuk ka kufi.
          Pastaj nga krahu tjeter ke ata që çdo gje amerikane e quajne te artë, dhe e shikojne SHBA si perendi.

          1. Linda says:

            Asnje pike as presje si heq komentit tuaj, bravo???

      2. Jack says:

        Nje bravo te madhe Mero.

      3. vang says:

        O QORTIM: MINISTREJA SHQIPTARE nuk i ben thirrje amerikaneve por shqiptareve amerikane te opozites.

  2. USA says:

    Hm, ketu ka cecua bicak,Trump eshte strukur si miu,nuk po behet i gjalle,kurse Saliu yne mbasi vrau doli dhe kercenoj se do vriste dhe 300 po ti afroheshin kryeministrise.Ketu shumica e republikaneve u rreshtusn kunder Trumpit, bile po kerkojne te zbatohet amendamenti 25 per shkarkimin e tij, kurse detashmenti kriminal i pd-es u be njesh me kriminelin Sali. Ndryshim i madh!

  3. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Buzeqeshjet e ketyre horrave e hajduteve tane mund te ngrijne vetem duke kercitur prangat se ndryshe keta tallin menderen dhe zgerdhihen me kete popull te pa afte te gjykoj…
    Amerikanet paskan amandamentin 25,kurse tek ne sali berisha ka 30 vjet qe(pervec krimeve e shkatrrimit)bene thirrje per kryengritje,per armatosje,per vellavrasje,per 97(qe vrau 3000 veta dhe na mori kursimet)per ndarje veri jug,per kanun dhe cecenet i shkojne mbrapa dhe drejtesia hesht,kur edhe ne kushtetute thuhet se si duhet vepruar…
    Presudenti hajdut i floririt e 7% me vidio,ka kaqe kohe qe ben thirrje per lufte dhe rrezim qeverie apo puc shteteror dhe asnje nuk e ilozon,por perkundrazi parlamenti tallet me popullin dhe nuk ka fuqi ta shkarkoj….
    Gruaja e ketij koktulit me parti familjare e ka mendjen te sexi dhe jep leksione neper tv.
    Ne kapitol,u bene bashke dhe denuan dhunen,por a e imagjinoni dot qe mul noka e alibeu turkoshaku,apo vjollcat,e salirat e shemshedinat e elmazet te behen bashke dhe te denojne dhunen e protestusve…
    Keta antishqiptare po bejne gati armet per te ardh ne pushtet me force…
    Keta po bejne thirrje per djegie e shkatrrim dhe pasurit e lalzit i kane rrethuar me roje private

  4. Dani says:

    Mirëse erdhe socializm.

  5. lavdosh says:

    Si gjithmone i ke rene ne pike Mero djali
    Pas lajmeve te para dje ne mengjez, shikoje nje ndjenje gezimi tek rrumpallistet, kur situata filloi ndryshoi, kane ulur koken dhe kane humbur toruan

  6. uskania says:

    Një analizë shumë e mirë.

  7. Ndroqi says:

    Mbas 20 Janarit Trumpi do jet i lire,keshtu qe PD-eja dhe Xhelal Mzati mund te organizojne ceremonin e dorezimit te medaljes”Qytetar nderi i Kamzesl”.

  8. Augi says:

    Po dhe pleqte e lapardhas gjat lexumit te gazetave ndajne te njejte shqwtesim me ju

    1. Astrit Pllakekthyesi says:

      Ore leri pleqtë e Namik Lapardhasë ti, por na thuaj, Saliu çfare thote per tere keto qe ndodhën?
      Se ti e ke shok, apo Jo? Kur pini kafe ju, çfare bëni? Apo ai pjerdh dhe ti e degjon, si Sillua Enverin?

  9. Epirioti says:

    I nderuar Mero,
    Shumë media në Shqipëri, ashtu si shumica në USA flasin kuturu kundër Amerikës, amerikanëve, sistemit ekonomik amerikan…, dhe kjo e kamufluar gjoja kundër Trumpit si justifikim i dështuar. Protestat që përmende janë katër vjeçare dhe vetëm nga demokratët që aktualisht janë një amalgam vegjëlie antiamerikan. Manifestimi i djeshëm nuk zhbën apo barazon miliarda dollar shkatërrime të majtistëve në amerikë këto 8 muajt e fundit.
    Ti nuk mund të manipulohesh si turma mediatike shqiptare, pa harruar se 80% e shqiptarëve në USA janë pro republikan.
    E ke parasysh sa variante të ndryshem ndodhën në Shqipëri për grabitjen e votimeve këto 30 vite në Shqipëri???
    Kombinoji bashkë dhe ajo ndodhi këtu dhe në % më të ulta ka ndodhur prej 60 vitesh në USA, por Kongresi ishte rehat dhe fituesi apo “fituesi” nuk bënte më zë.
    Një BRAVO e madhe e këtij kokëshkretë Donal Trump që luftoi deri në fund duke zbuluar të vërtetat e zgjedhjeve dhe vegjetimit të kongresmenëve prej dekadah në Capitol.
    Tani di ky popull si të votoj në 2022 dhe më tej.
    P.S. Mediat amerikane CNN, ABC, NBC, etc., nuk shikohen në USA si të korriptuara…., por shumë shikues vazhdojnë ti shikojnë në botë se nuk kanë njohuri për to…
    Ti je njeri i mprehtë, mos i ndiq dhe beso.
    Respekte

  10. xhoxhi says:

    Mero djali ajo që ndodhi në Amerikë është një ditë e zezë trupi se duken sikur i japin mënd gjithë botës dhe bga ana tjetër tregon se janë harbutë.Zgjedhja e Tramit tregon se gjysma e Amerikës janë gangsterë dhe me armë.Po president duhej zgjedhur ky tutkun more Mero?Thua institucione.Çfarë institucione ka kur vihet kandidat një kriminel?Çfarë bëri ky njeri për 4 vjet?Kky armatosi dhe pregatiti mbështetsit e tij gangsterë që në fund siç e pamë sulmuan parlamentin.Nnuk e di çfarë demokraci është kjo kur ska burrë nëne që e shkarkon këtë bagabond.U ngritën në këmbë kongresi ta shkarkonin sa herë dhe ai vazhdonte të ishte president.Meta jonë ka bërë 100 shkelje dhe nuk mund ta heqë akush.Pse?Sepse kështu i kanë miratuar ligjet vetë ata që sot thonë të iki një orë e më parë Tramp.Mesa kam kuptuar këto 30 vjet mund të them se demokraci është rëmujë,anarshi ku seicili bën dhe thotë çtë dojë….

  11. Taulant says:

    Nje gje duhet te qartesohet prej mediave te majta Shqiptare?

    Duhet te kerkohet drejtesi per vrasjet e qytetareve ne USA ashtu si cdo dite kerkojn drejtesi per vrasjen e 4 qyetatetareve ne 21 janar 2010 ne Tirane ?
    Ku kishte me shume dhune ne protesten per te djegur Kryeministrin ne Tirane ne 2010 apo ne Capitolin Amerikan para dy ditesh?
    Eshte shkruar me mijera here se protestuesit ne Tirane i vrau Berisha po ata ne Capitol kush i vrau ???
    Pare nga larg nepermjet televizorit protesta ne Capitol dukej si nje gje normale jo e dhunshme organizuar prej nje mase njerezish qe ndjehen te zhgenjyer prej zgjedhjeve (qe mendojn se ato u vodhen).

    1. XheJ eN Bi says:

      Taulant…
      Shumë herë shkruan si i pa ditur ,lëtë ke bërë edhe sot.Bën ey krahasime që nuk do t’i bënte edhe një analfabet.
      E para në 21 Janar 2011 ( dhe jo 2010) katër qytetarët u vranë në bulevard kur ç’ do gjë ishte qetësuar.
      Kurse në Capitolio Trapistat ishin futur btënda dhe bile edhe te salla e Kongresmenëve ( të cilët ishin futur poshtë karikeve).
      Dhe e dyta është ligji i përdorimit të armëve të policëve.Në Amerikë nëse polici të bën shënjë ngresh duart lartë dhe ti bën lëvizjen më të vogël polici të qëllon.Kurse ligji shqiptar në e ka këtë.
      Prandsj me të drejtë në 21 Janar i vrau Saliu dhe nl 5 Janar në Amerikë i vrau LIGJI.

  12. Niku says:

    Kjo rremuje ne Capitol te SHBA-se, pati dicka shume pozitive… I tregoi dhe njehere Botes se (pseudo)Demokracia Amerikane, eshte nje tullumbace e fryre me propagande per koketulet e kesaj bote dhe asgje tjeter… !!!

  13. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Ore “Taulant” e ke idene se cfare po flet.? Ajo qe ndodhi ne USA ishte ndoshta ngjarja me shokuese e 100 vjeteve te fundit dhe kritika kryesore e bere nga te gjithe ishte se cfare bente policia ne shtetin me demokratik te botes dhe perse nuk nderhyri me shpejt (dhe sot kapo i policise dha doreheqjen e nuk eshte mbyllur me kaq)….. Dhe ti ma krahason me 11 janarin, na qenke dhe merzitur se perse mediat nuk denojne vrasjet ne USA ashtu si ne Tirane,,, bile aludon qe idhulli yt me nder Berrisha beri detyren dhe u kritikua…….. O budalla i gjore, po ra Demonkracia amerikane shqiptaret i mori lumi,, dhe me koqen Tramp Amerika rrezikoi shume, megjithate forca e ligjit ne Ate demokraci eshte mbi gjithecka per fat te mire………. po ti è paske rrezen deri te dera jote, nuk shikon me tutje……….. Bravo Mero si gjithmone

    1. Taulant says:

      Nuk e pata fjalen tek ngjarja ne fjale ‘PSE’ ndodhi pasojat etj.
      Pyetja ishte tek trajtimi i ngjarjes prej mediave ?
      Nuk e kam idhull Berishen i cili ka shume gabime sespe politiakat e tij te deshtuara sollen disa monstra si Nano e Rama qe e ben Shqiperin me keq sesa ishte.

  14. Shqiptar says:

    Michael Sherwin , quhet prokurori nè SHBA qè ka detyruar kètè palo rrugaç president dhe zagarèt e tij, tè sillen sot si engjèj.
    Ky èshtè ndryshimi midis njè shteti dhe njè bajge.
    Tek bajgat, hajdutèt dhe vrasèsit, bèhen presidentè.
    Me tè tjerèt, bèjmè pazare, dhe i deklarojmè ÇUNA PÈR SMARI.
    Pyesni Edi Ramèn, ai èshtè mjeshtèr i dallaveres.
    Ah sikur tè kishim njè MUCHAEL SHERVIN.

  15. Marshalli i Zi Vicidolas says:

    Zoti Mero! Keni absolutisht te drejte ne analizen tuaj.Amerika ndaj eshte ajo qe eshte,sepse ka institucione te fuqishme dhe te pavarura.Po ashtu partite politike atje vertet duan te qeverrisin vendin e te jene te fuqishme politikisht,por bazuar ne disa norma baze demokratike dhe ne ligjin amerikan qe eshte mbi te gjithe e mbi gjithcka dhe qe i ve ne rresht dhe presidentet.Keshtu ka bere me Niksonin pas skandalit Watergate ashtu dhe me Klinton-Lewinskin,qe e kaloi ne shtrunge. Keshtu bene dhe dje me Trumpin,ku politikanet kryesore te partise republikane atje, duke filluar me zv/presidentin Pence e me kryetarin e senatit ,zotin McColl ,per nderin e tyre persolan por dhe te partise se tyre e te vete amerikes denuan nxitjen prej tij te kryengritjes me aktivizimin e grupeve ekstremiste te djathta e te mafiozeve te ndryshem,perfshi ketu dhe te atij shqiptarit.Por ndryshimi i Amerikes me ne,me politikanet shqiptare e partite politike ketu eshte i madh dhe i pakapercyeshem.Ketu tek ne politikanet,sidomos ata te opozites se sotme jane brumosur me edukaten e te konsideruarit armik te kundershtarit politik dhe kete fryme e kane futur ne gen qysh nga viti 1990,kur PD-ja erdhi ne fuqi,nga ideatori dhe uzurpuesi i saj Berisha dhe sot berishizmi eshte bere nje teori dhe praktike destruktive.Imagjinoni vetem per nje moment qe tipa si Paloka,Noka,Bardhi e te tjere si keta te sillen nje here te vetme normalisht dhe te respektojne rregullat e lojes e te njohin rezultatin apo te mos perdorin te gjitha menyrat qe te grabisin zgjedhjet,pa le me te kundershtonin zgjedhjet e bosit te tyre e te rreshtoheshin ne parlament se bashku me socialistet kur Berisha vrau,kercenoi (bashke me ta) e mbushi kutite me vota ne 1996,kur dogji shqiperine ne 1997,kur organizoi grushtin e shtetit ne 1998,kur hodhi ne ere gerdecin Zeni ne 1998,kur vrau Berisha e Lyli ne 21 janar dhe mbronte gardistet ne kryeministri,kur shante si bandit rrugesh Ina Ramen dhe ferkonte bythen me Bamir Topin,duke e akuzuar per pucist dhe ate etj etj ,gjera qe vetem ne nje film fantastik mund te ndodhnin.Nga njera ane ata s’do te guzonin ta benin kete,sepse te tille jane por,nga ana tjeter ai,qoftelargu,do i kishte futur ne dhe te gjalle e do i shpallte armiq te “demokracise”,sic beri me Azemin disa here e sic “beri” me te tjere qe guxuan te dilnin kunder tij,nje pjese e te cileve si Pashkua,Olldashi etj etj paten dhe nje fund te keq???Ose te tjere si Imami mbi tank,arkeologu Neritan, apo Lesi i Nikollajve me rrufete e gazetes se tij te dikurshme qe e provuan ti dalin kunder dhe me pas u kthyen turivarur te lepijne ndonje kocke ne vathen e tij,duke terhequr me vete dhe “thyeresin e kockave” Kacin e famshem te zi,qe tani perpiqet te prese goje hapur ndonje pike raki nga fundi i shishes se Berishes,sepse si pelqeu karrigja ne PS e donte nje me te madhe!Prandaj ne jemi shume larg nga demokracia dhe kultura amerikane .U duk i cuditshem dhe shume i guximshem etiketimi i Edi Rames per Trumpin si “i rrezikshem per Ameriken dhe per boten” perpara kater vitesh,por sot u vertetua me vulen e kongresit amerikan se ai kishte te drejte.Ai po iken vertet por pasojat e ketij katervjecari te qeverrisjes se tij kane lene gjurme te renda per ameriken se pari por dhe per planetin ne pergjthesi dhe dale se filmi s’ka mbaruar ende.Ai eshte aty dhe do te vazhdoje te jete i pranishem akoma.Sa per Trampistet shqiptare,qe ” e kane frymezuar” ate te bente ate qe beri,veprim te cilin keta tanet e kane bere si buka me djathe,biles shume here me te perfeksionuar ,sidomos ne 1997-1998-ten,ata jane te pandreqshem dhe vetem neqoftese drejtesia do te veproje mbi ta,mund te kemi shpresa qe pasuesit e tyre te fillojne te nxjerrin mesime nga demokracia amerikane e europiane,te sillen te civilizuar dhe jo si brigante me kollaro e me imunitet politik.Dhe kjo mund te ndodhe kur te mos jene me ne krye te partive Berisha,Lyli,Monika,Likja e kamikazet e tyre te mos ndodhen me ne krye te listave zgjedhore qe ata kane bere,bejne e do bejne derisa te paraqiten perpara drejtesise.Neqoftese do lejohen akoma te blejne e te sheshin vota,te mbushin kutite e te ndryshojne rezultatin e zgjedhjeve me nga -10 ne +10,sic beri Lyl hollandezi me urdher te Berishes dhe ne prani te ish ambasadorit Arvizu ,Live ne pallatin e Sportit ne Tirane ne 2011,atehere faji nuk eshte me i tyre,por yni dhe mire te na behet,sepse e meritojme te na konsiderojne “Kokepalare” si me nder Presidenti,apo si “bageti”,sic na ka trrajtuar banda e Salihut apo “Marshallit” te PD-se.Gjithcka eshte ne doren e Arben Krajes,te Ada Hajnajt,te ambasadores Kim ,te zotit Soreca e te ambasadoreve te tjere te BE-se ne shqiperi.Eshte per kete arseye qe 25 Prilli eshte dhe nje gur kufiri per te ardhmen e vendit tone,o do ecim perpara e ti bashkohemi nje dite BE-se ose te pergatitemi per pjesen e dyte te serialit “Babale”te kinostudios “SHQUPI Vicidolas” me regjizore Like-Berisha e me aktore kryesore Salih Prapanicen,Like koketulin,Lyl Tavarishin,Mona Seksologen,Medih Gerdecin,Nard Humoristin,Dule Voriopiluriotin,Shpeto Ngafryneran e me aktore te tjere te dores se dyte si mosketjeret Berishiste Palokarin,PetroSalianj Qyp Qejflliun,Xhuk Alibeaj Kelliren,Nas Nok Gerdypin, Vasillaq Tregetarin,Balliaj Makaronen etj etj.Kjo eshte ne dore te shqiptareve dhe per te pare se afermi.

  16. Piro says:

    Mero i dashur,
    Une jetoj ne Amerike dhe jam ne kontakt me burime nga me te ndryshmet, nga mediat ekstremiste te majta e te djathta dhe te moderuara dhe jo vetem nga interneti dhe gazetat por edhe botimet e autoreve te shquar amerikane.
    Ajo qe po ndodh ne Amerike sot nuk eshte gje e re. Si ne shume vende te botes amerikanet e dine se ne cdo zgjedhje ka edhe “vjedhje”.
    Ne vitin 1960 presidenti Ajzenhauer, nje nga presidentet me te ekuilibruar ne historine e Amerikes, i kerkoi zevendesit te tij Richard Nikson ta hidhte ne gjyq partine demokrate per vjedhjen masive te votave qe bene grupet mafioze ne Cikago dhe ne Teksas. Ne ato zgjedhje Kennedi fitoi me 110 mije vota ose 0.1 perqind. Dhe ne nje gjest patriotizmi dhe shpirtmadhesie Niksoni refuzoi duke i thene Ajzenhauerit se “Amerika nuk e ka lluksin te filloje nje gjyq qe do te percante kombin perballe kercenimit rus” (sherbimi sekret amerikan kishte dijeni se ruset kishin vendosur raketa me mbushje berthamore ne Kube). Ne Ameriken e sotme patriotizmi duket si nje gje arkaike qe e praktikojne vetem “injorantet redneck” te shteteve te jugut. Ne amerikanet e Nju Jorkut, Los Anxhelesit e Cikagos, atdhe e perendi kemi dollarin.
    Kjo qe ndodhi dje ishte dhe nuk ishte e papritur. Ishte e papritur se nuk besohej qe mbrojtja e Shtepise se Bardhe ishte kaq lehte e penetrueshme, por ne nje veshtrim te gjere ajo ishte reagim i natyrshem i mbi 120 mije protestuesve, pas nje viti protestash vandalizuese me rrahjen neper rruge te njerezve te pafajshem, djegjen e automobileve dhe dyqaneve, rezimin e monumenteve te kultures e historise amerikena, , me vjedhjen ne mes te dites te dyqaneve lluksoze (jo per ushqime por duke vjedhur florinj e xhevahire) me krijimin e zonave te padepertushme nga policet ne Portland e ne Cikago.
    Amerika eshte ne udhekryq prej 60 vjetesh ata qe ndertuan Ameriken qe njohim ne : demokratike, qe udheheq zhvillimin e shkences e teknologjise po shohin qe kerkohet te ndryshohet Amerika.
    Por te ndryshosh dicka qe funksionuar per me se dy shekuj kaq bukur nuk dihet ku te shpie.
    Parashikimet optimiste jane qe Amerika do ta marre veten e do ta ruaje rolin e saj progresist dhe ne mbrojtje te demokracise ne bote. Parashikimet pesimiste jane qe Amerika do te bjerre gradualisht fuqine dhe rolin e e saj ne bote.

  17. Taulant says:

    Fisi i Taulanteve, daton qe prej 4 milion e 500 mije vjetesh i lashte. Vendbanimet e para, sipas akeologut Neritan Ceka, jane zbuluar ne shekullin e 10 – te P.E.S, ne katundin me njerez shtatlisa, ne Viçidol, te rrethit Tropoje. Diku aty nga shekulli i 15 -te P.E.S. nje dege e ketij fisi u largua ne nje vendbanim te ri ne lindje te detit Egje, ku themeluan Trojen e lashte. Dhe me pas ju, ashtu si une, e keni lexuar Homerin, dhe dini te beni lidhjet perkatese. Ja prandaj ne Taulantet, jemi te mprehte dhe shtjellojme çdogje, sado e koklavitur te jete, si puna e Trump -it, vrasjeve te 21 Janarit, zgjedhjen e idhujve e te tjera e te tjera.

    1. taulant ameba says:

      Dakort me ty Taulant per llogjiken dhe deshiren e mire, por jo per llogarine.
      Para 4 milone e 500 mije vjete te shkuar ne toke egzistonin vetem amebat.
      Na del qe fisi I taulanteve nuk vjen nga majmuni, por nga ameba.
      E ke bere lesh e li or vella. Kujdes me numrat!
      Nga nje ane me behet zemra mal per shtatlisat shqiptare dhe sidomos per rrezimin e idese se njeriu i pare ka lindur ne Afrike. Duket qarte nga studimi yt qe njeriu nuk ka levizur nga Afrika ne Vicidol, por aty ne ujrat e bjeshkeve, linden shtatlisat shqiptare nga ameba jeshile.. Faleminderit se me hape syte!

  18. ZIGUR QARRI ( i verteti ) says:

    “Shqiptar” mer Argita Berishen dhe beje Prokurore te Pergjitheshme, beje Silvia Conte siç quajti babai yt shpirteror, halea Sali Ram Berisha, nje grua qe e beri “Attorney General” dhe me pas, kur ajo ishte ne lartesine qe i kerkonte detyra, ( te arrestonte vrasesit e njerzeve ne trotuar ne 21 Janar 2011) e quajti “Lavre Bulevardi”

    1. Shqiptar says:

      Jo more Zigur jo. Baba shpirtèror, le ta mbajè ai qè pasi u hodh Gèrrdeci nè ajèr, shkoji dhe i rrihte shpatullat qè tè mos mèrzitej shumè, ai qè e ruan edhe sot qè tè mos i hyjè njè gjèmb ndèrkèmbè sepse i duhet pèr rolin e lugatit.
      Ka ikur koha e pordhève me rigon, Zigur. Vepra, jo tymnajè. Kjo lipset sot.
      Boll mè me,,,ujku, ujku dhe hijenat bèjnè kèrdinè.

  19. Velo says:

    O Taulant, prokurori atje e bëri Trampi të rrijë si pulë, ndërsa prokuroren këtu, jo vetëm nuk e dëgjoi qoftëlargu, po e quajti lavire bulevardi.
    Zëvëndsi i Tramp, dhe senatorët republikan u deklaruan hapur kundër tij, ndërsa këtu e gjithë PD dhe LSI u mblodhën grusht bashkuar rreth Saliut. Gjykatat atje, të gjitha, përfshirë edhe gjykatën e lartë i hodhën poshtë të gjitha ankesat e Trampit.
    Senati atje foli dhe u respektua nga institucionet, kurse këtu foli Presidenti i kohës, por u quajt horr bulevardi.
    E kupton Taulant që ndryshojnë si nata me ditën?

  20. KL says:

    Faleminderit per informacionin, Mero vellai.
    E vetmja e mete e shkrimit tend eshte se nuk kupton qe Sali Berish, apo Ilir Meta jane me te zgjuar se Xhorxh Vashingtoni, bile me te zgjuar se te gjithe amerikenet te marre se bashku. Saliu dhe Iliri e kane kuptuar me kohe qe ndertimi i Shqiperise sipas modelit perendimor, me organe te pavarura, ku Prekurori I Pergjithshem te veproje sipas ligjit, jane vdekja e antivlerave njerezore dhe prandaj mundohen te kapin sistemin. Kompromisi me i madh i tyre eshte qe sistemi te ndahet 5 une dhe 5 ti dhe jo sipas vlerave te demokracise…. Jane shejtane, Mero vellai. Jane te zgjat si shejtani!
    Pale nga shpirti I dhunes dhunes! Ku e ku ” qafekuqet” e Amerikes dhe “qafshajksit shqiptare”! “Qafkuqet” e Amerikes ishin veshur si klaune dhe lyer me boje, kur hyne ne Kapitol. “Qafshajaket” tane sulmuan me arkivol dhe i vdekuri branda! “Qafshajaket” tane nuk lene rehat as te vdekurin, Mero. Ne jemi kampion per te keqen! Ne ja dhjesim Amerikes. Shiko Sali Gjelin dhe Donald pulen. Sali Gjeli vazhdon te kendoje per tridhjet vjete maje plehut shqiptar, Donald pula, u be si “pule e lagur” per nje muaj. Krahasimet e tua Mero midis nesh dhe Amerikes jane ku e ku me realitetin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje