KQZ, si tryezë opinionistësh

30 Dhjetor 2020, 19:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka shumë zyrtarë të lartë politikë dhe të zgjedhur në krye të bashkive, të cilët e kanë mësuar vonë se në Marrëveshjen e 5 Qershorit, janë futur disa kufizime të përdorimit politik të pushtetit katër muaj para zgjedhjeve.

Marrëveshja shprehet parimisht për të mos keqpërdorur pushtetin duke shpërndarë certifikata legalizimi apo përurime rrugësh dhe aktivitete të tjera, por ajo që duhet të bënte KQZ dhe nuk e ka bërë ende, është një urdhër për ndalimin e veprimtarive që përshkruhen qartë cilat janë.

Kjo është detyrë e Komisionerit, jo diskutimet e Celibashit me Vukajn apo dikujt tjetër, që bëjnë deklarata në mbledhjet e punës së KQZ, se kush lejohet e kush nuk duhet të lejohet.

Komisioneri duhet të nxjerrë urdhrat për ndalimin e veprimtarive dhe sanksionet administrative në rast se shkelen. Kaq është detyra e tij. Interpretimet politike dhe debatet që ushqehen nga mungesa e këtyre urdhrave, tregojnë se ata janë duke mos bërë detyrën e tyre.

Një kryetar bashkie sot nuk ka një urdhër nga Komisioneri se çfarë duhet të mos bëjë në fushatë, ndërkohë që Marrëveshja e 5 Qershorit ka parashikuar si afat datën 25 dhjetor.

Në vend të urdhrit ai duhet të dëgjojë muhabetet e kafeneve të Komisionerit, të anëtarëve të Rregullatorit, apo atyre të CAS, që me sa duket u pëlqen të jenë më shumë debatues ekranesh se zyrtarë të zgjedhjeve.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për debatin e Pandeli Majkos me një anëtar të KAS për mundësinë e votimit të emigrantëve.

Pandeli Majko ka të drejtë kur thotë se votimi i emigrantëve është sanksionuar në Kodin Elektoral dhe detyra e KQZ është t’i japë zgjidhje mënyrës se si ata do votojnë.

CAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) është një lloj gjykate e zgjedhjeve dhe anëtarët e këtij institucioni nuk mund të rrinë të bëjnë deklarata publike për çështje që presin zgjidhje dhe janë në proces, pasi pastaj do të ngatërrojmë vendimet me mendimet dhe nga nevoja për një KQZ jo politike, do kemi një KQZ që ngjan si paneli i Fevziut.

Kodi elektoral i ka dhënë të drejtën çdo shqiptari jashtë Shqipërisë që ka deklaruar adresën atje dhe gjendjen civile këtu, të marrë pjesë në zgjedhje.

Detyra e KQZ është të miratojë rregulla si do votojnë këta shqiptarë dhe jo të bëjë debate publike a bëhet a nuk bëhet kjo gjë.

Rregullatori tanimë duhet ta kishte miratuar procedurën se si duhet të votojnë ata shqiptarë që duan të votojnë, sipas rregullave që do ti vendosë KQZ.

Katër muaj para zgjedhjeve, KQZ duhet të kthejë në urdhra dhe rregullore çdo gjë që u duhet zgjedhjeve dhe jo të komentojë publikisht Kodin Elektoral apo mundësitë apo pamundësitë për zbatimin e tij.

Nuk janë aty për të bërë llogje dhe as për t’u promovuar si figura politike. Janë për të administruar zgjedhjet dhe për të zbatuar Kodin Zgjedhor.

18 komente në “KQZ, si tryezë opinionistësh”

  1. Revizori says:

    Nuk kam pare nivel me te ulët te njohjes se gramatikës dhe drejtshkrimit te gjuhës shqipe. My artikull mban titullin kampion per nivel te ulët, me gabime që normalisht i bejne nxënësit e dobët te klasës së pestë.
    Pra ky redaktori i artikujve ne gazetën dixhitale nuk e ka kaluar klasën, ose ka patur per pedagog turpin e gazetarisë, Mark Markun.
    Jane dhe nja dy zhulsa qe i fton Fevziu si gjoja analistë, por ata te paktën shkruajné shqip, paçka se shkruajné ndyrë.

    1. Kaculi says:

      O mero öere kqz po bej nje artikull per durresin se sot u permbyyt prape vajti uje mbi 1 meter. Eshte turp qe nje qytet buze detit permbytet disa here gjate vitit. Une e kuptoj qe per ty eshte e veshtire te shkruasj kundra nje bashki qe ka mbi 20vjet qe drejtohet nga shoku edvin ama beje per ne qytetaret qe jetojme edhe kalojme aty per dite. Mire per termetin nuk kane ven dore ama smund te vuajme edhe 20vite te tjera permbytjet sepse bashki vjedh vjedh vjedh ne cdo gje. Tani qe tirana eshte bere horror nga shoku veliaj jane edhe tiransit qe po jetojne ne durres kohet e fundit neper shpit e plazhit. Ama shkundibedhe here pas here keta sepse mire taksat po i ven sido qefi ama spo japin sherbim fare.

      1. Shqiptar says:

        @kaculi. Tè qènit “i pavarur” i Ymerit, shprehet nè mènyrèn e trajtimit tè realitetit. Pèrmbytjet e qyteteve shqiptare, pas “restaurimeve cilèsore” tè qèndrave urbane, nga mamuthèt e korrupsionit tè Edi Ramès, nuk janè pjesè e pavarèsisè profesionale tè zotèrisè. Ai, kèrkon trushkulurit mes nesh, tu shesè sapunin pèr djathè, hajdutin pèr arritje tè njeriut tè ri nè liri.
        Kèshtu edhe tek komisionerèt. Ata na qènkèshin “fajtorèt” e gjèndjes sè sotme, ku gjysma e popullit tè kèsaj republike tè cunguar qè mban gjallè gjysmèn tjetèr nè qèndrèn e rrumpallès, nuk do tè ketè mundèsinè tè vendosè pèr fatet politike tè vèndit.
        A e dini pse?
        Sepse paaftèsia dhe korrupsioni i administratès sè kètyre hajdutève, as qè ka haberin se sa èshtè numuri i shqiptarève tè degdisur rrugève tè botès,,,e lère pastaj tè ketè pasur njè projekt teknik pèr regjistrimin e tyre.
        Ndaj iu duhen komisionerèt si SAMAR, pèr ti rènè sepse nuk i bien dot gomarit.
        Mashtrim, lugè bosh kjo mender RILINDJE.
        Kanè 8 vjet qè i vènè fekaleve lule dhe rrahin gjoksin pèr midernizues tè vèndit.
        Deri ai lart, u dèrgon dy pika shiu.
        Mbytet Shqipèria e rilindur, kryeministri del para kamerave tè tutorève dhe prononcon dashurinè e tij pèr Vangjush Dakon.
        Pèr dèmet dhe vjedhjet marramendèse tè zotèrisè, nuk ka asnjè fjalè.
        E kuptoni se si funksionon banda e hajdutève?

  2. zara says:

    Është pikërisht kjo që nuk bëjnë këta që zgjidhen. Lexo ligjin dhe fillo të shkruash rregullore që burojnë nga ligji. Sa më pak t’ju shohim në TV aq më mirë do e bëni punën. Larg politikës, ndryshe mund të themi se doni të sabotoni punën. Gërr -vërr, jo kaq para jo kaq euro, po bëj punën për të cilën paguhesh. Fillo puno me grupin për detyrën që keni marrë.
    Ti Mero i vë pikat mbi I, po nuk e kuptoj pse nuk lexohet ashtu si ti shkruan nga të gjithë, pa i dhënë ngjyra politike? Aman o njerëz nuk e shihni se pandemija nuk po pyet për parti? Faleminderit për mirëkuptimin.

  3. Nuk kuptoj says:

    Mero, habitem me ju qe i jepni te drejte Majkos, kur thote se cdo emigrant mund te votoje nese deklaron adresen ku jeton jashte vendit dhe Gjendjen Civile, ne Shqiperi.
    Pra i lihet ne deshiren, vullnetin dhe predispoziten e individit emigrant nese do te votoje ose jo.
    Si mendoni ju xoti Baze, nese edhe per zgjedhesit ne Shqiperi, do te lihej ne doren e tyre rregjistrimi per votime, do te kishim nje liste te plote zgjedhesish. Pra te mos e shpallte Gjendja Civile, sic ben sot por ne liste te jene vetem ata qe deshirojne te votojne.
    Nuk do te rregjistroheshin as 10% e zgjedhesve.
    Keshtu ndodh edhe me emigrantet. Ata tregohen indiferente per te deklaruar vete adresen duke u regjistruar vete nese duan te votojne.
    Perse shteti shqiptar te mos mbaje pergjegjesi per mos realizimin e premtimit te tij per rregjistrimin e emigranteve?
    Vete zoti Majko e ka patur kete se detyre e objektiv, mirepo nuk beri asnje levizje per kete synim.
    Dikush duhet te mbaje pergjegjesi qe shteti shqiptar sot nuk ka nje regjister te emigranteve.
    Dhe nuk eshte fare e veshtire ta kete.
    Sepse emigrantet jane te gjithe te regjistruar ne vendet ku jetojne e punojne. Atje ku marin Lejet e Qendrimit.
    Mjafton vetem vullnet per ti mare keto adresa dhe per ti rregjistruar ne Shqiperi.
    Mirepo Pandi nuk e ben. Si nuk ka turp qe nuk e justifikon rrogen qe taksapaguesit shqiptare i kane dhene atij. Di gje ti cfare ka bere Majko 4 vjet. Di gje cfare ka bere keto dy muaj dhe cdo te behe deri ne muajin prill?
    Asgje. Do te mare rrogen kot.
    Nese shteti do te kishte nje regjister per emigrantet, atehere secili prej tyre, ne baze te te dhenave personale gjente emrin dhe kishte mundesine te shkarkonte fleten e votimit dhe ta niste me poste.
    Dhe kjo nuk kishte shume shpenzime dhe mundesi manipulimi.
    Mirepo Pandi rri. Fle gjume. Pandi mesa e jam degjuar nuk ka nje koncept per termin emigrant dhe diaspore.
    Diaspora mund te jete 200, 100, 30, 10 apo dy vjecare. Ata jane shtetas te vendeve ku jetojne. Kane qene emigrante, por kane mare shtetesine e vendit ku banojne dhe kane lene shtetesine shqiptare. Si te tille, ata nuk mund te votojne be zgjedhjet shqiptare.
    Emigrantet po. Ata jane shtetas shqiptare. Nuk kane mare shtetesine e vendit ku jetojne.
    Mirepo Pandi perdor termin “votimi i diaspores”!!!
    Spjegoja pak Pandit. Mos e lere te lundroje ne injorancen e tij.

    1. Sa per dijeni says:

      Me lejo te te korrigjoj pak. Pervec disa vendeve si Gjermania qe nuk e njeh dy shtetesine dhe nese merr shtetesine e saj duhet te heqesh dore nga ajo shqiptare, shume vende te tjera e njohin dy shtetesine si Greqia, Italia, Anglia, Kanadaja, SHBA etj, cka do te thote se shqiptaret qe kane marre nenshtetesine e ketyre vendeve e kane dhe shtetesine shqiptare, pra edhe te drejten per te votuar, kjo per sa kohe nuk kane ndonje dekret nominal presidencial qe tua kete hequr shtetesine shqiptare. Gjithashtu, duke qene se te ardhurat qe keta shtetas shqiptar cojne ne Shqiperi tek te afermit e tyre cdo vit jane te konsiderueshme (rreth 20% e te ardhurave vjetore ne Shqiperi), llogjikisht ata duhet te kene te drejte te votojne ne zgjedhje politike parlamentare per te zgjedhur qeverine qe ne nje fare menyre do te menaxhoje edhe te ardhurat qe ata cojne ne atdheun e origjines packa shtetesise se dyte qe mund te disponojne. Ketu ku jam une, edhe kosovaret, maqedonasit, rumunet etj votojnene zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te vendeve te tyre, por jo per ato lokale. Metodologjia qe ata perdorin mundet fare mire te aplikohet edhe per shqiptaret.

    2. ppa says:

      Cfare nuk kupton ti qe nuk do te kuptosh; eshte e thjeshte fare : kush ka deshire te votoj, konfirmon vendbanimin permes nje dokumenti zyrtar te leshuar nga administrata e vendit ku banon; me pas eshte KQZ qe percakton modalitetet; ne se do te merresh me diasporen dhe Pandin, vazhdo, por keshtu nuk zgjidh asgje.

      1. Shqiptar says:

        Kush ka dèshirè tè votojè, èshtè njè çèshtje qè nuk ka tè bèjè direkt me funksionimin dhe organizimin e zgjedhjeve nga administrata shtetèrore.
        Kètu tek ne, bariut i kanè vajtur delet e kopesè nè mal. Ai, nuk di tè tè thotè as numurin e tyre dhe as vèndin ku mund tè jenè. Ajo qè di me siguri bariu, èshtè se çfarè vodhi dje dhe nè cilèn studio vajti pèr ta deklaruar kopenè e humbur, nè njè “gabim teknik” tè atyre qè i thonè se je i paaftè pèr bari.
        Shteti funksional, ka detyrimin kushtetues (jo dènglat dhe teket e kryetarit) e regjistrimit tè popullsisè shqiptare, kudo qè èshtè. Tè drejtat dhe detyrimet e shtetasve shqiptarè, rrjedhin nga qènia pjesè e regjistrit themeltar (gjèndjes civile) tè shtetit qè i pèrkasin.
        Administrata shtetèrore, dèrgon tek qytetarèt e tij, njoftimin personal pèr pjesèmarrje nè zgjedhje, me adresèn e qendrès sè votimit ku paraqitet qytetari me tè drejtè vote.
        Pjesèmarrja apo jo nè zgjedhje, èshtè njè çèshtje tjetèr pastaj.
        Kjo èshtè forma e funksionimit tè shtetit normal.
        A kemi ne shqiptarèt SHTET?

  4. votuesi says:

    Shume e sakte z.Baze!Nje gje te kihet parasysh dhe te jete e qarte per te gjithe qe:Ne rast se edhe kete radhe u hiqet e drejta qytetareve qe jane ne emigracion dhe deshirojne te votojne ne pamundesi per “ti sjelle me autobuza”çdo force politike,atehere edeklaroj qe sot se:Shqiperia bene nje hap mbrapa drejt demokratizimit te vendit dhe se te jeni te bindur qe ky problem do te jete me pasoja per cilindo qe do ta pengoje kete proçes legjitim,duke i mohuar te drejten votuesit te saksionuar me ligj ne Kodin Zgjedhor!
    Urgjentisht Komisioni Zgjedhor duhet te beje publike e te informoje te gjithe shtetasit Shqipetar qe jane me banim jashte kufijeve te Atedhetur,nese deshirojne te votojne te gjitha rregullat dhe menyren se si do tu behet e mundur kjo e drejte!
    Sensibilizimi qe Ju nepermjet Editorialit i beni eshte mese me vend ,duke i treguar qarte Celibasherve dhe kushdo qofte ne Komisionin Qendror qe kerkush mos te luaj me nje te drejte te patjetersueshme me shtetasit Shqipetare qe ndodhen ne emigracion!
    Qeveria duhet te jete me e kujdeseshme ne kete drejtim duke bere hapa konkrete per kete problem!Dollibashet dhe Celibashet te bejne punet qe u takojne e jo ato qe kane bere deri me sot ,pasi jane keta qe behen pengese per mos pranimin e Shqiperise ne dyert e BE si nje vend pa Juridiksion te qarte per shtetasit e saj!
    Le te behet realitet e teme e nxehte kjo duke bere te mundur qe pas 30 vitesh shkerdhatokraci tu mundesohet e drejta te gjithe emigranteve qe te votojne per ate force apo individ qe shohin si alternative per ta çuar vendin drejt familjes se madhe Europiane jo vetem me parametrat e qyteterimit por edhe me zhvillimin ne te gjitha fushat si pjese e saj!

  5. gazetari says:

    Une mendoj zoti Baze,se ne kete rast KQZ..ka nje fare te drejte..Ajo vete nuk mundet te marre nje vendim,vete pa e njohur gjendjen e emigracionit shqqiptar..Me te drejte ,nje komentues,me larte sqaron shume mire problemin..Edhe une emigrant jam dhe e njoh mire gjendjen e emigracianit..Si p.sh.
    Nuk ka nje regjister te sakte,e qe te besh kete regjister, duhet te pakten dy vite….
    Se dyti,sa jane te informuar emigrantet per zgjedhjet…Ku dine ata cbehet ne shqiperi..kur gjithe diten disa televizore,e portale japin lajme te reme..Nje shembull, qe do ju beje pake per te qeshur..Une kam djalin , me arsim te larte,me pune ne shtet, dhe goxha pune..Me mer ne telefon dhe me thote..A e more vesh ti mo babi..Gjithe stacionet po flasin qe Rama shiti detin greqise..E sqarova dhe ai ne fund qeshi dhe u bind..,se ishin lajme te reme..
    Keshtu eshte..ka nje corjentim,te paimagjinushem..Ketu ku jam une,ze vent Berishizmi i temershem..
    E per te gjitha keto ka faj PANDELI MAJKO…..
    dyshoj se ai punon per opoziten..Edhe sivjet duhet ti terheqim emigrandet qe te vine..vete me autobuza dhe shteti tu paguaj rrugen..
    KQZ..do beje gabim fatal nese mer nje vendim;qe emigrantet te votojne..sipas Majkos..
    Nuk ke ide si do te genjejne mashtojne, dhe nuk i kontrollon dot..
    Nje gje tjeter dua te sugjeroj kqz..Pjesa me e madhe e votuesave ne shqiperi jane pa karte indetiteti ose,ju ka mbaruar afati..Pjesa me e madhe, skane buke te hane, dhe ku ti gjejne leket; per karten e indetitetit..??
    Ne kete rast ka dy menyra..
    Ose tja u paguaj shteti…
    Ose te perdoret ceftifikata sa per zgjedhjet..ne te kunderten nuk do marin pjese ne votim nje pjese e konsiderueshme e popullates..
    Te lutem mero ma boto kete opinion dhe mundesisht dergojani KQZ..dhe Zotit Majko..

  6. Mandi Pajko says:

    Mesa duket, anetaret e rinj te Komisionit, Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionit Rregullator nuk e kane kuptuar qe, duke pranuar detyren publike te anetarit te KQZ, kane pranuar njekohesisht edhe nje vetekufizim te arsyeshem per te shperfaqur publikisht idete e tyre personale, cilatdo qofshin ato.
    Nese e kishin te rendesishme lirine e opinionit, le te qendronin avokate ne profesion te lire, si deri dje.
    Sot jane funksionare publike, qofte edhe pse me kohe te pjesshme. Sjellja e tyre tashme eshte ne objektivin e mediave dhe te publikut. Sa me shpejt te pershtaten, aq me mire per te gjithe.

  7. D.DIDANI says:

    Per emigrantet e Amerikes problemi eshte i zgjidhur. Cdo shqiptar qe jeton ne Amerike ,ka nje NUMUR TE SOCIAL SECURITY, gje qe eshte si nje targe makine! Nuk mund te kete dy veta me te njejtin SS…dhe ne se dikush mundohet te votoj DY HERE SOCIAL SECURITY TE THOTE STOP!.Votimi mund te behet kudo,mjafton te organizohet postimi i formularit qe duhet te dergohet ON LINE dhe te PRINTOHET nga njerzit,ose te dergohet nga SHQIPERIA per cdo shtet ne AMERIKE..! Mendoj se edhe on line mund te jepet bashke me udhezimet!..Kjo per aresye se eshte e pa mundur qe Shqiperia te kete adresat e Shqiptareve te Amerikes ,per t’ju postuar formularet!.Rreth 50-60% e Amerikaneve votuan me poste,por kane marre formularet me poste dhe i kane nisur po me poste pasi kane bere votimin! Edhe familja ime votoi me poste p.sh…por Shteti amerikan i ka adresat tona!..Nuk jane procese te veshtira. Mjafton te nisni ndonje njeri si p.sh PANDELIUN ketu ne Amerike dhe le te takohet qofte edhe me mua!!!!!!
    Do ta mesoj me pese minuta udhezime!!!

  8. D.DIDANI says:

    Per emigrantet e Amerikes problemi eshte i zgjidhur. Cdo shqiptar qe jeton ne Amerike ,ka nje NUMUR TE SOCIAL SECURITY, gje qe eshte si nje targe makine! Nuk mund te kete dy veta me te njejtin SS…dhe ne se dikush mundohet te votoj DY HERE SOCIAL SECURITY TE THOTE STOP!.Votimi mund te behet kudo,mjafton te organizohet postimi i formularit qe duhet te dergohet ON LINE dhe te PRINTOHET nga njerzit,ose te dergohet nga SHQIPERIA per cdo shtet ne AMERIKE..! Mendoj se edhe on line mund te jepet bashke me udhezimet!..Kjo per aresye se eshte e pa mundur qe Shqiperia te kete adresat e Shqiptareve te Amerikes ,per t’ju postuar formularet!.Rreth 50-60% e Amerikaneve votuan me poste,por kane marre formularet me poste dhe i kane nisur po me poste pasi kane bere votimin! Edhe familja ime votoi me poste p.sh…por Shteti amerikan i ka adresat tona!..Nuk jane procese te veshtira. Mjafton te nisni ndonje njeri si p.sh PANDELIUN ketu ne Amerike dhe le te takohet qofte edhe me mua!!!!!!
    Do ta mesoj me pese minuta udhezime!!!…Por ama!!! “Gazetari” ka shume te drejte!!!..opinioni i tij eshte shume per tu marre parasysh!

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Me duket se gjithe ato leke do shkojne dem.. SPAK, investigo keto leket e hedhura per zgjedhje se do ikin per rrush e kumblla..

  10. Sandri says:

    Bravo Mero! Se Kqz fle gjume. Ci hai anche dato una preziosa notizia . Grazie

  11. Gjykatesi I kryemafias says:

    Mos u merni me gjera koti. Problemi eshte se nuk ka politikane ne Shqiperi per te votuar keta politikane i pame 30 vjet .Shikoni gjendjen mbas30 viteve eshte nje gjendje paniku. Shteti nuk funksionon nje shtet pa drejtesi nuk quhet shtet por XHUNGEL.Shkoni dhe shikoni cfare vendimesh japin gjykatat do vini duart ne koke gjyqtaret i shkelin ligjet me te dyja kembet dhe si cahet koka fare. Nuk duan tja dine se ka minister drejtesie se ka krye minister jane ne boten e tyre. Prandaj shteti nuk funksionon sepse cdo njeri qe ka pozite eshte ne boten etij dhe e di se nuk do ti kerkohet llogari. Cdo padrejtesi per ta eshte normale.

  12. Manushaqja says:

    Z. mero
    ma heto pak ate shpellaren nga lushnja tek perputhen
    se nuk e duroj dot falsitetin
    bema kete dhurate per 2021

  13. Manushaqja says:

    Z. mero
    ma heto pak ate shpellaren nga lushnja tek perputhen
    se nuk e duroj dot falsitetin
    bema kete dhurate per 2021 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje