Për "Bonnie and Clyde" të Kosovës dhe të tjerët në Tiranë

21 Dhjetor 2020, 19:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lëvizja “Vetëvendosje” i është kthyer traditës së saj për të organizuar fushata linçuese ndaj gazetarëve kritikë me të. Por këtë radhë aftësinë e saj për fushata linçuese, ja ka ofruar si shërbim Vjosa Osmanit.

Në një trakt të “Vetëvendosjes” publikuar nga disa medie në Tiranë, janë rreshtuar gazetat apo gazetarët që kanë kritikuar Vjosën dhe fjalimin e saj në Tiranë, a thua se këto kritika janë bërë në ilegalitet dhe “Vetëvendosja” i ka zbuluar si Lenini “Traktin e Berlinit” dhe i ka denoncuar.

Shkrimet e mija janë me emrin tim dhe në gazetën time. Nuk janë si shkrimet e Albinit, që herë merr me qira emrin e Vjosa Osmanit, herë të Ditmir Bushatit apo ca militantëve trushpëlarë.

Ideja që ndaj gazetarëve që kanë mendim kritik për idetë e Albinit dhe zëdhënëses së tij, duhet të ketë një fushatë linçuese, është e gjitha ajo çfarë mund të presë shoqëria shqiptare prej  “Bonnie and Clyde” të Kosovës.

Por le të kthehemi tek ata që mendojnë se Vjosa ka fyer Tiranën zyrtare dhe ndaj e kemi kritikuar. Vjosa ka fyer pa të drejtë shtetin shqiptar, duke gënjyer për faktet.

Personalisht Vjosa nuk ka fyer qeverinë aktuale, as Edi Ramën. Vjosa ka fyer Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë qenë në pushtet prej vitit 1991 deri në vitin 2000, kur është çliruar Kosova prej Serbisë.

Kërkesa e saj që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të dënojë genocidin serb në Kosovë, është një fyerje e ndyrë ndaj shtetit shqiptar, Parlamentit shqiptar të Sali Berishës deri më 1997 dhe atë të socialistëve Nano- Majko- Meta deri në vitin 2000, të cilët kanë miratuar 15 rezoluta për Kosovën deri në vitin 2000.

Ambasadat shqiptare në Perëndim ishin ndërkohë zyra të Kosovës në Perëndim dhe çdo ambasador i Shqipërisë, sado i dobët apo i paaftë të ketë qenë, së paku 50 për qind të axhendës diplomatike e ka pasur në funksion të Kosovës.

Pas vitit 2000, kur Kosova ishte e çliruar nga Serbia, pastaj mbetej të miratonim rezoluta për vrasjet e Rexhep Selimit në Kosovë. Këtë e ka bërë Berisha më 2011, kur miratoi rezolutën pro hetimeve të raportit të Dick Martinit.

Të vish në vitin 2021 e të thuash ju nuk keni miratuar asnjë rezolutë për Kosovën, ndaj duhet ta bëni tani se ua them unë, duhet të jesh ose e paditur, ose e pacipë.

Mund të zgjidhni vetë kë vlerësim të doni për Vjosën në këtë rast, që mos ta fyej unë. 15 rezolutat i keni në arkivën e Parlamentit.

Të vetmit njerëz të shqetësuar në Tiranë më duken idhtarët e “Vetëvendosjes”, të cilët kanë shpallur një fushatë linçuese ndaj gazetarëve që kanë pasur qëndrime kritike ndaj Vjosës.

Këtyre ju shtua dhe Ditmir Bushati, që mendon se Shqipëria duhet ta shikojë Serbinë me sytë e Albinit, kurse Kosova duhet ta shikojë Greqinë me sytë e Ditmirit.

Personalisht ndjehem i lehtësuar kur bëhem viktimë e fushatave të tilla linçuese, pasi së paku e ndjej që e kam bërë në rregull punën time kundër racës së tyre.

Kam parë dhe më keq se kaq nga politikanë të tjerë të Kosovës. E kam parë emrin dhe në lista vdekjesh nga deputeti i Albinit, që është sot në Hagë.

Kjo nuk më pengon të merrem me politikën në Kosovë dhe as duhet t’i pengojë kolegët e mi në Kosovë të merren me politikën në Shqipëri.

Kush mendon se jam i mërzitur që “Bonnie and Clyde” të Kosovës janë duke ardhur në pushtet, nuk më njohin. Kam 30 vjet që shikoj politikanë që vijnë e ikin nga pushteti dhe nuk kam më moshë të gëzohem, apo mërzitem për ta.

Albini dhe Vjosa janë “Bonnie and Clyde” të Kosovës, për të cilët nuk kam asnjë arsye të mërzitem pse mund të vijnë në pushtet. Madje mendoj se është rruga më e mirë për ta kuptuar të gjithë, se ajo dyshe “është një m** për t’u ngrënë”.

Nuk dua që pasi ta provojnë, të kërkojnë ndjesë, por as mos kërkoni t’i them “guximtare” një papagalleje që kërkon t’i mohojë Shqipërisë atë që ka bërë për Kosovën, duke kujtuar se në Kosovë fiton pikë, nëse shpall pavarësinë nga Shqipëria. Fitojeni një herë betejën me  Serbinë. Me ne s’ka problem, se ua lëmë vetë “fitoren”.

54 komente në “Për “Bonnie and Clyde” të Kosovës dhe të tjerët në Tiranë”

  1. Aljen says:

    Ose e paditur ose e pacipe thua ti Mero, une do thesha i ka te dyja bashke.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Për njëri-tjatrin çkanë bërë
      Kosova dhe Shqipëria
      nuk e çit dot shoqja Vjosë
      s’e vulos dot Kurdëria!
      .
      Bukur e ka thënë i Pari
      për njëqin të mënçur shumë
      kërkojën gurin që i marri
      e kish vërvitur në lumë.
      .
      Papagalle a kukumjaçkë
      Vjosa na preu në besë
      si shejtane budallaçkë
      Vjosa pastë faqen e zezë.
      .
      Vetvenosja me Albinë
      mledhur kanë goxha parti
      pajtuan dhe Mutsafinë
      do fitojën pa një pa di.

      P.S. për Meron
      .
      Morra vesh që jeshën trima
      nuk dinin se ç’ishte frika
      a s’më thua, Boni e Klajdi
      të kuja janë na Amerika?
      .
      Duken si na soji inë
      i presën plumat në këmë
      luftojën me policinë
      me kuxim e dhëm për dhëmë.
      .
      P.P.S.
      Mirë të thonë miqtë më lart
      me etikë këtyre nxija
      gojën mos e prish për ta
      se e prishëm na për tyja!

      1. Ray says:

        ….Por qe te fitojne betejen me Serbine, i pengon ai shoku jot, qe eshte Vellai i Vucicit,
        Ndaj , mbaja njecike doren Vellamit te Vucicit, dhe le te shohim si do shkoje beteja
        ..
        Se ketu ka dicka, mire qe nuk i ndihmojme , por te patken te mos i sabotojme , sic ben vellai i Vucicit
        duke krijuar Mini-shengena e Mini-legena etj , marifete qe i sherbejne vetem Serbise.
        Pra, thuai te permbahet njecike si sherbetori i Lobit serb te Amerikes,
        qe eshte edhe shoku jot,
        dhe per fat te keq edhe Kryeminister i Shqiperise …

    2. Mandi says:

      Vjosa Osmani Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj Jane njerze te perdorur nga Sali berisha Lulzim Basha e ilir hajduti! Per te perqane kombin shqiptare dhe Berisha e Meta mendoj se Duke perdorur keta Duken me te forte perballe Amerikes dhe bashkimit Evropes dhe kunder interesave te Shqiprise dhe kunder rreformes ne dresi! Por njerze pa as nje vlere ket ben

    3. Remo says:

      E sakte, per here te pare i them bravo Meros!
      Tu pine lengun ne Kosove, ne Shqiperi mos te fusin hundet se kur e kane bere ka qene tragjike, rrace e poshter dhe mosmirenjohese!

    4. Dukagjin says:

      Pse mos te nxirret e 16 ‘ rezolute?
      Nuk ka limit ne indinjim, as ne protestim. Fjala eshte per qenje njerzore, mos te harrojme.
      Albini eshte i izoluar tani dhe do te jete i shenjesteuar nese fiton.
      Problemi i Kosoves rregullohet alla iraniane. Nje Revolucion qe zapton Ambasaden amerikane si revolucionaret iraniane ne kohen e tyre dhe, ky do te jete dallimi, te gjykohen penalisht ne Tirane. Ata dhe rrjetat agjenturore.
      Tjerat jane blla blla.

  2. Miku i Donald Lu says:

    Zoti Baze, të gjitha në rregull, por gjithsesi gojen mos e prish! Ka me shume vlere argumenti se sa fjalori, pavaresisht se mund te jesh cenuar ne seder. Po ti vete thua qe je i regjur, ndaj dhe keshtu nuk mund te kompleksohesh nga çfare shkruajne per ti te tjeret.[ Keshille miqesore nga nje qe lexon jo vetem gazeten, por sidomos editorialet e tua]

  3. Dhembeli says:

    Eh mero je pene e arte ….bravo bre patriot

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Për njëri-tjatrin çkanë bërë
      Kosova dhe Shqipëria
      nuk e çit dot shoqja Vjosë
      s’e vulos dot Kurdëria!
      .
      Bukur e ka thënë i Pari
      për njëqin të mënçur shumë
      kërkojën gurin që i marri
      e kish vërvitur në lumë.
      .
      Papagalle a kukumjaçkë
      Vjosa na preu në besë
      si shejtane budallaçkë
      Vjosa pastë faqen e zezë.
      .
      Vetvenosja me Albinë
      mledhur kanë goxha parti
      pajtuan dhe Mutsafinë
      do fitojën pa një pa di.

      P.S. për Meron
      .
      Morra vesh që jeshën trima
      nuk dinin se ç’ishte frika
      a s’më thua, Boni e Klajdi
      të kuja janë na Amerika?
      .
      Duken si na soji inë
      i presën plumat në këmë
      luftojën me policinë
      me kuxim e dhëm për dhëmë.
      .
      P.P.S.
      Mirë të thonë miqtë më lart
      me etikë këtyre nxija
      gojën mos e prish për ta
      se e prishëm na për tyja!

  4. Dash says:

    Sakte,,,, koha do ta tregoje, si gjithmone kthjelltesia 10…………… Vetem nje verejtje ma prano Baze, mos e kalo masen e fjaleve ofenduese “ne limit”,, lerja komentuesve ate nivel

  5. Dajti says:

    O Mero,kemi menduar se duke qene me e hapur Jugosllavija se Shqiperia,ne Kosovo do kishte mendje hapur,perendimor, por keta qenkan primitive,dhe tmerresisht me mendesi tribale.

  6. votuesi says:

    ja thua por kujt ia thua o Mero!Nje ng pizitivitetet Albini ka se ai te xhindos pa folur e jo me edhe ti degjosh pordhet e tij!Le pastaj ti bashkosh pordhet e tij me bajgat e Vjoses!!!!!!!!!
    Tek e fundit Ne skemi perse merzitemi sepse ne fund te fundit pasi e kane mbyllur kapitullin me Serbine,Albini se bashku me Vjosen jane hedhur ta shkermoqin edhe Shqiperine!O hej o hej o hej!
    Per zgjedhjet e reja LSI-ja ka bere kualicion me Vetçvendosjen e Albinit dhe pretendojne te dalin si force e pare ne zgjedhje!A thua se Shqiperia eshte Kosove!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! O hej o hej o hej!

  7. Ramush ALBVJOSUSH USHUSHUSHI says:

    Albini dhe Vjosa, janë politikisht të degjeneruar.
    Injorantë dhe papagallë ruralë, por vetëm për fshatarët kosovarë.
    Ndersa për këndej pari, as për pastrues WC nuk i merr njeri në punë, këta dy politileshë kosove, si fshatarë hileqarë…
    Më vjen keq për idiotllëkun e vetë kosovarëve, mbasi siç po duken bathët, nuk është e largët dita që të rikthehen përsëri nën Serbin, dhe pastaj le të hanë mut gjithë ditën e gjithë natën, se kush e ka fajin.
    Kaq idiotë të jenë vallë KOSOVARËT ?

  8. Cuku says:

    Mero I madh je
    Bjeri cdo Nevojtoreje si ketu dhe ne Kosove
    Te lumte dora dhe mendja

  9. Trotski says:

    Gjithe Sa Thua jane te Verteta
    Po Ka dhe Ma sa nuk i nxe Gazeta

  10. Presheva says:

    Pse lodhësh o burr i dheut me kto llojë llojë pseudo politikanësh.
    Sala&co e albiniosmani&co nuk janë gjë veç se njerëz pa atdhe.
    Janë fundërrina kokë e këmb kto bashkë me atë memetin e maqedonis V, taleban hesapi, gjithçka thonë për kundërshtarin kto o e kan bërë vet o janë n’gjendje ta bëjnë.
    Ka 7 vjet sala luli muli mona e kuli e bardhi e babalja e likja e bushatk..i e gjekmarkk..i, flasin e penetrojnë nëpër studio gjithandej për Edi Ramën diktator e su hy gjë n’b…. , lej aman, fali o mero djali se janë pa ATDHE.

  11. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Gjermani thotë:
    In der ruhe,liegt die Kraft,në shqip,forca qëndron te qetësia.
    Ali Asllani tha:
    Koha është e maskarenjëve,po Shqipëria është e shqipëtarëve.
    Të gjithë këta që ti Mero djali përmende më lartë,kanë një emërues
    të përbashkët,antiamerikanizmin.
    Sala,ose veterineri vip ka frikë nga reforma në drejtësi
    dhe natyrisht ngaqë ajo investohet nga Amerika ai i ka shpallur luftë.
    Abini nga ana tjetër punon për nëntokën serbe,duke i shpallur luftë
    Amerikës ai minon të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.
    Vjosa është figurë kotë,e vetmja peshë e sajë është ajo trupore.
    Më mirë që janë hedhur në sulëm,
    se ashtu nxjerin veten zbuluar.

    1. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

      Fakt është:
      Pa u prerë koka e korrupsionit veterineri që u bë vip,
      ai nga Viçidoli,nuk ka për të gjetur qetësi ai vënd.Pikë
      Pyetja është a janë pjekur kushtet për këtë hap ?
      Pa ndezur Amerika dritën jeshile,nuk ndodh asgjë.
      Duhet ndërmarë një nisëm nga të gjithë ata shqiptarë patriot,
      të cilët ndiejnë diçka për Atdheun:
      Amerikë,hap letrat e Veterinerit të Viçidolit !!!!!!!

  12. Altin says:

    Mero dora vete nga 1 editorial nw jave kunder VV tani shkruan 3. Keq e paska punen Rama shoku i vucic dhe adhuruesi i cetnikut Mihajlovic. Frika rrjedh prej faktit se as ne koalicion me Bashen, Rama nuk e ka te gjate. Do te rrezohen te dy nga protestat popullore e ne pushtet do vijne parti te reja. Lepije kocken dhe ca dite Mero. Tung ?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      O Altini
      lum si ti
      paske goxha
      Fantazi
      me protesta
      popullore
      nga fitorja
      në fitore ?

  13. Shpetim Shterba says:

    Z.Mero, me duket se e ke marre shume seriozisht!
    Per mendimin tim, sot politika mbareshqiptare, si ajo ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove dallohet nga nje vije e qarte demakracioni.
    Nga nje ane qendrojne patriotet e vertete, qe mendojne me koken e tyre dhe ne alence me Ameriken dhe Evropen, mundohen te gjejne zgjidhjet per te miren mbareshqiptare. Meqe eshte fjala edhe per suksesin e “fitores se paqes” nga ana e Kosoves, mundohen te gjejne zgjidhjet me optimale qe Serbia te nenshkruaje njohjen e mevetesise se Kosoves dhe hapjen e prespektives se bashkimit kombetar.
    Nga ana tjeter qendrojne grupimi tjeter antishqiptar me nje histori te dyshimte duke filluar nga Rrambujeja, lufta ne Kosove e deri tek historite me te fundit sic jane bisedimet midis Serbise e Kosoves apo Minishengeni etj etj. Ky grup dallohet qarte nga perdorimi I fjaleve te medha “patriotrike” dhe cuarja e ujit ne mullirin e Serbit. Ishte pikerisht Vuciqi qe perfitoi nga “reciprociteti” dhe doli nga bisedimet duke na e hedhur ne fajin, duke shkatuar nje ftohje e madhe midis faktorit shqiptar me Ameriken dhe Perendimin, qe eshte sherbimi me i mire qe i behet armiqeve tane.
    Ne kushtet kur ne Amerike fitoi Bajdeni, Vuciqi do e kete shume te veshtire. “Asi” i tij ne Kosove, qe e ka emrin Kurti dhe Saliu ne Shqiperi, nuk mund ta ndihmojne ate sic e kane ndihmuar, ne kohen e Trampit, sepse ketyre u ka rene reputacioni dhe Bajdeni I njeh mire ata. Vuciqi duke pare qe tezat “patriotike” ekstremiste qe do perdori ky grupim, nuk do pijne uje ne administraten e Bajdenit, ka filluar te nxjerre prape dhembet e ujkut. Vuciqi pa pike medyshje deklaroi kohet e fundit qe sa te jete ai ne pushtet, nuk do kete nenshkrim te njohjes se mevetesise nga Serbia. Ai parashikon qe Rrambujeja do perseritet prape dhe Bajdeni e di mire se cfshihet mbas fjaleve “patriotike” te Kurtit. Ne kete kontekst armiqte tane te nxitur nga agjentura serbe jane vene ne alarm. Atyre nuk u kane mbetur shume alternativa. E vetmja altenative e tyre eshte teoria e “Rrupalles”. Ata jane udhezuar qe te ndikojne sa me shume ne berjen e Kosoves dhe Shqiperise Rrumpalle. Skenari eshte gjitmone i njejti(sepse vjen nga zyrat e UDB-es) qe eshte :”Fole me fjale te medha patriotike dhe perca deri ne lufte civile”. Duke qene se laku ketij grupimi po shtrengohet, ata ndjehen te frikesuar prandaj dhe kercenojne. Ne kete kontekst jane edhe kercenimet ndaj Meros. Zoti Mero: Asgje nuk eshte personale ne kete histori. Historia eshte midis patrioteve te vertete dhe armiqeve te popullit tone. Fitorja asnjehere nuk eshte e lehte as per ne, por as per te tjeret ne kete bote. Asgje nuk eshte personale ne kete lufte, zoti Mero. Cdo gje eshte principale.

  14. VATRA says:

    Ato çfarë kohë të gjatë thotë Vjosa Osmani janë tregime për fëmijë të vegjël

  15. Shqiperia Etnike says:

    Ajo qe me erdhi me keq me Vjosa Osmanin ishte se prisja nje politikane elegante, te zgjuar dhe perendimore, por zbulova me dhimbje qe ne krye te shtetit te Kosoves gjendet nje vajze e re me kulture fshatare, qe flet trashe dhe me parrulla. Qe sillet trashe, pa asnje takt diplomatik. Qe nuk kupton asgje nga politika dhe pergjegjesia e madhe qe perfaqson ajo karrige ku u ul aksidentalisht.
    Por sjellja e saj deshmoi edhe disa probleme madhore qe ka Kosova; e para eshte mafja dhe korrupsjoni. E dyta kultura katunare dhe tribale. E treta kulture regresive e imameve orientale. Kosova ka nevoje patologjike te modernizoje eliten dhe mentalitetin e saj.
    Nuk duhet kurresesi qe arroganca dhe harbuteria e Rames apo tribalizmi shpellar dhe hajvan i Sali Berishes, tju sherbeje si frymezim.
    Kosova nuk ka kohe per te humbur, pasi sfidat qe ka perpara jane edhe me te komplekse se lufta per Pavaresi.

  16. pesimisti says:

    Kam vite qe lexoj shkrime ne gazeta te ndryshme, ne greqisht,italisht dhe sigurisht ne ship,por aftesia e Juaj ne arsyetim,ne gjetje dhe renditje te argumeteve per ç’do teme te cilen merrni ne shqyrtim eshte impresionuese.
    Pena Juaj eshte si kamzhik per maskarenjte.
    Ne kete moment historik(sepse e tille eshte periudha qe po jetojme) ndjehem i lehtesuar qe Jeni i pozicionuar ne anen e duhur te llogores ne betejen qe po zhvillohet.
    Uroj qe shumica e popullit, ti jap edhe nje mandat ketij formacioni politik,me shpresen se do i çoje deri ne fund reformat qe ka nisur.
    Per Ju Zt.Mero uroj,te keni shendet dhe frymezim.
    Respekte;

  17. Azio says:

    S’ke cfare te besh I dashur Mero.
    Ai fshat ate bylmet ka.
    Injoranca dhe bajraktarizmi jane moter e vella.
    Keta lloj politikanesh kosovar duhet shume kohe te piqen e te behen europiane.
    Le ti leme ne punet e tyre dhe me mendjen e trashe qe kane.

  18. gerdapi says:

    Or Altin kokepordha , mendoj ,se rames ,ju qe ja vendosni vetes se bashku me aleancen e lalzit I rruani @olet . Gjeja me kryesore per ps dhe ramen eshte se ju qe ja vendosni vetes mund te gerryeni elektoratin antirama qe eshte pjesa me e madhe e se djathtes .Prandaj ju duheni falenderuar kur e shani sa me shume ramen dhe uleni ne prehrin e fazlliqit.

  19. XXXL says:

    Mero Baze dhe disa të tjerë nuk janë marrë kurrë me politikën në Kosovë dhe thelbin e saj por me politizime që i kanë bërë damë Kosovës
    Deri sa nuk hapet debati qoftë politik qoftë mediatik për Ldk dhe raporti i saj ndaj Serbisë kur kjo luftohej edhe nga popuj pa identitet nacional si ishin muslimanët vetëm të mos pushtoheshin nga Millisheviqi u solli atyre angazhimin ushtarak të flotës amerikane që rezultoi me shkatërimin e programit për Serbinë e madhe kurse Kosova paralel pranoi nënshtrim total dorëzim total dezintegrim total largim masivë ku konsekuencat i hoqën dhe do ti heqin edhe shumë gjatë kombi shqiptarë në kuptimin integral

  20. Babalja says:

    Ja u paske thyer surratin ketyre Turkoshakeve….me shume se Bonnie & Clyde thuaju Iliaz dhe Shamikuqe.

  21. ? says:

    JANË TË VOGJËL NGA TRURI .
    MOS U LODH KOT, SE S’JANË KA TKUPTUE HIÇ, OR TI SHOQ!

  22. Toni KS says:

    Me keto sulme idiote vetem forconi Albinin dhe Vjosen, me shume se qe duhet. Ata te dy, si politikane kane sigurisht te metat e tyre por nuk jane hajdute si shumica e politikaneve ne Shqiperi ( edhe Kosove), nuk jane tradhetare si “vellau i Vuçiçit” nga Surreli apo shteterrenues si shoku gjysme-analfabet i erDOGanit me banim ne burgun e Hages.
    Albini dhe Vjosa, meritojne te vine ne pushtet dhe te nderrojne klasen e kriminalizuar politike ne Kosove. Te shpresojme se do te punojne per se mbari dhe t’i mbajme pergjegjes per premtimet e tyre.
    Po ju shiqoni kryeni kete tranzicionin 30 vjeçar ne Shqiperi e pastaj merruni me Kosoven. Kjo eshte detyra juaj, nxerreni ate te shkrete gjenerate te re politike qe “ do ta bej Shqiperine si Europa”. Me keta qe keni tani as si Kosova nuk mund te beheni.
    Te mos keqkuptohemi, çdo sukses i Shqiperise eshte edhe sukses i çdo shqiptari por keto ofendime palidhje qe i beni duhet te marrin fund. Eshte e turpshme qe ju njihni Kosoven dhe zhvillimet ne Kosove me pak se te joshqiptaret ose edhe me keq shikoni Kosoven me syrin e armiqeve te saj.
    Edhe nje gje te fundit, perfundimisht duhet te marre fund koha kur ne dy shtetet shqiptare “analistet”, “gazetaret” dhe lloj mashtruesi t’i mbivendoset vullnetit te shprehur te sovranit ne zgjidhje te lira. Populli vendos kush qeveris e jo “gazetaret” ne sherbim te agjendave okulte te padroneve te tyre.

  23. Shefkiu says:

    Nuk duhet te habitemi me qendrimet e Vjoses dhe Albinit, eshte gjendja shpirterore e dikujt te etur per pushtet. Deshira e shfrenuar per pushtet eshte ne natyren e njerzve revolucionare, te cilet kane bindjen se vetem nen drejtimin e tyre bota mund te shkoje perpara. Eshte normale qe kundershtaret politike ata i shikojne si ferra neper kembe, ne mos si armiq, te cilet nuk i lejojne te vijne ne pushtet per te realizuar “qellimet e tyre fisnike”. Cudia qendron ne faktin se keta lindin dhe vdesin me te tille mendje. Duket llogjikisht, sikur me kalimin e moshes dhe arritjen e pjekurise se plote,keta duhet te hiqnin dore nga idete revolucionare, por nuk eshte aspak keshtu, me kalimin e moshes keta behen akoma dhe me agresive per arritjen e qellimit konstant qe i kane caktuar vehtes. Ja, shikoni Berishen, revolucionar bolshevik ka lindur. i tille ka per te vdekur, askush nuk mund te dyshoje se ka per te hequr dore nga gjendja e tij shpirterore revolucionare. Por Albini eshte edhe me i rrezikshem, ai duket si nje perzierje e komunizmit me islamin radikal, dicka vertete e frikshme nese vjen ne pushtet.

  24. Kalem says:

    Kac Islami ose kac i zi
    Qe i pari ne diplomaci
    Ketu e katranosi fare
    Mbushe dhe xhepat me ca pare.

    Qeveri a je ne vete
    me Islam do prekesh boten
    me islam ska prokopi
    se arrin dot europen

    Alergjia nga islami
    dhembin veshet kur degjojne
    afroni nje emer tjeter
    negociatat te vazhdojne.

    Kac islami nje e keqe
    e dyta eshte kac i zi
    nxin e shpifet ne fytyre
    kjo nuk eshte diplomaci

    Tash na doli nje tjeter
    emrin e ka Osmane
    kosoven na perfaqeson
    presidente europiane

    Europa zoterinj
    sdo islame dhe osmane
    kur lexon nga keto emra
    mirupafshim ku u pame

    Osmanllesha del e foli
    ne kuvend per bukuri
    e dhjeu te tere viziten
    kur takoi mortjen Sali

  25. Doktori says:

    Vjosa duhet te rroje edhe 100 vite te tjera dhe te shklyhet me patriotizem dhe prap veshtire do ta kete t’ja arrije Mero Bazes ne kontributin per Kosoven!… Te tjerat i ka bere konkluzion “Gopisti i NSHRAK-ut”

  26. Kapeshi says:

    Sa deshire kam te behet Mero Baze president i Shqiperise. Eshte i madh.Kam vite qe i lexoj shkrimet e tij.Te sakta, te qarta, te drejta dhe te verteta.Bravo

  27. gogo alb says:

    Si Vjosa dhe Albini si dy kelysha te pa goditur……

  28. Leo says:

    Po CA e rrun se CA thon vjosa e albini.
    Per fat te keq ,politikanet tane si me dardani dhe ne shqiperi,spranojn kundershtime,I duan gazetaret to ken ushtar te tyre.
    Merre me mend CA demokracie do sjell albini a vjosa ne dardani.
    Me duket se ne shqiptaret kudo ku jemi e kemi te veshtir te pranojm mendimin ndryshe,prandaj e zgjidhim ose me fyerje ose kercet grushti.

  29. L says:

    Nuk i mbete gja tjeterbMeros po qe se Kosova voton Kurti dhe Osmanin ve te gjeje nje popull tjeter ne vend te vllezerve kosovare. Ka greke turq e serb me shumice . Ipelqejne edhe Rames sidomos turqit e serbet

    1. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

      @ L,përgjigjia është e thjeshtë:
      Kush deklarohet kundër Amerikës,nuk ka perspektivë.
      Pa mbështetjen amerikane Kosova ka marë fund.
      Kaqë e vështirë për tu kuptuar ?
      Pa Amerikë,nuk ka Kosovë.
      Këtë e tregoi edhe gjykata e Hagës.
      Nuk po gjykon kriminelët e Beogradit,por viktimat !!!!!!!

  30. SON says:

    Kosova tregoi qe ka demokraci funktionale…..Shqiperia vetem hajdutw e kriminele…..te gjithe kriminelet bashke te rrezojme Berishen…….

    1. SPIREA says:

      Or z. Baze, mos ne damaret tuaj qarkullon nje gjak i perzier, Zoti e dite prej nga dhe çfare!… Po prej nga keto analiza tuajat te infektuara me kaq helm ndaj figurave per te cilat ti harxhon kaq energji te merresh se koti me ta, kur populli shqiptar i Kosoves dhe jo vetem, i çmojne deri ne adhurim sa rralle ndonje polikan tjeter kendej e andej kufirit shqiptar?! Mos ti me i mençur ne nje ane sa 70% te popullit ne anen tjeter?!

      A thua argat i kujt je ti? Argat i dreqit!

  31. SPIREA says:

    Or z. Baze, mos ne damaret tuaj qarkullon nje gjak i perzier, Zoti e dite prej nga dhe çfare!… Po prej nga keto analiza tuajat te infektuara me kaq helm ndaj figurave per te cilat ti harxhon kaq energji te merresh se koti me ta, kur populli shqiptar i Kosoves dhe jo vetem, i çmojne deri ne adhurim sa rralle ndonje polikan tjeter kendej e andej kufirit shqiptar?! Mos ti me i mençur ne nje ane sa 70% te popullit ne anen tjeter?!

    A thua argat i kujt je ti? Argat i dreqit!

    1. Taulant says:

      E tremb demokracia e Kosoves.
      Ne Shqiperi sundon korrupsioni,mafia,krimi,mjerimi,varferia.
      Kosova jep 600 milion euro ndihme per pandemin.
      Shqiperia zero .
      Oligarkeve ju dhuron 600 euro nga koncensionet.
      Ky eshte ndryshimi midis Albinit dhe sheikut Rama .

  32. Zeni says:

    Po perse i bini ne qafe me kot Zonjes Osmanlliu! Ajo tha dhe lexoi gjithcka qe kishte pergatitur Sali Berisha! A mendoni se ato jane fjalet e saj? Ne asnje menyre! Cdo gje eshte e menduar, e kombinuar dhe e realizuar nga Sali Berisha, me porosi te Beogradit. Lere te shkreten, se ka qene edhe me zakone kur qe ne Shqiperi dhe ka marre tampone borxh nga Mona e Ilirit, me te drejte kthimi kur te shkoje Mona ne Kosove, dhe te flase ne parlamentin e Kosoves, kur te behet Vjosa presidente.

    1. Albi_I says:

      Vjosa Osmani eshte ngritur nga hici per te qene individi i dyte me i votuar ne Kosove. Megjithese ishte e tille, refuzoi te bente pazar per pushtetin e saj dhe pranoi ta niste nga fillimi karrieren e saj me nje levizje te re.

      Ideja qe Saliu, apo kushdo nga hajdutet e Shqiperise, mund ta kontrolloka eshte nje debillek masiv.

      Ajo kundershton Edin sepse te tilla jane bindjet e saj, dhe kjo eshte ajo qe te frikeson ty dhe militantet e tjere trumykur.

  33. Franz Kafka says:

    Ja erdhi dhe dita qe serbet sdo e mendonin as ne endrrat me te bukura: Kosova e shnderruar ne antiamerikane pas fitores se albinit dhe vjoses. Eshte fillimi fundit per pavarsine e Kosoves

    1. SPIREA says:

      Njeriu aq sa di edhe flet. Nuk iu shihet per kusur!

  34. emigranti says:

    O Mero, mjaft se na kepute shpirtin.
    E paraqet veten te lincuar si viktime nga VV, nderkohe qe je ti, si sahanlepires i politikes se vjeter, qe nuk le rast per te goditur ( shpifur ) per VV.
    Vv eshte shpresa per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithesi, per nje ndryshim rrenjesor te drejtimit te shtetit, pa korrupsion e diletantizem.

  35. Albi_I says:

    Ti, Edi, dhe Vucici jeni shume te merzitur qe nje force e re, e pakorruptuar, dhe qe refuzoi te bej pazare per te ndejtur ne pushtet me cdo kusht, mund te vije ne pushtet ne Kosove e te frymezoje nje levizje te re ne Shqiperi.

    S’ka gje, do durosh, mbase duke e ngrene m… qe kaq qef paske.

  36. Ilir says:

    Ham Mero ham.
    E Rama bam e Merua ham.

  37. Boo says:

    Po don sdon ti ,te pelqen apo jo ,Vjosa dhe Albini do ti fitojne BINDSHEM zgjedhjet ne Kosove dhe ty ste mbetet vetem te vazhdosh te lefish per te pompuar tifozet injorante te Edvinit.

  38. !! says:

    Titulli i ketij shkrimi eshte qesharak. Nese do ishte shkru nga nje adolishent edhe mund te kaloje, por jo nga Mero Baze.
    Edhe nqs qendron ajo cka pretendon artikulli, keto dy personazhe krimi ” Bonnie and Klyde “, nuk i pershtaten asaj qe autori kerkon me percjell tek lexuesi. Qysh ne titull shihet tendenca e Meros me diskretitu Kurtin dhe Osmanin.
    Ofeza qe autori i ben Kurtit dhe Osmanit eshte e teprume.

    1. bekimi says:

      or tej “!!”
      eshte e vertete qe krahesimi eshte pak i egzagjeruar me B&C

      eshte egzagjeruar dhe lavderimet e meros per Vjosa Baldosa Osmanin ne fillim kur u fut ne votime.

      Me shume me merzit takimi Kim -Lul ku u konsumua vere te kuqe flake si gjaku i 21janarit 2011 se sa takimi Osmani- berishe ku te pakten n ekete takim baldosa kosoves hoqi masken….jo te corones por te atyre qe nje kim e cojne te krimineluli dhe nje osman te gjaksori i lalzit

  39. Vedi says:

    Komentatore, mos “rrihni uje ne havan”!
    Kosova e Chameris, jane krahina Shqiptare, pavaresisht deshires se Shovenizmit megalloman monoteist Serb dhe grek te konsideruar subjektivisht “Pararoje e demokratizimit te pjeses se Ballkanit te banuar nga Shqiptaret”, e mallkuar nga sundimi i kryqit te zyrtarizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje