Kompleksi i krimit të kryer

13 Dhjetor 2020, 20:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Protestat e dhunshme nuk janë ndonjë histori e re, as për Shqipërinë, as për botën. As shkatërrimet që ndodhin prej tyre.

Por për Partinë Demokratike dhe historinë e saj, ka një element që i bashkon në kohë dhe në mentalitet, sjelljen ndaj tyre.

Dhe ajo ka të bëjë me faktin që krimet të cilat ndodhin gjatë protestave, t’ua hedhin viktimave.

Krimet më të rënda që kanë ndodhur gjatë protestave në Shqipëri, janë ato të vrasjeve të 21 janarit.

Ndërsa Voltana Ademi lavdërohej dje në mbrëmje pse kishte djegur Shkodrën dhe pse e kishte fajin policia për këtë, po shikoja një kronikë të Report TV dje që kishte bërë një përmbledhje të kësaj historie.

https://shqiptarja.com/lajm/vrasja-e-klodjan-rashes-dhe-si-manipuloi-berisha-masakren-ndaj-4-protestuesve-me-21-janar

Në fakt Voltana në mënyrë instiktive po bënte atë që PD e ka filozofi të saj, duke akuzuar socialistët se ata gjithmonë janë përgjegjës, edhe kur vriten edhe kur nuk vrasin.

Instikti i vrasësit i tha Sali Berishës më 21 Janar, në orën 19. 30 të mbrëmjes, që duhet të akuzonte Edi Ramën si vrasës.

Shpiku një plak me çadër, shkoi montoi  filmin me xhiro të ngadalta, nxori dy mjekë që “provuan” se ishte gjuajtur me pistoleta nga afër, pastaj shpiku çadra pistoletë dhe thika me helm dhe e caktoi që vrasjet i kishin bërë vetë socialistët.

Vonë në mesnatë, kur “News 24” nxori pamjet e vrasësve “Live”, ndryshoi version dhe kaloi tek grushti i shtetit.

Edhe Voltana dje nuk bëri ndonjë gjë më shumë. U nis e para në krye të turmave, theu tabela e semaforë, pastaj dogji dhe selinë e Partisë Socialiste dhe në mbrëmje akuzoi socialistët se e kishin djegur vetë.

Pra në logjikën e saj, njësoj si në logjikën e Saliut, socialistët dhe më 21 janar 2011 janë vetëvrarë, edhe tani kanë vetëdjegur selitë e tyre.

Ky instikt për t’ia hedhur fajin viktimës, është instikt bazik i çdo krimineli. Të gjithë ata që vrasin me gjakftohtësi, e kanë një version se si faji është i viktimës.

Por është çështje fantazie. Fantazia e Berishës dhe e Voltanës deri këtu shkon, që edhe kur ti i shikon dhe filmon duke vrarë dhe duke djegur, ata të të thonë që e bëre ti.

Berisha u detyrua më 21 janar të ndryshonte qëndrim dhe të shpikte një gënjeshtër tjetër, pasi doli bllof me atë të vetvrasjes nga socialistët. Edhe Voltana sot filloi të pranojë se ishte në krye të protestës se është kryebashkiake(!!), por nuk ka gisht në djegie.

Njësoj në Tiranë, gjithë figurat qesharake të PD, që nga Bujar Nishani e deri tek Edi Paloka, po arsyetojnë se këta adoleshentët nuk janë të tyre, pasi ata janë të mërzitur me regjimin 7 vjeçar të Edi Ramës, pasi deri sa ishin 8 vjeç janë rritur me shpresë nga Sali Berisha, pastaj erdhën këta socialistët dhe u zhgënjyen thellë.

Për ta bërë dhe më makabre këtë filozofi, sot PD dhe LSI kanë filluar të akuzojnë dhe familjen e të ndjerit Klodian Rasha si të shitur. Kanë mbushur rrjetet sociale dhe kanë bërë deklarata publike, tifozat e Ilir Metës, tek “Sport Klub Tirana”, duke akuzuar familjen e viktimës, pse kërkon që të mos digjet Tirana dhe Shqipëria për djalin e tij.

Tani ngelet dhe pika e fundit të akuzojnë dhe familjen se mund ta ketë nxjerrë vetë djalin të vritet me policë.

Ky makabritet është filozofi e PD. Ata e duan vdekjen si diçka që u shërben atyre politikisht. Nëse nuk është kështu janë gati ta poshtërojnë dhe të vdekurin. Siç përplasën arkivolin e Azem Hajdarit në derë të kryeministrisë.

Pasi ndodh krimi PD distancohet dhe thotë nuk kemi punë me protestat.

Sipas PD, asnjë  drejtues i saj nuk është në krye të protestave.

Gratë e PD thonë nuk dalim në protesta se ka dhunë.

Idiotët e PD  mbrohen se në rrugë ka adoleshntë të mitur.

Por Voltana nuk është, as adoleshente, dhe nuk dimë që të jetë përjashtuar nga PD. Madje dhe grua mund të quhet. S’di pse kujton që Shkodra është më idiote se ajo!

37 komente në “Kompleksi i krimit të kryer”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Do i thom dy fjalë për Ramën
    ti vijë ëmël a ti vijë hidhur
    sos që po lëftojëm flamën
    po dhe qëntë na janë xidhur.
    .
    Të bëç shtet në kto konita
    kërkonet një dorë e fortë
    nuk i vret dot me të mira
    vështo se ç’bënet në Botë.
    .
    Plot është mushur opozita
    me rrospi edhe me horra
    u jep tendera financime
    kur duhesh tu thahej zorra.
    .
    Ata vijnë edhe na djegin
    me paratë që ti u jep
    kurse ti do të bëç shtetin
    fukarenjtë po i rrjep!
    .
    Është alarm për qeverrinë
    ësht’ të qash ditë e natë
    kur vështon, kërrejnë fëmijë
    për 2$, në demostratë!!
    .
    S’u ndërhy, nuk bënen më
    nëse marrën udhë të shtrëmbër
    se kujtojën me gurë e zjarre
    burrërohen bëjën ëmër.
    .
    Të keshë këta për opozitë
    fatkeqsi është, po edhe fat
    pas këti të ksaj pranvere
    do marrëç tjatër mandat.
    .
    Nonjë tutje, nonjë tëhu
    ç’a po bënet me vaksinën
    jo se trëmem na mickonjat
    por, të çporrim karantinën.

    P.S.
    Po i thom ca fjalë të funit
    po nuk di na tja filloj
    se ç’bënet në Kurvelesh
    si më poshtë të informoj.
    .
    Zjarre këtu s’kemi patur
    dhe s’do kemi në vazhdim
    vetëm në hale të Çeços
    një rrufe ra në agim.
    .
    Vetëm dëme materialle
    numri i meti në vënd
    bëj sevap, dërgo ca pare
    t’ja jap u, në ëmrin tënd.

    1. taksapaguesi says:

      I madh, mos harro, Rama i lexon te gjitha komentet ne Tema.

      1. Një tjetër taksapagues. says:

        Tamam e ke.
        Rama lexon e merr shembull nga Mero i cili i shërben më aq zell sa që nuk e përmbajnë nervat dhe e quan Voltanen në”idiote”. Që Voltana është 10fish idiote këtë nuk e luajnë as topat e Ali Pashës por Meros që kur është i qetë është një luftëtar i vendosur për pastërtinë e fjalorit të jetës politike dhe publike nuk i lejohet një fjalor i tillë.
        Nëse drejtësia sot po bëhet e pavarur siç shpresojmë dhe gjë për të cilën lufton edhe vetë Mero atëherë Voltanes i takon t’a çojë në gjyq për fyerje dhe nëse drejtësia është e pavarur ajo duhet të fitojë dëmshpërblim qoftë edhe simbolik psh 1000 apo 2000 lekë të vjetra. Pastaj le të merret drejtësia me të nëse provon që ajo ka shkelur ligjin.

        1. taksapaguesi says:

          Problemi me idiotet eshte se midis te tjerave refuzojne edhe te kuptojne apo te lexojne ne rastin tend. Fjala idiot ne shkrimin e Meros nuk eshte ofendim por nje fakt i konstatuar gjate nje proteste i nje individi qe pasqyron nje mungese te theksuar intiligjence dhe ben veprime te pallogjikshme ne kete rast Voltana dhe me perpara saj Saliu…. Me e keqja eshte se Voltana vertet mendon qe edhe te tjeret veprojne dhe jane si ajo. Do jet shume interesante perballja e Voltanes me Meron per kete shkrim ne gjykate. Si do ja shpjegoj Voltana gjykatesit ato qe tha per partine socialiste qe i vuri zjarrin selise se vet gjate nje proteste qe ajo e kryesonte dhe e kishte organizuar? Per me teper akuzoi policine qe kishte vepruar me vonese? Ju edhe vet nuk keni dyshim qe ajo eshte idiote por problemi e keni me Meron pse e konstaton si fakt dhe e cilesoni fyherje qe e meriton te shkoj ne gjykate. Edhe sikur Merua te humb gjyqin do jet shume intersante si do ti kerkoj falje publike nje idioti sepse i tha idiot!

        2. XheJ eN Bi says:

          O ti tjetri taksapaguesi…
          Kam frikë se do zhgënjehesh me këshillat që i jep Voltanës.Do t’i harxhosh ca pare për të hapur gjyqin dhe të paguaj një avokat.Shyqyr zotit Gjin Gjoni ka ikur nga Drejtësia dhe është e sigurt që Voltana do humbë gjyqin.Po të hapësh Fjalorin Shqip fjala ” idiot” nuk tregon se është ofendim ,po një munges intelekti që Voltana e shfaq në këtë rast.
          Si këshilltar i Voltanës rekomandoji ndonjë lëvizje tjetër se kjo nuk i pi ujë.

    2. 001 says:

      Prisnim te ngjallej Enveri por u ngjall azemi
      Azem hajdari (I rringjalluri) , djali sali hajdarit zbuloi qe jo vetem shteti nuk ekziston por nuk dine te bejne shtet
      Fjalen arrestim vetem fukarrenjte e njohin se opozite dhe kriminela ja plasin rrocken nga balli rames veliut dhe leshit
      Rama hajdari i mban me tendera ne kohe varferie
      Keta zien diten dhe shkerdhehen naten
      Tipike te pabese, zortharre dhe injorante

    3. Herc MEGAHERCI says:

      Një shkrim shumë i bukur e dinjitoz.
      Ke një fjali që Voltana, …EDHE GRUA MUND TË QUHET…
      Një perlë, artistike dhe sarkastike.
      ?

    4. Ademi says:

      Kjo qe thote Mero eshte tipike filozofija e komunistev prandaj Klodjana Lala e kemi ndigjue Duke Thane per Mjerditoret se te vrasin Nate e te qajne dite por e verteta eshte se kjo shprehjet eshte fiks per komunistet si Sali berisha dhe NUK Ka fare te bene me Mjerditoret por me njeri e Sali Berishes dhe te ilir hajduti a e Keni vu re se te gjith njerzit qe rrine after tyre ose Jane sherbetor te familjeve te tyre Kan mentalitet komunist per her aguza te tjer per gjera qe Ben vet Klodjana Lala eshte nje sherbetor e Sali Berishes dhe e ilir hajduti prandaj dhe Voltana Amemi dhe Klodjana Lala aguza te tjer per krimet qe Ben vet se keshtu i Ka mesuse Sali komunisti

    5. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

      GOPIST!!! E HAP GAZETEN VETEM SE TE LEXOJ TY???

    6. Kujtim goxho says:

      Te lumte Pena o zoteri, aq bukur ja paske qendisur! Tre here e kam lexuar vjershen. Je I madh!!???

  2. Mona krva says:

    Pandeshkueshmeria e krimineleve pjell kriminalitet. Sa here duhet te digjen shkollat,parlamenti,muzeu,ministrite qe terroristet te denohen? Kjo eshte republike preshi pasi prokuroret dhe gjykatesit jane kriminele me te medhenj se keta me molotov ne dore qe djegin e shkaterrojne.

  3. Mareen Maema says:

    ti nuk ke bythë të thuash vetëm një gjë të vetme kundër z. Rama
    flet ti mero për pavarësi dhe balancë gazetareske
    dhe kam përshtypjen se asgjë nga vetja nuk ke shkruar për Klodin
    edhe të gjithë e dimë që censuron komentet
    nuk e perceptoj dot sesi një njeri normal mund të veprojë kështu si ti
    unë si fis i kam dhënë aq vota Ramës – për ato që ai premtoi

  4. Mareen Maema says:

    ti nuk ke bythë të thuash vetëm një gjë të vetme kundër z. Rama
    flet ti mero për pavarësi dhe balancë gazetareske
    dhe kam përshtypjen se asgjë nga vetja nuk ke shkruar për Klodin
    edhe të gjithë e dimë që censuron komentet
    nuk e perceptoj dot sesi një njeri normal mund të veprojë kështu si ti
    unë si fis i kam dhënë aq vota Ramës – për ato që ai premtoi
    edhe unë shqiptar jam dhe kam të drejtë të mendoj ndryshe – dhe kam shumë arsye që e mbështesin këtë

  5. Mareen Maema says:

    …ti nuk ke bythë të thuash vetëm një gjë të vetme kundër z. Rama
    flet ti mero për pavarësi dhe balancë gazetareske
    dhe kam përshtypjen se asgjë nga vetja nuk ke shkruar për Klodin
    edhe të gjithë e dimë që censuron komentet
    nuk e perceptoj dot sesi një njeri normal mund të veprojë kështu si ti
    unë si fis i kam dhënë aq vota Ramës – për ato që ai premtoi
    edhe unë shqiptar jam dhe kam të drejtë të mendoj ndryshe – dhe kam shumë arsye që e mbështesin këtë

  6. Shkodra digjet molotovi krihet says:

    Bravo Mero

  7. Fatossi says:

    o Mero o i mjerë, po si kurr nuk the asgje kunder Rames si ka mundesi qe je verberu kaq shume, nuk them qe eshte i mire Saliu Meta apo Luli por ta lavderosh Ramskin kinse eshte Jezusi vetem nje shpirt shitur sikur ju kazanat mund ta beje

    1. Mona krva says:

      Shko moj kurve fashiste. Ajo qe duhet thene kunder Rames eshte qe ka faj qe nuk u jep bastrdeve si ty te njejtin trajtim qe u jepte Berisha kundershtareve te tij. Kur ai te beje te njejten gje atehere mund te qyrravitesh e te vesh shenje barazimi midis Rames e Berishes.

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O Mareen
    o i paduruar
    sa komente
    paske shkruar?!
    Pak e saktë
    mos u bë boz
    mos i shtjer
    me mitroloz ?

  9. Ik , IK, IK ,,ZHDUKU PREJ SHKODRE ! says:

    VOLTAN, ZHDUKU PREJ SHKODRE.
    NA DOGJE QYTETIN MOJ VANDALE .
    KA KOH QI SHKODRA T’URREN .

  10. REZI says:

    I qan këto artikujt e mbrëmjes, dhe vërtetë na lexon mendimet. Arsyetim logjik që secili nga ne do donte ta thoshte. Mero s’ka nevojë të mbrojë Edi Ramën, ai flet vetë me punë, të tjerët flasin me shkatërrime.
    Tani ju që merrni komentet, ju të Temës, pse nuk shihni që futen komente të përsëritura, ne kemi raste që shkruajmë mendime dhe nuk botohen, se po lexohen nga redaksia thuhet, ndërsa ky farë Mareen Maema ka botuar 3 herë të njëjtin tekst.

  11. Prind says:

    “Madje dhe grua mund te quhet”- hahaha i madh Mero. Voltana dhe Monika tani duken si vellezer??, ngjajne shume pas operacioneve te Mones.

  12. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Hitleri dogji Reichstag-un dhe fajësoi të tjerët,
    Sala vetëm po imiton “denn Führer”
    Shumë të varfër në ide këta demo-karët.
    Me babalen dështuan,se Sali-hani ishte i zëne me Gridën,
    dhe s’kishte kohë,po tani që aktivizuan Budinët(atë me lesh dhe atë pa lesh)
    prapë nuk po sjellin ndonjë gjë të re në skenë !!!
    Ngelën me urën e zjarrit në dorë !
    Aaa,me që ra fjala,ngushëllime Çelos,për halenë,
    po t’ja kisht vënë emrin Sali,
    nuk do ti kishte ndodhur gjë.
    Dëgjove ,Gopist ???

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Alleanca
      O Ti që ma gjën midenë
      ti thom Çelos që të renë
      ta bëjë me fotografi
      dhe ëmrin tja vërë Sali
      dhe rrufeja nuk do bjerë
      ta nimojë dhe për të dhjerë.

      1. emilio says:

        Ej Gopisto, mos deksh kurre!!!! ???

  13. Tirana-free says:

    Djegin dhe Shkaterrojne,se nuk ka Force Shteti….dhe se Fshihen pas “Mafjes Politike”..te cilet i nxisin..
    Ja Identifikoj, dhe Arretoj dhe nxirri para Gjykates,dhe si fillim te paguajne Demin Materjale..dhe pastaj ate Publike…
    Nuk Merret njeri me Semaforet e rrugeve….ne Boten demokratike.. Nuk kame pare ne donje shtet te Botes te Thyhen semaforet…keta jane kriminel..dhe per kete duhen pergjigjur me Grushte tze Hekurt..3-400-te vete, nuk duhen Lejuar te Bejne Shqiperine nje shtet mizerabel ne syte e Botes…lol

    1. besniku says:

      Nese do kishte nje qeverisje me te pergjegjshme nuk do kishte ngjarje te tilla.Le ti vene gishtin kokes dhe te analizojne problemet ne ministrine e brendshme dhe te emerohen drejtues dinjitoze.

  14. ??⚖️??⚖️ says:

    SHTET NA MBRO PRONAT !
    NË BURG VANDALËT DHE INSPIRUESIT ETYRE !

  15. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    ???

  16. Simpatizanti says:

    Pra i NDERRUAR MERO —
    Voltana edhe grua mund te quhet !?
    Kam arsye ta ve ne dyshim thenien tuaj .

  17. Një qytetare shqiptare says:

    Mirë adoleshentë, që ndalohen e lihen të lirë, e ata marrin edhe më shumë zemër!
    Po me familjet e tyre nuk merren dot?
    Të ishte për mua të gjithë dëmin financiar do t’ja kisha faturuar prindërve të këtyre horrave të vegjël, kontigjenti i adhshëm i krimit.
    Dhe po të mos e paguanin dot, do t’i kisha sekuestruar çdo pasuri, të luajtshme e të paluajtshme.

  18. Albani says:

    Eshte mire qe lexusit te vleresojne drejte shkrimet e Meros dhe te percaktojne te verteteat se ato jane te dukeshme si ne driten e djellit,por kush ka sy shikon dhe kush ka veshe degjon.
    Ketu mund te percaktoshe konkretishte se fjalet dhe idete e disa shkruseve jane qaetazi ide dhe fjale te dale nga goja e kremineleve drejtuse,por te vjen keq si disa bjene preh e tyre.
    Jo Mero si gazetar brilant por duhet edhe shume Mero te tjere te shikojne realishte problemet dhe ti pasqyrojne me dinjitet dhe jo me mllefe dhe interesa partiake.
    Jam shume i habitur kur degjoj dhe shikoj gazetare qe flasin ne e mer te partise ,kjo e pa pranushme dhe shume injorante kur del ne publik,prandaj ky popull vuan shume nga idete shterpa te partive te pasqyruara nepermjet gazetareve antar partie.Ai gaetar qe nuk eshte i depolitizuare ndreshmerishte kot e ka te vazhdoje karieren se eshte fund e krye fallco dhe kete do ta nxjerre koha si gezhutat mbi uje.

  19. Andrea says:

    PD, ushqehet vetem me kufoma , do sa me shume vdekje , kho eshte motoja, se me ate nuk munde te mbijetoje.

  20. Velo says:

    Po, edhe mund të jetë grua Voltana. Po ta shikosh me shumë vëmendje ka shenja si femër

  21. Buda says:

    Bravo gazeta “TemA”, besnike e parimeve demokratike dhe patriotike ne Shqiperi.

  22. Trotski says:

    O Gopist qofsh i Nderuar
    Na kenaqe me ato qe ke shkruar.
    I ke rene pikes per Be
    Duhet Rama te mos rrije me Nge
    Po Prangat Likes dhe Saliut
    Tua çoje si RUFE
    Pa te tjeret do tia mbathin
    Ne kerkim te vrimes se Miut
    ç

    1. Trotski i ri says:

      @Trotski.
      Shumë e frymëzuar vjersha po përpiqu të ndjekësh shembullin e Gopistit edhe nga forma. Psh. disa vargje mund t’i shkurtosh pak.
      Psh.
      Na kënaqe me ç’ke shkruar
      Apo
      Rama të mos rrijë me nge
      Apo
      Prangat Likës e Saliut….
      Gjithsesi
      BRAVO

  23. abi says:

    Sikur 10 herë ta lexosh këtë Artikull nuk të mërzitet. I ka të dyja: Të Qeshësh e Të Qash.

    Vetëm Ti ua bën ashtu si duhet Autopsinë Plehrave te S hqipërisë.

    Tw lumtë Mero, je Mjeshtri më i madh i Gazetarisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje