Nga Mero Baze
Ka një nxitim të opozitës për të festuar mos çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë, bazuar në deklarata sporadike lobistësh, apo të nxjerra nga konteksti prej disa politikanëve europianë, nga ata që e duan vërtet Shqipërinë, si kancelarja Merkel.
Shqipëria dhe Maqedonia realisht kanë marrë miratimin e Këshillit më 25 mars dhe presin të miratojnë një kornizë të çeljes së negociatave, për të shkuar tek konferenca e parë.
Maqedonia po përballet me një veto të paparashikuar nga Bullgaria, që me sa duket është problem i raporteve të brishta personale mes Zaevit dhe udhëheqjes bullgare, duke përdorur një kontekst historik.
Shqipëria ka ato kushtet e famshme të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe klimës politike në Shqipëri, të cilat janë si një thes, që sa herë ta shkundësh nxjerr tym.
Gjykata Kushtetuese është bërë si “Guri i Sizifit”, që sa mbërrin në majë, rrokulliset sërisht poshtë, për shkak të tekave të Ilir Metës dhe segmenteve që ai kontrollon në sistemin e drejtësisë.
Po të mos ishte e përfshirë në këtë histori ambasadorja e SHBA, që po i rri si xhandar tek koka procesit, do të ishim ende shumë larg. Falë saj mund ta plotësojmë ndoshta këtë muaj.
E gjithë historia është zhvendosur drejt muajit mars, kur Parlamenti Europian duhet të miratojë në seancë plenare rezolutën për nisjen e negociatave, pasi Këshilli të ketë miratuar kornizën negociuese për dy vendet.
Drafti i Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilin e siguroi gazeta TemA, mbështet “thirrjen e Konferencës së Parë pa vonesa të mëtejshme pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.” (Pika 2)
Drafti i Rezolutës thekson rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor miratuar në Korrik të këtij viti.
Pra siç duket, qartë Parlamenti Europian nuk ka bërë ndonjë hap pas në vullnetin për të çelur negociatat.
Këto duartrokitjet dhe fishekzjarret e festës që ndez opozita, me shpresë se ka bllokuar integrimin, në rastin më të keq për ta, janë të parakohshme, dhe në rastin më të mirë për ta, janë të padenja për dikë që pretendon se do negocaiatat, por bën festë që ato nuk po çelen.
Po ti shtosh kësaj dhe faktin, që fishekzjarret e festës i ka ndezur Ilir Meta dhe familja Berisha, atëhere bëhet dhe më e qartë që gëzimi buron nga dëshira për të mos u çelur kurrë.
Se njeriu në rast se mërzitet vërtet nga mosçelja e negociatave, nuk feston. Maksimumi njerëzit e dëshpëruar pijnë. Por Ilir Meta nuk më duket se pi kohët e fundit nga mërzitja që nuk po çelen negociatat, por nga mërzitja se mos çelen.
Festë të parakohshme për mos çelje negociatash bëhet vetëm në Shqipëri, dhe bëhet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, nga ata që premtojnë ta kthejnë 25 prillin në “referendum pro negociatave me BE”.
Prisni njëherë se mos hapen para 25 prillit dhe ngeleni pa motiv për të shkuar në zgjedhje. Dhe çfarë është me e keqja për ju, edhe pa festë!
E turpshme e dënushme dhe revoltuese njëkohësisht.
Qendrim jo i paritur nga Berisha dhe Meta ,por katastrofik për të ardhmen e opozitës .
Sikur të mos ju realizohet ëndra dhe negociatat të hapen,
humbja jo për ta personalisht sepse unë i shof të dy në burg, por për opozitën do të ishte shumë e madhe .
Për inat të sime vjerre
Lilua, Bosha me Salinë
bithët çkyen dhe ksaj here
që të flënë me mullixhinë.
.
Hë- thanë- një herë s’quhet
por pastaj u erdhi mirë
u kërnaqën aq sa s’thuhet
gjersa duallēn bithkirë.
.
Sitë në vën i ka ki popull
ka dhe mënden e hairit
do i sjellë rrotull e rrotull
sa ti vërë hunë bithkirit.
.
P.S.
Thom, do çelen negociatat
këta prapë do humbasën
do u vemë për të shtatat
domosdo nëse na qasën ?
.
Xhezo nga je ti mor aman ? Labush je zotrote ?
Ke shume te drejte qe je i revoltuar me Saliun dhe Meten ,
Ata te dy na i kane gjithe fajin , Ke plotesisht te drejte
Duhet te shkojme e ti pushkatojme te dy ata , se nuk na i lene rehat Kryeminsitrin te punoje per begatine e popullit tone hahahahaha
Hajde estrade hajde
… për ata që mërziten nga festimi për hapjen e negociatave me BE
gënje dhe ca mero sa të hyjë në fuqi ligji
komentuesi pa pagesë
nuk është vetëm shqipëria jote mero
nëse e do shqipërinë tregohu i balancuar, i vërtetë dhe i sinqertë
patriotizëm = e vërtetë + paanësi
e dimë të gjithë që me manipulim e zeza bëhet e bardhë – o elitë
Opozita e xhades dhe ajo presidenciale me kujtojnë ata peshqit
që ngelen në një gropë të formuar nga rrjedha e lumit që shteron në
verë dhe mundohen të mbijetojnë,deri sa avullon edhe pika e fundit e ujit.
Rota e historisë nuk frenohet me gënjeshtra dhe fake news.
As me buzët e kuçe të Gridës,
as me ngërdheshjen primitive të Sli-hanit pe Korçe,
as me orgjitë e Lesh e Lise ne Jale,
apo me “ditët e lindura” të Baftjarit.
Anija opozitare,ka mbetur pa timon,
pa kar-burant(miku im Gopisti do thoshte,merni timin !)
dhe endet në mëshirë të fatit,nga ta çojnë dallgët.
Gjithmonë me mendimin,që Doris Pak,
mbas darkës do gjejë gjuhën e përbashkët me Genc Pallën,
më falni Pollon.
Ajo edhe mund ta gjejë gjuhën e Gencit,pooor vetëm në
një pjesë të trupit,diku aty midis shalëve.??
PS:Opozitar të të gjitha ngjyrave bashkohuni
në qerrene Bashës dhe të Monës,
pooor kujdes,se mos i plas Botoksi Monës dhe ju helmonë.??
Anti shqiptare dhe fatkeqesi kombetare keta monstra me fytyre njerezore te dy sociopathe te pashprese.
USA 176 ???Ku e kishe llafin? E do me shume Shqiperine ti zotrote…por nuk na e tregove si e do???
Nuk e morem vesh ti do te hapen apo te mos hapen?..Si e do ti Shqiperine dhe si e dua une dhe si e do Merua nuk na shpjegove!
Merua parashtroi fakte dhe argumenta ndersa ti qe e do nuk hodhe poshte me fakte dhe argumenta asgje!!
Te lexosh komentusit shqiptar eshte nje neveri! Komente partiake ,sikur jemi ne “Kulturen Masive ” te partive! Nivel i ulet,cinizem,nihilizem
Edhe kur dikush perpiqet ta zbardhe te zezen qe bejne disa ,ata perseri i hedhin nje kove me boje te zeze!
Bezdi e madhe ti lexosh ..Nuk e duan qeverrine se ka zene karriket qe lakmojne ata dhe nxijne cdo arritje!
Nuk gjen mendime me argumenta ,por gjen me shume “argumenta” pa mendim!….Histerizma!!!
I sakte Z.Baze! Jemi per te qare hallin. Gezohemi kur i ngordh lopa vellait, fqinjit. Cfare tmerri!
Sakte “doktori “….
Keta e kanë në gen të keqen per Shqiperine sepse përpara kanë në gen paranë dhe gjënë e vjedhur popullit të tyre. Këta janë dhe do të ngelen antishqiptaret me të kqij që ka njohur ndonjëherë në jetë vendi ynë.