Nga Bledi Lumani
Lulzim Basha premtoi gjatë një takimi që ka zhvilluar me disa gra një ditë më parë, se nëse bëhet kryeministër, do të kthejë të rinjtë shqiptarë që janë larguar ndër vite për “faj të Edi Ramës”.
“Ne do të bëjmë gjithçka që jo vetëm të rinjtë shqiptarë të mund të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, por edhe ata që janë larguar të kthehen dhe të nisin një jetë të re pranë familjeve të tyre”, tha Basha.
Se si do ta bëjë këtë gjë, nuk e shpjegoi. Por, e marrim të mirëqenë se e ka seriozisht këtë premtim.
Puna është, si do ta bindësh një të ri që ka shkuar në Perëndim, të kthehet sërish në Shqipërinë e Lulzim Bashës.
Është në gjëndje ai, nëse vjen në pushtet, fjala vjen të sigurojë pagesat që ata marrin andej, një mijë, dy mijë, tre mijë e kusur euro?
Apo të sigurojë një konkurrim të ndershëm në administratë, e cila sa herë ndërrohet pushteti, “pushtohet” nga çeta e militantëve?
Apo të sigurojë se ata do të kenë infrastrukturën, shëndetësinë, drejtësinë, rendin, qetësinë, parqet etj etj, që ata i gëzojnë në Perëndim, dhe do të zhduket korrupsioni, pandëshkueshmëria e të gjitha këto të tjerat?
Natyrisht që këto pyetje nuk kanë nevojë për përgjigjie, se përgjigjien Lulzim Basha e ka dhënë me shembullin e vet personal.
Ai është i vetmi politikan, që flet për varfërinë e qytetarëve, ndërsa vetë shkon e jeton nëpër vila. Dhe jo në një e dy, po në katër të tilla.
Ai është i vetmi politikan që flet për drejtësinë, por vetë kur i është dashur të përballet me të, i është fshehur me procedura.
Ai është i vetmi politikan që flet për konkurrencë, por vetë ka hyrë në politikë pa asnjë meritë, duke qenë thjesht shoku i vajzës së kryetarit. Dhe meqë jemi tek të rinjtë, shihni shembullin si u soll me të rinjtë e PD-së, kur caktoi listën e kandidatëve për deputetë në 2017-n: Zgjodhi Ervin Salianjin që humbi garën për kreun e FRPD-së dhe la jashtë atë që fitoi, Belind Këlliçin.
Ai është i vetmi politikan që flet për zgjedhje të ndershme, por vetë ka vjedhur dhe manipuluar çdo zgjedhje brenda partisë.
Për të mos përmendur, që është i vetmi i ri në politikën shqiptare që ka hyrë me 1 mln euro pasuri, pa dhënë kurrë shpjegime të qarta se ku i gjeti ato.
Ndaj, thjesht është i pabesueshëm, si “shpresa e të rinjve”. Sidomos pastaj, nëse i shton edhe faktin, se ai po iu kërkon atyre të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që në krah ka pikërisht ata prej të cilëve shumë prej tyre u larguan.
Hajde e thuaj një njeriu normal tani, që të kthehet në Shqipëri, kur alternativa e ardhshme qeverisëse në vend të Ramës, është sërish Berisha, Meta, Kryemadhi, Mediu, Ndoka e me radhë.
Ndoshta mund t’i gënjente me çunin e Fahriut, si i “shkolluar” jashtë, por dhe atë e përzuri!
Nuk kthehet asnje i ri me mend ne koke ne republiken e Lulit Edit Berishes Metes Kryemadhit Vokshit GD Sumes Salianusit Paloqes Rucit Balles etj se te gjith jan pleh dhe ata te rinj jan dinjitoz atje ku jetojne e punojne dhe s duan te plehrosen nga kta. Ne fshatin albanistan le te jetojn kta plehra deri sa ti nxjerr Zoti nga qarkullimi. Amin.
Nè republikèn e Lulit?
Kush èshtè Luli? A mos èshtè ai qè vrau mè 21 janar dhe ky loloja qè kemi sot, u bè kryeministèr, pèr tè bèrè mè vonè, pazare me vrasèsit. LULI ÇUN I MIRÈ.
Vrasèsi dhe hajduti, èshtè “alternativè qeverisèse” sot nè Shqipèri, ndèrsa i paafti, i korruptuari dhe frikacaku, èshtè nè pushtet.
Po ti shtosh kèsaj tablloje, edhe Ymer Bazet, e “shtypit tè pavarur”, atèherè jemi tek refreni i asaj kèngès sè Shqipèrisè sè mesme,,,,,,,,SI M,JE BO, MI T,MORSHA TÈ LIGAT,,,,QEKE BO ME T,VAR OPINGAT.
Basha si gjithmonë ja fut pordhës.
1+1=3 Lulushi .
Po,kthehem un,pas tridhjet vjetesh qendrimi ne Gjermani.
Keto jane kushtet;
1-Drejtesia shqiptare te dorezoj celesat,nje trupe nderkombetare asnjeanese.
2-Lulja e Bashajve e para dhe pas tije tere klasa politike shqiptare,
te meren si te pandehur dhe te hetohen,qe nga dita e pare kur kane
mbushur moshen madhore.
3-Te gjykohen te gjitha krimet shteterore qe jane kryer pas 90-es.
4-Te kthehen mbrapsht te gjitha privatizimet,pa perjashtim.
5-Te dorezojne diplomat e blera te gjithe te ashtuquajturit te dipllomuar.
6-Te mbyllen te gjitha” universitetet” private.
7-Te gjithe plepistat me Xhin Xhonin ne krye te futen ne burg,pa i gjykuar fare.
Atehere une kthehem edhe punoj edhe ne ndertim apo bujqesi
dhe do te isha biles shume i lumtur.
Poooooor,kjo eshte utopi,sepse,si tha Namik Hoti,
shqiptari,po i hipi kalit,nuk i zbret me.
PS: E di,ajo fjala e pare ishte ndryshe,po nuk dua te ofendoj njeri,
prandaj e modifikova fjalen e Namikut.
Aleanca
Hahaha i madh je, ??, po ajo që thua ti, në Albanistan mund të bëhet pas 100 vjetësh, ose hajt po i bëjmë qejfin vetes, pas 60 vjetësh, për të qenë optimistë.
Por sic e the edhe ti, në vendin tonë, me atë popull (sepse unë mendoj që 90% të fajit e ka populli që ka 30 vjet që mban në pushtet të njëjtët surretër të ndyrë), nuk bëhet as çereku i atyre gjërave që parashtrove ti, është utopi.
Aleanca…
Ti më duket se kërkon qiqera në hell …
Artikull Shkruesi i Nderuar Respekt:Do te shtoja se zullumet e Bashes nuk kane te numeruar..por Basha Flete se mos gjen Budallenje dhe e Besojne…
une jam Refugjate qe kame ikur “Pa jopinga” nga Shqiperia u ktheva ne Shqiperi dhe pas qe Politika Shqipetare e Qeverise berisha Hengri Kursimet e mija,ika perseri MOs valle duhet te Degjoj POrdhet e ketij KUrves Hollandeze,??Apo do te Besoj Edi Ramen, qe beri Ligje te Detyrushem per Rregjistrimin e Emigranteve(Na quajti Refugjate)..duke Kercenuar se nese nuk Japim Adresat:Do te na Mohohen Sherbimet Shqipetare si Certifikatat, paisja me Pass apo ID–pra nje SKANDAL..qe asnje Shtet ne Bote ,dhe asnje Qeveri ne Bote nuk bene ligje te tilla..
Si Basha dhe Rama jane nje Mute…nuk nga Genjene dote me..dhe le te Rrojne me Genjeshterat e tyre..
Sa Parti POlitike ka Shqiperia????????????mbi 100-te..dhe eshte 3-miljon Banore
Sa Parti POlitike ka GJermania qe eshte 80-te miljon Banor???Ka vetem 7..ja themi 9-te…Shqipetaret jane per te shitur Mendje ,per te Spiunuar njeri tjetrin,dhe per te Mashtruar…lol
Te drejtoje ky koqe kanari,do te thote qe inteligjenca shqiptare ke cekur funin.
Po pret cereku I popullates militante jo me luge ne brez, por me garuzhde. Imagjino Ndokra, Mejdira, Shehra, Nokra, Metra etj etj hajde sallat ruse hajde.. Kush do shqyej me shume. Jane pa program, pa propozime, pa ide thjesht do ulim taksat thone dhe do ndodhi mrekullia.. Ajo tjetra (qe e paska zene Covidi por e fshihte si skuth) akoma verdalle pa maske mban forume se nuk e ka problem ta ze prap se ja fut prap andej nga Italia ne spital privat sbeson ne Covid per popullaten dhe spitalet po mbushen nga shembulli saj.. Jep doren qesh e zgerdhihet me fytyren e sapokonstruktuar (se ska buke te ushqej femijet). Njeri gozhdes e tjetri patkoit opozite. Dhe Imagjino te behen bashke keta te ndajne tepsine.. Vetem driteshkurterit e ish Sali Bajges le ta votojne dhe ashtu i pafsha minorance..
Mire tha njani aty larte qe intiligjenca shqiptare ka prekur fundin kur pret me u qeverise prej ketij shkerdhate me kompani.
Shkrim shume i giditur. Po ka te drejte te kerkoje kthimin e te rinjeve te larguar , sepse lulit , metes e shkelzenit te berishes ju duhen skllver per te gerryer ne prona e tyre qe po i shtojne perdite. Te behet vetingu per pasurine e politikaneve dhe e sigurt qe te gjithe kjo klase zhduket, atehere kthehen me deshire shqipetaret ne vendin e vet.
LULUSHI I ZGJIDH SHPEJT E SAKT PROBLEMET E TE RINJVE SHQIPTAR 7 X 7 = 42.
EKONOMI PA HESAP QEF SIÇ DO VET.
MJERE SHQIPERIA ME LULUSHIN., SALE. LIKEN , MONEN MEDIUN. E NARD NOKEN.
TE LUMTE.BRAVO PERKURAJON DHE PER TE VERTETAT QEKES HKRUAR. NUK ESHTE PUNA SE NUK DUHET TE FITOJE PF .POR LULI BASHA SKAPUME ERT EFIT UAR KURREN EKURES PASI KA SHUME KUSURE TE CILAT TI J A KE NUMURUAR SHUME BUKUR.
TE GJITHA TE VERTETA RESPEKT PER TY BLENDI
As Basha vet nuk i beson ato qe thote, eshte njeriu me I pa besueshem ne politikes se bashku me Like florin. Jane 2 matrapaze te degjeneruar
Pergezime autorit te shkrimit. I qarte dhe kurajoz. Keta djem i duhen Shqiperise.
Qytetari te komenti tij e thote mire, perse te kthehen ata qe jane jashte, per tu bere cirak te ketyre hajdutve? Vetem nese do qeverisin djem e vajza te pa perlyer, te perkushtuar ndaj vendit, atehere ndryshon puna.