29 nëntori që bën qesharak Ilir Metën

29 Nëntor 2020, 18:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta ka kohë që është bërë qesharak me përpjekjen tij për të kthyer në kredo politike heronjtë dhe dëshmorët e gjithë luftrave sidomos këta të Luftës së Dytë Botërore.

Margarita e di seç po heq në gojë të tij, duke e krahasuar me Monikën. Më tej Vojo Kushi, akoma nuk ka frymëzuar ndonjë opozitar të hidhet mbi tank të Edi Ramës.

Por të gjitha këto janë më pak qesharake se sjelljet e opozitës më 29 nëntor.

Opozita e cila kërkon të bashkohet më 25 prill, është më e ndarë se kurrë më 29 nëntor. Ilir Meta kërkon të duket më i majtë se Edi Rama dhe është gati t’i bashkohet dhe asaj vragës së nostalgjikëve të Enverit që shkojnë tek varri Komandantit sot.

Sali Berisha përsërit çdo vit faktin që 29 nëntori është pushtimi i dytë i Shqipërisë edhe pse para studentëve më 11 dhjetor 1990, si Ilir Meta sot, vlerësoi Ramiz Alinë, si Komandantin që udhëhoqi brigadat partizane deri në Vishegrad.

Por le të mos hyjmë tek idiotësia e ndarjes ideologjike për festën e Çlirimit.

Hipokrizia e madhe e Ilir Metës që e bën qesharak më 29 nëntor është se ai ka kredo kryesore të betejës së tij politike evokimin e patriotizmit dhe luftrave shqiptare për liri.

E dimë që i ka bërë qesharake, por meqë nuk është tërhequr akoma nga ky budallallëk, sot më 29 nëntor ai duhet ta ndaj me kë është, me komshiun e tij në Lalëz që e quan 29 nëntorin pushtim të dytë, apo kredon e tij për Margaritën e Vojon. (Jo Vojon e LSI, larg qoftë).

Tani ai dikë duhet të braktisë sot, ose aleatët e tij të mundshëm me të cilët bën thirrje të jenë të bashkuar më 25 prill në emër të heroizmit të shqiptarëve në luftën e Dytë Botërore, ose duhet të braktisë vetë luftën.

Edhe me Vojon edhe me Saliun edhe me Margaritën edhe me Albana Vokshin sikur nuk shkon.

E dimë që e ka hipokrizi gjithë kredon për heronjtë dhe dëshmorët e vendit, por sot është dita që hipokrizia i ka ngelur zbuluar dhe ai nuk ka ku fshihet. Të paktën për sytë e atyre që besojnë se ai do Margaritën më shumë se Monikën.

Në fakt ai do Saliun më shumë se Vojon dhe kjo e bën atë ashtu siç është, qesharak dhe hipokrit deri më 25 Prill. Pas datës 25 prill të paktën do bien rehat dëshmorët prej tij. Se Saliu nuk gjen qetësi as në botën tjetër.

32 komente në “29 nëntori që bën qesharak Ilir Metën”

  1. Kinom says:

    Bravo Z. MERO na qeteson na sheron me keto shkrimet brilante, bjeri ne koke qelbesire, njeri peshtirosur.

    1. Ray says:

      TE themi te drejten kur shikon Ramen te flase per 29 Nendorin
      te duket kulmini hippkrizise , sepse ne vitet 90-re Rama ulerinte ne ruget e Tiranes qe “.. gjithe komunistet duhet te varen ..”

      Ndersa Meta ka qene gjithmone koherent , ne lidhje me 29 Nendorin

      Tani , pse nje anarkist pa din e pa iman si Rama , i cili pasi i ndoqi me dhune gjithe njerezit e respektuar e me pervoje te PS,
      dhe bleu Partine Socialiste duke paguar rryshfet tek Nano nja 30 milion dollare , dhe rrembeu kreun e PS
      duhet ta quajme Ramen si socialist te thekur ?

      1. Drini says:

        Dakord qe Rama nuk eshte socialist dhe ka blere dhe rrembyer partine por Rama nuk ka vrare per te vjedhur. Iliri dhe Saliu nuk mund te fshehin dot te vdekurit dhe as parate dhe pasurite e vjedhura. Hija e te vdekurve eshte e tmershme dhe nuk te ndahet as ne gjume.

      2. nendori i trete says:

        I thone nentor dhe jo nendor o shqipe…dhe mjaft folet ne nivele dhjetra-mlilion-euro se po na duket vetja plehra qe punojme per nje rroge….

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:



      Si nuk del sot një Shqiptar
      t’i thotë: Hesht more brinjar
      se dhanë gjakun për Liri
      jo të tallësh trapin ti!
      .
      Po si s’del një mbesë Dëshmori
      që t’i thotë këtij kryehorri
      mos ma zër me gojë gjakun
      se te fëmijët t’a marr hakun!
      .
      Si nuk del një nip Martiri
      që t’i thotë këtij bythqiri
      mos ma zër Gjyshin me gojë
      se Borën t’a kalëroj!

  2. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Shqiperija ne 29 nendor u pushtua nga saliu dhe njerzit i ruheshin me shume saliut qe te bente gjemen e te spiunonte,se sa enverit.
    Po ky bastard qe e sollen nga shpellat,i genjeu njerzit me antikomunizmin e tij dhe u be me i keq se cdo pushtus i ketij vendi.
    Edhe sot ky shpellar ka vila ne te kater anet e vendit e sypeshkaqeni me dashnoren pushon ne ishuj si sheike.

  3. Aleanca per mbrojtjene tallashit says:

    Qe te behesh qesharak,duhet te kesh qene nje here serioz.
    Ilir Muta s’ka qene ndonjehere i tille,zjarr Cepani!
    Le ti gezoje keto dite,jave ,apo muaj qe i kane ngelur ne liri,
    bashke me Nafije dybekun,se do kene kohe ne rec,ta tundin atje dybekun.

  4. ??S’kamë fjalë !! says:

    ??

  5. 001 says:

    Ne kohen e vojos armik ishte italiani e gjermani
    Por sot eshte tropojani dhe cepani (me pak rrezik luli gjysem kosovari)
    Te behesh hero per sali kermen dhe ilir shtangen?
    Nuk e di a mund te gjesh no nje tip te tille ne shqiperi por 1% shans mund te gjesh ne republiken e Kamzes

  6. Cuku says:

    Te lumte dora dhe mendja z. Baze

  7. Tonini says:

    Po c’lidhje ka ky sharlatan.qe turperoi Skrapallijte me luften dhe herojte e saj.ky mund te kete ne rrethin e tij familjar pjestare te luftes dhe te aferm qe jane me idealet e luftes.po ky jo.se kete e trodhi Saliu qysh ne 92 me ane te Gazidedes dhe duke i dhene detyre te percaje PS dhe te mare drejtimin e saj.simbas porosive te Sales.deshire te cilen e cfaq dhe sot.mbasi deshtoje disa here.ku deshtimin e madh e pati me Nanon.deshtimin me te madh e pati me Ramen.ku beri disa koalicione me te.me qellim per te mare PS.ne fund deshtoi me turp.duke u cfaqur si njeri i degraduar.deshtimi i tij erdhi si rezultat i krimeve te kryera.krime per te cilat e ka akuzuar diret tutori i tij SB

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    U gajasëm të tërë fshatçe
    këtë mrëmje me Salinë
    ishte veshur europiançe
    nëpër rërë kërkonte dhinë.
    .
    Por ç’e do, se u murzitëm
    kur kënuam na një shkrim
    motra e Çelo Sinanit
    paska bërë një goxha krim.
    .
    Çetë e Çelos, vetë i tretë
    në errësirë kish zënë pusi
    u tha ndal, po s’e kuptuan
    dhe qëlloi me breshëri.
    .
    Palcë dimri, binte borë
    domosdo që ishte ftohtë
    por malsorët vëndallinj
    Plumat i keshën të ngrohtë.
    .
    Plumat e Çelos të ftohtë
    na ngrica në ajër ngrinë
    të dhjetë drodhën cingarë
    e me nge në borë u shtrinë.
    .
    Morën shënjë vetëm Çelon
    di të tjerët s’bënë qitje
    se nuk keshën armë me vete
    keshën dalë për shëtitje.
    .
    E merr vesh ‘motra’ pa ëmër
    një kobure seç e rrëmeu
    dhe dufin për të vëllanë
    mi dhjetë burrat e kërreu.
    .
    “Motra” që të tërë i vrau
    se ish vetëm nuk kish shokë
    plumat me kurcim ua ndau
    nga dy tre vetëm në kokë.
    .
    Ajo vetë s’kish kobure
    por, ja mori komandantit
    se një krëhër otomatiku
    i kish vënë ai nagantit.
    .
    Pasi çkrehu plot tridhjetë
    rreth e rrotull mirë vështroi
    grika e armës ishte nxehur
    dhe e ftohu te përroi.

    P.S.
    Kta që shkruajn në memorje
    dhe që Luftën kanë merak
    si i thonë një llaf goje
    t’u qish tëmat e kan pak!

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Gopist vellai,nuk thone kote zihen per mustaqet e Çelos??

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Alleanca
        .
        Çelo ish pesëmbëdhjetë
        e mustaqja s’i kish dirsur
        po Kaloshë e kompani
        nga Dëshmorët duhen lipsur!
        .
        Pse s’flasën për tre dekadat
        këta pseudogazetarë
        po gërmojën në “Të Shtatat”
        që me si nuk i kanë parë?!
        .
        Ku janë sot pesmetvjeçarët
        presën mamin t’u jap bukë
        presën ç’hedhën baballarët
        mos o Zot të venë në Luftë!

        Të kish rënë për Amerikën
        do kish bust sa U në këmbë
        nuk guxoj kush t’a përmëndë
        se do haj karët me dhëmbë.

        P.S.
        Po s’na the si venë punët
        mbahet në këm Gjermania
        janë të ndezura gjermankat
        apo i shojti pandemia?
        .

        1. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

          Ishe për matë anë
          dolle më kët anë
          hiqu moj gjermankë
          se do gjeç belanë
          Gopist vëllai më muar firomën?

          1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


            @Alleanca
            .
            Dje i vramë në Luftë
            sot vrasëm në Gop
            bjeri Alleancë
            t’u bëft rroçka Top!
            .
            Bëje qefin tën
            dhe hak për Vatanë
            por, përdor injetron
            se do gjeç belanë !!

            1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

              ??????????

    2. Tepelena says:

      Ti ore GOPIST.! Po ti, a I vrarë, pse s”thua I Golëmit, Picarit, Kaparielit, a nga dreqin je, por jo nga nshrak-u. Mos je gjë vëllai I Xhaxho Plakut në FB. TË LUMTË PENA.

  9. shqip says:

    “o me ne, o me revizionistet”. Këtë e thoshte Enveri. Po të paktën ai e kishte ndarë mendjen se me kë ishte. Ndërsa Saliu, Muti, ops Meta me shumë të meta, pa harruar komsomolasit e Lesh e lise, këta të gjithë janë vetëm me djallin. Mos flasim pastaj për anti komunistet e tipit Pollo, Paloka apo Nard Ndoka. Këta të fundit janë çdo gjë, po s’janë asgjë. Nuk arrij akoma të kuptoj. Si mund të quhet Republikë ky vend ? Në gjithë botën datat dhe ceremonitë bëhen bashkë, nga i gjithë spektri politik. Kur Basha apo Saliu shkojnë të vendosin për sy e faqe kurorë, dhe këtë e bëjnë një ditë përpara, ligji duhet tu a ndalojë. Duhet tu a ndalojë sepse kjo konsiderohet si perçudnim apo akt vandal ndaj një ambienti, ku duket si tallje për ata që prehen aty. Kështu i bie që per çdo datë, secila palë të ketë të vetën. Fjala vjen, nesër del një tip demokrati, dhe thotë të ndryshojë edhe 28 Nëntorin, edhe 5 Majin, madje edhe datën e zgjedhjeve. Ti voton me 1, ok, unë do votoj në dt 2, se nuk e njoh datën tende. Kështu është vetëm republike kartoni. Shteti I vërtetë i ruan institucionet dhe vendet e shenjta. Duke u vënë fre karikaturave që tallen me nderime false. Si mund ti vesh lule Vojo Kushit, Emin Durakut, apo Qemal Stafes, kur në të njëjtën kohë nderon Xhaferr Deven apo Markagjonin. A ka tallje me të madhe se kjo? Ky palaço president, është e qartë që përkatësinë e ka të majtë. Por ky është ndyrësira sepse për para flirton edhe me djallin. Nëse duam të bëhemi ndonjëherë vend normal, këto atavizma dhe këta aktorë mostra, duhen fshirë një herë e mirë nga politika.

  10. Shqipetari qe nuk genjehet nga Mashtruesit si Ilir Meta dhe Berisha+Basha says:

    Respekt Mero Baze..si gjithmone i Perpikte..
    Nuk kemi Politikane me Integritet,por kemi POlitikane qe jane me te Gjithe dhe i duan te Gjitha per vete:Duan Lavdi,Duan Karrjere,duan “Flori” si LIke Floriri,si dhe Berisha Kerkuesi i Floririt,i duan te Gjitha akoma edhe Heronjte qe u Vrane per kete Popull,i duan te Ngrihen nga Varri,dhe tu Sherbejne Interesave te tyre, dhe nese nuk Ngrihen ,i “Ngre” Ilir Meta dhe Co..por vetem per Moniken dhe veten e tije.lol

  11. Shenjestra says:

    Bravo Mero.Bjeri me varre ne koke ketyre maskarenjeve te pd-ke dhe LSI.

  12. Titi says:

    Mero kuptohet qe “Vojo Kushi” Likes eshte mesazh i koduar(po me ngacmuat do plas bomben) per Ramen pandaj nuk ka rendesi me ke eshte presindenti. Mero si kryeredaktor i kesaj gazete qe jeni ju lutem shkruani shqipen ne menyre korrekte dhe jo me fjale te huaja, “besim” dhe jo “kredo”.

  13. Alban says:

    Perse nuk shkon te jete dhe me Vojon dhe me Saliun, me Moniken dhe Albana Sadik Vokshin??? Te gjithe komuniste jane…

  14. ?? says:

    Unë çuditem se si mund të ketë akoma anëtarë LSI-ja?!

  15. Albani says:

    Qe te hyje ne rrugen e shteteve si motra shqiperia dhe shqiptaret duhet ta ndajne mire mendjen : O shtet me regulla ligjore ose shtete rrumpalle si keto 30 vjete.
    Po te mendojme per nje moment se si ka arritur shqiperia ne kete derexhe menjehere ne vjen ne mendje 90-ta e para 30 vjeteve.
    Nga shqiptaret e vertete nuk u kuptua demokracia drejte por me tendence qe te fusim ne dhe nje shtrese qe na ka sunduare dhe te ngrihet nje shtrese qe eshte sunduare. Jo te dashur njerez kjo nuk ishte dhe nuk edhte demokracia e vertete kjo eshte menxyra e vertete e nje kombi si i yni.Menjehere ne vjen ne mendje se ky shkaterrim ky mentalitet kjo permbysje e çdo gjeje dhe gjoja rindertimi sipas orekse te te sunduareve nuk na çoj gjikundi vetem na ndau,na poshteroi,na varferoi,na nxori bojen ne sy te botes se qyteteruare ku ne duame te shkojme.Po kush na drejtoi ne kete rruge per mua dhe per shqiptaret e ndershem strumullari i gjithe problemeve ka qene dhe mbetet Sali Berisha. Ardhja ne pushtet e nje njeriu shume te dyshimte me insistim te Ramiz Alise na ka lene shije shume te keqe qe akoma nuk na eshte larguare nga goja.Ketu mund te bejme nje lidhje pse jo edhe me nderhyrjet direkt Serbe ku deri tani nuk ka nje analiste apo politikan qe te na sqaroje drejte dhe me fakte se nuk eshte keshtu. E kunderta po.Populli shqiptar duhet te ishte zgjuare menjehere kur shikonte dhe degjonte fjalime naziste dhe fashiste neper sheshe ,rruge ,shkolla qytete dhe fshatera nga goja e Azem Hajdarit dhe Sali Berishes.Te zgjoheshim kur shikonim qe pasuria e kombit po digjesh po shkaterrohesh po vidhesh nga ata qe e quanin veten te persekutuare dhe te sunduare duke vepruare pa ju dridhe qerpiku sikur kjo ishte vetem pasuria e hajduteve dhe burgaxhinjeve. Nuk dua te mohoj dhe baltos te persekutuarit e vertete por kjo mund te regullohesh me ligje dhe me drejtesi per te vene ne vend dinjtetin dhe nderin e tyre jo duke ju dhene atyre uren e zjarrit dhe duke djegur shqiperine cep me cep pa lene aegje ne kembe.Pershtatja dhe ndryshimi per te kaluare ne sistemin demokratik duhesh bere ne menyre qe njerzit te integroheshin duke ju bere e ditur ne radhe te pare se çfar eshte sistemi demokratik dhe °çar prioritetesh ka ,dhe jo te behesh ndryshimi i sistemit duke kendure kengen “Punon bota dhe hame ne sipas deshires se Saliut dhe Azemit”Kjo ka qene fatale dhe gur themeli per te shkaterruare qellimishte kombin tone,si konkluzion i shkaterrimit dikush tjeter do fitonte dhe kjo pa dyshim ishte dhe eshte Serbia me çfar po shohim.Goditja ne shenje per eleminimin e kombit u duk qarte qysh ne fillim kur dy krahet kundershtare ngriten armet dhe filluane perleshjen per datat historike.Kjo ishte nje pik kulmore ku populli me bijte e mençem te zgjohesh dhe me çdo çemin ta ndalonte kete masaker se do ishte me pasoja te pa logariteshme ashtu siç po shikojme vertete tani mbas 30 vjeteve. Ndalemi dhe mendojme kush ishte ideatori i kesaj,sigurishte Sali Berisha,po pse e beri kete ?se donte dhe do te realizoje detyrat e tija si nje tradhtar i deklaruare me vepra kunder kombit shqipetar.Qe te vihesh kjo situate ne ZAP duhesh tek e fundit drejtesia siç mund te ndodhte ne °çdo shtet tjeter normal.Por jo se drejtesia u qellua e para per vdekje se dihesh vdekja e drejtesise do te thote vdekja e kombit dhe kete shkaterrim e projektoi dhe zpatoi plotesishte Sali Berisha mbase edhe e ka marre te gateshem projektin nga padronet e vete.Hidhini nje sy krijimit te partive por pa hile dhe do shikoni se zune vend te gjithe burgaxhinjte dhe hajdutet ne se nuk eshte keshtu beni nje analize per partine demokratike dhe si motrat e saj dhe do shikoni se sa vuajme sote ne dhe populli na ky veprim shume i nxituare dhe i pa studiuare fare ku ne çdo drejtim tek keto parti dalin interesat personale dhe aq me keq familjare,Po POPULLIN kush do ta drejtije ?????????.Lufta e brrylave per tu bere politikan me çdo kusht dhe çdo çemim na ka lene keshtu.Ti hedhesh nje sy parlamentit shikon nje konklomerat ngjyrash dhe mendjesh pa ide pa programe pa te ardhme pa shprese per ne qe shpresuame aq shume tek demokracia e vertete.Keto mendje kaq boshe ngrene flamujte me 28 dhe 29 nendor sipas oreksit dhe interesit te tyre te ngushte personal per te mbajtur fjalen e dhene para padroneve dhe per te lene ne kaos shqiperine tone dhe kombin tone.Mbase jemi ne nje momente qe ketyre duhet tu vije fundi dhe kjo do te ishte nje lajme i mire per kombin tone, por ndergjegjesimi i çdo njeriu duhet te rritet dhe te mendoje mire te ndaje shapin nga sheqeri o duhet te votojme drejte dhe vota te kthehet ne vlere o kete pune duhet ta marre lumi njehere dhe pergjithmone gje qe nuk i intereson kombit por Saliu Ilirit dhe ideve te tyre qe nuk e dime se sa flamur mbajne npere duare dhe i ngrene kur dhe si tu teket.

  16. Realpolitika says:

    BRAVO , Z.MERO.
    SI GJITHMONE I SAKT, BRILANT.
    TI U A NXJERR BYTHEN ZBULUAR KETYRE KRIMINELEVE.

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    28 & 29 Nendori ka lene pas patriotet dhe partizanet e brigadave sulmuese,duke ja u ka lene vendin ,per urimet ,familjarve te tyre.
    Veshtire se gjen ndonje gjalle prej tyre !
    Meta po luan rolin e Don Kishotit dhe Kryemadhi te Sanco Pancos !

  18. Erdogan says:

    Po te shkosh ne nje institucion te te cmendurve zoti Mero do degjosh qe njeri i thote tjetrit “ti je i cmendur”.
    Keshtu edhe puna tuaj o Mero.
    Ka me qesharak se te jesh Epirote sipas edhe Marin Barlettit,te kesh nje “Hero” Epirote dhe te thuash qe Vorio Epiri “nuk egzistone”?
    Ka popull me qesharak kur nga nje ane egzistone Beselidhja Greke Orthodhokse e Ilisus (sot Lezhe) dhe shumica e ketij popola jo vetem lane Besen e Kastriotit,u dekoruan per atdhedashurine e tyre per Sulltanin me titujt Vezire,Pasha,Bej,Aga Hoxhallare,Dervishe.

  19. Po po po.. says:

    Budalla mbete… ja shofsh me mavri sic ja ke shuar ti dhe gjithe ajo “beselidhja” ortodokse e fantazise tende,, do kete pasur probleme shume mamaja jote me ty

  20. Aliu nga Selenic says:

    ILIR META KERKON TE VEJE KASHT MBI FLORI.
    HEROIT KAN TITULLIM ME TE LARTE NUK KA DHE SMUNDE TE KET DEKORAT ME TE LARTE SE HERO.
    DEKOLATA E TYRE ESHTE NJE MEDAJLE E NDERTUAR ME FLORI.
    ILIRI KERKON TUA MARRE EDHE ATO PAK GRAM FLORI QE KEN HEROIT DHE T`JU JAPE KASHTE NE VENDE TE FLORIRIT
    PRANDAJ I BEJM THIRRJE MOS U MUNDO KOTE TE VESH KASHTE MBI FLORI SE KJO NGREHIN E HEROJVE ESHE E MBULUAR ME FLORI DHE NUK PRANOHET KASHTA.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje