Përse Lulzim Basha ka mbetur pa aleatë në betejën për të shkuarën e tij

19 Nëntor 2020, 20:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha duket se ka mbetur i vetëm në betejën që i ka hapur mazhoranca dhe dëshmitarë të luftës në Kosovë, rreth rolit të panjohur të tij në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Debati që nisi pas arrestimit të krerëve politikë të UÇK-së nga Gjykata Speciale është thelluar me fakte të cilat kanë prodhuar një debat të fortë mbi të shkuarën e Lulzim Bashës, për shkak të përgjigjeve të tij të pasigurta për atë periudhë.

I vetmi që i ka dalë zot deri tani është Sali Berisha. Por ai më shumë se sa me fjalë, i ka dalë zot qëndrimit të PD ndaj gjykimit të krerëve politikë të UÇK-së, duke deklaruar se ata janë fajtorë për krime politike dhe nëse do të ishte për të, Hashim Thaçin e Edi Ramën mund t’i varte në mes të Tiranës.

Qëndrimi i Berishës, i cili godet politikisht krerët e UÇK-së, në të vërtetë është mbrojtja më e mirë për Lulzim Bashën, pasi dhe nëse del që Basha ka raportuar kundër tyre, Berisha ka marrë masat të thotë se ata dihet që janë fajtorë.

Vetë Basha nuk guxon të mbajë këtë qëndrim, por vesh një bluzë të këshilltarit te tij që ka marre hua nga Hashim Thaçi, dhe është bërë pjesë e fushatës mbështetëse për krerët e UÇK-së, nën moton “Liria ka emër”. Kjo ka zhvlerësuar dhe mbrojtjen që i ka përgatitur politikisht Berisha.

Të tjerët nuk kanë reaguar. Ilir Meta, i cili së fundmi ka një rritje të dozës patriotike në fjalorin e tij, nuk i ka dalë zot. Jo aq se i prishet biografia nga “tradhtitë” e Bashës, por me sa duket po përpiqet të hakmerret ndaj tij, që e ka pas lënë vetëm në betejat kundër Ramës. Tani për t’ia kujtuar këtë, po i këndon këngën “Fol Luli fol”, me tekst të Nikollës.

As Kryemadhi nuk është se ka bërë ndonjë përpjekje për ta shpëtuar nga ky debat. Dhe këtu nuk besoj se ka lidhje miqësia e tyre me Haradinajn, të cilit Basha i ka pas përgatitur dosjen. Për këtë më lehtë i del në mbrojtje Haradinaj, se sa Meta.

Ky i fundit, duket që dëshiron ta vërë në provë para Ramës dhe ta përdorë këtë sulm ndaj tij, për ta “nxehur” Bashën që të hidhet në aksione radikale. Se ndryshe nga të tjerët, madje ndryshe edhe nga Basha, Meta nuk po thotë injoroje këtë sulm, por përgjigju. Dhe kjo është si ta shtysh njeriun drejt greminës, kur është një hap larg saj.

Aleatët e tjerë të Bashës ndërkohë nuk është se e kuptojnë dhe shume këtë punën e Kosovës, ndaj dhe nuk flasin.

Tani Lulzim Basha ka mbetur vetëm në këtë betejë. Mbrojtjen e Berishës e ka zhvlerësuar, pasi nuk ka të njëjtin qëndrim me të. Ilir Meta dhe LSI nuk po i dalin në krah, se duan ta trimërojnë të bëjë betejë vetë për këtë histori. Aleatët e tjerë e kanë mendjen mos i tradhton tek listat për deputetë, që t’ia falin “tradhtinë” ndaj UÇK-së.

I mbetur vetëm në këtë betejë, Lulzim Basha ka zgjedhur një strategji që nuk bind askënd. Arsyeja është se ai nuk jep asnjë përgjigje për të shkuarën e tij dhe as për të tashmen. Ai kërkon aleatë vetëm për të ardhmen e tij. Ndaj ka mbetur vetëm.

18 komente në “Përse Lulzim Basha ka mbetur pa aleatë në betejën për të shkuarën e tij”

  1. Ladi says:

    Nje bajge qe vjen ere kaq eshte ai

  2. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Ilir hajduti me nexhmijen e tij monika,nuk e mbrojne dhe po ferkojne duart dhe shpresojne qe te fundoset pd me lulin dhe te dalin keta batakcinjt mbi uje….
    Dhe sulm i sotem me nikoll lehesin kete qellim ka…
    Lehesi i thote dil edhe vritu(kjo do ishte fitorja alendes ilir),por lehesi harron qe ne pushtet nuk eshte sali krimineli qe te djeg redaksine apo te vret ne bulevard dhe te thote horri bulevardit…

  3. SHQIPE-FREE says:

    Pershendes mero Baze…Mire i ke thene…Po Qeveria, pra POZITA Do te Mjaftohet duke bere “Hajgare” me Bemat e Lulezim Bashes, apo do te na Tregoj se eshte “PAtriote”????????
    Po per kete Problem presim edhe REAGIMIN E Partive te Reja..si p.sh C´thote Zonja Hajdari??Apo Astrit Patozi??Na u zhduken??
    @@Nese duam te kemi nje Qeveri qe shikone Intersat e Shqipetareve dhe Kombit Shqipetare TANI ESHTE RASTI MADHORE QE TE NA E PROVOJNE..a do te Ndeshkohet Basha??Apo vetem Show Mediatike…dhe jo vetem::::::::::::::::::::::??????????????????????????

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ok te ndihmojme pak Zhelefinen.. Moj Jozefine, e do Bashen jashte partise tende apo jo?!?! Ajo eshte partia jote teknikisht, mi thuaj Lulkes te shpjegohet pak per kete rast qe do ishte fatal politik Kombetar.. Ti e di shume mire se ke qene zyrtare dhe e di qe pa te kaluar te paster, spunon dot per administraten e jo me te behesh kryeminister.. Hajt me te mira…

  4. BASHA, PERSONI I GABUAR NË KRYE TË OPOZITËS .FATKEQËSIA JONË .☹️ says:

    Unë kuptoj një gjë që, opozita duhet të mendoj seriozisht dhe sa më shpejt për lider të ri .
    Basha s’mund të përballet me Ramën,Basha s’mund të jet pretendent për kryeministër, me Bashën opozita është e humbur .

  5. DO TË NA E FALI KOSOVA KËTË ?!?PO NDËRGJEGJA E KOMBIT?!? says:

    LEFTER LEFTERI I PD-së, na turpëroi të gjithëve .☹️

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ku e lamë muhabetin?
    Te Lulja me këm përpjetë
    të tërë to bëjnë adetin
    ashtu siç e dinë vetë.
    .
    Me të tëra, ç’pamë, dëgjuam
    na të gjithë u trubulluam
    Lulëzimja rri si pulë
    se ka mizën nën kësulë.
    .
    Krietari i kumanduar
    që e gjeti udhën shtruar
    që fitoi pa u garuar
    sot ka humur pa filluar!
    .
    Mpron binanë Sali qëni
    po vu re që Lulja humi
    do bëj zananë drekngrëni
    Lules i fut koqe plumi.
    .
    Lulja koqja e gomarit
    sos të tjerat, qën i lekut
    që ha bukën e shqiptarit
    edhe bën duvanë e grekut.
    .
    Tua thom edhe më çkoqur
    më lini që tu shpegoj
    mos kujtoni se kam lojtur
    po më thoni në kaboj.
    .
    Kam ca pula shum të mira
    nga Hollënda mi kan prurë
    hanë ç’a gjëjën përpara
    po çukisën edhe gurë.
    .
    Bënen gati për të pjellë
    (ç’a tu bëj dhe unë i ziu)
    në furrik bëjn koqe venë
    por ca shkojnë na Asqeriu.
    .
    Se u kam kaposh të mirë
    është i pari në tër fshatin
    mo ma mirrni kot për murrje
    por sa gjishti ka të gjatin.
    .
    U vërsulet me vërvimë
    një na një i zë të tëra
    ato të çkretat e dinë
    kur pjellën ça u heq vërra.
    .
    Do thoni, po bën roje?
    As për ve s’i kontrolloj
    po kur rriten zogjt e tija
    me të mitë janë njëlloj.
    .
    Mua më çkrehet kaposhi
    klloçkave u çqyhet vërra
    (njëlloj si Lulzim kokboshi)
    koqevetë i ha Vërvëra.
    .
    Kesh dhe më për të tëftuar
    ua thom nesër pobtë doni
    baterinë s’kam karikuar
    e mu çkreh dhe telofoni.

  7. Xhezua, që mos qofsha☹️ says:

    Gabim Mero !Basha ka në krahë ose më mirë Bashën përpiqet ta mbaj në krahë ( që të mos mbytet), Gjakmarkaj .
    Po , a di not Gjakmarkaj ?!?Se di .Buzë detit ka lindur ai?
    Mbase ka mësuar në legen .Ai edhe në legen hyn, veç Ramën ta shoh duke u kolovitur nga era në ndonjë degë peme..
    Po shiko, se mu kujtua di not ai ,di .E ka mësuar Bërisha të llaçkavitet .Tani do të pyesësh ti , a do ta shpëtojë dot Gjakmarkaj nga mbytja Bashën?? Çtë them ?! I mbyturi të mbyt .Po kamë besim tek Gjakmarkaj .Ai po na kërkon që ti japim një mundësi Bashës se të tjerët i kemi provuar .
    TANI …, PASI BASHA DHJEU MINISTRINË, BASHKINË DHE PARTINË, JA JAPIM TA DHJESI EDHE QEVERINË ?!?!?

  8. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,ke gjetur orar te keq per editorialet e tu.
    Na ben merak para se te fleme gjume,
    se duam ne s’duam ne Lulezimen e kemi kryetare te opozites.
    Ka ngelur pa mbeshtetje thua ti dhe mire e ke,
    poo ca behet me gjithe ata demo-kar-te qe hidhnin molotov
    e ndiznin zjarre neper rrugete Tiranes ?
    Le ta marin ne mbrojtje,le ta mari Sahiti,ta fusi ne dollap.
    Aty si vete mendja njeriu,sa te kalojne keto debate,
    e mori,se mori kaseten.
    Kush fjalen e Lules ne dyshim ve,ai eshte tradhetare.
    Doktor Mortja,po,bravo i qofte,nuk e la Lulen ne balte.
    Jo vetem kaq,poooor arriti te diagnostikoi Milaim Bellanicen
    nga ekrani i televizionit,sigurisht edhe me ndihmen
    e Eni Vasiliqise dhe te anal-isteve te pranishem,
    qe e bene te ziun Melazim per uje te ftohte.
    Diagnoza e tije do te ishte objektive,n.q.s. do behej fjale per vete Doktor Mortjen
    Ajo qe mua si perfaqesues i Aleances per mbrojtjen e tallashit
    me intereson eshte ,se ti na vure edhe ne ne siklet.
    Ne kemi neneshkruar disa marreveshje me Lulen e Bashajve
    dhe kemi detyrimin moral,ta mbrojme ate.
    Mero djali,na hape pune.
    Do zoti del per mire kjo pune,se Lulen e dum forte.
    Nuk po i mbaj dot lotet.?
    Jemi te dtyruar te shesim tallashin qe poe ruajme si syte e ballit,
    per te siguruar leke per avokatin.??

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mar shkas nga sulmi tinezar i Gurit te zi,
    ose Zigurit,adresuar mikut tim Gopistit,
    per te shprehur indinjaten
    si dhe solidaritetin tim,per nje talent,
    te cilit forca raksionare po mundohen ti mbyllin gojen.
    Joooo,Gopist te lutem mos u dorezo.
    Kerkoj faje per prononncimin e vonuar,poor jam ne pune
    dhe nuk kam shume kohe ne dispozicion.
    Te lutem vazhdo programin tend.
    Me respekt:
    Aleanca per mbrojtjen e tallashit.?

  10. Permetari says:

    Ndonje fjale per fshehjen e vdekjeve me Covid nga qeveria a ke Mero? A e pe Ramen si iu mor goja, kur e pyeti kolegu yt? Dhe se fundmi i bere gati leket e bursave te ekselences, se do ti kthesh te gjitha deri ne centin e fundit Tik-tak, tik-tak, koha po te skadon Mero!

  11. 20 nendor = festa e lulit per sokolin says:

    Mund te jete hera e 100-te qe analisti Baze pasi ka bere cope cope Berishin Sali apo Bashin Lul duke I paraqitur si te vetmuar apo te mjere ne prag vetevrasje ..ata me “magji dixhitale” kalojne fortunat ne gote te ujit te Meros dhe tallin trapin neper studio bordello& pasarela te mediave te Tiranes.
    .
    Per nje llogjike normale duke krahesuar krimet e juntes berishiste & lulbashiste ne Shqiperi me keto kasetat e Lulit kur punonte ne UNMIK jane miljona here me te medha..
    .
    Kush eshte ajo dore tinzare qe po ben kaq shume zhurme per KILOGRAME GABIME TE SA-LULIT ( te paverifikueshme) ne Kosove me TONELATAT E KRIMEVE T TE TYRE NE SHQIPERI ( 21 janari-gerdeci-1997..1998..otranto—furnizmi I millosheviqitme nafte..shitja e detit ..varrezat e grekut ne V.E etj..
    .
    Pra pse miqte tane nderkombetare euro-amerikane qe jo vetem jane krijues te monstrave Sal & Lul jo vetem po I mbrojne me cdo kusht por me sa shohim po perseritet 2005 dhe kjo do ishte me e renda se pushtimi turk ne shekullin e 15 ku amerikanet po bejne “gabimet” e turqve pas vdekjes Gjergj Kastriotit
    .
    Komenshkruesi te pakten qe ne votimet e 8 majit 2011 ben fajtor politiken e gabuar te euroatllantikesve ne Shqiperi ku ai popull u pre ne bese duke vjedhur votimet e atij viti dhe Basha “gjynafqari I Meros” u kurorzua kryetar Bashkie nga Arvizu…Hysni Milloshi dhe hallatet e prera te Rames.
    .
    E fundit per Meron:
    Nese nuk e ke kuptuar qe Belul Basha eshte nje”guri I zi shahu” I zgjedhur nga sherbime inteligjente & gjeo-strategjike mike qe po bejne keto sherrnaje mediatike me kaseta per te mbuluar krimet reale te tyre..ose ke problem me intelektin ose je pjese e lojes tyre..
    .
    Pushtimi I kalase Tiranes nga Belul Basha ne maj 2011 me ndihmen e Arvizuse dhe Milloshit kur akoma nuk ishte thare gjaku I viktimave..TREGON SE ky monster yll ne ngjitje nuk ka kala qe nuk merr..se ka kalane e Atllantikut me vehte si fanar ndricues..me lobet e tyre ne USA-BE

  12. Korçari says:

    O i zoti temes po vdiq prifi i serbise more djale si nuk e ngushellove ramen se eshte djale shpie ne serbi kete nuk do ta fali sa per lulushin e sali qenin e ilir mutin ka 8 vjet qe i mban me se miri se eshte si ata kete e moren vesh dhe guret

  13. Asd says:

    Ka edhe nje te vertete qe nuk e permend Mero; Rama nuk po e “demaskon” Bashen per patriotizem, por po luan me kete sentiment per avantazh ne zgjedhje. Jane te dy shume te ngjashem si ne forme edhe ne ere ne m… Asgje e mire nuk do te vije ne qeverisjen e shqiptareve, kushdo qe te fitoje.

  14. 001 says:

    Tani kur likja donte shoke sepse i iku truri nga akuzat akuzat e rames , luli iku nga syte kembet e la vetem.
    Mirepo likja eshte like nuk harron.
    Darka dhe dreka me rambon ( ramizin) tek gjiri lalzit passportat lume ne drejtim te kosoves dhe ja nuk vonojne akuzat nga Kosova me bresheri .
    Rastesi?
    Eshte lufte brenda opozites per vendin e dyte ne zgjedhjet e ardhshme, megjithese akuzat drejt lulqimit Jane te verteta.
    Lulqimi eshte mashtues tradhtar besprere matrapaz Pederast etc
    Nuk duhet te Jete ne menyre absolute ne drejtim te PD

  15. permetari dixhital says:

    PER KOMENTUESIN “PERMETARI” DIXHITAL
    .
    Ne nje fare menyre ke te drejte se dhe mund te jen fshehur statistika nga korona-virusi ku nga kjo epidemi eshte gjunjezuar bota..dhe ju kerkoni qe Rama te behet JASHTOKSOR
    .
    Por Mero dhe Rama kurre nuk kane thene qe viktimat e 1997..gerdecit otrantos 21 janarit ect si rezultat I terrorit nazi-biberishist kane prapavije berishistet dhe lulbashistet ne USA BE.
    Marrim Saliun Amerikes qe eshte drejtor Elezi I Voa-s

    Perse shteti amerikan..shteti shqiptar dhe shtypi i shkruar nuk marrin ne shqyrtim kete deklarate qe eshte akuza me e forte qe pas luftes 2 boterore..
    .
    Pra behet fjale per Izet Haxhine qe akuzon hapur dhe me fakte per lidhjet e UDB ( kuptohet dhe seksioni Cia-s per Ballkanin) me dy tropojanet Elez Biberaj dhe Sali Berisha qe i kane bere atij kombi deme me shume se vete serbi te na kishte pushtuar

    ..
    AKUZA E IZET HAXHISE PER BIBERAJ & BERISHAJN SI KONTIGJENT TE UDB
    .

    . Kur te deklasifikohen dokumentat e mevonshme te CİA per agjenturen serbe ne Shqiperi, te jeni te sigurte se mbi 90 perqind e te arratisurve politike qe kaluan nga Jugosllavia, qendruan aty, dhe me vone u shperndane ne vende te ndryshme te botes, ishin bashkepunetore te UDB s.erbe.
    &
    Edhe ne fillimet e demokracise, shumica e atyre qe na u serviren ne krye te partive politike, ishin agjente te dyfishte te Sigurimit te shtetit te klanit pro serbe dhe UDB serbe.
    &
    Keta persona u seviren edhe nga CIA ne te cilen dominonin klanet proserbe me ne krye Dejvid Philips dhe Kristofor Hill.
    &

    Edhe zgjedhja e amasadorit te pare Amerikan te Rajersonit qe vinte nga Beogradi ishte ne funksion te kesaj agjenture. Lidhjet farefisnore te Sali Berishes me Elez Biberaj nje pinjoll i nje familje qe kishte qendruar me vite ne Mal te Zi pas arratisjes, ishte perpunuar dhe derguar ne Amerike, ben qe i zgjedhuri i agjentures serbe ne krye te PD-s te ishte Berisha.
    &
    Pastaj futja nen kthetrat e agjentures serbe te PD-se ishte aq e dukshme dhe pranishme, sa po te mos ishe pjese e kesaj agjenture apo te mos kishe mbeshtetjen e saj, kurre nuk mund te beje karriere ne PD.
    .E PERSERIS
    Perse shteti amerikan..shteti shqiptar dhe shtypi i shkruar nuk marrin ne shqyrtim kete deklarate qe eshte akuza me e forte per antishqiptare qe pas luftes 2 boterore..

  16. D... says:

    Per fat te keq, plotesisht e vertete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje