Të njohësh Kosovën në Shqipëri përmes Lulzim Bashës dhe hallit të tij 

17 Nëntor 2020, 19:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edhe këtë herë Kosova është rikthyer në Shqipëri, vetëm si problem i brendshëm i Shqipërisë. Kurrë si problem i Kosovës.

Këtë radhë është rikthyer prej Lulzim Bashës. Arrestimi i udhëheqjes politike të UÇK-së dhe çuarja e tyre para Gjykatës Speciale, ka hapur një debat të nxehtë politik në Shqipëri, për rolin e Lulzim Bashës dhe disa shqiptarëve të tjerë, pjesëtarë të UNMIK, në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe përgjegjësia politike e tyre.

Fillimisht kam një thirrje për disa prej kolegëve të mi, që kuptojnë çfarë ka ndodhur, që të kenë mëshirë për ata që jetojnë në Kosovë, kur ju dëgjojnë.

Ata e dinë çfarë ka ndodhur në Krushë të Madhe dhe në gjithë Kosovën. E dinë prej vitit 1999 dhe nuk presin ta mësojnë në vitin 2020, kur po e mësojnë në Tiranë.

Ata e dinë kush ishte UÇK, njohin lavdinë dhe problemet e saj, njohin heroizmin në luftë dhe vandalizmin e disa komandantëve në paqe, njohin fuqinë që i dha betejës për çlirim dhe pasigurinë që krijonin vrasjet politike.

Nuk e njohin prej Lulzim Bashës. E njohin se e kanë jetuar, e kanë votuar, e kanë përqafuar me lotë gëzimi dhe janë përballë me të mirat dhe të këqijat e saj.

Të njohësh Kosovën në Shqipëri, përmes Lulzim Bashës dhe hallit të tij, është fyerje për Kosovën.

Të gjithë pjesëmarrësit në këto debate, ata që sulmojnë Lulzim Bashën, dhe ata që e mbrojnë atë, nuk kanë asnjë koordinatë historike, as politike dhe as faktografike, por kanë fakte dhe dëshmi rastësore, që e vënë Lulzim Bashën në pozitë të vështirë, se është kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri por mbi të gjitha, një njeri i pavërtetë.

Lulzim Basha e ka të shkruar në biografinë e tij në faqen zyrtare të PD-së, se nga viti 1999 ka punuar si faktëmbledhës pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ish- Jugosllavinë dhe nga vitit 2002 në UNMIK si ndihmës ligjor, po për hetimet e krimeve të luftës.

Nuk ka nevojë ta detyrojmë ta thotë publikisht këtë, se e ka të shkruar vetë. Turpi i Lulzim Bashës është që nuk përfaqëson dot Partinë Demokratike në këtë debat, por është strukur i kompleksuar dhe nxjerr një tufë idiotësh të mbrojnë punët e tij të djeshme, duke fyer dhe të djeshmen e PD.

Sot del Edi Paloka dhe i qan hallin UÇK-së se po e fyen Edi Rama, pastaj del Lulzim Basha dhe përfshihet në fushatën e UÇK-së, “Liria ka emër”, herë lavdëron Albin Kurtin e herë Isa Mustafën, herë mburret që ka votuar rezolutën në Strasburg për raportin e Dick Marty-t, e herë thotë që ato ishin shpifje të Serbisë.

Lulzim Basha nuk ka qëndrim politik për aktin e Gjykatës së Hagës, siç ka Edi Rama apo Sali Berisha, njëri kundër e tjetri pro. Ai përpiqet t’i iki qëndrimit politik, sikur të jetë kryetar i Gjykatës së Hagës, dhe jo kryetar i PD-së në Shqipëri.

Gjithë problemi që ka Lulzim Basha dhe që po prodhon kaq zhurmë në Shqipëri, nuk është Edi Rama dhe as provokimi  i këtij debati nga media, por fakti që Lulzim Basha është tipi i politikanit, që opinioni publik nuk e beson çfarë thotë.

Ai po degradohet në këtë debat, pasi nuk mbron dot as historinë e vet, as historinë e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike, kur ai ka qenë emigrant dikur, ka pasur qëndrime të qarta kundër UÇK-së dhe vrasjeve politike në Kosovë. Berisha ka bërë dosjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit, dhe e ka bërë publike.

Vetë Basha dhe ekipi  i shqiptarëve të UNMIK, kryesisht të familjes së Berishës, kanë punuar në këtë frymë dhe në UNMIK.

Problemi është a ke gjunjë të mbrosh partinë që përfaqëson dhe të kaluarën tënde a jo? Kaq vlen ky debat. Pjesa tjetër është marketing politik.

Berisha po i qëndron të shkuarës së tij pa asnjë kompleks, edhe pse e di që nuk është moment popullor.  Nëse je kundër asaj që ka bërë PD dhe Berisha, mund ta reformosh atë qëndrim dhe ta pranosh si gabim.

Lulzim Basha e ka humbur këtë betejë, pasi ai do të jetë pak si UÇK, pak si Albin Kurti, pak si Isa Mustafa, pak si Sali Berisha, pak si Ilir Meta, që nga UÇK njeh hero vetëm vëllain e Ramushit, dhe pak si Edi Rama me slloganin “Liria ka emër”.

Dhe përfundimi është që, përveçse është bërë copë nga kjo histori, ka fyer rëndë dhe Kosovën në sytë e opinionit publik, nga nxitja e debateve qesharake në studio, nga çudia që shpreh zonja Eni, që në Kosovë ka pas krime lufte, nga lehtësia me të cilën Fevziu e shpjegon historinë e UÇK-së, si histori që ka nisur kur ai ka takuar Hashimin etj.

Pra Lulzim Basha, përveçse është telendisur për vete, po telendis dhe Shqipërinë në sytë e Kosovës, pasi po u tregojmë atyre që na shikojnë e lexojnë andej, se sa pak i njohim, sa pak dimë për krimet në Kosovë, dhe sa lehtë bëjmë zhurmë për gjëra që atyre u vjen për të qeshur.

Njësoj si ata kur flasin për Enver Hoxhën apo “rebelët” e ’97, që në vend që të të shkaktojnë mornica, të shkaktojnë të qeshura.

26 komente në “Të njohësh Kosovën në Shqipëri përmes Lulzim Bashës dhe hallit të tij ”

  1. Demokrati i Poshteruar nga Tradhetari Basha says:

    i Nderuar Mero Baze..RESPEKT PER SHKRIMIN ARTIKULLL…Personalishte nuk ka Asgje me Lulezim Bashen…por ajo qe do te Shtoja eshte:Luezim Basha nese ka Bythe:LE TE JEPE DOREHEQJEN NGA TE GJITHA Funksjonet Partiake..dhe le te KERKOJ NJE HETIM TE PAVARUR Per Veprimtarin e tije si ne Kosove dhe Shqiperi .. dhe te Mos Fshihet me Deklarata Qarramanesh..Jo Ekonomioa..dhe jo po Vdesin Njerez nga Pandemia..Basha…ka “Vrare”..dhe e dime se sa Keardhje Ndjene per te Vdekurit nga Pandemia..
    Pra Nese Lulezim Basha nuk eshte i UDB-se,,,nese nuk ka Punuar per Interesa te UDB-.se LE TE NA E FAKTOJ..dhe le ta Filloj me DOREHEQJE…se paku Kreret e UCK.se Paten Guzimin Burrerin dhe Kurajon..Dhane Doreheqjen dhe shkuan ne Hage si Qytetare te Theshte..DEGJOJME Zullumrat e Bashes..na nxjerre “Qene” rrugesh si Salinji-Babale, Paloka qe te “Kujisin”..per Llogari te tije..KJO NUK ESHTE BESUESE PER NE Miletin Shqipetare..
    Mero:ne cilin Vende te Botes ke pare qe SPIUNI te thote jame “Spiun”???????????Vetem Druri te bene te tille..dhe jo vetem kaq…por ti Vjellesh te gjitha….VETEM DRURI E BENE lulezim Bashen te Tregoj per SPIUNLLEQET E TIJE…lol

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Të ndrejtë e ke o Mero
      kur na flet për telendarët
      se nuk respektojnë të gjallët
      dhe po tallen me të vrarët.
      .
      Nuk harronen amanetet
      dhe nuk bënet ujë gjaku
      e kupton Lule shepraku
      që po i shtrëngonet laku.
      .
      Na Luleja, që të njihemi
      Kosovarët nuk po presën
      që kur lemë të një gjaku
      njëri tjatrit i dhamë Besën.
      .
      U nuk thom i vura vulën
      se jam një në dhjetë miljon
      po dëgjomëni se ç’kesha
      ç’më nodhi me një gjiton.
      .
      U kumisa herët prëmë
      pak pa qef e pa oreks
      kur në xham, dritë e hënës
      bënet blu e kuq, e feks.
      .
      Dolla vrap në penxhere
      kur ç’të shoh, shoh pulicinë
      jeshën veshur me të rëna
      e për xerku Asqerinë.
      .
      U thom, daleni të flasëm
      marrëm vesh se ç’a ka ngjarë
      më thonë rri, shih punën tëne
      dhe e hoqën të zinë xarrë.
      .
      Hodha qyrkun mi pizhama
      edhe dolla në oborr
      pieta një pulic të fisëm
      që kish ardhur me motorr.
      .
      Më llafosi fare çkurt
      më tha ka mjellur hashash
      do t’a plasëm ne në burk
      se ka bërë dhe grupazh.
      .
      E ç’tu thom unë më tepër
      ajo dhjozma bojë njeriu
      s’ishte dhjozmë, por ashash
      na kish mjellë Asqeriu.
      .
      Nuk rrij urtë as Asqeriu
      i thosh pulicit, Lyrash
      nuk e njojta ç’a kam mjellë
      s’e dija qenkësh ashash.
      .
      Ju zagarë të Edi Ramës
      e di ai ju ka sjellë
      nuk shikoni oligarkët
      po ruani ç’a kam mjellë.
      .
      Nuk ësh kohë për arrestime
      se na çkrehu dhe kjo flamë
      u jam zetorist i çquar
      nuk më njihni se kush jamë?!
      .
      E mërtheu një gjatahul
      dukej që ish na Veriu
      dhe ja hoqi me pëllëmë
      u shushat dhe Asqeriu.
      .
      Or ti shoç a hin n’makin
      i thosh miku na Veriu
      tek i bënin sitë xixa
      u vuvos dhe Asqeriu.
      .
      Më vjen keq për derëzinë
      se e kam bashkëfshatar
      po në burk un’ do i vete
      t’i çoj një baqet cingar.

      Nashti do dal te problemi
      aty ku kam hallin unë
      pse Kaçon me dorë s’e prekën
      Asqeriut i vunë drunë?
      .
      Asqeriu êshtë në burk
      Kaçua në shtëpi rehat
      tre mijë lek, unë i paguaj
      boll t’a shoh atë në fshat.

      P.S.
      Të më falë Alleanca
      se desh e morra më qaf
      po do bëjëm biznes tjatër
      do e shohëm, do gjëjm llaf.
      .
      Rënsi ka të jemi mirë
      dhe t’a hamë Gëzuar Vitin
      me të ngrënë e me të pirë
      të mo e qasëm Kovidin.

      1. #Gopisti i N says:


        Tersi thonë që sjeĺl ters
        mo u lodhni, s’kini ç’bëni
        sos që mu rrah Asqeriu
        por po rrihet dhe gjermëni.
        .
        Kështu nodh kur dollibash
        vë çifut e jo shehlerë
        që ha qurrat në si të Botës
        kruan topet, e u merr erë!

        1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

          Gjermeni u rrah dhe mire ti benet,
          se po na hapej bythesh,
          coc ishte.
          Pastaj Gopist vellai qurret nuk duhen cuar dem.??
          PS.Me ngeli menja tere natene e nates te
          i ziu Asqeri,po sos u be qameti a derezi se mbolli Asqeriu
          ca rrenje dhjozme,
          mileti u bene millonere,ja llorde fare,
          e nuk dhjaset njeri.??

      2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

        Asqeri ziu thoj, ce gjeti.
        Po dhe keta djelmuria sote,
        nuk e dine c’xetorist i c’quar ka qene ai,
        se qeni qepen te haje ,s’do e keshen prekur me dore po te keshen njohur.??

        1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


          @Alleanca
          .
          Ashtu tu lumtë
          O Njeri
          të më rruaç
          s’më mba mëri!

  2. MOS E DHËNTË ZOTI !!!?? says:

    LULUSHI KRYEMINISTËR?!?!?!?!

  3. Bashkohem me Zigur Qarrin, koqe kandarin ? says:

    Sa herë shkruhet për Lulush-Lepurushin, mendja më shkon tek Gjakmarkaj .Përpiqet i shkreti,mundohet e stërmundohet të na e mbush mendjen ti japim një mundësi Lepurushit , se të tjerët i i kemi provuar .
    Si thoni re vëllezër ?
    I kemi dhënë me radhë ministrinë , bashkinë, partinë ja japim nji herë edhe qeverinë që ta bëj MUT ?!?!?!

  4. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,si gjithmone preciz,sikur artikiullin e mesiperm,
    me bisturine kirurgut,shkruar ta kishe!!!
    Poooor,ky artikull do te kishte kuptim
    n.q.s. do te behej fjale per nje dykembesh normal.
    Lulezimja nuk hyne ne kete kategori.
    Pike.Pike dhe pike prape.
    E vetmja gje qe atij i intereson,ne te vertete nuk eshte pushteti,
    se ai s’ka bythe per ate,ajo qe atij i intereson jane parate.
    Ai e di fort mire,qe nuk ka te ardhme politike,
    ai bile nuk eshte i interesuar ne nje te tille.
    Ai pret vetem diten kur perbindeshi qe e katapultoi ne
    majen e Bandes se tije tribalo-fashiste ta heqi qe aty,
    ndoshta dhe “aksidentalisht”,por flasim per rastin n.q.s.
    ai arrin te dali i gjalle nga ajo valle dhe te zhduket me nje identitet tjeter
    diku andej nga Oqeani Paqesor,me ndonje ishull
    dhe te kenaqet me ato,qe ka grabitur.
    Poooor,po flasim ne menyren lidhore,n.q.s. del gjalle nga kjo valle.?
    Ndoshta ,per te kaluar kohen mund te meret edhe bujqesi apo blegtori,
    jam i bindur qe n.q.s. do te kete nevoje per ndihme,
    Gopisti nuk do t’ja mohoje.???

  5. analisti says:

    Akoma nuk jeni të bindur mor njerëz se PD është një parti e udhëhequr nga agjenti sërbo – rus Sali Berisha të cilit i erdhi i katapultuar po nga agjentura sërbo-ruse agjenti më i ri Lulëzim Basha si lider i ardhshëm i PD-së?!
    Ça mereni me bastardin e ri Lulëzim Basha që nuk di si të gënjejë për të fshehur këmbët e agjentit të sërbo – rusëve?!
    Mos e votoni dhe lereni si mut!

    1. Tetovari says:

      Bravo shkurt e kjart, 1parti te re shqiptare e kty muti nji shkop nb…..ky basha pisi ma pis se sala.

  6. Trotski says:

    I Erdhi Fundi .Basha ishte Nje Projekt i Sali Berishes se Vuçidolit ne bashkepunim me Agjenturen Serbe..Saliu ka qene qysh ne fillim kundra UCK dhe i ka quajtur Rebele Luftetaret e UCK .Ai vazhdon dhe sot me kete Qendrim Antishqiptar.Lul SumKapuçi duhet te jape menjehere Doreheqjen dhe te largohet nga Politika.keshtu do ti beje nder Shqiperise dhe Demokrateve te vertete qe po ndjehen te Tradhetuar nga Ky Delenxhi i Porositur nga Sali Krimineli.

  7. Trotski says:

    I Erdhi Fundi .Basha ishte Nje Projekt i Sali Berishes se Vuçidolit ne bashkepunim me Agjenturen Serbe..Saliu ka qene qysh ne fillim kundra UCK dhe i ka quajtur Rebele Luftetaret e UCK .Ai vazhdon dhe sot me kete Qendrim Antishqiptar.Lul SumKapuçi duhet te jape menjehere Doreheqjen dhe te largohet nga Politika.keshtu do ti beje nder Shqiperise dhe Demokrateve te vertete qe po ndjehen te Tradhetuar nga Ky Delenxhi i Porositur nga Sali Krimineli.
    Po Cfare ke Mo Z.Moderator ???

  8. Zigur Qarri, që mos qofsha☹️ says:

    O LULUSH NA HËNKSH MUNË,
    NUK JE TI PËR KËTO PUNË.
    KE PLOTË PRONA KE SHUMË PARE,
    KE HOLLANDËN EKTRA FARE.
    MBLIDHE MENDJEN MERRJA VRAPIT,
    PO NUK IKE, DO TË KAPIN .
    S’DI TË THEM NË KE BËRË KRIME,
    NUK E DI A JANË GABIME,
    DI TË THEM E MBUSHE KUPËN,
    IK QERROHU !!!!! HAPE RRUGËN !!

    1. Tetovari says:

      ???te lumt. Tfl mir mbeç

  9. sopiqoti says:

    LULZIM BASHA ? Nje politikan “pisqoll”.Gjunah qe PD e ka krietar.

  10. Mal Cori says:

    Ne wikipedia lexohet se Lul Basha ka filluar pune per llogari te tribunalit te Hages per krimet e luftes ne ish Jugosllavi, ne vitin 1998.
    O Mero!
    1- Kur i beri studimet ky bosi? Deri ne vitin 2005 ky flinte ne hotelet e Prishtines me Argiten.
    Pra kishte ikur nga Holanda.
    2- Kush e orjentoi kaq shpejt kete cun te ri, atehere vetem 24 vjec te fillonte pune ne kete organizate.
    3 – Si ka mundesi qe ne kete organizate u punesuan vetem njerez te PD. Lul Basha, Erjon Isufi, motra e Erjonit, Jamserb Malltezi, Argita Berisha, me daja serb, dhe PD-iste te tjere.
    Kush ja rekomandoi UNMIK-ut keta persona, vetem nga PD, dhe kur? Kur ne pushtet ishte PS.
    Ore kaq e forte te kete qene kjo UDB-ja.
    O koja nonen shqipe…

  11. Demokrati i Poshteruar nga Tradhetari Basha says:

    @@Kur edhe Kosovaret qe te Sterviteshin ne Qeverine e Berishes, u Vendosen ne Elbasane….
    Kur u kthyen ne Kosove u ARRESTUAN TE GJITHE SERBET DININ GJITHCKA PER SECILIN AKOMA EFHE NUMRIN E ARMES QE KISHIN BERE Stervitje..
    Doni me per BERISHEN dhe Shtetin qe Ndertoj Berisha????????”Ndertoj” Thash..ja me Falni..SHKATERROJ Gjithcka….
    1-Me 1998-ten ne Parlamentin Serbe u be nje Pyetje Rreth nje Shume prej 37-Miljon Dollaresh qe ishte nje “Hapsire” ne Buxhetin e Shteti:DHE Miloshevici u Pergjegje:ato 37-Miljone KERKOJINI NE GJENDJEN AKTUALE TE SHQIPERISE….Doni me Per Berishen, Bashen dhe Larot e tyre???

  12. Mogerini . says:

    .a e di ti Mero djali sesa herë është përdorur fjala “nëpërmjet” në Kushtetutën e Shqipërisë?

    një rast është ky:

    Neni 2
    1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
    2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
    3. Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtarë, Republika e Shqipërisë mund të
    marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën
    e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

    latë nam “përmes” këtu e “përmes” atje

  13. 001 says:

    Si sdoli nje demokrat ketu tek editorialet dhe te mbronte lulqimin dhe Sali Pederastin ?
    Apo i censuron mesazhet merua , neqofte se i censuron do ti lutesha stafit te gazetes ti lejonte
    Pasi demokratet e vertete kane shansin me te mire te mesojne ku ka arrit PD (partia e Dobicave)

  14. Kapeshi says:

    O Mero, kam nje sygjerim.Punesoje Gopistin tek Tema si Arben Duka tek dita.Eshte talent.

  15. dardan says:

    HAGA DIGJET-KOSOVA KRIHET
    Ja se cfare problemi madhor kane kosovaret sot:
    KRYEARTIKULLI I GAZETES “BOTA SOT”: KUSH DO TE ZGJIDHET PRESIDENT
    “Pra, presidenti do të jetë i njërës parti në koalicion.
    Aktualisht janë katër emra që shihen në sfond si kandidatët më potencial:
    Isa Mustafa, Enver Hoxha (j), Vlora Çitaku dhe Ramush Haradinaj.

  16. Luan says:

    O Mero nuk te beson njeri. Ti dhe Ylli Rakipi ishit njerzit me besnike te Sales kur ai bente kerdine me vrasje e korrupsion ne shqiperi. Tani na bene ” opzitarin thekur”

  17. eli-tiv says:

    ..kur te gjithe…te gjithe merren me fjale …saliu me familjen i kane kopsitur dosjet ne Hage…e ne presim SPAK…???

  18. Halim says:

    Përgjigja më adekuate lidhur me “Bellanica” është: Tmerr, tmerr, tmerr! Fatkeqësi!
    MAJAT
    ……
    Medet,
    Çka panë
    NË MAJA
    Sytë tanë
    ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje