Katër vila në një thes me gënjeshtra

13 Nëntor 2020, 20:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën, sa i takon pasurisë. Jo në faktin që ai ka më shumë, apo më pak, por që Ilir Meta në raport me këtë, është më i hapur dhe më transparent. Ai nuk ka kompleks ta deklarojë vilën në Lalz apo shtëpinë në Tiranë. Dhe opinioni publik ja ka pranuar këtë status.

Lulzim Basha ka më shumë se ai, por përpiqet t’i mbajë ato fshehur nga sytë e opinionit publik. Ai është përballur dje me pyetjen e Sokol Ballës për dy vilat në kompleksin rezidencial në Farkë, ku banon së bashku me familjen e gruas, dhe dy vilat në “Vila Mare” në bregdet, në Hamallaj.

Në të katër vilat banon rregullisht. Në këto dy në Farkë, banon çdo ditë. Në ato dy në Hamallaj për fundjava dhe në verë.

Vilat në Farkë ka një vit që nuk i sqaron se si i ka marrë. Në fillim nuk pranonte që jetonte aty. Pasi ju botuan fotot, tha se ‘ika nga apartamenti se ma dëmtoi tërmeti’ i shtatorit të vitit të kaluar. Ka kaluar më shumë se një vit dhe apartamenti mund të rregullohej, edhe pse nuk është dëmtuar fare dhe nuk ka asnjë ekip që të merret me rregullimin e tij.

Tani thotë që ‘i kam marrë me qira dhe i kam deklaruar në tatime’. Duke qenë se ato janë të dhëna personale, ai e di që Tatimet nuk të japin informacion për këtë, dhe thjesht po fsheh të vërtetën për dy vilat në Farkë.

Por ai nuk fsheh dot më faktin që jeton aty, komshinjtë dhe jetën e përditshme atje.

Problemi që ai ka, është emri në të cilin ka blerë vilat dhe ka bërë sikur ja ka marrë me qira. Në këtë rast ai ka problem dhe me pronarin formal, dhe me kontratën formale të qirasë. Dhe kjo është arsyeja që nuk e bën publike.

Çfarë do t’i prishte punë një njeriu të bënte publike kontratën e qirasë së dy vilave në Farkë, nëse nuk do kishte komplekse nga pronari formal që ja ka marrë dhe nga çmimi formal që i ka vënë kontratës?

Janë këto dy arsyet që ai qëndron i vendosur, në mungesën e transparencës së dy vilave në të cilat banon.

Problemi i dytë janë vilat në “Vila Mare”, në Hamallaj, blerë tek një nga ata që ai e quan pa emër, “oligark”. Ka shitur një apartament tek “Laguna Blu” në Qerret dhe ka blerë po dy vila në “Vila Mare” në Hamallaj. Ka dhe foto aty me fëmijë. Madje dhe javën e fundit. As për këto nuk jep shpjegime. As që i ka marrë me qira, as që i ka blerë.

Tani për opinionin publik ka pak rëndësi se si Basha përpiqet të fshehë katër vila. Të gjithë janë të qartë, që ai në dy vitet e fundit në opozitë ka bërë katër vila, dy në bregdet dhe dy në Farkë.

Nëse do të tregonte faturat dhe ai ka aq lekë formale nga kunati që t’i tregojë, pasi është biznesmen që ka pasur fitime në qeverinë “Rama”, ai do ta kishte mbyllur këtë histori.

Duke gënjyer, duke bërë sikur i ka marrë me qira, duke fshehur qiradhënësin, ai vetëm sa  e mban gjallë këtë temë dhe e bën refren të përditshëm, duke ua ngulur në mendje shqiptarëve, që këto vila nuk i ka blerë me forcat e veta, me pazaret e veta dhe me ca para të vetat.

Në këtë pikë mund të mësojë nga Ilir Meta. Madje dhe nga Sali Berisha. I kanë vilat ngjitur me njëri- tjetrin në Lalëz dhe as e vrasin mendjen për këtë punë. Të paktën nuk gënjejnë si ky, që dikush ua ka dhënë, por nuk thotë as emër, as tregon faturë.

Meta thotë e kam blerë vetë, Saliu thotë ja ka blerë vajza… dhe ky mund të thotë mi ka blerë kunati. Por ky se bën këtë, duke u përpjekur më kot  të fusë katër vila në një thes me gënjeshtra. Kur e di fare mirë që ato e dëmtojnë më shumë duke i fshehur, se sa duke i treguar.

21 komente në “Katër vila në një thes me gënjeshtra”

  1. ⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️?? says:

    KUR DO TU VIJË FUNDI HAJDUTËRVE ?!?

    1. Gjakovari says:

      Deri sa t’jemi Shqiptar dhe veprojmë Shqiptarisht. Harrova, deri sa të dali një bir nëne dhe t’iu shkërdhei të parin dhe të mbramin, jo vetëm këtyre të apostrofuarve por të gjithë atyre që e meritojnë tek ju dhe tek ne.

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Më kujtonet fjalë e urtë
      Minareja s’hin në thes
      po ky sëmunja e butë
      të gënjejë e ka ves.
      .
      Kur punonte ysmetçi
      (qysh ja thonë karmarjer)
      vinte çimka nëpër tavlla
      dhe xgërdhihej si dylber.
      .
      E nimoi një i pasur
      e dërgoi në Hollan
      ku siç thonë gojë të liga
      bënin turpe nën jorgan.
      .
      Ai me bukë e majti
      ky rasati i hajdutit
      jo që nderin nuk ja ktheu
      po bërrylin i dha çifutit.
      .
      .
      .
      P.S.(Pirth se Lironeç)
      Nuk do pietur na tellallët
      nuk pierth as motëratorët
      i do vënë byzylyqet
      që t’a tredhën prekurorët.
      .
      P.P.S. (Pirth Pirth se Lironeç)
      Të bezdisa Mero xhani
      sa u bëra ebanos
      ika se kam nxehur qumësht
      dhe do zë një tas me kos.

      1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

        Gopist vellai ,zere me tenxhere,
        se nje tas nuk te del?

        1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


          @Alleanca
          .
          Më pëlqen në tas prej xhami
          se ashtu m’a ka dhe ënda
          me kapak dhe aq i math
          sa kokën e Lolos e nxë brëna.
          ?

  2. Lloji says:

    Ka punu DJ ne rugen e kombit dhe u pagu nja 220 mlj-€?

  3. Shefkiu says:

    Vërtetë, të mallëngjen ‘sinqeriteti’ i përzier edhe me pak ‘naivitet’, sesi Baze i kërkon të deklarohet për vilat Lulëzim Bashës. Dhe po ashtu, njeriu habitet si nuk çarmatoset Basha e të dorëzohet përballë ëmbëlsisë së kësaj kërkese! Të isha unë në vënd të Bashës do i dorëzoja në dorë të katër çelsat e vilave zotit Baze dhe do i kërkoja si shpërblim të bënte një reportazh për paisjet e brëndëshme të tyre. Jam thellësisht i bindur që populli, veçanërisht demokratët do të ishin të lumturuar kur të mernin vesh se ku jeton ‘kryeministri i ardhëshëm’. A nuk ka qënë dhe është lumturia më e madhe për këtë popull kur sheh drejtuesit e tij që jetojnë në vila dhe ndërrojnë sipas modës markën e makinave?

  4. i zhgenjyer nga kimengperveshura e rradhes says:

    Diku nga viti 1993 takohem ne Tirane me nje mik nga Fush-Kruja qe I kishte ardhur nje mysafir nga Kosova..Per kuriozitet miku Kosovar kerkoi te kalonim prane viles Enverit dhe pasi e pa tha:
    .
    Kam degjuar qe e shani Enverin per jet lluksoze por do ju vrase zoti se si puna viles Enverit kane pothuaj gjithe ato qe kane punaur ne Zvicerr..
    .
    Erdhi koha tani te shohim se ky bedeli Saliut duket “sheik nafte” para Enver Fukarait..Jo vetem kaq por miliona dollaret qe mori per vilen qe ja shemben ne Vlore ai blen dhe 4 vila te tjera
    .
    Luli le ti gezoje vilat por ai duhet te ishte prapa hekurave per 21 janarin qe kur deklaroi se I vrame kokpalaret sipas kornizave ligjore..
    .
    Si po shkojne punet nuk eshte cudi qe Rama Luli Lili dhe Kimetja te vendosin buqeta me lule ne kete pervjetor te 9-te te masakres se bulevardit..Thjeshte po jetojme ne mirakllen e demon-kracise me kete mikun e Kimetes qe dhe kur vret buzeqesh…
    .

  5. DEMOKRATI I FYER Nga Basha..Berisha-Babale. says:

    Fare Tjeshte:JA KA “DHURUAR” Fazllici…..pse jo-..DUKET ME E BESUESHME…

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,ne andej nga jugu kemi ca zakone te keqia.
    Nje nga ato eshte edhe djalit qe nuk eshte ne gjendje te vjedhi,
    nuk i japim nuse.?
    Nisur nga ky fakt,duhet pyetur Lulja,mos e ka bere nga halli,
    ose nga forca e zakonit?!
    Ose mund te jete kleptoman ?!
    Ja qe Lulja ka mundesi ti shpetoje drejtesise.
    Pastaj nuk duhet te harrojme,nje raport te doktori,
    dhe kalon afati likgjor,ai ja ka mare doren.??
    Te behemi pak me serioz:
    As qe mund te imagjinohej ky debat diku tjeter,ku ligji
    qendron mbi te gjithe.
    Poooor,mos te harrojme Albanistani ka ligjet e veta
    dhe nje nga ato,(natyrisht ligje te pashkruara) thote:
    Kryetari i opozites nuk duhet kritikuar,
    nuk duhet denuar dhe as nuk duhet pyetur.
    E pare nga ana morale ai justifikohet me ate qe
    jo vetem ai,poooor jane me mijera politikane,
    gjyqtare,prokurore,nepunes te shtetit,qe nuk mund ti justifikojne
    pasurite perrallore qe kane.
    Mirepo kjo nuk duhet perdorur si justifikim,ai eshte i detyruar,
    e perseris i dtyruar,ne radhe te pare nga ana ligjore,por jo vetem,
    te sqaroje burimin e te ardhurave.
    Te shpresojme qe me ngritjen dhe funksionimin e organeve te reja
    te drejtesise,SPAK dhe BKH,te paprekshmit te dalin para kadiut.
    Perndryshe te dh…fsha mu ne Reforme

  7. goliku says:

    OFL nuk merret me kapobandat e politikes por merret me vilat e atyre qe mund ti arestoi kur te doi.

  8. Red says:

    O gopist je i madh fare, ja vlen ta lexosh temen vetem per bejtet e tua. Respekt

  9. Arturi says:

    Po përderisa ai ka deklaruar publikisht që i ka me qera dhe ka hapur padi penale në gjykatë për ata që shpifin në lidhje me këtë (si për Lali Erin) atëherë përse nuk ju dashka besuar atij që po shkon në gjykatë për këtë punë (pra përgjigjet edhe vetë penalisht po gënjeu) por u dashka besuar ty Mero Baze, që në fund të fundit po bën aludime mbi dhënien me qera etj etj ?
    A ke një përgjigje për këtë ?
    Unë e kam një. Ti po përpiqesh si çdo herë të dezinformosh për arsye politike.

    1. Alleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      @Ar-turi.
      Te lutem ver nje K perpara A-se.
      Apo je vete Lulja qe shkruan me kete nikname ?

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Alleanca
        .
        Me një K përpara Asë
        vetëm sa e shkrythe
        e do dhe një K të madh
        këtë herë mbas bythe!

  10. Beni says:

    Luli sa eshte ora ????

  11. Dora e Zeze says:

    Pyetja qe bejne shqiptaret eshte;
    Cfare ka bere nje surrat petull medioker, pertac dhe pa pike personaliteti si Lulzim Basha, per te merituar gjithe kete pasuri, gjithe kete luks te shfrenuar, gjithe kete pushtet politik, financiar dhe mediatik,qe i ofrohet ne pjate floriri?!!!!!!!!!
    Duket se po ajo Dore e Zeze, qe imponoi dhunshem per 30 vjet edhe kur ishte politikisht i vdekur pas gjemave apokaliptike qe i beri vendit, nje halabak te paqendrueshem, tribal dhe ordiner si Sali Berisha, sot e ka zevendesuar me nje kukull silikoni.
    Situata tribale e krijuar eshte surreale; nje bagel e dekompozuar si Berisha, qe i eshte ngjitur pas kembes se karriges, kukulles teveqele qe i imponuan si “Detyre Shpie”.
    Dhe po ajo Dore e Zeze, qe ka peng vendin, i ve ne sherbim oligarket, vilat, shkelqimin mediatik, lubonjat e ” pavarur”, shkelqimin nderkombetar dhe gjithcka qe i duhet nje ” Ylli ne Ngjitje”.

  12. Petrit says:

    Shoku mjero bytha.
    Kur te mbarosh pune me shpifjet kunder Zotit Basha te lutem shume na shkruaj diçka per arritjet e ripjerdhjes sepse fushata elektorale ka filluar dhe shoku edi bashke me lali dhjerin deri më tani nuk na kanë thene asgje per arritjet e ketyre 8 viteve dhe nuk na kanë shpalosur asnje program se çfare do bejne ne mandatin e tretë.
    Sepse me tepsi dhe timon e pamë te gjithe se çfare benë.
    Falemnderit.
    Mjero bytha

  13. Dauti says:

    Ah more pjerdhtrit, te qafte joteme, me mir te kish ber nje mut se beri ty.

  14. Arqile says:

    Ky luli basha ka te njejtat huqe si sala asnjehere nuk . te jep pergjigje te vertete.Nuk e ka asnjehere ne mendje te pergjigjet realisht cfare realisht ka ndodhur .Keshtu i ka mendimet te zymta .Por me keq akoma qe jeta eshte arithmetike nga e cila ky nuk merr vesh fare dhe cudihtesh se po i kaloi mendja nga shifrat ta dish se i ngateron cudi spaska be i ere fare arithmetike.Mund te jete edhe qe i ngateron me qellim ne moment.Por nje gje eshte e vertete se nga keto veprime te kryera me ndergjegje ka hum.bur plotesisht besimin dhe kot del e flet .Vete flet vete degjon.

  15. Boo says:

    O Mero djali ,po pse thua kater vila.
    Po thuaj 14 vila , se njesoj e ke ,ne dore vete e ke , thuaj shoku Basha ka 14 vila se te siguroj se do rritet numri i komentuesve injorante ketu qe i hane me kenaqesi te madhe “petullat ” qe ju servir ti ketu.
    A po mos harro ta justifikosh akuzen tate pastaj me pyetjen “standarte ” ne kesi rastesh “he pse nuk reagon Basha per keto qe i themi”
    Jepi shoku se e ke ne rregull ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje