Nga Mero Baze
Shumica e udhëheqësve kryesorë politik të Kosovës, dalë nga krahu i luftës, po përballen me akuza në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë, duke krijuar në Kosovë një boshllëk politik, i cili rrezikohet nga mungesa e stabilitetit dhe mungesa e legjitimitetit të disa institucioneve.
Përtej reagimeve patetike për të dërguarit në Gjykatën Speciale, shumë politikanë të mbetur në Kosovë, po e shikojnë këtë boshllëk politik si një rast për t’u faktorizuar.
Qeveria e kryeministrit Abdullah Hoti, tani gjendet para dy rrugëve: Ose duhet të riformatojë një koalicion të ri, duke përfshirë në qeveri dhe Partinë Demokratike të Kosovës, duke kthyer kështu koalicionin që rrëzoi kryeministrin Albin Kurti, ose duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Dorëheqja e Hashim Thaçit nga president, ka krijuar një boshllëk institucional, i cili zgjidhet ose nga një Parlament i ri, ose nga një koalicion i ri.
Vjosa Osmanit tashmë i ka mbetur në dorë dhe posti i kryetarit të Kuvendit, dhe i presidentit, por nuk ka vota për asnjërin. Kështu që mund t’i përdorë vetëm për foto dhe CV.
Futja e PDK në qeveri dhe rindarja e posteve mes PDK dhe LDK, lidhur me presidentin dhe kryeministrin, është rruga e parë.
Se kush e merr presidentin e kush kryeministrin, zgjidhet mes dy partive kryesore. Kjo i jep shanse një stabiliteti më afatgjatë politik, deri në zgjedhjet e rregullta.
Në rast të kundërt, nëse nuk merren vesh për një koalicion më të gjerë se ky që është, atëhere duhet të shkohet në zgjedhje të reja.
Kjo qeveri është e pafuqishme t’i rezistojë shantazheve të aktorëve të vegjël të saj, të cilët tani ëndërrojnë t’i zënë vendin çdokujt që niset për në Hagë, ani pse vetë shumica e tyre kanë fletëthirrje për në Hagë dhe nga një dhomë të rezervuar atje.
Nga ana tjetër, kriteri i panegociueshëm që duhet të ketë zgjerimi i koalicionit, është që çdokush që merr poste drejtuese, të mos jetë i përfshirë në planet e Gjykatës Speciale, as si i pandehur, as si dëshmitar, pasi kështu Kosova do të futej në një spirale pa fund destabiliteti, duke prodhuar si bilanc në sytë e botës, vetëm arrestime udhëheqësish.
Një brez i ri politik duhet të hyjë në zyrat e shtetit të Kosovës për të qenë fytyra e re e tij dhe të mos ketë si arritje në biografinë e vet, sa herë ka shkuar në gjyq në Hagë, dhe sa herë ka shpëtuar.
Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur dhe ata që po shkojnë të përballen me drejtësinë, pavarësisht teprimit dhe disbalancimit që ka ky proces për shqiptarët, në raport me krimet barbare të serbëve në Kosovë.
Kjo është një sfidë që duhet përballuar, por fuqia e vërtetë e përballimit të kësaj sfide, është fytyra e re e shtetit të Kosovës, të cilët duhet të jenë të pashantazhueshëm, të pakorruptuar dhe të papërzierë në historitë e vjetra politike të Kosovës.
Kjo vjen, ose nga një koalicon i ri, me vullnetin për të promovuar fytyra të reja të Kosovës dhe mundësisht sa më shumë gra, ose me zgjedhje të reja, për të vendosur një legjitimitet të ri të këtyre institucioneve. Çdo vonesë, mund ta mbushë boshllëkun me dhunë, destabilitet dhe kthim mbrapa të Kosovës.
Shqiptari moj hallerënda
e keshe të keqen brënda
sa shikon një ditë të bardhë
të sulen armiqtë me rradhë.
…
Do rishkruar historia
që nga Koha e Alisë
me Sali kuje më drekë
dhe me Tosin e Marisë.
.
Se mas 40-50 vitesh
ne s’do jemi më, do desëm
dhe Heronj Demokracie
këta laro do të mbesën.
.
S’do harruar dhe të tjerë
se siç thosh përherë Malua
Ç’pollitikë, thuaj gangsterë
ku lë Larua të hajë Balua!
.
Më kujtonet Namik Hoti
ndjesë pastë derëziu
Po s’e vrave nukë xbret
kurrë nga kali malo Saliu.
.
Më thosh – Hajde në parti
je tamëm ekollogjik.
Unë ja prisja- Ma do puna
që të jem apollitik.
.
Plot të tjerë ftuar më kanë
bënin letrat fët e fët
u thosha gjeçi belanë
se partitë i kam zët.
.
Ja, kaluan tridhjet vite
keshëm vetëm një parti
nashti kemi mbi njëqintë
po i nxjerrën ujë të zi.
.
Shqipëri në tridhet vite
polle mbi njëqin parti
mbarsu-pill gjersa e ndrite
se me to s’bën prokopi.
.
P.S.
Do më thonë: Bjeri qemanes
puno arat, mbetën shkretë.
Do u thom: M’u hiqni syshë
punën time e di vetë.
.
Do më thonë: Ty ç’të duhet
pse i bie harmonikës?
Do u thom që bëj detirën
si fshatar i Republlikës.
Mbetesh njesh
Mero djali,per hir te se vertets,
ajo per te cilen nevoje Kosova ka,nuk jane emra te pervecem,
Vjosa apo Drini,Buna,apo Vlora,
joooo,problemi i Kosoves dhe Maqedonise,pa perjashtuar
edhe Shqiperine,eshte islami radikal,qe po fiton terren
ne menyre progresive.
Eshte pikerisht kjo aresyeja pse Perendimi duket sikur
po ndryshon kurs ndaj hapesires shqiptare.
PS:TE lutem me bej nje nder,une nuk e di kush e futi i pari
formen “riformatim” ne shqip,Kongresi i Drejteshkrimit,
ne mos gabohem ne 1971-in,
njef vetem fjalen reformim.
Po e detyroni Cabejin te rrotullohet ne varr.
Jo per gje po do kujtohet edhe Gopisti pastaj te “rifotmatoj”
emrin,duke i hequr kater shkronjat e fundit.??
Me mire ti japim ilir meten nga skrapari se eshte me i zgjuar se haradinaj…
Ku jane katandis turkoshaket,ka pas te drejte bismarku
Per Ramushin u be deti kos.Ben presion o une president ose dal nga qeveria.Buodigardi i bordellos ne zvicer mire u be k/minister ,tani kerkon presidencen.O zot sa debil .Prandaj kosova po shkon per dreq,se ka kta tipa ne krye
Mbaj pak freret o Vlora.Ne zvicer nuk e di çfar ka punuar Ramush Haradinaj (mbase edhe bodygard si thoni ju, dhe nuk shoh te keqe, edhe k/ministri i sotem Bullga bodygarg ka qene) por ama di se ne Luften e Kosoves ka qene nje nga komandantet kryesore te saje, dhe se 2 vellezer i jane vrare ne Lufte e nje pas saje. Prandaj kujdes o Vlora kur shkruan para tastjeres…. sepse shpeshne shqipot Heronjte i bejme tradhetare dhe tradhetaret i bejme heronje.
Eh mor “Gopist”qe ike thene te gjitha ,te lumte mendja dhe pena..Mero je ne media..mos e le me kaq..Kosova do ndihme urgjente..Nuk duhet te lihet Kosova te diskreditohet ne syte e botes> U kthy nga viktime ne kriminele! Serbi nga kriminel eshte kthyesr ne viktime! Ka ardhur koha per ZGJIM..dje Kosova luftoi me arme ,tani duhet te luftoje me pene …Urgjent!
Besoj se Hoti do I japi rrugezgjidhje !!!
Isa Boletini u ngrit nga varri
Shekulli 21 mban legjenden per dore
Bujrum-hyr ne vargje Is’ kosovari
Sic hyje n’ato pragje prore
*
Por koken e bukur tund Isa ne heshtje
Fytyra e bardhe ,nen qeleshen bore
Gjoksi shkemb gulcon si n’perleshje
Martina ne krahe,zemra.. nen dore
*
Dhe foli Isa …Trishtim u shpernda
U rrenqeth,mberdhiu Kosova tej per tej
C’po ndjej mbi varrin -tha.. gozhda hata
100 vjet helm i zi neper dej!!
**
Akoma vellezer? dimer? acar?
Akoma pranvera nuk erdhi?
Akoma vriten dhe priten djemte kosovar?
Ne pusin serb,akoma gjak po derdhni??
*
Mero prape me Kosoven? Nuk je per analiza kosove. Ne rastin konkret, ke logjikuar si Nardi…
I nderuar mere ti biem shkurt
Albini km para 25 prillit
Analiza jote ka per qellim vetem anashkalimin e tij e ke kot.
Kuvendi deshton ne zgjedhjen e presidentit dhe vjosa osmani fuqiplote e shperndan ti enderro per foto e cv
Pdk eshte uran i varfer per ldk sa here qe ldk i afrohet asaj me shume tretet pra opsioni yt i pare ka vdek
Koalicioni i sotem eshte koalicoini grenell ose thene ndryshe koalicioni per fushaten tramp e pra fushata mbaroi tani kosoves i kthehet qeveria e popullit
Meqe je analist pse nuk na ben nje analize se pse akuza kunder thacit u shpall diten e zgjedhjeve ne amerike?
Ja pra qe dolen lakrat sheshit administrata tramp bleu kete kohe per thacin ne kembim te rrezimit te qeverise dhe firmes ne uashington
Sa vjet ka serbia,be,shba qe e shantazhojne thacin me keto akuza dhe sa firma ka hedhur ai ne dem te kosoves per te shty kto akuza sa me larg
Personalisht e kam bere perhere pyetjen se si eshte e mundur qe kosova spaska burra me zevendesuar thacin, cfardo posti kishte ai udhehiqte bisedimet ndersa propaganda jote partiake e shihte thacin dhe vucicin per nobel
Ymeri ka frikë se mos e rimerr pushtetin ai që i takon dhe që e rrëzuan me puç-albin kurti.
Ka frikë ymeri dhe ata që e paguajnë se mos me kurtin, kosova shkon atje ku ka vendin dhe bëhet pjesë e shtetit shqiptar.
Prandaj u bën thirrje jugosllavistëve të kombit kosovar të bashkohen kundra shqiptarëve të kurtit.
Lumi nuk kthehet më pas.
Ju mund ta votoni,por jo ta pengonin shtetin e bashkuar shqiptar në ballkan.
Le të shkojë në zgjedhje rrahman hoti dhe të shikojë cilin do populli shqiptar.
Ju shërbëtorët e të huajve,prandaj e pengoni nacionalizmin shqiptar. Që vendin e tij ta zënë radikalët islamë dhe të krishterë. Që të pamundësohet shqipëria e bashkuar nga haxhiqamilët dhe zografët e rinj që duan ” babën” e tyre në turqi e greqi.
Kosova duhet te mbaje Referendum per bashkimin me trungun ame-Shqiperine.
Vetem agjentet e UDB-se e kercenojne kryeministrin Edi Rama: “Mos fut hundet ne Kosoven e Serbise!”