Lëreni Lulin, të ketë të paktën armiqtë e vet!

28 Tetor 2020, 19:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I gjithë ky debati mbi agresionin e Lulzim Bashës ndaj Topallit, Patozit, Murrizit apo Hajdarit, vlen si debat etik, por nuk është as i pari dhe as i fundit në historinë tonë politike. Çdokush që është ndarë nga partia e vet, ka marrë mallkimet e saj, dhe kur është rikthyer, bekimet e saj. Pa pikë turpi në të dyja rastet.

Topalli, Patozi, Murrizi apo Hajdari, nuk janë të rrezikuar nga askush. Nuk duhet as trimëri dhe as heroizëm të hapësh një parti politike në vitin 2020. Trimëri ishte në vitin 1990. Prej andej e deri më sot, partitë politike i ka prodhuar mungesa e rregullave në partitë tradicionale dhe përpjekja për t’i sfiduar ato.

Kampioni i kësaj shkolle është Sali Berisha, por sëmundjen e ka çdo kryetar partie, deri dhe tek Balli Kombëtar apo Legaliteti, që kanë secila nga një fraksion.

Berisha ka zbuar mesatarisht një grup politik në çdo dy vjet nga PD, në dhjetëvjeçarin e fundit të viteve ‘90. Disa i ka zbuar me dramacitet të madh, disa i kanë ikur me dramacitet të madh, por të gjithë janë rikthyer sërish tek Berisha.

Gjithë  biografia politike e Berishës është një tufë njerëzish që kanë ikur kur ai nuk i ka dashur dhe janë rikthyer kur atij i janë dashur.

Disa kanë ik me tanke dhe janë pritur me karafila, të tjerët kanë ikur duke vjedhur dhe logon e PD-së dhe janë kthyer të vjedhin ndonjë tender në Ministri të Arsimit.

Tani Lulzim Basha është nën akuzë për një kohë të gjatë, që në atë parti bën çfarë i thotë Sali Berisha. Dhe është në shumicë tërësisht e vërtetë si akuzë.

Por ndonjë punë të vogël duhet ta bëjë dhe pa lejen e tij. Përshembull, ai respekton gjithë miqtë e Berishës, gjithë klanin e Berishës, bën gjithë adetet për të mbrojtur Berishën nga drejtësia apo djalin dhe vajzën e tij. Ai ka për objektiv, objektivat e Berishës, dhe për model politik modelin e Berishës.

Tani modeli i Berishës ky është: T’i përjashtojë rivalët nga partia dhe nëse e sfidojnë, t’i sulmojë ata.

Mos harroni që Azemin e shpalli agjent sigurimi, të dërguar të Ramiz Alisë dhe trafikant, vetëm se tentoi ta sfidojë me sindikatat e pavarura. Arben Imamin e shpalli të dërguar të Asfalisë greke, dhe Tritan Shehun spiun të Farnezinës, se ju deshën të tillë.

Lulzim Basha nuk ka model tjetër politik. Ai është i detyruar të operojë brenda këtij modeli. Por brenda këtij modeli, ai nuk mund të operojë duke pasur armiq vetëm armiqtë e Berishës dhe duke pasur aleatë, vetëm aleatët e Berishës.

Disa armiq të vetët i duhen. Topalli, Patozi, Bode, Bregu, ishin katërshja e Berishës për një kohë të gjatë në PD, që ai duhet t’i ‘vriste’.

Kur i hodhi në rrugë, Berisha nuk e ndali, por tentoi të qetësonte ata që të mos i kthehenin dorë. Dhe i frenoi boll.

Prej 2013, Topalli jeton keqkuptimin se Berisha gaboi me Lulin dhe mund të kishte zgjedhur atë. Patozi u nda më herët nga ky iluzion, por i qëndroi luajal mandatit të deputetit deri më 2017, kur u gjend në rrugë. Bregu dhe Bode po ashtu.

Ata natyrisht janë të lirë të veprojnë kundër Lulzim Bashës, por dhe ai është i lirë të reagojë kundër tyre.

Mos ja hiqni të drejtën të ketë dhe ai një gjë të vetën aty brenda, ndryshe nga Berisha.

Të ketë së paku armiqtë e vet.

Se ai nuk mund ta shtyjë jetën duke shkuar në shkollë me bursë të Berishës, me karrierë politike të siguruar nga vajza e Berishës, me poste të Berishës, me mbrojtje politike në gjyq, të Berishës, me shpëtim në 21 janar nga brutaliteti i Berishës, me marrje të PD si dhuratë e Berishës, e kështu me radhë.

Lëreni të paktën të ketë armiqtë e vet, edhe pse kanë qenë bashkëpunëtorë të Berishës. Mos e merrni seriozisht Berishën që bën sikur i vjen keq për ta.

I vjen keq për Lulin, se mund t’i mbetet në dorë.

Politika nuk është një betejë qaramanësh, edhe pse përballë është një qaraman, që për çdo gjë ankohet tek “Babi”.

12 komente në “Lëreni Lulin, të ketë të paktën armiqtë e vet!”

  1. Zeni says:

    Bravo Z. Mero! Analiza 30 vjecare per PD dhe per Sali Berishen. Sa per Lulin, e kane keputur pa celur fare si lule! Tyryfyl eshte, tyryfyl do te vdese!

  2. VLORA says:

    U NE NUK BESOJ SE TE LARGUARIT JANE KAQ NAIV SA TE MENDOJNE SE I KA HEQUR LULI DHE BERISHA ESHTE DOREJASHTE POR ME DUKET SE TJETER KUND ESHTE PROBLEMI .OSE SALIU ATA I SHANTAZHON ME DOSJET SE AI ESHTE KTHYER SI SHEFAT E KUADRIT TE KOHES SE MERHUMIT.KU PER CDO NJERI AI KA DOSJE OSE E DYTA AI SIC THOTE POPULLI E KA RAHUR QENIN QE KULISH DHE TANI ATA TE TMERUAR NUK JA PERMENDIN EMRIN.PER MUA ATA I KA PERJASHTUAR BERISHA

    1. Blendi Fevziu says:

      Uli shkronjat re hajdar te pallofsha robte !

  3. Jugu says:

    Bravo Mero per shkrimin. Kushdo qe largohet ka te drejte te krijoj parti dhe kur te doj. Edhe pse qe nga Topalli, Murrizi, etc. me verpimin e tyre ndihmojne Ramen, perseri eshte e drejt e tyre te bejn cte duan me karrieren e tyre. Nese Rama ju con me shume uje ne are, pse jo le ta ndihmojne. Por te mos flasin me per moral.

    Je ber tipik lepires i pushtetit dhe kuptohet ke perfituar dhe ke detyrim ti sherbesh Rames sic i sherbeve Berishes dhe nuk eshte larg kur ti sherbes dhe padronit te radhes.

    Si nuk shkruajte dicka per Ramen ne qeverisje, si eshte katandisur ekonomija si mos me keq, si eshte katandisur drejtesia si mos me keq, si eshte katandisur policia si mos me keq, si po largohen njerezit dita dites, si po shtohen PPP, etc.

  4. Atcul says:

    Beni (Luli) ecen vete!!!! Nuk behet fjale te ndodh; ai eshte tuaf. Ai eshte me semundje autizmi.

  5. PeDe-ja e Salih-ut says:

    E ka thënë mirë Gopisti I NSHRAK-ut.

    Moj PeDe në 30 vite/
    Polle nja 20 Partiçka/
    Mbarsu-pill derisa e ndrite/
    Moj PeDe të lumtë .içka.

    Po ai muhabet dihet që Luli.
    LUL (Holandez) është aty.
    Madje as natyral Jo, por buratin.
    Dmth kukull, lodër artificiale …
    (Që komandohet me wireless).

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,fjala agresor dhe Lulezime,nuk shkojne bashke.
    Fjala agresor do ndihej shume e ofenduar ne afersi te Lulezimes.
    Per hir te se vertetes,ky debat,vetem i tille nuk eshte,
    sepse keto jane dege te se njejtes peme.
    Debati eshte mbi keto pseudoparti,eshte artificial.
    Qellimi i vetem eshte qe te rritet besueshmeria e votuesve
    ne nje apo me shume forca te reja politike,
    qe ne te vertete jane vetem filiale te PD-se.
    Sali Brek’skisha eshte mjeshter i manipulimit,
    gjermani thote,eshte ne gjendje ti shesi nje eskimezi,nje frigorifer.
    PD,ose per “para” Debila

  7. Lili says:

    Shih shih, halla mero merret me lulin , kishe faktor, kur asnje shqiptar nuk pyet per te!!!
    Te paska ik treni o mero edhe ty! Shqiptaret nuk mashtrohen me me lulin e cirkuzin tuaj!

  8. Aleanca për mbrotjen e pyllit says:

    Luli nuk ka asnjë pushtet o zoti Mero
    turp për ty që merresh me të!!
    Po njerëzit e paditur duan më shumë një psikopat dhe të pandjeshëm sesa një njeri normal
    Bëni vetingun psikologjik dhe keni për të parë të vërtetën !!!

    Përderisa nuk po reflekton bëhu gati ta mbrosh ramën në opozitë

  9. Njatja. says:

    21 janari ishte I zi , per te gjithe ata qe mendojne qe familja eshte e shenjte, se sic e dime aty jane te leksur dhe pleksur te gjithe ( mediu me kryetar kqz, etj).
    Po keto 7 vite beson z. Mero qe nuk jane mjaftueshem per ta zgjedhur ate date? Do ishte me e ndershme, qe Ju , tju kominikoni dhe kolegeve tuaj ne media te tjera( se dhe Ju jeni te leksur e pleksur) mos ta Zini me ne goje ate date, minimalishte per respekt te atyre qe humben jeten.
    Ju pershendes.

  10. Ai says:

    Mero je me ropqiri, dhe nje qen buke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje