Nga Mero Baze
Shqipëria dhe Greqia ranë dakord të zgjidhin në Gjykatën Ndërkombëtare çështjen e kontestuar të ndarjes së kufirit detar, pas anulimit të marrëveshjes Berisha- Karamalis nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Bisedimet e rinisura nga pala shqiptare, përmes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias, u ndërprenë, pasi të dy ministrat u shkarkuan dhe u zëvendësuan nga kryeministrat përkatës, që emëruan ministra në detyrë.
Në atë kohë pala greke shpërndau versionin se Bushati u shkarkua nga Edi Rama, pasi kishte negociuar me Niko Kotzias, një marrëveshje në favor të Greqisë. Për këtë i referoheshin vetë deklaratave të Kocias.
Gazeta Liberale.gr në Greqi, shkruante se Rama “ u kujdes të mënjanonte nga qeveria e tij Ditmir Bushatin, ministrin e Jashtëm, i cili ishte në bisedime me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias, sipas të cilit, ishte bërë përparim i madh. https://www.liberal.gr/diplomacy/o-tourkikos-daktulos-sta-tirana-kai-i-boulisi-rama-gia-aoz/307303
Gazetari lë të kuptojë se përparimi mes Kotzias dhe Bushatit nuk ishte në një vijë me perceptimin e zyrës së kryeministrit për marrëveshjen e mundshme. Më tej akoma ai aludon se pas shkarkimit të Bushatit, qëndron Turqia, e cila në mendjen e shumë politikanëve grekë, ashtu si në mendjen e Berishës, perceptohet si roja jonë kufitare e kufirit detar me Greqinë.
Në Shqipëri ky debat është shmangur dhe Bushati nuk ka shpjeguar kurrë publikisht se deri në çfarë pike shkuan bisedimet me Greqinë dhe ku ndryshonte parimi që ai po negocionte, me parimin me të cilin Berisha kishte nënshkruar marrëveshjen që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese.
Tani që çështja ju delegua Gjykatës Ndërkombëtare, palët janë të çliruara nga debati politik rreth vijës kufitare detare dhe pala shqiptare akoma më shumë mbetet e çliruar nga çdo detyrim që ka me palën greke, përveç respektit për pakicën greke në Shqipëri, i cili nuk mungon.
Pala greke mbetet të plotësojë premtimin e saj për heqjen formale të ligjit të luftës me Shqipërinë, i cili po shërben më shumë si një atavizëm helmues i raporteve mes dy vendeve, pasi realisht ai është tejkaluar me Traktatin e Miqësisë mes dy vendeve të vitit 1996 dhe raportet mes dy vendeve si anëtare të NATO-s.
Por realisht problemi kryesor i Greqisë është vija kufitare detare me Shqipërinë, jo për ato paranojat shqiptare të 12 miljeve, por për shkak se ajo është në prag të një konflikti të hapur ushtarak me Turqinë, për një çështje të ngjashme.
Ajo ndërkohë ka zgjidhur problemin me vijën kufitare detare me Italinë dhe Egjiptin. Me Italinë ata i janë përmbajtur marrëveshjes së vitit 1977 për shelfin kontinental, që ka parim vijën e mesme të korrektuar.
Turqia kërkon të njëjtin parim, por në kushtet kur ishulli i fundit grek është nën 12 milje më afër me bregun turk, ky parim është i papranueshëm nga Greqia dhe çështja po shkon drejt konfliktit ushtarak.
Për këtë arsye Greqia është e lumtur që çështja e kufirit me Shqipërinë të shkojë në Gjykatë Ndërkombëtare, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese të certifikojë çdo vendim politik.
Me çuarjen në Gjykatë Ndërkombëtare, Greqia shmang paranojën që ka ashtu si dhe Berisha, që ne ndikohemi nga Turqia në vendimet rreth vijës kufitare me Greqinë. Duke e çuar në Gjykatë Ndërkombëtare, Greqia kërkon ta heqë nga mendja këtë skenar.
Edhe sot shtypi grek shkruan se në Pasha Liman në Vlorë janë instaluar luftanijet turke që të “mbrojnë” vijën detare shqiptare. Natyrisht kjo është një përrallë, por që në rastin konkret, ka bindur grekët të shkojnë në Gjykatë Ndërkombëtare.
Nga ana tjetër Greqia shpreson që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare dhe parimi që ajo do përdorë për të gjykuar kontestin shqiptaro- grek për vijën kufitare, t’i imponohet dhe Turqisë në të ardhmen.
Për këtë arsye Greqia nuk është e interesuar të bëjë debat edhe me Shqipërinë për këtë çështje, përderisa nuk ka ndonjë konflikt të hapur me të. Ajo synon ta izolojë debatin për kufirin vetëm me Turqinë, për të ndarë Perëndimin pro dhe kundra saj.
Dy probleme me kufijtë, do ta bënin më të dobët pozicionin grek përballë Turqisë dhe kjo është arsyeja që ata ndjehen mirë që çështja e Shqipërisë t’i kalojë Gjykatës Ndërkombëtare.
Ajo ka nevojë reale për zero probleme me Shqipërinë, pasi ka prioritet krizën turke, që është reale. Krizat me Shqipërinë kanë qenë gjithnjë për konsum politik. Në Shqipëri mbajnë gjallë Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin, ndërsa në Greqi kanë pas mbajtë gjallë “Agimin e Artë”. Tani “Agimi i Artë” ka dalë jashtë ligji kurse Dulja e Idrizi janë futur bashkë në një koalicion me Lulzim Bashën. Kështu që nuk ka nevojë askush të ushqehet me kriza artificiale.
Nuk the ndonje gje te re.
E di qe duhet te mbushesh editorialet ditore.
Ceshtja eshte se ku eshte Ceshtja Came, ku jane Orotodokset Shqiptare te Epirit dhe Thrakes qe nuk njihen si minoritet, varre per camet dhe sa per ligjin e luftes qe do hiqet perfundimisht, ka qe ne 2016 qe thuhet???
Problemi qendron se ne Greqi nuk ka minoritet por maxhorance etnike qe jane Arvanitasit. Dhe ata nuk para kane deshire qe te identifikohen me Shqiptaret e sotem per shkak se ata jane orthodokse, per shkak te antiturqizmit te tyre dhe per faktin se ne ne shekujt e fundit Shqiperia nuk ka rrezatuar dhe aq shume zhvillim e kulture qe ti terhiqte pas vetes. Nje pjese e madhe e anetareve te Agimit te arte kane mbiemra Arvanitas, pra imagjinoje se si do reagonin po ti thoshe ketyre tipave qe duhet ta braktisin idene e te qenurit grek i lashte dhe ti bashkohen Shqiptarizmes.
Po te pranonte greqia minoritet Shqiptar ose Arvanitas do ishte fundi i Greqise si koncept kombetar dhe pranimi i ketij fakti, qe ne do na pelqente shume dhe qe me gjasa nuk do te ndodhe kurre, do te sillte krijimin e nje shteti tjeter shqiptar. Por kjo ne 100 vitet ardhshme zor se do ndodhe. Por ne e kemi detyrim moral qe Greqise ti kerkojme mesimin e dialektit Arvanitas ne shkollat Greke.
Bravo shoku,keshtu eshte ,une jetoj prij 28 vitesh ne greqi .Shqiperia qe kur u formua si shtet nuk ka bere as edhe nje gje per arvanitasit.Me gjithe ate gjaku uje nuk behet.Κατά βάθος αυτοί μας αγαπάνε. (Νe thellesi ata na duan)
Po ti si thu ceshtja Came te futet ne pazarin e detit?
Me Gjykatên Ndêrkombêtare fiton Greqia, se ligjet nderkombetare i konsiderojne ishujt si pjese e territorit kombêtar. Neqoftese psh nga Gjykata Nderkombetare njihet psh ishulli i pabanuar i Barkês si territor grek, Shqipêria humbet. Por kjo do jetê goditje me spond edhe ndaj Turqisë! Ligji Nderkombetar dhe Fuqitê e Mêdha qê e kanê hartuar atê janê nê favor tê Greqisê.
Ne asnje, po ne asnje vendim te vetem te gjykates nderkombetare per kufijte detare nuk eshte konsideruar ishulli si pjese e teritorit kontinental. Gjithmone, ne 100% te ceshtjeve teritori kontinental ka mare prioritet. Nese ti di ndonje rast te lutem publikoje ose ne kundert gelltit marrezine qe ke shkruar ketu siper.
Nje cope shkembi nuk quhet ishull.. Lerjani Gjykates Nderkombetare dhe mos paragjykojme kot… Shqiperise i duhet nje avokat pasionant te ligjit dhe te konkludoje mire ate qe do thote (ato qe Greqia do japi si shembull).. Pregatituni mire edhe per ceshtjet “edhe sikur”.. Kerkoni ceshtje te njejta rreth botes..
Si me tja leme dikujt te huaj te vendosi per ne??? Po ça naiviteti eshte ky mer burr i dheut?!?!? Po ma jep nje shembull drejtesie te vetme mbi kete planet te lutem ….vetem 1….
Edhe ku pa…ne Hage! Aty ku pergatitet ethshem preteksti juridik per masakrat e rradhes kundra shqiptareve prej vitesh… Aty ku me gjyqin e pare ne absolut u tallen me ne boterisht
Ti je 15 vjeç qe flet keshtu apo je i paguar?
Ky nuk eshte çlirim si thote Mero ….KY ESHTE LESHIM SOVRANITETI! Ose ulje breçkash me duret e tuja si i thote populli
Nqs piktori ska tope apo aftesi per marreveshje me greket atehere ta ktheje mandatin qe i eshte dhene per negocim mbrapsht te Sovrani! Batall i madh se greket nuk durokan dot….edhe 1000 vjete te rrije pa zgjidhur ajo pune
REFERENDUM PER HAGEN SI SLLOVENIA ME KROACINE!
At E shohim egjiptian nese e fiton greqia apo shqiperia.
Ligji nderkombetar nuk esht ajo qe degjoni ne televizione greke apo cju thot janulla. Me shqiprine do Mar gencin greqia dhe ju egjiptianet qe pandehni se jeni grek. Shif veten ne pasqir se c majmun I zi je, do te jesh europian bulja tender.
Shko vizito dhe syt Meqe rra llafi, bej derman kataraktit se te bllokon shikimin. Ah harrova qe ta ndricin rruge janulla me 300 euro cdo muaj
Katarakti…
Nuk besojë të miret për bazë.Nëse keni lexuar intervistën e Ish Admiralit Turk nga një gazetar Italian ,Admirali i thotë gazetarit : si do ndiheshit ju nëse Franca do kishte pretendime për kufinjtë detar me ishullin e Sardenjës !
Ishulli është më afër Itslisë ,se Francës.
Katarakti..
Për idhullin Corsica.
@Mero Baze
.
Unë s’besoj çfarë thua Ti
me “Ja sheshi ja mejdani”
Unë besoj në verbëri
Çfarë mendon ilir Çepani?
.
Se ky vend ka Skënderbe
Ka ky vend Avni Rustem
te vejë gjaku lart mbi dhe
jemi ilirë denbabadem!
.
Ky ësht’ vendi i fustanellës
ktu ka lind edhe lahuta
me Monikën që rri pas derës
ka ilir, ka dhe Teuta!
.
Mos u lodh o Mero Baze
analizë mos bëj më kot
që kur erdhi iliri taze
ky Vatan ka gjet nji Zot.
.
Mos u lodh o Mero Baze
me shtrembnu realitetin
kot Ed Rama po bën naze
ky vend e ka gjet Dovletin.
.
Shum i cekt në analizë
nganji her m’dukesh kaqol
ësht’ Real, nuk ësht’ surprizë
ky vend ka nji Mic Sokol!
.
P.S.
Do vazhdoja dhe gjys ore
por, iliri s’meriton
ju qëndroni në llogore
unë po shkoj, jam në timon!
Je i madh…Gopist??????
Vazhdo gopist,se te lexojme me endje,je i madh.
???
Ymer. Pèr tè patur njè konflikt ushtarak, nevojiten dy kundèrshtarè. Nè raport me Turqinè, Greqia èshtè mish pèr top. “Ndihma” franceze pèr grekèt, vetèm se e forcon atè tabllonè e stanit me lepuj.
Nè raport me Shqipèrinè, shqiptarèt duhet ti shqetèsojè fakti se kur vjen tek interesi kombètar shqiptar, nè formè gjenocidi ndaj Çamèrisè shqiptare, pala greke, as qè pranon se egziston njè i tillè, dhe lère pastaj tè linin njè hapèsirè pèr shqyrtim.
Njè “konflikt” tè dytè nè ballkan, Greqia nuk e ka, jo sepse problemi èshtè ndryshe por sepse Shqipèria nuk ka kèllqe dhe njè klasè politike, me njè strategji kombètare nè politikèn e jashtme.
“Patriotizmi” shqiptar, gjen shprehjen tek kollarja e kryeministrit, qè gjithkund sheh vetèm MIQ TÈ ÇMUAR. Çdo element tjetèr tè shprehjes sè kujtesès kombètare, e mbyt policia nè bulevard, duke arrestuar protestuesit.
Kjo èshtè halabakèri dhe mungesè rrespekti karshi viktimave shqiptare, nga politika e mikut tè çmuar.
Gjej shesh dhe bèj pèrshesh. Kjo èshtè politika greke nè Shqipèri.
Pushtetaret e Shqiperise te ketyre 30 vjeteve te djathte & te majte kane qene dhe jane vasale te Shtetit Shovinist Grek!!!
&
Disa Media ne Shqiperi kane qene dhe jane jane jo vetem zedhenese te Pushtetareve, por edhe zedhenese te Greqise!!!
Problemi me i madh i joni nuk eshte Haga qe edhe mundet te favorizoj greqine si antare BE dhe qe ka me shume eksperience ne dete,por problemi me i madh i joni eshte se sali kriminel berisha do loboj dhe do paguaj shuma te medha qe te fitoj greqija dhe marreveshja e tij…
Lulhollandezi me bakojanis do luaj te gjithe guret qe te shkoj firma e tyre famekeqe….
Tritan preshi edhe dje deklaroi se ajo eshte marreveshja me e mire!!!
Pd sot deklaron se nuk ka gjendje lufte,por rama ben patriotin…
Ja pra ne e kemi me keta luften dhe jo me grekun edhe Hagen…
Ilirfloriri si komandant i forcave te pa armatosura ose i molotoveve laciane,ka shpallur gjendjen e luftes.
“Ligji i luftes” eshte formal!? Po atehere pse e mban Greqia kete ligj ne fuqi, kot fare?! Ketu thelbi i problemit jane pronat e Shqiptareve ne Greqi, perfshire ata me orgjine nga Cameria. Ne Shqiptaret te mos bejme argatin e Greqise se me te drete dhe ata mund te thone, por kur ky ligj eshte formal atehere pse shqetesoheni, lereni se mire eshte “s’prish” asnje pune!
analiza e ymer bazes lë shumë për të dëshiruar. nga këto shkrime pro greke duket qartë ku përfundojnë paratë e fondeve të posaçme të ministrisë së jashtme greke
Greqise i intereson ta zgjidhe me shqiperine ne favor te saj per ti bere presion turqise. Shqiperise in intereson te zgjithet problemi greqi-turqi nje here ne menyre qe te perfitoje nga kompromisi i detyruar grek. kaq e thjeshte eshte o qeros. nuk ka nevoje shqiperia te nxitohet. Ne eu nuk hyn dot as per 50 vjet. Greqia shkemben nje ligj koti lufte qe si hyn kujt ne pune me 300km2 det. Bravo te qofte o palloshi i vllahise.
Gjepura.
Mu duk sikur lexova ndonje editorial grek. Mero, Greqia ka me shume se problemin e paqene te kufirit detar me Shqiperine. Keshtu qe analiza dhe titulli yt per 0 probleme me Shqiperine bie poshte. Ja lista e problemeve:
1. Kufiri tokesor (Kocias e pat thene me ze dhe figure qe disa institucione greke nuk njohin kufirin tokesor).
2. Kufiri detar, ceshtje e paqene. Zgjidhur me Protokollin e Firences 1925 dhe konfirmuar nga Gjykata ne Hage me 1949 (non sens i madh juridiko-historik te shkosh per kete kufi tek po kjo gjykate).
3. Problemi i Camerise
4. Problemi i te drejtave te Shqiptareve ne Greqi
5. Njohja e minoriteteve nga Greqia
6. Reciprocitet sipas ligjit nderkombtar per te gjitha ceshtjet (per ti rene shkurt listes).
7. Rrespektim i ligjit nderkombtar per rrjedhen e lumenjeve (80% te ujit te Vjoses Greqia e vjedh!)
Etj vazhdon lista pa fund. Keshtu qe ktheu gazetari qe njohim dhe jo lepires kocke!
Greqia zoti me comentin max nuk ka problem me te ashtuquajturit Arnaut,Arvanos,Albanos qe u bene Greke sic kane qene para se te turqizoheshin,por me ata qe nuk heqin dore nga Turqia.
Camet e Thesprotise kane qene Greke Orthodhoks ne periudhen 1100 vjecare te Perandorise Greke te Bizantit dhe u turqizuan me dhune,me pengje,me privilegje etj.
Sic thote edhe zoti Olisi Jazexhi qe Turqia krijoi Shqiptaret dhe Shqiperine.Po te kishte Shqiptare dhe Shqiperi ne mesin e shekullit te 19te pse duhej te shkonin “refugjate” Ismail bej Vlora,Frashellinjte etj te luftonin per Turqine kur Greket e Epirit te udhehequr nga Greket e ashtuquajture Arvanitas kishin dekada te tera qe po clironin Epirin e Pirros dhe Kastriotit nga Bisha Osmane.
Idiotet e historise i quajne “vellezer” edhe ata qe luftuan per turqine edhe ata per Greqine.
Me duket se keshtu thote Historiane Alvanise qe “Shqiperia” u pushtua per 500 vjet nga Osmanet dhe myslimanet turq nuk mbiven vet por u convertuan me krime cnjerezore.
Por ironia eshte se keta myslimane qe braktisen te detyruar apo dhe me deshire Identitetin Greke Epirote,jo vetem nuk kerkuan falje atyre qe rezistuan dhe mbajten Identitetin Greke si ne te gjithe Bregdetin apo dhe ne vende te tjera Orthodhokse,por sollen perseri Osmanet.
500 Xhamija Medrese Shkolla turke dhe ta considerosh veten “Ilyre apo vella me vimtimen e Xhamive” eshte scandal Kombetare.
Myslimanet turq te fajshem dhe te pafajshem jane si komunistet qe nuk kerkuan falje per krimet e tyre,nuk hapen dosjet,por qeverisin akoma.
Kjo eshte fatkeqesia e ketij populli te degjeneruar qe nuk di cfare eshte morali apo nderi.
O ti erdogan….Ti qenke me intelekt te kufizuar dhe me tru te shpelare.Po ti nuk ke faje shpelarja e trurit behet nga orthodoksia ne menyre me te persosor te mundshme.Nese ti e ndjen veten grek,mbaeju per te tille ,por mos i fut hundet atje ku ste takon.Greket identifikohen me orthodhoksine.Shqiptret qe jane te nje gjaku tjeter qe kane nje gjuhe tjeter,nuk identifikohen me religjionin se i kane disa religjione.ATA per mire ose per keqe ashtu kane vepru dhe ashtu veprojne edhe sot.Nese dikush duhet te kerkoj falje eshte sheti grek qe zhduku shqipen te avranitet dhe te shqiptaret e Greqise,menjehere pas pavaresimit nga perandoria osmane DHE ME VONE MASAKROJ POPULLSINE QAMQ PO NE EMER TE ORTHODHOKSIS.Perandoria osmane qe sundoj 5 shekuj per fate te keqe (ndoshta)ne keto treva nuk i zhduku gjuhet as shqipen as greqishten as sllavishten .Gjuhet dhe popujt jane me te lashta se fete dhe prandaj identifikimi i fese me nje ghuhe ose nje popull eshte gabim.Ne Europon e shekullit XXI fetaria eshte gjithnje e me shume individuale dhe e ndare nga shteti.Kurse ne Greqi eshte e kunderta e Europes dhe eshte e njete si ne Turqi,erdoganooo.
agim,cka mendon ti,se m.baze do mbroje interesat e Shqiperise.Baze do mbroje interesat shqiptare aq sa Janullaqi do mbroje ceshtjet shqiptare.
1.Turqia ka vite te tera, mbi 20 vjet, qe kerkon nga greqia te vene ne Hage per kufirin detar.
Greqia pranoje si fillim, por me vone ndryshoi qendrim, bazuar mbi mendimin qe hodhi nje jurist grek, i cili tha:eshte vendim gjykate dhe ka mundesi te jete ne disfavorin tone, dmth i drejtohemi Hages me 50/50 ndaj nuk kemi perse ta marrim kete risk.
Turqia thote se greku e di qe nuk ka te drejte per ishujt ndaj nuk i drejtohet hages.
2.Perse greqia eshte pro Hages me shqiperine.
Sepse mendon se jemi shume te lehte per tu mundur ne hage.
Sepse mendon thellesisht se jemi nje shtet pothuajse inegzistent. Inegzistent ne strukturat tona shteterore e shoqerore(jo ne kufinj).
Duke menduar se edhe zyra qe do na perfaqesoje mund te korruptohet lehte nga greket ose do gjendet nje menyre lobimi, grekqia do shkoje ne hage me me mendimin se jemi te “mundshem” e jo te barabarte. (nuk eshte se nuk kane nje fare te drejte)
3.Por sic e shikoj une, klecka nuk qendron tek kufiri detar.
Me shpurien e kufirit detar ne Hage, greqia mbyll pothuajse nje here e pergjithmone ceshtjen came.
Pasi me kete shpurien e kufirit detar, greqia del e thote se keto “te drejta” kerkoi shqiperia e kete ankese te vetme kishte ndaj nesh.
4.E zeme se do vije koha qe gjykatat greke do njohin te drejten e pronesise per camet, ose po nuk e njohen greket do ua njohi Haga.
Ka ndonje qe di 2-3 gjera nga e drejta ligjore, qe mendon se mund te heqesh disa qindra mijera qytetar nga e drejta e tyre per te jetuar normalish dhe kjo e drejte tu njihet disa te tjerve qe jane ne numur me te vogel?! Gjasat zero!
E shumta qe mund te vendosi Haga eshte: tu njihet e drejta e dhenies me qera te cilen gje greqia e ka akoma edhe sot ne disa “parcela”, ku me duket se cmimi eshte diku tek 170€ hektari ne vit.
agim ke të drejtë
z Mero i shërben Ramës
nëse rama bëhet me kamerunin edhe z Mero do ta bëj të bardhë kamerunin
agim ke të drejtë
z Mero i shërben Ramës
nëse rama bëhet me kamerunin edhe z Mero do ta bëj të bardhë kamerunin
lexo ndonjë libër mero “Si të gënjesh popullin dhe të jesh i sukseshëm” se human nuk bëhesh dot!
Po kjo sdo mend o Mero .
JA KA FRIKEN PIKTORIT TONE , se e ka treguar se çeshte ne gjendje te beje kur luftonte nga Surreli me autoblinda kunder virusit.
Me ndihmen e Erdoganit ai marshon edhe ne Beograd e jo me ne Athine.
SI ESHTE E MUNDUR TE JESH CAM DHE TI BESOSH DULES DHE LULEZIMIT?
JUVE DUHET TI HIDHNI NE PLEHRAT KETA DULET DHE PASTAJ SHKONI KUNDRA GREKUT TE ZGJIDHNI PROBLEMET
ABC KORCA DHE AGRON
DY KOKE TRASHE QE I JAPIN MEND MERO BAZES
PER KETA CDO GJE E MIRE E SHQIPERISE JU VRET SYTE I LE PA GJUME
O AGRON PO KU ISHTE EMRI I KRYEMINISTER ATJE O PDist
Kuptohet se Meroja mbron interesin e tij .Ai gjithmone i sherben atij qe ka qesen e parave.Edi Rama nga kjo qe u vendos del se eshte i ndergjegjshem qe ne e humbem detin por kerkon te na hedhe hi syve.I gjori kujton se po tregon barsaleta me kalamajt e jo se ka te bej me ceshtjen me madhore te kombit -trojet e tij.Atij meqenese nuk pyeti popullin I DALTE PER HAJER –vec nje gje te mos e harropje KURRE—NE NA MARRSHIN DETIN TE PRESE KIAMETIN…………….
Mero, shkrimi mu duk i dobet. Ti perdor faktoret konjuktural per te spjeguar probleme dhe qendrime ndaj ceshtjeve teritoriale. Eshte e rendesishme dhe procedura qe do ndiqet. Ne nuk i njohim ato, po do ishte e udhes qe vendet te kene qendrimet e tyre, ti cojne ne gjykate dhe ajo te vendos.