Nga Mero Baze
Sot na duhet t’i kërkojmë ndjesë Skënderbeut, Izetbegoviçit, dhe dy kompanive të ushtrisë shqiptare.
I pari, sepse i duhet të rrotullohet sot në varr e të pyesë Lek Dukagjinin, se në cilën pikë të amanetit ja ka lënë Shqipërinë amanet Ilir Metës.
Duhet t’i kërkojmë ndjesë dhe Izetbegoviçit, pasi ish- presidenti i Bosnjës tani e ka të paqartë, nëse fatin e tij e ka Edi Rama, apo Lulzim Basha.
Të tretëve duhet t’u kërkojmë ndjesë ushtarëve tanë të dy kompanive paqeruajtëse që kemi si bërthamë të ushtrisë shqiptare, që presidenti mund t’i tërheqë nga misionet paqeruajtëse, për të mbrojtur Kushtetutën në Presidencë, nga armiqtë e huaj dhe të brendshëm.
Kjo gjë mund të ishte shmangur.
Ilir Meta e kishte një hall që shpiku amanet të Skënderbeut për të. Skënderbeu ka luftuar për të mbrojtur Perëndimin nga osmanët, ndërsa Ilir Meta e ka luftën me Perëndimin si osman. Ndaj nuk ka arsye që princi ynë, që ishte mburoja e Perëndimit në Shqipëri, t’i linte amanet një jeniçieri të marrë, që i ka hapur luftë Perëndimit.
Po ashtu, Ilir Meta nuk kish pse kujtonte sot Izetbegoviçin e ndjerë. I kapur peng në aeroport nga ushtarët serbë në vitin 1992, Izetbegoviçi mori vartësin e tij për t’i thënë vazhdoni luftën. Nëse Ilir Meta e ka fjalën për Lulzim Bashën, i bie që ky të marrë Gaz Bardhin e të thotë “Vazhdoni se mua më ka marr peng Edi Rama”.
Nëse e ka për Edi Ramën, ky i bie të marrë në telefon Erjon Braçen dhe t’i thotë “Vazhdoni se më ka marr peng Lul Basha.”
Kështu që dhe kjo lajthitje e Ilir Metës ishte e tepërt, po të mos kishte një hall.
Aq më shumë Ilir Meta nuk kishte pse u referohej Forcave të Armatosura, që në fakt janë thjeshtë dy kompani ushtarësh që të jenë në gatishmëri për të, në luftën ndaj armiqve të jashtëm e të brendshëm. Ne jemi vend i NATO-s dhe nga armiqtë e jashtëm na mbron NATO. Nga armiqtë e brendshëm na ndihmojnë zgjedhjet.
Ilir Meta nuk do as NATO-n, as zgjedhjet, kështu që u kërkon ndihmë kot atyre, se ata marrin rrogën tek Olta Xhaçka. Ishte tjetër hall ai që e detyroi Ilir Metën ta bëjë këtë.
Këto lajthitje të Ilir Metës nuk vijnë thjeshtë se është çmendur. Sot ai donte të dukej më shumë se i çmendur. Donte të thoshte gjëra pa lidhje, të ngatërronte gjithë dynjanë, të përfliste Bashën, Ramën, Skënderbeun, Izetbegoviçin, ushtrinë, e këdo tjetër, me qëllim që njerëzit të harronin përse e kishte thirrur konferencën e shtypit.
Ai ishte gati të fliste dhe për hënën e plotë, të merrte përsipër vrasje e vetëvrasje, të shpikte ndonjë komplot kombëtar apo ndërkombëtar kundër tij, vetëm që të gjithë ne të harronim se ditën e shtunë, zëdhënësi i tij njoftoi se ditën e hënë, presidenti Ilir Meta do të dalë në konferencë për shtyp me gazetarët e oborrit të Presidencës, që të bëjë transparente historinë e shtetësive të paligjshme që ka dhënë.
Kujtojmë se Ilir Meta ka dhënë 817 shtetësi si përjashtim nga ligji, për arsye kombëtare, në shumicë klientë të sekserëve të Presidencës, dhe rreth 900 të tjera sipas ligjit. Pra ka barazuar përjashtimet nga ligji, me ato që të jep ligji.
Sot me sa duket, kur këshilltarët i kanë vënë letrat para, kur ka parë se e ka shkelur ligjin me të dy këmbët, kur ka ndjerë rrezikun se mund t’i hapet një proces hetimi parlamentar dhe pastaj të depozitohen në SPAK provat për shtetësitë e paligjshme, ka ndryshuar mendjen.
Dhe ka vendosur më mirë të thotë ca marrëzi si pasardhës i Skënderbeut, apo të ngjallë dilema mes Bashës e Ramës, se kush duhet të imitojë Izetbegoviçin, të kërcënojë si komandant i Përgjithshëm, se sa të flasë pse ka shkelur me dy këmbët ligjin e shtetësisë, duke bërë trafik me pasaporta.
Nuk është aq budalla sa duket. Është i çmendur. Dhe të çmendurit shpesh e kanë një fije talenti, për të bërë si budallenj, kur kapen mat.
Tani të presim kur do na e sqarojë këtë punën e pasaportave, se sot na sqaroi Skënderbeun, Izetbegoviçin dhe vetëmbrojtjen si komandant i Përgjithshëm, që të harronim trafikun e pasaportave.
Me sa dimë ne, Skënderbeu nuk ka lënë ndonjë amanet për pasaporta, se atëhere nuk kishte pasaporta. Por po të kishte, me siguri nuk do linte amanet që ato të shiteshin për të bërë para, pasardhësi i tij 500 vjet më vonë.
Mero me kenaq ,je i vetemi qe tall koqet me lezet…..Cinizmi me keta eshte pak….
Lol ???
A sa bukur
Dje morem vesh se inceneratoret
1. Ju kushtojne shqiptareve 500 milione euro
2. Si te unaza nje 23 vjecare mer 23 milione euro nga leket e shqiptareve
3. Ortaket e erion velise ne itali jane ne burg si mafioze, bile dhe ne zimbabve 1 minister eshte ne burg
4. Plehrat me ed ramen shqiptaret i paguajne 3 here me shtrenje se me Lulzim bashen.
A sa bukur
Dhe per te gjitha keto fajin e ka ilir meta.
Mero per inat te vjerres ke kohe qe vete me mullixhine. E dime qe e urren Saline dhe PD-ne por jo deri ketu. Shkrimet e tua jane bajate dhe dukesh qe je i kapur ne vend te lig dhe po ti shterngon gjithnje e me forte Rilindja. Si valle mund te mbrosh nje anadollak si Rama? Nje pusht derri dhe nje ordiner qe mungesen e vetvleresimit e ka kthyer ne arrogance? Nje dallaveraxhi qe ngaterron dynjane? Nje zorzop e mi gjirizesh?
Ti qofsh!!!!!
Gjergji nuk ia la
Likja e vetë e merr
për pare kollaj
marifete nxjerr.
.
Shumë vite më parë
tutje në Çepan
nga një kokpalarë
u poll një kopan.
.
Ish i pastër ajri
se ish fshat malor
shtatin hodhi djali
se s’ish moçalor.
.
Mijra herë shtangën
e ngriti nga toka
po muskujt s’iu frynë
iu fry vetëm koka.
.
E nisi peshngritjen
derdhi djersë plot
po edhe shtangist
kurrë s’u bë dot.
.
Kur të gjithë iknin
nga Nëna Parti
like kokpalari
hyri si veri.
.
Kur çorbën gëlltiti
sa i lezetoi
që ishte e prishur
as që e kuptoi.
.
Shiti për para
Atdhe, besë, nder
hyri brekëgrisur
po del miljarder.
.
Të bukur, princeshë
gruan ëndërronte
dhe në fund e mori
ashtu siç e donte.
.
Gurët donte shumë
ishte zonë malore
ndaj kur veten kapi
hapi shumë gurore.
.
Vrau për të vjedhur
për hakmarrje vrau
vrau për t’u zgjedhur
dhe pastaj i qau.
.
Shumë vite më parë
tutje në Çepan
nga një dreqo farë
u ngjiz një shtrigan.
.
Po kjo dreqo farë
mbarsi një dreq tjetër
dhe nga ato barrë
dolën tre lugetër.
.
.
.
P.S.
Veshin mos ja vini
duke kërcënuar
se, nga gjithë gjynahet
ndihet i tmerruar.
???????????
????????????
Gopist,mos i humb doreshkrimet,
ktheje humorin ne biznes
@Aleanca …
.
Nuk kam dorëshkrime
ëndrra në sirtar
janë thjesht komente
nga një celular.
.
Shkruhen e harrohen
kur ndonjë kujtoj
e kërkoj te Tema
që t’a rilexoj.
?
??
O sa kam qeshhhhh…je i madh gopist.
????????
Je I papame!
Perfundimisht i paarritshem!
Tallje topesh me shumice!!
????????????
Sot komandanti i pergj.nga Skrapari,falenderoi sali kriminelin,nuk e dime a do i japi dekorate si gezim kalaja.
Ne cdo pese fjale nje ishte Skenderbeu qe ky duhet ta pajis me pashaporte shqiptare se ka akoma turken…
Familja injorante fshatare po flet gomarlleqe dhe ligji nuk flet.
Mer djali,e para qe me bie nder mend jane vargjet
e te madhit Dritero:
Ne vendin tim,
ne vendin tend,
nje i c’mendur te gjith i c’mend.
Po te nisemi nga llogjika Mutjane e Likes,
do te na duhej te kendonim:
Skenderbeu n’luft po shkonte,
ka mare pushken me nje dore…etj,etj
Ose:
Pa degjoni o shqiptare,tra la la la la la
sec po ben Likja komb’tare ,tra la la la la etj,etj.
Mero nuk i masim dote gjerat sipas metrit Likjan.
Se do te na duhet pastaj te kerkojme ne analet e historise,
ca kerkonte vici i Izet beut ne aeroport,
ose pse duhet te meret Basha Rob dhe jo Sali Brek’skisha,
ose pse te meret Edi Rama rob,qe eshte mbi dy metra dhe jo Erjon Brace qe eshte 1.40.
Mero djali iken robi nga truri,Likja e ka ne terezi,
Xhike Qomili kishte Ndroqin dhe Babrun dhe nuk pirthte per Ingliteren,
e jo te pyes Likja,qe ka Lalzin dhe Jalen,per Ameriken.
Te behemi pak serioz:
Nje lajthitje e ketyre permasave,per kete nuk duhet patjeter
te jesh profet,vjen si pasoje e lakut qe po mblidhet.
Likja i ka mare sinjalet e para dhe e di fort mire qe po te vuri
Amerika ne shenjester,ike per lesh.
Thjeshte ajo qe po ben Likja eshte instikti vetmbrojtes
qe aktivizohet nga truri,pa vene llogjiken ne pune.??
PS: Sa keq qe ka vdekur Dr.Karapotaqi,se do ta kishte shpetuar me raport mjekesor
Po a vute re se as nje gazetare nuk pati guximin ta pyse per qeshtjen e pashaportave me shume se gjith te tjerate te ben pershtypje si sillen gazetare me ilir meten e Sali berishen e si sillen me Edi Ramen kjo tregone sa te korruptume Jane pronaret dhe gazetarete e madjave ne shqipri
Flm maestro Baze!
i [email protected] Baze! Bukur i thua ti po kujt i thua??????????Problemi i Dhenjes se Shtetesive eshte nje SKANDAL qe Duhet te Indinjohet edhe Shoqeria Civile…Pra Populli-Kokepalare..nese kemi Shoqeri civile??Ku jane Studentet, me kaq dhe kaq Universitete qe kemi??Edhe ju Mero, si Gazetare keni Mebtur i “Vetem” ne Krahun e Drejte te se Drejtes, sepse shume nga Koleget e tu Mero, Paguhen nga Borderote e Ilir Metes, dhe nuk e hapin Gojen…por Fatekeqesia me e madhe eshte se si Shantazhone , dhe kercenon nje President i Kalbur nga Korrupsjoni dhe Skandalet, dhe Shoqeria Civile, si dhe Shoqata e Gazetareve, nuk dele me nje Deklarate kunder ketij KRIMINELI qe kercenoj Dje Kolegun tuaj???
@@ Duhet te Organizojme PROTESTE qe Ilir Meta, te Jape Doreheqjen, dhe Protesta te jete Paqesore..dhe nese Ilir Meta, na bene te “Fortin” dhe Mbrojtesin e Kushtetutes se Perdhosur nga Vete ai, athere duhet perdorur “Fjala e Fundit e Diplomacise”..pra Dhuna, kunder Ilir Metes dhe Lolove te tije…
@@Qeveria e Edi Rames, qe na ka Zhgenjyer me “Komisjone Shkarkimi”, jane vene ne nje Batake me Ilir Meten,nje Loje e Flliqur dhe e Paturpshme,Midise Qeverise(Rames)..dhe Metes,me Lojtare Anesore Berishen dhe Bashen…Dhe per te gjitha keto Paguan Shqipetari i Thjeshte
Hallexhiu, qe merre rrugen e Kurbetit, sepse eshte Lodhur nga Mashtrimet e Politikaneve Harbute dhe te Paskrupull si Ilir Meta, me Shoke..
Ilir Meta nese do te ishte nje President me Integritet dhe do te Respektonte Kushtetuten,NUK kishte pse te Merrej me Dhenje Shtetesie:::
ne Vendet Europjane Dhenja e Shtetsise eshte nje C´eshtje Specifike dhe jo Detyre e Presidentit,nuk shikojme ne Gjermani te Jape Presidenti Shtetesi…duhen qe te Permbushen nje Varge Kushtesh si Gjuha, Koha e Qendrimit prej 7-te Vitesh,te mos keshe qene ne Ndjekje Penale, te keshe siguruar vete te Ardhurat per Jetes ect…si fillim te Huajet Marrin nje Leje-Qendrimi dhe leje Pune, e cila Zgjatet nga Autoritete deri ne Permbushjen e Kritereve per Nenshtetesi..Por Kurre se si Shtetesi nga Presidenti???????????????Kush jane ato Auteritete ne Shqiperi qe Leshojne Shtetsi per nje Pakistanez??????????????????????Cili eshte ai Punonjes Policie, qe Nenshkruan nje Akte te tille???TE GJITHE TE Lirohen nga Detyra,sepse duhet te kishin dhene Alarmin..dhe jo te japin Shtetesi me Justifikimin “Dekret-Presidencjal”???
Ilir Meta duhet te Pergjigjet..dhe Ndiqet Penalishte.KA KALUAR NE TRADHETI…ne e dime se eshte lolo i Asfalise Greke….
SHQIPETARE te gjithe Kunder Ilir Hajdutit, dhe Ilir KRIMINELIT…lol
Gjenial!
I njeh mire keta cakej ti Mero! – I njeh mire vertet..
Nxirjua bojen, cirrjua masken! Te mos kete me asnje njeri qe te besoje me keta palaco..
Aman mos ia ço ne vesh punen e cmendurise se do e perdore ne te ardhmen per ti bere bisht gjyqit ky hajdut ordiner
O Mero????po e bëre legen fare???..dhe Gopisti e shpartalloj …ja hoqi brekët???
Fjale imzot fjale….
Ilirfloriri jep nenshtetsit veresije,ministri jashtem jep pashaporta e targa diplomatike ,skandalet ndjekin njera tjetren si ne drejtesi dhe politike….
Korrupsioni ne te gjitha fushat….
Te pasurit behen me te pasur pa punuar,te varferit shtohen…
Trushplaret kenaqen me demaskimet e njerit apo tjetrit dhe asgje me shume nuk ndodh,cdo gje kalon dhe historite perseriten….
Cdo qeveri nxjer amnisti dhe ligjeron hajdutllikun dhe ata qe nuk zbatojne ligjin…
Del ilir floriri i shpall lufte qeverise qe e vuri president,del e shoqja,mburr komandantin e vet dhe rama eshte komandant i kotecit si dikur ballistat.
Del rama i thote ilirit je kom i leshelis,lulashi premton se do ham me lug floriri dhe do e bej detin kos per te varferit dhe do kete transparence…
Del krimineli sali e meret cpermban pragu shtepis e shan bllokmenet or taj….
Dhe rrumpalla vazhdon…
Mero,me pelqeu shume ai pasazhi ku thua …”kur ka pare se e ka shkelur ligjin me te kater kembet”… ?
Apo mos e kam lexuar gabim? … ?
SHITI PËR PARA
ATDHE, BESË, NDER,
HYRI BREKËGRISUR,
PO DEL MILIARDER.
Nëse ti zotëri i konsideron fëmijë lexuesit vendose presjen në titull
Por nëse kërkon shqipen e pastër hiqe atë presje
Mos prisni cdo thote meta per pasaportat por filloni hetimin.krim i rende.fusni njerez ne burg per trafik emigrantesh ky ka fut 817 ne tre vjet.skandal.
Zoti Mero, te pergezojme per editoret briland ne vazhdimesi e ne vecanti, keto te fundit qe kan tebejne me nmje president bandit qe shkel ligjet e kushtetuten dhe u thote shqiptareve se , esht garant i kushtetutes.
Shqiptaret duhet te ngrihen dhe ta zen per zverku e ta nxjerin me force nga presidenca, sepse huri ne politik me corape te grisura dhe cilesoet si bosi me i madh i Ballkanit, vetem nga cvatja me njemij e nje makinacjone ne dem te shqiptareve dhe ne te mire te familjes te tij.
Turpi i mbulofte ata gazetare qe marin pjes ne takimin e te henes me kete karagjos e mafjoz dhe asnjeri , si ben pyetje, si dhe perse ka shkelur ligjin per dhejen e nenshtetesis nje te huaji.
Ne emigrantet e dime se si dhe kur, e kujt i jepet nenshtetesia nje te huaji. Ndersa ky palaco, karagjos, zyren e presidentit e perdhos dhe e kethen ne nje aneks te viles se tej ne lalez apo, tek kodra e djellit dhe per interesa personale u jep mbi 800 personave te huaj,
ne menyr te paligjeshme, pa i verifikuar nga Ministria e Brendeshme si e parashikon ligji, kur dihet se, disa prej tyre jan edhe me precedent penal, ndersa ky mafjoz helmin e shet per mjalte.
Nje bravo te madhe nga Amerika kemi edhe per gomistin e NSHRAKUT, qe ja nxjer bakrin dhe kallain perdit keti mafjozi, qe ka bere njemij e nje te keqia, ne vend te unitetit percjell urejtje, percarje, dhe ben thirje per revolucjon. KY posaqi president e di mire se ne te gjitha rastet ne trzira, harxhet i paguajne qyteret e varfer, ekonomia, ndersa keta soi si ky mamuth, vetem pasurohen gjithnje e me shume.
Vargje lapidare!
Mijra here shtangen
E ngriti nga toka
Muskujt nuk ju fryne
Ju fry vetem koka!
Problemi i ketij.te ashtuquajtur president.eshte me se i lexushem.jane thene e sterthene shume gjera per te.asgje e mire nuk eshte thene.nje pjese e mire e prejardhjes dhe identitetit te tij shprehet qarte te “Gopisti”.ky ka shume probleme te tijat.po ky ka dhe probleme shendetsore.nga menyra se si reagon.ky idetifikohet kollaj se eshte Delirant.ky vun nga Deliri i Persekutimit.qe e nxit ne menyre artificiale te cfaqe shenja te delirit te madheshtise.te gjitha keto krijojne nje tip te rrezikshem.per veten e tij dhe te tjeret dhe shume mire kete mund ta klasifikosh me crregullime te theksuara psiko-motore.pra ky duhet te vizitohet.se ka mundesi te jete Socipat Aktiv.semundje e cila i krijon bindjen se c’fare krimi te beje e justifikon me domosdoshmeine kryrjes.per interesa madhore.prandaj une do isha i mendimit.qe nje kontroll shendetsor i tij.eshte i domosdoshem
Do qe parate e korrupsionit te pashAportave ti marre rilindja ,me ligj parlamwnti??? Lere se I mbledh nano kur ti marre presidencen Ilirit (marreveshja e 2005 qe berisha te behej kryeminister e nano president do mbyllet nje dite…) dhe jua leshon ndonje kothere rilindasve te kruajne dhembet….
Do qe parate e korrupsionit te pashAportave ti marre rilindja ,me ligj parlamwnti??? Lere se I mbledh nano kur ti marre presidencen Ilirit (marreveshja e 2005 qe berisha te behej kryeminister e nano president do mbyllet nje dite…) dhe jua leshon ndonje kothere rilindasve te kruajne dhembet….
Do qe parate e korrupsionit te pashAportave ti marre rilindja ,me ligj parlamwnti??? Lere se I mbledh nano kur ti marre presidencen Ilirit (marreveshja e 2005 qe berisha te behej kryeminister e nano president do mbyllet nje dite…) dhe jua leshon ndonje kothere rilindasve te kruajne dhembet….
Do qe parate e korrupsionit te pashAportave ti marre rilindja ,me ligj parlamwnti??? Lere se I mbledh nano kur ti marre presidencen Ilirit (marreveshja e 2005 qe berisha te behej kryeminister e nano president do mbyllet nje dite…) dhe jua leshon ndonje kothere rilindasve te kruajne dhembet….
Super.!!! ????
Procedura e pèrshpejtuar e hajdutit nè presidencè, iu dha 800 e ca pashaporta shqiptare, indianève dhe ruseve tè kèsaj bote, me motivacionin e interesit kombètar. Flamurtari hajdut, qè “pèr tè mbrojtur UÇK dhe familjarèt e tyre” shet gjithçka shtetèrore, si tè ishte nè tokèn e babait nè Çepan.
Deri kètu, historia e hajdutit.
Pyetja ime èshtè?
A ka interes kombètar, vetèm tek tezgat e hajdutève apo ka edhe njè tè tillè nè organin e akuzès shqiptare?
E njèjta gjè me pèrpunimin e mbeturinave.
Ku janè organet ligjzbatuese?
Politika e hajdutève me imunitet, e ka katandisur kètè vènd edhe mè keq se skenari i filmit tè kinostudios KONCERT NÈ VITIN 1936,me ndryshimin e vetèm, se jemi nè ditèt e fundit tè 2020.
Jepini fund kètij teatri makabèr dhe tè ndyrè. Mos lejoni mè, hajdutèt dhe vrasèsit, tè marrin peng kètè shoqèri.
Hajduti, nuk ka asnjè lidhje, as me Gjergjin e Kastriotève dhe as me flamurin kuq e zi, pèr tè cilin kanè dhènè jetèn heronjtè kombètarè.
Flamuri i vetèm i hajdutit, èshtè videoja e Dritan Priftit, vilat dhe guroret qè ka nè pronèsi, shkollat private nè Angli pèr fèmijèt dhe akuzat pèr vrasje dhe zhdukje personi e deri tè qènit tutor minorenesh, nga goja e plakut tè bjeshkève tè pshurrura.
Ndalni hajdutèt,,,,,,,dhe ata qè i kanè vènè hajdutèt nè ato ambjente.
Do qe parate e korrupsionit te pashAportave ti marre rilindja ,me ligj parlamwnti??? Lere se I mbledh nano kur ti marre presidencen Ilirit (marreveshja e 2005 qe berisha te behej kryeminister e nano president do mbyllet nje dite…) dhe jua leshon ndonje kothere rilindasve te kruajne dhembet….
Mero mos u bej si Muc Nano qe sa here e ndjen qe po behet jointeresant merret apo permend Skenderbeun…Te skuqesh pak kur bashkengjit korrupsion e skenderbe…Merru me te gjallet, e sidomos me ata qe spo lene te gjallet pervec tyre te gezojne ne kete vend.
Aman o Mero!… c’far i ben keshtu likes ?
Po ja xhveshe fare poturet para miletit mor djale …dhe thirre Gopistin e N.SH.Rakut me hither ne duar ?!
Ai nuk ka faj! …nuk rri dot pa bere nje cike korrupsion ! …ju dha rasti dhe ….nga nje ne dite me korrupsion dhe nje pa korrupsion !
E kapen” kurven” mat, per te disaten here dhe i thane: c’far ke bere deri sot, mos bej me!
Pergjigja erdhi te nesermen , e kapen perseri ; por pyetjes ju pergjigj me delikates: -e kam huq e nuk e le’.
Sa per artikullin o Mero , je i vetem!
Na rrite ndjenjen e humorit.
Faleminderit.
Mero normalisht presidenti duhej te kerkonte qe ushtria e hajduteve horrave e qorrave ne administrate,bashki e qeveri te mos harxhonin kohe e para duke bere fushate hapur kunder ligjit 5 muaj para!!! Me fal se harrova qe jemi ne albanistan e ligji morali e kushtetuten i kane “ngrene ” inseneratoret e sharres fierit etj…NA QELBI PROPOGANDA ,PALIGJSHMDRIA DHE AMORALITETI POLITIK E QEVERISUT…KLASE POLITIKE E SAJUAR PER TE QENE E SHITIR!!!!