Një leksion i hidhur nga PD, që vlen dhe për të tjerët

11 Tetor 2020, 19:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka reaguar si një parti normale gjatë një procesi testimi, i cili u pengua të kthehet në votim, për shkak të ndërhyrjeve nga lart. Por vlen dhe si testim.

Nuk ka rëndësi nëse shumë nga figurat e njohura të PD nuk u skualifikuan për shkak të manovrave të rritjes fiktive të numurit të votuesve në fund të procesit. Ky test lexohet njësoj, edhe pa pasur viktima.

Ajo që bie në sy në këtë test është se figurat kryesore të Partisë Demokratike të promovuara nga Lulzim Basha, janë kontestuar rëndë nga baza e partisë. Vetë anëtarsia e PD është shumë më normale se lidershipi i saj dhe nuk e pranon aktrimin dhe opozitarizmin sipërfaqësor si vlerë.

Të gjitha promovimet aktoreske të Lulzim Bashës, ata që duan të bëjnë si agresivë, që duan të hiqen si të fortë, e të tjerë që duan të futen në garë se kush është papagalli më i mirë, janë ndëshkuar.

Gjithë prurjet e Bashës në Tiranë nga Oriola Pampuri, Tabaku, Zhupa, Duma etj, janë kampione të votave negative. Thjesht ata nuk kanë ngjitur tek njerëzit dhe askush nuk mund t’ua imponojë atyre si vlerë politike.

Eshtë tjetër gjë përse Basha i mban në garë dhe vazhdon t’i shikojë si produkte të tij, por testimi që bëri, ishte një shuplakë së pari për të.

Njësoj janë kontestuar dhe figurat vulgare të mbetura nga koha e Berishës, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Flamur Noka etj. Këta janë ndëshkuar si fosile, dhe si figura vulgare, që nuk i duhen më askujt.

Përgjegjësi e Bashës është se beson që vlejnë, meqë i ka përdorur Berisha. Në fakt ata vlejnë për t’i përdorur, por nuk vlejnë për të qenë përfaqësues.

Ajo që është e qartë në këtë testim, është se Partia Demokratike ka reaguar negativisht ndaj atyre që njeh dhe nuk ka pranuar ata që nuk pranon opinioni publik.

Për herë të parë Basha dhe të tjerë, duhet të kuptojnë, se opinioni publik ka rëndësi përtej të qenit papagall, apo besnik idiot dhe akoma më keq dëshirës për t’u përdorur si kamikaz politik. Kur këto produkte i nxjerr në treg, askush nuk t’i blen.

Për të kuptuar sa rëndësi ka opinoni publik edhe për demokratët e thjeshtë, merrni shembullin e Kleves Balliut, i cili është e vetmja viktimë e pashpëtueshme e këtij votimi, që përfundoi në testim. Ai mori dy të tretat e votave kundër, edhe pse nga pikpamja politike sipas shkollës së Bashës është politikisht korrekt, madje shembullor.

Ka bërë çdo gjë që i ka kërkuar Basha. Ka bllokuar një vit “Unazën” dhe i ka nxirë jetën kryeqyetit, ka thënë në ekran çdo budallëk që i ka thënë babai në telefon, dhe është i gatshëm të thotë çdo budallallëk që mund ti përpara.

Deri dhe libër për marëëzitë e veta ka marrë përsipër. Sipas modelit të Bashës ky është politikani shembullor, por në fakt sipas demokratëve ky është më i urryeri.

Pra për herë të parë një parti po merr leksion, se politikanët nuk duhen përgatitur si papagaj për lukuninë e vet, por si njerëz që i pranon opinioni publik. Minimumi si njerëz që i pranon mëhalla.

Lulzim Bashës ja ka heq mëhalla çdo njeri që mëhalla e njeh. Pra thjesht ja ka refuzuar çdo produkt të tij.

Kanë shpëtuar vetëm ata që nuk njihen. Por kë kanë njohur i kanë vënë kryq.

Dhe ky është një mesazh i hidhur që duhet lexuar me përgjegjësi jo vetëm nga Basha, por edhe nga Rama dhe LSI, për të kuptuar se jo çdo budalla që lexon letrën që i jep para, bëhet i dashur për qytetarët.

Në shumicën e rasteve, siç tregon testimi  PD, bëhet i bezdisshëm deri dhe i urryer për njerëzit. Ata më shumë se kushdo tjetër e kuptojnë nëse t’i u ke çuar një përfaqësues apo një manekin. Pasi ata minimumi duan njerëz normalë në krye të politikës. Nuk i gënjen dot me njerëz që kuptohet lehtë që nuk mendojnë.

12 komente në “Një leksion i hidhur nga PD, që vlen dhe për të tjerët”

  1. Rroft Pedeja dhe Pedeistët , e na lënçin pas .⚖️ says:

    Mero! Ata , vërtet janë ndëshkue prej bazës tpartisë,por do të vazhdojnë të jenë nball t’saj , për ta shkërdhye mfal, ndëshkue deri nfund Peden.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Mero Baze
    .
    Sot editorialin
    me ëndje lexova
    dhe me mëndjen time
    dy gjëra kuptova:
    Ca janë këllëfë
    ca janë tamponë
    por, të dyja palët
    në një vërrë shkojnë.
    Shpellë bërë vërra
    të gjithë i nxë
    sa hyjnë e dalin
    në Vërrën PëDë.
    Kot i bëjnë testet
    nuk mbetet me barrë
    kur nisën zakonet
    vezoret janë tharë.

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Gopist,komplimente

    2. nirvana says:

      je i madh per Zotin!

    3. kashi says:

      gopist te lexoj njesoj me kenaqesi si meron vetem nuk na the je lab apo jo

  3. Popull qe i pelqen rrumpalla says:

    Popull delenxhi qe i jep me shume vota grides degjeneruar pa familje,me mesazhe erotike,se sa Tabakut…..
    Edhe ku ne Tirane qe ka pak a shume njerez te qyteteruar edhe imagjino neper gerxhet e skutat e vicidolit e cepanit apo fshati mulit e monikes…..
    Kjo eshte fatkeqesi dhe ky vend nuk ka per tu ber,perderisa fiton horri,krimineli,hajduti e mzati

  4. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali;fshati qe duket sdo kallauz
    Si thote populli ?
    Te zinjte kolonjar,wane per p..dh,
    pooor hengren k..r.
    Edhe puna e PD (Pa Dinjitet), ku makina gebelsiane na cau veshet,
    ishte fjala per nje revolucion ne fushen e demokracise,
    jo vetem ne Shqiperi,por edhe me gjere (citat Xhelali i Zi),
    por sic thote gjermani, fisheku doli nga mbrapa.
    Dhe eshte mire keshtu,PD-ja po kryen vetevrasje,
    Balliu dhe gjithe ballistat e tjere,me kete vertetuan se
    nuk jane alternative e besueshme.
    Nje e ashtuquajtur parti, e theksoj e ashtuquajtur,qe nuk arrin te kryej
    zgjedhje brenda llojit,smund te dali ne fushe kunder dikujt tjeter.
    PS: Shqiperia dhe shqiptaret nuk jane ata te viteve 90,qe ngrinin
    te entuiziazmuar dy gishtat larte.
    Tani njerezit jane ndergjegjesuar,gjithcka eshte me trnsparente,
    interneti te jep mundesine e perfshirjes live ne jeten politiko-shoqerore,
    dhe ka krijuar ne kete drejtim nje lloj emancipimi,ku cdo njeriu i jepet mundesia te shprehet,
    privilegj qe para disa vjetesh e kishin vetem ata qe kishin mundesi financiare,apo pushtet.
    Per-par Shqiperia,se paret na moren ne qafe

  5. Ladi says:

    Komplimenta gopistit, je shume i modh..

  6. Kritiku pa kritika says:

    E vini re trafikun qe ka tek Kaza Italia ne drejtim te Tiranes? Ja pra, eshte veper e Sali Berishes, i cili, me ane te manekineve te vet si çuni i F Balliut, ja ka dale qe te na nxije jeten per nja dy vjet. O popull, mos votoni kriminelet, votoni njerzit puntore.

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Ky test i PD-se Mero djali,nxori ne shesh fytyren e vertete tr PD-se, Mero djali
    Si thote populli, ne vend te vinin vetulla, nxoren syte
    PD(Perpara Debila)????

  8. astrit says:

    Duhet inkurajuar dhe partite e tjera qe te bejne te njejten gje qe po ben PD. Zgjidhje midis kandidateve per deputet. Pavaresisht nga problemet, te tjeret PS etj nuk kane guxuar ta fusin kete risi demokratike ne partite e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje