Hetoni trafikun e pasaportave nga Ilir Meta

7 Tetor 2020, 20:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një kuriozitet të madh nga lexuesit dhe miqtë e gazetës, përse Ilir Meta shpërtheu ndaj gazetës për një shkrim të zakonshëm investigativ, ndërkohë që gazeta ka pasur boll shkrime kritike për të muajt e fundit.

Edhe vetë e kisha këtë dilemë, pasi ndërkohë që më kishte sulmuar Presidenti, unë ende nuk e kisha lexuar shkrimin e gazetarit që kishte ‘sulmuar’ Presidentin, se ishte fundjavë.

Tani më duket se e kam një përgjigje.

Presidenti ka shkelur nen për nen dhe gërmë për gërmë ligjin e shtetësisë https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200804121934ligj%20nr.%20113,%20dt.%2029.7.2020.pdf

Rasti në fjalë është kur shtetësia fitohet përmes natyralizimit. Lexo nenin 8 tek ligji në fjalë. Qytetari që e përfiton duhet të jetojë së paku 7 vite në Shqipëri, dhe procedura nuk kalon nga Presidenca, por Ministria e Brendshme, e cila harton dosjen e tij dhe pasi e verifikon figurën dhe integritetin personal, plus kushtet e tjera, ja rekomandon Presidentit për dekretim.

Presidenti nuk ka kompetencë të japë shtetësi. Ai dekreton një vendim të marrë nga Qeveria shqiptare.

Ministria e Brendshme i konfirmoi gazetës “TemA” se procedura për dhënien e shtetësisë për futbollistin në fjalë, nuk ka kaluar prej saj.

Ministria e Brendshme nuk ka asnjë dosje dhe asnjë kërkesë për të pajisur me shtetësi shqiptare këtë shtetas.

Në këto kushte, shtetësia e dhënë është e pavlefshme dhe dekretimi i saj është shkelje e rëndë e ligjit, që duhet të hetohet si çështje penale, pavarësisht imunitetit që ka Presidenti.

Presidenti ka të drejtë vetëm të dekretojë shtetësinë dhe jo të hapë zarfin që i jep presidenti Halili dhe pasi numëron fletët që janë brenda, të firmosë dekretin e shtetësisë.

Ilir Meta këtu nuk ka respektuar asnjë nen dhe gërmë të këtij ligji. Dhe kemi të gjitha arsyet të themi, se e ka bërë për qëllime korruptive.

Vetë presidenti i Tiranës, zoti Halili, pranoi publikisht me sinqeritet, se i duhej shtetësia që i dha Ilir Meta, pasi tani ai ka mundësi që të aktivizojë në ekip pesë lojtarë të huaj.

Ligji jonë i sportit, lejon vetëm katër lojtarë të huaj, të luajnë njëkohësisht në një ekip.

I vetmi justifikim që ky futbollist të merrte shtetësinë me procedurë të veçantë, është siç e parashikon ligji, nëse ekipi ynë kombëtar do të kishte nevojë për të.

Ekipi ynë kombëtar nuk ka bërë asnjë kërkesë të tillë. Por dhe ky rekomandim duhet të shkonte përmes Ministrisë së Brendshme.

Ilir Meta është thjeshtë i zhytur në paligjshmëri dhe ndërkohë që është dita e tretë e skandalit, ende nuk pranon të bëjë transparente procedurën, se si e ka dhënë shtetësinë.

Ne do të vazhdojmë t’ia kërkojmë publikisht dhe zyrtarisht, ndërkohë që po mbledhim dhe kemi siguruar prova dhe për pjesën korruptive të kësaj historie, gjurmët e së cilës na çojnë tek të njëjtët sekserë që i dhanë rekomandimin për shtetësinë e dy trafikantëve indianë, që ishin në kërkim në gjithë botën për mashtrim me miliarda dollarë, dhe morën shtetësinë në Tiranë, ku janë nën akuzë  për pastrim parash.

Dhe ishin prapë në linjën e kontributorëve të Klub Tiranës, me Presidencën. Me sa duket kjo është tanimë një linjë e konsoliduar korruptive mes presidentit dhe miqve të pronarëve të klubit në gjithë botën që duan një pasaportë shqiptare.

http://www.gazetatema.net/2019/03/22/presidenca-reagon-per-pajisjen-me-pasaporte-shqiptare-te-indianeve-spati-te-dhena-problematike/

SPAK duhet të hapë dosjen hetimore për shtetësinë e dy indianëve që ishin persona në kërkim dhe ta bashkojë me rastin në fjalë, pasi kanë të nëjtin rekomandues në hije, edhe pse ai futbollisti mund të jetë djalë i mirë.

Fakti që Ilir Meta reagoi ashpër me kërcënime ndaj një raporti investigativ, i cili ka mbetur ende pa përgjigje zyrtare, është se ai më mirë se sa ne, e di se çfarë ka bërë, çfarë ka përfituar në mënyrë të paligjshme, çfarë ligji ka shkelur dhe çfarë rreziku ka, nëse fillojnë e hetohen shtetësitë e dhëna në mënyrë klienteliste prej tij, nga Kina, India, e deri në vendet afrikane.

Përpjekja e tij banale për të ndërsyer  tifozët e Tiranës që të mbrojnë hajdutllëqet e tij, duke i gënjyer ata, se gazeta “TemA” u ka thënë terroristë, tregon dhe mungesën e respektit që ka për tifozët e Tiranës, të cilët i konsideron si njerëz që rrinë poshtë ballkonit të tij dhe ai u nxjerr BibiBlushin e tij nga sipër t’i qetësojë.

Kjo është një histori që Presidenti duhet ta sqarojë para se të hidhet mbi tank si Vojo Kushi, pasi Vojo Kushi u hodh i detyruar, se ishte rrethuar nga armiqtë e tij, kurse ky është i rrethuar nga korrupsioni i tij.

45 komente në “Hetoni trafikun e pasaportave nga Ilir Meta”

  1. Ladi says:

    Bjeri Mero, beje copash kete delenxhi te paturp qe na shitet e pirdhet sikur çoç eshte..
    Eshte vetem nje rrugac ordiner qe i ka dale boja tashme…

    1. Koli says:

      Kudo qe ta vesh Like Pordhen me pune do te vjedhe ato qe i mundeson vendi i punes.Eshte hajdut i lindur.

      1. Illyria-Shqiperia says:

        Bjeri Mero. Ky piziveng kriminel predident, “mbrojtes” i kushtetutës, por shkelës brutal i ligjeve te shtetit! Çojeni ne prokurori!

  2. Justicia says:

    PO çfarë presin SPAK dhe BKH, prokurori dhe prokurori speciale.
    Çfarë indicie duan këta më shumë.
    Ju themi ja Ujku ja dhe gjurmët…
    Çfarë presin këta jo po të dali hëna, jo po hënë e plotë.
    Me keqardhje aty nuk ka shtet.
    Dhe çdo gjë që thotë Rilindja…
    NE BËJMË SHTET.
    Është vetëm utopi dhe “ëndërr në sirtar” dhe propagandë e pastër.
    Ata janë të gjithë ujqër dhe pjesë e së njëjtës tufë për të shqyer “delet” popull.
    Thjesht zihen brenda llojit kush do jetë leader-i, kush Alfa e kush Omega.

  3. Mal Cori says:

    Atehere Ministria e Brendeshme duhet te blokoje procedurat per marrjen e Leter Njoftimit dhe te Pasaportes per futbollistin afrikan. Gjendja Civile eshte ne varesi te kesaj ministrie.
    Dhe eshte kjo ministri qe duhet te hefh ne gjyq presidentin.
    Por nuk e ben. Nuk e ben Rams se eshte mut muti. Ai nuk hodhi ne gjyq Berishen dhe Bashen per 21 janarin jo me….

    1. Bureto says:

      Bravo malcor! Plotësisht dakord me ju, por problemi është se ne qytetarët e ndershëm të këtij vendi, me keqardhje e them se, as na lexon dhe as na dëgjon njeri. Megjithatë atë që kemi në dorë, e bëjmë përditë me ato hapësira që kemi. Reagimin e indinjatës nëpërmjet medias.

  4. Ladi Elbasan says:

    BibiBlushi ahhaha sa i madh je! ?

    1. Nafija e President palles says:

      Me bukur qe ja ke numeruar me fakte bindese ketij President hajduti nuk ka ku te shkoje. Cifti hajdut Meta eshte me i urryeri nga shqiptaret.

  5. Pyka says:

    ?????…je shumë i hidhur Mero???

    1. Arnaldo says:

      Mero je i madh… Per kete nuk te ftojne si “anal-iste” neper emisionet e darkes??

  6. Pyka says:

    O Mero…nga arinj ,po i kthen në minj..????

  7. Tami says:

    Sa mire qe ka Mero Baze ne Shqiperi, keshtu qe njerezit kane shprese se ketyre banditeve qe e mbajme Shqiperine peng po ju vjen fundi.
    Faleminderit Mero Baze, patriot i vertet!
    Respekt.

  8. Mona pompon pistona says:

    Shtet kot.Po kot fare. O Rame bej rruge e hap tunele sa te duash, po per sa kohe qe njerezit do shohin qe hajdutet e vrasesit jane te paprekshem ne Shqiperi shteti qe ti drejton eshte thjesht nje republike preshi. Kryehajdutin na e bere president dhe ky vazhdon te na vjedhe. Turp ti dhe ata palacot e tu ne parlament qe nuk paten guxim ta shkarkonin kete bastard anti-shqiptar.

  9. O president mblidh gruan se iku nga fiqiri says:

    Ai ja hodhi 7% me ze e figure me nje darke qe i shtroi sali berishes,dhe jo te hetohet per disa pashaporta …..
    Po rri o Mero se ketu eshte bere vjedhja mullar dhe se rrun njeri dhe te mos themi se po legalizohet dhe amnistohet cdo vjedhje e cdo hajdut….
    Vetem ne sektorin e naftes sa hajdute akuzohen e nuk denohen.
    Po keshtu ne cdo sektor e zyre administrate….
    Vetem vilat qe kane ne lalez e lunder tregon se sa shume kane vjedhur,njerez qe kane vetem nje rroge shteterore

  10. Kujtim says:

    Mero Baze?
    Unë i lexoj të gjitha shkrimet tuaja ç’do ditë dhe konkluzioni I’m është se ti flet drejte dhe i denoncon të korruptuarit e shtetit me fakte dhe i pa frikesuar.
    Unë të pershendes dhe të uroj jetë ty dhe familjes tënde, edhe pse jam i pamundur të të mbroj nga felliqesirat që të sulmojne ç’do ditë.

  11. Ilirjan says:

    Po i ngushtohet laku. I ka mbetur te shpetoje dinjitetin per aq sa i ka mbetur. Tashme eshte I humbur me gjithçka,e kjo e ben te paqendrueshem deri qesharak sic qe gjesti i gjunjezimit ne mes te bulevardit, apo evokimi i personazheve te ndryshem. Po behet gazi i botes, te pakten te evitoje protagonizmin, e te pranoje ne vetvete qe historia e tij 30 vjecare ne kurriz te nje populli te vuajtur,mori fund.

  12. Albi_I says:

    I ka dhene pashaporten nje futbollisti?

    Ky po qe qenka krimi i 8 viteve te fundit. Ta varim legenin!

    1. Korçari vip says:

      ka shkelur ligjin o love ne cvend te botes leshohen nenshtetesite si kokoshka.

  13. demokrati says:

    Shkelqesia e Tij, Presidenti i Republikes Z.Ilir Meta ka nje pasion te pashpjegueshem per Pasaporten.Ne fillimet e tij si eurosocialist ishte nje konsujt e jashtem te ambasades greke.Krahina e nderuar e Skraparit ka kaluar e gjitha neper kanalin konsullor te Metes. Tani Z.President nuk merret me balalitete si vizat 1 vjecare por per te mbushur vakumin e shkaktuar nga politika demografike antikombetare e Z.Rama ka vendosur te jape ndihmen e tij modeste ne rritjen e popullsise duke pare pertej races, ngjyres dhe parade.Imagjinoni cfare mund te beje kjo kerme ne krye te MPB

  14. Xoni says:

    Ka rene ne hundlesh I pari vendit…haha

  15. Blloku 7% . says:

    S’harohet kollaj zakoni 7% , duhet mbushur blloku .

  16. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Mero djali nuk dua ta filloj me kompliment,pooor po me detyron.
    Megjithse,per hire te se vertetes po ben detyren,si patriot
    dhe patriotizmi ‘ s’ka nevoje per komplimenta.
    Te kthehemi ne teme,une shof si nje fillim te mbare ne perpjekjet
    per te diskredituar figuren e Presh identit.
    Rekomandimi im do te ishte,gjithmone vetem me gjuhen e fakteve,
    qe cdo dite,e theksoj,cdo dite editorialin t’ja kushtoje ketij personi
    duke sjelle nga nje skandal te ri.
    Gur,gur behet kalaja,thote populli
    Dikur,do apo sdo Prokuroria Speciale,do jete e detyruar te behet aktive,
    dhe aq me teper me fakte objektive te servirura nga gazeta jote.
    Mero,Shqiperia dhe shqiptaret do te te jene mirenjohes per jete.
    PS: Mos harro denoncimin!!!!!!
    Mer shembull nga Presh-identi qe hodhi ne gjyq qeverine per tallashin e Teatrit,
    Teater me te madh ,nuk ka
    Aaa,se nga pune e tallashit,mu kujtuan Budinat,ai me lesh
    dhe ai pa lesh,nga humben ?

  17. Dull tropoja says:

    Mire thone se s’rin dot qeni pa henger mut.spo e dija si meta bente korrupsion.ja doli se cben kusari.

  18. 001 says:

    Imagjino sa lek ka mar likja nga milioneret indiane
    SPAK ta fusi nje jave brenda afrikanin Deri sa te tregoje sa euro ka paguar per pasaporten
    Dhe te behet nje inventar 4 vjecar sa passporta Jan dhene ne kohen e like shtanges

  19. Berti says:

    Demaskojeni deri ne fund kete hajdutvte korruptuar qe e beri edhe presidencen hale. SPAK SPAK SPAK KU JE OB SPAK SPAK KU JE!???

  20. Nje shqiptar nga Jugu i vendit says:

    Mero , do te te lutesha te pyesje ne ministrine e puneve te brendeshme (tonen) , ne se ka pasur ndonje kerkese nga ana e saj , drejtuar presidentit , per dhenien e shtetesise shqiptare te kryepeshkopit Janullatos ( ne KOASSH ) , se kam bindjen qe nuk ka pasur ndonje kerkese te tille . Te lutem beje kete dhe gjej rastin per ta publikuar ne vijim .

  21. Tomori USA. says:

    Faleminderit zoti Mero Baze nga bashkeatdhetaret ketu ne Amerik per, te skandalet dhe shkeljet e ligjit e kushteutes, qe na jep lidhur me kete palaco
    president qe ka kohe qe esht kethyer ne rolin e kryeopozitarit duke e zevendesuar te shoqen, duke u vene ne krye te LSI , me qendrimet opozitare armiqesore, qe mban ndaj mazhorances dhe kryeministrit Rama.

  22. Po te kishime pase instutisonete dresije turpe turpe turpe says:

    Ne e dime se kushe eshte ilir meta ne te vertet por kjo histori te len fare pa mend avavv po te kishte ndodhe e njejta gje edhe ne shtete si serbina a po maqodonija se nuk po them si rrumanija a po bullgarija se Jane ne evrope do ishte dridhe i gjith shteti dhe e gjith shoqrija por ne jemi si jemi ky njeri nuk nje as nje ligjji as morali ky eshte Duke sjellur si enver Hoxha une jame zoti e shkopi as Sali berisha nuk eshte sjedhur ne ket menyre ky eshte nje poshtrim per te gjith shqiptaret e le me per instutisone qe nuk kane ekzistue kurre ne shqipri se po te kishime pase instutisonet e dretsise nuk do kishime nje Palo njeri president si ilir hajdutin turp turp turp

  23. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    SPAKKKKK, KU JE ?!?!

  24. ?? says:

    Ore po ktë Bibiblushin, ç’afer e lidhi me Metën?

  25. Fasulja says:

    Skane cfare ti bejne se aty te gjithe jane tekoruptuar jane te njeti soje dhe spak sma bushe mendjen!!!!! I I

  26. Alfredi says:

    Mereni me dhenien e shtetesise se nje futbollisti , nuk e ve ne dyshim njeri qe eshte vendim i padrejte , dhe haruat qe Presidenti i dha shtetesine Janullatos , nje vendim qe do tja degjojm kengen per shume vite e vite te tera
    Ishte refuzuar nga te gjithe parardhesit e tij plus dhe Nishanin , me preteksin e te qenit jo kompetente per dhenien e shtetesise , dhe erdhi fshatari i Skraparit , rembeu rastin qe partite zieshin si qente , duke i dhene shtetesine Shqiptare Janullaosit , dheduke ibere nje dem te pallogaritshem kishes ortodokse shqiptare , qe gjithe jeten ne shekujt qe shkuan ka qene kundra drejtimit te saj nga nje krepeshkop grek …..
    Dhe pisanjozi president na kujton Vojo Kushin ,po per Petro Nini Luarasin ke gje per te thene mor kriminel , Papa Kristo Negovanin ???
    Apo shlyejte medaljen e dhene nga parlamenti Helen??
    Kush nuk edi , eshte ivetmi politikan shqiptar qe eshte dekoruar nga Parlamenti Helen ……..

  27. TNT says:

    Je shume shume i madh, super gazetar profesionist…

  28. Kolec Pohja says:

    Shkrim shume i goditur. Kjo plage duhet prere me thike pra te cohet ne Spak jo te gervishtet lehtazi nga gazeta. Hajdutit duhet ti tregohet vendi jo aty ku eshte sot se u be turpi i botes.

  29. edmond says:

    HAHAHAHAHA MEROOOO! U SHTUA EMRI YT NE LISTË! TANI JE NUMRI “98” PAS 97 DEPUTETËVE QË VOTUAN KODIN ZGJEDHOR! POR EMRI YT ËSHTË I RRETHUAR ME NJË RRETH TË KUQ SI ZAPATA!

  30. Niku says:

    Duke pare se kush e ka qeverisur (dhe kush e qeveris kete vend “te lavdishem”/mjeran…), ne keto tridhjete vite, duket qarte se c’popull jemi, pavaresisht se i pelqen apo jo Meros e ne te tjereve qe shesim dengla/pordhe patriotike per racen tone (race muti)…!!! Kjo eshte e verteta dhe mos i bejme qefin vetes duke share e kerkuar alibira tek fqinjet e gjithe te tjeret, kur na thone te verteten qe nuk na pelqen..! Ata qe e kane kuptuar kete gje, kane marre arratine me kohe, hajdutet, injorantet, dembelet e kriminelet qe kane mbetur ketu, qeverisin me gravata evropiane dhe “do te bejne” Shqiperine…(!!!???)

  31. E verete eshte says:

    Namin more e ka bere Iliri duke dhene miletit pasaporta shqiptare. U bene rehat njerzit me to, ku nuk shkuan, ne Amerike po,ne Kanada po,ne Australi po, deri ne zelanden e re. Spaku te lere çdo pune e te merret urgjentisht me kete krim te papare e padegjuar gjer me sot. Demi qe i ka shkaktuar vendit eshte i pallogaritshem jo vetem per nga vlerat monetare qe i kalojne miliarda dollaret, por edhe vlerat morale. I KA DHENE NJE AFRIKANI PASHAPORTE SHQIPTARE.

  32. Pd rrumpalla says:

    E po kjo është ti shkërdhesh të katërmbëdhjetat liliputit të Çepanit, ky grua qirë për hajdut ka studjuar? Po mundohem të gjejë se cili shtet në botë ka Universitet ku studiohet për hajdutë si fakultet i veçantë,dhe për dreq nuk më figuron asnjë shtet. Ky mut ku ta ketë mbaruar?….mbase në gop të skraparlleshës ato 9 muaj ka bërën kurs

  33. O Mero djali, te arrestohet *pa nje e pa dy* dhe te dali para Drejtesise URGJENTISHT ish-Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla dhe kane per te dale super-materiale (qe Llalla i ka marre me vete nga Zyra e Tij , pak jave para ikjes), per bemat me kriminale te Metes dhe Berishes me familje dhe dhjetra e dhjetra “miq” rreth e rrotull tyre, qe merren me Biznese “fitimprurese”, ne fakt pastruese 100% Parash totalisht te krimit me te zi shqiptar te ketyre 30-vite hapje, “Demokraci”…
    Per Llallen BKH/SPAK te perdore metodat e FBI (Haxhi-Dajakun) dhe jo me te mire, se nuk nxjerr gje Ai me te “mire”…

  34. une salih berisha i biri rames e sheqeres betohem para trupit gjykues se do te them te verteten dhe vetem te verteten. BETOHEM says:

    Mero Baze eshte nje ze i veqanet ne gazetat shqipetare
    Frrok Cupi dhe Mero Baze do ta varrosin
    IlirHajdutin
    Te dhenet zoti shendet ty dhe familjes tuaj
    respekt pa fund

  35. Velo says:

    Përveç shkeljes së ligjit për dhënien shtetësisë një personi, ai është edhe bashkëpunëtor për ndihmë në mashtrimin dhe shkeljen e ligjit për sportin. Fallsifikon shtetësinë për të futur në shkelje të ligjit për sportin, një lojtar tek skuadra e Tiranës. Bashkëpunim me anë të fallsifikimit midis presh identit të Republikës me presh identin e klubit të futbollit. Bravo preshidenti ynë.

  36. Andon L. says:

    Bravo Mero! ju jeni “ujku më i vjetër” por keni harruar një gjë: Shqipëria është i vetmi vend në tokë që ka numrin më të lartë të “konsujve të nderit”. Gërmoni se do të arrini të njëjtin shkëmb!

  37. Saderi says:

    Respekt per ju z.Baze.Jeni nga te paktet gazetar me kurajo qe po jepni nje kontribut te jashtzakonshem nedemaskimin efenomeneve koruptive qe po ndodhin nga politikanet hajdute ne keto 30 vjet ne te ashtuquajteren demokraci me fakte konkrete keni informuar opinionin publik shqiptare dhe ate nderkombetar. Rasti i dhenies se nje nenshtetesie nje futbollisti te huaj te f.k.Tirana eshte nje scandal kouptiv i nje nivelin ordinier ne dukje,porshume i rende ne shkelje te ligjit Eshte detyre e organeve shteterore te sqarojne opinionin publik per kete skandale te rradhes Organet e drejtesis duhet te veprohej.

  38. Franci says:

    Eshte e vertete se sekseri i Metes eshte keshilltari i tij Kulla. Ky eshte i ingranuar ne kete histori, ku fakte do dalin dhe me shume se si kulla negocion dhe shantazhon njerez per kete afere korruptive. Prokuroria e hajduteve te xhepave duhet ta tregoje veten si profesioniste qe heton profesioniste te shtetit ne administraten shteterore ku baderdia fillon nga presidenti i halese atij qe e beri.

  39. Jimmy says:

    Lene ate futbollistin,po a i keni pare emrat e sa e sa arabeve ju ka dhene nenshtetesine deri ne 2018,mbas 2018 nuk ka publikim fare.Ky kushedi sa terrorriste ka paisur me psaporta Shqiptare.Yyyy race e ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje