Kompromiset në heshtje të Edi Ramës, me Kodin Zgjedhor

5 Tetor 2020, 19:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumica kaloi me një shumicë votash, përtej asaj kushtetuese, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, përmes debatesh artificiale, që përpiqen të fshehin dakordësinë për ndryshimet e bëra, duke ja lënë faturën Edi Ramës.

Ndryshimet duket se ishin një proces i tërë kompromisesh në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kundër aleatëve të vegjël.

Edi Rama i ka siguruar Lulzim Bashës autoritetin për t’iu imponuar aleatëve të vegjël, ose të rreshtohen pas tij, ose të dështojnë, dhe ky është dukshëm një kompromis nën tavolinë, i negociuar nga çifti Gjiknuri- Bylykbashi, natyrisht me pëlqimin e shefave të tyre.

Partia Socialiste ka hapur teorikisht listat për të lejuar qytetarët të shfaqin preferencat e tyre për deputetët, por ka rritur vështirësinë e ndryshimit të listës, po qe se nuk merr së paku 10 mijë vota.

Ky është një nder për Lulzim Bashën, natyrisht dhe për vetë Edi Ramën, kundër LSI-së dhe partive të vogla, pasi i detyron ato të maten mirë para se të vendosin ta sfidojnë Bashën apo jo.

Vetë Edi Rama nuk ka aleatë të vegjël dhe nuk e ka këtë problem, por me këtë mënyrë qetëson panikun e gardës së vjetër brenda partisë, që mund të sfidohej nga heqja e këtij pragu.

Nga ana tjetër, Rama ka favorizuar partitë e reja të opozitës parlamentare, duke e ulur pragun në 1 për qind, që praktikisht është prag natyral i një deputeti për të hyrë në Parlament.

E vërteta është se nga këto ndryshime, e vetmja që nuk përfiton, është LSI, dhe kjo, jo aq pa dëshirën edhe të Lulzim Bashës.

Ilir Meta natyrisht kërkonte listat 100 përqind të hapura, që nuk ishin pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit dhe nga ana tjetër kërkonte të mos prekej 5 qershori.

Kërkesa e 5 qershorit ju plotësua, por listat nuk u hapën siç kërkonte ai. Ndoshta, dhe nëse listat hapeshin, Ilir Meta nuk do dilte i vetëm në zgjedhje, siç thotë lart e poshtë, por do t’i imponohej Bashës, të merrte 40 për qind të listës fituese.

Tani e ka pak më të vështirë shantazhin ndaj tij.

Po ti shtosh dhe faktin që LSI ka humbur në terren strukturën që menaxhonte zgjedhjet dhe ka detyruar presidentin të pijë kafe natë për natë me subjekte të OFL, nëpër rrethinat e Shijakut e Durrësit, e kupton qartë që këto ndryshime e kanë shtyrë LSI drejt një aleance me kriminelët e vendit, për të mbijetuar.

Nëse më parë LSI kishte patentën e partisë së hajdutëve të Shqipërisë, që blinin vota për të vjedhur në pushtet, tani ka degraduar në parti kriminelësh, që kontaktohen nga presidenti i vendit si ushtarë për zgjedhje, duke u premtuar se do jetë ministër i Brendshëm, kur të vijnë në pushtet.

Ndaj dhe reagimi ndaj ndryshimeve është i ndryshëm nga LSI dhe PD.

LSI përmes presidentit premton luftë, ndërsa PD përmes Bashës ka reaguar duke bërë sikur është e pakënaqur, në stilin “më ka çu nëna me la gojën”.

Kjo e ka bërë dhe më të egër reagimin e LSI dhe dyshimet se çfarë ka ndodhur nën kulisa mes PD e PS. Dhe të vetmin “nder”, që Basha ja ka shitur si nder Ilir Metës, dhe që është mospranimi i Ilir Rusmalit, si komisioner shtetëror për zgjedhjet, është një kërkesë e Berishës, të cilin Basha ja ka faturuar si nder edhe Metës.

E thënë shkurt, ndryshimet në Kod janë një paketë qokash në distancë për PD dhe opozitën parlamentare, dhe një rrethim ndaj LSI, e cila do të jetë e detyruar të hyjë në një listë me Lulzim Bashën, duke i hequr mundësinë vetes t’u thotë votuesve: “Do jemi në pushtet me çdo çmim, o me Bashën, o me Ramën”.

Tani këtë gjë mund ta thonë partitë e reja parlamentare që po hyjnë në zgjedhje, nëse ja dalin të bashkohen.

13 komente në “Kompromiset në heshtje të Edi Ramës, me Kodin Zgjedhor”

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Na pri ilir
      e mos ndalo
      Atdheun e japim
      Por LSI-në, Jo!
      .
      Na pri ilir
      me ty s’e njohim frikën
      për LeSheLinë
      japim dhe Monikën.
      .
      Na pri ilir
      si Hajl-i mbaje dorën
      që të të ndjekim
      na nxirr në çetë Borën.

      Na pri ilir …
      … dhe buzë humnerës
      të mbërrijmë
      do jemi gati
      të gjithë njëherësh
      Do të shtyjmë!

  1. ram basha says:

    kjo ishte e gjitha.keshtu fiton edhe Rama edhe basha. Por ama fytyra e parlamentit nuk ndryshon dhe vota e popullit nuk shkoi kurre per ate qe deshi realisht. Kjo klase politike qe ka 30 vjet qe sundon do te vazhdoje prp,dhe do rrime po aty ku ishim. Te rroje Amerika dhe BE-ja,kurse Shqiperia te shperbehet neper popujt e tjere.

  2. Lato Çepani says:

    ?
    I ke rënurë mu në kokë, Mero djali.

  3. LUL Holandezi says:

    Dmth po kthehemi de facto në dy-polaritet tani.
    Dhe i bie që Edi e mbaroi ciklin e të punuarit me/për Ilirin. (Bashkë qeverisje/ president).
    Tani po punon me/për Lulin.
    Edo bëji të fala Salehut.

    1. Gjergj says:

      Me duket se bylykbash turk oerd si besuar I lulit per zgjedhjet (zgjebjet) ka punuar kunder lulit e kete dhe nje gomar e kupton.Ka punuar per rame topall nano e berishe…Bylykbash??Te jete turk me origjine e lidhet me vllahin rame e nano natyrshem e punojne kunder SHQIPTAREVE?????!!!!

  4. Pato says:

    Ky kod ka per tu ndryshuar prape nga PS sepse ka per te sjelle kaos me pragun 1%. Listat e hapura jane budallek me brire dhe vetem naivet mendojne se mund te ndrojne deputetin. Plus qe do keni numer rekord votash te pa vleshme pasi njerezit do behen lemsh duke votuar per partine dhe deputetet. Per ironi ky kod favorizon PS nga te gjitha anet dhe per me teper listat e hapura pasi PS ka elektoral stabil 56% dhe eleminon perfundimisht percarjen pasi socialistet nuk do djegin me krevatin ku shtrihen per nje plesht. Voton PS dhe jepja voten e deputetit kujt te duash. 800mij plus vota, ti numeroje Likja me Bashen koker me koker.

  5. Tani says:

    Po per heqjen e koalicioneve që nuk ishte pjesë e paketës së 5 qershorit pse nuk fole fare ? Ose më saktë kur the qe u zbatua 5 qershori por jo listat hapura, pse gënjeve ?

  6. Berati says:

    56% stabel?. Pickoheni njehere bythen se mos keni vdekur.

    1. Pato says:

      Ne shqiperi ne 2017 votuan 1 milion e 614 mij njerez. 765 mij votuan per PS ose 48% ndersa PD 456mij ose 28%. Po ti shtosh dhe aleatet e tyre PS mori 57% ne 2017. Pra e majta me PS eshte stabil me 56% te votave sepse ka gjithmone 1% qe anon. Te tjerat pastaj jane pordhi kali ne der te hanit.

  7. 001 says:

    Mos u zini o popull moterqira Jan te gjithe PS LSI dhe PD
    Ne 2008 ishte PD + LSI
    Ne 2013 ishte PS + LSI
    Ne 2018 ishte PS
    Ne 2021 eshte bere pazar PD + PS per te zhdukur LSI
    Mos harroni thelbin e votimeve qe ne bythe e Ka populli
    Dhe sot tao tao i partise me gojoren elisa spiropalin ua tha qarte
    Populli voton populli e ha me formulen voton ti qeveris spiropali
    Zgjedhje te lira ska!

  8. Vari Janullen! says:

    Bravo, me pragun e 1% e bete VorioEpirin realitet! Tani do shperthejne perseri pensionet 300 eurshe , propaganda fashiste e terbuar greke ne te gjithe jugun, Janulla do ngjallet duke u kthyer nga varri per ku eshte nisur, me te gjithe qe i lepijne doren.
    Kjo do te thote qe te gjithe qeverite e ardhshme do jene peng i pakices se fabrikuar greke dhe do te kontribojne aktivisht ne pavarsine e VorioEpirit.
    Tani i kuputua se cfare shiti tek greku Rama i permalluar.
    Njesoj si Sali kerma qe per te ardhur ne pushtet ne 2005 me pare ju shiti Himaren duke votuar edhe vete Bollanon, ju premtoi VorioEpirin me censusin e vetdeklarimit te kombesise dhe qershia mbi torte 320 km² territor shqiptar dhurate e menjehershme, si kontribut personal dhe fillim i procesit te VorioEpirit.
    BRAVO!

  9. Velo says:

    Pas pesë vitesh do ta kuptojë Petrit (pallosh) Vasili se çfarë i ka bërë nën hundën e tij Bylukbashi. Hec Tit shkollë shumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje