Nga Mero Baze
Sot në mëngjes postimi i parë i Presidentit mu duk normal. Kishte porositur 61 kryetarët e Bashkive të Shqipërisë t’u shërbenin qytetarëve dhe të mos merreshin me politikë, e sidomos me fushatë elektorale.
Kjo është një këshillë normale për çdo zyrtar të shtetit, ndër të cilët kryetarët e bashkive janë të fundit në listë, pasi në fund të fundit ata janë persona politikë, të zgjedhur me votë.
Por ka kuptim t’i këshillosh të rrinë larg politikës, qoftë dhe për etikë.
Njeriu që dha këtë porosi, një orë më pas, doli para gazetarëve dhe i hyri me libër shtëpie kryeministrit, me një fjalor agresiv politik, si Ed Paloka pasi ka pirë me të fortët e Babrusë.
I “shqetësuar” nga disa kontrata që shkojnë në Arbitrazh, në mënyrë të çuditshme, ai e përjetonte këtë si një pazar të kryeministrit me palën akuzuese, për të ndarë lekët. Në fakt, nuk ka si ta përfytyrojë ndryshe, përderisa vetëm atë formë qeverisje njeh.
Për të sqaruar ata që nuk e kuptojnë shqetësimin e papritur të Presidentit, ajo kontratë është bërë me urdhër të tij, duke thyer të gjitha ligjet e shtetit shqiptar, disa herë, dhe është mbajtur me zor prej njerëzve të tij.
Kërcënimi që ai u bën zyrtarëve të shtetit, të mos prishin kontratën, është kërcënim i sekserit që i rrezikohet pjesa në kontratë dhe jo Presidentit që ka marrë peng shtetin për një kontratë.
Por ky është problem tjetër.
Problemi nisi nga keqkuptimi që krijova në mëngjes, kur ai këshillonte 61 kryetarë bashkie të silleshin si njerëz apolitik në postin e tyre, edhe pse janë të zgjedhur politik, kurse ky që është president i Republikës, i depolitizuar me ligj, dhe që veprimtaria politike, i konsiderohet shkelje kushtetuese, del pesë herë në ditë, dhe mban fjalime elektorale banale.
Tani kryetarët e bashkive në 61 bashkitë e Shqipërisë, mjafton të marrin si “shembull depolitizimi” presidentin e Shqipërisë dhe mund t’i vënë zjarrin qyteteve.
Me këtë kriter, ata duhet të vrasin çdo kryetar PD-jë apo LSI-je që kanë në qytet, dhe të shajnë me libër shtëpie çdo kundërshtar politik që ka punë me bashkinë.
Duhet të ndalojnë shërbimet për çdo opozitar dhe duhet të konsiderojnë krim çdo biznes të tyre.
Për këtë kanë imunitet juridik shembullin e Presidentit, i cili konsideron Qeverinë bandë kriminale, dhe ka obsesion fyerjet ndaj kryeministrit, duke hyrë në garë me gruan e vet për nga fjalori.
Nuk është se e gjën gjë Qeverinë nga këto sulme, pasi janë të vetmet që i rrisin pikët, por problemi është se kur u kërkon kryetarëve të bashkive të jenë të depolitizuar dhe të ruajnë distancën nga politika, dhe vetë bën këtë figurë, duhet ta sqarosh në fund, që të mos bëjnë siç bën Presidenti, se ai ka hall tjetër.
Hallin e qytetarëve ua ka lënë kryetarëve të bashkive. Ai vet ka hall lekësh, siç dhe e dëgjuat.
It’s the final countdowns!
6 muaj, 5 muaj, 4,3,2,1….
Ja do puna Likes me dal e me fol.
Halli i tij nuk është halli i ketyre dhe as njëlloj me hallet e tyre.
Ky po i luan te gjitha për të gjitha në “pokerin” ku është…
Pastaj ajo punë dihej që kur e vunë që as nul do ishte i depolitizuar, madhe legjitimuan dhe veshën opozitën drejtpërdrejtë me pushtet ekzekutiv.
Pastaj dihet që Likja presidencen e ka vend pune.
Residence shko e fle tek Monika.
Këto gjëra diheshin.
Dhuratë e kemi nga Edi aty.
Do ta dëgjojmë dhe ca….
Mero djali,populli ka nje thenie ideale per kete rast:
Bej si them une,por mos bej si bej une?
Like pacipesia e ndjen fundin qe po i vjene dhe ka humb ekuilibrin.
As Mona nuk e ndihmon dote.
Babezia e ciftit hajdut Meta i kalon te gjitha parashikimet, shikojne endera sikur po ja u marin te tjeret ato qe do vidhnin vete, prandaj formuan partine hajdute te families vetem per te xhvatur shqiptaret.
PRESIDENT ME TE DEGJENERUAR KY VEND NUK KA PARE, VRASES, HAJDUT FLORIRI, DHE I POLITIZUAR….
E dini pse e pelqej E. Ramen? – pikerisht sepse beri president I. Meten!
E nxorri ne drite diellit. Besoj qe tani e njohin te gjithe – nuk ka me iluzione..
Ky version i Rames qe te pelqen ty, ka nje fature per shqiptaret. Drita e diellit do te ishte ne Rec… bile per te dy.
Ore Mero,cili ishte president i shqiptareve para ketij qe shkruan ti?!!!ROBERT DE NIRUA.
Zoti Baze ma merr mendja se juve kini pare nje gomar qe mbetet ne mes te fushea ne djelle dhe me bisht ruhet nga mizat,identik ke nxjerre edhe me te bukurin e kafsheve Ilir Meten .Qenka shume e veshtire kur u semurke nga paraja,qenka me keq se kanceri.Pershendetje Mero dhe pena top tu befte per keta injorant profesioniste.
Ky bizdërgan shkurtabiq duke u bër thirrje kryetareve te bashkive e bën tamam si hoxha,i cili u thotë besimtareve ne xhami :Bëni si them une por mos bëni si bëj unë.Piko president leshi
Urojme qe Ligji i Trete i Njutoni te zbatohet !
Problemi Mero eshte se kur socialistet dhe Rama e bene president Like floririn ju te gjithe nuk e hapet gojen !… Tani,ta mbani me shendet,se po ja shikoni hajrin ! Vazhdoni akoma te jeni pjesmares tek lojrat e partive me akuza e kunder-akuza. Jeni bere te gjithe sikur ju ka pjellur Berisha !