Kur Gjykata shndërrohet ne spektakël Uniformash

28 Shtator 2020, 19:00Editorial TEMA
Kur Gjykata shndërrohet ne spektakël Uniformash

Nga Baton Haxhiu

Dy ditë kam pritur se kush apo cili nga pjesëtarët e stafit të Gjykatës Speciale do të arrestohet për rrjedhje te informacionit. Nuk janë të shumtë ata që kanë qasje në këto dokumente. Ka shumë pak njerëz të informuar për aktakuzat. Mund t’i numërosh në gishta të dorës; të njërës dorë ndoshta. Prandaj, pyetja që shtrohet është: kush nga ta i nxori ato dokumente? Dhe, akoma më me rëndësi: pse ai ose ata janë akoma të lirë?

Askush nuk u arrestua, madje as u mor në pyetje për shkelje të sekretit të atyre dokumenteve. Përkundrazi, Tribunali dhe Specialja po dalin mbi detyrën e të qenit profesionale dhe në nivelin e përfaqësimit të drejtësisë.

Burgosën, me spektakël uniformash të paautorizuara(Eulex-i është pa mandat në Kosovë), dy anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Kjo ishte drejtësi në emër të hakmarrjes personale ndaj emrave të përveçëm.

Jam për t’u dënuar secili që ka bërë krim. Por, ky krim duhet dënuar për t’u forcuar e drejta dhe sistemi gjyqësor.

Nuk jam që me vendime politike të zgjidhen problemet e drejtësisë.

As teza e drejtësisë së padrejtë dhe as reagimet kundër Hashim Thaçit, për ta lënë fajtorë për Tribunalin, duke shmangur pikturën e madhe të një padrejtësie historike që i bëjnë institucionet ndërkombëtare – Kosovës; as reagimi i pashembullt i ambasadorëve(edhe pse e kanë detyrë) nuk i ndihmojnë drejtësisë; as arroganca perandorake e mbushur me plot gabime rrugës; as Evropa e dobët, e pafuqishme, nuk janë arsye për ta dominuar me diskurs brutal një situatë historikisht të paqëndrueshme.

Po mundohem të shkruaj pse?

Misioni i Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian, i njohur si Eulex, ishte themeluar në shkurt të vitit 2008, paralelisht me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky mision ishte ftuar edhe nga vet Kosova, përmes Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë. Qëllimi i tij ishte t’i ndihmojë institucionet e porsaformuara të një shteti të ri, në fushën e sundimit të ligjit, derisa të njëjtat të jenë kompatibile me praktikat më të mira evropiane. Evropa do të investonte miliona euro në misionin e saj më të madh të sundimit të ligjit, në mënyrë që institucionet në Kosovë t’i arrijnë standardet e saj të drejtësisë, pasi për afër një dekadë, një gjë të tillë kishte dështuar të bënte misioni i udhëhequr Kombet e Bashkuara. Një mision i tillë nuk mund të ishte i destinuar të dështonte, sepse nuk do të dështonte vetëm ndërtimi i institucioneve të drejtësisë në Kosovë, por edhe vet investimi i Bashkimit Evropian. Dekada në vijim do të tregonte të kundërtën.

Miliona euro të investuara në rroga e benefite të gjyqtarëve e prokurorëve ndërkombëtarë nuk kishin rezultuar me asnjë “peshk të madh” të dënuar, as për krime lufte, e as për korrupsion. Ky investim, për më tepër, përfundoi në një sërë skandalesh për korrupsion brenda vet Eulex-it. Të paktën një gjyqtar dhe një prokuror i Eulex-it, kishin denoncuar publikisht këtë mision për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare, akuza këto të cilat u heshtën, jo me adresimin e tyre, por me ndjekjen e po atyre të cilat kishin denoncuar Eulex-in. Asnjë llogaridhënie nga misioni i madh i sundimit të ligjit, i cili kishte po këtë detyrë madhore – t’i kalonte praktikat më të mira të BE-së tek institucionet vendore. Duke dështuar t’i adresojnë skandalet e ndërlidhura me korrupsionin, qoftë edhe brenda vetvetes, Eulex nuk dha shembullin e duhur.

Mungesa e rezultateve nuk shtoi vetkritikën dhe llogaridhënien të përfolur aq shumë, në BE dhe Eulex. Përkundrazi, shtoi arrogancën dhe shpërfilljen. Për shembull, përkundër faktit që vazhdimi i mandatit të Eulex-it, që nga përfundimi i pavarësisë së mbikqyrur në vitin 2012, ishte bërë çdo dy vjet përmes Marrëveshjeve Ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës, sepse për shkak të kompetencave ekzekutive të Eulex-it, vazhdimi i mandatit të tij, ngërthente në vetvete nevojën për bartje të sovranitetit në sfera të caktuara nga Republika e Kosovës, për vazhdimin e mandatit pas qershorit 2018, BE evitoi në tërësi respektimin e procedurave të institucioneve të Kosovës.

Ajo ndoqi një rrugë tjetër. Përkundër që përmbante kompetenca ekzekutive, përfshirë ato të ndërlidhura me operacione të sigurisë, vazhdimi i mandatit të Eulex-it, nuk u ratifikua asnjëherë më në Kuvendin e Kosovës. Për më keq, pas skadimit të mandatit të Eulex-it në 2020, BE e zgjati mandatin e misionit të vet në mënyrë krejtësisht të njëanshme edhe për një vit me të njëjtat kompetenca, duke u thirrur në rrethanat e krijuara nga pandemia Covid-19, të cilat, siç është botërisht e ditur, asnjëherë nuk e bllokuan jetën institucione në Kosovë.

Në ndërkohë, dhe pasi dështimi i Eulex-it ishte evident në sferën e adresimit të krimeve të luftës e korrupsionit, në vitin 2015, u themeluan Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura në diskursin publik si Gjykata Speciale; pas një debati të ashpër politik në Kosovë, debat që vazhdon me të njëjtin intensitet edhe pesë vjet pas themelimit të saj. Gjatë krejt kësaj kohe Specialja heshti. Ky dukej të ishte specialiteti i saj. Përpos presionit dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga hija e kësaj gjykate, që rëndon mbi një shtet – për krime të dyshuara lufte; luftë mbrojtëse nga gjenocidi serb, të cilës iu bashkua i gjithë perëndimi për të shmangur një katastrofë humanitare, nuk u ndërmor asnjë veprim konkret, përpos vazhdimisht të hetimeve. Të njëjtat hetime të cilat nuk kishin rezultuar në asnjë dënim me peshë, as në dekadën kur drejtësia kosovare menaxhohej nga Unmik-u, as në dekadën në të cilën drejtësia kosovare menaxhohej e mbështetej nga Eulex.

Pas kësaj heshtje gati pesëvjeçare, Gjykata Speciale u aktivizua me shumë dramë, por fatkeqësisht, në shkelje të ligjit. Për fillim, në korrik të vitit 2020, pak ditë para se mandati saj të përfundonte dhe dy ditë para takimit të caktuar në Shtëpinë e Bardhë, si nisje e Marrëveshjes së Paqes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më në fund veproi, por jo duke publikuar një aktakuzë të konfirmuar, por një komunikatë shtypi. Një komunikatë shtypi, që në mungesë të një aktakuze të konfirmuar, dhe në kundërshtim me ligjet që duhet të zbatojë, akuzonte dy krerët kryesorë të UÇK-së për afër 100 vrasje, teksa shprehte “besimin” që të njëjtit po e minojnë punën e Gjykatës Speciale.

“Besimi” për pengim të drejtësisë nuk ishte pjesë e aktakuzës së pakonfirmuar, por një hamendje e Prokurorit të Specializuar e shprehur, si duket, për të arsyetuar ngutinë e veprimit të tij joligjor. Kjo hamendje e shprehur për pengim të drejtësisë së dy personave të cilët ndër tjerësh, vet kishin themeluar Gjykatën Speciale, u shndërrua disa javë më vonë në gabimin e radhës – në një spektakël mediatik që ngërthente akuzat kundër OVL-së e UCK-së për shpalosjen e dosjeve të Gjykatës Speciale, të cilat mund të kenë rrjedhur vetëm nga vet ajo gjykatë. Përderisa dy persona përfunduan të arrestuar dhe transferuar në Hagë, nga Gjykata Speciale ka vetëm heshtje për mënyrën se si rrodhën këto dokumente. Njëjtë siç kishte heshtur Eulex-i, që akuzuar nga vet gjyqtarët e prokurorët e vet, për keqmenaxhim të drejtësisë.

Në ndërkohë, e gjithë kjo dramë zhvillohet në një kohë, kur mandati i vet Gjykatës Speciale dhe i Eulex-it, i cili po ofron mbështetjen operacionale për të parën, është në rastin më të mirë, i kontestueshëm.

Mandati i Gjykatës Speciale përfundoi në gusht të këtij viti. Për vazhdimin e të njëjtit, në rastin më të thjeshtë duhet pëlqimi i qeverisë, ndërsa në rastin më të sigurt, ndryshimi i kushtetutës, për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe për të cilin kërkohen 80 vota të deputetëve të Kosovës. Me qëllim të konfirmimit të këtij mandati, në shtator, kryetarja e Kuvendit të Kosovës dorëzoi në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetutese, të përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, propozimin për amandamentim të kushtututës, dhe i cili pas mendimit të kësaj Dhome, duhet të marrë sërish 80 votat e Kuvendit. Kjo procedurë nuk është përmbyllur, duke i lënë të kontestueshme të gjitha veprimet e ndërmarra nga Gjykata Speciale, të paktën gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti. Për më tepër, vazhdimi i mandatit të Eulex-it, që nga viti 2018, nuk i është nënshtruar miratimit nga institucionet përkatëse vendore.

Në përgjigje të kërkesës të kryetares së Kuvendit tw Kosovws, mandati Gjykatës Speciale pritet që të vazhdohet nga vet ata gjyqtarë, të cilëve të ardhurat e karrierat u varen nga po ky konfirmim mandati. Prandaj, është shumë e pritshme që kjo Dhomë të konstatojw vet zgjatjen e mandatit e Gjykatës Speciale, duke evituar plotësisht nevojën për amendment kushtetutes, në mënyrë që mos të rrezikojnë dështimin eventual të votimit në Kuvend të Kosovës. Tek e fundit, kjo qasje është në përputhshmëri të plotë, me mënyrën se si i ka vazhduar mandatin BE Eulex-it që nga viti 2018 e tutje – njëanshëm.

Por, kwto veprime tw njëanshme nuk janë të nevojshme. Kosova nuk po e konteston themelimin e Gjykatës Speciale. Ajo vet ka themeluar atë gjykatw. Kosova ka mirëpritur e bashkëpunuar me të gjitha institucionet ndërkombëtarë të instaluara në Kosovë që nga paslufta. Ajo ka transferuar disa herë sovranitet në institucioneve ndërkombëtare për qëllime të bashkëpunimit e zhvillimit të sundimit të ligjit. Të gjithë të akuzuarit për krime lufte, përshirë ish-kryeministra, janë dorëzuar në mënyrë vullnetare. Të gjithë janë shpallur të pafajshëm. Të tjetër kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë ngushtësisht me Gjykatën Speciale. Krerët më të lartë institucional, përfshirë Presidentin e Republikës, kanë deklaruar se do të dorëhiqen kur dhe nëse këto aktakuza konfirmohen.

Ngutja e përnjëhershme e Gjykatës Speciale nuk është rezultat i mungesës së bashkëpunimit nga ana e Kosovës. Ajo thjesht reflekton krizën e saj, krizë kjo e përcjellë me dramë e material për shumë konspiracion, kur vet Zyra e Prokurorit vepron jashtëligjshëm dy ditë para një takimi në Uashington, jo përmes një aktakuze të konfirmuar, por përmes një komunikate për shtyp; si dhe bën lëshime procedurale, përmes akuzave e arrestimeve në një kohë kur edhe Gjykata Speciale, e aq më tepër Eulex-i, kanë mandat, në rastin më të mirë, të diskutueshëm, bazuar në sistemin juridik të Kosovës, pjesë e të cilit, të paktën në letër janë të dyja.

Jo vetëm që këto veprime përbëjnë bazë ankese për të gjithë të akuzuarit në të ardhmen, por akoma më me rëndësi, dëmtojnë rëndë jo vetëm qëllimin e Gjykatës Speciale për të vënë në vend drejtësinë lidhur me krimet e dyshuara të luftës, por edhe kredibilitetin e saj. Po aq, dëmtojnë edhe misionin e Eulex-it për të transferuar standardet me të mira evropiane në institucionet e drejtësisë kosovare.

Dëmi më i madh që i bën ky proces Kosovës, nuk është numri i të akuzuarve e eventualisht të dënuarve për krime lufte. Dëmi më i madh është mësimi që u jep institucioneve të drejtësisë kosovare e vendeve tjera në zhvillim, shembulli i një Gjykate të mirë-financuar ndërkombëtarisht, e të mbështetur nga misioni më i madh i BE-së për sundim të ligjit, që të hedhë kaq lehtësisht komunikata për shtyp me përmbajtje të jashtëligjshme e të ndërmarrë veprime procedurale në të njëjtën kohë kur ka mandat të kontestuar.

Një shembull i tillë është krejtësisht në kundërshtim me misionin e proklamuar të BE-së dhe kushtëzimin e saj të vazhdueshëm, ndër tjerash, për menaxhim më të mirë të drejtësisë, në shkëmbim të liberalizimit të vizave. Këto të fundit janë liberalizuar për të vendet e Evropës Lindore e edhe Azisë Qendrore, përderisa Kosova qëndron më mirë se të gjitha në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2020 të Projektit të Drejtësisë Botërore. Ky standard i dyfishtë nuk është duke u aplikuar në Kosovë vetëm në raport me shtetet tjera. Fatkeqësisht është duke u aplikuar me vet shembullin që BE i jep Kosovës përmes mënyrës së operimit të Eulex-it. Aq më keq, shenjat e para të punës së Gjykatës Speciale, nuk janë premtuese për të kundërtën.

Jurdikisht, moralisht dhe historikisht pamë se ideja nuk ka asnjë bazë konkrete, përkundrazi është kundër-produktive dhe më tepër se tendencioze. Kjo sidomos edhe për shkak të faktit se kosovarët, shumica e tyre janë pro bashkëpunimit me organet ndërkombëtare në zbardhjen e anomalive që kanë mundur të kenë ndodhur gjatë luftës mbrojtëse.

Këtë gatishmëri kosovarët e kanë demonstruar që nga fillimet, madje duke shkuar pa asnjë rezistencë në Hagë. Ata duke mos pasur kompetencat në ligjësi as që kanë mundur të veprojnë vetë në kërkim të «shtëpisë së verdhë», e cila nuk bie në juridiksionin e Kosovës por Shqipërisë. UNMIK-u dhe EULEX-i e kane bërë atë punë. Ose nuk e kane bërë.

Nuk e kane bërë mirë si duket, sepse tjerët mendojnë ashtu.

Pikërisht për shkak të paaftësisë, mosefikasitetit dhe dështimit të këtij institucioni ndërkombëtar të ligjësisë, tash haraçin historik që do i nënshkruhet të gjitha gjeneratave që vijnë duhet ta paguajë Kosova. Dhe, atë, duke u vulosur nga vendi viktimë i gjenocidit në vend të krimeve eventuale. Kjo është padrejtësia më e madhe që aleatët e saj mund t’ia bëjnë Kosovës, vendit që e çliruan bashkë me ata që sot duan t’i dënojnë.

Nuk ishte precendent ndërhyrja për t’i shpëtuar kosovarët nga gjenocidi, por liria e saj dhe ideja për një tribunal janë bërë të tilla. Nuk duam me këtë të asociojmë dështimet e shumta politike e shoqërore, të cilat kosovarëve ua krijojnë përshtypjen se vendnumërojnë.

Fjala është tek raporti i ndërkombëtarëve ndaj këtij vendi, të cilin, me veprimet që bëjnë, si duket do të kenë harruar se e zaptuan apo çliruan!

Pse këto dilema?

Pse mendojmë se liria jonë duhet të jetë mozaik precedentësh që minojnë çdo praktikë historike, që përdhosin logjikën e çdo ligjësie, që vënë në pikëpyetje moralin e çdo të drejte të qenies humane për t’u mbrojtur nga e keqja dhe agresioni.

Duke e parë historinë e problemeve, duket e pakuptimtë ideja për një Tribunal të veçantë për Kosovën!

21 komente në “Kur Gjykata shndërrohet ne spektakël Uniformash”

  1. Baliu says:

    Baton Stanishiq don te thot se Gjykata Speciale eshte e “padenje” ti trajtoj te padenjet, pra nje “pat pozicion” qe do te ishte mire ti nxirrte nga laku te akuzuarit e qindra veprave te renda. Por keq qe mjaullimat e Batonit nuk peshojne shum ne arenen nderkombetare.

    1. Epirioti II says:

      Batoni ka fol shume hapur per ato qe don te thote dhe ka fol bukur dhe si patriot i vertete.
      Njerezit xheloz dhe me shpirt te vogel merren me Stanishiqnat.

  2. Arjan says:

    Turp per gazeten tema qe nxjerr kete kriminel serb me shkrimet e tij per Te edukuar Shqiptaret.Keta lloj njerezish Nuk ja vlen Ti thuash emrin jo me tu lexosh shkrimet e tyre Te gatuara ne guzhinen serbe.

    1. Ana says:

      O Arjan o kapedan a e lexove shkrimin, apo bere komentin menjehere sapo pe kush e ka shkruajtur pa e lexuar? Apo e lexove me bythe o patriot leshi!

  3. Arjan says:

    Turp per gazeten tema qe nxjerr kete kriminel serb me shkrimet e tij per Te edukuar Shqiptaret.Keta lloj njerezish Nuk ja vlen Ti thuash emrin jo me tu lexosh shkrimet e tyre Te gatuara ne guzhinen serbe.keta qelbesira e kane futur helmin e tyre edhe ne qeverine e Te madhit rahmut duke sjell dhe ne shqiperi minister Te jashtem Gent Cakaj nje tjeter pjesetar Te UDB shok I stanishit baton.

  4. Tetovari says:

    Edhe populli i Kosoves pret dhe shpreson per drejtsi, prej hajdutve te EU-s mjer populli e mjer Kosova edhe nga qeverit hajdute, ik njeri hajdut eja tjetri edhe ma keq, shpresat jan vetem te LVV dhe Vjosa me nji parti me te rijt e Kosoves.

    1. Ana says:

      O Arjan o kapedan a e lexove shkrimin, apo bere komentin menjehere sapo pe kush e ka shkruajtur pa e lexuar? Apo e lexove me bythe o patriot leshi!

  5. Ajet Delaj says:

    Jam 100% me ju persa I perket artestimit të gjygjtarve apo prokuroret qe kane pasur mundesi për ti nxjerre nga gjykata speciale keto dokumenta.
    Te deklarohet nese gjykata speciale eshte thyer fizikisht si ndertese ose të arrestohen ata qe kane abuzuar me detyren.
    Kete duhet ta bejne institucionet e Kosoves pasi Gjykata Speciale e Kosoves ne Hage eshte pjese e sistemit të drejtesise se Kosoves e ne keto kushte Gjykata Speciale ka konflikt interesi.
    Nuk e kane detyrim ligjor organizata e veteraneve të luftes as gazetaret qe të ruajne deshmitaret e Gjykates Speciale .
    Zoterinj të Gjykates Speciale po luani me fatet e Shtetit të Ri të Kosoves dhe kete institucionet e Kosoves nuk duhet ta lejojne.
    Nese Gjykata Speciale e Hages ne Kosove nuk arreston abuzuesit e saje me detyren e shenjte të dhenjes se drejtesise atehere kjo Gjykate nuk eshte e besueshme per asken ne vendimet e saje të metejshme.
    Une I bej thirrje institucioneve të Kosoves qe ne bashkepunim me istitucionet Amerikane të rithemelojne Gjykaten Speciale se bashku me korigjimin e nevojshem jo si gjykata për krime etnike por per nje gjykate speciale per të gjitha krimet e ndodhura ne Kosove madje edhe para luftes pasi krime kunder njerzimit futen edhe helmimi I femijve të Kosoves .
    Se bashku me rithemelimin e Gjykates Speciale parlamenti I Kosoves të atorizoje Prokurorin e Pergjithshem të Repuplikes se Kosoves qe të fusin nen hetim të tere stafin aktual të Gjykates Speciale.
    Kriminelet e luftes duhet të perbadhen me drejtesine pamvarsisht se të cfare etnie jane dhe kure I kane bere krimet.
    A ka krim me të madh kunder njerzimit se masakrimi I familjarve të Adem Jasharit duke perfshire gra e femije.
    Politikane të Kosoves behuni serioz e dilni per Zot gjakut të derdhur per lirine e Kosoves martirve .
    Rithemelimi i Gjykates Speciale per krimet e ndollura ne Kosove ne me se pakti pergjate 40 viteve të fundit eshte domosdoshme . Gjaku i deshmorve dhe I të gjithe të pafajmshmeve therret per drejtesi.
    Kosova ka nevoje për drejtesi e politika e Kosoves ja ka borxh popullit të Kosoves instalimin e sistemit të drejtesise . Rithemeloni Gjykaten Speciale ne bashkepunim me institucionet Amerikane larg manipulimeve të okupatorve serb e hajnave e atyre qe I kane lare duart me gjak të të pafajshmeve të popullit të Kosoves
    Pa drejtesi nuk ka shtet demokratik e per shtetin ligjor të se drejtes kane dhene jeten djemte e Kosoves .

    1. Alban Dega says:

      NJE NGA KOMENTET ME TE MIRA QE KAM LEXUAR KETE VIT COVID-19 QE E MPOSHTE HEROIKISHT …
      VERTETE MENDJENDRITUR!

  6. Atdhetari says:

    I nderuar Baton:Europa e kryesisht vendet qe drejtojne ate nuk jane te interesuar ta njohin Kosoven si shtet te pavaruar e sovran ndaj edhe gjejne pretekste e shtyrrje te here pas hereshme per liberalizimin e vizave!Thene ndryshe po liberalizoi BE vizat me Kosoven i bie qe ta njohe si shtet te Pavarur e sovran!Sa per Gjykaten Speciale ajo eshte futur si pyke nga lobistet Serbe qe kane nje inflyence te mjaftueshme ne organizmat perkatese si dhe ne fuqite e medha,duke nxjerre pretekstin se pa u zbardhur disa akuza ndaj nje pjese te UçK-se ,nuk mund e duhet te behen negociata te mirefillta me kete shtet ende ne formim e siper!
    Kombi Shqipetar te mos harroje kurre se perseri ndodhet ne vitet 1913 kur trojet Shqipetare per interesa u coptuan e rezultati eshte ky qe eshte sot,duke shpresuar se si ne te gjithe pjeset e ketij kombi fuqite e medha menduan se popullesia Shqipetare do te asimilohej me ngadale,siç edhe tregojne faktet per nje pjese te ketij Kombi,por Kosoven nuk e kishin parashikuar qe do te rruante gjithçka ka ishte Shqipetare duke filluar qe nga gjuha e deri tek te qenit patrioter Shqipetare duke mos humbur identitetin e tyre!Ndaj edhe sot fuqite e medha nuk dine si te veprojne sepse jane po ato qe e kane coptuar kete trung e kete tragjendi nuk duan ta kaperdijne por duan ta peshtyjne perseri!Ndaj popullit Shqipetar te atij krahu i duhet durim e mençuri sepse vertet indentitetin e kane rruajtur me trimeri e zgjuarsi por tani fuqite e medha po luajne me teritorin te cilin nuk besoj se duan ta rikthejne ku ka qene sepse e dine shume mire qe Shqiptarizmi sot ka nje ze tjeter te forte e te pa tjetersueshem e makinacionet e makines se vjeter te tyre tashme u ka dale boja njehere e pergjithgmone!

  7. Dr Sali Berisha says:

    Baton Stanishiqi dhe Edvin Droga janë turpi i kombit shqiptar.

  8. Lili says:

    Baton i sherbimeve serb gjej strehe tek sigurimsat e shqiperise per te destabilizuar kosoven sipas deshires se Vucicit ,po nuk po ju ndez siç duket!

  9. Tali says:

    Turp per keta komentues keqdashes dhe shpifes ….
    Shkrimi ishte fantastik normal kush ka tru per ta kuptuar sepse ne jemi pak te ceket, jetojme me thashetheme dhe shpifje ! Po te kishin qene te verteta stanishiqat motiiii ishin dalur ne shesh por te ne vetem fjale ka e deshmi askund ….
    Atdhetar e intelektual si Z.Batoni te pakte jane ne mesin e shqiptareve…

  10. Batua says:

    O Tali
    Po si shme lehte e hongre preshin e Batonit ti.
    Te gjitha pislleqet per ndarjen e Kosoves, per pajtimin “20 vjet” pas luftes me serbet, mardhenjet vllazerore te Edit me Vuçiç ,etj etj jane vepra te Baton patriotit.
    E ka bythen rehat ai, pse mos te kerkoje te kohen menjane ato qe kane shkuar tashme.
    Ose siç thote ai, ato qe jan kry.

  11. Naseri says:

    Ashtu siq ua paske numëruar EULEX-it dhe organeve të Gjykatës Speciale obligimet, do të duhej që t’ua numërosh edhe këtyre turbopatriotëve tanë komandant, udhëheqës të të OVL-ës së UÇK-së!
    E vërteta është se askush nga EULEX, apo policia vendore nuk bëri spektakël (është përpjekje juaja z.Haxiu për t’ua mveshur), përkundrazi, spektakël bënë zotërinjtë Gucati dhe Haradinaj me njëfar patetizmi të pashoq, gjoja se kjo gjykatë nuk na qenka valide, nuk e njohim, nuk i dorëzohemi etj etj!
    Fakt është gjithëashtu që, dëshmitarët janë frikësuar, janë kërcnuar dhe jeta e tyre është vënë në rrezik!
    Kjo çështje do të mbyllej shumë mirë dhe pa asnjë therrë në këmbë, po që se zotërinjtë, të gjitha dosjet e marra me postë do t’i dorëzonin në polici! Por jo, ata kishin nevojë për publicitet, për vëmendje…

  12. Z says:

    Kosova eshte nje Banana Republike! Kur zihen buajt s’pyet njeri per milingonat!

  13. Dora says:

    Batons eshte koka e shqiptarise ! Krejt cka thuhet jane kotesira betem inate shqiptarrske ! Konica e ka thene me te miren “ Shqiptari te gjitha ti fal pos suksesit “
    Nuk mbet njeri i zoti pa u etiketu ….

    1. Kosovari Romantik says:

      Ma cucllatsh guxhen.

  14. AD says:


    Vezhgim

    GJYKATA SPECIALE E KOSOVES KUNDER KOSOVES

    – Mesimi i Gjykates Speciale per krejt politiken shqiptare

    – Te mos dish nuk eshte mekat…
    te mos degjosh e mesosh eshte vetevrasje

    – Ti jepet Cezarit cfare eshte e Cezarit .

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Ishte kembengulja dhe presioni flagrant i “ O Evrope o kurve e vjeter..” qe i detyroi politikanet dhe qevetitaret driteshkurter dhe analfabete ne jurisprudence, por edhe ne politike te Kosoves, me perjashtim te Albin Kurtit, te miratonin ndryshimet kushtetuese per krijimin e Gjykates Speciale per Kosoven me seli ne Hage, sikur Haga te ishte kryeqyteti i saj e jo Prishtina, sikur Euleshi ( Eulexi ) Evropian te ishte drejtuar nga qeveria e Kosoves e jo nga Eurokurva e deshtuar dhe e palluar qe i ka te lyera me gjak e trojet e coptuara shqiptare tash e 150 vjet qe me Shen Stefanin, Berlinin, Londren…
    A nuk ishin kancelaret e kancelarite e Evropes ata qe e quajten Shqiperine natyrore “ nje shprehje gjeografike” dhe krijuan Greqine si shtet dhe nje
    “ shtet te arnuar keq “ Jugosllavine, qe si ish- kryeministri britanik Lloyd’s qe predikonin “ ti leme shqiptaret te presin ne qafe njeri- tjetrin”….. e bashkeautoret e Golgotes antishqiptare
    A nuk ishin gjeneralet e kryezbuluesit e kesaj Eurokurve qe i informonin gjeneralet e kryezbuluesit e Beogradit e Milloshevicin, vetkuptohet kundrejt pageses, per cdo nisje avionesh dhe operacionet ushtarake te SHBA-se dhe NATO-s, qe e komandon, financian dhe mban ne kembe kryegjigandi boteror, miku dhe aleati strategjik kryesor i shqiptareve SHBA !?
    A nuk ishte po kjo Euroshkerdhate qe nuk gjeti nje diplomat a kryediplomat tjeter evropian pervec filo-serbit e filorusit sllovak ish- kryediplomatit- Lajcak si perfaqesues special te BE-se per Kosoven kur shteti i tij, Slovakia eshte nje nder 5 shtetet e vetme te BE-se qe nuk e ka njohur fare Kosoven si shtet te lire e te pavarur deri sot.
    Pse lideret driteshkurter te Kosoves nuk vendosen veton dhe bojkotimin e cdo takimi e kontakti me te !?
    Pse te behej gjithe ajo gjurulldi patriotizmi folklorik nga qeveria e Ramushit me taksen 100 per qind kunder mallrave serbe kur fare mire mbare faktori politik i Kosoves mund te organizonin urte e bute e plot fulterja ( tigani ) braktisjen e heshtur te tyre derisa vete Serbia te vendoste dhe zbatonte reciprocitetin me mallrat e Kosoves …. Apo per poena si nacionalist i madh
    Ka edhe me … edhe ma … edhe ma injorance fantazmogorike te politikes shqiptare ne teresi e te Kosoves ne vecanti … ku politikanet injorante, analfabete me diploma e tituj te blera bejne edhe akademikun edhe profesorin, dine gjithcka e bejne gjithcka, por nuk dine te bejne nxenesin, nuk dine te degjojne, nuk dine te vjelin mjaltin e floririn e mendjeve me te ndritura te politikes, te diplomacise, te jurisprudences, te ekonomise, te mjekesise, te aresimit te cdo lemie te jetes se vendit te vet.
    Te mos dish nuk eshte mekat!
    Te mos mesosh, te mos degjosh, te mos vleresosh te diturin, dijetaret e fushave perkatese eshte vetvrasje dhe krim e vrasje e popullit e shtetit tend .
    Fill pas clirimit te Kosoves kam botuar ne gazetat shqiptare nje thirrje publike per lideret e Kosoves me titull “ Kallxoni krimin serb !” jo vetem ne shqip, por edhe ne gjuhet kryesore boterore…
    Te njejten gje e beri korifeu i letrave shqiptare dhe boterore Ismail Kadare …
    U be pak fare ne kete lemi per denoncimin e genocidit dhe holokaustit, terrorizmit shteteror 130 vjecar serb ne Kosove…
    Rezultati ?
    Gjykata Speciale e Kosoves ne “kryekryeqytetin e saj” ne Hage ngre te njejtat akuza ndaj udheheqesve te Luftes Clirimtare te Kosoves, qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne te njejtin kryeqytet te drejtesise boterore ndaj líderve te terrorizmit shteror serb, pasi kjo e dyta i nxorri te pafajshem dhe liroi pas nje maratone hetimesh, gjykimesh, rigjykimesh lideret e UCK-se.
    Tani nje Gjykate Speciale e Kosoves kunder Kosoves dhe clirimtareve te saj na del edhe mbivendos veten mbi nje Gjykate te Drejtesise Nderkombetare !???
    Jo vetem kaq, por prokurori i saj shkel , dhunon ne menyre flagrante edhe vet kodin e saj, cka i ben nul jo vetem akuzat e saj qe nuk jane asgje tjeter vecse ato te prokuroreve xhelate te kryexhelateve antishqiptare e anti njerezore Sllobodan Milloshevic, Vojislav Sheshel, Radovan Karaxhic, Mlladic te denuar me vendim te formes se prere dhe Aleksander Vucic, Ivica Dacic e nje kope xhelatesh te UDB-se, policise speciale dhe gjeneraleve te ushtrise serbe, militare e paramilitare ne detyre edhe sot.
    Gjykata Speciale e Kosoves kunder Kosoves ve ne nje plan clirimtaret e popullit te Kosoves me xhelatet dhe terroristet shteterore te Beogradit, rreth 15 000 viktimat krejt te pafajshem perfshi bebe te palindura ne barkun e nenes, femije e vajza njomzake te perdhunuara ne orgji shtazarake e pleq te pamundur te terrorit e genocidit serb me agresoret e ekzekutoret me vrasesit dhe terroristet e tyre pa gjyq,
    Gjykata Speciale e Kosoves kunder Kosoves jep alarmin per 100 serbe apo shqiptare me serbe se vete serbet, te vrare nga gjoja clirimtaret e lideret e tyre shqiptare, por nuk pipetin per mbi 2300 shqiptare absolutisht te pafajshem rrembyer me dhune e terror ala Arkanj, Stanishic, Sheshel e Milloshevic .. nga shtepite e trojet e veta, qe as sot pas mbi 21 vjetesh, nuk u dihet as nami as nishani e nuk kane nje varr per ti qare familjet e tyre …
    Gjykata Speciale e Kosoves kunder Kosoves, UCK-se dhe líderve te tyre shpenzon dhjetra e qindra milione euro per te ringjallur akuzat e sajuara e blera me mbi 10 milione euro nen dore nga qeveria trashegimtare e Milloshevicit, prokuroret e UDB-a e vjeter e bija e saj BIA serbe per tia servirur Evropes dhe Botes duke ua vene vulen e Keshillit te Evropes nepermjet Dick Martit dhe shtriges Zvicerjane te Hages Carla Del Ponte.
    A e dini se Serbia dhe nena e saj po aq shtrige antishqiptare Perandoria e Djallit- Rusia kane harxhuar mbi 300 milione euro ne 21 vitet e fundit per lobim kunder Kosoves se lire e te pavarur dhe clirimtareve te saj ?
    Vetem Dick Marti eshte shperblyer nga Beogradi dhe Moska me mbi 10 milione euro vetem per neshkrimin e tij ne raportin e pergatitur dhe sajuar nga prokuroret dhe BIA, lexo UDB-ja gjakatare serbe e per ti vene vulen e Keshillit te Evropes ku jane me dhjetera ne mos me qindra mola ruse!?
    Ai raport ngjason si dy pika uji edhe me aktakuzen e dekonspiruar e keqperdorur nga prokurori special amerikan i Gjykates Speciale te Kosoves kunder Kosoves dhe luftetareve te lirise dhe udheheqesve te tyre.
    A nuk e shqeteson Evropen fakti qe nje apo dy dite para kesaj akuze te prokurorit te Gjykates Speciale te Kosoves kunder Kosoves ishte krye-Kryeprokurori , njekohesisht ish- Gebelsi i Adolf…Milloshevic Sheshelit, Presidenti autokrat i Serbise Aleksander Vucic fill pas takimit me kryepresidentin e Perandorise se Djallit – Rusise Vladimir Visaronovich Putin, se priten te ndodhin gjera te rendesishme por nuk mund ti deklaroj per aresye konfidencialiteti!?
    Nga i mori vesh Vucici keto ndodhi te rendesishme!?
    Cilat jane kokat ruso- serbe ne kete Gjykate Speciale te Kosoves under Kosoves !?
    A nuk mjafton vetem ky fakt per tu bindur plotesisht se jo vetem prokurori amerikan, por krejt kjo Gjykate e ka shkelur dhe dhunuar brutalisht konfidencialitetin dhe kodin e saj per drejtesi te paanshme ne Kosove dhe si e tille ka demaskuar dhe minuar misionin e saj.
    Si e tille politika e Kosoves, Kuvendi i saj dhe shteti i Kosoves duhet ta denoncoje dhe ta shpalli te kunderligjshme dhe antikushtetuese ate Gjykate Speciale te Kosoves kunder Kosoves, kunder lirise dhe pavaresise, kunder popullit re saj.
    Njekohesisht qeveria e Kosoves te pezulloje pa afat , sine die cdo takim dhe bisedimet e saj me qeverine serbe:
    1-derisa ajo te kerkoj falje per genocidin dhe terrorizmin shteteror 130 vjet serb ndaj pooullit dhe shtetit te Kosoves,
    2- derisa te zbulohen kufomat e mbi 2000 “ desaparecidos”, te zhdukurve te pafajshem te Kosoves,
    3- derisa Serbia te mos transferoje fondin e pensioneve te shqiptareve te Kosoves
    4- derisa ajo te paguaje reparacionet multimiliardeshe per rrenimin e pasurive, pronave te shqiptareve te Kosoves
    5- derisa Beogradi zyrtar te demshperbleje familjet e bijeve dhe bijave te saj te pafajshem te masakruar e terrorizuar nga makina e terrorit shteteror serb
    6- derisa Serbia te nderprese fushaten destruktive diplomatike kunder njohjes se Republikes se Kosoves
    7- derisa Serbia te njohe Republiken e Kosoves si shtet i lire dhe i pavarur demokratik.
    Nuk behet fjale per turravrap nacionalist, por sa me pare te krijohet nje Komision apo Keshill i Posacem me konstitucionalistet me te mire te te gjitha hapesirave jo vetem shqiptare, por edhe nga SHBA, Kanadaja, Jale e Harvard, Oxford e Berlin, La Sapiensa e Princeton…
    Nuk behet fjale per hakmartje por per liri, barazi, vellazeri, per ligj e drejtesi te paaneshme pa perjashtuar as ndonje shqiptar te perfshire ne cfaredolloj krimi te rende, por me perparesi krimin dhe terrorin e organizuar shteteror e agresoret dhe nxitesit e tyre e jo viktimat qe ne kete rast jane Kosova, luftetaret e saj te lirise dhe shqiptaret.
    As semundja me e lehte nuk mund te sherohet pa goditur shkakun .
    Aq me pak kur behet fjale per nje Pandemi raciste, fetare, narciste 130 vjecare antishqiptare jo vetem serbe kunder Shqiperise natyrale si shtet e kunder shqiptareve si komb nga Nishi e deri ne Arte e Preveze, nga Ulqini e deri ne Selanik….
    E drejta, Drejtesia edhe vonon por kurre nuk harron.
    BallkanI ka qene dhe do te mbetet fuci baruti derisa ligji dhe drejtesia te vendosen ne vend, duke i dhene Cezarit ate cka i takon Cezarit..
    Shqiptaret dhe Shqiperia jane te vetmit ne Ballkan qe kurre, asnjehere nuk kane sulmuar as pushtuar asnje pellembe toke te askujt .
    Perkundrazi kane ndihmuar lufterat clurimtare dhe per pavaresi te fqinjeve te vet .
    Shqiptaret me buke, strehe e sakrifica per ta e ata me zjarr e hekur kunder shqiptareve e trojeve te tyre autoktone iliri-shqiptare.
    Eshte i vetmi popull ne Ballkan qe kurre nuk ka bere thirrje per vdekje e litar kunder fqinjeve barbare qe bucasin si egersira neper stadiume plot “ Vdekje shqiptareve” e aq me teper kur ushtaret e tyre marshojne me kenge kanibaleske para komandanteve e qeveritareve te tyre “per te bere litare me zorret e shqiptareve”!
    Eshte i vetmi popull ne bote qe i thur himn gjese me te shtrenjte ne planetin tone-jetes me pershendetjen unikale : Tungjatjeta !

    From: Alban Dega
    Date: July 29, 2020 at 10:32:08 AM EDT

  15. Edi says:

    Mero , i ke lene kryeartikullin kesaj qelbesires qe ndante si pice Kosoven ne studion e Fevziut dhjete muaj me pare?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje