Nga Mero Baze
Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Kjo nënkupton, që një parti të llogaritet si pjesë e subjekteve për të cilat duhet të ndahen mandatet, duhet të marrë 3 për qind të votave në gjithë Shqipërinë.
Në kushtet kur Shqipëria ka sistem zgjedhor propocional rajonal dhe jo kombëtar, kriteri i pragut kombëtar deformon sistemin dhe krijon disa probleme serioze.
Problemi më serioz është se kjo shkatërron partitë e reja dhe partitë që kanë elektorat krahinor, komunitete etnike dhe historike.
Fjala vjen, Partia e të Drejtave të Njeriut ka elektorat në dy ose tre qarqe, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Madje në asnjë prej këtyre qarqeve ajo nuk ka ende prova, që ka mandat sa për një deputet.
Nëse asaj i vendos prag kombëtar 3 për qind, ajo nuk hyn kurrë në Parlament. Njësoj mund të thuhet për partinë e komunitetit çam, e cila po ashtu është e shpërndarë në dy ose tre qarqe.
Ky është problemi i parë që ka të bëjë me identitetet politike, bazuar tek origjina etnike apo historike.
Problemi i dytë ka të bëjë me partitë e reja. Një parti e re që do të hyjë në zgjedhje, jo doemos është një parti kombëtare. Ajo mund të jetë e suksesshme në Tiranë, apo në Vlorë dhe Shkodër, dhe mund të kapë në këto qarqe vota të mjaftueshme për një deputet, por ajo penalizohet me këtë prag, nëse nuk arrin të marrë 70 mijë vota në gjithë Shqipërinë.
Ky është diskriminim i qëllimshëm dhe lë në lojë vetëm dy aktorët e vjetër të politikës shqiptare. Në kushtet kur Rama thuajse nuk ka aleatë të vegjël rrotull vetes, ky prag favorizon Lulzim Bashën, pasi detyron çdo parti të vogël opzitare të shkojë me të dhe të kërkojë strehë tek lista e tij. Nëse është pazar i PS për Bashën, është i dëmshëm dhe për demokracinë, por dhe për PS.
Problemi i tretë është kandidati i pavarur, që mund të paraqitet në zgjedhje. Ai mund të konkurrojë vetëm në një qark dhe nuk është e qartë se si do të mund të konkurrojë ai në 12 qarqe, që të marrë mbi 70 mijë vota. Nëse ai i merr teorikisht 70 mijë vota në një qark ku konkurron, ai duhet të marrë 6 deputetë, por në fakt është vetëm një kandidat.
Probelmi i katërt, por më i rëndi për nga diskriminimi, është se funksionojnë dy pragje, ai rajonal dhe kombëtar. Dhe të dyja pragjet janë vetëm diskriminuse ndaj subjektit, dhe jo kompensuese.
Në Kodin aktual ekziston pragu 3 për qind për një zonë zgjedhore, pra për një qark, kur një parti garon e vetme dhe 5 për qind kur garon në koalicion.
Qarku i Tiranës e ka gati baraz pragun kombëtar me atë lokal. Kjo bëri që Ben Blushi apo Shpëtim Idrizi më 2017 të merrnin vota për një deputet në Tiranë, por të digjeshin nga pragu lokal. Kjo ka kuptim.
Por nëse do të shtosh dhe pragun kombëtar, ky diskriminim thellohet, pasi fjala vjen, Patozi apo Murrizi, mund të marrin në rast suksesi teorik, secili nga dy deputetë në Tiranë, ata mund të digjen nëse nuk marrin 3 për qind në gjithë Shqipërinë.
Në këto kushte kur përdoret pragu kombëtar, duhet të ketë korrektim propocional kombëtar, që nënkupton të kundërtën, që ty të llogaritet çdo votë që ke marrë në gjithë Shqipërinë dhe të të konvertohet në mandat.
Kështu ka kuptim të ketë prag kombëtar, kur i njeh votat në gjithë vendin. Por në këtë mënyrë si është propozuar, i bie që ligji të të djegë çdo votë që ke marrë në qarqet që nuk bën vota për një deputet dhe nga ana tjetër të ta heqë dhe atë deputet që ke, nëse s’ke kapur pragun kombëtar.
Ky është një diskriminim i dyfishtë, i cili ose duhet hequr, siç është premtuar në fillim të bisedimeve, ose duhet kompensuar me korrektim kombëtar të mandateve.
Na plasi trapi se nuk hyjnë në parlament patiçka-piçkat!
Gjithë ajo Amerikë ka dy parti.
A do të bësh një parti të RÉ Mero edhe ti?
Nuk eshte problemi se na pelqejn apo jo o zoti Veron Dibra,eshte ceshtja ndryshe,behet fjale per demokraci shoku,e ketu duhet te jemi te qarte,e duam nje demokraci ne harmoni me shqiptaret ne Shqiperi apo jo?. Problemin qe shtron Mero ne editirial,eshte nje problem qe duhet ti interesoje Shqiptareve ne teresi.Ato “partiçkat”qe emeron zotrote,ne teori mund te jene te parendesishme,por ne praktike,kane rendesi jetesore ne perfaqesim ne parlament,dhe ne nje kohe afat gjate,me siguri do luajne nje rol kundra peshe ne politikat qeverritare.E vertet qe me hapjen e listave 100% do dalin si kerpudhat edhe partite,por mund te stiudohen me mire ligjet dhe normat e perfaqesive te komuniteteve,apo siç thote sakte Mero ,ato te qarqeve,qe te jete e mundur nje ligj elektoral,sa me te pershtatshem per gjith shqiptaret.Asnje nuk besoj se pret nje ligj te perkryer,vetem thjesht per faktin se nuk egziston asnje ligj ne bote i perkryer,do kete gjithmone dikush qe nuk eshte dakord,kryesorja eshte ti pershtatet sa me shume Shumices se Shqiptareve,gjithnje nen respektin e rregullave te demokracise.Mund te duket ne pamje utopike kerkesa e rregullave te demokracise per ne shqiptaret,por per mendimin tim ky editorial ,duhet te merret si keshille e mire nga vendim marrsit e politikes,dhe te mos injorohet ,dhe nen vleresohet opinioni i Shqiptareve.Me qe politika jone,shpesh kopjon gati ne menyre identike ate Italjane,leksioni qe ju dhane italianet politikaneve te tyre ne referendumin e 20 -21 shtatorit,duhet ti bejne te reflektojne thelle edhe pilitika vendim marrese ne Shqiperi.Ne Itali,pas humbjes katastrofike te Rencit ne referendumin mbi ndryshimet kushtetuese,dhe fitores te uljes te numurit te parlamentareve e senatoreve me referndumin e 20-21shtatorit,duke pare fushatat e te dy referendumeve, dhe rezultatin e referendumeve,u pa qarte sa larg ishin nje pjese e mire e politikes dhe mediave kryesore dhe pronareve te tyre,nga realiteti italian.Nuk eshte aspak çudi qe distancimi i politikes shqiptare nga ajo qe duan shqiptaret,mund te japi te njejtat pergjigje edhe ne Shqiperi.
Mero, analuze allashqiptarce, we do te thote qe Dashi, Idrizi, Dule dge hjithe 70-80 partite te grumbullojne nfa nje therrime poshte e lart dhe te kene nga nje a me shume deputete ne peshe te barabarte me nje deputet te pd apo ps qe kane nhe elektorat 50 deri njeqind here me shume. Pastaj, ata le te luftojne te marrin elektorat ko vetem nga camet e minoritaret por nga gjithe Shqiperia, se keshtu di argumenton ti, u be corape e lesh e li populli.
E verteta eshte se ka vetem dy opsione politika, te djathte e te majte; te tjeret le te konkurojne brenda ketyre formacioneve e le te fitojne, ndryshe u qofte rruga e mbare nga kane ardhur. Nuk mund te vegjetojne ne kete menyre me dhjetra vite dhe ne qe perbejme shumicen, na duhet te degjojme brockullat e tyre.
Po kemi 30 vjet nga te djathtet dhe te majtet akoma te presim o deleeeeeee
Dhe tek e fundit perse qenka aq e keqe futja e nje partie te re ne parlament?
Ja ta shpjegoj une psene!
1 Se ne parlament ka burra qe rama u ka dhene per grua ish grate
2 ne parlament ka burra qe rama u q. Grate
Dhe do mos do I duhet nje liste si kjo qe po mbron ti qe te komandoj shqiperine me dashnoret e tij ne parlament
Ti kush je pika 1apo pika 2
Mos na e shit injorancen tende si ligj te perkryer aman
Mero, analize allashqiptarce, qe do te thote qe Dashi, Idrizi, Dule dhe gjithe 70-80 partite te grumbullojne nga nje therrime poshte e lart dhe te kene nga nje a me shume deputete ne peshe te barabarte me nje deputet te pd apo ps qe kane nje elektorat 50 deri njeqind here me shume. Pastaj, ata le te luftojne te marrin elektorat jo vetem nga camet e minoritaret por nga gjithe Shqiperia, se keshtu si argumenton ti, u be corape e lesh e li populli.
E verteta eshte se ka vetem dy opsione politika, te djathte e te majte; te tjeret le te konkurojne brenda ketyre formacioneve e le te fitojne, ndryshe u qofte rruga e mbare nga kane ardhur. Nuk mund te vegjetojne ne kete menyre me dhjetra vite dhe ne qe perbejme shumicen, na duhet te degjojme brockullat e tyre.
Eshte hera e pare i nderuar Mero qe nuk jam dakorte me ç’ka shtjellon per pragun e Nard Ndokeve e kompani.Dy forca duhet te jene ne kete vend qe te perfaqesojne respektivisht :Te djathten dhe nje per te majten e te gjitha partiçkat e tjera ne te semes te shkojne!Nuk e kuptoj se ku cenohet demokracia nese eleminohen keto forca qe nuk kapin pragun e 3%,apo e ke merakun tek qirrjet?
Betimi…
Partitë duhet të përfaqësojnë popullin ,një e djathtë dhe një e majtë ,jam dakortë.Po nëse e ke se PD-ja do përfaqësojë të djathtën dhe PS- ja të majtën e ke gabim.
As PD- nuk është e djathtë se nuk shoh ndonjë program të tillë dhe as PS-ja nuk është e majtë ,se dhe ajo nuk ka program të majtë.
Curcill,jo kot ka thene:
Demokracia nuk eshte sistemi me i mire,por fatkeqesisht tjeter sistem me i mire per njerzine, nuk ekziston.
Psh demokracia barazon voten e nje te pa arsimuari,me voten e intelektualit,apo voten e qytetarit me ate te fshatarit.
Ketu nuk flitet per diskriminim,por per nje realitet:
Gjysmen e votuesve e kemi fshatare,por asnje nga ata fshatare fshati,nuk eshte ne parlament,por dhe partise te ashtuquajtur agrare,fshatari nuk ja jep voten,pasi ajo e ka treguar qe nuk ka pasur kellqe per ta perfaqesuar aty ku i rreh fshatarit,pasi ka shkelur syne majtas e djathtas,sipas interesave vetjake te kryetarit.
Dhe nqse je parti,kjo nenkupton qe ti ka shtrirje ne gjithe vendin me njerez apo propoganden tende,prandaj eshte e detyrueshme te kapesh pragun kombetar,por dhe nqse asnje kandidat i saj ne qark nuk arrin te kap nivelin e votave te deputetit,ahere eshte logjike,qe meqense kjo parti ne rang vendi,ka arritur perqindjen e perfaqesimit ne parlament,ajo duhet ta zere ate karrige me nje nga deputetet e saj qe eshte paraqitur me mire.
Kjo shmang gjullurdite dhe pazaret zhurmemdha, parti minoriteti,apo came,agrare etj etj:
Ke bythe,per ate qe thua,ahere vertetoja ketij mileti sa vlen me vote dhe bujrum ne karrigen e deputetit,ndryshe mbyll sqepin dhe prit zgjedhjet e reja.
Kurse kandidati i pavarur,duhet te jete i vetdejshem,qe keto nuk jane zgjedhje lokale,qe nqse ze vend mbi pragun ne qark,ai nuk mund te kap karrigen e deputetit.Pasi deputet don te thote ti shohesh problemet ne rang kombetar,jp sektar dhe me pas duke u fokusuar tek qarku tend.
Por kete ti nuk mund ta besh ,pa i takuar nje partie,mbasi per menyren si je zgjedhur, mbetesh nje perfaqesues i kufizuar dhe i izoluar qarku.
A janë nê vete këta socialistët me këto lodrat që bëjnë?! Janë budallenj dhe të paaftê apo e kanë politikë qê gjithçka ta bêjnë çorap?! Kokat e tyre do hanë. Se më duket se elektorati eshtë i lodhur dhe i zhgënjyer tmerresisht nga çmënduritë e Ramës. Ai ka njê fat të zbritur nga qielli që ka përballë mynxyra të tilla si PD-ja dhe LSI-ja, se të kishte nje opozitë të fortë dhe me reputacion, Rama do të humbiste në të gjitha zonat. Si spjegohet që janë kaq të papërgjegjshêm apo kaq budallenj?! Ndofta faji është vetëm te i Gjati. Sportist, artist, manekën dhe çfarë të duash vetëm burrë shteti nuk është. Nuk ia thotë fare nga ajo anê. Dhe çuditërisht i duket vetja sikur pikon flori. Tipar dallues i të gjithë skizofrenëve.
Problemet qe duhet te zgjidhin sistemet zgjedhore jane
Shtetformimi me shumica e pakica te qendrushme te
forta numerikisht e nuk eshte problemi i individeve qe
duan te jene deputete.
Mero. I habitshem meraku yt pet partickat qe nuk arrijne 3% te votave. Cfar i duhen parlamentit dhe vendit keto parti qe kane vetem nga nje kryetar te perjetetshem si Nard Ndoka me skoke. Apo ke hallin e partise se Hajdarit, lymit qe s’kane lindur ende. Neqoftese ke hallin e partise se Kujtim Gjuzit. Po. Ketu te jap te drejte.
Ik o mero se na cave trapin ,me partickat e dule sufllaqes,dhe idriz fasules,jo tre perqind qe eshte pak por edhe pese perqind ta beje pragun e hyrjes né parlament,boll me keta dallkauker né politike,qe e kane mendjen vetem per perfitime per vete.
Mero ,duhet te besh nje shkrim analize se kujt i duhen 140 deputet,kujt i duhen 140 parti dhe qe shtohen nga viti ne vit….
Zihen me njeri tjetrin dhe ikin nga partia ku kane vjedhur apo kane ngrene qyl dhe formojne parti.
Kujt i sherbejne keto parti pervec kryetareve dhe ca mashtrusa servil qe i shkojne mbrapa….
Dhe ty te vjen keq se x mashtrus nuk do futet ne parlament…
Perse te gjithe keta kerkojne me kaq ngulm te behen deputet ,per te na sherbyer neve apo per privilegjet dhe perfitimet e veta….
Shikoje se si votoi populli italian per shkurtimin e numrit te dep qe ka shume here me te ulet nga ne per fryme,dhe ketu per cudi jo qe ndonje org apo shoqate nuk ndihet per ndonje nisme te till,por edhe shtypi hesht sikur te gjithe jane te kenaqur me keta sasi deputetesh dhe me cilsin qe le shume per te deshiruar…
Prandaj Mero mos shpreh keqardhje se nuk do futet ne parlament ndonje idiot si ndoka ,noka ,lefteri shpetim cami e lloj lloj mashtrusi
Ata që mendojnë se mjaft janë 2 partitë e mëdha e kanë gabim!
Në rradhë të parë duhet thënë se e keqja Shqipërisë i ka ardhur gjithmonë nga partitë e mëdha dhe jo nga të voglat.
E dyta shoqëria shqiptare ësht shumë e shtersëzuar dhe interesat e gjithë këtyre shtresave dhe nënshtresave nuk mundet ti mbrojnë vetëm partitë e mëdha.
Me qene se shqiptaret jane te stresuar i duhen sa me shume parti qe ti paguajne me taksat e tyre.
Na sufsh rrumen trushplar
O ti shkencetaro, cfare te mire ka pare shqiperia nga dullja, dash rakia apo ngordh ndokja.
Mire apo keq, peshen e mban ps, apo edhe pd – sido qe kjo uzurpuar nga srebet.
Z.Baze jeni i sakte. Vetem me kete prononcim meritoni cilesimin intelektual. Mendoj se duhet t’i futeni politikes aktive. Sinqerisht. Pakicat etnike dhe minorancat politike duhet te cmohen, pasi jane te tilla, por jane vlera. Ju flm
Po pi, duhet madje tu japim celsat dules.
Korrektimi kombetar i mandateve eshte zgjidhje me e mire, por nuk zgjidh ceshtjen e kandidateve te pavarur. Gjithsesi, ky korrektim perben alternativen me te mire, me objektive. Ju flm
Mero, partickat nuk duhet te hyjne ne parlament. Po te kene force te negociaijne me partite me fuqi elektorale. Sepse perndryshe do pime shurren e dules, thjesht se duam medemek demokraci perfekte.
Mero mos u merzit cdo gje do te behet ajo me e mira dhe me pranushmja per te gjithe .PS ka njerez tezgjuar qe dine te respektojne drejtesine dhe barazine e votes .Do te behet ne kohe ligji me i mire i drejte per te gjitha partite.
Mero te gjitha partite e vogla te eliminohen a nuk kini pare si na dalin kryetaret e partive te vogla tek dera e PD si garipa ata jane pa elektorat dhe kur del basha krekosen ne krah te tij Mejsiu,Shehi,Nardi si garip,Duka,Dulja ka dhe te tjere keta duhen hequr qafe ose le te aderojne ne partite e medha
Ore shoqi po behet fjale per nje ligj elektoral o njeres!!! Nuk po diskutohet Ndoka ,Shehi,Apo Duka,nuk jane keta pronaret e “partiçkave” te vogla,keto jane produkt e pislleqeve qe jane bere deri tani.Nuk e ka zgjedh kush Ndoken me ane te perqindjes se larte,jane vota fallco ato te atyre.ne qofte se do te behen perseri pislleqe,do kete perseri Ndoka te tille,e nuk jane kufijte e ulet te perqindjes qe i mbajne larg.Ligji duhet te behet i drejte qe te perfaqesoje gjithe territorin shqiptar,o te pakte mjesen ne te madhe te mundeshme.
Unë mendoj se edhe 2 parti shumë janë për ne . Një del e tepron… P.P.Sh. dhe pikë !!!