Nga Mero Baze
Kam një lutje për kolegët e mi, gazetarët nga Kosova, që kanë qejf të intervistojnë Sali Berishën. Nuk ju vë faj që ai gënjen, as që u imponohet ju të dëgjoni gënjeshtrat e tij. E bën këtë rregullisht dhe në Shqipëri.
Por meqë keni dëshirë të intervistoni Sali Berishën për “punë kombëtare”, dhe shumica e pyetjeve kanë të bëjnë me krime që lidhen me të, do të ishte korrekte të përgatiteshit për krimet që e pyesni.
Ndoshta mos e pyesni për të gjitha krimet njëherësh, se janë shumë dhe e shpëtoni. Pyeteni vetëm për një, por për gjithçka rreth tij, dhe ai do të ngatërrohet me këmbët e veta, pasi ka dhjetëra versione për të njëjtin krim.
Rasti tipik ishte dje me pyetjen për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Eshtë aq e njohur ajo temë në Kosovë dhe aq epike beteja e djalit të tij për të mbajtur gjallë çështjen, sa është tepër banale ta pyesësh si për një gjë që ti ke kuriozitet si gazetar, që pret ta mësosh nga vrasësi.
Mjafton të kërkosh gjithë deklaratat e tij dhe të të tjerëve për atë vrasje, dhe mund të mos e fyesh të ndjerin Remzi, duke e lënë Sali Berishën të shpikë një alibi të re, se për herë të parë për këtë çështje e ka njoftuar Adem Demaçi.
Remzi Hoxha është zhdukur në vjeshtën e vitit 1995. Mund të verifikohet lehtë se Adem Demaçi nuk ka qenë në atë kohë as për vizitë në Shqipëri. Mos gaboj ai erdhi në verën e vitit 1996, kur Berisha e thirri ta përdorte kundër Rugovës.
I pari që ka njoftuar Sali Berishën për vdekjen e Remzi Hoxhës jam unë dhe kolegu im Ylli Rakipi, në atë kohë drejtor i gazetës “Albania”, dhe e kemi bërë ditën që Remzi Hoxha mund të ishte ende gjallë. E kam shkruar disa herë këtë.
Para nesh natyrisht e ka informuar orë për orë, Gazidede se çpo bëhej me atë operacion.
Në ditën që SHIK-u ka rrëmbyer Remzi Hoxhën në redaksinë e gazetës “Albania”, erdhi ortaku i Remzi Hoxhës, që ishte dhe mik ynë, G.S., së bashku me Nexhmedinin, vëllain e Remzi Hoxhës, dhe djalin e tij të vogël përdore.
http://www.gazetatema.net/2015/10/23/si-mund-ti-rihape-qeveria-hetimet-per-remzi-hoxhen/
Ka dhjetra dëshmi të familjes për kronologjinë e kontakteve me Arbnorin, apo zyrtarë të tjerë.
Pse duhet ta bësh këtë pyetje, duke e dëgjuar gënjeshtrën e tij si zbulim! Mund të mos e bësh fare, pasi së paku nuk e fyen viktimën e tij.
Kur pyesni Sali Berishën për krime, përgatituni ndopak, se nuk po e pyesni për pushimet verore. Mos kaloni në orgazëm që po dilni në fotografi me të.
Përgatituni që ai mund t’iu gënjejë dhe të keni pyetje gati. Përgatituni të dini çfarë ka thënë më parë për të njëjtën gjë.
Përgatituni të dini si ka qenë e vërteta.
Shikoni deklarimet e tij për shtypin e Kosovës për të njëjtat ngjarje që ka dhënë dhjetëra versione, shoqëruar me të njëjtën foto gazetarësh të lumtur që ai i gënjen.
Njëherë thotë UÇK ishte organizatë enveriste, një herë thotë bashkëpunuan me komunistët shqiptarë në rebelimin e ’97-s, pastaj thotë i hapa vetë depot më ’97-n për të armatosur UÇK-në, pastaj thotë i hapi Greqia për të më përmbysur nga pushteti…
Një herë thotë i dhashë naftë Kosovës (jo Serbisë) se i duhej për të korrur grurin gjatë kohës që ajo ishte nën pushtetin e Milosheviçit, a thua se polici në kufi ishte i Kosovës dhe jo i Milosheviçit, një herë thotë ja dhashë Bulatoviçit se doja të ndaja Malin e Zi nga Serbia, një herë thotë ishte mafia ndërkombëtare, një herë thotë ma kanë shpikur kundështarët.
Udhëtoja me Sali Berishën, Topallin dhe Besnik Mustafaj në qershor të vitit 1998 për në Francë, në një vizitë të sajuar nga ish- ambasadori Mustafaj në Asamblenë parlamentare dhe Senat, ku do fliste për trazirat që kishin nisur në Kosovë.
E kam shoqëruar si gazetar. E kam të botuar raportin nga fjalimi i tij në takimin me disa senatorë rreth UÇK-së, në disa gazeta në Tiranë dhe Kosovë.
E quan UÇK-në enveriste dhe me prirje për eleminime fizike dhe luftë për pushtet .
Dy ditë më parë, “New York Times” kishte botuar foton e shtëpisë së tij në Tropojë, nën titullin “Shtëpia e Berishës, bazë e rebelëve të UÇK-së”
Besnik Mustafaj duke dëgjuar qasjen e tij për UÇK-në, i sugjeroi ta përgënjeshtronte lajmin e “New York Times”, dhe të thoshte që ajo shtëpi s’ka më lidhje me atë.
-Jo, i tha, Berisha. Le të jetë dhe ai version.
Në mëndjen e këtij njeriu nuk ka një të vërtetë, por ka gjithnjë një nevojë. Në Francë i duhej të dukej kundër UÇK, dhe ashtu bëri. Po atë ditë diku tjetër donte të dukej se ishte me UÇK-në. Ashtu bënte.
Mu kujtua kjo dje, ndërsa e dëgjova të mburrej se ai e kishte dhënë me koshiencë shtëpinë, për UÇK-në. Në fakt shtëpia e tij qe një bazë trafiku armësh e një nipi të vet, që ja shiste UÇK-së, dhe as e pyeste njeri fare. Kaq banale ishte, sa ata që strehoheshin tek shtëpia e tij, ishin në luftë me njerëzit e tij që vriteshin me Haklajt.
Ndaj nuk është e lehtë të intervistosh një vrasës. Nëse vendosni ta intervistoni si një “hero” për Kosovën, bëjeni, por së paku mos i përmendni vrasjet, që t’i rivarrosni të vrarët e tij. Lereni në hall të vet dhe mbuloni me kurora heroin tuaj.
Nëse do ta intervistoni si njeri të përzier në vrasje, përgatituni të përballeni me një vrasës, që nuk e ka mendjen vetëm tek gravata, kostumi që ka veshur, por tek dorezat që ka përdorur për vrasjen.
Ne në Shqipëri ndoshta jemi më keq se ju kur intervistojmë Berishën. Por këtu Berisha i zgjedh ata që e pyesin. I gjen mes nivelit të Enit dhe Fevziut.
Imitojeni Enin kur hap sytë për gjithçka, apo Fevziun në veshje, por jo dhe në vese. Se të paktën Fevziu të bën dhe atë pyetjen e “fortë”:
-A je i sigurtë që nuk ke vrarë njeri?
Dhe po i the “jo”, ai qetësohet se quhet që e ka bërë detyrën. Por nuk besoj se keni dhe ju atë detyrë.
Po aq keq jemi dhe ne në Shqipëri, kur na ndodh të intervistojmë politikanë nga Kosova, por nuk bëjmë dëme të mëdha, se nuk i pyesim për vrasje. Maksimumi i pyesim “Si ju duket Tirana” dhe “ku i ke kaluar pushimet”. Dhe ata janë shumë të kënaqur me të dyja.
Te pakten e mbylle mire Mero kur tua se ne ne Shqiperi jemi me keq kur pyesim Berishen.Natyrisht e pasur pak mbreme ate drejtuesin ne pyetjet Berishes ,por jo te gjithe sepse Siena ishte e neveriteshme.Por gjithesesi drejtuesi ishte pak me dinjitoz ne raport me Fevziun,Vasilin,per te mos tour per Peken.Keta tanet jane boxe fare Mero,jane funderina me zero dinjitet,jane thjesht lapanjoze te Berishes dhe berishizmit. Te shikoje Enin se si drejtonte mbreme programn me ate ndyresiren ,nipin e Hysniut dhe djalin e se
kretarit te pare te Tiranes Gaqos ,Agimit te vinte per te vjelle. Media shqiptare 90 % eshte thjeshte si nje kenete ku zbrazen ujrat e zeza te Kalkutes apo Mumbait…
e sakte
Jane dyshja me e degjeneruar e ish Bllokut. Agim Nesho nje palo burre qe per bllokun la gruan dhe Andi qe ushqehej me propagande mbas ushtarit bllokut. Jane funderina qe kane te blere komplet Shqupin dhe Klanin Frangaj e kane pasur ushtar te shtepia ne bllok bashke me Lesin…. Ka akoma shume te tjera
Mero , nese ketu do te indtal9het ndonjehere, mjafton arshiva jote dhe e Izet Haxhise, qe krimineli Sali Berisha te dergjet ne burg. Pergezime pa fund per kurajon .
Me kujtove ate diplomatin shurrak Nesho, qe kohet e fundit ka filluar te pervesh edhe buzet kur flet; Eni laraska ka vendosur te na e shfaq ne cdo emision te saj ; mbasi pshurrte ne disa studio te tjera TV, tani eshte bere me Bushatin (me duket se ka nje lidhje farefisnie me ate) dhe hajde degjo nje plak te semure, qe i eshte mbushur mendja se njeh diplomacione, por ne fakt ben politikanin idiot dhe inatci.
O Mero vellaj,gazetaret e Kosoves jane te gjithe Fevzinj,me perjashtim te Batonit,mos u lodh kot me ta.
Mero je gjigand. Për fat të keq Saleh serbi adhurohet në Kosovë si të ishte hero, kjo tregon naivitetin dhe injorancën “patriotike” të shqiptarëve të Kosovës, sepse ata bazohen te prejardhja, e quajnë të tyrin Saleh plehun meqenëse është nga veriu. Por në fakt është kasapi i shqiptarëve dhe shumë njerëz janë ende në letargji dhe nuk e kuptojnë kush është ky vampir serb.
Hiqja patonjt kalit Mero se vetem keshtu ai kupton qe bota rreth nuk eshte e tija!Ata gazetarucet kosovar jane te nje kallepi me keta pertej kufirit e kam fjalen per Fevzon e Enin apo deri diku edhe Sokol Pallen !
Sa per koleget pertej kufirit mos u lodh shume se ata nuk e kuptojne pa pandemine e jo sot qe kane frike edhe nga kjo!Nese ne shqiperi ekziston çorba e kazanit mediatik,ne Kosove kjo çorbe gatuhet ne tenxhere hallve !
Mero ato mund te jene koleget tuaj si gazetare por jo bythlepires si puna jote.Ata bejne punen e gazetarit kurse ti ben punen e partise”Rilindjes”
Ato bejne punen e gazekarit ashtu sic ben ti punen e llumit shqupist.Mero e ka fillu nga zero me forcat e veta dhe nuk pret ta vleresoje nji legen shqupi si ty qe perdor vrimen e gojes per jashteqitje.Shko mer kocken e dites tashi rrjepacuk shpellash.
Jo Servet , Servil ose surgjelo i bërë shosh domethënë nga të shpuarit nga mbrapa. Më mbulove Mondi.
Te lumte.Turp per gazetaret kosovare qe nuk i dhane ate qe meritonte sala per tradhetine ndaj Kosoves duke bashkepunuar me Milloshevicin pasi ai ka qene dhe mbetet tradhetar e vrases dhe pa diskutim do i vuaje pa tjetet se ka zot
.
Kujt u thua o Mero . Ata edhe se e dine qe Berisha ka qene ne kah te kundert me fatin e e Kosoves,ata perseri e adhurojne(per fat te mire Ka dhe nga ata qe Jane distancuar)Eshte e veshtire te hysh ne trurin e Shqiptareve te Kosoves.
Ing. MERO!…. Fakulteti Jone gjithmone shkelqen ne intelegjence.
Te pershendes !
Fevzo Tullaci,Eni Syzgurdulluar,Andi Komunisti dhe Cim Peka kane shitur bythen tek Sali Krimineli.Ata nuk jane gazetar por sahan lepirsa te ndyre te Sali Serbit,jane njerez pa personalitet per keto cilesi marrin rroga maramendse nga Sala,Iliri dhe Basha.VETING-u do tju vij hakut ketyre maskarenjve.Malsori Boston
Nuk u zhgenjeva dhe per kete k/artikull te zotit Mero qe I bie akoma llamarinave te Berishes per zhurme..
*
Edhe nje adoleshenti me formim normal ti tregosh krimet e Berishes dhe raportin e tij me dipllomatet & zyrtaret amerikane qe merren me Shqiperine do thote qe Euro-Amerika e mbron Usali Biberishen me cdo cmim pra nuk mund te fajsoni asnje gazetar ( anal- ist) ne dy anet e kufirit…
*
Edhe nje adoleshenti me formim normal ti tregosh krimet e Berishes dhe raportin e tij me impotencen 30 vjecare te PS ndaj tij do thote qe Nano-Meta-Majko-Rama jane te tredhur qe e tregon fakti qe ne zyrat e drejtesise nuk asnje shkrese nga ata per krimet e tij qofte dhe formalisht
*
Pse e mbrojne me cdo cmim “miqte” tane perendimore SERBerishen e tyre ?
.
Kam qene ne rradhet e para te atyre qe u cuan per ndryshim sistemi ne vitet 1989-1991 por sot pa frike mund e them se “antikomunizmi” me komunistet ne balle me banden e Tropojes duke pasur nga mbrapa makartistat,ballistat ,zogistat filoserbet,filogreket dhe dreqin me te birin do jete faqja me e zeze ne historine kombetare.
.
Pikerisht mendimi qe kane miqte tane euro-atllantikas ( dhe nje pjese e semure e shoqerise tone) se Berisha ishte njeriu qe hodhi komunzmin eshte genjeshter kriminale dhe jo vetem kaq por mungesa e nje plani mini-marshall nga Bushet & Bejkerat ne vitet pas 1992 apo thirrja per nje pajtim kombetar nga Biberajt dhe Bardhajt e Amerikes ben fajtore dhe euro-atllnatiket qe vune Berishen si kanibal per te mundur nje system realisht te vdekur..Pra ka ardhur koha qe jo vetem t’I hiqet kjo medalje keij satanai por perendimi te kerkoje falje dhe te mos merren Kimet e rradhes me Friendin Lul Basha qe eshte po aq krimnel sa dhe njerku I tij I Viqidolit.
.
Pak vemendje:
Plakushi Berishe me kete dalje ne mediat e Kosoves filloi fushaten elektorale te rradhes dhe kjo eshte ‘bizarre” sepse ku po arrin qe ne vendin e krimit nga tradhetar po kthehet atdhetar biles dhe ediramofagos..
Dy fjale per Meron
Nese ndjen pak atdhetari lere Mortjen Berishe dhe merru me ata qe hapur fare mbrojne kete Perbindesh te pa pare ne kohet moderne..
.
Le te japim nje shembull (nga 100 te tille);
Krimin me te madh (dhe me te dokumentuar me ze e figure) ne 28 vjet Serberisha e kreu ne 14 shtator 1998 dhe per cudi euro-amerikanet e pergezuan qe ktheu me deshire tanket te garda…me vone e ftuan brenda ne ambasade per te dhene deshmine dhe me e pabesueshmja I bene presion dhe kercenim per nderpreje ndihmash qeverise majte qe Berisha ( I tyre) te mos arrestohej… e kjo nuk ndodh as ne kolonite e shekullit kaluar..
Ose kalojme te shteti anglez per rastin e Remziut….ku ndodhet zyrtari I larte I Gazidedes ( I.K) dikur me inicjalet Shaqo Shatri qe di saktesisht cfare ka ndodhur me Remziun..Pse shteti anglez ..me sakte sherbimet e tyre inteligjente e fshehin akoma..Pse keto palo gazetare te Shqiperise Londineze dhe te kosoves heshtin pe kete hipokrizi te miqve tane.
.
Nese dipllomatet & zyrtare amerikne qe merren me Shqiperine do bejne per here te dyte Ramen Kurban dhe me “menge te perveshura “ do bejne k/m Lulkim Bashen…atehere le ta quajme USA-n Shtetet e Lulbashkuara te Amerikes dhe Trampojes
Titulli me I sakte do ishte:
Një pyetje për ambasadorët euro atllantikas, pse e mbroni kaq hapur SERBerishën tuaj !
Sa Kohe, Sal Ram Berisha do te marre fryme ne ate Toke aq Kohe do te lengoje ajo Toke……
– Jo me kot u shkaterroj Dijen e Arsimin shqipetareve Sal Ram Berisha…..te gjithe me Universitet, por pa ditur te shkruajne Gjuhen e Nenes.
– Jo me kot “u shperndau” cdo Familje ne Fshat Toke…Sal Ram Berisha, pa saktesi e Plan, pa Hipoteka e ERA SHTET (i famshmi-Ligji 7501- Korrik 1991)…..qindra shqipetare te vrare e te zhdukur…… per nje “Pllam Toke”………Shqipetari vret Gjakun e tij per nje “Cope Toke”…..
– Jo me kot i dha cdo shqipetari mundesine Sal Ram Berisha, te armatosej ne 97-ten e deeeeeeri Sot qe flasim me arme e municione…….mbi 12 MIJE shqipetare te vdekur e te masakruar……Kundra kujt ????????? Kundra Njeri-Tjetrit………..Pse ?? AI e dinte shume mire gjaknxehtesine e shqipetareve, te cilet per Ofendimin me te vogel marrin Armen dhe te marrin Jeten………Pa problem….ja ku i keni …jua hap une Dyert e Gazermave dhe ju a le Armet Sheshit…….dhe Plani u tej-realizua nga UDB e Sal Ram Berishes, pa dyshimin me te vogel
Pasojat e Tradhetise se nje Njeriu, Sal Ram Berishes, do ti ndjeje edhe per shume Vite ai Popull……..psiqikisht i shkaterruar, i ndare si kurre me pare dhe i neveritur nga Politika………..edhe kur behet dicka mbas Termetit e Pandemise askush nuk ka Nerva te llogjikoje e perceptoje pozitiven………acarohen t`ju thash Shendet shqipetareve sepse ju duket sikur po i shan nga Ropt e Shpise……….po eshte e vetkuptueshme se keto Trauma nuk kalojne pa Goditje te Sistemit Nervor ??? Nje Popull i tere i goditur sistematikisht tek gjeja me e shtrenjte qe ka – FAMILJA……
Percarja ne Familje, percarja JUG-VERI……po pse pa Plan ka punuar UDB me “Patriotin” “POLITIKANIN””SUPERMANIN” shqipetar Sal Ram Berishen ????
Nje Urrejtje pa fund per kete Plehre te Historise Shqipetare……..Me vjen vetem shume keq per shqipetaret e mij, per Bashkatdhetaret e mij qe mendojne ndryshe per ate bushter………pandaj edhe deshem Demokracine, qe ta donim edhe ate qe mendon ndryshe nga c`mendojme vete….por per ate Kafshe me Fytyre Njeriu denimi Kapital eshte mese i merituar per gjithshka cfare i ka bere Popullit TIM………TUNG
Po thua ca te verteta.qe populli i ka ditur me kohe dhe nuk i ka harruar.ky eshte vrases serial me lekundje te.forta psiqike.ky eshte Sociopat i ekzaminuar.ku karakteristike e ketyre tipave eshte kryerja krimit dhe justifikimi i tyre se e bene se ishte e domosdoshme.te gjitha cfare shkruan ne kete analize.eshte mese reale
Po dakort qendrojne te gjitha keto qe thua o Mero Po per te mbajtur vendin e punes jane te detyruar ne nje fare menyre te gjithe gazetaret qe te mos e kalojne cakun se neser vjen ne pushtet saliu dhe i pret veshet edhe se ai ia pret pa pasur Pushtet. Beja ti interviste dhe te shikojme ç’fare do prodhosh. Vetem me fjale jemi ndopur. Qofsh mire
Aq shumë ke shkruar për Berishën o Mero dhe ai përsëri na mëson demokracinë.Nuk e di se si ne të na mbushet mëndja që jetojmë në një shtet ligjor kur ky maskara nuk ka lënë krim pa bërë ?Do ketë drejtësi ndonjëherë për kët kriminel?Si është e mundur kur gjithë shqiptarët e urejnë dhe ai ka fytyrë dhe del flet për çdo gjë dhe mbi të gjitha gënjen dhe mashtron opinionin.Nuk e di se çfarë duhet të bëjë një nji si ky që të futet në burg.Si nuk deri më sot askush nuk i ka dalë ti presë rrugën dhe ti thotë:o kriminel në burg e ke vendin ose ta pështyjë në surat.Mero shkruaj sa të duash ai ska për të dhënë llogari asnjëherë sepse mbrohet nga banditët e aematosur.Të arestohet dhe do shikoni se kush do dalë ta mbrojë…
Sa keq jemi katandisur,,,, rrofsh qe egziston Mero.!
Do bere me ligj ne kushtetut qe nga 2021 asnje politikan nga tropoja mos te qeverisi Shqiperine
Dhe deputet qe vihen ne tropoje te jene te ardhur
Asnje tropojan ska dale ne mbrojtje te ketij vendi.
Me kujtove ate diplomatin shurrak Nesho, qe kohet e fundit ka filluar te pervesh edhe buzet kur flet; Eni laraska ka vendosur te na e shfaq ne cdo emision te saj ; mbasi pshurrte ne disa studio te tjera TV, tani eshte bere me Bushatin (me duket se ka nje lidhje farefisnie me ate) dhe hajde degjo nje plak te semure, qe i eshte mbushur mendja se njeh diplomacione, por ne fakt ben politikanin idiot dhe inatci.
Keta mesuan si blendi Fevziu i cili kur mori ne interviste para disa vitesh Fazllicin midis te tjerash e pyti :Zoti fazllic,a keni vjedhur sic ju akuzojne…..Nuk e di cfare pergjigje priste Fevzo.