Për ata që shqetësohen, që Kadareja (s)ka folur për të sotmen

13 Shtator 2020, 20:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Duket se dje dhe sot, ka një mobilizim politik në rrjetet sociale, kryesisht të PD dhe LSI, për t’i dhënë zë sulmit të Lubonjës ndaj Kadaresë, me argumentin që konformizmi i Kadaresë ndaj komunizimit, rezatohet dhe me konformizmin e tij në demokraci këto 30 vjet.

Madje këtë pikë të sulmit, Lubonja e kishte argument kryesor të intervistës së tij dhe sot shikoj që e shpërndajnë gjithë militantët e PD dhe LSI.

Në të vërtetë Partia Demokratike ka një farë të drejte të jetë agresive me Kadarenë, por jo për arsye se është njeri që nuk ka folur në demokraci, por për arsye se ka folur.

Ismail Kadareja ka folur në çdo moment kritik të tranzicionit shqiptar, kur fatet e Shqipërisë kanë qenë të rrezikuara nga përplasje civile.

Ai u bë fillimisht shpresa e madhe e përmbysjes me aktin e arratisjes në tetor të vitit 1990. Derisa komunizmi u përmbys, Shqipëria i kishte sytë dhe veshët tek ai.

Kadareja u bë mbështetës i madh i ndryshimit politik të vitit 1991, 1992, derisa Partia Demokratike erdhi në pushtet. Pas kësaj natyrisht nuk pritet që Ismail Kadareja të bënte jetë politike në Shqipëri.

Kur Sali Berisha destabilizoi zgjedhjet e vitit 1996 dhe më pas gjithë vendin në vitin 1997, Ismail Kadareja foli. Natyrisht që nuk foli për t’i vënë urën e zjarrit Shqipërisë, nga Komiteti që udhëhiqte Fatos Lubonja, por foli për urtësi dhe rikthim në normalitet. Dhe duket që këtë, nuk ja fal as Sali Berisha që po rrëzohej nga pushteti dhe as Lubonja që po e rrëzonte.

Më pas Ismail Kadareja ka folur në vitin 2000 kur palët po mprehnin thikat me njëri tjetrin dhe kur Ilir Meta arrestonte Sali Berishën që të dukej i fortë.

Më pas Shqipëria ka qenë normale dhe deri më 2011, nuk ka pasur ndonëj arsye që ai të ishte pjesë e debatit publik në Shqipëri, se nuk punon analist me honorare si Lubonja. Ai e përballon jetën e vet dhe shpenzimet e familjes së tij, si shkrimtar i lexuar në gjithë botën dhe jo me honoraret e Sandrit,  Irfanit, Ndroqit apo Bekettit. Dhe kjo është një diferencë e madhe personaliteti , talenti, dhe mbi të gjitha konfirmim i pushtetit të tij moral mbi shqiptarët, si njeri që vetëm u jep emër dhe lavdi në gjithë botën dhe nuk u merr asgjë mbrapsht. Në disa raste si ky, as mirënjohje.

Më 21 Janar 2011 kur Sali Berisha vrau, Ismail Kadareja botoi një ese të rëndë mbi përgjegjësinë e atyre që e ngrenë karrierën e tyre mbi gjak. Natyrisht këtë Berisha nuk ja fali kurrë dhe dy vite më pas, kur iku nga pushteti, në atë tre mujorin e vonesës së dorëzimit , shokët e djalit të tij, ndërtuan brenda tre muajsh një pallat 18 kate, që çudi e madhe si nuk është rrëzuar, duke burgosur Ismail Kadarenë në pallatin e vet, me një mur që shkon dy metra tek dritarja dhe ballkoni i tij.

Kishte 15 vjet që ai pallat nuk ndërtohej për shkelje të normave urbanistike, ndaj të cilit kishte bërë ankesë ambasada zviceriane e shkrimtari shqiptar dhe Berisha e bëri për tre muaj duke spekuluar me vendime formale gjyqësore. Një hakmarrje tipike fisnore, siç di ai të të gjuajë me gurë shtëpinë, kur të merr inat.

Por kulmi i të folurit në mënyrë të drejtpërdrejtë i Ismail Kadaresë, kanë qenë zgjedhjet e majit 2011, kur Lulzim Basha vodhi mandatin e Tiranës, duke rigjetur vota në kosha plehrash.

Ismail Kadareja i bëri letër publike Luzlim Bashës dhe e ftoi të tërhiqej nga fitorja  e vjedhur, pasi do t’i bënte shumë dëm demokracisë shqiptare.

Unë nuk di që ndonjë intelektual tjetër, jo aq i madh sa Kadareja se aq nuk ka, por dhe të vegjël si Lubonja, të jetë angazhuar në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë për gjëra kaq të mëdha të kombit këto 30 vet, sa Ismail Kadreja. Ai ka qenë reperi ynë kur vendosej demokracia, kur ruhej vota e lirë,  kur ruhej vendi nga destabilizimi politik , kur duhet të dënoheshin vrasjet politike në bulevard dhe kur pushteti vidhte vota hapur.

Mos prisni që Ismail Kadareja të flasë për çmimin e domateve, pesticidet apo sindikatat, pasi ai nuk është pjesë e përditshmërisë sonë fizike, por është pjesë e historisë së identitetit tonë. Ai është portreti krenar i Shqipërisë në botë, dhe jo poster fushatash elektorale.

Këta që e kritikojnë, që gjoja nuk flet, në fakt janë ata që nuk e kanë përfillur kur ka folur, por e kanë sulmuar. Akoma vazhdojnë të mallkojnë pse ja bëri ters mandatin e vjedhur Lulzim Bashës, pse i përmendi Berishës gjakun e 21 Janarit, apo pse nuk ka duartrokitur zgjedhjet e 26 Majit.

Vetë Fatos Lubonaj më 21 janar ishte në anën e atyre që vranë .

Kur Lulzim Basha i vodhi mandatin Edi Ramës ishte në anën e hajdutit.

Ky njeri nuk ka sy e faqe t’i kërkojë Ismail Kadresë moral për betejat e tij në demokraci, pasi Ismail Kadareja ka folur kur duhet të flasë një kollos dhe jo kur duhet të kakarisë një bretkosë në “gjolin” e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

 

43 komente në “Për ata që shqetësohen, që Kadareja (s)ka folur për të sotmen”

  1. Ariani says:

    Bukur Mero Baze. Ky eshte Kadareja qe pershkruan ti me tone realiste. Ai eshte mburrja jone. Nje germe nuk i levizet shkrimit tend.

    1. Alpet.al says:

      Mbi perplasjen Kadare – Lubonja dhe mbi proxin Mero Baze ne mes

      Ndermjet gjysem te vertetave dhe gjysem te genjeshtrave qe mund te lexohen ne kete Dacibao anti-Lubonja te zotit Mero Baze eshte edhe kjo genjeshter e madhe, jo e vetmja gjithsesi, por e mjaftueshme per te treguar thelbin e manipulimit qe Baze i ben ketij konflikti:

      “Cdo shqiptar qe lexonte Kadarene gjate komunizmit, ishte nga ajo race qe nuk ishin trushpelare te regjimit. Ata e refuzonin.”

      Sipas ketij nonsensi, i bie qe :

      Ose, Kadarene e lexonin vetem te deklasuarit dhe vetem ata qe, per arsye te ndryshme, e refuzonin regjimin ndersa gjithe te tjeret e injoronin ate.

      Ose, te gjithe ata qe kishin rastin, kishin fatin, kishin deshiren dhe kureshtjen, apo ishin te detyruar qofte edhe nga programet mesimore t’a lexonin vepren e Kadarese, ktheheshin automatikisht ne njerez antiregjim dhe e refuzonin ate.

      Ose, dikush shume i zoti apo nje bord specialistesh te fushes, e kishin ndare korpusin e vepres se Kadarese ne dy pjese, njeren qe i thurte elozhe partise, diktatorit, komunizmit dhe regjimit dhe qe edukonte armatat e ndertimit te socializmit edhe ne rrethim dhe ne stuhi dhe, tjetres – opozite e se pares, qe denonconte regjimin dhe diktaturen, qe i refuzonte ato dhe mobilizonte masat per kunderrevolucion duke krijuar keshtu dy Kadare: Kaderene qe si Majakovski ishte ne frontin e pare te edukimit marksist-leninist te masave dhe ndertimit te figures madheshtore te diktatorit qe thinjej ne betejat per mbrojtje e komunizmit dhe atdheut socialist dhe ne Kadarene tjeter, qe ishte kunder diktatures se proletariatit, qe urrente diktatorin, qe refuzonte regjimin edhe duke qene brenda tij, pjese e privilegjuar e tij, komunist me teser dhe deputet me mandat i diktatures se proletariatit.

      Kushdo qe e ka jetuar ate kohe, si adoleshent apo i rritur, si i deklasuar apo si i perkedhelur i regjimit apo thjesht si i pa angazhuar ideologjikisht dhe shpirterisht me pushtetin popullor dhe qe, ne nje mase apo nje tjeter, ka qene i njohur me vepren e Kadarese, ne shkolle apo si lexues jashte shkolles, sot perballet me Kadarene dhe me vleresimin per vepren e tij, nisur nga perkatesia e vet ideologjike, nga statusi i vet aktual apo i trasheguar social, e do apo e urren Kadarene ne varesi nga efektet qe i ka shkaktuar leximi i Kadarese ne ate kohe si dhe nga ndjesia se si vepra e Kadarese ndikonte ne percaktimin e statusit te tij sociopolitik, sa sa kjo veper e rriste apo e ulte rrezikun e goditjes qe ai dhe klasa apo shtresa e tij mund te pesonte nga diktatura e proletariatit.

      Per ilustrim, nje i ish deklasuar, mund te shkruaje sot nje dacibao te tere kunder Kadarese dhe Mero Bazes, vetem duke kujtuar perjetimet e leximit te vjershes se shkurter te Kadarese, te titulluar ne mos gaboj “Terror i Bardhe”, ne te cilin poeti militant i drejtohet e i kercenohet klasave te permbysura.
      Po perifrazoj: Ju buzeqeshni,
      Por ne shkelqimin e zmaltit te dhembeve tuaj
      Mund te dalloj terrorin e bardhe!

      Sigurisht, ky eshte nje detaj i vogel, nje grimce nga korpusi i poezise militane te Kadarese, por i mjaftueshem per te rreshtuar balleperballe ne nje beteje deri ne vdekje detashmentet pro dhe kundra te asaj kohe, nje detaj qe i bente thirrje organeve te diktatures per me shume vigjelence, per me shume dosje, per me shume gjyqe, per me shume te burgosur ne Spac.

      Une personalisht, e kam dashur dhe adhuruar vepren e Kadarese athere dhe e vleresoj vepren e tij te selektuar edhe sot, por pa rene ne dalldine e superlativave dhe krenarise folklorike te cilesimeve per permasat boterore te kesaj vepre.

      Ne vendin e madh perendimor ku jetoj, me ka rastisur jo rralle, ne biseda me vendas te arsimuar dhe te edukuar mjaftueshem, te apasionuar pas letersise artistike, t’ju permend dhe t’ju rekomandoj Kadarene si nje shkrimtar te shquar bashkekohor me interes per t’u lexuar dhe kam kuptuar se as qe e kishin idene se kush ishte ai, perkunder reagimeve qe ata benin ndaj autoreve te tjere qe opinion letrar i vlereson si te permasave boterore.

      Por, si shume te tjere, nuk mendoj se si karakter njerezor, Kadare mund te jete i denje per adhurime, edhe pse brezat qe do vijne, do merren me vepren dhe jo me karakterin e tij, sic na e kujton edhe zoti Baze.

      Dhe, per me teper, nese veprat e tij nuk do te vazhdojne te retushohen apo krasiten me tej, nga vete Kadare apo dishepuj te tij qe duan te perputhin nivelin e artit te tij me njeriun Kadare, qe do te donin te kthenin nje shkrimtar shume te talentuar militant te realizmit socialist ne nje luftetar dhe denoncues te diktatures, gjykoj se do te jene brezat qe vijne dhe kritika letrare profesioniste e pa aneshme e atyre koheve, qe do te vene ne dukje talentin e madh e Kadarese si nje shkrimtar i realizmit socialist, qe arriti te ngrinte ne art nje epoke gjigante transformimi te nje vendi dhe nje populli, nga mesjeta ne modernizem, me anet e saj te ndritshme dhe te erreta.

      Por, sa per Kadarene si denoncues te diktaturave?

      Vertet zoti Mero Baze?
      E ke seriozisht qe Kadare ka folur dhe ka denoncuar mohimin e lirisee te demokracise, korrupsioni biblik dhe vendosjen e autokracise se Berishes gjate tranzicionit?
      E ke seriozisht qe numuron ato te folura me arra ne goje per ukubetet e nje regjimi si te Berishes, si shembuj te angazhimit intelektual ne krah te popullit qe po neperkembej, vidhej e pergjakej nga nje regjim qe erdhi si shprese per demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi?

      Ky pohim skandaloz i yti, zoti Mero Baze, ne kete editorial te dyte per t’i dale zot angazhimit tend ne fushaten proksi te perplasjes Kadare-Lubonja, eshte vertetimi me i mire se cili eshte kuptimi yt per denoncuesit e diktaturave, cila eshte pritshmeria jote per te ngritur statuja fallco disidentesh dhe sa sekelldira ke marre persiper per te portretizuar nje Kadare fallco.
      Lodhesh kot, zoti Mero!

      Shqiptaret e tranzicionit e njohin mire zhgenjimin per heshtjen proverbiale te Kadarese ndaj autokracise se Sali Berishes, ndaj shtypjes se lirise ne te gjitha fushat nga regjimi i tij, nga deformimi qe ai i beri endres se popullit per demokraci dhe shtet europian.
      Edhe pse, nga Parisi ku jetonte, Kadarese dhe familjes se tij nuk do t’i vinte asnje rrezik real nga Berisha, si ne rastin e nje disidence te supozuar ndaj diktatures se Hoxhes, sigurisht pervec rreziqeve te humbjeve te perfitimeve meskine dhe favoreve berishiane, perfshire rrezikun e cenimit te figures virtuale te tij se disident idhe jo si benjamin iEnver Hoxhes si edhe rrezikimit te pretendimeve per nobelin e letersise.

      Mendoj se ky rol dhe ky mision i tjetersimit te figures dhe vete vepres se Kadarese, nga nje shkrimtar militant i realizmit socialist, ne fakt shkrimtari me influencues ne edukimin komunist te masave dhe te rinise, eshte nje mision i pamundur per zotin Mero Baze, pervec te tjerave sepse ai nuk eshte i fushes perkatese si kritik dhe njohes arti dhe se ka hyre ne mes te debatit Lubonja-Kadare si mercenar, si bedel i Kadarese.
      Aq me teper kur, ne betejen e Lubonjes kunder Kadarese, zoti Baze perkunder premtimit te tij, merret me biografine e Lubonjes dhe shfrytezon fatkeqesite familjare te tij.
      Lubonja eshte nje publicist i talentuar, nje ze qe flet hapur per gjithcka, qe pasqyron realitetet po aq shpesh sa i deformon ato nen prizmin e gjykimit te tij te demtuar rende nga jeta personale e tij, po aq sa edhe nga vete karakteri i tij.
      Ai eshte i obsesuar me Kadarene, sidomos me tjetersimin e rolit te tij nga nje grup i caktuar ne media, nga shkrimtar militant e i nderuar nga regjimi, ne nje denoncues te diktatures dhe diktatorit.

      Cdokush ka obsesionin e tij dhe, sidomos ne publicistike, ky obsession merr shpesh forma te kritikueshme.
      Edhe zoti Baze ka obsesionet e tij, ka armiqte e tij personale si Berishen fjala vjen, te cilet i sakaton dite e nate nepermjet publicistikes ne gazeten e tij, me dhe pa te drejte.

      Gjithsesi, per t’i dhene kreditet e merituara, duhet te them se une jam i befasuar qe kete rradhe zoti Baze hapi gazeten e tij dhe lejoi komente per shkrime qe lidhen me Kadarene dhe opinionet kontraverse per te.
      Perkunder praktikave te mepareshme qe shkrimet per Kadarene mbylleshin me shenimin “No Coments”, gje qe me kujtonte absurdin e Ligjit te Mbrojtjes se Monumenteve te se Kaluares, qe u miratua nga Ramiz Alia ne grahmat e fundit te Diktatures.
      Dhe, duke uruar qe ta vazhdoje kete hapje, e falenderoj sinqerisht per kete.
      Eshte dicka qe i ben mire vete Kadarese, por edhe zotit Baze dhe gazetes se tij.
      Ashtu sic do t’i bente mire edhe kufizimi i censures ndaj opinioneve te kunderta me vijen editoriale te gazetes se tij si dhe komenteve kritike qe respektojne etiken bazike te publicistikes

    2. Spinoza says:

      I ke rrene hakut fare me qe fjala i madh eshte bere bajate po te them qe je i vecante ne shkrime

    3. Gjergjj says:

      Para disa vitesh, 2013, ne Michigan, ulur ne nje kafe, nje grup shqiptaresh, edhe une me ta. Filloi diskutimi per Kadarene, si kandidat per çmimin Nobel. Ndermjet te tjereve, ne diskutant shquhej per inatin ndaj Kadarese. Une e pyeta, çfare di ti nga Kadareja, ça ke lexuar nga ai. Ky dikutanti i zjarrte mu pergjigj: “Ç’te dua ta lexoj librat e Kadarese? Ai tradhetoi Partine….” .
      Keshtu jane edhe shumica e komentuesve ketu tek Tema. Flasin kot, mburrin Kadarene, se e mbur Rama, dhe shajne Lubonjen se tregon te verteten.
      Kadareja eshte pene e forte, por asnjehere nuk mund te quhet kundeshtar i regjimit komunist. Ai eshte nje nder ndertuesit dhe arkitektet e atij sistemi. Une nuk kam se çfare ti shtoj komentuesit “Alpet.al”, nje koment infelektuali politikisht i paanshem.

    4. Gjergjj says:

      Para disa vitesh, 2013, ne Michigan, ulur ne nje kafe, nje grup shqiptaresh, edhe une me ta. Filloi diskutimi per Kadarene, si kandidat per çmimin Nobel. Ndermjet te tjereve, ne diskutant shquhej per inatin ndaj Kadarese. Une e pyeta, çfare di ti nga Kadareja, ça ke lexuar nga ai. Ky dikutanti i zjarrte mu pergjigj: “Ç’te dua ta lexoj librat e Kadarese? Ai tradhetoi Partine….” .
      Keshtu jane edhe shumica e komentuesve ketu tek Tema. Flasin kot, mburrin Kadarene, se e mbur Rama, dhe shajne Lubonjen se tregon te verteten.
      Kadareja eshte pene e forte, por asnjehere nuk mund te quhet kundeshtar i regjimit komunist. Ai eshte nje nder ndertuesit dhe arkitektet e atij sistemi. Une nuk kam se çfare ti shtoj komentuesit “Alpet.al”, nje koment infelektuali politikisht i paanshem.

  2. Taulant says:

    O MERO nuk krahasohesh dot me Fatos Lubonjen. Gjerat qe ndodhen ne 2010 me qeverin e Berishes Lubonja i parashikonte qysh ne vitin 2000 .Gjerat qe po ndodhin sot Lubonja i ka denoncuar qysh 3 vjet para , 5 vjet para ,7 vjet para . Lubonja ka fituar cmime nderkombetare . Po ti Mero cfare cmimi ke fituar ??? Kadare eshte shkrimtar i madh ndersa Lubonja eshte nder te paktet analist te vertete te politikes Shqiptare. Ne 7 vjet pushtet te Rames me qindra skandale e vjedhje ke bere ndonje shkrim kritik ndaj Rames ???? Kritikat i fillon me Berishen i perfundon me Meten dhe ansjelltas ndersa pushtetin e krimit e te vjedhjes qe ka ndertuar Rama nuk e kritikon . Nuk je gazetar i pavarur por je nje sherbyes oborri.

    1. Tomori says:

      Ha Mut ha o Taulant.Tipik horr berishjan.

    2. Epirioti II says:

      Taulant, ti je nje simpatizant dhe perkrahes i vertete i veprave te Fatos Lubonjes !!!
      (Ti mund ta marresh per kompliment, por eshte fyerje per pjesen derrmuese te shqiptareve qe dine ti dallojne maskarenjte dhe antishqiptaret).

  3. Cuku says:

    Meri fantastiku
    Te lumte dora dhe mendja

  4. Saranda says:

    Është shkrimtari më i mirë shqiptar. Është e kotë dhe e panevojshme të flasësh për ismailin njeri. Sepse në rast se do/po flitet atëherë të gjithë kanë të drejtë. Edhe një gjë zoti Baze, ismail Kadare siç dhe del nga çfarë ke shkruar, nuk ka krijuar asgjë prej vitit 1990, veç eseve.

  5. GEGA says:

    Te pretendosh se Kadari eshte mbi MIGJENIN E PAPERSERITSHEM —KESAJ I THONE LLOGJE TOSKERIE………..

    1. Epirioti II says:

      MIGJENI eshte i PAPERSERITSHEM.
      KADARE eshte i PAPERSERITSHEM.
      Te dy ne llojin e vet jane te paperseritshem, por njeri qe fatkeq (shkojti vetem 4-5 vjet dhe vdiq fare i ri), tjetri qe fatlum sepse ka 60 qe shkruan.

      Volumi i madh i krijimtarise, larmia e madhe, jetegjatesia krijimit gjithmone ne nivele te larta, dhe mbi te gjitha fama dhe titujt boteror qe e vene Kadarene ne majen e piedestalit te shkrimtareve shqiptare, pra me lart edhe se Migjeni.
      Po te kish rrojtur Migjeni kaq gjatë mund te ishte tjeter histori.

      1. pitu says:

        Epirot ke Te drejte ismaili eshte I paperseriteshem se realizmi socialist sjem me kurre kurre per niche in Jane shtuar luli I cover erugeve

    2. vang says:

      GEGA: deshe e fole nje fjale ashtu ne tym.Qe Migjeni eshte i madh e di dhe e ka thene vete Kadareja dhe nuk do ja kujtoje njeri .Por ketu ska te krahasuar .Se Kadare qe ty te duket me i vogel eshte perkthyer ne shume gjuhe te botes ,ka marre shume cmime letrare prestigjoze dhe jeton me kete profesion.Kushtet jane krejt tjeter.Ai nuk eshte nje mesues fshati qe shkruan edhe poezi dhe jo se kjo eshte dicka e keqe ,perkundrazi por eshte tjeter dimension.Ju GEGA ,ne qofte se nuk mund te dalloni disa fakte,sprish pune por ti duash te dy .

  6. shoku zenit says:

    Baravo bravo je zoti penes
    Fatos Lubonjes duhet ti mbyllen te
    gjitha mediat dhe ndonjerit qe ja ka bere borxh
    ti fusin nje te rrahur venqe

  7. Liucakut says:

    Artikull lapidar

  8. Freedom says:

    E veshtire te gjenden fjale per te pershkruar Kadarene, te lumte Mero si gjithmone analize brillante

  9. cikuri says:

    Super analize qe vetem mendja dhe dora e Meros mund ta qendise…… E cte tbhash me teper per keta hajdht e vrases….. Kadare eshte krenari kombetare….. E kush me teper se ky gjigand na ka perfaqesuar ne bote….

  10. Piro says:

    Kadareja eshte shume larte. Nuk e ulni dot, s’e beni dot thashethemexhi dhe as e perbaltni dot.

  11. Artan says:

    Nuk lodhem duke te falenderuar per cdo shkrim tendin

  12. qazim says:

    Teper,teper sakte,ke thene gjithshka Mero. Keta minj gjirizi me Lubonjen ne krye,jane hic perpara madheshtise se Kadarese. Jemi krenar si komb per kete njeri qe i ka dhene ze Shqiperise ne bote.

  13. kashi says:

    si gjithmon i madh mero bravo se nuk e degjojme dot me fatosin bythlepirsin e saliut

  14. D... says:

    Bravo Baze,, bataku eshte batak dhe nuk ndryshon,…. Kadareja eshte krenari per te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar

  15. Ladi says:

    Me argumenta, me llogjik te celnikte, me kurajo dhe dituri: coptoji keto hiena dhe cakej, qe nuk u ngopen asnjehere me mishin e ketij populli te vjeter fatkeq.
    Te lumte Mero
    Mos u dorzo, nga te paguarit qe nxjerrin buken e nates, duke shkruar ne faqen tende, kunder teje..

  16. Toni?? says:

    Une nuk besoj se Ka njeri me dy pale mend ne koke ne shqipri qe pret intgritet a po morale nga Fatos Lubonja nje njeri i rendomt kurse i madhi Ismail Kadareja eshte krenarija e kombit shqiptare . Gjergj Kastrijotit nane Tereza dhe Ismail Kadareja na bene krenare ku do ne bote????

  17. Pokeristi says:

    Z.Baze!
    Me dashje apo jo,sigurisht qe po,ke formuluar nje thenie lapidare per Kadarene.
    …Ai nuk është pjesë e perditshmërisë tonë fizike,por është pjesë e historisë të identitetit tonë.
    T’i evidentojme,t’i mbrojme e t’i ruajme vlerat qe na takojne si komb ,kurrë jo t’i godasim,t’i asgjesojmë.

  18. Xoni says:

    Haha…bretkosa Lubonja! Fisk!

  19. Kapeshi says:

    Te krahasosh Kadarene me Lubonjen eshte sikur te krahasosh nje lis me nje ferre

    1. Olimpia says:

      Migjeni dhe Kadare jane pa dyshim dy shkrimtare te nivelit boteror.Natyrisht fatkeqesia eshte se Migjeni jetoi pak ,,Cudia ,, qendron ne faktin e pamohueshem qe Migjeni por edhe Kadare jane shkrimtare te tipit shekspirian.Arti i tyre eshte gjithmone i pranishem ,personazhet artistike te tyre jane pjese e jetes njerezore kurdohere.Por Migjeni eshte nderkohe eshte me theres ,me realist,me i pameshireshem ndaj hipokrizise,mashtrimit, zvetenimit,pabarazise,.Migjenin e ,,transferon,,pa frike ne cdo qelize te jetes shqiptare por edhe me gjere edhe sot ,edhe neser.. Migjeni me nje art te rralle godet direkt….Prandaj cdo gje se lexon nga Migjeni te mbeten ne tru si nje pikture e Pikasos apo e Da Vincit.A e keni vene re se klasat e sotme sunduese dhe mediatike e kane ,harruar,,..Nderkohe qe Kadare ,per shume aresye i individuale dhe historike, eshte shprehes i nje ndjesie me te maskuar,gjithesesi geniale dhe goditese, por pa ate piskamen e vuajtjes migjeniane.
      Natyrisht te dy jane gjeniale ne menyre e tyre.Meritojne dy statuja gjigande ne kryeqytet dhe ne dy qytetet e tyre te jashtezakoneshem.

  20. Tani says:

    Kadareja na mungon fizikisht ne Shqipri por eshte I pranishem shpirterisht. Kadareja eshte simboli i penes eshte krenarira jone kombetare. Shkrimet e Kadares jane thesaret me te cmuara per njerzimin.

  21. Vlonjatja says:

    O perendi kur e mban veten dhe Lubonja per shkrimtar. Kam marre dikur nje liber te tij, isha ne gjimnaz kur ky bente si tip interesant. E lexova, skuptova asgje. Epo thashe adoleshente une, smarr vesh. Kur studjova dhe u formova me shume e kuptova qe Lubonja eshte nje plehre qe ska lidhje llogjike ne idete e tij.

    Urime Mero, shkrim preciz!!! Lubonja bretkose te laje gojen kur ze ne goje emrin gjigand per Shqiperine. Ketu ku jetoj me kane pyetur per vepra shqiptare te perkthyera anglisht. Kuptohet qe Kadarene u kam sugjeruar gjithe miqeve te mi, apo ti sugjeroj Lubonjen… nje nga turpet e kombit.

  22. Nik says:

    Jemi popull dhe gjenerat me fat qè kemi mes nesh tè madhin Kadare! Lubonja èsht njè legen qè paguhet nga morrat e shtypyr dhe çorapegrisurit e televizioneve private qè me lek tè drogès na edukojn popullin nèpèrmjet telenovelave dhe anal istave si Lubronjat.Mè falni se e preka çèshtjen edhe nè njè tjetèr shkrim ,ku e gjen kopetencèn dhe autoritetin ose shkollèn Lubonja pèr tè shkruajtur?Siç e dimè la unversitein nè vitin e III tè inxhinjeri mekanike si dhe me katèr libra burgu tè lexuar ky miop politik u bè analist??Shko e pirdhu Lubonja me injorancèn tuaj.Tos qorri çfar pretendon nga Kadareja tè japi dhe menun e darkès,sallat me domate dhe pakè kosè?Lubonja i èshtè qepur Kadares si muti mbas kèpucès dhe nuk i ndahet,mè vjen tè qesh sepse e di si mendon Kadareja pèr tè e ka deklaruar por qorri nuk i ndahet.Pèrshèndetje Zoti Kadare ,zoti bekoft ju dhe kombin shqiptar.

  23. Henks says:

    Ajo për të cilën më vjen shumë keq është krahasimi Kadare-Luboviç, nuk e kuptoj si mund të bëhet një krahasim i tille? Është njësoj si të krahasosh çokollatën me mutin. Vetë fakti që po përmendet Luboviç serbi i jep atij më shumë vëmendje nga ç’meriton. Ky serb i fëlliqur meriton vetëm e vetëm mospërfillje.
    Kur i madhi Kadare investohej fuqishëm gjatë luftës në Kosovë, me deklarata, takime me njerëz të rëndësishme, shkrime, etj, Luboviç fëlliqësira deklaronte që nëna e Gjergj Kastriotit ishte sllave, e traplliqe të tilla. Pra, mu në mes të kasapanës, kur serbët po therrnin foshnjat shqiptare ky burrë i lig vrapon e bën deklarata të tilla pa lidhje fare. Edhe sikur të ishte e vërtetë ajo që thoshte Luboviç kurva, pikërisht në atë moment nuk mund të dalësh me broçkulla të tilla, se me këto pohime duket sikur u jep të drejtë serbëve për masakrat e tyre ndaj popullsisë së pambrojtur, “ja, shqiptarët jo vetëm që na kanë vjedhur tokat por edhe heronjtë”, pra çonte ujë në mullirin e serbëve. Njeri më të lig nuk e lind nëna. Ky njeri i pafytyrë që vetëm vjell vrer kundër Shqipërisë, shqiptarëve dhe çdo gjëje shqiptare meriton harresë historike, flakeni në koshin e plehrave të historisë, kjo krijesë e pështirë me emrin Lubonja meriton amnezì totale.
    Ndaj i lutem “Temës”, z.Baze dhe redaksisë që të mos i përmendin këta dy personazhe në të njëjtin artikull se Kadareja bëhet pis nga ky mì gjirizesh kurse Luboviç haleja del i fituar, del si njeri i rëndësishëm kur në të vërtetë është një llum. Nuk e meriton kollosi Kadare një ulje të tillë dhe nuk meriton Luboviç serbi një vëmendje të tillë.

  24. llaman says:

    Per te qene te drejte, mire do ishte qe artikulli i Lubonjes te ishte vendosur si link, shume nuk dine cfare ka thene Lubonja, madje nje pjese diskutantesh nuk dine as cfare ka thene e shkruar Kadare (nuk e kane lexuar, thjesht bejne tifozllek). Merua diskuton ketu vetem nje teme: akuzen e mocalit PD-LSI qe Kadare eshte indiferent ndaj realitetit te sotem dhe me argumenta provon se pikerisht sepse nuk eshte indiferent sulmohet nga mushkonjat dhe bretkocat e ketij mocali.
    Sa per Lubonjen, asnje nga diskutantet nuk merret me tezat e tij (sepse nuk dine cfare ka thene). Ne vend qe te vleresojne ose hedhin poshte tezat e Lubonjes, sulen si turme ndaj tij ashtu sic ndodhte ne mbledhjet e frontit demokratik dikur, kur ndonje fshatar kishte tentuar te kaloje kufirin. Lubonja eshte mosbesues qe prokurori Lame botoi nje liber pas 30 vitesh per Kadarene qe ishte nen kercenim te vazhdueshem duke e konsideruar jo reale ato qe ai pershkruan dhe sjell argumentet e tij. Lubonja beson se Kadare ishte pjese e nomeklatures qe mbeshteti regjimin monist. Le ta besoje. Madje eshte mire qe dikush ka mendim te kundert me shumicen, pikerisht kjo eshte bukuria e pluralizmit. Mos doni votat 100% per Kadarene? Na mjafton elita intelektuale qe konsideron Kadaren si idhull i letersise shqipe dhe me gjere.

  25. ABC KORCA says:

    Shteti izraelit mbeshtetet mbi dhogmen “ec perpara”. Qe do te thote se, ndodh cfare ndodh, ti duhet te shikosh prespektiven, te lesh mbrapa gjene e keqe qe te ka ndodhur dhe te mos merresh me te.
    Kete ka bere dhe Kadarea, por me stilin e tij te vecante.
    Shqipua i do gjerat troç, pasi vete mendon ne menyre hileqare dhe kur degjon Kadarene mendon se ku e ka kleçken e jo me te kuptoje mentalitetin perparues

  26. faro says:

    Ballafaqim vetëm e vetëm me FAKTE reale!
    Mire ia ke bere këtij llafazani të superllastuar!
    Të LUUUUUMTE!

  27. open mind says:

    Ka te pakten qe nga Gerdeci pra 2008 e deri rreth vitit 2018 qe komentoj te TEMA qe kur z.Mero Baze kaloi plotesisht Pro Rames pa kushte..
    .
    Ne kete diskutimin Kadare-Lubonja jam 100 me zero ne favor te Kadarese..por nuk jam dakort me Meron qe perpiqet ta beje shenjtor ne dy sistemet..
    .
    Jam shume dakort me komentuesin “Alpet al” dhe kam shume per te thene por nuk jam i sigurte se me botohen pasi tre komente te tilla jane censuruar..
    .
    Nje keshille per Meron:

    Eshte hera e pare qe me censuroni komentet..duke qene “bashkluftetare ” per kauzen e 21 janarit 2011 e ndjej veten te tradhetuar jo vetem nga ju ..jo vetem nga Rama por dhe Kadareja qe hodhi ca kapsolla zhurmuese ne vend qe te hidhte bomba te ata qe quajne Lul Kriminelin yll ne ngjitje.
    .
    nese ky koment botohet do vazhdoj pjese e dyte te tij

    thanks in advance !

  28. -open mind 2 says:

    ….Ka te pakten qe nga Gerdeci pra 2008 e deri rreth vitit 2018 qe komentoj te TEMA qe kur z.Mero Baze kaloi plotesisht Pro Rames pa kushte..
    .
    Ne kete diskutimin Kadare-Lubonja jam 100 me zero ne favor te Kadarese..por nuk jam dakort me Meron qe perpiqet ta beje shenjtor ne dy sistemet..
    .
    Jam shume dakort me komentuesin “Alpet al” dhe kam shume per te thene por nuk jam i sigurte se me botohen pasi tre komente te tilla jane censuruar..
    .
    Nje keshille per Meron:

    Eshte hera e pare qe me censuroni komentet..duke qene “bashkluftetare ” per kauzen e 21 janarit 2011 e ndjej veten te tradhetuar jo vetem nga ju ..jo vetem nga Rama por dhe Kadareja qe hodhi ca kapsolla zhurmuese ne vend qe te hidhte bomba te ata qe quajne Lul Kriminelin yll ne ngjitje.
    .
    nese ky koment botohet do vazhdoj pjese e dyte te tij…

    thanks in advance !

  29. George says:

    Ashtu si ismail Qemali ne kohen e tij edhe ismail Kadare ne kohen tone
    ka folur dhe do te flase ne rolin e Babait te Kombit Shqiptar.

  30. Imigranti says:

    Eshte paradox te krahasosh Lubonjen me Kadarene. Pergjigja e Kadarese me kete rast duhet Te jete e njejte me ate Te Konices ndaj nje tipi si Lubonja qe donte ti riste vlerat vetem duke kritikuar Konicen. Pergjigja e Konices ish: “Une me mire dal te shes nje kove me m…t se te merem me ty. Mos shkruaj me per kete teme Z. Mero se fyen Kadarene e ja zgjat veshet Lubonjes. Ky Lubonja do futur me burg per denigrimin e figurave kombetare

  31. Arber iliri says:

    Urime Mero.Tu u moshu po behesh me i mire.Je si vere e vjeter nashi.urime.hahaha

  32. Arbeni says:

    F Lubonja ka qenë nje i privilegjuar që vjen nga pinjollët e bllokut.Kadareja është nje mal i larte dhe krenarikombetare ndersa F L nje I lajthitur që vetëm me nje nderhyrje I shpëton filli e nuk ja gjen dot anën.Per mua nuk është askushi.Jam ndjere krenar për Kadarene dhe këtë e solli rastesia.Ndiqja nje kurs angliishteje elementare dhe mesuesja jone ishte e bija e David Bellos,perkthyesit nga frengjishtja në anglisht te veprave te shkrimtarit tonë te madh.Ne kurs kish nga te kater anet e globit.Mesuese Amanda Bellos nënë e nje djali 12 vjeç atehere (20 vite më parë) na lexonte emrat dhe na pyeste se nga vinim.Kur erdhi radha ime dhe i thashe se jam nga Shqiperia,ajo tha duke iu drejtuar klases:”Ky burrë është nga nje vend i vogel në Europë që ka nxjerrë një shkrimtar te madh që quhet I Kadare.Ju rekomandoj ya lexoni se ja vlen.U ndjeva mire ,u ndjeva krenar që isha nga vendi që ka nxjerre nje gjeni te till që e njeh bota.Po Tosi kush është?!Nje llafazan që derdellit neper emisionet e politikes shqipetare si nje papagall,njeri që nuk e njeh askush.Ndersa politikanet shqipetarë janë disa funderina,disa kusarë e Te korruptuar njerez që vegjetojne në shoqerine tonë të prapambetur tipike ballkanike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje