Kur bien alibitë, mbetet krimi! 

3 Shtator 2020, 19:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në vitin 2007, edhe unë i pata ngatërruar me dy historitë e Gërdecit, atë që shpërtheu dhe vrau 26 vetë, dhe atë të Diverolit. Ngatërresa vinte nga fakti, se në të dyja historitë ishin të njëjtët personazhe, Shkëlzen Berisha, Rrahmani, Delijorgji, dhe po ashtu një kompani amerikane…

Shefi i zyrës së New York Times në Moskë, Chris Chivers, më dërgoi një email, ku kërkonte të dinte nëse kisha dokumenta që provonin se djali i kryeministrit po merrej me një histori fishekësh në një repart ushtarak afër Vorës.

Unë ju përgjigja pozitivisht dhe i dërgova të nesërmen të përkthyera, gjithë vendimet e Qeverisë, lobuar nga Shkëlzeni, rreth historisë së Gërdecit, refuzimet e zëvendskryeministrit Rusmali dhe pastaj PPP e dhënë nga Mediu për Delijorgjin.

Përgjigjia ishte dëshpëruese. Personat ishin të njëjtët që më shkruante Chivers, por historia ime ishte një histori tjetër. Ai interesohej për një kompani amerikane që po blinte fishekë kinezë dhe që djali i kryeministrit ua kishte marrë përsipër….kurse unë i tregoja për një histori ku djali i kryeministrit demontonte fishekë, po për Delijorgjin, po për amerikanë, por që nuk ishin këta që po çonin në Kinë.

Aty kuptova se në Gërdec ka dy histori dhe një grup kriminal.

Mu kujtua kjo gjë sot, kur shikoj që Shkëlzeni akoma vazhdon me shpresë të gënjejë shqiptarët, duke thënë që ai nuk është akuzuar në SHBA për Gërdecin, por për një histori tjetër. Në fakt, janë dy histori që i bashkon i njëjti grup kriminal, dhe që lidhen me njëra- tjetrën.

Libri të cilin ka paditur Shkëlzeni dhe ka humbur gjyqin, flet pikërisht për historinë e dytë të Shkëlzenit, ku gjendet dhe dëshmia e Diverolit dhe ortakut të tij, për takimin me djalin sy peshkaqen, presionin tek një apartament në Tiranë në emër të kryeministrit dhe pastaj historinë që dimë të gjithë, që përfundoi me vdekjen e Kosta Trebickës.

Edhe në këtë histori, sërish del Delijorgji, një kompani ndërmjetëse në Qipron turke, e cila e çoi çmimin e fishekëve nga 2 në 8 , MEICO, Pinari etj.

Tani Shkëlzen Berisha nuk ka mundur t’i provojë dot drejtësisë amerikane, se nuk është pjesë e kësaj historie, çka do të thotë se gjithçka është shkruar për të është e vërtetë dhe ai duhet të hetohet si përgjegjës në të dy këto histori.

Emri i Shkëlzen Berishës u shfaq në New York Times disa ditë pas shpërthimit të Gërdecit, në një shkrim prej 5 faqesh dhe 11 autorësh, një rast i rrallë në historinë e gazetarisë amerikane. As skandali i Wotergate, apo “Pentagon Papers”, nuk kanë pasur një grup kaq të madh gazetarësh si nënshkrues të një shkrimi investigativ.

I vetmi reagim ishte ai i Sali Berishës, që e quajti New York Times letër higjenike. Dhe ai shkrim e lidhte Shkëlzen Berishën dhe me historinë e parë të Gërdecit.

Por nëse për skandalin e dytë me fishekët kinezë, për Shkëlzenin vlen dëshmia e regjistruar e Diverolit, që thotë se kjo punë shkon deri lart tek djali i kryeministrit dhe flet për takimin me “sypeshkaqenin”, dhe kjo nuk është hedhur poshtë nga gjykata, për skandalin e parë, atë të Gërdecit, ka dhjetëra fakte e prova që Shkëlzen Berisha ishte partner i Delijorgjit.

FAKTET/ Të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin

Ato fillojnë me tabulatet telefonike Delijorgji-Shkëlzen Berisha, apo Mediu- Shkëlzen Berisha, me interesimin direkt të Shkëlzen Berishës për kontratën, me presionin mbi Ilir Rusmalin që ta firmoste si PPP të Qeverisë, me faksin që i raportonte privatisht vendimin e Aldo Bumçit për ta miratuar kontratën, me deklaratën e sekretares së Aldo Bumçit, që dëshmon para prokurorit se Shkëlzeni ka qenë në zyrën e Bumçit kur ka marrë përgjigjen e çuar me faks, e dhjetra dëshmi të tjera fizike.

Gënjeshtrat e familjes Berisha për Gërdecin

Sa për alibinë e dytë të Shkëlzenit, atë që Diveroli e ka thënë nën betim, që nuk e ka takuar Shkëlzenin, me këtë ai mund të gënjejë ata punonjësit e shtypit të “Syrit”, që të mos u duket si pronar kriminel. Diveroli normal që nuk ka ndërmend të kalbet në burg për Shkëlzenin, se po pranoi atë gjë para drejtësisë, do ishte ende në burg tani, e jo duke shijuar paratë e bëra me Shkëlzenin.

Dëshmi mbi Fatmir Mediun, Shkëlzen Berishën dhe Mihal Delijorgjin, në momentin e shpërthimit të Gërdecit

Por tani këto nuk kanë shumë rëndësi. Shkëlzen Berisha është prej sot një i akuzuar nga gazetarët më të njohur në botë, që drejtësia amerikane nuk i lëviz asnjë prej atyre akuzave. Ai mund të vazhdojë të rrijë i lirë në Shqipëri, mund të vazhdojë të pastrojë lekët e gjakut në Gërdec, duke shitur boronica apo brekë tek një dyqan luksoz në Bllok, apo duke hapur televizion me lekë të padeklaruara, duke rekrutuar papagaj që t’i pastrojnë imazhin, ai mund t’ia hedhë drejtësisë së shkatërruar shqiptare, por ai njeri ka punë me të vdekurit.

Ata aty në anë të rrugës kryesore, ku ai shkon përditë tek “dyqani” i boronicave, janë të vdekurit e tij. Asnjë shqiptar i gjallë nuk ka 26 të vdekur për një histori korrupsioni dhe një të zhdukur mes maleve për historinë e dytë të korrupsionit, Kosta Trebickën.

Falë atij krimi Bujar Nishani na u bë president dhe gruaja e tij “Zonjë e Parë”, vetëm se u angazhuan për alibinë e vdekjes. Mes të vdekurve të tij është dhe burri i tezes së tij, si një dëshmitar i pamanipulueshëm tashmë i përfshirjes së tij në atë biznes vdekjeprurës.

Të vdekurit nuk manipulohen më, si të gjallët që shantazhon Shkëlzeni. Ata kanë kohë të presin gjatë drejtësinë.

Drejtësia amerikane i rrëzoi gjithë alibitë e një të akuzuari për korrupsion dhe vrasje për shkak të korrupsionit, që quhet Shkëlzen Berisha. Dhe kur bien alibitë, mbetet krimi. Ai krim duhet ndëshkuar para se Shkëlzeni të shkojë pranë viktimave të veta.

20 komente në “Kur bien alibitë, mbetet krimi! ”

  1. Respekte! !! says:

    bravo mero
    E ke qare …
    Me ke haitur
    Sot spanja hakmerret ndaj gjermanise (per humbjen e barcelones nga bayerni )

  2. Mal Cori says:

    Mbyllje ecensionale.
    – Para se Shkelzeni te shkoje prane viktimave te veta.
    Pra, qe do te behet nje gjyq, do te behet, por atehere Shkelzeni mund te kete ngrene ndonje plumb kinez ne goje. Nga femijet e viktimave, vellezerit apo te afermit e tyre.
    Mjere Karmina. Do te mbetet e ve…

  3. Toni?? says:

    O Mero te lumte per faktet dhe invistigimin beri bashke keto fakte dhe dosje dhe qoja Spakut ne menyre puplike une e di se ai do blen spakun dhe kushe e Ka ber spakun dhe do ta shantazhone bashke me ilir meta e sali berishen por ti beje tenden ne qofte se ke munsi ligjore por am ne menyre puplike

  4. Trotski says:

    Zoti te degjofte po dhe FBI E RE .Shpresojme se Diçka e mire per Drejtesine do te realizohet

  5. Ilirjan says:

    Bravo Mero, mos ju ndaj.

  6. Tik Taku says:

    Ka aq shumë fakte sa do meritonte një roman në gjëndje të konkurronte “Lufta dhe paqja” e Tolstoit…
    Mbi të gjitha më bën përshtypje fakti klinik i rikthimit në vëndin e shpërthimit pothuajse atomik dhe kësaj radhe me një biznes të “pastër” boronice.
    Njihet gjerësisht në manualet e hetimit që krimineli kthehet në vëndin e krimit…..

  7. Artan says:

    Nje perle tjeter Mero Bazes. Flm

  8. Alfredi Itali says:

    Te lumt Mero. Po te kishte shqioeria disa te tjere si puna juaj populli dhqipetar do te ishte shume me i qete dhe shqiperia do te shkonte dreje demokracise se vertete.

  9. Pato says:

    Shpresa ngelet tek Shkelzeni dhe te tjeret. I jati ja hodhi, do kete ngodhur se bashku me partine e tij kur ti vij rradha.

  10. Leka says:

    Nje shkrim i Persosur ZMero.Shpresoj NQS ka zot qe Drejtesia e re ,mbas Gjyqit te Amerikes te merret me kete Homo Pervers dhe te coje ne vend gjakun e 26 te pafajshmve qe punonin per buken e gojes.Sa per vrasjen e Trebickes Amerika e di shume mire kush e beri vrasjen,dhe ai njeri ka vetem nje emer Sali Ram Berisha qe e beri per ti mbyllur gjurmat te birit,por per Salen duhen qindra gjyqe per te vraret nga Regjimi i tij,se vetem ne 97 u vrane mbi 7000 Shqiptar nga hapja e famshme e depove te armeve.Mos harroni pyetini Salen dhe per Sokol Jolldashin e shkrete dhe per Zemken e Hajdareve pse u vrane .?

  11. SULEJMANI says:

    Ketyre shpejt do i bien breket te gjithve.duan dhe pushtet.keta hale

  12. Liri says:

    E zente haku I vogelusheve qe I dogji per se gjalli.

  13. Zoti Keci nga Shijaku says:

    Mero po i zvogelon gjerat!!!! Gerdeci nuk ka 2 por 4 histori.
    1-Historia e fishekeve kineze per ne Afganistan
    2-Historia e fishekeve dhe predhave kineze, sovjetike, e shqiptare te demontuara ne Gerdec.
    3-Historia e Gerdecit si bicim magazine doganore (e pasuar nga tentativa e shnderrimit te grup depove ne Memaj/Romanat ne magazine doganore), ku magazinoheshin lloj lloj armesh e municionesh perfshire edhe MANPAD Iglla 16 dhe 18 nder te tjera) ardhur nga vendet ish sovjetike dhe Serbia per t’u rieksportuar serisht ne te kater anet e globit
    4- Historia e avionve IL-76, qe shkonin ne Afganistan ngarkuar me fisheke kineze dhe per te mos e bere bosh rrugen e kthimit ngarkoni ca kuintale miell te kuq Made in Afghanistan.
    Eshte edhe historia e shefit te stacionit te CIA-s te Rilindja Ridge (janar-mars 2008), por une nuk jam trim-budalla si majori amerikan Lane, qe te merrem me kete histori kaq problematike.
    P.S. Mero bere mire qe e permende pak fare Delijorgjin, se ashtu eshte nje pune e tij me Edvinin dhe Olsin e Edvinit jo vetem leje per kulla, por edhe….

  14. Shqiptar says:

    Tè kishim ca qereste,

    tè kishim patur edhe njè qeveri serioze, jo me halabakè siç pasoi, pas atij krimi monstruoz tè Gèrdecit, Shqipèria dhe ne shqiptarèt do kishim qènè shumè hapa pèrpara si shoqèri.
    Meqè qereste nuk patèm, kèllqe pèr tè bèrè drejtèsi jo e jo, “i gèzohemi” asaj lojès E LAGU- SE LAGU tè gjykatès amerikane pastaj.
    Ymeri ngazèllehet shpejt dhe sheh filma me ngjyra nè botèn e tij tè vogèl. Mbetet krimi, thotè, ranè alibitè.
    Gjithollogu Ymer, interpreton fshatçe, vendimet e gjykatave perèndimore.
    Qetèsohu Ymer. U dha njè vendim diku nè botè, aty ku GAZETARI nuk i lèpin prapanicèn KRYEMINISTRIT, pèr njè gjè nè dukje banale, pèr shpifje.
    Asgjè tjetèr.
    Atè krimin pastaj, qè zotrote thua paska mbetur, kèrkoja atij qè i rreh shpatullat tè atit tè Xenit, ditèn e tragjedisè.
    E sa pèr ditèn qè Xeni shkoka te viktimat e krimit tè Gèrdecit, mos u bèj merak shumè. Ka paguar ai i gjati mirè çdo familje, natyrisht jo me milionat e Saliut dhe tè birit por me ato taksat tona qè venè aty ku nuk duhet tè venin, pèr tè larè gjakun e viktimave qè shkakton korrupsioni.
    Lum ata qè kanè njè shtet funksional, njè sistem drejtèsie qè meriton emrin dhe natyrisht edhe njè shtyp tè pavarur, dhe jo eunukè qè nuk ia vlen ti afrohesh sepse kudèrmojnè dynjanè nga era e jargève.

  15. h says:

    Jeni shtet i vdekur.

  16. Astriti says:

    Mero ka dhe nje histori te fundit.. kur filloi te pastrohej Gerdeci pas shperthimit me nje kompani te specializuar te huaj, skrapi qe mblidhej, perfshi bronxin, i dorezohej ushtrise. Ish Shefi i Shtabit te Pergjithshem pas 2011, Xhemal Gjunkshi per te cilin thuhej se u be Shef Shtabi pasi pagoi Shkelzenin 100 mije euro, shkonte rregullisht ne Gerdec te merrte vete personalisht ne dorezim skrapin/bronxin, rreth 280 ton bronx u mblodh dhe ju dorezua FA pas shperthimit. Beji vete llogarite, 280.000 kg x 5 euro kg = 1.4 milion euro. Leke xhepi per banditet Imami dhe Gjunkshi

  17. baxhanaku dixhital says:

    Ne vend te hyrjes:
    Keto rrjeshta me poshte jane “sekuenca” nga nje koment I derguar dje dhe I pa botuar te TEMA ndoshta ka qene I gjate..ndoshta ka qene me “spec”

    Pjese nga komenti djeshem I pa botuar:
    .
    ***

    Pse behen keto “ FAKE” gjyqe komike & artificjale ?
    .
    Eshte e qarte se Gerdec-Gate nese do gjykohej minimalisht ne menyre te drejte do ja kalonte dhe Water-gate-it apo Iran-Gate-it…ku ne kete te fundit eshte vertetuar se dhe presidenti R.R kishte gisht..
    .
    Kush eshte momenti me makaber
    ne GERDEC-GATE ?
    .
    Eshte fakti qe ky ky sypeshkaqeni incestmen eshte akuzuar nga Kryegjenerali Ushtrise Luan Hoxha ne deshmine dhene ambasadorit amerikan
    te kohes qe
    …( TEXTULAISHT ESHTE E ZYRTARIZUAR)
    I Biri I Sali Berishes me ka kercenuar me jete se do ta bej si Kosta Trebicka..ben qe te dridhenne varr dhe te vdekurit e Gerdecit.
    .
    Pra ne vend qe ambasadori ( dhe ato qe e emrojne ate deri te Presidenti) te denonconte menjehere Terroristin Xen Berishaj…pais me vize GENERALIN LEPUR HOXHA..
    .
    Nese ketij fakti do ti shtojme dhe Vrasjen Mafjoze te Kosta Trebickes…dhe ndyresine qe beri prokurori-polic I Virxhinias per te mbuluar kete akt makaber…
    .
    Nese ketij fakti do ti shtojme
    dhe deshmine autentike
    ( qe jep emra njerzish ..kohen.. dhe sasi parash)
    te Izet Haxhise qe PeshkaZen Berishaj ka perdorur makinen e presidences si drog diller
    **
    Atehere na lind e drejta te pyesim;
    .
    Pse FUCK-SPAKU nuk merr te paren ne shqyrtim terroristin Xen Berishaj ??
    .
    Pse Kimetja e Rruges Elbasani merret me pasarale ne Himare apo Durres me skafe dhe hesht per Super-kriminelin Xen Sali Berishaj.
    .
    Ose me sakte pse USA BE me Spak-at e tyre
    tolerojne ( lexo mbrojne) perbindeshin Berishe dhe djallin e Xen ?
    Ne vend te mbylljes:
    Nuk eshte e hijeshme tashme qe analistet shqiptare “te ndershem” ku perfshihet dhe Mero qe bejne biznes mediatik me kufomat e Gerdecit.
    .
    Ka ardhur te pyesim dhe ulurijme fort pse Timonieri Rama ka rene dakort te mbylli Krimet e llahtareshme te BERISHAJVE dhe po shkelqen si enverofagos
    .
    Pse paneli dipllomatik me Spak-at dhe Kim-et po bejne namin me sardelet e korrupsionit dhe po mbrojne peshkaqenet e krimit ?

  18. Roland says:

    Ti shkerdhehet karmina sypeshkut te sali qenit ….bashke me liken e me monik shurren ……keta bythqira e shkaterruan albanistanin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje