Nga Mero Baze
Greqia ka bërë disa hapa pozitivë në debatin mbi njohjen e ndërsjelltë të kufirit detar Shqipëri- Greqi. Deri më dje, disa politikanë në Athinë dhe Sali Berisha e Ilir Meta në Shqipëri, këmbëngulnin se marrëveshja do të mbetet ajo e vitit 2009 dhe se ajo që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese “do të ngelet turp në histori” (citoj Berishën).
Tani, lajm pozitiv është se nga tre aktorë, dy janë tërhequr nga ky qëndrim: Greqia dhe Ilir Meta. Sali Berisha vazhdon t’i mbetet besnik marrëveshjes që nënshkroi me Lulzim Bashën para zgjedhjeve të vitit 2009.
Gjëja më pozitive e deklaratës së diplomatëve grekë rreth nevojës për njohjen e kufirit detar mes Shqipërisë e Greqisë, është fakti që ata më në fund po pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, dhe nuk e quajnë më problem të brendshëm të Shqipërisë, apo “tradhti” të Edi Ramës, në bashkëpunim me Turqinë, siç e quan Sali Berisha.
Kjo nuk është një fitore e vogël. Më në fund ka një lloj luajaliteti, duke njohur institucionet kushtetuese të një vendi, të cilat gjykuan se marrëveshja ishte negociuar mbi parime të gabuara, duke llogaritur kufi fundor një ishull shkëmbor, dhe jo shelfin kontinental.
Aspekti i dytë pozitiv është që Greqia, e futur në darën e një krize serioze me Turqinë, pikërisht për shkak të një problemi të ngjashëm, nuk dëshiron probleme të ngjashme me fqinjë të tjerë në këtë çështje. Pra ajo kërkon që marrëveshja të negociohet sipas ligjeve ndërkombëtare, me sa më shumë mirëkuptim, sa më shpejt të jetë e mundur.
Greqia sapo ka përfunduar marrëveshjen për kufirin detar me Italinë. Ata i janë përmbajtur marrëveshjes së vitit 1977 për shelfin kontinental, që ka parim vijën e mesme të korrektuar. Kjo është shumë mirë të aplikohet dhe në bisdimet me ne.
Kliko ketu Marrëveshja greqisht Itali Greqi për zonat detare
Efekti i tretë pozitiv në Greqi, është se Greqia është e bindur se çëshja e kufirit detar me Shqipërinë, është dhe një problem me rezistencë të brendshme politike në Shqipëri, dhe ata janë duke qëmtuar raste politikanësh pozitiv ndaj kësaj marrëveshje.
Në një shkrim të gazetës Liberale.gr në Greqi, gazetari Nikos Melitis, shkruante pas Forumit të Delfit në qershor të këtij viti, se “z. Rama shmangu dhënien e çdo perspektive të mundshme për rifillimin e bisedimeve për demarkacionin e zonave detare. Ai u kujdes të mënjanonte nga qeveria e tij Ditmir Bushatin, ministrin e Jashtëm, i cili ishte në bisedime me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias, sipas të cilit, ishte bërë përparim i madh.”
Sipas tij, “asnjëherë nuk u bë e ditur nëse ky “përparim” që ish-ministri i Jashtëm i referohet sot (është fjala për ish-ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias), ka të bëjë me bisedimet që ai ka pasur vetëm me z. Bushati, apo nëse ka pasur të njëjtin perceptim në zyrën e kryeministrit.”
https://www.liberal.gr/diplomacy/o-tourkikos-daktulos-sta-tirana-kai-i-boulisi-rama-gia-aoz/307303
Pra në këtë pike, pala greke mendon se në Shqipëri po lufton me Turqinë dhe nuk po negocion me Tiranën zyrtare. Kjo është paranojë nga e cila duhet të shërohen.
Sipas tyre, jo vetëm marrëveshja në vitin 2009 është rrëzuar nën ndërhyrjen e Turqisë, por dhe ministri Bushati qenka larguar nga Qeveria se qe treguar bujar me grekët për kufirin tonë detar jugor me Greqinë.
Kjo është paksa e çuditshme, pasi vetë ministri Bushati ka mbushur botën me deklarata e intervista, se u largua ngaqë po mbronte kufijtë veriorë të Kosovës, dhe jo se po shiste kufijtë jugorë të Shqipërisë.
E vërteta është se Shqipëria është në kohë të mirë për të zhvilluar bisedime të hapura me Greqinë, sipas ligjit ndërkombëtar, dhe bashkë me këtë çështje të mbyllë gjithë problemet e trashëguara me Greqinë, mbi të gjitha ligjin e luftës.
Stuhia greke rreth kufijve detarë nuk është një uragan që mbërrin në brigjet tona. Kriza greko- turke ku ka nisur uragani, është serioze dhe të shpresojmë që gjakrat do bien dhe do zgjidhet me mendje të ftohta. Ndonjëherë krizat e mëdha prodhojnë dhe zgjidhje të mëdha.
E rëndësishme është që Greqia dhe Ilir Meta tani e njohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2009, që e ka zhbërë marrëveshjen Berisha- Karamalis, për kufirin detar.
Ndërkohë që Berisha ka kohë të qetësohet, kryeministri Edi Rama duhet të jetë serioz në bisedimet me ministrin e Jashtëm grek, dhe të bëjë maksimumin për të përdorur këtë krizë për një fillim të ri me Greqinë.
Shqipëria ka një rast të artë të bëjë zero çdo problem të së shkuarës me Greqinë, pa qenë nevoja për të futur në mes paranojat turke, apo shantazhet për bllokim drejt BE-së.
Problemet tona me Greqinë zgjidhen vetëm si europianë dhe duke na ndihmuar të jemi europianë, jo duke na dashur të na identifikojnë me Turqinë. Dhe ky është rasti!
Po shko mer te qifsha grekun. Nuk ju zihet bese greqirave kurre. Ata dine vetem ta punojne pas kraheve.
Bravo Mero, je shume i sakte. Paranoja greke me Turqine ka ndikuar mjaft negativisht. Indifikimi i shqiptareve me Turqit ishte strategji i fqinjeve tane ketu e 100 vjet me pare me te vetmin qellim zhdukjen e kombit shqiptare ashtu sic ndodhi me popullin vlleh.
Fatkeqesisht ka ende mbetje te kesaj mendesie ne Greqi.
Shpresoj qe kriza me Turqine te shfrytezohet pozitivisht per te mbyll nje here e mire problemet e hapura. Me ne Greqia po zgjohet dhe po kupton qe aleatet e saj me te medhenj ne rajon jane Shqiptaret.
O pisqolle pa kondak… po ty ta pranoi publikisht ushtaraku i larte turk qe Turqia e frenoi Shqiperine te mos ta quante ate marreveshje…. se nuk i intetesonte asaj jo per Shqiperine dhe ju flisni dokrra….
Ju nuk e keni idene fare se cfare kishte ajo marreveshje…por degjoni vetem titujt bombastike te portaleve se brenda thone te tjera…
Vete Mero na cau trapin me shkrime bombastike dhe tani thote qe ska problem per Shqiperine…
O pikaaaaa
Po si mer na qeka i sakte Mero….
Ai merret me gjeopolitke sikur ngreme ndonje peshe ne ….ktu po i digjet mjekra edhe Turqise qe per peshe nuk qahet
I sheh te pakten lajmet ti zotrote….e kupton nga sa po ndodh me Turqine qe Greqia te sjell ne breg anijet e shpim kerkimit me eskorte anijesh ushtarake qe neser dhe ne vetem te fryjme syte
Po ata duan qe tua çojme ujin ne vete edhe me veshe mundesisht…pika pika
Idea eshte te firmosim turpe si ai i vijes te baraslarguar te aplikuar edhe per nja 2 copa guri e jo vetem per qendra te rendesishme e historike te banuara si Korfuzi
Edhe Mero pikerisht kete pike e anashkalon me nje fjali
Edhe perserit permendesh ca nene ligjesh …si te jete femije filloreje
Edhe e verteta eshte qe ligji nuk eshte diçka abstrakte por e prekshme….e jetueshme
Edhe ku nuk ka jete…si ne ato “ishujt” e tjere qe ngul kembe Greqia nuk mund te pretendohet as per ligj fare jo per vijera te baraslarguara
Sepse edhe po sqeve jurist, mjaftojne vetem kembet qe te kuptosh qe kur eshte shkruar ai ligj, me vije te barazlarguar eshte nenkuptuar mundesi te barabarta per popullsite e te dyja brigjeve te mundshme….e jo qe gjysmen e burimeve te atyre ujerave ta gezojne njerezit dhe gjysmen tjeter glasat e zogjve nga bregu tjeter
Apo vetem pushtat e te dyja brigjeve
Kosta, punojne apo jo pas kraheve, ata jane fqinje tane dhe ne duhet te punojme per zgjidhje dhe paqe. Ajo qe ti ofron, eshte konstatim, por nuk ofron zgjidhje.
Nuk ka arsye pse Greqia eshte treguar aq konservatore me Shqiperine. Ajo mund ti zgjidhte keto probleme me ne kohe me pare. Shqiperia me Greqine jane fqinj dhe duhet te kene marredhenie te shkelqyera. Nuk e kuptoj p’se nuk e c’fuqizojne ligjin e luftes me Shqiperine sepse nga ana e Cameve ne nuk po kerkojme zgjerim territori por pranimin e tyre ne ish pronat e tyre. Ose kompesim neqoftese camet pranojne (treg i hapur). Greqia eshte treguar shume e ftohte dhe disa here dinake kur ka ardhur debati per keto ceshtje.. Eshte problem i Grekut qe duhet te clirohet nga ndjenjat e saj nacionaliste. Camet me nenshtetesi ishin greke dhe askush nuk po detyron qeverrine greke per ceshtje kufijsh. Historia ka qene si ka qene dhe disahere nuk zhbehet. Duhet ta pranojme sic duhet ta pranojne dhe grekerit me budalliqet e tyre Vorio-Epirjote. Greku duhet te ishte me i leshuar dhe negociues sic duket qe jane tani. Skishte nevoje te vinte ceshtja Turke ne mes qe ne te zgjidhnim problemet tona me ta ne urtesi.. Greku eshte fqinji yne me i lashte para Turqise dhe duhet ti leshojme pe njeri-tjetrit. Greqia eshte ngritur nga ne dhe ne jemi ngritur nga Greqia.
Nuk eshte paranoje turke por ka nje te vertete mbrenda qe korfuzi dhe kastellatizzo jane dy pika uji
Per palen greke duhet te kufizoje korfuzi me italine dhe jo shelfi kontinental shqiptar po ashtu dhe ishillulli kastellarizzo eshte ai qe duhet te kufizoje me egjyptin dhe jo turqia sipas pales greke eshte pikerisht greqia qe nuk don bisedime sepse e di qe ska te drejte me turqine
prandaj pse nuk pret km yne ta zgjidhi me pare me turqine pastaj me ne sepse ne skemi asnje dijetar te ketij niveli skemi me as dhe shkolle marine
Z mere pse merresh me kufoma?
Na trego sa rreshta ke shkruar per marrveshjen e qeverise rama i cili pati thene qe do jete trasparente
Ku eshte?
Kur flet per bushatin qe dha dorheqjen se mbrojti kufijte veriore i mbrojti nga rama prandaj u dorehoq
Faktet pastaj dolen ne shesh dhe plani per ndarjen e kosoves shkoi per lesh
Atehere kur km vuri ne shitje kufijte veriore pse duhet ti besojme per kufijte jugor?
Si gjithmon Mero je teper i sakte….
Beteja politike rreth kufirit detar me Greqine u shendrrua si ne shume raste te tjera nga PD,si nje beteje nga me te ashprat politike.Nuk munguan si gjithmone thirrjet dhe deklaratat patriotike me nje patetizem qe te kepuste shpirtin,Nderkohe,”ekspertet”e qeverise ne tavolinen e bisedimeve me ekspertet greke kishin shkuar te luanin domino dhe firmosnin nje marrevshje skandaloze te cilen Gjykata Kushtetuese e rrezoi me vota unanime.Ky deshtim i turpshem qe u kap nga eksperte dhe njerez kompetente(kolonel Pashai),u kthye ne nje debat shtetp nga autoret e ketij skandali te rende shteteror,madje vete Berisha,Meta,Basha Mediu dhe tere stani i larove ne kor,ndonese gjykata Supreme e rrezoi,vazhduan ta mbrojne.
Sit kur kjo marreveshje po shkon drejt firmosjes,me korrigjimet e gabimeve te bera,sigurisht autoret jane te detyruar e pakta te heshtin.Por,ne kete rast,SPAK dhe BKH nuk duhet te heshtin.Autoret,ekipi negociues,ministri i mbrojtjes dhe i jashtem,kryeministri duhet te japin sqarime per kete krim ne dem te territorit detar te vendit.
Greqia,me mbeshtetjen e(Rusise,mbeshtetesja dhe ideatorja e krijimit te shtetit grek)Anglise,Frances dhe Gjermanise,nga viti 1834 deri ne vitin 1946,i ka trefishuar kufijte e saj.
Ndonese ka rreth 52 mije km2 vije bregdetare,ajo ende ka lakmimne ti zgjeroje hapesirat ujore,kjo dhe per shkak te zonave ekskluzive ekonomike me rezerva te medha gazi dhe nafte dhe hapesirave per peshkim.
Ndonese ka arritur marreveshje me disa vende,me Turqine ajo ka probleme te medha.Ato fillojne nga brigjet e Alexandropulit ne Traki dhe vazhdojne rreth brigjeve ne Ishujt e Egjeut,ne Rodos,Krete,me Qioron dhe ne drejtim te Egjiptit dhe Libise.Konflikti me Turqine,ndonese vende te Nato-s,e tremb seriozisht Greqine,kete superfuqi ekonomike,ushtarake,territoriale,me popullsi shume te madhe,me potecial nderkombetar te gjere,ndaj Greqia therret per mbeshtetje nga BE dhe Nato.Kjo meri shekullore rreth 600 vjeçare shfaqet çdo dite dhe rast te mundshem duke e detyruar Greqine te armatoset,te mbaje ne gatishmeri forca tokesore,detare ,ajrore qe shtojne shpenzimet ne arkat e shpuara te shtetit grek.
Tere kjo lufte dhe tere keto shpenzime qe ben Greqia,e detyrojne te beje pakte dhe marreveshje me fqinjet e tjere ku oroblemet nuk ekzistojne ose jane te thjeshta.
Kjo gje ndodh dhe me Shqiperine.Kjo nuk do te thote se greket kane ndonje debolese apo keqardhje per Shqiperine,por mbi bazen e ligjeve nderkombetare ata kerkojne te mbyllin problemet me fqinjet verior.
Por kete radhe ata kane perballe te tjere negociatore qe nuk do shkojne ne Athine te luajne domino.
Ka 2 mijevjecare dhe vlen akoma sot nje thenie e mencur e latineve qe kryeministri yne, Edi Rama duhet te mos e harroje>
“Timeo Danaos et dona ferentes” “Ruaju nga greket edhe kur te bejne dhurata’
Kujdes Edi Rama: “Timeo Danaos et dona ferentes”
Kujdes se jane te njohur per pabesi!
Mero je nje kokerr muti ateher me berishen ka qen gabim tani e njejta marveshje me edi ramen eshte mir shko more kelysh i edi rames
Shikoje hartën Mero…..
Fqinjesi e mire me Greqine qe na kerkon te korigjojme edhe historine edhe gjeografine.Na thuaj Mero ku eshte e mira ketu?
Nje stuhi qe shkaterron brigjet SHQIPTARE o Mero.
Rama i jep te drejte Greqise ne 3 aspekte detare:
1.Deti Territorial. Pra distanca ne milje rreth ishullit nga 6 milje e con ne 12 milje pra e barazon me shelfin kontinental.
2.Shelfit Kontinental
2. Ajo qe quhet ZEE (zona eksluzive ekonomike).
Pra sipas pikepamjes Greke ishulli gjeneron te treja keto aspekte detare : Det territorial,Shelf Kontinental dhe ZEE (zonen eksluzive ekonomike).
Gjendja jone eshte specifike me ate Turke . Behet fjale per pleshtat (ishujt pak km kuadrat 20-25 km mbi Korfuz ).
Pleshtat jo vetem sipas mareveshjes Greko-Rama rrisin detin territorial nga 6 ne 12 milje por perfitojn edhe Shelf Kontinental dhe ZEE pra marrin gjithe zonen ekonomike drejt Otrantos.
Nje TRADHETI e qarte kombetare prej Ramutit &CO
Pushteti i katert ne sherbim te shitjes se trojeve shqiptare.Akoma nuk e kane kuptuar bastardet antishqiptare se nuk do te rrojne 1000 vjet.Dhimbja dhe padrejtesite qe do tu lene brezave do te jete katastrofale.Me kete ritem ,per 50 vjet nuk do te kete as gjurme te Shqiperise por do te bredhim ne afrike te krijojme ndonje shtet se Shqiperine do ta copetojne.Europa KURVE,si gjithmone ,ben sehir dhe i ve kushte vazhdimisht Shqiperise,kushte te cilat Greqia qe ka 40 vjet ne BE nuk i ka plotesuar akoma.Ne njohim 9 pakica kombetare dhe se shpejti shqiptaret do jene pakice ne vendin e vet ndersa Greqia nuk njeh asnje pakice kombetare.Vazhdo MERO KURVA dhe puno ne sherbim te interesave greke se ketu nuk ka burra qe te te rregullojne qejfin.
E pe harten e re greke Mero, Greku kerkon te zere frymen..
Bravo Mero nuk ka me te shpjeguar me thjesh se kaq
https://sites.tufts.edu/lawofthesea/files/2017/07/MaritimeZoneSchematic-1.png
Zoti Mero Baze.
Hartat greke jo vetem barazojne padrejtesisht SHELFIN KONTINENTAL TE SHQIPERISE,
me shelfin ishullor te Korfuzit.
Hartat greke barazojne shume padrejtesisht SHELFIN KONTINENTAL TE SHQIPERISE,
me shelfin e ishujve dhiapontiqia.
A E DINI JU TEORIKISHT & PRAKTIKISHT CILA ËSHTË PLATFORMA KONTINENTALE (SHELFI KONTINENTAL) ???
A I DINI JU MIRE BRIGJET E SHQIPERISE, BRIGJET TONA ???
Komentatore cara, qi nuk merrni vesh as nga politika as nga ligjet detare. Greqia don marreveshjen me Salen dhe Lulin, qe e ka hedh nokaut gjykata kushtetuese. Tani Greqia pranon vendimin e gjykates shqiptare, por vjen tryl per me mashtru Shqipnine: ne e hangersh! Deklaratat e poltikajve greke per gjasme 12 milje detare, jane per me fitue pike ne popullin e vet. Ata qi thone greket asht si puna e fjales se urte: peshku ne det, tigani ne zjarr! Pirdh te shfryhesh o Greqi!
Sa per dijeni, jo Turqia, por Amerika i ka kerkuar opozites se vitit 2009 – pra, Edvin Rames – qe ta hudhnin ne kushtetuese marreveshjen e Sales dhe Lulit. Dhe tani Amerika ka me diktue marreveshjen e re me Greqine dhe Greqia do te na haje m…!
Shifni: Greqine e perkrah Franca dhe bojne stervitje te parbashket. I ngrefet Amerikes dhe bon stervitje te perbashket me Turqine.
Prandaj ka te drejte Mero Bazja.
Zoti Mero kushdoqofte “Shqiptar “qe FIrmos ne dem te territorrit tokesor apo detar Shqiptar eshte tradhetar dhe eshte ne gjak me cdo Shqiptar .Enver Hoxha thoshte ne emer Te popullit Askush Nuk Ka Te drejte Te vendose per fatet e tij Vetem populli .Ato Jane pasuri Te Te gjithe Shqiptareve dhe qeveria Shqiptare Nuk mund Te fshihet pas gishtit.Botojeni komentin se Nuk e ndihmon dot Rahmutin Po qe se rri si mi I fshehur.Perse anija ushtarake greke Ka qelluar me zjarr anijen e peshkimit Shqiptar ne ujrat detare Shqiptare.Do jete Shume vone dhe u genjen mendja se mund Te kalohet kollaj.
Merua,si gjithmonë,nën gjoja pretekstin e fqinjësisë së mirë, përpiqet të justifikojë greqinë dhe kërkesat maksimaliste të saj.
La hequr dorë greqia-thotë ,nga marrëveshja e berishës! Kush e tha këtë??? Greqia kërkon të blejë edi ramën,se gjithë të tjerët,me gazetarë,me politikanë,i ka në xhep.
Edhe bushatin e kishte “kopsitur” koçia i grekut.
Nuk ka të njëjtën shtrirje ishulli më bregun tokësor. Në marrëveshjen me italinë,ishujt e korfuzit nuk merreshin parasysh.
Çështja duhet të vejë në hagë,se këtyre rënëve nuk u kihet besim.
Të gjithë gazetarët e paguar nga fondet e fshehta të ministrisë së jashtme greke, do dalin të flasin për të drejtën e greqisë,për zgjidhjen e problemeve, për marrëdhënie të mira,bla bla bla.
Grupi bisedës me greqinë,do parë mirë,se mos janë korruptuar nga shërbimi i fshehtë grek.