Fiksimi i Ilir Metës për të “prodhuar” armiq të Edi Ramës

19 Gusht 2020, 18:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta duket se ka një fiksim për të prodhuar armiq të Edi Ramës, një vit para çdo palë zgjedhjesh parlamentare. Në verën e vitit 2016, pasi kishte lobuar personalisht, madje dhe pasi kishte dërguar korrierë me çantë tek disa anëtarë të pabindur të Gjykatës Kushtetuese, arriti të marrë një rezultat 8 me zero kundër Koço Kokëdhimës, në atë kohë krahu i djathtë i Edi Ramës, të cilit ju hoq mandati si deputet, për konflikt interesi.

Ndërkohë që në qershor festoi shkarkimin e Kokëdhimës, me shpresë se njerëzit e vet në Jug do zinin vendin e tij, në një nga ditët e gushtit e thirri Kokëdhimën në Lalëz për t’u sqaruar dhe për t’i mbushur mendjen se shkarkimin në Gjykatë Kushtetuese e kishte nga Edi Rama dhe Donald Lu.

Madje, për të vrarë dy zogj me një gur, i mbushi mendjen që Rama ja kërkoi Donald Lu-së dhe ai e realizoi në Gjykatën Kushtetuese. Bëhej fjalë për diçka që e kishte bërë tërësisht vetë, madje duke lënë shumë gjurmë rrugës.

Qëllimi ishte që duke krijuar fraksionin Kokëdhima para zgjedhjeve të vitit 2017, dhe duke e marrë atë me vete, të faktorizohej në kurriz të së majtës.

Në fakt i bëri të gjitha, bindi dhe Kokëdhimën për këtë, i cili si delirant e donte armikun e rëndësishëm, në këtë rast SHBA dhe Edi Ramën, dhe nuk i mbushej mendja që ja kishte bërë një drejtor i Ilir Metës me çantë në dorë.

Por kjo nuk është se e ndihmoi dot Ilir Metën, pasi ky i mori Koçon, ndërsa Rama i mori Lulzim Bashën, ja mbylli në një dhomë tre orë dhe zgjedhjet e 2017 shkuan qartësisht në tavolinë të Edi Ramës.

Tani po përpiqet të bëjë përpjekjen e dytë. Dy ditë më parë ka thirrur një botues të afërt të tij, dhe i ka kërkuar të bëjë një shkrim të egër, sipas të cilit ligjin në PS e bën Linda Rama dhe ajo do godasë Erion Veliajn e broçkulla të tjera.

Botuesi nuk ka pranuar. I xhindosur pas kësaj, ka dalë dhe ka bërë publik “planin” për një medie të re “transparente”, me gazetarë kritikë, për t’i treguar botuesit të pabindur se ai ka mjete të tjera.

Pastaj atë që se ka shkruar botuesi, e ka shkruar një nga punonjëset e partisë. Dhe debati u mbyll nga Veliaj, i cili me një twiter të shkurtër, i kujtoi dhe lekët dhe 7 për qindëshin dhe e uroi për medien e re.

Në të njëjtën ditë ai ka mbledhur në Presidencë ish- socialistët  e vjetër Meidani, Malaj e Majko, për t’i treguar Ramës se ai ka në dorë edhe të shkuarën e PS.

Pastaj ka vazhduar prapë me shkrime të ashtuquajtura “diversioniste” mbi Veliajn, Tahirin, Ramën etj.

Duket se ka një turbullirë që nuk e zë vendi, pasi i duhet një Kokëdhimë tjetër në PS, para zgjedhjeve të vitit 2021.

Për kaq i bën të gjitha këto stërmundime këto ditë, që nga përpjekjet për të investuar tek një “medie e re”, e deri tek tek përpjekjet për të ngjallur socialistët e vjetër.

Me sa duket  e ka bindje se po të prodhojë “armiq” të Edi Ramës brenda socalistëve dhe pastaj t’i marrë ai në mbrojtje, do të arrijë t’i ndajë socialistët.

Ndoshta e ka dhe nga fakti që po mendon të dalë më vete Bashës në zgjedhje dhe të marrë dhe ndonjë fraksion socialist.

Kokëdhimën e ka nga 2016 dhe mund ta marrë. Meidanin e Malajn po ashtu i ka. Pandi po dihet që është dezhurn.

Por përpjekja për të bërë betejë me Veliajn në këtë pikë, thjesht ka për ta bërë Veliajn yllin e socialistëve, pasi i jep si kalë beteje Ilir Metën.

Se siç e dimë të gjithë, Veliaj është lloji i politikanit që do sebepe të tipit, ose dasma, ose vdekje, për t’u shfaqur. Me dasma e ka tepruar.

Një si Ilir Meta i duhet që të bëhet i dashur për të gjithë, në betejë me të. Madje kam frikë se do bëhet i dashur dhe për ca demokratë.

20 komente në “Fiksimi i Ilir Metës për të “prodhuar” armiq të Edi Ramës”

  1. Revizori says:

    Me kujtohet filmi Gjeneral Gramafoni, dhe thenia e famshme plakut patriot te luajtur nga i madhi Sulejman Pitarka: “Si shume te trashe i ben keta shkopinjte ti Abdi Mamani!”
    Edhe ky shkrim meriton thenien: “Si shume te hidhur e kete kete penen ti Mero Baze!”

    1. prind says:

      perpiqet te luaje shah koketrashi i cepanit, po duhet te kuptoje qe shahu nuk eshte boks ku ti nevojiten muskujt, as operacion plastik qe ti hyjne ne pune leket. Por i nevojitet tru dhe eksperience, kjo e dyta eshte pikerisht ajo qe ja err syte dhe i shkakton halucinacione.

  2. Cuku says:

    Mero je fantastik
    Dihet puna e Meidanit dhe Malajt qe jane karavidhe
    Po ti po I vjen hakut dhe Pandit Majmunit. Dredharakut

  3. ⚖️Avokati says:

    Ështê i humbur.Presidenc e pështirë kjo e tij .
    Po i vjen fundi .

  4. Lilolabja says:

    Dezhurn ,ku ja ke gjetur fiks ashtu eshte !!!
    Nuk ka politikan me lapanjoz !
    Ua ve festen sipas kokes .

  5. uskania says:

    Kujdes se mos na prekni Pandushin, këtë kokë të madhe!??

  6. Vlesh says:

    Presidenti qe rri rrugeve pa institucion, dhe nje Blush qe drejton presidencen nga e hena ne te hene! Me fal Liri ka lene zonjen e pare qe si dihet emri! Pune Metsh! Liri eshte ne Galigat me Qimin e vete tuj formu median e re!
    SPAK po punon! 7%!

  7. Trotski says:

    Ne fakt Presidenca e Delenxhiut e ka Tepruar Zullumin.Kur do te menderosen keta Xhahila Xhanem ???

    1. return of the saint says:

      O Mero po ça thua o man po Rama e zgjodhi president qe ta shpetonte nga burgu pas deshmise se Llalles se amerikanet kishin dhene urdher per arrestimin e Metes ne baze te provave te videos dhe bashkepunimin me trafikanet nderkombetar te droges nuk loz dot poker njeri me ata qe e kane shpikur elita e ardhur ne pushtet me bekimin e byrose politike eshte e gjitha per burg majtas dhe djathtas e kane te kot

  8. h says:

    Shqiperia vend MUTI.
    Triumfon vetëm HAJDUTI.

  9. Ali Babai i Leshelise me 40 hajdutet,president says:

    Per delenxhiun e presidences duhet te mendoje se pari zonja e nderuar Kim,nese do me te vertete qe ky vend te marre fryme dhe parate e amerikaneve te mos vene dem.Dhe pas saj duhet te mendoje zoti Soreca ,i cili e njeh miore ligjin si ish prokuror i antimafies italiane e me ndihmen e tyre ,duhet te mendoje seriozisht SPAKU e BKH-ja e Aida Hajnajt!Rruge tjeter qe te mos e shohim me Urjah Hipin e urryer te politikes jashte Recit dhe parate e floriri i vjedhur prej tij ti kthehen popullit nuk ka!

  10. Brahoo says:

    Mero harron gjitmon qe Like floririn e beri Rama president dhe po e mban po prap Rama si president. Si shpegohet qe sa here behen pazare ne shqiptaret nuk kemi memorje !

  11. Franz Kafka says:

    Imagjino cfare inteligjence mund te kete nje specie e tille e mbushur me aq inat, mllef, koktrashesi e barbarizem si kjo e ketij presidenti. Me specie te tilla cdo kundershtar do e kishte te thjeshte betejen se mjafton ti provojoke pak dhe ata e shfaqin menjehere anen e tyre barbare

  12. Sul Korriku says:

    Kam nje mendim per PS-në: Tja jape Majkon Ilir Metes si “svincolato” (term qe perdoret ne calcio merkaton italiane per lojtaret qe mbarojne kontraten dhe jepan pa pare, me parametra ekonomike zero)

  13. Kapeshi says:

    Ky mut president jo do hequr, por do vrare por kush?

  14. xhoxhi says:

    E kuptoni që të gjithë shkruani për të shitur gazetën?Më thuaj një ngjarje që e ka marë dhe hetuar gjykata shqiptare.Asnjë.Këtu edhe deputetë si Braho apo tjetër çfarë nuk kanë shkruar për 1997 dhe askush nuk e ven ujin në zjar.Për floririn që vodhi Iliri,për 21 janarin,për Gërdecin,rrugën e kombit,për pasaportat dipllomatike,për vrasjet etj etj dhe asnjë çështje nuk është hetuar.Pra përfundimi ëdo gjë për bisnes kjo është e vërteta.
    Përse bëhet drejtësia e re nuk e kuptoj dhe kë do dënojë?Gjoja zgjidhën më të mirët dhe atyre nuk ia mban bytha të hapin dosjet.Unë them me siguri se askush nuk do provojë hekurat e burgut.Po sekuestrojnë pasuritë e mafiozëve të dënuar për vrasje,drogë etjetj dhe nuk sekuestrohen vilat e këtyre bosëve të politikës .Nga këta duhet të fillonte sekuestrimi jo nga kriminelët…

  15. return of the saint says:

    O Mero po ça thua o man po Rama e zgjodhi president qe ta shpetonte nga burgu pas deshmise se Llalles se amerikanet kishin dhene urdher per arrestimin e Metes ne baze te provave te videos dhe bashkepunimin me trafikanet nderkombetar te droges nuk loz dot poker njeri me ata qe e kane shpikur elita e ardhur ne pushtet me bekimin e byrose politike eshte e gjitha per burg majtas dhe djathtas e kane te kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje