Kur hallet e Shkëlzenit, bëhen halle të opozitës

10 Gusht 2020, 20:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një hutim në radhët e një pjese të opozitës, pse gjithë bateritë e opozitës janë drejtuar mbi Ben Blushin. Fillimisht Lesi, si i afërt me LSI-në, e më pas Manjani. Por ka dhe qindra të tjerë që e mendojnë këtë në PD.

Ben Blushi nuk është dikush që duhet të hutohesh pse sulmohet. Ai është një publicist i talentuar, me sprova të suksesshme shkrimtari, agresiv dhe cinik ndaj kundërshtarëve, me një pozicion të pushtetshëm në media dhe padiskutim me plot influenca të fshehura e të hapura mbi punët e pushtetit.

Nuk ka pse çuditet njeri pse sulmohet. Unë vetë kam nja 20 vjet që e sulmoj, më shumë se të tjerët.

Interesante këtu janë dy gjëra.

E para dhe më e rëndësishmja, është që axhenda e opozitës, është axhenda e familjes Berisha. D.m.th meqë Berishët janë në konflikt me Blushin prej prodhimit të dokumentarit për Haklajt e deri tek shkrimet e fundit kundër Shkëlzenit për pasuritë e reja në Gërdec, gjithë bateritë e opozitës janë drejtuar ndaj tij.

Ky është një tregues që opozita udhëhiqet jo vetëm fizikisht prej Berishëve, por axhenda e opozitës është axhenda e halleve të tyre, armiqtë e opozitës janë armiqtë e Berishëve dhe fokusi i opozitës është fokusi i familjes Berisha.

E dyta, që ka po kaq rëndësi, është se kryetari formal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk e ka sulmuar Blushin dhe nuk e ka në axhendë betejën me të. Ai po del nga vilat në Hamallaj, ndalon në Manëz, takon ndonjë demokrat tek kafja e fshatit, që sajon halle tërmeti, e kthehet prap në Hamallaj tek vilat.

Duket përgjithësisht konstruktiv, me axhendë serioze antiqeveritare dhe jo personale, por nuk ja quan njeri. Nuk ja quan as LSI, as Nikolla, as Manjani, as të tjerët. Të gjtihë thonë pse opozita sulmon Blushin, pasi opozitë quajnë Berishët.

Kjo e dyta më duket më e rëndë se e para. Nëse në rastin e parë kemi një përdorim të opozitës për axhendë personale të Berishëve, në rastin e dytë kemi një diskualifikim të veprimtarisë formale të kryetarit të opozitës, duke mos e konsideruar fare si të tillë.

Dhe kjo mendoj se është më e rëndë se sa sulmet ndaj Blushit. Ai është nga ajo racë njerëzish të letrave, që mezi pret t’i shtohen personazhet negative, se me ata jeton. Ndaj mos ja qani hallin.

Mos ja qani hallet as për para, as për median që drejton, as për ato që fiton zyrtarisht dhe jo zyrtarisht, dhe sidomos as për sulmet që i bëhen. Thjesht mezi i pret.

Qajuni hallin këtyre opozitarëve, që mendojnë se po bëjnë opozitë duke mbrojtur Shkëlzenin si të padënuar dhe Ndroqin si të dënuar. Këta i bëjnë dëm opozitës, sa 100 Ben Blushë.

17 komente në “Kur hallet e Shkëlzenit, bëhen halle të opozitës”

    1. Bledi says:

      Nuk e kuptoj njehere thua opozita nuk merret me blushin pastaj thua opozita merret me Blushin. Saliu dhe i biri normal do merren sepse dhe ai eshte marre me ta. Ne fund te dites rendesi ka tu dalin te gjitheve te palarat. Nese Blushi ka falsifikuar ose pastruar parate sic duket dhe nga faktet duhet te pergjigjet para ligjit njelloj si te tjeret. Per vajzen as mos e hape goje se ka vendosur ta perlyeje vete duke i falsifikuar deri dhe firmen.

      1. Lexatar says:

        Bledar, lexoje edhe njehere artikullin qe ta kuptosh

    2. BuM says:

      Bravo ? mero;:kam bere 16 komente sot asnje nuk me ke botuar::po pse mo Mero janullatosi komentet e gojoreve te burdellos se janullatosit i boton te gjitha,,pse moj kurve e ndyre e shisni veten per 300 euro ?::te gjitha komentet anti Shqipetare dhe raciste poshteruese qe behen nga mongolojevgjitepontiocobanocifute “grek “ ketu tek “gazet”burdellua jote ju I botoni,,ne te kemi mbrshtetur ne ditet me te veshtira moj merushe janullatosi,,kerme e shitur

    3. BuM says:

      Bravo ? mero;:kam bere 16 komente sot asnje nuk me ke botuar::po pse mo Mero janullatosi komentet e gojoreve te burdellos se janullatosit i boton te gjitha,,pse moj kurve e ndyre e shisni veten per 300 euro ?::te gjitha komentet anti Shqipetare dhe raciste poshteruese qe behen nga mongolojevgjitepontiocobanocifute “grek “ ketu tek “gazet”burdellua jote ju I botoni,,ne te kemi mbrshtetur ne ditet me te veshtira moj merushe janullatosi,,kerme e shitur,,,beni edhe te ndershmin ,,spiuna te asfalisas greke

  1. Jugu says:

    Sali Berisha ka nje mije te keqija, por cfare po paraqet per Blushin eshte teresisht e vertet dhe nje sherbim qe i behet vendit dhe qytetareve te ndershem qe nuk jane se Blushi qe hajdutos dhe e hedh lumin se eshte shkrimtar i “mire”.

    Nese Berisha po e degjeneron Blushin kjo nuk ka pse te shqetesoj Meron i cili i ka sherbyer Berishes dhe tani Rames me devotshmeri. Berisha dhe Shkelzeni, dhe Meta ka 7- vite qe jane ne opozite dhe Rama e konia Brace u mburren se do ju bejne gjemen dhe vetem kan llapur pa ju hyre gjembe ne kembe.

    Se Blushi tani po sjell uje ne kazanet e ri lindjes nuk duhet qe Mero ta mbroj per pislleqet e pafundme me pasurit e shtetit Shqiptar.

    1. qytetar says:

      eh mor Jug….

  2. Axhende e opozites ShQUP , ka qene eshte e do te jete mbrojtja e HALLEVE te udheheqjes faktike te saj , kujt Po i bie nderment per hallet e popullit , nqs ju kujtohet nje proteste qe u frymezua nga skenari Babale , kunder ministrit te brendeshem , nje nga parullat me te dukeshme ishte ajo me mbishkrimin : Mos arestoni Shkelzenin , e shoqeruar dhe me fotografine e tij .

  3. Ladi says:

    Ben mire qe shkruan dhe sqaron situaten!
    Njezit e ndershem kane nevoje per info dhe shpjegime te tilla.
    Faleminderit

  4. Huligani says:

    Ka halle,mbi halle,po hall me te madh se mbrojtja e Atdheut,nuk ka
    ka thene dikur xhaxhi,e pershtatur ne kohe,do te thote:
    Ka halle mbi halle,por hall me te madhe se mbrojtja e Shkelzenit,nuk ka.
    Kjo ka qene axhendae asaj qe dikur quhej Partia Demokratike,
    kurse sote quhet grupimi politiko-ordiner(Per-para Debila).
    Ata vete´m keshtu funksionojne,1-shi vendos ,jep drejtimin,
    te tjeret presin mos ngelet ndonje kocke.
    Tani po perpeliten si peshku pa uje per te mbijetuar.
    Nuk eshte per te ardhur keq per PD-ne,por per shqiptaret
    qe nuk kane opozite,se ajo i ka vjedhur emrin opozites,
    pa Xeni do ta haje qafen e pates ne burg ne mos sot,neser.
    Atje do kujdeset per sapunin,sa here bje ne toke,
    do perkulet ta mari,nuk kann me e lane mu merzit Xenin.
    Keshtu e ka jeta, zbrit nga njera, hip te tjetra

  5. Franci says:

    Kjo opozite po e bind popullin nga dita ne dite qe nuk eshte veçse nje bande hajdutesh, vagabondesh e vrasesish qe nuk kane as me shume e as me pak se sa moralin e familjes mafioze e kriminale Berisha !

  6. Ladi says:

    Te admiroj o Mero. Je shume i mprehte dhe i kap gjerat ne esence. Analist i spikatur. Suksese ne punen tuaj.

  7. Meti says:

    Shkrim kaotik. Inferior. Lum Blushi qe te ka. Jo ti ate. Ai ste hedh qurret ty Mero. Nuk e reabiliton dot. Ai mbetet shkrimtar medioker por i korruptuar i madh. I koŕruptuar ne cdo sens.

  8. Fukarai says:

    Ti gazetaruc po e mbron Blushin jo se te dhimbset por se ne nje fare menyre po behesh gati te kapercesh ylberin . Mund edhe t’ja dalesh por Blushi nuk do jete ne krahun tjeter te te prese . Nuk do jene as shoket e tij . shoket e Benit . Muzika mbaroi dhe ishin pak karige te tjetet ngelen ne kembe . Ne anet tona thone : Qeni i mire ne shteg te lig . Quizi eshte . Gjeni qenin .

  9. Korçar nga kulla e hirit says:

    Shume ja rite vleren o Mero ketij karabushi. Ndoshta nuk e njeh aq sa duhet. Eshte thjesht nje hajdut ordiner, feminist i hapur dhe pa skrupuj, i pabese dhe qe eshte gati te shese dhe gruan per interes. Nuk ka ngjare nga Kiçoja por nga babai i Kiços.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje