Nga Mero Baze
Në vitin 2013 mbaj mend një skenë të jashtëzakonëshme nga ekrani i Ora News, në një transmetim direkt. Ylli Ndroqi po udhëtonte drejt Italisë për të çuar një bust të Skënderbeut në një provincë italiane, me kërkesë të disa emigrantëve.
Gazetari i Ora News transmetonte direkt skenën e zbritjes së tij në tokën italiane, përshkruante hapat e parë në rrugën jashtë aeroportit, dhe theksonte se ishte i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili ngelej në plan të dytë.
Ndërkohë që gazetari transmetonte gjithë patetizëm skenën triumfale të mbërritjes së Ylli Ndroqit në Itali, u shfaqën titrat ku thuhej se gjashtë të burgosur nga burgu i Drenovës ishin arratisur.
Për një kanal lajmesh ishte diçka e rëndësishme. Gazetari u hutua pak. Lexoi titrat, theksoi se ,…gjashtë vetë janë
a-rra-ti-s ur… nga burguuu…Drenov-ës…
Vazhdojmë me ngjarjen kryesore të ditës: “Presidenti i Ora News Ylli Ndroqi ka mbritur në Itali i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta”…!
Gjithë skena dhe pathosi i transmetimit nga gazetari sugjeronin se mund të kishte dhe ngjarje, ndërkohë që ai zbriste i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit.
Por nuk pati.
Ishte hera e parë që mbërrinte në Itali, pasi kishte mbyllur e duke djegur afatet e hetimit, një hetim për trafik droge. Dhe ishte gjithçka e natyrshme, përveç shoqërimit nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.
Dy ditë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, u desh të theksonte një deklaratë të pak orëve më parë në emër të ambasadës së SHBA, duke theksuar se e gjithë zhurma kundër aksioneve të bujshme të drejtësisë “ka të bëjë me ndëshkimin e kriminelëve të njohur, -asgjë më shumë, asgjë më pak”.
Dy mesazhet e forta zyrtare të SHBA pasuan dy reagimet politike në Tiranë, atë të Sali Berishës dhe atë të Presidentit Ilir Meta, të cilët konsideronin si dhunë ndaj lirisë së shtypit, masat e sekuestros ndaj Ylli Ndroqit, pronarë i 26 bizneseve, mes të cilave dhe dy kanale televizive.
Reagimi i ambasadores së SHBA ndaj përpjekjes për të devijuar fokusin e SPAK në këtë histori, nga dy fgura me peshë politike në Shqipëri, Berisha e Meta, është një rast i mirë për të parë realisht, precedentin “Ndroqi” në raport me politikën shqiptare.
Ylli Ndroqi ndoshta nuk do të ishte hetuar kurrë në këtë vend, sikur të mos bënte atë hap që bëri më 2007, duke blerë një kanal televiziv, të përfituar në rrugë klienteliste nga Aleksandër Frangaj. Duke pasur në krye të KRTV së asaj kohe Mesila Dodën si një ushtare të tij, Frangaj arriti të marrë një licensë televizoni jashtë çdo kriteri, të cilin më pas ja shiti Ylli Ndroqit.
Ky i fundit sapo kishte filluar një betejë të re me drejtësinë italiane, për trafik droge, ndërkohë që kishte lënë pas krahëve historinë e dënimit dhe burgosjes në Turqi, po për trafik droge.
Shpresa e tij ishte se duke hyrë në media mund të mbrohej.
Dhe këtë iluzion ja kanë ushqyer të gjithë. Ata që e futën në valle dhe ata që e mbajtën duke e përdorur.
Ylli Ndroqi është më pak fajtor se secili prej tyre në këtë histori. Ai vetëm ka paguar dhe vetëm ka dashur të mbrohet. Nuk ka qenë kurrë agresiv me askënd.
Mbaj mend se në vitin 2009 kur gazeta “TemA” ishte nën goditjen e përditëshme të Berishës, financiare fizike dhe gjyqësore, Ndroqi që ishte me Berishën përpiqej të ishte korrekt dhe me lajmet për gazetën, edhe pse shpesh më tregonte se si Liri Berisha i kërkonte mos ta lexonte gazetën “TemA” në ekran çdo mëngjes.
Natyrisht unë nuk isha në luftë me Berishën se kisha qenë i dënuar për drogë apo për tendera, por për qëndrimet kritike ndaj tij. Por dukej se Ndroqi nuk donte të futej në luftë me askënd, që guxonte të bënte luftë me Berishën, por preferonte të mbrohej nga të gjithë.
Dhe kështu pak nga pak, nga një njeri që mund ta përballonte në heshtje fatin e tij dhe të shkuarën problematike, ai u bë peng i politikës dhe përdorimit prej saj.
Në vitin 2011 ai arriti të shpëtojë përmes Gjin Gjonit një trafikant turk të kërkuar në Gjermani, për gjysëm ton drogë, duke e “dënuar” me arrest shtëpie, “tek një apartament tek Kthesa e Kamzës”. Disa orë pas lirimit turku nuk gjendej askund, ndërsa Gjin Gjoni dënonte gazetën “TemA” po atë kohë, që pushteti t’ia toleronte lirimin e këtij trafikantit turk.
Pak nga pak ai u mësua me idenë e pushtetit, me përfshirje të njerëzve të tij në vende pune të rëndësishme, në çdo zyrë të shtetit, me përfaqësim në tendera në emër të kompanive të tjera, dhe me presion të kujdesshëm ndaj pushtetit, deri sa ti hapej rruga.
Në vitin 2015 sipas deklaratës së SPAK ai është ndaluar dhe shoqëruar për dosjen në Itali, por askush se ka bërë publike.
Më 2017 në “çadër” Lulzim Basha deklaroi se Ora News është media e vetme e ndershme në Shqipëri, gjithë të tjerat i ka kapur mafia. I njëjti njeri kur ka qenë ministër i Brendshëm ka bllokuar urdhërat në Interpol që kërkonin Ndroqin si person të kërkuar në Itali.
Atë e ndihmuan të gjithë njerëzit e pushtetit të bëhej i përdorshëm. E përdori administrata e Berishës, e përdori Ilir Meta por dhe administrata e Edi Ramës. Madje dhe vetë Partia Socialiste. Disa ministra socialistë kanë qenë thjeshtë shërbëtorë të tij.
Pastaj erdhën shfaqjet e tij publike, enturazhi i rojeve dhe makinave të blinduara, imponimi si faktor ndaj pushteteve me gazetarë defiçentë dhe të papërgjegjshëm që kanë prekur fundin e dinjitetit të një ekrani televiziv, duke kthyer fantazinë e të sëmurëve psiqikë, në “fakte”.
Dhe ndoshta Ylli Ndroqi nuk do te hetohej kurrë, sikur ambasada e SHBA në Tiranë të mos kish dhënë sinjalin e parë, dy vite më parë, duke detyruar Ministrinë e Jashtme shqiptare dhe atë të Meksikës ti heqin titullin e Konsullit të Nderit të Meksikës, të cilin falë këmbënguljes së tij dhe Ministrive të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, e rimori gruaja e tij si Konsulle Nderi për Kosovën në Vlorë. Thjesht i duhej një “imunitet” diplomatik në rrugë.
Prej atëherë rrodhën shumë ujëra dhe sot ai është i ekspozuar ndaj një hetimi, i cili në fakt është një radiografi e kalbëzimit të sistemit tonë politik dhe mediatik më shumë se sa problem i Ylli Ndroqit.
Ndroqi është thjeshtë një mekanizëm i përdorur nga pushteti për interesa të veta. Fati i tij është si fati i shumë emrave të botës problematike të krimit që janë shkatërruar vetëm kur kanë guxuar të hyjnë në politikë e të bëjnë pazare me të.
Thjeshtë kanë kaluar “vijën e kuqe” duke mos ditur deri ku e ka kufirin qetësia personale pas një të shkuare të tillë.
Ndaj politika jonë duhet të ulë kokën kur flet për Ylli Ndroqin. Duhet të ulë kokën, se ai është prodhim i tyre, pjesë e tyre, pjesë e historisë së tyre, dhe mentalitetit të tyre për shtypin. Dhe boll folët për lirinë e shtypit, kur nuk ju duhet ajo, por ju duhet Ylli Ndroqi. Dhe ai ju duhet për viktimë në rrugën drejt pushtetit.
OK.
tu lumte o mero, analize e sakte qe kur dhe Berisha e Meta e lexojne, thone “me duket se na tradhetojne grate” ose CIA na ka vene cipa neper vilat tona
Mero nese nuk do egzistoje, njerezit e ndershem duhet te krijonin nje si Ty. Pergezime si gjithmone i sakte ne cdo editorial qe na servir.
Zenelaj papyete ????nje here per janullatosin dhe gojoret qe punojne ne burdellon e janullatosit,,te shikosh sa I “”pashpuar”i ndershem eshte Merushe Janullatosi,,,,apo mos je “kopili “ I merushes,qe e do kaq shume?
Zenelaj papyete ????nje here per janullatosin dhe gojoret qe punojne ne burdellon e janullatosit,,te shikosh sa I “”pashpuar”i ndershem eshte Merushe Janullatosi,,,,apo mos je “kopili “ I merushes,qe e do kaq shume?,,big love per merushen
Dhe do te vazhdojne ta perdorin deri ne rreckosje…
Nuk eshte puna te Xhemali,as te kunati in shokut Xhemal,puna qendronte fenomeni.
Si Xhemali ka me mijera ne Shqiperi,ata qe jane te zgjuar nuk njifen fare.
Nje fjale e urte gjermane thote:
“Schweigen und genißen” ne shqip hesht edhe kenaqu.
Problemi ketu eshte qe Xhemali eshte pronar i nje media “te pavarur”.
Media eshte sot pushtet me vete,me nje influence edhe me te madhe se
poltika dhe gjithe pushtete e tjera.
Nje person i tille,ne nje post te tille,mund te shkaktoje nje dem te pallogaritshem.
I turpshem eshte reaksioni i O-bo-bo-zites,qe u hodh ne mbrojtje te
medies se lire.
Nuk e di cfare mendimi ka Lezja,ai i i Amerikes me mbiemrin Biberaj,
mentori i Doktor Mortjes.
mbesen ky ylli ndroqi e ka bere dipllomate ne ministrine e jashteme aktuale quhet enxhi sadaj
Konfirmoj !!! 100%!!!!
Nëse ka mbetur pak dinjitet tek gazetarët e vërtetë, duhet të paktën të pranojnë realitetin që përshkruan Mero. Të vjen turp të dëgjosh rrogëtarët e mediave që vjellin vrerë e nuk janë aspak realistë kur japin lajmet. Fat që janë disa, me gishtat e dorës, si Merua.
?
Pergezime entuziazmante Mero dhe (bile!) ca pergezime edhe më entuziazmante per Zenelajn që aty me lart, na ndihmon me shprehjen shume-shume te gjetur: “Mero, nese nuk do te ekzistoje, njerezit e ndershem duhet te krijonin nje si ty!” Sinqerisht e kam zili Zenelajn per nje perkufizim si ky.
SuperMero…
Je fenomenal Mero Baze!Je bere ilaçi i mbremjes para se te na zere gjumi!
Kjo eshte medja ne Shqiperi. Nje radiografi e shkelqyer dhe si perdoret ajo nga politika. Nuk eshte thjesht kazan se do te ishte demi me i vogel por shpesh eshte kriminale.
Perhere brilant
Mos na e merzit Sonilen dhe Turin o Mero …. rri urt se Sonila dhe buzet i beri per ydhin e ndroqit … apo i beri qe me talanin ajo
Shume mire ….
MBAS SHUME KOHESH JAM SHUM DAKORT ME TY MERO DJALI,MEGJITHESE PRAP E MBAJTE ME HATER RAMIUN TEND TE DASHUR.
Mero, ke harruar Edi Ramen dhe Arben Ahmetajn, te cilet firmosen qe Ylli Ndroqi te marre ne pronesi token ne ish-Kinostudio ku jane dy televizionet e sekuestruara.
Aferim
Ylli mund të ketë shumë gjëra, por nuk është kurvar, e them për disa që thonë se shkon me Sonilën dhe nuk është kriminel. I pëlqen të duket dhe kaq.
O Tempora?!
Ne cilin televizion do shkoje Sonila me Turin tani?
Sa mire e pershkruan situaten Mero, duket qe e njeh shijen e perdorimit nga pushteti i cdo krahu ne pushtet
100 % Dakord me Mero Bazen !! Politikanet MOTÈRQIRA dhe PIDHMOTRA tè kètyre 30 Viteve janè HAJDUTÈ , KRIMINELÈ , NARCO-TRAFIKANTÈ dhe TRADHTARÉ qè tè gjithè PA PÈRJASHTIM!!!! MALLKUAR MALLKUAR qofshin bashkè me SOJ dhe SOROLLOP ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??
Nje te lumte Mero. Zoti e di kur do marresh te dyten nga une.
Deri diku jam dakord Mero.Por leri krahasimet Duke kerkuar cili eshte me shume fajtor nga tjetri.E rendesishme eshte qe drejtesia te filloje te veproje.Ka gjithmone nje hap te pare .Dhe duhet te kuptosh se ne Shqiperi media ka nje pushtet te madh ,per faktin se shumica e votuesve jane te ndikuar nga mediat.Pra pushteti i Ndroqit dhe te tjereve eshte here shume me i madh se sa ai i politikaneve ,pervec tre titullareve te partive kryesore.Ne perendim rinia dhe pjesa e shkolluar jane ne perqindje me te larte ne raport me popullsine dhe ne pergjitheson ata jane me te pavarur ne vendimet personale .Por Shqiperia nuk eshte nje vend industriale i zhvilluar,eshte nje vend pa sindikata ,eshte nje vend ku titullaret e partive dhe mediat vendosim ne 90 % te gjithckaje.Prandaj Ndroqi eshte nje peshk i madh ,ashtu sikurse Frangaj qe nepermjet nje adoleshenteje shet TV Ndroqit .SPAK ..u duhet te vazhdoje me Frangajn dhe te gjitha pasurite qe jane mbi toke dhe nen toke te cdokujt .Te fillohet me Berishen,Meksin ,Nanon,Meten,Bashen,T.Shehun,Angjelin,Ramen ,Malajn,Ahmetajn,Mehdiun,Idrizin,Kryemadhin,Boden,Rulin,familjen Hajdari,.Asnje hezitim,asnje ndrojtje,te kaloje cdo pasuri ne fillim e gjilperes.Eshte thjeshte aritmetike,sa i ke te ardhurat e ligjeshme,sa pasuri ke ,cfare biznesi ke bere ,si i ke faturat….etj Polizia financiare me mire se kushdo eshte ne gjendje ti zbertheje.Dhe ne se shumica procedohen penalisht ,ky eshte ne te vertete revolucion perparimtar sepse cliron vendin nga thundrra e hekurt e krimit ,korrupsionit,nga pervetesimi i pushtetit dhe pasurive publike.Dhe nuk ndodh asnje katastrofe sepse sistemi liberal prodhon menjehere nje klase politike,mediatike dhe biznesi me te drejte.Per fat Shqiperia ka mijra te rinj te diplomuar ne perendim por edhe ne vend te cilet mund te marrin fatet e vendit ne dore ne cdo hallke,ne partite politike,ne burokracine shteterore,ne arsim,shkence,kulture e kudo.Pra forca SPAK..u Kushtet i ka ,rroga te larta ,mbrojtje fizike,perkrahje perendimore.Asgje nuk duhet ta ndaloje goditjen ndaj te keqes.
Shkëlqyeshëm!
Ylli eshte i pari dhe ta gezoje akuzen. Perdorimi i tij, sic thote Mero, sikur e cvendos vemendjen nga trafikanti te ata qe e perdorin. SPAK qe ka nisur goditjet le te vazhdoje me Meten, Berishen & co sepse i kane dosjet plot me fakte. Kjo eshte e rendedishme, do pastrohet vendi nga trafikantet, kudo jane, ne politike apo jashte saj.
PASQYRE E REALITETIT TRAGJIK SHQIPTAR
Analiza e Mero Bazes eshte nje pasqyre e shkelqyer e realitetit tragjik shqiptar dhe simbiozes Shqiperi vrasese, Shqiperi rrenuese, shtet shkaterruese midis politikes, medias dhe oligarkise shqiptare.
Deklaratat e Sali Berishes, Ilir Metes … e marionetave e mantenutave te tyre te cdo fushe me shume se gjithcka deshmojne per panikun e krejt klases politike te degjeneruar shqiptare nga ligji e drejtesia, nga SPAK-u dhe BKH-ja per konfiskimin si hap i pare dhe ndeshkimin ligjor te tyre.
Ato Jane nje vetdenoncim dhe vetdemaskim, shembull i gjalle per lidhjet e politikes me Mafian.
Eshte lufta e tyre per koken e vet
Nje koqe Hudher vare ne qafe,o Mero !
Per te prishur syrin e keq.
Se edhe K.Th.Spiri keshtu thosh ; “..Doren nga koqet se heq,
Qe te prishet syri keq.”