Nga Mero Baze
Data 30 duhet të jetë një numër ters për Lulzim Bashën, por që mund t’i kthehet mbarë në të ardhmen. 30 qershori i vitit të kaluar, ishte hera e fundit kur Lulzim Basha përdori shantazhin dhe kërcënimin, si mjet politik dhe dështoi. Disa muaj para 30 qershorit, dogji mandatet e deputetëve, me shpresë se shumica do gjunjëzohej.
Kur e pa që deputetët e zëvendësuan, bëri një akt tjetër final vetëvrasës, duke ikur dhe nga zgjedhjet lokale. Edhe ata u zhvilluan.
Pas kësaj ai e nxori Partinë Demokratike në rrugë, pa asnjë deputet dhe pa pushtet lokal.
Beteja e tij kundër 30 qershorit, e udhëhequr dhe “garantuar” nga Ilir Meta, i cili u kishte premtuar fuqinë e dekretit të tij, dështoi dhe ndëshkoi rëndë, si asnjëherë më parë në historinë e politikës shqiptare, një parti të madhe, duke e kthyer në parti rrugësh.
Pasojat e kësaj humbje të hidhur Partia Demokratike vazhdon t’i përjetojë.
30 korriku është pasojë e 30 qershorit. Nëse Lulzim Basha nuk do kishte ikur nga Parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale, si pjesë e një aksioni për të de-institucionalizuar politikën shqiptare, sot nuk do kishte 30 korrik dhe as ndonjë shans që të rikthehej normaliteti elektoral në Shqipëri, duke votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore me një listë të përbashkët.
Por mbi të gjitha, 30 korriku tregoi se Lulzim Basha dhe Ilir Meta e kanë kuptuar dhe e kanë ndjerë thellë, se çfarë kanë bërë një vit më parë.
Dëgjova reagimet e tyre dhe sot mu dukën normale. Lulzim Basha mu duk më i pjekur, më i qartë, dhe më i vetëdijshëm se çfarë i ka bërë PD-së. Nuk përsëriti më ato marrëzitë e mëparshme, të tipit “nuk do hyj në zgjedhje”, “do përmbysim me dhunë” etj. Tha ato budallallëqet e zakonshme që nuk e njeh 30 korrikun, siç nuk do njihte 30 qershorin, por ato i kuptoj. E kuptoj madje dhe trimërinë e Metës që i thotë “mos guxo të provokosh më”, apo premtimin e Bashës se “do fus në burg Edi Ramën”. Dhe unë nuk besoj se Rama ka nevojë t’i provokojë më. Rëndësi ka që këtë radhë u bindën të futen në fushatë elektorale, se herë tjetër dhe sikur ta shikonte dikush me inat në rrugë, iknin nga zgjedhjet.
Po ashtu Ilir Meta pritej që sot të bëhej sovranist dhe u bë, duke mos fshehur dëshpërimin që dhe Bundestangu ishte dakord me 30 Korrikun.
Po ashtu Basha e ka pasur pak të vështirë t’ua shpejgojë ekipit të afërt reagimet e Parlamentit Europian, atë të relatores së Shqipërisë në Parlament Europian, të relatorit të Bundestagut në Parlamentin Europian etj, të cilët pranonin 30 Korrikun dhe shprehnin keqardhje për mungesën e konsesusit të opozitës.
30 qershori i vitit të kaluar, është ende i freskët për të kuptuar, se këtë 30 korrik e kanë dhuratë prej tij. Eshtë çmimi i hidhur që duhet të paguajë çdo udhëheqës, kur humbjet i shpall fitore dhe dështimet i shpall suksese. Ndaj PD është më e fituar këtë 30 korrik, pasi, e para e kupton që nuk ka fituar gjë dhe e dyta e kupton se çfarë ka humbur nga marrëzia e vitit të kaluar. Tani e treta e vërteta çfarë të kenë. Rëndësi ka që një hap të madh e kanë hedhur. E kanë kuptuar se kur djeg mandate e dhuron pushtet, nuk të pyet më njeri.
BRAVO!?
Mero je bere si ato letrat higjenike per Ramen. Ja lezetos dhe parfumos cfaredo marrezie qe ai merr persiper.
E bombarduat popullin me politike dhe ja shpelat trurin, keshtu qe te heq vemendjen nga varferia ne maksimum dhe virusi qe po ben kerdin.
Jo se Luli eshte me i mire se Rama, por sekti Rilindjes duhet te zhduket nje ore dhe me pare, se i beri njerezit te ikin nga syte kembet.
O Jugu, je Veriu.
Po mire mo jugu nese nuk te pelqen Mero pse e lexone e komentone ? Une personalihte nuk pelqej emisionin e Ariane Canit dhe as e degjoje e as e shikoje eshte e thjeshte shokuuu
Çfarè èshtè kjo shokuuu, o karrocieri i Ymerit?
Shkruan gjithmonè tè njèjtèn paçavure, kur sheh qè dikush ka njè mendim tjetèr nga kokè kungulli, uturakxhiu i Saliut dje, poturembajtèsi i Edit sot.
Njè Shqipèri mediatike, pa Arjan Canè dhe Ymer Gèllbazè, èshtè njè Shqipèri mè dinjitoze, jo njè shpellè dallkaukèsh.
Ndaj, èshtè mirè qè pèr tè arritur aty, tè ketè zèrin kritik tè lexuesve. Kèshtu funksionon shtypi i lirè.
Kuptove shokuuuuuuuuuu?
Jugu…
Nuk e di nëse ke kuptuar gje se çfarë u bë këto ditë.Nëse do shkruante Mero për Ramën ,do ishte lëvizjet që bëri për ndryshimet Kushtetuese.
Mu duk si një ” peshkatar” profesionist.I vuri një cirongë në grep ,i zuri opozitën e bashkuar dhe filloj ta mblidhte tamam si peshkatarët kur kapin një peshkë të madh.E tërheq fillispanjën e lëshon pak ,e mbledh dhe e lëshon përsëri dhe e bën sa peshku të lodhet.
Po këtë gjë bëri ,i zuti dhe i ” poqi” në tavë.
Sakte xhej en bi.Rama beri ate qe as drejtesia nuk mundi ta beje deri me sot.Nxorri bandat e PD dhe lsi nga sistemi duke me levizje mjeshtri.Asnje shqiptar I ndershem dhe I arsimuar nuk voton me deshire hajdutet e shqupit,te like floririt dhe te koalicionit te hienave.
Sakte
Nuk e di se sa do ti leverdisin PSse ndryshimet kushtetuese ne zgjedhjet e ardhshme, por ne ne keto momente kjo eshte nje fitore politike derrmuese ne favor te Rames.
Reforma zgjedhore ishte kusht i Europes. Lenia sic ishte e saj, ishte nje shantazh i maskuar i opozites berishiste dhe nje gur ne qafen e Shqiperise rruges se negociatave. Ndersa votimi i marrveshjes nga ana e Rames, ishte “konsensusi” me luge boshe qe i ofroje opozites.
Me ndryshimet kushtetuese Rama i ofroje Europes nje reforme te vertete te pakontestueshme nga ana e saj.
Berishizmi tribal ne grahmat e fundit qe mban peng opoziten, deshmoi qe pervec gjurulldise dhe gomarlleqeve, politikisht vlen zero. Me hir e me pahir noterizon vendimet e Rames, qe i ka kthyer ne kukulla teveqele te pushtetit te tij.
Edhe perendimoret ndihen te kenaqur, pasi arriten gjithcka kishin synim.
E para nje reforme zgjedhore radikale, qe me reformen ne Drejtesi nis procesin e pastrimit te kkukulla te 30 vjecar politik.
E dyta i dhane nje leksion te hidhur kujt mendon se mund te shantazhoje Perendimin, stabilitetin e vendit dhe fuqine e institucioneve si Parlamenti. Jashte sistemit jane thjesht kukulla te pushtetit, ndersa brenda sistemit duket qarte qe nuk mbijetojne dot politikisht.
Opozita berishiste nuk ka asnje strategji politike. Thjesht terhiqet zvarre nga Rama. Komplet depresive dhe shpellare i ben apel vetem dhunes dhe intrigave, por dhembet i kane rene, bien gjithmone ne gracken e Rames. E izoluar nderkombtarisht opozita tashme i sherben jo atyre pak zgjedhesve te saj qe i kishin mbetur te cilet i braktisi, por vetem Rames dhe politikave te ambasadoreve, thjesht si gomar cirku neper turin e shfaqeve te “demokracise” shq
Nje BRAVO O O e madhe, si gjithmon realist,
Si gjithmone i sakte.
Fjalia e fundit eshte kuptimplote…
Ka nje te vertete te madhe: “Nese refuzon te jesh ne tavoline, rrezikon te jesh ne meny”. Eshte egzaktesisht ajo qe ka ndodhur, sic e ka shpjeguar, me fjale te tjera, editoriali. Pertej ketij realiteti te hidhur por te ngjizur nje vit me pare, eshte per te ardhur keq qe kushtetuta nderrohet kaq rrembimthi duke pasur ne mendje marifete elektorale. KOdi elektoral mund te ndryshoje sa here te duash por kushtetuta ka status tjeter, rendesi e lartesi me te medha. E kushdo qe sakrifikon lartesite per te cic micet e momentit nuk i ka bere ndonje sherbim as shoqerise e as jetegjatesise se rregullave.
Mero,te lutem,me bej nje nder:
Mos e perdor me emrin parti,kur flete per kete cete bashibozukesh.
Do ishte me mire ta thuhen gjerat ashtu sic jane,pa dorashka.
Partia ka nje program,ka struktura funksionale,jo ne leter,ka vendimmarrje kolektive,
asgje te tille nuk shof ne kete grupim amorf krijesash primitive.
RAMA NUK KA QENE PER LISTA TE HAPURA EDHE BASHA POR ME LARGIMIN E RRUGACVE NE RRUGE RAMA NGELI KEQ U DETYRUA KJO NDODHI PER FAJE TE PD SE LULES SE PO TE ISHIN NE PARLAMENT NUK DO KISHTE NDRYSHIME NDAJE PD TE ULI KOKEN DHE MOS TE NA CAJE BYTHEN SE ESHTE FAJI TYRE
Mero eshte gjithmone i sakte, por ne komentet poshte me dha kenaqesi US!
Ju lumte
Llogaria pa xanxhin si llogaria 7×7= 42.
Ne 7 vjet , 7 humbje te paraqitura si fitore ( zgjedhjet e 13, te 17 , cadra , lenia e mandateve, bojkotimi i 19, zgjedhje pa Ramen, qeveri teknike, ndryshimet kushtetuse vene barazimin ne zgjedhjet e 21 opozita merr jo me shume se 42 deputet.
Mbështes qytetarin optimist, ajo fjalia e fundit është perlë. Faleminderit Merto Baze.
Drejt e Ke ! Po Kujt i Thua ???…. Jane Rrugeçer dhe Delenxhinj Antishqiptare po dhe te Trashe e Budallenj. !!!!
Kjo ishte humbja me e madhe per Berishen dhe mbeshtetesit e tij politik.
Ai ka disa dite qe sforcohet per te larguar vemendjen e mbeshtetesve politik,nga humbja qe nuk e kish provuar ne 50 vjet aktivitet partiak.
Basha,Kryemadhi & Meta u infektuan nga COVID- Parlamenti,nuk e perballuan dot betejen.
Doktori eshte zbatuesi me I zellshem I masave mbrojtese,por dhe per te fundi do jet I mgjashem !