Garancitë që i duhen opozitës së re, në zgjedhje

21 Korrik 2020, 19:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Socialistët po shkojnë drejt një marrëveshje zyrtare me opozitën parlamentare, për të rënë dakord që opozita parlamentare të mbështesë marrëveshjen e 5 qershorit, që duhet të kalojë në Parlament më 23 korrik, ndërsa socialistët marrin përsipër të mbështesin ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, që do të kalojnë në Parlament më 30 korrik.

Bisedimet mes socialistëve dhe opozitës parlamentare, duhet të heqin dyshimet në dy pika.

E para, është perceptimi se socialistët janë për lista të hapura pjesërisht, duke mos sfiduar të parin e listës në çdo qark, apo duke respektuar kuotat gjinore.

Për dy partitë e mëdha, hapja e pjesëshme ka sens, pasi nuk e vret garën për pjesën tjetër të listës, por për partitë e vogla që garojnë për herë të parë, mbyllja e listës, për të parin e listës, e vret garën dhe e bën të pavlefshëm konceptin e hapjes së listës.

Ndaj duhet të shkohet tek hapja e plotë e listës në ndryshimet kushtetuese. Në Kodin Zgjedhor pastaj mund të lihet e hapur për secilën parti, se deri në çfarë mase mund ta hapin listën.

Kështu, partitë e vogla aplikojnë skemën e hapjes 100 për 100 të listës, ndërsa PS dhe PD mund ta aplikojnë si të duan, ose plotësisht të hapur, ose 70 për qind të hapur.

Problemi i dytë që duhet të zgjidhin socialistët me opozitën e re, është skema e numërimit të votave.

Duke qenë se PD kundërshtoi rekomandimin e OSBE/ODIHR për depolitizimin e administratës zgjedhore, dhe u kthye tek administrata politike, partitë e reja që mund të hyjnë në një koalicion më vete, ose si subjekte më vete, janë të rrezikuara në procesin e numërimit, duke mos pasur përfaqësim.

Në kushtet e miratimit të sistemit me lista të hapura, votat e tyre rrezikohen në duar të pasigurta politike të dy partive të mëdha.

Zgjidhja që mund të gjendet, është tek procesi i numërimit, ku koalicioni i ri opozitar duhet të ketë numëruesit e vet, sidomos për votat e hapura, pra votat për secilin kandidat në listën e përbashkët.

Kjo formulë mund të zgjidhet në Kodin Zgjedhor dhe rrit besueshmërinë e kontrollit të procesit zgjedhor, në kushtet kur nuk u pranua administrata e depolitizuar.

Nëse socialistët japin garanci për këto çështje, atëhere marrëveshja për votim respektiv, edhe të dakordësisë së 5 qershorit, edhe të draftit të ndryshimeve kushtetuese, është një proces legjitim, i cili sado të përballet me kundërshtinë politike të opozitës së rrugës, nuk mund të zmbrapset.

Gjithçka duhet të jetë një proces i rregulluar, që të krijojë besim se zgjedhjet do prodhojnë garë. Dhe e gjitha kjo duhet të mbyllet këtë javë.

Asgjë nuk duhet lënë pas 30 korrikut sa i përket reformës zgjedhore, përveç revolucionit të premtuar të Bashës, nëse hapen listat. Ai është i mirëpritur.

8 komente në “Garancitë që i duhen opozitës së re, në zgjedhje”

  1. t says:

    o Z. Mero listat duhen te hapura 100%. Parlamenti Shqiptar nuk duhet te kete me shume se 100 deputet se nuk kemi çfar i duam.
    Me 2/3 liste e hapur, ne qarkun e Fierit ku jam une i bie qe nga 18 deputet qe ka ky qark, 1/3 e listes ose 6 deputet i emerojne Luli me Ed Dramen, ndersa 12 deputet e tjere te listes, do luftojne per vendin poshte nr,6, po PD, 6 deputet gjithsej mori me duket ne zgjedhjet e fundir, Aher çfar i duhen listat e hapuara kur keta te 6 do ti emeroje LULUSHI? Pra kjo me 1/3 e mbyllur dhe 2/3 te hapur eshte nje shaka e turpshme.

  2. Petrit says:

    Akoma ka njerëz qe bejne sikur besojne se ka opozitë parlamentare.
    Ajo eshte thjeshte nje hiq.
    Askush nuk e llogarit.
    Opozita parlamentare ekziston vetem si fjale qe nuk ka asnje peshë apo forcë vendimmarrese.
    Opozita parlamentare ekziston si koncept ne mendjen e disa te ashtu quajturve gazetarë dhe analistë.
    Nje nder ta eshte edhe me nder gazetari mjero bytha

    1. Yyyypppp xhixhi says:

      Hajde koqe hajde. Prandaj nuk behemi ne si komb se kemi me shumice koqe si puna e ketij Titit ketu me siper. Si nuk ekzistoka opozita parlamentare more idiot, si qenka thjesht koncept ne mendjet e disave ??!! O debil, te pelqen apo jo ata qe quhen opozite ne parlament kane kartonin ne dore. Po qe se u do “Titi” e ngrene kartonin jeshil, po nuk u do “Titi” nuk e ngrene kartonin jeshil po ate te kuqin dhe asnje ligj i cilesuar nuk kalon pastaj. Ndersa Lulushja jote aty tek bulevardi, e ka “Titin” pa gogla nga poshte dhe nuk i ngrihet dot, as per te bere shurren. E kuptove o loqe. Ik tani ha fara me Titin e Vasilajve andej nga bulevardi dhe shiko merrni furnizime mire me fara se do rrini gjate ne bulevard. Na mbyten debilat.

  3. Ladi says:

    Po po je shume inteligjent! se Mero i futi ne lista dhe ne parlament… Hajde te kripsha trute te kripsha..!

  4. Shenjestra says:

    Opozita parlamentare ka shume rendesi.Nqs ajo qendron ne mendimin e saj dhe nuk luan nga pozicoini saj,nuk e vton marveshjen e 5 Qershorit dhe te hidhen perpjet kushdo,reforma zgjedhore nuk miratohet.

  5. luka says:

    Nje gje eshte e vertete ne tere kete amulli, opozites rrugaçe i eshte futur tmerri ne by…..

  6. Jorgo says:

    Per mua eshte zgjidhje korrekte neqoftese duhesh te jeshe transparent me qytetaret.

  7. injoranca gjuhesore says:

    ca kuptimi ka presja ne titull o mero
    apo u lodhe te duhet sheshpushim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje