Nga Pëllumb Kulla
Jo vetëm në fshatin tim të lindjes, por me siguri edhe në
mijëra fshatra të tjerë, rrëfehet ajo përralla e atij hallexhiut që për hall, do të nxirrte në shitje lopën dhe këndezin e shtëpisë.
Teksa po kalonte vaun e lumit, që atë ditë qe i fryrë nga shirat më shumë se zakonisht, u tremb se niveli i lumit po rritej dhe i rrezikonte jetën. Fshatari i gjorë iu lut Zotit që ta shpëtonte dhe premtoi se, si falenderim, do të shpinte në faltore paratë që do të nxirrte nga shitja e lopës.
Zoti ia dëgjoi lutjen dhe fshatari doli i gjallë në bregun tjetër.
Dhe ndodhi siç na ndodh shpesh të hamë veten me dhëmbë për premtimet që bëjmë, dhe që detyrimisht duhet t’i mbajmë. Në pazar lopës nuk po i afrohej asnjë blerës dhe fshatari pati një shpresë të fshehtë, se mbase nuk do vihej në provën e mbajtjes së fjalës. Por njëri u afrua.
“Sa e shet lopën?’ e pyeti blerësi.
“Një napoleon,” u përgjigj i zoti buzëplasur.
“Një napoleon ta blej në vend!” i tha blerësi dhe nxorri paratë.
“Merre” u pajtua fshatari, që do të shpinte napoleonin në
faltore, “por ama lopa shitet bashkë me gjelin që sheh për bri.”
“Po e marr dhe gjelin,” hapi përsëri qesen ai që do t’i blinte. “Sa do për gjelin?”
“Kushton ca si shumë” i tha fshatari. “Njëqind napoleona!”
* * *
Do ta vazhdoj më tej historinë e më sipërme por lermëni ta ndërpres për dy-tre minuta e të zbrazem duke thënë se shoqëria shqiptare në këto vitet paskomunistë, heraherës, shfaq shënja çmëndurie!
Le të themi së paku, që ajo bëhet shpesh qesharake.
E si të mos e quash kështu një shoqëri ku epitetet “i hapur” dhe “transparent,” janë vetëm për nevoja demagogjike? Si mund të angazhohet në gazeta, studio televizive e zurmërima kafeneje, një opinion publik i tërë e të merret nga mëngjesi në darkë, me diskutimin nëse ka, apo nuk ka të drejtë një grup i madh parlamentar të trokasë me këmbëngulje t’i dëgjohet kërkesa që ai quan legjitime, që të vendoset që në këtë vend është e nevojshme të dihet, se cili individ do të zgjidhet që të vejë aty ku kuvëndohet për të mirën e vendit?!
Dje dëgjova se një njeri i politikës, emrat e parlamentarëve të kryesuar nga Murrizi karizmatik, që po kërkojnë lista të hapura, ai i quan të sajuar dhe firmat e tyre bën bé, se janë të fallsifikuara!
Pra, ai bën një akuzë, e cila si edhe mijëra akuza të ngritura më këmbë, që qysh nga 1990 e këtej bien në vesh të shurdhër. Si mund të mos ngrihet vërtik një opinion publik që po pret pambarimisht një sistem qiellor drejtësie dhe sheh të mos përdoret ai ekzistuesi, i vjetri që nga koha e Adamit, sado i papërsosur apo edhe i shëmtuar mund të jetë ai?! Edhe vocërraku më i pazhvilluar i një kopshti padrekë, mund t’i kërkojë këtij politikani të na e vërtetojë këtë falsifikim. Dhe këtij vocërraku, politikani me emër duhet t’i përgjigjet!
Të dashur lexues, mendoj se edhe ju jeni lodhur e stërlodhur, buzënxirë e neveritur, nga mijërat e shpifjeve dhe akuzave të padëgjuara dhe turmat e mëkatarëve dhe të shpifësave të tyre, të pa ndëshkuar. Për çdo mëkat të përmendur në këta 30 vjet, vetëm njëri nga elementët duhet të mbijetonte: ose shpifësi i mëkatit, ose mëkatari! Si mund të lejoj unë, të më akuzojnë padrejtësisht për futjen në xhep të qindra milionëve euro nga një autostradë e ndërtuar 15 vjet më parë e të mos bredh gjyq më gjyq që të ndëshkoj akuzuesit?! E bëj këtë e dal i pastër, kristal, ballë popullit që më nderon dhe e bëj dritë marshimin tim në bulevardin e politikës!
Një kushuriri im, në fshatin ku rrëfejnë për atë lopën që do të shitej, është i gjori jo aq i ndriçuar sa mua. Ai duhet të më besojë mua, “të ndriçuarin”, kur them se zarfi i mbyllur me vulën e partisë që përmban listën me emrat e burrave dhe grave që rekomandohen për kuvend, është ajo e keqja që po luftojnë zonja Hajdari dhe zoti Murrizi me shokë. Se aty ka edhe ca emra që nuk e meritojnë të mbyllen në zarf. Por atyre që lagën buzët e zarfit, ata emra u nevojiten se s’bën. Ndonjëri nga shefat e ndonjë partie tjetër edhe mund të mos ia njomë ngjitësin dhe ta dorëzojë zarfin e tij pa e mbyllur fare, por ai mallkohet si një i poshtër, që bën të turpërohet atë më sipër, atë që dëshiron me doemos, ta japë të mbyllur dhe të dyllosur.
Prandaj ky dhe të tjerë si ai u çirren atyre deputetëve rebela që u kanë dalë nga kontrolli dhe duan zarfin me emrat në dritë të diellit. Ata përgjërohen e klithin thuajse me lot për nevojën që shqiptarët të votojnë partitë dhe listat me gjelat brenda.
Ja, kështu duket sikur u thonë votuesve, sikurse ai fshatari kur blerësi i kërkonte lopën: unë e di që ti do votosh partinë time, se partinë ti ma do, por do të ma votosh me të tërë ata që ka brenda lista! Ti natyrisht do ma blesh lopën që ma do, por ajo shitet me gjithë Kajmakun dhe Belliun, që unë e di se ti nuk m’i do.
Ose, më copë akoma: ore mik që vjen të votosh, unë e di që edhe këtë herë do të ma votosh partinë time, por do të ma votosh megjithë mua, kryetarin e saj, që ti nuk do që ta shohësh me sy.
Me një fjalë, partinë e ke megjithë gjel!
Je i forte….Pellumb i Paqes…shkruaj gjithmone?
Hahhahaahha!! E Pellumb, te rençin krahet
Nuk po u shkruan gjermaneve apo anglezeve,o Pellumb,qe e njohin dhe e prekin shtetin ligjor dhe demokracine ne vendet e tyre per dite!
Po u shkruan shqiptareve,qe kane 30 vjet,qe nuk kane pare me sy asnje dite as shtet ligjor e as demokraci,por vetem DIKTATURE FASHISTE!
Kemi 30 vjet,qe degjojme te na terrorizojne me fantazmen e KOMUNIZMIT,me krimet e panumerta te tij,me fukarallikun e TALLONIT,me nenin 55 te agjitacion propagandes etj,por kurre nuk kemi degjuar se populli shqiptar ka qene SOVRAN ne shtetin e tij per te zgjedhur e votuar njerezit qe ai i do!
Te gjithe e dime se DEPUTETET jane perfaqesuesit e te gjithe popullit,qe bejne ligje per te gjithe popullin,qe mbrojne interesat e te gjithe popullit,por KURRE ne keto 30 vjet popullit nuk i jane krijuar kushte qe t’i zgjedhe dhe votoje vete deputetet!
Si mund te quhen deputetet se jane perfaqesues te te gjithe popullit,kur ata zgjidhen vetem brenda nje zone elektorale ,me nje numer te kufizuar dhe te pa barabarte votuesish,qe pas fitimit te mandatit nuk duan t’ia dine fare per ata votues, se per tere popullin as qe duan t’ia dine?
Cfare perfaqesuesisaht te popullit qenkan deputetet,kur ata mandatin e perdorin si prone private,qe nderrojne partine sipas interesave te tyre,qe kurre nuk e ngrejne zerin per diskriminimin qe qeveria u ben banoreve te tij?
Cfare perfaqesuesi i popullit qenka deputeti,kur fshatrat,bashkite etj jane te ndara si zona ku partite e caktuara kane influencen e tyre sdikur te jene prone private?
Kush eshte deputeti i Astirit dhe Yzberishtit,lagje e Tiranes nr.14,ku banojne 100 mije banore,se askush nuk e njeh,askush nuk e di?
E pse duhet te dale deputeti e te thote se qenka deputeti i Astirit,kur ate ne liste nuk e ka caktuar populli,por kryetari i partise me lista te mbyllura?
Ku e ushtron keshtu populli SOVRANITETIN E TIJ ,kur as pyetet e as trajtohet si i tille nga partite politike dhe qeveria?
Ku thuhet ne Kushtetuten e RSH,qe partite bejne ligjin ne zgjedhjet dhe populli vetem se trajtohet si dele,vetem per te votuar me sy mbyllur?
Ku qenka e famshmja “BASHKEQEVERISJE ME QYTETARET”,qe Rama ka 7-8 vjet qe e reklamon,por qe kurre,ne asnje rast nuk e ka zbatuar?
Si qenkam une qytetari “bashkeqeverises”,kur nuk me pranon asnje rrogtar shteti apo bashkie qe te ankohem per padrejtesite qe vete me bejne ata?
Ne cilin shtet te botes eshte marre pervoja,qe Rama zbaton,ku te 4 milion qytetaret shqiptare duhet te ankohen vetem ne kryeministri,se me poshte nuk ta var njeri teneqene?
Ja per keto shkruaj i dashur Pellumb,e jo hartime skolareske!
Vere gishtin ne plage!
Respekt per ju Pullumb Kulla!Si gjithmone i sakte dhe theres! Por puna eshte se shkrimet e tua ngazellejne e entusiazmojne njerezit e ndershem qe aspirojne per demokracine e vertete e te munguar ne kete vend,kurse njerez te rraces se LuliBashes,LikeFloririt e Monika KrieMadhit-cocaines u shkaktojne alergji dhe meqenese i kane xhepat plot me para te vjedhura per 30 vjet nga ky popull,i perdorin ato pa hesap per te ballancuar shijen e hidhur qe u japin shkrimet e tua dhe te te tjereve gazetare etj etj me qellim qe te vazhdojne te pashqetesuar vepren e tyre korruptire e kriminale kunder vendit e popullit te ketij vendi.
Po tmerohen me listat e hapura se do shkojn te votuesi dhe asgje nuk kane te sigurt.Une habitem me nderkombetaret qe kerkojne standarte afrikane.Cte keqe kane listat e hapuura?A mund te dale z YURI KIM te sqaroje ku eshte e keqja e listave te hapura dhe e mira e listave te mbyllura?
Brilant! Nje shkrim i vertete dhe me kembana te vertetesise qe bien per veshet e atyre qe nuk duan ti degjojne!
I madhi Pëllumb Kulla. Respekt ???
Sakte fare! Te perqafoj.
Sot je ai Pëllumbi që di e që dua unë.
E bukur….
Ose ta shes lopen por bashke me çunin e Fahriut
Respekt
Si gjithmone edhe sot te lexoj me endje.Ti asnjehere sme ke zhgenjyer dhe urimi im kete darke eshte:tu shtofshin ditet e perendise e pac deri ne fund mendjen top se ato qe si shprehim dot ne i shkruan ti
Në vend të gjelit të vendosje Gjysmagjelin, do të ishte më e goditur.
ia bere glasen ne maj te kokes zotit Luli Bashes, me kete shkrim.
MIRE MO KULLA MIRE PO KU ISHE TI GJER SOT ME SHOKET E TU ? SE E THE VETE SE NUK JANE PAK POR 30 VJET GALLATE
MOS U MUNDO TE BESH WIBARIN E MENDARIN SE EDHE TI NJE FEVKE KE SI GJITHE SOJI YNE
Pellumb o i rralle i shpendëve!
Kete te lopes e tregojne edhe andej nga fshati im,por jo lope me gjel por lope me pule.Ai kapadaiu qe desh t’i blinte pasi e pyeti fshatarin a jane te virgjera lopa me pulen anulloj ujdine e pazarit.Mua me duhen kafshe te nderçme tha kapadaiu,kryetar partie.
Sa te rojme do degjojme.
Ok !
E ke qëlluar Pëllumb.
Zhgenjim total nga ky artikull I zotit Kulla !
.
Duke qene se jemi realisht republike ambasadorale dhe zonja Kim apo cdo ambassador I rruges Elbasanit eshte pothuajse Guvernator ne ate vend dhe se zoti Pullemb eshte amerikan duhet te thote nje fjale per qendrimin e governores…qe cuditerisht eshte per listat e mbyllura..
.
E c’rendesi kane keto gallata me lopa Pellumbesh apo lista Lulesh kur ne 8 maj 2011 ambasdori I shtetit te Pullumbit hapur fare I grabiti bashkine Rames dhe ja dha yllit te tij ne qitje..
.
Zoti Pellumb me keto gallata mund te them se Shqiperia digjet dhe Kulla krihet..
.
Qofsha I gabuar por kam parandjenje 100% qe misioni I Kimit ( ato te kuadrit qe e kane emruar) eshte te beje per here te dyte Kurban Edi Ramen ( Edi Rama ka kohe qe e ka lene rrugen e zotit)..
.
Ashtu si Arvizuja e drodhi me votat e gabuara ashtu dhe Kimi do ta dredhe me listat e mbyllura per “gjysem”
.
Pra zoti Pellumb nese me keto “lista e votimeve “te gabuara” Zonja Kim do te realizoje katapultimin e Devilul Udbashes K/M ne votimet e ardheshme atehere ju ish kundershtaret e Enverit po e ktheni ate ne Profet te nivelit planetar nga ndyresia e juve ballistave qe hengret buke lepurushi ne kohen e tij dhe molet Lopen e USAliut…. ashtu dhe per dipllomacine euroatllantike qe midis popullit shqiptar dhe Lul Krim Berishes ka zgjedhur kete te fundit.
O Andi Bushati…ku je? Po ti Andi Bejtja…ku je? E kuptoni sa e thjesht eahte te shkruash?
Thjesht fare….!Por vetem se duhet te dish.
I kalou te 80-tat biri i botes dhe nuk i afroheni dot. Smundeni sado qe u shqyet….
Komenti më i mirë.
A ja mban ndonji partie te perfshije ne listat e veta per deputet fisnikun Pellumb Kulla? Apo kandidat per president?
po ce o pllumb, po populli qe voton e i kupton mire, nuk ka faj aman o aman
Ne vend qe te na tregosh “perralla “ me lope e gjela perse nuk na tregon ate përrallen qe shume nga ne e ka me te freskët.
Perrallën e pertisë nënë qe te rriti e te beri “burrë” te madh.
Te bëri nje komunist te devotshëm qe po i sherben edhe sot me besnikëri.
Tegoju lexuesve tuaj te “nderuar” përrallën e shishes se vajit te shoqeruar me margarinë.
Nuk arrij ta imangjinoj se sa e peshtire paska qënë kjo farę e keqe komuniste.
Jetojme ne nje vend fantastik ku s’ka asnje perpjekje per ti ngulur kembet ne toke. Politika eshte marre peng prej dy horrave qe kane krijuar lukunite e tyre. Populli eshte ne reaminacion pas goditjeve te termeteve dhe viruseve dhe s’ben asnje perpjekje qofte edhe ti peshtyje keta horra. Prej ketu, me dhimbje nxjerr perfundimin se ky vend ka mbaruar se ekzistuari.
Jam i vogel per te vleresuar nje figure te madhe te artit Shqipetar,e atij Fierak,per nje publicist,komedian.dramaturg,etj…etj..etj..si ju.Por per mua i tille jeni,bile jo i madhe por shume i madhe.Ju uroje shendet ty dhe gjithe familjes e te kesh jete te gjate e te lumtur.
Ne kohen e monizmit te shisnin buke gruri por duhet te merrje me detyrim edhe buke misri
undefined
Pellumb Kulla edhe kur flet nga SHBA, edhe atehere duhet degjuar, sepse i dhemb per popullin e vet,per hallet tona ne Shqiperi. Vetem dije nje gje, o Pellumb, edhe listave te mbyllura nuk rrine pa i prekur keto tri partite. Sepse edhe ne ccdo vendvotim do te kete skiftera qe marrin leke ose privilegje per haper votat qe vjedhin. Jane bere shejtane te gjithe drejtuesit: Ja shiko fjalimin e Lulzim Bashes ne ccader kur i kerkonte listat e hapura! Sidoqofte flm per shkrimin shume terheqes dhe te goditur!
E forte.E sheh thote Fshatari,po ta jap lire Lopen.,por do te bless dhe cumin e Fariut?Ky Kush ton ca.Po ti Mos u tremb.Per nje muaj do te nxjerresh 20 fishin.Po,si,qysh,tek?A eshte e mundur.?Degjome dhe mbame vest.A ke besim te Partia?Po.Partia Ben mallet te qeshin.Lumenjte,te mbushen plot.Pyjet,lulet te gjelberojne.Dhe kur beri Njerine,nuk harrow te Ben te dhe Arine.
Dy police,po testoheshin para nje Komisioni.Hyri I Pari.A din se ceshte Partia e pyeten? Partia eshte Nena ime.tha Selimi.Ajo ka luftuar shume,por shume ama.Beri Histori.Luftoi me karaskaqin me shpate ne dore.Me te drejte Historia fillon vetem me te etjere e te tjere.E si dole e pyeti Shoku?I tha she Partia eshte nena ime e Terri e Verdi.Hyri I dy ti.Partia eshte Nena e Selimit tha I ngrati.E nxorren menjehere Per jashta.